Nga Flori Bruqi
Bile, qeveria ishte aq e bindur sa ish kryeministri Ramush Haradinaj s’e ndalte gojën duke u zotuar se pranimi ishte punë e kryer.
Presidenti i Kosovë zt.Hashim Thaçi me një tufë gazetarësh shkoi në vend të ngjarjes, në Dubai, për ta festuar atë “ditë historike”.
Floripress(28.11.2018) :
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, po qëndron në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ku po ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.
Pjesë e agjendës së sotme është edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë, njofton Klan Kosova.
Kosova nuk ka marrë 2/3-at e votave të Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë pjesë e INTERPOL-it në raundin e parë të votimit.
76 shtete kanë votuar pro, 56 kundër dhe 22 nga to kanë abstenuar.
Kosovës në raundin e dytë të votimit që pritet të nisë pas 20 minutash, për anëtarësim i duhen 103 vota, që i bie 2/3-at e 154 vendeve që kanë votuar në raundin e parë....
Kosova humbi dhe Hashim Thaçit i mbetën gishtat në gojë.
Kjo humbje çoi në veprimin dëshpëtimtar të tarifës. Një veprim i pamenduar që do ta vendoste Kosovën para një presioni të madh nga ShBA-të dhe BE-ja derisa fushata e Serbisë për revokim të njohjeve formale të pavarësisë do të bëhej tepër agresive.
Fillimisht e vendosën një tarifë 10% ndaj mallrave të importuara nga Serbia, e e cila brenda natës u bë 100%. Serbia nuk pranoi të rikthehej në dialog.
Ish kryeministri i Kosovës zt.Ramush Haradinaj tha se po e ndalte “ndarjen e Kosovës”, një ide që po qarkullonte në atë kohë.
Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit e përshëndeti këtë veprim dhe tha se duhej të shkohej edhe më larg, të vendosej reciprocitet i plotë.
Ish Kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit shkaku i presionit amerikan e evropian.
Por në zgjedhjet e ardhshme i pari doli një nacionalist edhe më ekstrem.
Albin Kurti u bë kryeministër me premtimin se do ta hiqte tarifën e do ta vendoste reciprocitetin.
Fillimisht tha se do t’ia çonte Serbisë një listë të gjatë me kërkesa para se të ulej në tavolinën e dialogut.
Megjithatë, Albini uli krye dhe ai u ulë afër kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe e shprehu haptas gatishmërinë e tij për dialog.
Ish kryeministri Albin Kurti e mbajti tarifën e dyshes Ramush Haradinaj- Kadri Veseli përgjatë gjithë kohës sa ishte kryeministër.
Më 25 mars 2020 Albinit j rrëzua qeveria ndërsa vetëm më 1 prill 2020 do ta hiqte tarifën dhe vendoste reciprocitetin.
Por, me reciprocitetin do ta bënte punën edhe më lëmsh.
Reciprociteti fillimisht u shpërfill nga ShBA-ja dhe BE-ja sepse iu duhej që në formë implicite të revokonin njohjen reale të pavarësisë tonë.
E më pas, kur çështja u bë e madhe, iu desh të kundërshtonin.
Ky kundërshtim efektivisht nënkuptonte mos-njohje faktike të pavarësisë së Kosovës por Albin Kurti kërkoi që thjesht ta rriste popullaritetin e t’i shtonte votat.
Ish Kryeministri Albin Kurti një herë do të premtonte zëvendësim të menjëhershëm të tarifës me reciprocitet, e më pas do të premtonte reciprocitet 90 ditë pas heqjes së tarifës.
Më 1 prill 2020 propozoi të hiqej plotësisht tarifa, e më 15 qershor 2020 të vendosej reciprociteti.
Kosova nuk mori absolutisht asgjë në këmbim për heqjen e tarifës.
Fushata e tërheqjeve të njohjeve nga Serbia vazhdoi me po të njëjtin agresivitet.
Ndërkohë që shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën del se janë në pritje të rezultatit të dialogut njësoj si shtetet që nuk e kanë njohur.
Gara e brendshme zgjedhore u bë më e rëndësishme se sa pavarësia e vendit.
Dëmet u bënë tashmë të pandreqshme. Qëndrimi i ShBA-ve për statusin e Kosovës është i ngjashëm me atë të Surinamit dhe vendeve tjera çnjohëse: duhet pritur dialogun.
E ndërkohë, ja çka tha mes thashethemeve të ndryshme kryeministri Albin Kurti në ditën kur qeveria do t’i rrëzohej nga partneri i koalicionit: “Serbia mund ta pranojë edhe pavarësinë e Kosovës, por kurrë nuk mund të pranojë që të trajtohet e barabartë me Kosovën,”
Kryeministri i një populli thashethemxhi duket se nuk mund të ishte veçse thashethemxhi. Ai tha se ekzistonte një marrëveshje sekrete Kosovë-Serbi, e në të cilën do të ndahej Kosova.
Në foltore të Kuvendit ai tha se kështu i kishte treguar dikush.
ShBA-ja reagoi zyrtarisht dhe e mohoi thashethemin kryeministror. E kështu me radhë.
Këto ditë Qeveria e Prof.dr. Abdullah Hotit ndërkohë e ndali këtë abuzim të tmerrshëm me fatin e Kosovës duke e hequr edhe reciprocitetin dhe duke i dhënë fund konfliktit me partnerët ndërkombëtarë.
Është e vërtetë që ShBA-ja dhe BE-ja nuk e njohin ‘de facto’ pavarësinë e Kosovës, por të paktën njohja formale tregon qartë vizionin që Kosova të jetë shtet i pavarur e sovran e me territor të pacenueshëm pas marrëveshjes.
Por, duhet kuptuar që ‘status quo’-ja aktuale është në dëm të Kosovës e në favor të Serbisë.
Kosovës po i rrudhet vazhdimisht sovraniteti derisa bllokada vazhdon.
Në anën tjetër, marrëveshja finale nuk mund të bëhet pa pjesëmarrjen dhe miratimin e plotë të Liderit të LV zt.Albin Kurtit që gëzon popullaritet të madh në popull , e për rrjedhë, edhe potencë shumë të madhe për trazira masovike në çdo cepë të Kosovës.
Edhe nëse ideja e qeverisë Hoti e(LDK, AAK, NISMA, Lista Serbe) etj. pranohet nga krye çetniku Serb , Aleksandër Vuçiqi, ajo nuk do të pranohet nga L VV-ja, e ndoshta as nga PDK-ja.
Çfarëdo ideje për kompromis që mund të propozojë kryeministri i rinj prof.dr.Abdullah Hoti në vazhdim nuk pritet të gjejë pranim.