Agjencioni floripress.blogspot.com
2020/09/20
Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci , përfundon intervistimin 20 orësh në Hagë
Ish-deputeti dhe anëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video nga Haga, ku ka bërë të ditur se është intervistuar nga Gjykata Speciale për 20 orë rresht.
Gani Geci . nga LLausha e DRenicës, nuk ka dhënë shumë detaje nga ky intervistim, por që është parë i shoqëruar nga disa persona.
“Sot kam përfunduar intervistën time pranë Prokurorisë së Dhomave të Specializiara të Republikës së Kosovës me seli në Hagë, jam marr në pyetje për tre ditë, plot 20 orë. Nuk është me rëndësi se në çfarë cilësie jam intervistuar. Plot 20 orë i jam përgjigjur pyetjeve, komunikata numër 59 do të zbardhet kësaj radhe sepse unë pas kësaj gjykate s’do të merrem me këtë çështje”, tha ai.
ish kryeministri i Kosovës zt.Albin Kurti e ka quajtur populist ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliun
Kurti e Veliu përplasen në distancë për aksionin në Karaçevë
Aksionin e mbrëmshëm të policisë në Karaçevë të Kamenicës e ka mbështetur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndonëse edhe e ka kritikuar atë.
Në një konferencë për media të shtunën, Kurti ka thënë se procesi mund të jetë i suksesshëm vetëm nëse veprojnë institucionet e tjera të drejtësisë. Kreu i kësaj partie opozitare ka deklaruar se njerëzit kryesorë të krimit gjenden në Prishtinë e jo në Karaçevë.
“Nëse ky i mbrëmshmi ka qenë krim i madh e i organizuar, atëherë më duhet të them se e kanë kapur veçse për bishti. Koka e këtij krimi është diku tjetër, mbase në Prishtinë”, ka thënë Kurti.
Por, këtë deklarim të Kurtit e ka quajtur populist ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
“Krim ka të organizuar, ka edhe vepra të tjera krimi që duhet të hetohen. Por ato duhet të nisen e të vazhdojnë e të mos mbetet vetëm me një aksion... Janë deklarime të tij populiste që më nuk i ha pazari, e s’i beson askush”, ka deklaruar Veliu për KOHËN.
Veliu tha të premten se Kurti nuk kishte dhënë leje që i njëjti operacion të realizohej gjatë kohës kur Vetëvendosje udhëhiqte me Qeverinë.
Por, Kurti tani në opozitë ka thënë se Veliu nuk kishte pasur plan të shkruar se si duhej të realizohej aksioni, por vetëm fjalë goje.
Për këtë rast, ministri Veliu e ka akuzuar Kurtin se nuk ka pasur guxim të jepte aprovimin për dy aksione kundër krimit të organizuar.
Përplasjet publike ndërmjet tyre kanë nisur nga pjesa e parë e këtij viti, kur Kurti si kryeministër shkarkoi Veliun nga posti i ministrit të Brendshëm, me arsyetimin se punonte kundër qeverisë së tij.
Në shtetin më katolik të botës jetojnë rreth 1 milionë e 574 mijë myslimanë e që përbëjnë 29.2% të rezidentëve të huaj në Itali deri më 1 janar 2020.
Shqiptarët e Italisë janë ndër komunitetet më historike të emigrantëve në Itali, të dytit për nga numri ndër ato ekstra komunitare, por dhe të dytit në numër ndër komunitetet e huaja të besimit islam, shkruan oranews.
Fondacioni i studimeve multietnike ISMU duke analizuar të dhënat e vëna në dispozicion nga Instituti Kombëtar Italian i Studimeve Statistikore e të Observatorit Rajonal për Integrimin, ka publikuar studimin mbi përkatësinë fetare të emigrantëve në Itali.
Në shtetin më katolik të botës jetojnë rreth 1 milionë e 574 mijë myslimanë e që përbëjnë 29.2% të rezidentëve të huaj në Itali deri më 1 janar 2020.
Prania e tyre numerike regjistron sivjet një reduktim me – 4% në krahasim me një vit më parë, ku kishin shënuar një rritje me 127 mijë persona më shumë e baraz me +8.7%.
Emigrantët shqiptarë myslimanë janë ndër më të shumtit në komunitetet e huaja në Itali.
Deri në fillim të vitit 2020 numërohen të jenë 205 300 myslimanë shqiptarë që jetojnë në Itali e që renditen në vend të dytë pas atyre me kombësi marokene që janë rrreth 449 900.
Në vend të tretë pas shqiptarëve vijnë emigrantët myslimanë nga Bangaldeshi, ndjekur nga pakistanezët 119 700, e somalezët 108 500.
Ndërsa ndryshe prezantohet sivjet panorama e komunitetit të emigrantëve të besimit të krishterë në Itali, të cilët kanë regjistruar një rritje me 3.4% në krahasim me një vit më parë.
Emigrantë të besimit të krishterë llogariten të jenë 2.9 milionë e baraz me 54.1% të numrit të përgjitshëm të emigrantëve rezidentë në Itali.
Ndër emigrantët e besimit të krishterë, ata të besimit ortodoks, janë më të shumtit në numër baraz me 29.3% të tyre, më pas vijnë ata të besimit katolik me 20.1% e ata të besimit evangjelik me 3.1%.
Numrin më të lartë të emigrantëve të besimit ortodoks e kanë rumunët me 963 mijë, ndjekur nga ukrainasit me 219 600.
IPK: 12 zyrtarë policorë u arrestuan në Karaçevë, tre prej tyre serbë
IPK: 12 zyrtarë policorë u arrestuan në Karaçevë, tre prej tyre serbë
Kushtrim Hoda u.d Kryeshef i IPK-së ka thënë se janë arrestuar tetë policë shqiptarë e tre serbë nga aksioni i mbrëmshëm i Policisë së Kosovës në Karaçevë e zona të tjera, teksa sot është arrestuar edhe një.
Ndërkaq, arrestimin e tyre nuk e ka vlerësuar gjë të mirë.
“Janë arrestuar tetë shqiptarë, tre serbë, sot është arrestuar zyrtari i fundit që ka qenë në listë. Gjithsej janë 12. Nuk është gjë e mirë që zyrtarët policor janë përfshirë në veprimtari kriminale, por është gjë e mirë që janë arrestuar”, ka thënë ai, raporton KOHA.
Ai ka thënë se të gjithë këta zyrtarë policorë janë të dyshuar për kontrabandim me mallra dhe mundësim që qytetarët të lejojnë ta ushtrojnë këtë veprimtari.
14:22
Surdulli: 12 lokacione u bastisën në Karaçevë, bastisje pati edhe në Prishtinë
Majori i Policisë së Kosovës, Zejnullah Surdulli, ka thënë se nga operacioni policor i mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, janë kontrolluar 12 lokacione që dyshoheshin për veprimtari të jashtëligjshme.
Ai në konferencë për media ka thënë se janë konfiskuar 120 aparate dhe materiale të tjera.
“Operacioni ka pasë për qëllim luftimin e veprave penale, kontrabandimin me mallra, trafikimi me njerëz, ofrimi i lokaleve per prostitucion, etj. Në zonën e Karaçevës është ushtruar urdhër kontroll në 12 lokacione të cilat kanë qenë objekte të kazinos, janë arrestuar 7 persona të cilët kanë rezultuar të jenë klient të tyre. 120 aparate, 6 shtëpiza kompjuteri, etj. Të gjitha objektet që janë gjetur në këtë zonë janë të rrënuara për shkak se kane qenë hapësira që janë shfrytëzuar për veprimtari kriminale”, tha ai, raporton KOHA.
Surdulli tha se edhe në Prishtinë kanë ndodhur bastisje të tilla, ku nga aty janë arrestuar tre persona.
“Në zonën e Prishtinës janë zhvilluar bastisje dhe si rezultat janë konfiskuar materiale, 25 aparate dhe mjete monetare që arrijnë shifrën 3950 euro. Në mesin e ndaluar kemi 3 persona në këtë zonë”.
Kryeprokurori i Gjilanit: Janë arrestuar 35 të dyshuar, 12 prej tyre policë
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku, ka thënë se që nga mbrëmë janë arrestuar 35 persona, ndër ta 12 policë, në aksionin policor për kapjen e veprimtarive të kundërligjshme.
Ai gjatë konferencës për media, ka njoftuar se janë konfiskuar edhe një sërë materiale të dyshimta.
“Prokuroria Themelore në Gjilan pas një hetimi te gjatë gati një vjeçar, me bashkëpunim është realizuar aksion në këtë pjesë të Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë, komuna e Kamemicës si dhe në rajonin e Prishtinës dhe rajone të tjera. Nga ky aksion me urdhër të prokurorisë deri më tani janë arrestuar 35 të dyshuar, prej tyre 12 zyrtarë policor, kontrabandistë e pronarë të kazinove. Gjatë aksionit janë rrënuar të gjitha kazinotë që kanë vepruar në atë pjesë dhe janë konfiskuar gjësende të ndryshme pasi që dyshohet se janë përdorur në veprimtarinë e tyre”, tha ai, raporton KOHA.
Maloku ka thënë se ka edhe persona të tjerë të dyshuar dhe se aksioni do të vazhdojë.
“Ne kemi hetim gati një vjeçar të këtyre aktiviteteve kriminale në këtë pjesë të Kosovës. Kjo është në dorën tonë kur ne e kemi vlerësu se kur ne kemi gjetë kohën ose ditën më të përshtatshme ta godasim me aksionin tonë këto grupe kriminale që kanë kry tash e disa vite. Nuk ka kurrëfarë lidhje me këtë por ne kemi gjetë ditën e përshtatshme”, ka thënë ai kur është pyetur lidhur me ndërmarrjen e këtij aksioni në ditën kur ministri Agim Veliu ishte deklaruar për zhvillimet në Karaçevë, në Kuvendin e Kosovës.
Mbrëmë, Policia e Kosovës, Inspektorati Policor dhe agjencitë tjera bashkëpunuese kanë ekzekutuar urdhërkontrolle në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, në rajonin e Prishtinës dhe lokacione tjera për ushtrim të aktiviteteve kriminale.
Pensionistët do të njoftohen në tetor nëse do t’u duhet të paraqiten për konfirmim
Për shkak të gjendjes pandemike në Kosovë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale e kishte shtyrë afatin deri më 30 shtator për pensionistët që të paraqiteshin në Zyrën e Pensioneve.
Izet Shala nga kjo ministri ka thënë se në fillim të muajit të ardhshëm do të nxirret një vendim i ri për pensionistët, bazuar edhe nga situata me COVID-19.
“Në fillim të muajit të ardhshëm do të kuptohet me një vendim tjetër nëse pensionistëve do t’u duhet të paraqiten. Por, pensionistët nuk kanë qenë të detyruar as tash të paraqiten në Zyrë, por kur kanë pasur mundësi të lajmërohen. Nuk janë suspenduar nga pagesa për shkak të moslajmërimit. Për veprime të mëtutjeshme, ne do të dalim me vendim në fillim të muajit tetor”, ka thënë ai.
Sipas një njoftimi të MPMS-së në qershor, pensionistët nuk janë të obliguar të paraqiten në zyrat e pensioneve deri në kalimin e situatës pandemike, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit. Shala ka thënë se kjo do të bëhet e qartë në fillim të tetorit 2020, atëherë kur do të bëhet e ditur nga institucionet përkatëse nëse gjendja do të jetë e sigurt.
Në kushte të rregullta, rreth 200 mijë pensionistët e disa kategorive në Kosovë, janë të obliguar të lajmërohen në Zyrën e Pensioneve dy herë në vit, sipas të dhënave të Ministrisë.
Këto rregulla janë ndryshuar për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Shoqata e Pensionistëve të Kosovës i kishte bërë thirrje Ministrisë që t’i njoftojë vazhdimisht pensionistët për shtyrjen e këtij afati që të mos krijohen tollovi në Zyrat për Pensione.
MSH-ja shqyrton zbutjen e masave
Përderisa shumë shtete evropiane kanë filluar të aplikojnë masën e izolimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Kosova po e shqyrton mundësinë e heqjes apo lirimit të masave kundër Covid-19.
Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim.
Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH-në lidhur me sigurimin e vaksinës.
E gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.
Gjatë së dielës, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 61 raste, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në mbi 15 mijë, nga mbi 62 mijë mostra të marra.
Edhe në 24 orët e fundit më së shumti raste pozitive u regjistruan në Prishtinë. Gjithsej 19. Pastaj në Vushtrri 8, Prizren 7, Fushë-Kosovë 5, Gjilan 4 e të tjera.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.
Emisari Special i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka thënë se për administratën e Donald Trumpit është top-prioritet implementimi i marrëveshjes së arritur në Washington më 4 shtator 2020.
Richard Grenell i është përgjigjur në Twitter ambasadores së Kosovë në SHBA, Vlora Çitaku. Çitaku kishte përshëndetur vizitën që do ta bëjë delegacioni i SHBA-së në Kosovë. Delegacioni do të arrijë në Prishtinë nesër.
“Implementimi i marrëveshjes së bërë nga Kosova dhe Serbia është top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë!” – ka shkruar Richard Grenell në Twitter.
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...