Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/06/07

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq në presion pasi Kosova e hoqi reciprocitetin: Duhet t’i kënaqim të mëdhenjtë

Vuçiç i përgjigjet Kurtit: Nuk mund të ketë reciprocitet, nuk iu ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se heqja e masave të reciprocitetit krijon hapësirë për dialogun me Kosovën. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se po e pret ardhjen e përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Mirosllav Lajçak, në Beograd dhe Prishtinë pas zgjedhjeve të 21 qershorit  2020 në Serbi.

Kosovo's Thaci Wants 'Historic Deal' With Serbia

Vuçiq po ashtu tha se ka hequr dorë, nga siç u shpreh ai, nismat e mëdha për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe është duke pritur propozimin.

Aleksandër Vuçiç - kryeministri i parë serb që viziton Tiranën ...

“Kjo gjë e hapë mundësinë që ne të fillojmë bisedimet, nëse ajo masë mbetet për më shumë se disa ditë dhe besoj se nuk është çështje përndjekjeje dhe rivaliteti në mes të dy palëve, por një çështje thelbësore, çështje e lëvizjes së lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve dhe kapitalit, një nga liritë më të rëndësishme të botës moderne, dhe besoj se do të ketë një efekt të mirë në ekonominë e Beogradit dhe Prishtinës, do të ketë një efekt të mirë te njerëzit. Pra, jo vetëm serbët, por edhe shqiptarët, kjo do të krijojë një lloj kornize në mënyrë që komunitetet tona të biznesit të mund të bashkëpunojnë më mirë. Sigurisht, kjo do të hapë mundësinë e dialogut politik në mes nesh”, ka thënë ai

Albin Kurti do të takohet për herë të parë me Aleksandër Vuçiç ...

Ai tutje ka shtuar se në marrëveshjen përfundimtare me Kosovën, Serbia duhet të humbasë më së paku që është e mundur.

Vuçiq ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet t’i zgjidhin vet problemet e tyre, duke shtuar se ka hequr dorë nga shumë iniciativa të mëdha për të pritur se çfarë do të propozohet nga fuqitë e mëdha.


“Por, unë jam i vetëdijshëm se të gjithë ne së bashku jemi të vegjël dhe sigurisht që gjithmonë do të ketë në Ballkan të tillë që do të shikojnë mënyra për të kënaqur të mëdhenjtë, shumë më tepër sesa të krijojnë marrëdhënie më të mira me miqtë ose fqinjët e tyre. Kështu që unë kam hequr dorë nga disa iniciativa të mëdha dhe jam duke pritur për të parë se çfarë do të na propozohet. Dhe nëse më pyet, kjo është arsyeja pse unë e thash atë, çfarë saktësisht është ajo që pres. Nuk pres asgjë. Unë nuk e di se çfarë të bëj. Kur them diçka do të jetë, por nuk e di se çfarë të pres. Asgjë konkrete”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Serbia nuk ka ndonjë afat se kur do të arrihet marrëveshja përfundimtare, por ka deklaruar se duan të sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon për dekadat e ardhshme.

Aleksander Vucic

Sipas tij, kur hyhet në dialog duhet që palët të jenë të gatshme për kompromis.

“Sa herë që flisni për vijat e kuqe, atëherë nuk jeni të gatshëm për biseda. 

Kjo nuk do të thotë se ato nuk ekzistojnë, por kur filloni të flisni për to ashtu si pala shqiptare që thotë:’Jo, jo, ne… e gjithë Kosova është e jona, kështu që do të marrim edhe Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, pak më shumë’. 

Unë vetëm pres që ata të thonë se do ta marrin edhe Kragujevcin dhe Kralevën. Sinqerisht, buzëqesh dhe vazhdo tutje. 

Kur hyni në një dialog, hyni me mirëbesim dhe jeni të gatshëm të bëni kompromis. Nëse kjo gjë do të bëhet e mundur, do të shohim”, ka thënë ai.

Vuçiq deklaron se Kushtetuta e Serbisë e parasheh një territor të vetëm, duke deklaruar se e njëjta përfshin edhe Kosovën.

“Kushtetuta e Serbisë thotë se Serbia është një territor i vetëm, përfshirë këtu Provincën Autonome të Kosovës dhe Metohisë. 

Kushtetuta e Kosovës flet për një shtet të pavarur të cilin 22 shtete të BE-së e kanë njohur dhe 5 të tjera nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Çfarë të bëjmë tani?

 Cili është ai territor? Kjo është arsyeja pse unë kam thënë se është e rëndësishme të flasim dhe të kuptojmë pozicionet e njëri-tjetrit”, ka thënë tutje ai.

Rritet presioni ndaj Mark Zuckerberg që ta ndëshkojë Trumpin: I vie letra prej mbi 140 shkencëtarësh

Zuckerberg criticises Twitter after it fact-checks Trump tweets ...

Më shumë se 140 shkencëtarë që financohen nga Mark Zuckerbergu kanë thënë që Facebook-u nuk duhet ta lejojë presidentin amerikan Donald Trump që ta përdorë platformën e mediave sociale për të “shpërndarë dezinformata dhe deklarata nxitëse”.

Hulumtuesit, që përfshijnë më shumë se 60 profesorë në institutet kërkimore më në zë në ShBA, dhe një laureat i çmimit Nobel, i kanë dërguar letër drejtorit ekzekutiv të Facebook-ut gjatë ditës së sotme duke i kërkuar që të “konsiderojë politika më strikte mbi dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes që lëndon njerëzit”, veçanërisht gjatë protestave të fundit mbi padrejtësitë racore, shkruan The Guardian.

Letra quan shpërndarjen e “dezinformatave të qëllimshme dhe gjuhës përçarëse” të përkundërt me qëllimet e hulumtuesve për përdorimin e teknologjisë në parandalimin e sëmundjeve, rritjen e arsimimit të fëmijëve dhe reformimin e sistemit juridik kriminal.


Misioni i tyre është “antitetik me disa prej qëndrimeve që Facebook-u po i merr, kështu që ne inkurajojmë që të jeni më shumë në anën e së vërtetës dhe të së drejtës në histori, siç kemi thënë në letër,” tha Debora Marks e Shkollës Mjekësore të Harvardit.


Organizatorët e kësaj letre thanë se ajo i kishte mbi 160 nënshkrues.

Në një postim, Donald Trump kishte thënë që “kur nisin grabitjet, fillojnë edhe të shtënat”, duke aluduar në dhunën policore si kundër-përgjigjje ndaj protestave. Sipas autorëve, ky postim bënte thirrje të qartë për dhunë.

Zuckerbergu është përballur me kritika të ashpra edhe nga vetë stafi i Facebook-ut pasi nuk ndërmori asnjë veprim kundër Donald Trumpit.

Nata nën rrezet e hënës

Violeta Kadriu

Les relations de Violeta KADRIU - Copains d'avant


 Nata nën rrezet e hënës




Pas maleve te larëta të rrethinës
Diell i zjarrtë vetullën fshehu
e pas pikëlave të imëta të dushqeve
shkëlqim i hënës ia behu.

Hijet e drurëve të parkut
ta ka ëndja me dëshirë për t’i parë,
herë zgjaten e herë shkurtohen
sikur ndërvete të ishin ne garë.

Aromën erëkëndëshme të blirëve
me nge e përhapë një puhi
e qytezën e zhurmshme të ditës
e mbështjellë e natës qetësi.

Lumi i kthjellët i Llapit
në këtë natë është përflakur nga hëna,
ngjanë në flokë të krehur mirë të një zane
e nga dorë piktori janë lyer me këna.

Gjeresa nga parku, një gjinkallë
me mallëngjim dëgjohet tek gumëzhinë,
brenda zë i ëmbël i radios
me ëmbëlsi mbushë shtëpinë.

Nata tani gjithkund ka ra
në qiell duket pak yje ka,
hëna nganjëherë fare nuk duket
plepi nga pak nga era lëkundet.

Dritat e neonit skaj rrugëve shëndrijnë
njerëzit nëpër shtëpi trupin shtrijnë,
trupin e lodhur, që të pushojë
që përsëri nesër të punojë, të jetojë.

Pa ninulë, vellezërit dhe motrat
në shtretër, si qengja flenë
e në natyrë rreze e argjendët
vazhdon ta mbushë dhenë!

Puthitë petalet edhe sonte, i qetë ti trëndafil,
mbush me aromë kopshtijet dhe ti or zambak,
se nesër na pret ditë e re, do t’ndriçojë dielli kandil
e do t’lulëzojmë me ju, S’DUAM TË PLAKEMI EDHE PAK!

Afrim Muqiqi “selam” Qeverisë: Krejt vendet po i lejojnë dasmat, hajt edhe ne “ta kallim krejt!’


Edhe në Kosovë koronavirusi ka sjellë probleme të mëdha në ekonominë e vendit, e padyshim që i ka dëmtuar edhe këngëtarët e poashtu edhe gastronominë, hotelet e restoranet e ndryshme, e poashtu edhe sallat e dasmave, që zakonisht gjatë sezonit verorë janë tejet të frekuentuara.

Indeksonline ka kontaktuar me këngëtarin Afrim Muqiqi, duke e pyetur rreth situatës së krijuar, se si ka ndikuar pandemia në organizimin e dasmave e ahengjeve, çfarë ka ndodhur me dasmat që janë planifikuar për vitin 2020 e shumë të tjera.

Afrim Muqiqi ka thënë se është e pakuptimtë që mos të mbahen dasmat, kur tanimë janë hapur restoranet, kafenetë dhe situata po shkon drejt normalizimit.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm me gjithë dasmorët, janë të interesuar ti mbajnë dasmat, por ne po presim edhe për rekomandimet e IKSHPK-së, të shohim se çfarë po na rekomandojnë, por unë besoj se duhet ti marrim shembull edhe vendet e rajonit sepse Mali i Zi vetëm e ka shpallë të mbyllur pandeminë dhe po mbahen dasmat, ka dasma në Shqipëri, në Serbi, kështuqë besoj që do të mbahen”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk ka pasë asnjë problem as me parapagimet që janë bërë për dasma, pasi që janë në pritje të mbajtjes së tyre.

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të largojë 9,500 trupa nga Gjermania



Presidenti Donald Trump ka urdhëruar ushtrinë amerikane që të largojë 9,500 trupa nga Gjermania, gjë që do ta reduktonte kontigjentin e saj në Gjermani në 25,000.

Ja disa fakte për këtë kontigjent:

– Prania ushtarake amerikane vazhdon që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, kur Gjermania u mbajt e pushtuar nga trupat aleate, nga viti 1945 deri në 1955.

 Në atë kohë, disa miliona trupa amerikane, britanike, franceze dhe sovjetike u vendosën brenda Gjermanisë. Trupat amerikane ishin përqendruar në jug.

– Më 25 qershor 1948, gjenerali Lucius D. Clay, që përgjigjej për zonën amerikane të pushtimit në Gjermani dha urdhër për furnizimin e Berlinit me anë të ajrit, në përgjigje të bllokadës sovjetike të Berlinit Perëndimor, që përfshinte sektorët e qytetit të pushtuar nga Aleatët Perëndimorë. Bllokada u hoq në 12 maj 1949.

– Konventa për praninë e forcave të huaja në Republikën Federale të Gjermanisë, e nënshkruar në vitin 1954, lejoi tetë vende të NATO-s, përfshirë Shtetet e Bashkuara, për të stacionuar forca në Gjermaninë Perëndimore, pas përfundimit të pushtimit aleat.

– Elvis Presley u dërgua në Gjermaninë Perëndimore nga viti 1958 në 1960 gjatë shërbimit të tij ushtarak.

Në fund të viteve 1980, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo shërbeu si ushtar në Gjermaninë Jugore, për të patrulluar kufirin e fortifikuar midis Gjermanisë Perëndimore dhe Lindore, pjesë e Perdes së Hekurt, që ndante Evropën Lindore komuniste nga Perëndimi.

– Që nga rënia e Murit të Berlinit në 1989, numri i trupave amerikane në Gjermani është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme, nga rreth 200,000 që ka qenë, por ato përgjithësisht kanë qenë gjithmonë të mirëpritura në mesin e gjermanëve.

– Qendra Mjekësore Rajonale Landstuhl, ngjitur me Bazën Ajrore Ramstein, në jug-perëndim të Frankfurtit, është spitali ushtarak më i madh amerikan jashtë Shteteve të Bashkuara.
– Komanda Evropiane e SHBA me seli në Shtutgart, koordinon forcat amerikane në 51 vende, kryesisht evropiane.

– Partia gjermane SPD tha në vitin 2017 se donte tërheqjen nga territori gjerman të armëve bërthamore amerikane, për të cilat shumë gjermanë kanë rezerva. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar ta konfirmojnë ose mohojnë praninë e tyre. 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës,Akademik Prof.Dr. Isa Mustafa, e ka dënuar atakimin përmes rrjeteve sociale të familjes së Vjosa Osamanit.




Prof.Dr.Vjosa Osmani, përmes një status në facebook denoncoi disa fotografi të babit të saj që kanë qarkulluar në rrjete sociale, duke i quajtur shpifje.

Akademik Prof.Dr.. Isa Mustafa tha se Atakimi i familjes së Kryetares së Kuvendit, znj. Vjosa Osmani është neveritës.

“Mospajtimet institucionale, rivalitetet partiake dhe politike duhet ti shprehim dhe debatojmë ndërmjet nesh, jo permes etiketimit të prindërve, fëmijëve apo familjarëve. Kjo është mënyra më morbide e luftës politike. Nëse dikush ka pasur argumente, pse nuk i prezantoi ato, para se Vjosa të zgjidhej Kryetare e Kuvendit. Përgjigja është se nuk kanë pasur dhe nuk kanë”, ka shkruar prof.Mustafa.

Isa Mustafa tha se edhe ai vetë është nderë personat që që pareshtur i është sulmuar familja.

“Këto ditë po lexoj se disa që sulmonin dhe etiketonin në forma të ndryshme, tani e kanë filluar betejën ndërmjet tyre për dyshime në njëri tjetrin për abuzime, shantazhime, kurdisje e shumë punë të pista. 

Të gjithë përfundojnë kështu, por pasojat janë evidente nga njerëz të tillë.”, ka shkruar  Akademik Prof.dr.Isa Mustafa.

Nuk e kanë fajin diplomatët e huaj

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Diplomatët e huaj nuk mund të qortohen se pse punët nuk shkojnë mirë në stanin e politikës shqiptare. 

Sepse ata e shikojnë dhe janë të bindur që ky stan është një shesh ideal për të bërë një përshesh ideal. 

Dhe, siç ka rezultuar gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, diplomatët e huaj përsheshin e kanë bërë të përkryer.

 E në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse në Shqipëri sistemi kriminal komunist gjysmëshekullor nuk u përmbys në dhjetorin e vitit 1990. 

Ai sistem thjesht u zëvendësua me një sistem neokomunist, në përputhje me platformën e kryekomunistit veteran Ramiz Alia, i cili, që në nëntor të vitit 1989, pati deklaruar se “e ardhmja e fëmijëve dhe e nipërve tanë do të jetë e sigurt”, duke lënë të nënkuptohej se këta duhet të jenë përjetësisht në pushtet. 

Prandaj lëvizja studentore e dhjetorit të vitit 1990 ishte një komedi e hollë, e mirorganizuar dhe me efekte mbresëlënëse, për t’i krijuar bindjen mbarë opinionit publik se sistemi komunist po “shembej” në Shqipëri dhe në vend të tij po “vendosej” një sistem i ri demokratik, i cili do të ishte “themeli” për ngritjen e mirëqenies së njerëzve. 

Kryeustai veteran i komunizmit Ramiz Alia dhe shegertët rreth tij, për t’i mbushur mendjen “miletit” se sistemi i vjetër komunist u “përmbys”, ishin të bindur se atij sistemi i duheshin bërë ca arnime, me ca shtojca dhe ca zbukurojca impresionuese, si ekonomia e tregut, iniciativa e lirë, zgjedhje “të lira”, e drejta e grumbullimeve dhe e protestave, fjala e lirë, në bazë të së cilës individi nuk do të ndëshkohej më për mendimet e tij kundër pushtetit. 

Por ama këto shtojca e zbukurojca bëheshin me kusht që, siç e përmenda më lart, bijtë dhe nipat e veteranokomunistëve të mos luanin kurrë nga kolltuku i pushtetit. Siç edhe ka ndodhur realisht gjatë këtyre tridhjetë vjetëve.

Perëndimi evropian e ka ditur me kohë se cila është psikologjia e politikanëve shqiptarë, e ka njohur mirë natyrën e tyre servile dhe mercenare, për shkak të së cilës ata nuk ushqejnë kurrfarë respekti për popullin e vet, por ama janë gati orë e çast që të shndërrohen në rrogozë shembullorë dhe në lepitka të zellshme të të huajve.

 Populli shqiptar, po ashtu, i njeh mirë politikanët e vet se nga gjiri i tij kanë dalë. 

Por e keqja është se vetë populli shqiptar, tradicionalisht, të huajin e ka respektuar dhe vazhdon ta respektojë më shumë se vetveten. Prandaj, gjatë shekujve, jo më kot, është krijuar në gjuhën shqipe ajo e famshmja fjalë e urtë:

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.

Pra, shqiptari mikun, të huajin e ka bërë zot shtëpie për shkak të mikpritjes së tij jashtë normave të etikës së komunikimit me të. 

Një qytetar i nderuar kosovar, me banim në Zvicër, shkruan:
“… a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? 

Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Duke e ngritur kaq lart kultin e të huajit dhe duke shpërfillur kultin e vetvetes, populli shqiptar ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga gjiri i vet politikanë pa kurrfarë dinjiteti kombëtar.

 Nënkuptohet që politikanët tanë, pa kurrfarë dinjiteti para të huajve, nuk mund të fitonin dot respektin e Perëndimit evropian. Për rrjedhojë, në heshtje, nuk mund ta gëzonin, nuk mund ta gëzojnë dhe nuk kanë për ta gëzuar kurrë respektin e diplomatëve të huaj. 

Sepse servilin, mercenarin të huajt e përbuzin në heshtje, por e shfrytëzojnë vetëm për interesat e tyre dhe vetëm kaq.

Politikanët shqiptarë, të etur deri në marrëzi për të dalë në fotografi me udhëheqës perëndimorë, sidomos me presidentë amerikanë, duke shpenzuar shuma të mëdha parash, fotografi këto për t’ua tundur paskëtaj para hundëve qytetarëve të vet gjatë fushatave zgjedhore, janë shndërruar në karagjozë të vërtetë, sepse me sjellje të tilla ata nxjerrin në pah kompleksin e inferioritetit të tyre, i cili është tepër karakteristik për njerëzit e etur për pushtet, si edhe ulin mjaft poshtë vlerat e mbarë kombit shqiptar

Gjeste të tilla të politikanëve shqiptarë në qëndrimin plot servilizëm dhe mercenarizëm ndaj të huajve, janë nën vëzhgimin e përhershëm të diplomatëve perëndimorë.


 Dhe diplomatët e huaj, kur shikojnë që politikanët shqiptarë, për një fotografi me presidentët amerikanë harxhojnë aq shumë para, pse të mos bëhen ziliqarë edhe ata që të nxjerrin prej tyre ndonjë përfitim personal nga përkrahja që do t’u japin në sytë e opinionit publik. 

Kjo është arsyeja që diplomatët e huaj braktisin selitë a tyre dhe bredhin poshtë e përpjetë nëpër Tiranë, sa nga njëra zyrë pushtetarësh të lartë në tjetrën. 

Gjithmonë ka rënë në sy përkrahja që diplomatët e huaj i japin qeverisë, partisë që është në pushtet. Se ajo i administron financat shqiptare, jo opozita.

Dhe kjo duket sheshit: diplomatët e huaj vijnë në Tiranë me këmishën të mbërthyer dhe kravatën të shtrënguar deri në fyt. 

Por, gjatë ushtrimit të mandatit, fillojnë dhe e zbërthejnë pullën e sipërme të këmishës dhe kravatën e lirojnë fare, se qafa vjen e u bëhet si e demit. 

Kanë të drejtë! Shqipëria e politikanëve në pushtet për ta është lope mjelëse, ndaj ata janë shndërruar në kadilerë.

 Dhe “kadiu kur shikon paranë, ters e vërtit sherihanë”.

Një gazetar i njohur i njërit prej kanaleve televizive, i cili para do kohësh deklaroi se janë të panumërta kërkesat që i drejtohen Brukselit dhe Vjenës për t’u emëruar si diplomatë në Shqipëri. Kishte shumë të drejtë ai gazetar me brumosje nacionaliste: Shqipëria është “toka e premtuar” për diplomatët perëndimorë.

Përkrahja e padrejtë që i jepet qeverisë është vënë re edhe në radhët e europarlamentarëve.

Ish-europarlamentarja Doris Pak (Pack), ka reaguar ashpër kundër Knut Fleckenstein-it për qëndrimin e tij skandaloz ndaj qeverisjes socialiste, gjatë vizitës së tij me 6 europarlamentarë në Tiranë më 27 dhe 28 shkurt 2019, ku sulmoi opozitën për djegien e mandateve të deputetëve.Ajo shkruante:

“Knut Fleckenstein, gjykimi i opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. 

Kam turp nga ti” (Citohet sipas: “Deklaratat kundër opozitës, Doris Pack “fshikullon” Knut Fleckenstein: Kam turp nga ti”. Faqja e internetit “Fox Web”. 04 mars 2019).

Nga sa deklaronte zonja Doris Pak, rezulton se Knut Fleckenstein ishte një europarlamentar i korruptuar në Shqipëri dhe, për pasojë, ishte një njeri i pamoralshëm.

 Le të flasim me gjuhën e fakteve.

Gazetari i talentuar Elio Laze ka deklaruar publikisht si më poshtë:

“… Kjo është historia e turpshme me ndërkombëtarët, të cilët vijnë, mbushin ca valiçe, shijojnë benefitet që u ofrohen hoteleve të Tiranës dhe ikin dhe mbushin ca raporte të pavërteta, të paqena… 

Le të marrim zotin Knut, për shembull, jo këtë herë që ishte në Shqipëri para ca ditësh, por herën e kaluar zoti Knut ka kaluar dy netë në hotel Rogner me një vajzë të strukturave të forumit rinor eurosocialist shqiptar… dhe unë nuk besoj që duhen marrë seriozisht raportet që bën Knuti, pasi ka kaluar gjithë natën pa gjumë…”

(Citohet sipas: “Sa para u ofroi mazhoranca kandidatëve të listës plotësuese të opozitës? Gazetari Elio Laze”. Transmetuar në youtube nga “Syri.net”. Intervistues gazetari Alen Xhelili. 05 mars 2019).

Përkrahja e diplomatëve të huaj për qeverinë dhe për partinë socialiste ka arritur here-herë deri në atë shkallë, saqë ndokush prej tyre ëshë etiketuar edhe si anëtar i asamblesë së partisë socialiste. Ndonjë diplomat tjetër, përkrahjen e vet ndaj kryeministrit Rama e ka manifestuar deri edhe në përmasa skandaloze.Rasti i mëposhtëm dëshmon më së miri se njëri nga këta diplomatë është thjesht një rrugaç që duhej përzënë menjëherë me teneqe nga vendi ynë. Por s’kishte kush ta përzinte, se vendi ynë nuk ka zot.

“Mbrëmë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Borchard, u ka ngritur gishtin e mesit protestuesve shqiptarë që ndodheshin para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ngaqë protestonin kundër arrestimeve të banorëve të “Unazës së Re” nga policia. 

Kjo është e turpshme. Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik! 

Zhgënjim i madh që diplomacia gjermane të përfaqësohet me një person të tillë! Gjesti i turpshëm i një ambasadori është i dënueshëm dhe duhet ta ndëshkojë Konventa e Vjenës. 

Ai gisht i mesit nga ambasadori i OSBE-së kundër shqiptarëve, në fakt, shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE-së, drejtim, i cili do t’i besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE-së, qeverisë së Ramës që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë kushtetuese” (Citohet sipas: “Turp. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë u ngre gishtin e mesit protestursve shqiptarë”. Faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 14 tetor 2019).

Diplomati Borchard nuk mund të mbante qëndrim tjetër ndaj protestuesve të “Unazës së Re”, prandaj ai gishti i tij i mesit,i ngritur paturpësisht para tyre, dëshmonte më së miri se ai ishte radhitur fuqimisht në përkrahje të kryeministrit Rama.

 Kur ata protestues të gjorë i poshtëronte kryeministri i vendit, siç edhe i poshtroi publikisht, duke i flakur si lecka nga shtëpitë e tyre, si mund të mos i poshtëronte ai diplomat i huaj!

Por, çuditërisht, këtë sjellje rrugaçërore të këtij diplomati të lartë evropian, Brukseli e mori në mbrojtje. Kjo dëshmon fare shkoqurse çfarë qëndrimi “dashamirës” mban Perëndimi evropian ndaj popullit shqiptar.

Nëse diplomatët e huaj, kryesisht perëndimorë, do të kishin sadopak respekt për popullin shqiptar, atyre nuk mund të mos u bënte përshtypje shpopullimi i Shqipërisë me përmasa të frikshme këto shtatë vjetët e fundit.

 Dhe, si zëdhënës të qeverive të tyre, do të kërkonin ndryshimin e stanit politik në Tiranë, në mënyrë që njerëzit të mos braktisin vendin. 

Sipas disa të dhënave shifrore, të botuara para do kohësh në gazetën “Telegraf”, rezulton se gjatë pesë vjetëve (2012-2017) në vendet perëndimore kanë marrë azil 290 mijë shqiptarë, përfshirë edhe kosovarët, pa llogaritur ata që kanë braktisur vendin, të cilët, në tërësi, kapin shifrën mbi gjysmë milioni për të dyja vendet. 

Siç vihet re, Rama dhe Thaçi janë në garë se kush do të arrijë ta shpopullojë më shpejt vendin përkatës. 

Që të dy, duke qëndruar kaq gjatë në pushtet (Rama - 22 vjet, Thaçi - 21 vjet), domosdo që janë duke lenë gjurmë në histori me kontributin e tyre të dukshëm për shpërbërjen e kombit shqiptar. Me sa duket, janë në garë me Putinin, i cili, sipas disa mediave ruse, mendon të largohet nga pushteti në vitin 2036.

Dihet: një politikan mund të qëndrojë gjithë jetën në pushtet vetëm në dy raste: ose kur vendi është mbretëri, ose kur aty është vendosur një sistem komunist apo neokomunist, si në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shtetet perëndimore, të cilat janë anëtare tëNATO-s, nuk duhej të lejonin që Athina të vazhdojë ta mbajë në fuqi ligjin paradoksal të luftës me Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kjo po bëhej gati të panohej si anëtare e saj që në pranverën e vitit 2008 (u pranua në pranverën e vitit 2009). 

Mirë që Perëndimi evropian nuk e çan fort kokën për vendin tonë, por Vashingtoni nuk duhej t’ia lejonte Athinës kurrsesi një gjë të tillë.

Nisur nga sa u parashtrua më lart, mund të thuhet pa mëdyshje se të pretendosh që diplomatët perëndimorë duhet të mbajnë një tjetër qëndrim në vendin tonë, pra, një qëndrim kundër qeverisjes së keqe të vendit, është jashtë realitetit.

 Kur i zoti i shtëpisë vendos kallëpet e dinamitit në themelet e saj, i huaji s’e ka për gjë të ndezë fitilat. 

Praktika e deritanishme tridhjetëvjeçare ka vërtetuar me fakte se diplomatët perëndimorë kanë shikuar dhe vazhdojnë të shikojnë vetëm interesin personal, në mënyrë që kur të përfundojnë mandatin, të largohen me valiçe “të majme” nga vendi ynë, domosdo, me kontributin e drejtpërdrejtë të qeverisë. 

Prandaj asnjëri prej tyre nuk e ngriti kurrë zërin kundër shndërrimit të Shqipërisë në një Kolumbi të Evropës, me kontributin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama. 

Se derisa qeveria nuk e çan kokën fare për popullin e vet, si mund të mendohet që ta çajnë kokën për të diplomatët e huaj perëndimorë?!

Indianapolis, Indiana, 07 qershor 2020


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...