Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/10/14

Nëntë (9) ditë deri te konfirmimi ose hudhja poshtë e aktakuzës nga Specialja për Thaçin e Veselin, juristi shpjegon situatën

 


 

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kanë mbetur edhe 9 ditë deri te konfirmimi ose hudhja poshtë e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Se cili do të jetë vendimi i Speciales, lidhur me këtë çështje ka folur juristi i njohur.

Njohësi çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim    ka thënë se çështja e ngritjes së aktakuzave për të parin e shtetit, Hashim Thaçi, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli, varet nga prokuroria e kësaj gjykate speciale të Hagës.

Ai shpjegon se Specialja nuk do të ngutet në konfirmimin e këtyre aktakuzave, pasi sipas tij, aktakuza momentale ka shumë mangësi dhe mospërputhje.

Image
Blerim Burjani

“Kjo është çështje e prokurorisë. Gjykata mund edhe të mos deklarohet rreth aktakuzave edhe pas 6 muajve, pra mund të shtyhet ky afat sipas ecurisë së punës së provave dhe mbledhjes së fakteve nga kjo prokurori. Nuk ngutet konfirmimi sepse duhen prova sepse aktakuza momentale ka përplot mangësi dhe nuk përputhet, me provat dhe nuk ka dëshmitar, pra është vështirë një aktakuzë e tillë të ngritët në mungesë të dëshmive dhe provave”, shprehet Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Krejt në fund, juristi e rithekson se Gjykata Speciale nuk do të ketë nxitim lidhur me konfirmimin e aktakuzave për Thaçin e Veselin.

“Pra, nga ana e Gjykatës Speciale nuk do të këtë nxitim rreth këtyre rasteve”, tha në fund, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani.

Kujtojmë se gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën. Kështu që aktakuza kundër presidentit Thaçi dhe Veselit e dorëzuar më 24 prill të këtij viti ka afat edhe 10 ditë (24 tetor 2020) që të konfirmohet apo të hudhet poshtë nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Tomë Gashi flet për Thaçin dhe aktakuzën e Gjykatës Speciale, ja çfarë thotë




Në lidhje me atë se si komentohet fakti që presidenti i vendit Hashim Thaçi viziton SHBA-të dhe BE-në kur dyshohet për aktakuzë nga Gjykata Speciale, ndonëse ende nuk i është konfirmuar, avokati Tomë Gashi ka thënë për gazetën “Bota sot” se udhëtimet e presidentit Thaçi në Bruksel dhe pas kësaj në SHBA, nuk kanë ndonjë lidhshmëri të drejtë për drejtë me ngritjen e aktakuzës kundër tij nga Gjykata Speciale-për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, e që njoftimi për ngritjen e kësaj aktakuze është bërë publike me 24.06.2020.

“Shkuarja e tij në SHBA, në mënyrë indirekte mund të ketë lidhje edhe me ngritjen e akuzës kundër tij, për shkak se mund të jetë që është duke kërkuar mbështetje të lobit shqiptar, të cilët mund të kenë lidhje me administratën amerikane, dhe duke pas parasysh se kryeprokurori i Gjykatës Speciale Jack Smith dhe prokurori i çështjes janë amerikan, ai mendon se mund t’i ndihmojnë atij në Gjykatën Speciale. Është shumë keq për Kosovën që ngritja e aktakuzës kundër Thaçit atë e gjeti në postin e Presidentit të Kosovës dhe me ketë dëmtohet edhe reputacioni i Kosovës si shtet. Por është vështirë të thuhet që aktakuza nuk do të konfirmohet edhe pse askush nuk dëshiron që të ketë gjykim për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit për Presidentit e shtetit të vet. Megjithatë gjasat janë shumë të mëdha që gjyqtari ta konfirmoj aktakuzën kundër tij, ngase gjykata ka lejuar që publikimi i ngritjes së aktakuzës kundër tij të publikohet në Web faqen e gjykatës”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, nëse nuk do të konfirmohet aktakuza do të ishte një skandal i veçantë i Gjykatës Speciale se si lejoji të bëhet publike ngritja e aktakuzës kundër presidentit të shtetit që e krijoji këtë Gjykatë, e që në esencë është gjykatë ndërkombëtare- Tribunal i veçantë- dhe pastaj të mos e konfirmoj këtë. “Skandali do të ishte i përmasave të tilla saqë nuk do të kishte kurrfarë logjike juridike dhe as politike, që të vazhdohet më tutje me funksionimin e kësaj gjykate anti-shqiptare, anti-kombëtare, dhe faktikisht Gjykata do të duhej t’ia vinte drynin vetës. Është e natyrshme që secili person të kërkoj rrugën e vet më të mirë të mundshme për tu mbrojtur nga akuzat e Gjykatës Speciale, kështu që edhe Thaçi ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë qoftë edhe duke kontaktuar njerëz të fuqishëm në SHBA-të për të lobuar për mbrojtjen e tij. Thaçi është dashtë të jep dorëheqje menjëherë, në momentin kur e ka kuptuar që është ngritur aktakuzë kundër tij, por pasi një gjë të tillë nuk e ka bërë atëherë ushtrimin e funksionit të kryetarit të shtetit e ka shumë të limituar, për të mos thënë thuajse të pamundur”, ka thënë avokati Tomë Gashi
.

Gjykata Speciale jep detaje për gjeneral Nasim Haradinajn, presidentin e OVL-së Hysni Gucatin e ushtarakun Salih Mustafën

 

Arrestimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt nga pjesëtarët e EULEX-it.

Gjykata Speciale ka dhënë detaje  në lidhje me akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të arrestuar javë më parë.

Gjykata ka thënë se tani po zhvillohet faza paragjyqësore, gjatë së cilës çështja po përgatitet për gjykim ndaj ish-shefit të Inteligjencës së FSK-së Salih Mustafës, i arrestuar më 24 shtator 2020.

“Në çështjen e Salih Mustafës, paraqitja fillestare e të akuzuarit u mbajt më 28 shtator 2020, nga e cila z. Mustafa ka tridhjetë ditë për të deklaruar fajësinë ose pafajësinë në lidhje me secilën nga akuzat në aktakuzë. Pas paraqitjes fillestare të z. Mustafa, tani po zhvillohet faza paragjyqësore, gjatë së cilës çështja përgatitet për gjykim. Gjatë kësaj faze, gjyqtari i procedurës paraprake siguron që procedurat të mos vonohen padrejtësisht. Për shembull, gjyqtari i procedurës paraprake mund të mbajë seanca dëgjimore, nëse është e nevojshme, për përgatitjen e procedurave. Prokurori Special duhet të ndajë me Mbrojtjen provat që mbështesin aktakuzën dhe prova të tjera, përfshirë provat shfajësuese, në një proces të quajtur zbulim”, ka thënë Angela Griep, shefe e Informimit dhe Komunikimit Publik në Gjykatën Speciale.

Ajo ka shtuar se personat që besojnë se janë dëmtuar nga krimet e pretenduara të përfshira në aktakuzë, mund të aplikojnë për të marrë pjesë si viktima në procedurë.

“Gjatë kësaj faze, personat që besojnë se janë dëmtuar nga krimet e pretenduara të përfshira në aktakuzë mund të aplikojnë për të marrë pjesë si viktima në procedurë. Kur përgatitjet të kenë përfunduar, gjyqtari i procedurës paraprake transferon dosjen e çështjes te trupi gjykues për fillimin e procedurës gjyqësore”, është shprehur Griep për “Bota sot”.

Ajo ka dhënë detaje edhe për krerët e OVL të UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, ndaj të cilëve janë mbajtur seancat dëgjimore, ku ata u njohën me të drejtat e tyre.

Zyrtarja e Speciales, ka thënë se të drejtat e Gucatit dhe Haradinajt po respektohen, përfshirë edhe të drejtën për këshillim.

“Nasim Haradinaj kishte paraqitjen e tij të parë si i dyshuar para Gjykatësit më 29 Shtator 2020 dhe Hysni Gucati kishte paraqitjen e tij të parë si i dyshuar më 1 Tetor 2020. Në të dy këto seanca, Gjykatësi u sigurua që të dyshuarit të kuptonin të drejtat e tyre dhe që këto të drejta po respektohen, përfshirë edhe të drejtën për këshillim”, thuhet në përgjigjen me shkrim të zyrtares për Informim.

Ndërsa, lidhur me mundësinë që ata të lirohen, Griep ka thënë se ky vendim i takon gjykatësit.

“Gjatë këtyre seancave, Gjykatësi kërkoi nga Prokuroria që të jepte ndonjë indikacion për hapat e ardhshëm procedural, përfshirë edhe kur Prokurori planifikon të ngritë aktakuza, duke pasur parasysh që Gjykatësi priste që procesi gjyqësor të ishte i drejtë dhe i shpejtë. Në të dy seancat, mbrojtja ka ngritur propozime, duke përfshirë akuzat që do të hiqen dhe që të dyshuarit të lirohen. Gjykatësi kërkoi nga Prokuroria që të paraqesë përgjigjen e tyre ndaj këtyre mocioneve. Tani i takon gjyqtarit të vendosë për këto mocione”, kanë thënë nga Gjykata Speciale për gazetën.

2020/10/10

Leksikoni enciklopedik i Flori Bruqit ështojekt nacional

 AKADEMIA SHQIPTARE AMERIKANE E SHKENCAVE DHE ARTEVE NEW YORK - PRISHTINË




 Prishtinë Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani” 

Datë 10.10.2020 Ora 13:00

 PËRURIM LIBRI Leksikon Enciklopedik

Fjal e plotë e përurimit të librit Leksikon enciklopdik të AAAA-sit.

 Mirë dita të gjithëve që keni ardhur në përurimin e Leksikonit Enciklopedik PAK FJALË PËR ASHASHA Më datë 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një kthesë e madhe historike më themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skendër Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina, Tetova e Presheva, nga Tirana, Shkodra, Gjirokastra e Çamëria…, si dhe nga Diaspora shqiptare. Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku do të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë. Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve gjatë këtij viti botoi dhe përuroi në Prishtinë më 24 shtator 2019 dhe 14 tetor 2019 dy vepra të rëndësisë së veçantë: ”Tokë e mbjellë në varre” - Krimet serbe në Kosovë 1998-1999, të studiuesit tonë Akademik Prof. Dibran Fyllit, dhe librin “Përmbledhje shkrimesh” të Akademik Mr. sci. Jahja Llukës, si dhe në shtator të këtij viti nxori nga shtypi veprën “Hasan Prishtina, Stërnip i Abdullah Veliqit” botimi i tretë me plotësime, të studiuesit Dibran Fylli, 

 Derisa për herë të parë në trojet shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, kulturës e artit, në muajin mars të këtij viti doli nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksikon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve - Dega në Prishtinë, me botues “Flomed”, nga Prishtina. Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi, art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar. Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme të shumë autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamerisë dhe në Diasporë. Stafi redaktorial i Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare si: Akademik Flori Bruqi, Akademik Dibran Fylli, Akademik Hakif Bajrami, Akademik Naim Kelmendi, Akademik Nijazi Halili, Mr.Sci. Fatmir Halimi, Prof. Abdullah Troshupa, të cilët me punën e palodhshme dhe përkushtimin e tyre arritën që ta përmbyllin Leksikonin, duke e pasqyruar kontributin e 352 personaliteteve shqiptare të fushave; shkencë, letërsi, kulturë dhe art. Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA dhe derisa dy vite më parë ASHAK botoi “Fjalorin enciklopedik” në dy vëllime, me një mbështetje financiare të majme, stafi i “Leksikonit enciklopedik”, punën e vet e kreu pa asnjë mbështetje financiare, derisa për shtypin u kujdes vet Shtëpia botuese “Flomed”. Ndërsa në rastin tonë akademikët dhe redaksia e kishte një lloj përgjegjësie sepse është botim akademik, është bërë nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë u kalua me përgjegjësi në një sitë profesionistësh. Leksikoni i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademikë për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare. Libri ''Leksikon enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.


 Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi, inxhinieri, shkenca ekzakte, letërsi ,albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij. Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre, të ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi. Leksikoni enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjeni botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ilirike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror. Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit shkencor-akademik që prodhohet në trojet etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë. Theksojë së libri “Leksikon enciklopedik“ është kronikë me 352 fotografi në kolor për çdo biografi dhe bibliografi të shkencëtarëve, shkrimtarëve e artistëve nga mbarë trojet shqiptare. Sot, kur së bashku po e përurojmë për herë të parë një projekt madhor-akademik, pa ndonjë pompozitet i falënderojë bashkëpunëtorët, akademikët: Dibran Fylli, Hakif Bajrami, Naim Kelmendi, Nijazi Halili, Fatmir Halimi dhe Abdullah Troshupa. Po ashtu falënderojë në mënyrë të përveçme secilin studiues veç e veç, si dhe shtypshkronjën grafike “Office Printy” me pronar zt. Halil Koca. Faleminderit të gjithë njerëzve që na kanë mbështetë ne si Staf redaktues si dhe ata që nuk gjetëm mbështetje formale. Faleminderit moderatorës Jehona Gashi, dhe të gjithëve që ndatë kohën të jeni pjesë e këtij përurimi. 

 Akademik Flori Bruqi .

Akademik Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë,

Leksikoni enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjeni botën shqiptare në të gjitha dimensionet historike, që nga lashtësia deri në ditët e sotme. Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj Prof. dr. Skënder Kodra, i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ilirike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.

Në Prishtinë u përuarua Leksikoni Enciklopedik i AASHHSH-së

 

Leksikoni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane promovohet në Prishtinë

PRISHTINË | 10 TET 2020 | 13:56 | Nga Fitore BerishaShkarko Videon HD

Leksikoni Enciklopedik i Akademisë shqiptaro-amerikane të Shkencave dhe Arteve New York-Prishtinë është përuruar në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Profesori Haki Bajrami, me këtë rast ka thënë se shqiptarët edhe pas më shumë se 100 vjetësh shtet nuk kanë enciklopedi,

“E ky publikimi më ka gëzuar shumë. Edhe pse ka pasur zëra tendencioz që të na plasojnë në germën Iliria. Ju betohem në gjakun e Adem Jasharit, as s’ka pasur as s’ka komb kosovar”.

“Është një pjesë e tekstit që do ta botoj sepse jam njëri ndër ata, kam përjetuar edhe kërcenim me armë e që sot janë bërë shqipe”.

“Të gjithë popujt me te cilët kufizohemi ne shqiptarët kanë enciklopedi shqiptare. Edhe pas 100 vjet shtetësie ende nuk kemi enciklopedi”.

Ai ka kritikuar politikanët që nuk kanë bërë aq sa duhet për të mirë e popullit shqiptar në përgjithësi, raporto EO.

“Vepra leksikon është një fryt i një pune kërkimore. Sa po investon Qeveria në shkence afër zeros. Nuk krijohet arti me poqavra, por me pune me seriozitet dhe modesti e përkushtim”.

Veprimtar politik i çështjes kombëtare, Jahja Lluka, tha se kjo është një vlerë e veçantë për kohën që trajton shkencën dhe artet.

“Leksikoni është vepër e parë që përfshin 352 akademik. Specifikë e veçantë është se përmban leksikone vlerësuese. Mendoj se këtë punim është bërë një sistemim i plotë. Lexuesi dhe studiuesi do të lexojë dhe studioj këtë libër”.

Ndërsa autori dhe botuesi Flori Guci, theksoi se me datën 28 nëntor të 1995 në New York u shënua një kthesë në themelimin e akademisë së shkencave.

Sipas tij, për herë të parë në fushën e shkencës në muajin mars doli leksikoni enciklopedik, raporton EO.

“Në kuadër të këtij përpunimi akademia shqiptaro amerikane ka nënshkruar memorandum me shtypshkronjën ku do të publikohen punime shkencore të akademikëve”.

LEXO MË SHUMË:

2020/10/09

Biblioteka rihap dyert bashkë me forma të reja për lexuesit

 




Biblioteka rihap dyert bashkë me forma të reja për lexuesit

Hajati i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, sikundër i gjithë enterieri i saj, të martën ishte fare i qetë.

Te dera e majtë është vënë shenja e hyrjes, kurse një tjetër, në derën e djathtë, tregon daljen për ata që ia mësyjnë objektit.

Këto janë vetëm dy nga shenjat e para që flasin për rreptësinë e masave të sigurisë dy ditë pasi institucioni më i madh bibliotekar në vend ka rifilluar aktivitetet e tij të shërbimit me përdorues.

“Sot vetëm pak studentë kanë ardhur”, ka thënë njëra nga dy bibliotekarët që rrinin pranë një tavoline në hajatin e brendshëm të Bibliotekës. Aty ishte edhe një termometër IR për të matur temperaturën e frekuentuesve të Bibliotekës. Sipas rregullores së re, aty “lejohen të hyjnë vetëm ata me temperaturë jo më të lartë se 37.5°C”.

Nga e hëna, pas mbylljes së saj në muajin mars, BKK-ja ka hapur dyert për lexuesit e shfrytëzuesit përmes rihapjes së pjesshme të sallave të leximit.

Në njoftimin e afishuar në faqen zyrtare të BKK-së në “Facebook”, ky institucion ka njoftuar për ndërmarrjen e masave të sigurisë në respektim të protokolleve për të luftuar përhapjen e COVID-19 dhe me regjim të kufizuar operativ.

“Biblioteka Kombëtare e Kosovës ofron shërbimet e saj në përputhje me masat e rekomanduara nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me masat dhe udhëzimet e nxjerra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës e Ministria e Shëndetësisë, si dhe udhëzimet e rekomanduara nga IFLA - International Federation of Library Associations and Institutions - për të shërbyer përdoruesit në kohë pandemie në mënyrë që të ndihmojë parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në këtë njoftim.

Kështu, përdoruesve të Bibliotekës u është kërkuar të ndjekin nga afër udhëzimet për kushtet e përdorimit të shërbimeve të saj.

Shi për këtë, në rrethanat e reja, BKK-ja ka hartuar edhe një kod aktual të sjelljes, në të cilin saktësohet se numri i përdoruesve është i kufizuar në 150 që lejohet të jena brenda në të njëjtën kohë. Bartja e maskës në sallat e leximit, si dhe respektimi i distancës fizike dy metra janë ndër rregullat e para.

“Janë lexuesit ata që e bëjnë dinamikën e Bibliotekës dhe punën brenda saj”, ka thënë të martën drejtori i BKK-së, Fazli Gajraku.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...