Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/05/26

“Wind of Change”, a e ka shkruar CIA himnin më të madh të luftës së ftohtë? Hetimi 10 vjeçar i një gazetari

Kjo këngë nuk konsiderohet vetëm hiti më i madh në historinë e muzikës gjermane, por është edhe një nga ato këngë që lidhen në mënyrë të pandashme me rënien e komunizmit në kontinentin e vjetër.

Një këngë që flet për lirinë, protestat dhe demokracinë, thotë DW, e që do të thotë shumë për miliona njerëz në mbarë botën.

Por prej vitesh qarkullon një teori e çuditshme se këtë këngë nuk e ka krijuar këngëtari i grupit Scorpions Klaus Meine, por CIA si armë e luftës psikologjike për të nxitur rininë e Europës Lindore të ngrinte krye kundër këtyre regjimeve.

Klaus Meine pat thënë se ideja për këngën që shoqëroi kthesën e madhe në Europën Lindore i kishte lindur teksa shëtiste përgjatë lumit Moskva në Moskë drejt Parkut Gorki, kur papritmas një fllad ere i kishte fishkëllyer në veshë duke i krijuar idenë e melodisë.

Gazetari Patrick Radden Keefe, që punon për revistën e njohur dhe serioze amerikane “New Yorker”, hulumtoi rreth dhjetë vjet për të nxjerr në dritë nëse ka ndonjë të vërtetë në historinë që kishte dëgjuar nga një ish-punonjës i CIA-s se kënga “Wind of Change” është krijuar në zyrat shërbimit sekret amerikan.

Ai nuk arriti të gjejë asnjë provë të tillë, ndërsa mendon se thashethemet për hitin e grupit Scorpions mund të jenë përhapur nga rusët për të diskredituar “Erën e Ndryshimit”.

Pandemia etnike, si po rikthen virusi ndasitë racore në Europë dhe në Ballkan



Janusz Bugajski

 Në mes të pandemisë dhe rënies ekonomike, Europa përballet, gjithnjë e më shumë me ndasi etnike dhe rajonale. Teksa irritimi dhe varfërimi i shoqërive shtohet, vetë-mbrojtja brenda grupit dhe agresioni (ndaj atyre) jashtë grupit do të përshkallëzohet. Konflikte të tilla mund të jenë të disa formave, që nga ksenofobia anti-emigrantë dhe shënjestrimi i pakicave deri tek mosmarrëveshjet ndër-rajonale dhe ndër-shtetërore. Ato gjithashtu krijojnë një terren të përshtatshëm për fuqitë kundërvepruese si Rusia.

Në vende të ndryshme raportohet një rritje e ksenofobisë anti-emigrantë dhe e abuzimit racist sëbashku me akuzat se emigrantët përhapin sëmundje. Sipas Agjencisë së Bashkimit Europian për të Drejtat Themelore (FRA), njerëzit që mendohet të jenë me origjinë kineze ose aziatike janë veçanërisht të shënjestruar. Për radikalët e djathtë, faji më i madh qëndron në përpjekjet e liberalëve globalistë për të promovuar multikulturalizmin, i cili sipas tyre, dobëson shoqëritë në kohë krizash.

Pakicat etnike që kanë jetuar në një vend të caktuar ndër breza gjithashtu mund të përzgjidhen për tu sulmuar, pavarësisht nëse ata akuzohen se përfitojnë padrejtësisht nga ndihmat e shtetit, se përpiqen për të drejta më përfshirëse për minoritetet, apo se thjeshtë janë shënjestra më të lehta. Komunitetet Rome në disa shtete, përfshirë Rumaninë, Holandën dhe Irlandën, kanë dëshmuar rritje të abuzimit policor (ndaj tyre) gjatë emergjencës shëndetësore. Në Francë, nacionalistët kanë bërë thirrje që të gjithë popullsitë jo të bardha të dërgohen në “vendin” e tyre.

Mosmarrëveshjet ndër-rajonale brenda shteteve etnikisht të ndara gjithashtu mund të thellohen. Marrëdhëniet midis verioreve hollandisht-folës të dhe jugoreve frëngjisht-folës në Belgjikë janë të përkeqësuara për shkak të kundërpërgjigjes ndaj pandemisë. Argumentet në lidhje me paketat e rimëkëmbjes ekonomike dhe oraret për rihapjen e ekonomisë po ndezin separatizmin Flemish që ankohen se prej tyre pritet të shpëtojnë financiarisht zonat më të varfra.

Shpërndarja e fondeve të ardhshme të rimëkëmbjes ndërmjet rajoneve dhe vendeve të BE-së ka gjithashtu gjasa që të ndezë armiqësitë dhe madje edhe të ringjallë ndasi mes Europës veriore dhe asaj jugore. Një numër qeverish të Europës Qendrore janë shprehur se kanë frikë se do të humbasin para nga buxheti i BE-së, të cilat do shkojnë drejt vendeve jugore, si Italia dhe Spanja, që janë prekur më shumë nga virusi.

Mosmarrëveshje ndër-shtetërore gjithashtu mund të nxiten nga pretendimet për territore etnike dhe akuzat e separatizmit. Për shembull, qeveritë në Bukuresht dhe Budapest po përdorin pakicën hungareze në Transilvani si një kartë kundër kundërshtarëve të tyre politikë si dhe për të ngritur kredencialet e tyre kombëtare gjatë krizës. Presidenti rumun Klaus Iohannis ka akuzuar opozitën se po komplotonte me pakicën hungareze dhe planifikonte t’ia jepte Transilvaninë Hungarisë, teksa qeveria rumune ishte e pavëmendshme prej pandemisë.

Një tjetër përplasje diplomatike midis Bukureshtit dhe Budapestit u shkaktua nga dërgimi i pajisjeve mbrojtëse prej këtij të fundit për të shtypur pandeminë tek hungarezët në Transilvani. Perceptimet për favorizim etnik gjatë një krize kombëtare përkeqësojnë dukshëm tensionet mes përkatësive. Kryeministri hungarez Victor Orban i përkeqësoi tensionet rajonale pasi në faqen e tij në Facebook postoi një hartë të Hungarisë para Luftës së Parë Botërore, ku përfshiheshin territore të Rumanisë, Serbisë, Kroacisë, Ukrainës dhe Sllovakisë.

Gjatë pandemisë, ndarjet etnike gjithashtu po manipulohen nga Rusia, në mënyrë që të fitojë avantazhe politike në shtetet e synuara. Në fillim të majit, qeveria qendrore e Bosnje-Hercegovinës reagoi ashpër kundër vizitës së një ekipi mjekësor rus në Republikën Serbe dhe në qytetin me shumicë kroate të Mostarit. Në njësinë mjekësore raportohet se përfshihej edhe personel ushtarak rus. Sarajeva është veçanërisht dyshuese për lidhje të ngushta midis zyrtarëve rusë, separatistëve serbë dhe nacionalistëve kroatë.

Sidoqoftë, faktori etnik mund të përdoret për të kundërsulmuar Moskën. Kremlini ka lejuar që të 85 rajonet federale të vendosnin kufizimet e veta gjatë pandemisë dhe disa qeveri me republikë kanë vepruar me pavarësi të shtuar. Zyrtarët në Çeçeni kanë ndaluar hyrjen e të gjithë transporteve në republikë duke bërë që kryeministri federal të ankohej se ata po tejkalonin autoritetin e tyre. Pandemia gjithashtu ka nxjerrë në pah gjendjen e shkatërruar të kujdesit shëndetësor dhe thellimin e mosbesimit të autoriteteve në të gjithë Kaukazin e Veriut dhe rajoneve të tjera të trazuara në Rusi.

Si Europa ashtu edhe Rusia do të përballen me lëvizje etno-nacionale dhe rajonale në rritje nëse vihet re se qeveritë qendrore po dështojnë t’i përgjigjen frikës, pasigurisë dhe krizës ekonomike. Nëse kushtet ekonomike përkeqësohen seriozisht dhe BE akuzohet se nuk ka siguruar ndihmën e nevojshme, Ballkani është veçanërisht i gatshëm për tu shfrytëzuar nga nacionalistët dhe fuqitë e jashtme.

Moska dëshiron të thellojë ndikimet e saj copëtues në rajon duke kërkuar një rol në bisedimet Serbi-Kosovë. Ajo përllogarit se kriza ekonomike dhe zelli i Shtëpisë së Bardhë për të arritur një marrëveshje përpara zgjedhjeve të SHBA në nëntor i jep asaj mundësi. Përfshirja e Rusisë do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme, pasi ajo do t’I jepte guxim Beogradit për të kërkuar lëshime të ndryshme, për të dobësuar sovranitetin e Kosovës, dhe për të marrë mbrapsht shtetësinë e saj.





ETHNIC PANDEMIC

Janusz Bugajski


In the midst of the pandemic and economic crash, Europe faces growing ethnic and regional divisions. As societies become increasingly frustrated and impoverished, in-group self-defense and out-group aggression will escalate. Such conflicts can assume several forms, from anti-immigrant xenophobia and minority scapegoating to inter-regional and inter-state disputes. They also produce fertile terrain for adversarial powers such as Russia.

A rise in anti-immigrant xenophobia and racist abuse has been reported in various countriesamidst allegations that migrants spread disease. According to the European Union’s Agency for Fundamental Rights (FRA), people perceived to be of Chinese or Asian descent have been especially scapegoated.For radical rightists the ultimate blame lies in liberal-globalist attempts to foster multi-culturalism, which allegedly weakens societies during times of crisis.

Ethnic minorities who have resided in a country for generations can also be singled out for attack, whether they are accused of benefiting unfairly from state assistance, canvassing for greater minority rights, or are simply easy targets. Romani communities in several states, including Romania, Holland, and Ireland, have seen a rise in police abuse during the health emergency. In France, nationalists have called for sending all non-white populations back to their “home” countries.

Inter-regional disputes within ethnically bifurcated states may also deepen. Relations between Belgium’s Dutch-speaking northerners and French-speaking southerners are deteriorating over responses to the pandemic. Arguments about economic rescue packages and timetables for reopening the economy areinflamingFlemish separatism with grievances thatthey are expected to bail out the poorer Walloons.

The distribution of future recovery funds between EU regions and countries is also likely to stir animosities and even revive division between northern and southern Europe. Several Central European governments have expressed fear that they will lose money from the EU budget to southern countries that have been most afflicted by the virus, such as Italy and Spain.

Inter-state disputes can also be incited by ethno-territorial claims and charges of separatism. For instance, governments in both Bucharest and Budapest are using the Hungarian minority in Transylvania as a foil against their political opponents and to raise their national credentials during the crisis. Romanian President Klaus Iohannis accused the opposition of planning to give Transylvania to Hungary in a conspiracy with the Hungarian minority while the Romanian government was distracted by the pandemic.

A diplomatic rowbetween Bucharest and Budapest was also triggered by the latter’s dispatch of protective equipment to stymie the pandemic to Hungarians in Transylvania. Perceptions of ethnic favoritism during a national crisis evidently exacerbate neighborhood tensions. Hungarian Prime Minister Victor Orban further aggravated regional tensions by posting a map of pre-World War One Hungary on his Facebook page, including sections of Romania, Serbia,Croatia, Ukraine, and Slovakia.

Ethnic divisions have also been manipulated by Russia during the pandemic to gain political advantages in targeted states. In Bosnia-Herzegovina the central government reacted strongly in early May against the visit of a Russian medical team to the Serb Republic and to the Croatian majority city of Mostar. The medical unit reportedly included Russian military personnel. Sarajevo is especially suspicious of closer ties between Russian officials, Serbian separatists, and Croatian nationalists.

Nonetheless, the ethnic factor can also backfire against Moscow. The Kremlin permitted all 85 federal regions to impose their own restrictions during the pandemic and some republican governments have acted with increasing independence. Officials in Chechnya stopped all transportation from entering the republic leading to complaints from the federal Prime Minister that they were overstepping their authority.The pandemic has also highlighted the calamitous condition of health care and deepened distrust of the authorities throughout the North Caucasus and other restive regions in Russia.

Both Europe and Russia will face growing ethno-national and regional movements if central governments are seen to be floundering in their response to fear, uncertainty, and economic crisis. The Balkans in particular are ripe for exploitation by nationalists and outside powers if economic conditions seriously deteriorate and the EU is accused of failing to provide necessary assistance.

Moscow wants to deepen its disruptive influences in the region by seeking a role in the Serbia-Kosova talks. It calculates that the economic crisis and the eagerness of the White House to achieve a deal before the US elections in November provides it with opportunity.Russia’s involvement would prove extremely damaging, as it would embolden Belgrade to demand various concession to weaken Kosova’s sovereignty and reverseits statehood.

Vatra e re e koronavirusit në Tiranë, Bardh Spahia bën deklaratën e fortë dhe ‘i përvishet’ keq Ramës: Qeveria i mbajti hapur që të mos mbulonte pagat e tyre!

Vatra e re e koronavirusit në Tiranë, Bardh Spahia bën
Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar pas shpërthimit të një vatre infeksioni me koronavirus në një ‘call center’ në Tiranë.

Spahia thotë se ashtu si fasonët edhe ky sektor u lanë hapur vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë nga pagat e tyre.

Ai kujton paralajmërimin e opozitës që në fillim të pandemisë për rrezikun që vjen nga këto dy sektorë të ekonomisë

“25 të infektuar të rinj me Covid-19 të publikuar sot janë ilustrimi kokëfortë i dështimit të qeverisë në marrjen e masave për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve. Shumica e tyre, 15, janë të rinj që punojnë në call center. Është e njëjta vatër e rrezikshme si fasonët, që u lanë të hapura vetëm e vetëm që qeveria të mos mbulonte asnjë qindarkë pagat e tyre.

Ne e kemi thënë me zë të lartë që në fillim se fasonët dhe call centers janë 2 vatra të mëdha rreziku, pasi infektimi përcillet masivisht tek familjarët e të njohurit! Ato nuk u ndihmuan me asnjë qindarkë nga qeveria, duke i lënë në vështirësi serioze financiare e sidomos duke rrezikuar shëndetin!

Kjo nuk është thjesht papërgjegjëshmëri, pasi vatra të tilla janë kthyer në fakt kokëfortë të politikës kriminale në një situatë pandemie, ku shëndeti i qytetarëve duhet të jetë i pari.

Edi Rama do të mbetet në histori si inividi që shfrytëzoi një pandemi për të fituar përmes tenderash sekretë e me cmime stratosferike, që dha fare pak lëmoshë si kompensim për shkatërrimin ekonomik që i solli biznesit e familjeve shqiptare, e sidomos me makutërinë për të mos kompensuar sipërmarrje si call centerat apo fasonët, që u kthyen në vatra të rrezikshme infektimi me Covid-19″, shkruan Spahia.

Kush është Kristina Ndoja ?


Rezultate imazhesh për flori bruqi


Flori Bruqi



Kristina Ndoja është një këngëtare dhe muzika ku identifikohet më shumë është ajo popullore moderne.

Kristina Ndoja


Lindi më 11 prill 1973 , në Shkoze,  Rrethi i Pukës.


Pasioni për muzikën i ka ka lindur që në fëmijëri. Gjithmonë ka marrë pjesë në aktivitete kultuore dhe artistike të zonës.


Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, Zmadho

 Për shkak të angazhimëve të tjera si profesioniste dhe familjare, ajo për një kohë ngeli e menjanuar deri në vitet e fundit kur vendosi ti ve në jetë pasionin e sajë për muzikë. Ajo u angazhua më grupin muzikor të Mirditës si dhe më grupin “Gurra e Kurbinit”.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Morri pjesë në shumë festivale ne disa festivale në Tuz, Gjakovë, Skënderajt , Burrel, Klos, Dibër ,Tropojë, Pukë , Krujë , Berat, Fushë – Krujë , Lezhë , Tiranë ,Manastir , Prespë,   Belsh, Kuçovë , Kukës , Pukë etj.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, Zmadho

Ajo këndon  kën solistike  si dhe në grup që i dhurojnë  dëgjuesve dhe shikuesve ndjesi të veçantë në interpetimin mjaftë të bukur  këngëve  burimore  patriotike ,atyre  popullore si dhe lirike etj.


Këngët e Kristinës janë :

“100 vjet flamur e shqipe",
“Legjenda e nusës së Kurbinit”,
“Ti je diell”,
“ Puthja jote”,
“ Vallja e dashurisë”

Etj.

Imazhi mund të përmbajë: 1 person, vija dhe Zmadho

Ajo në kohë të fundit ka arritë mjaftë   suksesë në koncerte  të ndryshme në Shqipëri,Kosovë Malin e Zi ( “Vokali më i ri” ( Blue Sky); “Qamili i Vogël” në Gjakovë etj. 

Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, Kapelë dhe Zmadho

.Ajo ka marrë  shumë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare si interpetuese brilante e muzikës shqiptare.



Imazhi mund të përmbajë: 2 njerëz, njerëz duke buzëqeshur

Këngtarës tonë të mrekullueshme Kristina Ndoja , Agjencioni Floripress https://floripress.blogspot.com/  i dëshironë shëndet të mirë dhe shumë suksese në festivalet muzikore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prishtinë, 26 maj 2020.


2020/05/25

Bajram Doka ,falsifikatori i dipolmave universitare dhe akademike

Image preview

Prof.dr.Resmi Osmani :HAXHIU I FRAKULLËS NË KËRKIM TË LUMTURISË ( Esse )


Po ah…kjo drita e bardhë e dashurisë së parë është posi rrezja e yllit të ditës:duket në qiell e mbush botën me dritë.
Jakov Xoxa

Vath Koreshi ( Lushnje 7 maj 1936-Itali 2 shkurt 2006) është emër ndër më të shquarit e letrave shqipe në gjysmën e dytë të shekullit që lam pas dhe në dhjetvjeçarin e parë të shekullit që kemi hyrë. Personalitet i shumanshëm: romancier, novelist, tregimtar,skenarist e gazetar, veprimtar shoqeror, ministër, deputet.Por mbi të gjitha prozator cilsor i veçantë, stilist igjuhës së bukur,njohës i thellë i ndjenjave dhe shpirtit njerëzor.I thjeshtë e modest, dashamir dhe i vëmendshëm ndaj talenteve të reja. Trashëgimi letrar që na ka lënë, dhe që s’është i pakët,në çdo aspekt që ta shohësh, i takon letërsisë elitare, leximi i së cilës veç kënaqësisë estetike për të bukurën në art, për aspekte të veçanta të jetës njerëzore, humanizmin, thellësinë e njohjes të shpirtit dhe psiqikës, dëshirën për jetë, dashuri e lumturi, në trazimet dhe vështirësitë e shkaktuara në dallgët e detit të jetës dhe, forcën e personazheve për përballimin e tyre. Krijimtaria e tij është një univers i jetës shqiptare, të së shkuarës dhe të së tashmes. Si i tillë ai meriton të jetë në panteonin e letrave shqipe, dhe këtë s’jam unë që e them i pari.
Është për të ardhur keq, por mesa di, pas ikjes së tij nga jeta, librat e tij nuk janë ribotuar dhe mungojnë nga stendat e librarive. Disa syresh, i kam gjetur te bukinistët. Ka ardhur koha, që vepra e tij të botohet e plotë.Më mirë se kushdo ,mund ta bejnë trashëgimtarët e tij me Shtëpia Botuese Onufri, drejtor i së cilës, për pesë vite ka qënë shkrimtari.
Haxhiu i Frakullës, u shkrua në vitin 1979, po në atë vit u shkrua dhe edhe Dasma e Sakos, që për nga tematika, është një binjakëzim i Haxhiut të Frakullës:njeriu në kërkim të dashurisë dhe lumturisë, por në
kohë tjetër e në të tjera kushte. U botuan më 1980. Autori e quajti novelë, por ajo përmbush gjithë kushtet për t’u klasifikuar si roman. Së pari u përfshi në librin ”Dasma e Sakos”,1980, tok me dy novela të tjera dhe një tregim. Më pas,u perfshi në librin”Pelegrinët e Samarkandës”, bashkë me dy novela të tjera,2002.Në botimin e Onufrit,2004, në gjallje të autorit, si gjini u përcaktua roman. Pati edhe një botim në Shkup, nga Logos-A, këtë herë si roman më vete. Botimet dhe ribotimet, janë dëshmi e vlerave të romanit dhe interesimin e lexuesve për të.
Përmbajtja e romanit është e thjeshtë: në qytetin e Beratit, kalon udhëtari turk Serdar Ali Hani,mik i sulltanit(ashtu si dikur Evlija Çelebiu). Me vete ka të bijën çupëlinë Meremxhe, turkeshë me bukuri të rrallë.Në darkën që japin për mysafirin e shquar autoritetet vendore, thërrasin për të dëfryer miqtë,poetin dhe këngëtarin e ri Haxhiun e Frakullës. Në këtë darkë, dy të rinjtë pëlqehen dhe dashurohen.Serdar Ali hani largohet dhe e merr me vete Meremxhenë. Ajo i dergon Haxhiut, me mikun e tij lulishtarin Bukri, si peng dashurie unazën dhe i premton se do ta presë pesë vjet në qytetin e Samarkandës.Pjesa e dytë është odisea e Haxhiut,kuturisja e pashëmbullt, që zgjat tri vite deri në Samarkandë, dhe pjesa e tretë çgënjimi dhe kthimi në Atdhe,që zgjat 21 vjet!
Disa studjues,Haxhiun e Frakullës, e rendisin në zhanrin e romanit historik. Nuk jam i të njëjtit mendim, pasi romanet historikë, bazohen mbi ngjarje historike dhe persona historikë, kurse te ky roman, historisë i takojnë vitet e shtjellimit,veshjes së subjektit të ngjarjes dhe jo vetë ngjarja. Autori nuk na e thotë se në cilët vite zhvillohen ngjarjet e romanit, por mund të hamendësojmë se duhet të jetë mesi I shekullit të XIX, kur Shqipëria ishte nën sundimin e Perandorisë Osmane. Por përse shkrimtari zgjodhi këtë kohë dhe atë ngjarje? Jam i mendimit se ishte një mundësi për të dalë jashtë suazës së metodës zyrtare të realizmit socialist me kufizimet e ngushta dhe kanunet e saj të ngurta. Ishte kjo një hapësirë lirie krijuese, ku shkrimtari mund të shpaloste talentin e tij pa kufizime ideore. Si metodë krijuese, ky roman-fiksion i takon relizmit, gërshetuar me nuancat e realizmit magjik, e që na kujton krijimtarinë e Kutelit.
Ajo që tërheq vemendjen në këtë roman por edhe te Dasma e Sakos dhe Balada e Kurbinit, që mund të konsiderohen si një trilogji nga pikpamja tematike, është trajtimi nga shkrimtari i fatit të individit në kërkim të bukurisë, dashurisë dhe lumtuurisë. Më e spikatur kjo është te Haxhiu i Frakullës. Këto dukuri jetësore, mund ti paraqisim si një ekuacion sintezë:
Bukuri + Dashuri= Lumturi
Bukuri- dashuri = Mjerim
Le t’i marrim në analizë dhe ti shtjellojmë të dy barazimet, sesi janë parashtruar dhe shtjelluar në roman.
Bukuria. Shkrimtari që e gjen dhe e qëmton bukurinë kudo në jetë e në natyrë, e trajton bukurinë njerëzore si një dhuratë dhe vlerë, si kategori estetike, si tërësi harmonike, si më e mira e mundshme, e elementëve të veçantë përbërës të tipareve dhe pamjes së individit, që janë në harmoni me njëri-tjetrin, në aspektin fizik. Kjo bukuri, e kundërta e shëmtimit,rroket nga syri, që është porta e shpirtit dhe bën që e bukura të jetë objekt admirimi, pse jo edhe dëshirë zotrimi. Syri ja përcjell pamjen psiqikës, ajo shndrrohet në alkiminë e ndjenjave, në një forcë grryese e cila prushëron zemrën dhe gjakun, që lindin atë tërheqje magnetike të papërballueshme që është dashuria. Dhe Meremxheja, vashëz e përkëdhelur,kanakare dhe gjithë teka, është vetë bukuria. Një bukuri orientale, e ndryshme, e pakrahasueshme me vajzat e Beratit që kishte parë Haxhiu. Shkrimtari nuk i kursen ngjyrat dritën dhe shkëlqimin në portretin e Meremxhesë, ishte ndër krijesat më të bukura: e hollë dhe e brishtë, me një lëkurë të bardhë e të lëmuar, me dy sy të mëdhenj rrëziëllitës me mijëra shkëndija që vezullonin nën harqet e vetullave të holla, bukuri shtangëse, fytyra e saj ndrinte si të ishte ndezur në të një dritë me shkëlqim farfurie. Haxhiu patakset: O zot, ç’ishte ajo, perri? Nuk kishte parë herë tjetër një bukuri të tillë. Ai,Haxhiu vazhdonte që para asaj bukurie të ishte si në ëndërr. Fjalët dhe e qeshura e saj, ishin kumbuese si tinguj argjendi. Shkrimtari, zotron deri në përsosje paraqitjen e bukurisë femërore. Shpesh, me të veçantën dhe simbolet jep të tërën. E bukur,e kolme, me ca sy në bojën e luleve të lirit e të manushaqes, që i dukeshin aq të kaltër e që në brendësi kishin një si hije, një si thellësi uji, një si dritë….me flokë të rëndë është edhe Sela te “Dasma e Sakos”,me bukuri të spikatur e të mëvetshme është edhe Dodekaja te “Balada e Kurbinit”. Secila një bukuri më vete, goditëse, të parezistyeshme.
Po Haxhiu? Bukurinë e tij shkrimtari na bën ta shohim me sytë e të tjerëve. I hijshëm, me tipare të ndezura nga një prushërim i brendshëm, baluket e errëta pendë korbi, i binin në shtegun e ballit të bukur.Bukuria e djalit e godit Meremxhenë si rrufeja, aq sa ajo,e fisme,aristokrate, krenare, s’e zotron dot veten dhe i drejtohet atij:Sa i mirë qënke! Sa të bukur që e paske zërin; sa i bukur që je! A ta kanë thënë vajzat këtë? Të dy ,jo vetëm çmojnë pamjen e njeri-tjetrit, por magjepsen e verbohen nga dukja e saj. Diçka paksa magjike e romantike, e çfaqur si e shkrepur rrufeje.
Gjithë këto bukuri rrëzëllitëse, që shkrimtari i ve përball njëra-tjetrës, në rastin e dhënë gati i ngre në kult dhe i shënjtëron. Ajo përbën tharmin nxitës të zhvillimit të ngjarjeve, që bëhet shkak ngazëllimi, përjetimi të vrullshëm të gjendjeve shpirtërore shpërthyese, të asaj drite verbuese që çart mendjen, trondit e vrundullon zemrën e që molis shpirtin. Jo vetëm për të motivuar dashurinë e beftë të dy të rinjve, por edhe për ta bërë atë të besueshme e të pranueshme për lexuesin, që ai të jetë pjesmarrës në atë që ndodh dhe ta përjetojë emocionalisht. Dhe e arrin.
Dashuria. Ka aq shumë të thëna e përcaktime për dashurinë sa nuk do të mjaftonte një libër I tërë, ndaj ne do ta shohim nga një këndvështrim tjetër: si e paraqet shkrimtari këtë ndjenjë sublime në romanin “Haxhiu i Frakullës”. Dashuria, është e lindur, është pjesë e ndjenjave njerëzore, një instikt ndjenjësor, që rri i strukur brenda individit, qoftë vajzë apo djalë. Vjen një kohë, vjen një moshë, kur ajo zgjohet dhe shfaqet si një mirazh me fytyrën e një vashe apo të djalit. Një ndjenjë e vetvetishme, pjesë e qënies, në pritje të rrethanave dhe ngacmimeve të jashtme e të brendshme për tu zgjuar dhe shpërthyer si dalldi marramendëse , turbulluese , si një ethe e ëmbël e vezulluese. Kështu i ndodh Haxhiut edhe pa njohur Meremxhenë. Edhe pa shkak, ndjente zemrën ti rrihte me vrull. Diçka përshkënditej thellë vetes së tij, një si dritë, një si zjarr. I përhitej me vegullim, me një ngulm vrashpirtës shtati i një vajze që shndriste nga mijëra pikëzime hije dhe drite. Mosha thërret dashurinë, prushëron gjakun. Por kjo ishte vetëm një ëndërr flurore e përbërë nga ajri dhe drita. Por gjithsesi, në zemër është gatitur trualli ku ka mbirë lulja e dashurisë, e kuqe si gjaku, dehese si vera, me aromë trëndafili e jasemini. Edhe Sakos, djalë fare i ri, në novelën “Dasma e Sakos” kësisoj i shfaqet dashuria, si mirazh, vegim abstrakt, mes dritës dhe tisit të ndritur të mjegullës, vasha myzeqare, nusja e pritur, e bukur si në përrallë.
Dashuria, Erosi mitologjik, i bukur e hyjnor, perëndi e dashurisë, fluturon me krahët e artë mbi tokë e dete, në dorë mban një hark të florinjtë dhe në shpinë kukuren plot me shigjeta. Me ‘to qëllon gjithnjë në zemër. Shigjetat e tij ngjallin gëzim e lumturi, por shpesh edhe vuajtje dhe tortura dashurie. Këto shigjeta e shigjetuan zemrën e Haxhiut të Frakullës dhe Meremxhesë, vajzës së Serdar Ali Hanit. Janë sytë, dritaret e shpirtit që shitohen nga bukuria e ndërsjellë, që flasin me dritë, japin e marrin kumtet, atë që se thonë fjalët, nis ai dialog memec me nojma drite që i thotë të gjitha ç’ka dhe ç’dëshiron zemra, dhe lind ajo që quhet dashuri me një të parë. Haxhiu i Frakullës, këndon në darkën e shtruar për miqtë e shquar.Një këngë malli. Për Meremxhenë, zëri i tij është si zëri i sirenave, me forcë tërheqëse të parezistueshme. E bukur kënga, më i bukur këngëtari. Ajo i afrohet atij si flutura e natës dritës së qiririt. Bukuria etij e goditi si rrufeja, dhe ajo, tekanjoze, e lirshme, që s’njeh pengesa në veprimet e saj, e tërheq Haxhiun në lulishten e pallatit, mes trëndafilave, borzilokut e manxuranit, nën harkun e ylbertë të piklave të shatervanit, nën kupën e qiellit me dritë hëne dhe yjësive. Haxhiu trulloset, ngurtësohet, hutohet, nuk di si të sillet. Meremxheja, lirshëm, pa droje, por edhe e dëshiruar, e kapluar nga ndjenja e beftë dhe me përdëllim i pëshpërit djalit, fjalë dashurie që ai si kishte menduar kurrë: ”Kurrë s’kam dashur një njeri si ty. Pa ty do të vdes.Do të qash ti për mua? Do të bësh një vjershë. Martohu me mua- I lutet ajo,-mos u bëj zemërgur,përgjigju një vajze që u bë e mjerë sapo të pa.” etj. E gjithë kjo romancë befasuese dashurie vuloset me të puthurën mjaltë. Ishte vërtet kjo dashuri, apo një trill, një sjellje lojcake. E nga ta dinte Haxhiu këtë? Ai dyshon, kur brenda syve të saj sheh një ftohtësi e shikim si presë thike, njëfar dyzimi midis asaj që thoshte dhe asaj që vërtet ndjente.Ta kishte ajo vërtet shpirtin po aq të bukur sa edhe pamjen?
Pas një nate parajsore një ditë e skëterrshme.Takimi në kafenenë e poetëve.Meremxheja e ftohtë,si të mos njiheshin.I ftuar për të recituar një vjershë, Haxhiu i tronditur, nuk mundet. Bëhet objekt shpotish dhe ikën. I ati që e kishte ndjekur në fshehtësi gjendjen e të birit, e ndjen veten të poshtëruar dhe të çnderuar. Ai në zemrim e sipër e rreh Haxhinë egërsisht sa ai lëngon në jatak ditë të tëra. Ëndërra Meremxhe, tretet si vesa e mëngjesit, shtillet si mjegulla nga puhia e erës. As dashuri, as lumturi, veç mjerim. Vuan shpirti, dhemb trupi, lëngon zemra. Shkrimtari, përshkruan mjeshtërisht me kontraste dhe antiteza të fuqishme, kalimin nga njera gjendje në tjetrën. Meremxheja ikën nga Berati, si një yll që shkëputet nga qielli i dashurisë, duke lënë pas vazhdën e saj të ndritur, për të vijur udhëtimin me karvanin e të atit. Haxhiu, nga dritarja e ndjek me sy i trishtuar e i pikëlluar,atë që ishte dashuria e tij e parë, deri sa ajo humbet në largësi, duke e lënë atë në mjerimin e tij. Por-gjithnjë ka një por-Haxhiut I vjen një kumt nga Meremxheja, me Bukriun, lulishtarin, shokun e Haxhiut: Ajo e dashuron Haxhiun deri në vdekje. E pret pesë vjet në Samarkandë, dhe si peng dashurie i dërgon unazën e saj me gur të çmuar.
Pelegrini i Samarkandës. Kaqë e fortë është ndjenja e dashurisë dhe etja e lumturisë që buron sish, saqë Haxhiu i Frakullës vendos të marrë udhët e botës, ta gjejë, ta marrë dhe ta sjellë në Berat!“Unë do të nisem. Zere se vdiqa. Zere se shkoi jeta ime. Nuk rri dot” Jeta pa të dashurën është njësoj si vdekja. Më e fortë se vdekja. Dhe ai niset, fill i vetëm. Tri vjet udhë. Tri dimra, tri vera, ec e ec e s’ka të sosur. Raskapitje, veshur me lecka, ngrënë e pangrënë. I munduar nga të ftohtit, i përvëluar nga zhegu, i tharë për një pikë ujë. Mijëra kilometra, fshatra, qytete, fusha e male, shkretëtira, veç ik e ik, me një synim: Samarkandën. I shtrenjtë ky çmim i dashurisë dhe kërkimi i lumturisë. Ka një forcë që e shtyn përpara: dashuria. Gjithë bota e pafund që ai përshkon është mbushur me dritën e Meremxhesë, ai nuk shihte kurkund gjë të errët përpara. Më në fund, ah më në fund, Haxhiu i Frakullës arrin në Samarkandë. Që të arrinte aty, i dukej se kishte shkelur gjithë dherat e botës, gjithë rrugët që nuk mund t’i përshkonin gjithë brezat….dhe mund të binte e të vdiste në çast,sikur të mos kishte një shpresë në zemër, sikur para syve të mos kishte një dritë, që si ai mirazhi që u shfaqet udhëtarëve në shkretëtirë, e ftonte vazhdimisht: eja,eja.Ja dhe pak dhe mbërrite. Kjo dritë ja hiqte lodhjen dalëngadalë sapo nisej për rrugë.
Samarkanda. Ky qytet që kishte qënë mirazhi i tij, iu shfaq i pluhurosur, i djegur nga dielli. Mbrritja aty, i jepte fund mundimeve të udhëtimit, sido që të qe, ai ishte qyteti i Meremxhesë. Më në fund, kjo mbritje, ishte çlirim nga ankthet dhe makthet, prehje shpirti, orë lumturie. Lumturia e kishte emrin meremxhe. Ajo tashmë sishte më një mall që s’shihej dot, një kujtim. Edhe disa orë dhe ai do ta shihte sesi do të zgjeroheshin sytë e saj nga habia, si do të rendte ajo drejt tij, si do të dëgjonte përsëri zërin e saj dhe gudulisjen e shtatit të saj me erë jasemini. Haxhiut i qe mbushur me gaz fytyra dhe ndjeu në trup një energji djaloshare.
Vetëm ca orë lumturi e qetsi shpirtërore. Një lumturi efemere, zhgënjim i hidhur si vdekja. Serdar Ali Hanin dhe vajzën e tij Meremxhe, askush se njeh në Samarkandë, askush s’ka dëgjuar për të! Haxhiut i kthehet bota përmbys, zhgënjimi i hidhur. Kupton, ose dyshon që ka rënë viktimë e një mashtrimi se me të kanë lozur e janë tallur. Ska Meremxhe, dashuria mbetet një kujtim, njëplagë shpirti e pambyllur, lumturia një ëndërr. Pelegrini merr udhën e kthimit. Pas njëzetenjë vjetëve arrin në vendlindje, në Berat. I veshur me një dolloma të vjetër e të arnuar, me një trastë udhëtari, i dërrmuar, i sfilitur, i thinjur, i plakur.
Kështu mbyllet romani.Autori mund ta kishte mbyllur edhe me fund të lumtur, por ky do të ishte një artific. Ka shumë arsye që e pamundësojnë. Para nisjes së Haxhiut, i ati, poeti Nezim, shoku i tij Bukriu, ja bëjnë të qartë se midis shtresës së tyre shoqërore dhe asaj të udhëtarit turk,është një det I thellë që i ndan. Se ata janë fukarenj dhe njerëz që shohin hallin e tyre, se gjysh stërgjyshi, aty kanë lindur e aty do të vdesin, se s’jemi ne për zonja të tilla. Ka nuse Berati plot, të mira janë dhe ato, nuse për shtëpi. Ajo nuk është për ty. Jemi fukarenj ne….Por Haxhiu niset drejt një ëndërre, në kërkim të lumturisë, sepse ja që i tillë është gatuar njeriu, ka të drejtë të ëndërrojë dhe ta kërkojë gjith jetën lumturinë, paçka që ëndërrat kthehen në çgjendërra, shpresa dhe dëshirat në çgënjim, se etja për dashuri dhe dëshira për lumturi është më e fortë se vdekja.
Tiranë,më 13.05.2020

Kosovës lindore i nevojitet një doktrinë amerikane,për një shoqëri demokratike




Çështja çame, nuk është çështje e Shqipërisë por e standardeve të ...


Akademik Isuf B.Bajrami

Kriza e shkaktuar në Kosovën Lindore është një veprim proporcional i përfaqësuesve të Misioneve Ndërkombëtare në Serbi së bashku me vendorët!

Populli shqiptar autokton i Kosovës Lindore është fisnik e bujar, por me fisnikërinë e sinqeritetin e tij po tentojnë të tallen ardhacakët e Karpateve!

Ky vend i përjetoi shumë lufta dhe kriza të mëdha, që nga sundimi otoman e deri te sundimi serb, kap një periudhë mbi 600 vjeçare, prandaj përkrahja për një të ardhme më të ndritur është dashur të shoqërohet mbi një studimi shkencor që do të kishte qasje tjetër frytdhënëse.

 Kosova Lindore meriton një trajtim më dinjitoz, në asnjë mënyrë nuk duhet të shndërrohet, në mostër për eksperimente me pasoja tragjike.

Kjo që po them do të del më në pah nëse bëhen hulumtime për të parë ku është shkaku i këtij ngërçi, ku janë gabimet sepse pasojat po shihen.

Tashmë nuk mund të fshihet se për gjendjen reale në Kosovën Lindore, kanë reaguar vendet mike dhe shumë institucione përkatëse të cilat monitorojnë situata dhe vende me kriza të mëdha, në rastin konkret edhe me Kosovën Lindore.

Klika e mbetur nga sllavo-socializmi jugosllav dhe ideologji ekstreme të majta, po bie ndesh me interesat e popullit shqiptarë, me kulturën demokratike të tyre. 

Europës Perëndimore dhe sidomos Kosovës lindore i nevojitet një doktrinën amerikane për shoqërinë demokratike.

Në Kosovën Lindore ekziston një distancë e madhe në mes deklarimit euforik të cilin e bëjnë kryesisht “politikanët” adoleshent dhe ata profesionistë dhe të arsyeshëm.

 Deklaratave të cilat gjejnë mbështetje mjaftë nga përfaqësuesit diplomatik ndërkombëtar, të cilët pritet që ta ndryshojnë kursin e tyre në raport me “politikanët” që vet po i kritikojnë,nëse dëshirojnë për të ndryshuar realitetin që ekziston.

Serbia vazhdon të aplikojë legjislaturë destruktive në sferën e përdorimit zyrtar të simbolit kombëtar të shqiptarëve, meqë ai “është i ngjashëm me simbolin e shtetit tjetër”.

Bojkotimi i regjistrimit të popullsisë të vitit 2011 nga ana e popullatës shqiptare është shfrytëzuar prej autoriteteve zyrtare të Beogradit për ndërmarrjen e masave ndëshkuese. 

Në radhë të parë duke e paraqitur numrin e Shqiptarëve në Serbi me shifrën e falsifikuar prej 5.809 nga 61.647 sa ishin regjistruar në vitin 2002, po reduktohen dukshëm të drejtat që më parë kishin Shqiptarët në këtë shtet.

Deri më tani nuk janë respektuar as rekomandimet e Opinionit të tretë për Serbinë të Komitetit këshillëdhënës të Këshillit të Evropës.

Legjislacioni serb me të cilin rregullohet mbrojtja e të drejtave të grupeve etnike e minoriteteve, ashtu siç e thotë edhe Opinion i tretë për Serbinë i Komitetit Këshillëdhënës për zbatimin e Konventës kornizë të Këshillit të Evropës, i nëntorit të vitit 2013, në masë është i harmonizuar me Konventën kornizë dhe standardet e tjera ndërkombëtare.

Mungesa e vullnetit politik për aplikimin praktik të zgjidhjeve ligjore. 

Mungesa e fondeve dhe e programeve afirmative që do të ndikonin që ligjet e aprovuara të reflektojnë edhe praktikisht në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve dhe pakicave tjera, në praktikë, paraqesin problem permanent.

Problemi themelor i shqiptarëve autokton në Kosovën Lindore është Statusi i pazgjidhur politik i tyre.

Më 2001 qeveria e Serbisë ka aprovuar “Programin për zgjidhjen e krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”.

 Ky program i mbështetur edhe nga bashkësia ndërkombëtare parashihte që përmes ndërmarrjes së masave të veçanta të ndihmohet në: integrimin e shqiptarëve autokton në institucione shtetërore e publike. Zhvillimin ekonomik të këtij rajoni më të pazhvilluar në Serbi.

Serbia nuk e ka të definuar politikën integruese për grupet etnike e minoritetet!Nuk ka as politikë proaktive përmes së cilës do të ndihmohet integrimi i minoriteteve në baza të barabarta në jetën politike, ekonomike, kulturore!

Serbia nuk ka asnjë program stimulues për revitalizimin e ekonomisë së shkatërruar në komunat, në të cilat, shkalla e papunësisë e kalon edhe 70%. 

Përkundër këtij fakti, pas përfundimit të konfliktit të armatosur më 2001, shqiptarët mbeten me pjesëmarrje më të ulët në institucionet shtetërore. Shumë organe dhe institucione të shtetit, që kanë njësitë e tyre në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë në përbërjen e vet nuk kanë fare shqiptarë, ose, pjesëmarrja e shqiptarëve është vetëm simbolike.

Në fushën e sigurisë, akoma nuk janë mënjanuar praktikat dhe presionet e thirrjeve joligjore në biseda informative, nga ana e organeve policore një nacionale, kundrejt qytetarëve kryesisht të komunitet shqiptar.

Respektimi selektiv i Ligjit për Amnistinë e ish-pjesëtarëve të UÇPMB-së, i vitit 2002 krijon, në vazhdimësi, pasiguri juridike për shumë të rinj shqiptarë, që ishin viktima të shpeshta të aksioneve spektakolare të “arrestimit për krime lufte”.

Asnjë rast i vrasjeve enigmatike ose i zhdukjes së civilëve gjatë njëzetvjeçarit të fundit nuk është zgjidhur në organet e drejtësisë !
Vazhdimi i gjendjes militarizuese në rajon me njësi të jashtëzakonshme të forcave speciale të policisë dhe me pjesëtarë të ushtrisë; sidomos pjesa e Malësisë së Bujanocit, Karadakut të Preshevës dhe e brezit kufitar në Medvegjë; vazhdon ta vështirësoi qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, si dhe krijon një frymë të pasigurisë në mesin e popullatës vendore.

Edhe në policinë lokale, ku pjesëmarrja e Shqiptarëve ishte përmirësuar pas realizimit të projektit të OSBE – së të policisë multietnike në periudhën 2001– 2003, nuk është siguruar përgatitja e policëve të rinj për t’i zëvendësuar ata të cilët me pretekste të ndryshme janë larguar nga përbërja e policisë lokale në ndërkohë për këtë arsye në vazhdimësi po përkeqësohet pjesëmarrja e policëve Shqiptarë në strukturat policore në këtë rajon.

Bisedat informative kanë për qëllim krijimin e pasigurisë së përgjithshme te qytetarët, që përballen edhe me problemet e tjera, e rrjedhimisht detyrohen të largohen në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Sistemi gjyqësor është i centralizuar, pushteti serb i ka shuar gjykatën dhe prokurorinë themelore në Preshevë, si dhe prokurorinë themelore në Bujanoc, ndërsa, përfaqësimi i shqiptarëve në institucionet e gjyqësorit është dukshëm me i ulët se përbërja etnike popullatës. Për udhëheqjen e procedurave gjyqësore në gjuhën shqipe, siç e parasheh legjislacioni i brendshëm, as që mund të realizohet fare!

Në sferën e arsimit fillor dhe të mesëm problemi kryesor mbetet mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Njohja e diplomave të universiteteve të Kosovës, që ishte zgjidhur në bazë të Marrëveshjes së Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, nuk po zbatohet në praktikë.

Shlyerja nga evidenca civile po zbatohet në radhë të parë ndaj personave të cilët në kushte të luftës prej 1999–2001 ishin shpërngulur në Kosovë, të cilëve nuk iu kanë krijuar kushte elementare për kthim,sikurse edhe ndaj personave që kanë arritur të punësohen në Kosovë pas luftës. 

Shlyerja nga evidenca civile është veprim shumë i rrezikshëm që ndikon drejtpërdrejtë edhe në ndryshimin artificial të strukturës demografike të popullsisë në rajon,pasivizimi i gjendjes civile të qytetarëve shqiptarë,që po merr përmasa alarmante.

Prolongimi i zgjidhjes së këtyre problemeve shumë të ndjeshme po krijon gjendjen e pashpresë,për shumë të rinj që po shndërrohen në azilkërkues potencial.

Duke pasur parasysh gjithë ato që u thanë më sipër, duke pasur parasysh obligimet e Serbisë që dalin nga Kapitulli 23 për integrimin e Serbisë në BE, kërkohet angazhim më konkret drejt autoriteteve në Beograd për t’i përmbushur kërkesat dhe nevojat e popullatës autoktone shqiptare që jeton në Kosovën Lindore.

Vendi i Lekës;25.05.2020


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...