2020-10-21

5 llojet e personave toksikë që duhet t’i shmangni me çdo kusht

“Hiqini qafe” këta pesë lloje njerëzish. Ju helmojnë 5 llojet e personave toksikë që duhet t’i shmangni me çdo kusht Nëse nuk i kushtoni vëmendje të kujdesshme, njerëzit toksikë depërtojnë në jetën tuaj dhe përdorin energjinë tuaj mendore, durimin dhe lumturinë, pa e kuptuar ju vetë. Të gjithë kemi hasur njerëz si këta dhe disa prej nesh mund të kenë qenë edhe toksikë në një moment në jetën tonë. Eshtë e rëndësishme të shmangim këto pesë lloje të njerëzve toksikë. 1. Thashethemexhinjtë Thashethemexhinjtë janë një forcë e fshehtë në çdo vend. Ata ju bëjnë të ndiheni sikur po ju sjellin në vathë, duke ndarë informacione delikate me ju. Duket sikur gjithçka që ata bëjnë, është të mbledhin dhe shpërndajnë copëza informacionesh për njerëzit e tjerë. Kur dikush dëshiron të flasë me ju për dikë tjetër prapa shpinës, kjo është pothuajse gjithmonë një situatë toksike. Nuk i shton vlera jetës tënde, dhe nëse thashethemexhiu flet me ty, mund të jesh e sigurt se flet për ju me dikë tjetër. Ky është personi në punë, që ju zë rrugën gjatë kohës së pushimit dhe ju flet keq për performancën e një bashkëpunëtori tjetër. Kur personi mendon se mund të vijë tek ju, ata do të mund ta përsërisin këtë pa pushim. Njerëzit ju shohin së bashku, dhe ata madje mund t’ju etiketojnë si thashethemexhinj edhe ju vetë, vetëm për faktins e shoqëroheni me këtë lloj të personit toksik. Nëse mendoni për atë që mund të merrni nga këto biseda, ka shumë të ngjarë që nuk do të përfitoni aspak prej tyre. Në fakt, shoqërimi me një thashethemexhi mund t’ju dëmtojë vërtet. Mendoni se si do të ndiheshit, nëse do të mësonit se dikush po fliste për ju pas shpine. Tani imagjinoni që dikush ju kap në mes të një shkëmbimi thashethemesh. Ju nuk keni nevojë për këtë lloj drame në jetën tuaj. 2. Manipulatorët Manipulatorët e dinë se çfarë duan, dhe ata do t’ju përdorin për ta marrë atë. Atyre nuk u bëhet vonë për mendimet dhe ndjenjat tuaja. Duket sikur sa më shumë kohë që kaloni me ta, aq më pak fuqi keni mbi fatin tuaj. Rrini me këta lloje tipash shumë të gjatë, dhe do të përfundoni duke bërë çfarë duan ata, në vend që të qëndroni për veten tuaj. Shumica prej nesh nuk veprojnë pa qëllime, por manipuluesi është i vendosur për të arritur misionin e vet, në kurriz të të gjithë atyre që ka përreth. Manipulimi mund të marrë disa forma, por një mënyrë klasike për të manipuluar është përmes viktimësisë. Për shembull, unë kam një mik që është në një marrëdhënie toksike. E dashura e tij është kontrolluese dhe abuzuese, dhe çdo herë që duket sikur ai do të dalë nga gjendja negative, ajo e manipulon atë për të qëndruar. Sa herë që përpiqet të largohet, ajo sajon një krizë shëndetësore për ta bërë atë që të ndjehet keq. Meqë shoku im është një djalë i këndshëm, ai qëndron dhe përpiqet ta bëjë atë të ndjehet më mirë. 3. Gjykuesit Kaq shumë kultura vërtiten përreth turpit, dhe gjykuesit përfitojnë nga parehatia juaj me turpin, për t’jua vjedhur energjinë tuaj. Pavarësisht nga ajo që thoni, mendoni apo bëni, gjykuesi gjithmonë do të ketë kritika për ju. Ata nuk përpiqen kurrë që të vihen në vendin tuaj. Shqetësimi i tyre i vetëm është ajo që keni bërë ose nuk keni bërë. Sa më shumë kohë të kaloni me ta, aq më shumë do të ndjeheni në depresion. Ju kurrë nuk mund t’i bëni të lumtur, dhe nëse mendimi i tyre për ju ndikon në vetëvlerësimin tuaj, atëherë jeni të dënuar me mjerim. Kur keni të bëni me një gjykues, gjithmonë faji do ju hidhet juve. 4. Ekzagjeruesit Një ekzagjerues nuk di ta mbajë një problem të vogël, të tillë. Shpesh përdor fjalë të tilla si: “Ju kurrë nuk bëni …” ose “Ju keni qenë gjithmonë …” Ata nuk marrin kohë për të shqyrtuar hapat që keni ndërmarrë për të ndrequr problemin, ose për të korrigjuar gabimin tuaj. Dilni përpara një ekzagjeruesi dhe përgatituni që të etiketoheni me gabimin tuaj. Për një ekzagjerues, gjithçka duket si fundi i botës. Imagjinoni që jeni në një ekip dhe po planifikoni një prezantim të madh. Ju u caktuat të punoni në një pjesë të prezantimit, por pastaj dikush në familjen tuaj u sëmur dhe duhej të shkonte në spital. Ju nuk arrini të paraqisni pjesën tuaj të projektit në ekip, por prezantimi përfundimtar është ende më shumë se një javë larg. Shumica e njerëzve do të kuptonin këto rrethana të vështira dhe disa mund të ofrohen t’ju ndihmojnë të përfundoni punën tuaj, gjatë kësaj kohe stresuese. Megjithatë, ekzagjeruesi nuk është si shumica e njerëzve. Një ekzagjerues do ta trajtojë si një problem të tmerrshëm që tregon mungesën e përkushtimit ndaj ekipit. Ata do të vazhdojnë t’jua përmendin, edhe shumë kohë pas prezantimit. 5. Shprehësi emocional Të qënurit mjaftueshëm të prekshëm për të folur për ndjenjat mund të jetë gjë e vlefshme në marrëdhënie, por ndonjëherë njerëzit e teprojnë vërtetë. Shprehësve emocionalë u pëlqen të flasë për ndjenjat, por ata kurrë nuk e bëjnë këtë në mënyrë konstruktive. Ky është personi që vazhdimisht ju tregon se si diçka i bën ata të ndihen, por kurrë nuk ndërmerr ndonjë veprim për të përmirësuar situatat e këqija. Është kaq e lehtë të biesh në këtë kurth të të folurit, në vend se të veprosh. Nëse rri me shprehës emocionalë, herët a vonë, do të bëhesh njësoj si ata. Njerëz si këta mund të kapen kaq fort pas diskutimit të ndjenjave të veta, saqë humbasin aftësinë për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo nuk është një mënyrë produktive apo e shëndetshme për të jetuar.

Kryeministri i Kosovës prof.dr.Avdullah Hoti tha se mund të kthehet reciprociteti, reagojnë nga Qeveria e Serbisë

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar ashpër pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Kuvend se nëse nuk arrihet marrëveshja finale që përfshin njohjen reciproke, “ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”. Petkoviq ka thënë se Hoti “nuk duhet të mendojë se do ta detyrojë Beogradin të bëjë lëshime dhe se nuk duhet të jetojë në iluzionin se dikush ka frikë nga kërcënimet e tij”. Ai tha se pret që bashkësia ndërkombëtare ta qortojë Hotin. “Me pikëpamjet e tij ekstremiste, Hoti mund ta dëmtojë vetëm veten e tij, por edhe bashkëqytetarët e tij dhe stabilitetin e rajonit, gjë që ne më së paku duam. Unë pres që bashkësia ndërkombëtare ta qortojë ashpër Prishtinën për serinë e fundit të provokimeve dhe gjuhës kërcënuese dhe urrejtjes që minojnë dialogun”, tha Petkoviq Kryeministri Avdullah Hoti është shprehur i bindur se brenda pak muajsh do të përmbyllet dialogu me Serbinë. Ai në interpelancën e sotme në Kuvend tha se nuk ka asnjë iluzion për këtë çështje. Sipas Hotit, dialogu do të përmbyllet me njohje reciproke ose do të konstatohet së bashku me partnerët ndërkombëtarë se nuk do të ketë marrëveshje. E atëherë, siç tha Hoti do të ketë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë. “Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke, nuk e di a do të përfundojë me njohje, do të doja të përmbyllet me njohje, por e di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprocitetit të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, është shprehur Hoti.

Donald Trump i paguan Kinës rreth 200 mijë $ taksa në vit, ndërsa Amerikës vetëm 750 dollarë

Raporti/ Trump i paguan Kinës rreth 200 mijë $ taksa në vit, ndërsa Amerikës vetëm 750 dollarë Donald Trump mban një llogari bankare në Kinë, ku ai ndoqi marrëveshje licencimi për vite, sipas një raporti që mund të minojë pretendimin e fushatës zgjedhore të presidentit se ai është i ashpër me Pekinin. Të dhënat tatimore të rishikuara nga New York Times treguan një llogari bankare të paraportuar më parë në Kinë e kontrolluar nga Trump International Hotels Management. Llogaria paguante 188,561 dollarë taksa në Kinë midis 2013 dhe 2015 në lidhje me marrëveshjet e mundshme të licencimit, sipas gazetës. Raportimi i mëparshëm nga Times tregoi se ai pagoi vetëm 750 dollarë taksa në Amerikë në 2016 dhe 2017. Regjistrat e fundit të taksave treguan gjithashtu se Trump investoi të paktën 192,000 dollarë në pesë kompani të ngarkuara për të ndjekur marrëveshje biznesi në Kinë. Këto kompani pretenduan 97,400 dollarë dollarë në shpenzime biznesi, përfshirë pagesa deri në vitin 2018, raportoi Times. Trump ka zhvilluar fushatën e tij të rizgjedhjes për aftësinë e tij për t’i dalë ballë Kinës për çështje nga tregtia, në abuzimet e të drejtave të njeriut në Xinjiang dhe shtypjen politike në Hong Kong si dhe përgjegjësinë për përhapjen e Covid-19. Nën Trump, lidhjet midis Kinës dhe SHBA kanë arritur pikën e tyre më të ulët në dekada. Por ky raport hedh dritë mbi lidhjet e biznesit që Trump personalisht ka me Kinën. Burimi: The Guardian

Gazetarët shqiptarë, një bandë amatorësh

Gazetaria shqipe është dogmatike. Gazetaria politike shqipe është e sëmurë. Ajo është e infektuar nga tregimet erotike dhe nga gazetaria sportive. Gazetara shqipe vuan nga cektësia dhe mungesa serioze e rëndësisë. Simptomat e kësaj gazetarie janë: “mentaliteti tufë”, “skandalet”, “konfliktet”, “ndërtimi i realiteteve”, dhe mashtrimin kolektiv nga lajmi i kontrolluar. Si pasojë e këtij “komunikimi”, politika po zhvlerësohet. Sëmundja ka përfshi dhe ka dëmtuar mbulimin e lajmeve dhe ka kaluar tek debatet televizive si dhe tek opinionistët/analistët politik: Gëzim Mekuli Gazetaria e Tiranës dhe Prishtinës nuk ka plotësuar kërkesat kryesore profesionale dhe, nuk ka njohuri të mjaftueshme për të kuptuar rolin e saj si aktorë kritik politik e social. Thënë ndryshe: Gazetarët shqiptarë janë një bandë amatorësh që, si lëmoshë, u është falë një pjesë e mirë e fuqisë politike – dhe kjo është serioze për hapsirën tonë publike. Po, akuzoj gazetarinë shqipe sepse kjo po e shmang vëmendjen publike nga çështjet politike duke e drejtuar vëmendjen “diku tjetër” e në personifikim të politikanëve. Mendoni se loja “miqësore” Shqipëri – Kosovë ishte e rastësishme në kohën dhe vendin ku zhvillohej? Besoni se sporti nuk po përdoret për krijim të një identiteti të ri brenda shqiptarëve të Kosovës? Besoni akoma se “krizat” në partitë politike, veçanërisht në atë opozitare, janë të rastësishme? Besoni se “arrestimi” i politikanëve serb ishte i paqëllimshëm? Po treni nga Beogradi me shkrime “Kosovo je Srbija”, mendoni se ishte i rastësishëm dhe i paorganizuar me pushtetarët e Kosovës? Mendoni se është e rastësishme bërja publike e përgjimeve telefonike të njerëzve kryesorë të politikës së Kosovës? Dyshoj! Përse tani ky shpërqendrim i opinionit nga çështja politike tek fokusimi në person: Tek Xhavit Haliti, Adem Grabovci, tek Hashim Thaçi, tek Kadri Veseli e tek banditët e tjerë?! Është bërë zakon i gazetarëve shqiptarë, që sapo një politikan të jetë shprehur në publik, këta menjëherë fantazojnë një interpretim autoritativ të politikanit dhe pyesin se “çfarë po ndodh brenda kokës së tij” dhe se “çka në të vërtetë, është duke u përpjekur për të arritur ai”. Gazetarët zgjedhin këtë mënyrë për të folur rreth politikanëve, në vend se të flasin drejtëpërdrejtë me ta. Ata kapen më shumë për individët, intrigat dhe lojërat, sesa me ndodhinë e me qytetarin: Shqiptarët janë, kryesisht, të preokopuar me çështjen, jo me lojën, jo me gjoksin e as me sytjenat e deputetës. Shikuesit televiziv duan të kenë politikanë të cilët paraqesin zgjidhjet e tyre politike, e jo grindjet dhe veçoritë e tyre personale. Kjo logjikë mediatike po sajon politikanët dhe po brymosë procesin e keq politik. Kjo gazetari e sëmurë po krijon edhe të mënduarit tonë kolektiv. Fjala e tyre në publik është zhgënjyese dhe njerëzit janë më pak të angazhuar në politikë, sesa që ishte dashur të jetë. Këta, ndoshta, edhe e duan një situatë të re, ku: “Gazetaria dhe politika vendosin për “të bërë njëri-tjetrin të pastër e të mirë”. Kjo është e keqe. Këtë përkeqje intelegjente kolektive e pashë dhe e përjetova sa isha në Kosovë, e në pushime në Shqipëri. Gazetarët shqiptarë duhet ta dinë se nuk janë spektatorë të lojës politike. Ata janë edhe lojtarë aktiv në skenën politike dhe, janë mu këta që po bashkëndihmojnë për të krijuar “realitetet e rrejshme politike”. Këta janë aktorë politik. Vështrues janë më pak por, këta njëkohësisht po kontrollojnë edhe mediat e tyre. Si pasojë ne po bëhemi më budallenjë dhe më dekadent. Për një debat më të mirë politik në Tiranë e Prishtinë do të duhej: 1. Shfuqizimin e diktaturës së opinionistëve/analistëve. Le të kemi më pak gazetarë-specialistë, të cilët do t’i tregoni popullit «”të vërtetën”. 2. Hedhja në plehra e shumë udhëheqësve të emisononeve debatuese, që paguhen me mijëra euro nga grupet e ndryshme të interesit. 3. Bërja e disa lloje të programeve të lajmeve dhe të debateve. Të krijohet hapsirë dhe kohë për debatet me mundësi spjegimi e argumentimi të mëtejshme publike për çështjet më komplekse kombëtare. 4. Ringritja e informimit publik si dhe bërja e disa programeve televizive, të cilat kanë të bëjnë për të gjitha çështje politike, – çfarë palët mendojnë rreth tyre, e jo për politikanët dhe lojërat në mes tyre- . 5. Më shumë debat për median në media. Është koha e fundit që gazetarët të zgjasin mandatin e tyre për kritikën dhe të jenë kritik për gazetarë të tjerë. Në fund fare; Politikanët kurrë nuk do ta rimarrin fuqinë e tyre që e dorëzuan dhe, gazetarët kurrë nuk do ta pranojnë se ata kanë një rol djallëzor në politikë./www.Mekulipress.com

Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker”

Seks online para kamerës së Zoom, shkarkohet gazetari i “New Yorker” October 21, 2020 Një incident i sikletshëm para kompjuterit i ka kushtuar jo pak gazetarit Jeffrey Toobin. I gjendur vetëm në zyrë, duke mos qenë në dijeni se platforma Zoom ishte aktive, Toobin ka vendosur të relaksohet. Nga ana tjetër kanë qenë të shumtë “spektatorët”, kolegë të tij, që kanë parë shkrimtarin e New Yorker dhe analist ligjor i CNN teksa masturbohej. “Mendova se nuk më shihte njeri. Mendova se e kisha mbyllur videon”. Ndërkohë, New Yorker, për të cilin ai ka punuar për 25 vjet, e ka pezulluar nga detyra. Të njëjtën gjë ka bërë edhe CNN. Videokonferenca, sipas revistës “Vice” që dha së pari lajmin, ishte një simulim i zgjedhjeve presidenciale, në prani të emrave të mëdhenj të New Yorker dhe disa reporterëve të radios New York, Wync. Kur të dy palët që luanin demokratët dhe republikanët u larguan, Toobin ka bërë një thirrje tjetër. Gjatë bisedës, kolegët kanë parë të gjithë skenën. “Jeffrey Toobin është pezulluar në pritje të hetimit të mëtejshëm të asaj që ka ndodhur,” tha zëdhënësja e New Yorker, Natalie Raab. Rasti i tij ka shërbyer për të paralajmëruar edhe të tjerët. Drejtori David Remnick u dërgoi një email të gjithë punonjësve të tij: “Të dashur punonjës, siç keni lexuar, një nga shkrimtarët tanë, Jeff Toobin, u pezullua pas një incidenti në Zoom javën e kaluar. Ju lutemi merrini këto gjëra shumë seriozisht”. Toobin ka trajtuar shumë çështje të profilit të lartë për CNN, duke siguruar analiza ligjore si ajo për procesin O.J. Simpson, ngacmimi i fëmijëve nga Michael Jackson në 2005 dhe hetimi i avokatit Kenneth Starr të Presidentit Bill Clinton. Në vitin 2000, ai mori një çmim Emmy për pasqyrimin e historisë njëzetvjeçare në lidhje me kujdestarinë e foshnjës kubane, Elián González. Libri i tij i fundit: “Krimet e vërteta dhe shkeljet e gabuara”, tregon të gjitha fazat e Russiagate dhe analizon faktet që mund të çojnë në rizgjedhjen e Trump.

Gazeta Dielli : "Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë"

Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë October 21, 2020 Enciklopedia e urrejtjes serbe, libri “Shtëpia e Verdhë” i Flori Bruqit, si një dëshmi e urrejtjes së tillë Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D Enciklopedia e urrejtjes serbe Në vitin 2018, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” Tiranë, nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e akademikut prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Shtëpia e Verdhë”. Është një libër mjaft interesant, me një vëllim prej 350 faqesh, në të cilin gjen një pasqyrim të hollësishëm politika agresive e shovinizmit serb kundër kombi shqiptar. Autori, duke argumentuar me fakte, zbulon thelbin e politikës së kahmotshme serbe ndaj etnisë shqiptare: “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar” (f. 9). Në libër autori trajton disa tema nga historia e politikës agresive të shovinizmit serbokriminal ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Këtu do të ndalem në disa prej tyre. Rezultati i imazhit për shtepia e verdhe Libri hapet me temën “Nobelisti Ivo Andriç si antishqiptar”, në të cilën përshkruhen “telegrafisht” pikat kulmore të strategjisë shoviniste serbe kundëkombit shqiptar, duke filluar nga dokumenti sekret – Naçertania- e vitit 1844 që mbante firmën e Ilia Garashaninit dhe duke vazhduar me elaboratin e akademikut Ivo Andriç, mandej me elaboratin e akademikut Vasa Çubrilloviç e deri te Memorandumi 1 dhe 2, hartuar nga shkrimtari shovinist Dobrica Qosiç, akademik. Pra, njëri nga doktrinarët e zhdukjes së popullit shqiptar, ka qenë shkrimtari shovinist Ivo Andriç, i cili, fillimisht, kishte hartuar një program për ndarjen e Shqipërisë, për çka ai u ngrit deri në postin e ministrit të jashtëm. Programi i tij titullohej “Elaborati i Ivo Andriçit për Shqipërinë i vitit 1939”. Ky shkrimtar shovinist, çuditërisht, në vitin 1961, paska fituar Çminin Nobel. Çdo njeri me gjykim të kthjellët, kur merr vesh se ky shkrimtar shovinist na qenka nderuar me Çmimin Nobel në letërsi, nuk mund të mos shtrojë pyetjet e mëposhtme: Po si është e mundur që t’i jepej Çmimi Nobel një shkrimtari të tërbuar shovinist, i cili, në elaboratin e vet kërkonte shfarosjen e një populli tjetër? A thua se është e besueshme që juria e Çmimit Nobel nuk e paska pasur indormacionin e duhur për jetëshkrimin e Ivo Andriçit dhe, konkretisht, për platformën e tij shoviniste kundër popullit shqiptar? Është e pamundur që juria e Çmimit Nobel të ketë qenë e painformuar për platformën në fjalë të Ivo Andriçit. Ajo e pati nderuar atë shkrimtar shovinist se nuk ka pasë ushqyer kurrfarë respekti për popullin shqiptar dhe shfarosja e tij prej shovinizmit serbokriminal, nuk përbënte kurrfarë shqetësimi për të. Prandaj nderimi i Ivo Andriçit me Çmimin Nobel përbën një faqe të zezë në historinë e jurive të Çmimit në fjalë. Por një tjetër faqe e zezë në historinë e jurive të Çmimit Nobel u shënua edhe në vitin 2019, kur juria e tanishme e nderoi me këtë Çmim edhe një tjetër shkrimtar shovinist, siç është shkrimtari austriak Peter Handke, mbrojtës i flaktë i krimeve të Millosheviçit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Në këtë mënyrë, juria në fjalë e damkosi përfundimisht veten me damkën e turpit, si një juri shoviniste në qëndrimin ndaj kombit shqiptar. Akademik Flori Bruqi e sqaron lexuesin se shkrimtari shovinist Ivo Andriç e pati përgatitur elaboratin me kërkesë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm të Jugosllavisë Milan Stojadinoviç. Pra, elaborati në fjalë zbulonte orientimin e politikës zyrtare të shovinizmit serbokriminal, në themel të së cilës shtroheshin pikësynimet për shfarosjen e popullit shqiptar. Për arritjen e këtyre pikësynimeve, politika shoviniste serbe ka gëzuar përkrahjen e plotë të tri fuqive kryesore evropiane të kohës, siç ishin Anglia, Franca dhe Rusia. Akademik Flori Bruqi citon nenin shtatë të Paktit të Londrës, të lidhur më 26 prill të vitit 1915 në mes Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Rusisë, i cili kishtesi qëllim përfundimtar fshirjen e Shqipërisë nga harta e Evropës. Në atë nen thuhej: “Nëse do të vinte deri te formimi i një shteti të vogël autonom e neutral i Shqipërisë, Italia nuk do t’i kundërvihej dëshirës së Francës, të Britanisë së madhe dhe të Rusisë që viset veriore dhe ato jugore të Shqipërisë të ndaheshin në mes Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë” (f. 22). Autori përmend, po ashtu, edhe fjalët e Ivo Andriçit, i cili citon një deklaratë të kryeministrit francez Klemanso në Konferencën e Paqes të vitit 1919: “Duke propozuar një zgjidhje të përgjithshme të çështjes së Adriatikut, Klemanso, në cilësinë e kryetarit të Konferencës së Paqes, në lidhje me lëshimin e Rijekës Italisë, deklaroi më sa vijon: pra, sipas kësaj, shteti i S.H.S. (serbëve, kroatëve e sllovenëve) do të ngrihet në kulmin e fuqisë së vet, pasi t’i ketë në zotërim Shkodrën, Drinin dhe Shëngjinin” (f. 27-28). Dihet me kohë që shovinizmi serb, gjatë mësymjes drejt territoreve shqiptare në nëntor të vitit 1912, kur trupat sebe patën pushtuar krejt Shqipërinë Veriore dhe patën arritur deri në Tiranë dhe në Durrës, kishte si objektiv të siguronte një dalje në detin adriatik, dhe pikërisht në Durrës, sipas vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913. Ky objektiv gjente përkrahjen e plotë të shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar. Prandaj, më 27 tetor (9 nëntor) 1912,në një telegram sekret që i dërguari rus në Beograd, N.G. Hartvig, i përcillte Ministrisë së Jashtme Ruse në Sankt Peterburg, thuhej: “Për shkak të zgjerimit të ardhshëm të territoreve të të katër aleatëve, një Shqipëri autonome do të dukej si një anomali, si një vatër e përhershme trazirash, të cilat do të ngjallnin shqetësime për paqen në Ballkan… Shqipëria do të duhet të copëtohet mes Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë” (Citohet sipas librit: “Faktori shqiptar në zhvillimin e krizës në territorin e ish-Jugosllavisë. Dokumente. Vëll. i parë (1878-1997)”. Shtëpia Botuese “INDRIK”. Moskë 2006, f. 57). Menjëherë pas këtij njoftimi, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm të Rusisë Sergej Sazonov. Në kujtimet e veta, ky ministër, si armik i betuar i kombit shqiptar, shkruan: “Kuptohet vetvetiu se nga ana e Rusisë copëtimi i Shqipërisë mes ballkanasve, në thelb, nuk mund të haste në kurrfarë kundërshtimesh… Lejimi i Serbisë për të pasur një dalje në Adriatik, gjatë një periudhe të gjatë kohe, u shndërrua në një problem qendror të politikës evropiane, megjithëse në vetvete ai kishte një rëndësi thjesht të karakterit lokal…” (Sergej Dmitrijeviç Sazonov. “Kujtime”. Shtëpia Botuese “Harvest”. Minsk 2002, f.77-79). Një temë që meriton vëmendjen e veçantë të lexuesit, është ajo që akademik Flori Bruqi ia ka kushtuar kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç. Ai e ka titulluar “Duart e përgjakura të Aleksandër Vuçiçit”. Në trajtimin e figurës së Vuçiçit, autori ka meritën e veçantë se ka flakur tutje “vellon e moderimit” të kryeministrit serb, e cila i është veshur prej propagandës shtetërore, duke anashkaluar natyrën e tij kriminale në gjenocidin e ushtruar kundër myslimanëve në Jugosllavi dhe veçanërisht kundër popullit shqiptar të Kosovës. Akademik Flori Bruqi i çjerr maskën Aleksandër Vuçiçit, si bashkëpunëtor i ngushtë i kriminelit Sheshel, kryetarit të Partisë Radikale Serbe, ku Vuçiçi mbante postin e sekretarit të përgjithshëm dhe Nikoliçi postin e zëvendëskryetarit. Që të tre këta kriminelë kishin hartuar planin “për spastrimin etnik të Kosovës”, platformë kjo, e botuar në gazetën “Serbia e Madhe (Velika Serbia) më 14 tetor 1995 në Beograd” (f. 46). Por natyra çnjerëzore e Vuçiçit del më shumë në pah përmes deklaratave të tij në përkrahje të dy kriminelëve me damkë, si Ratko Mlladiçi dhe Radovan Karaxhiçi, të dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për krime kundër njerëzimit. Akademik Flori Bruqi citon deklaratat e Vuçiçit për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, të publikuara në vitet e para të këtij shekulli. “Radovan Karaxhiçi ështësimbol i luftës për liri të popullit serb. Karaxhiçi dhe Mlladiçi janë patriotë të shquar serbë dhe heronj të luftës atdhetare. Nuk do ta dorëzojmë as Radovan Karaxhiçin dhe as Ratko Mlladiçin. Nëse i takoj diku, do të pi me ta kafe. Shtëpia ime, ashtu si edhe gjithë shtëpitë e familjes Vuçiç, do të jenë pikërisht shtëpi e sigurt e gjeneralit Ratko Mlladiç (f. 50). Fakti që Vuçiçi është president i Serbisë, dëshmon më së miri për psikologjinë e kriminalizuar të popullit serb. Se jo më kot populli serb, me votën e vet, nxori në krye të shtetit pikërisht Vuçiçin, ministrin e informacionit të Sllobodan Millosheviçit, të kriminelit me damkë që lau me gjak mbarë Bosnjë-Hercegovinën dhe popullin shqiptar të Kosovës. Prandaj akademiku Flori Bruqi, në faqet e këtij libri, i ka bërë“skanerin” e duhur Aleksandër Vuçiçit, duke ia flakur tutje përfundimisht “mantelin e udhëheqësit të moderuar” të Serbisë. Me mjaft interes në faqet e këtij libri është tema që trajtohet në kreun me titull “Kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë- trashëgimi shqiptare”. Në argumentim të titullit që i ka vënë kësaj teme të librit, akademiku Flori Bruqi shkruan: “Mbështetje për qëndrimet tona që paraqiten gjatë gjithë këtij punimi se kishat dhe manastiret ortodokse u rindërtuan ose, më mirë të themi, u adaptuan me ndërhyrje gjatë rindërtimeve për t’u transformuar nga stili katolik në atë ortodoks,.. do të gjejmë edhe te disa studiues serbë që shquhen me punimet e tyre për këto çështje” (f. 53). Autori, me një objektivitet shkencor, ka nxjerrë në spikamë një të vërtetë historike. Sepse dihet që politeizmi ilir filloi t’ia lëshojë vendin kristianizmit, i cili, me Ediktin e Milanos, në vitin 313, u shpall fe zyrtare, institucionale, shtetërore. Akademik Flori Bruqi i ka dhënë propagandës mashtruese serbe një përgjigje historikisht të argumentuar. Madje përgjigjja e tij vlen edhe për Vatikanin, i cili, në vitin 2013,përmes një artikulli tëkardinalit Uallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”, deklaronte se “Kosova është djepi i kishës ortodokse serbe”. Me analizën e temës në fjalë, akademik Flori Bruqi i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm traditës së kahershme fetare të Kosovës, por edhe mbarë kombit shqiptar. Kjo për arsye se populli shqiptar i Kosovës e ka të vetin djepin fetar në Kosovë se është popull rrënjës dhe institucionet e veta fetare, si kisha dhe manastire, i ka ngritur ca shekuj më parë, para se tributë sllave të shpënguleshin nga stepat ruse dhe të dyndeshin drejt Gadishullit Ilirik. Mitet dhe mashtrimet e falsifikatorëve serbë të historisë për lashtësinë e kishave dhe të manastireve në Kosovë, nuk e mbulojnë dot diellin me shoshë. Një tjetër temë me rëndësi që akademik Flori Bruqi trajton në këtë libër, është ajo që i kushtohet të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”, e cila, sipas propagandës shpifëse serbe, shërbyekej si qendër për trafikimin e organeve njerëzore. Ka qenë fjala për një shtëpi fshati që ndodhet 15 km në veri të Burrelit. Legjenda për një trafikim të organeve njerëzore që“organizohej” në një shtëpi të tillë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka pasur për qëllim të falsifikohej e vërteta historike për krimet barbare të bishës fashiste serbe kundër popullit shqiptar të Kosovës, në mënyrë që Serbia, nga një shtet agresor, të shndërrohej në një shtet-viktimë. Kjo legjendë, e sajuar në Beogradë dhe në Moskë dhe e mbështetur paturpësisht edhe nga Perëndimi evropian, është faqja më e zezë në historinë evropiane të pasluftës. Në faqet e këtij libri, autori ka vënë në dukje bashkëpunimin e ngushtë të Beogradit dhe të Moskës për fabrikimin e shpifjeve për ekzistencën e të ashtuquajturës “shtëpia e verdhë”. Ky bashkëpunim del në pah më së miri përmes deklaratave të ish-ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç dhe të ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov, të cilët, në sinkron me njëri-tjetrin, mbështetnin fuqimisht mashtrimet e Karla del Pontes dhe të Dik Martit, mashtrime trashanike këto që u hodhën në qarkullim me sponsorizimin e drejtpërdrejtë të Beogradit dhe të Moskës. Në librin e akademikut Flori Bruqi bëhet e qartë se Beogradi dhe Moska, si dy vatrat më armiqësore të kombit shqiptar në tërësi dhe të popullit shqiptar të Kosovës në veçanti, patën bërë shumë investime për përgatitjen e dy tellallëve të Perëndimit evropian, si Karla del Ponte, ish-Kryeprokurore e Tribunalit të Hagës, dhe Dik Marti, anëtar i Dhomës së Ulët të Parlamnentit të Zvicrës dhe raportues i Këshillit të Evropës, për të shpikur mitin, sipas të cilit Ushtria Çlirimtare e Kosovës paskej kryer vrasje të të burgosurve serbë, me synimin për heqjen e organeve dhe trafikimin e tyre për qëllime fitimi. Për këtë qëllim, ish-kryeprokurorja Karla del Ponte (tani ambasadore e Zvicrës në Argjentinë) pati botuar librin me titull “Gjahu”, në të cilin, pa iu dridhur qerpiku, ka shpifur, duke deklaruar se gjoja civilët serbë, të burgosur nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, qenkeshin vrarë në Shqipëri dhe organet e tyre qenkeshin shitur në tregun e zi pas përfundimit të luftës. Këtë mënyrë shpifjeje e ka përdorur edhe Dik Marti, si raportues i posaçëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raporti i tij u miratua në Komitetin për Çështje Juridike dhe të Drejtat e Njeriut, çka përbën një njollë të zezë për Komitetin në fjalë, i cili i bashkohej korit të hienave serbe dhe ruse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është me të vërtetë e turpshme që ai Komitet i merrte për të vërteta shpifjet e ish-Kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Mati, sipas të cilëve trafikimi i organeve njerëzore “mund të bëhej” në një shtëpi fshati në veri të Burrelit! Me këtë rast, akademik Flori Bruqi, për të hedhur poshtë shpifjet e ulëta të dy personazheve të lartpërmendura, i drejtohet deklaratës së një specialisti të mjekësisë ligjore nga Beogradi, prof.dr. Zoran Stankoviçit i cili “thotë se në këtë punë duhet të marrin pjesë kirurgë të mirë, një ekip multidisiplinar me të paktën 50 njerëz” (f. 101). Arsyen e shpifjeve tëish-kryeprokurores Karla del Ponte dhe të raportuesit Dik Marti, akademik Flori Bruqi e gjen te një deklaratë e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar: “Përderisane shqiptarët, menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, nuk ngritëm padi kundër Serbisë për gjenocid dhe krime lufte në Kosovë, tani një gjë të tillë e bëjnë serbët kundër neve shqiptarëve, edhe përmes lobit të tyre shumë të fuqishëm në Zvicër, fillimisht përmes librit të ish-Kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Zonjës Karla del Ponte, dhe tani edhe përmes Raportit të Zotit Dik Marti në Këshillin e Evropës” (f. 143). Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka shumë të drejtë, por problemi është se padinë kundër Serbisë nuk kishte kush ta ngrinte pas përfundimit të luftës. Kjo për arsye se Hashim Thaçi kishte hyrë argat në shërbim të shovinizmit serbokriminal qëgjatë luftës dhe për të Beogradi kishte bërë një investim të madh për ta nxjerrë në krye të Kosovës, fillimisht si kryeministër dhe mandej si president. Nënkuptohet që Thaçi, në aktivitetin e vet si kryetar i partisë demokratike dhe si argat i Beogradit, do të mblidhte rreth vetes përkrahësit e bindur, me qëllim që jo vetëm të mos ngrihej kurrfarë padie kundër Serbisë për krimet, masakrat dhe shkatërrimet e rënda që i shkaktoi popullit shqiptar të Kosovës, por edhe për t’i bërë asaj lëshime pas lëshimesh, të cilat nuk mund të vlerësohen ndryshe, përveçse si tradhti komëtare. Libri “Shtëpia e Verdhë” i akademik Flori Bruqit është një vepër historiko-publicistike me vlera të jashtëzakonshme njohëse për krimet mbinjëshekullore të shovinizmit serbokriminal kundër kombit shqiptar. * * * Kur lexuesi njihet me thelbin e politikës tradicionale serbe kundë shqiptarëve, sipas së cilës “Serbia e ka ngritur në doktrinë shtetërore zhdukjen e popullit shqiptar”, ai, vetvetiu, duke pyetur vetveten, bie në përsiatje të thella: “Po si është e mundur që një popull rrënjës në Gadishullin Ilirik, siç është populli shqiptar, kërcënohej me zhdukje nga ardhacakët sllavë?” Përgjigjja e kësaj pyetjeje duhet kërkuar në traditën tonë të lashtë pellazgoiliriane. Sepse atje është zanafilla e tragjedisë sonë kombëtare, e cila i ka rrënjët në mikpritjen karakteristike dhe nderimin e tepruar që u kemi bërë të huajve. Madje mbi bazën e kësaj mikpritjeje, e cila, duke i kaluar caqet e lejuara, ka ardhur e ka marrë ngjyrime servilizmi, në gjuhën shqipe, që kryeherazi, është krijuarshprehja“shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”. Pra, shqiptarët, që së lashti, derën e kanë pasur të hapur për miqtë dhe për shtegtarët fqinj. Por rezulton se këta të fundit, në rrjedhën e shekujve, nuk janë treguar aspak mirënjohës ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, mikpritjen e shqiptarëve ata e kanë vlerësuar si kompleks inferioriteti dhe na e kanë shpërblyer me rrëmbimin e trojeve tona, duke na i rrëgjuar në një mënyrë tragjike. Dhe shqiptarët, si etnia më e madhe e Gadishullit Ilirik, në vend që të bashkoheshin fort me njëri-tjetrin dhe t’i mbronin me vendosmëri trojet e veta, ata vetëm janë tërhequr para furisë së pushtimeve të fqinjve tanë “miq dhe shtegtarë”. Kësisoj, shqiptarët, duke e zhvendosur te të huajt gravitacionin e mikpritjes dhe të nderimit deri në servilizëm, gjatë shekujve kanë pasë krijuar një boshllëk të ndjeshëm për ngjizjen e unitetit brenda vetvetes, çka ka krijuar truall për përçarjen tragjike që i ka karakterizuar brez pas brezi. Tek po hidhja në kompjuter këto radhë, menjëherë më erdhi në kujtesë një libër interesant, me autor zotërinë Sokol Braha, shqiptar nga Kosova që jeton në Zvicër. Ai, duke trajtuar natyrën e marrëdhënieve të shqiptarëve me serbët, shkruan: “Shqiptarët përshëndetin, nderojnë, urojnë, përgëzojnë, presin e përcjellin me krenari, sepse i kanë në traditën e tyre këto dhe i ruajnë me krenari. Edhe pse këta komshinj nuk i ftuam ne, por na erdhën si miq të paftuar! Por unë pyes veten: a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56). Duke i nderuar të huajt deri në atë shkallë, saqë të mos respektosh dinjitetin personal, domosdo që do të fitosh jo simpatinë, por mungesën e respektit nga ana e tyre, i cili, me kalimin e kohës, vjen e merr përmasat e shpërfilljes, duke u ngritur ca nga ca deri në nivelin e neverisë dhe të urrejtjes së hapur. Pikërisht kështu ka ndodhur me shqiptarët. Duke u treguar mikpritës me ardhacakët sllavë, me të cilët u treguan bujarë, ilirët i lejuan të bëheshin zotër në tokat e Ilirisë. Me kalimin e shekujve, ardhacakët sllavë i zhvendosën ilirët rrënjës shekull pas shekulli, derisa trojet ua katandisën në një shoshë vend. Në këtë mënyrë, duke i respektuar tej mase ardhacakët sllavë, ilirët, siç u theksua më lart, fituan neverinë dhe urrejtjen e tyre, e thelluan përçarjen brenda vetes dhe erdhën duke u shndërruar në një popull vetëvrasës. Skënder Sherifi, shkrimtar dhe gazetar frankofon me origjinë shqiptare, i njohur sidomos në rrethet letrare në Belgjikë dhe në Francë, në një intervistë që i ka marrë zotëria Gjovalin Kola këtu e ca vjet të shkuara, ka nxjerrë në pah “… një prirje vetëshkatërruese që manifestojnë shqiptarët, njëfarë vetëvrasjeje kolektive. Kur i sheh me realizëm të shkuarën dhe zhvillimet e sotme, arrin në përfundimin se ky komb është armiku më i madh i vetvetes. Këtu ka një urrejtje, xhelozi e mëritë tepruar. Nuk dimë ta vlerësojmë tjetrin. “S’të njoh, s’dua të të njoh, s’dua të di çfarë meritash ke ti”. Kështu arsyetohet, pak a shumë, te ne” (Gjovalin Kola. “Ky komb është armiku më i madh i vetvetes”. Gazeta “Shekulli”. 03 tetor 2006). Pikërisht vetëvrasjes kolektive, për të cilën tërheq vëmendjen shkrimtari dhe gazetari Skënder Sherifi, një personalitet politik i viteve të luftës, ish-ministri i brendshëm Kol Bib Mirakaj, i ka kushtuar një libër të tërë, me titull “Vetëvrasja e një kombi”. Botimet “Fiorentina”. Shkodër 2014. Pak a shumë të njëjtën linjë arsyetimi ndjek edhe publicisti dhe moderatori i njohur televiziv Artur Zheji në një material që ka botuar në internet ca muaj më parë: “Një vend që s’ka bërë asnjë luftë me të tjerët, është dreqosur nga lufta e pamëshirshme dhe pa kufi me vetveten, si një gërryerje, si një acid vrasës, si një ligësi për të parë të dërrmuar më të dobëtin, më të pafuqishmin dhe këmbërrëshqiturin në humnerë” (Artur Zheji. “Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…”. Faqja e internetit: “VideoWap.Net”. 30 korrik 2019). Prof.dr. Mehdi Hyseni, akademik, në një artikull të paradokohshëm, citon zotërinë Enis Shatri: “Sikur shqiptarët të ishin treguar kaq mizorë me armiqtë shekullorë, sa ç’janë treguar me njëri-tjetrin, kufijtë tanë do të shtriheshin deri atje ku kanë qenë, deri në Pargë e në Prevezë”. Dhe më poshtë profesori vazhdon: “Ky paradoks sheshit provon edhe sot gjendjen tonë të mjeruar dhe të robëruar nën tutelën kolonialiste të disa shteteve fqinje sllave të Ballkanit (Greqia, Maqedonia Veriore, Serbia dhe Mali i Zi). Ky paradoks qartazi provon edhe aksiomën e qëlluar të Rilindësit tonë, Faik Konica, se “armiku i shqiptarit është vetë shqiptari”. Ky paradoks historik, politik, kombëtar e atdhetar dëshmon se populli shqiptar nuk ka ngelur rastësisht dhe vetëm si pasojë e armiqve të huaj, i copëtuar, i aneksuar, i kolonizuar, i shtypur dhe i robëruar nën thundrën tiranike shekullore të sllavëve të Ballkanit, por fajtori më i madh është vetë shqiptari, që me shekuj, që nga Hamzai e deri te Adem Jashari, e tradhton, e vret dhe ia fut thikën pas shpine shqiptarit, jo armikut!” (Prof.dr. Mehdi Hyseni. “Ndryshe”. Faqja e internetit “Albaniapress”. 19 maj 2019). Në romanin me titull “Amanti i Arbërisë”, një libër fantastiko-historik ky për fëmijë, të cilin Shtëpia Botuese “Toena” e pati hedhur në qarkullim në vitin 2003, shkrimtarja dhe publicistja e njohur Vilhelme Vranari Haxhiraj ka zbuluar me art ca të vërteta tragjike në ecurinë shumëshekullore të etnosit shqiptar në Gadishullin Ilirik: Ilirët nuk kanë pasur perëndi të luftës. Nga bashkëbisedimi i dy heronjve të romanit – Amantit dhe Vranos – del në pah arsyeja se pse ilirët nuk kishin perëndi lufte. Amanti i jep këtë shpjegim Vranos: “ – Nuk ka ç’na duhet Perëndia e luftës. Populli ilir ka qenë dhe është liridashës. Ne nuk e duam luftën dhe nuk i biem askujt në qafë”. Kjo e vërtetë tragjike ilire zbulon një mendësi paradoksale: ilirët nuk kanë pasur absolutisht prirje për ekspansion. Po si ka qenë i mundur një paradoks i tillë, përderisa rreth e qark tyre, etnoset e tjerë etjen për ekspansion e kanë pasur si yll karvani në luftën e tyre për mbijetesë? Sa ishte sipërfaqja e etnosit grek në vitin 1831? Në vitin 1913, brenda 80 vjetëve, u trefishua pikërisht në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar. Sa ishte sipërfaqja e etnosit serb në vitin 1878 dhe ku arriti në vitin 1913, në dëm të sipërfaqes së etnosit shqiptar? Mungesa e prirjes për ekspansion, si trashëgimi fatkeqe që nga koha e Ilirisë, ku e katandisi Shqipërinë? Në një sipërfaqe sa një “fushë tenisi”. Një tjetër e vërtetë tragjike që zbulohet në këtë roman, është përçarja që ka mbretëruar në botën e lashtë ilire. Pyetjes së Amantit, drejtuar Bukuroshes së Durrësit për njerëzit nëse janë ziliqarë, ajo i përgjigjet: “ – Po, po, kanë smirë për këdo që i shkojnë punët mbarë, mundohen dhe bëjnë të pamundurën që ta shkatërrojnë tjetrin”. Kjo smirë tragjike vazhdon traditën e vet që nga koha e Ilirisë dhe deri në ditët tona. Në vazhdimësi, shkrimtarja nënvizon edhe një tjetër të vërtetë tragjike për kombin shqiptar, të trashëguar që nga lashtësia ilire. Kur po bisedojnë për ngritjen e kalasë së Shkodrës, për ndërtimin e së cilës dy vëllezër prenë në besë vëllain e vogël, Hyu i Jezercës i thotë Amantit: “Ndër tre njerëz, vetëm njëri është i drejtë. Ndaj nuk bën hair ky truall, biro!”. Për shkak të përçarjes që kanë pasë trashëguar që nga pellazgoiliria, shqiptarët, aty nga mesi i shekullit XIX, në vend që ta kuptonin rrezikun e madh që u kanosej nga grekosllavizmi përmes “Megaliidesë”dhe “Naçertanies”, u hodhën në kryengritje kundër taksave që u vendosën me Reformat e Tanzimatit, pa pasur absolutisht si qëllim që të luftonin për pavarësinë e vendit nga perandoria otomane. Asokohe kombi shqiptar ishte numerikisht më i madhi në Gadishullin Ilirik. Grekët numëroheshin në 1 milion e 100 mijë, serbët – në 600 mijë, kurse shqiptarët – në 1 milion e 600 mijë. Por përçarja ndërshqiptare dhe mercenarizmi i parisë së tyre ishte pengesa kryesore për forcimin e unitetit aq të dëshiruar. Pikërisht mercenarizmin e parisë shqiptare e përmend edhe Ivo Andriçi në elaboratin e vet, çka citohet në librin e “Shtëpia e Verdhë” të akademikut Flori Bruqi: “Në territorin shqiptar është zhvilluar një luftë e ashpër ndërmjet nesh dhe Italisë. Italianët atëherë iniciuan çështjen malazeze e maqedonase, si dhe idenë e Shqipërisë së Madhe deri në Kaçanik. Ne kundër tyre zhvilluam herë aksione të fshehta, herë të hapura, duke i bërë për vete me para fisnikët (parinë) shqiptarë dhe duke u shërbyer me idenë e “Shqipërisë së pavarur” dhe “Ballkanin popujve të Ballkanit” (f. 28). Përçarja ndërshqiptare në ditët tona ka marrë përmasa të frikshme. Ajo është trualli më i përshtatshëm i mercenarizmit, i servilizmit ndaj të huajve dhe i vëllavrasjes. Këtë e dëshmon më së miri numri i madh i partive politike. Në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup figurojnë 92 parti politike, të regjistruara në gjykata. Shpërfillja dhe neveria që ushqejnë serbët për shqiptarët, mishërohet fare hapur në kërkesën skandaloze tëkryeministres serbe, drejtuar kryeministrit Rama dhjetorin e vitit të kaluar. Në faqet e internetit asokohe u bë i njohur informacioni i mëposhtëm: “Serbia është aq e guximshme, saqë edhe Shqipërisë i kërkon tërheqje të njohjes së Kosovës, raporton KTV. Por, këtë kërkesë të kryeministres së Serbisë Ana Brnabiç, drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri Ramush Haradinaj e quan të turpshme (Citohet sipas: “Serbia i kërkon Shqipërisë ta tërheqë njohjen e Kosovës, reagon ashpër Haradinaj”. Faqja e internetit “time.al”. 25 dhjetor 2018). Kërkesa e kryeministres serbe është me të vërtetë e turpshme, por ajo e ka një bazë ku mbështetet – pikërisht te përçarja ndërshqiptare. Pikërisht kjo përçarje e mallkuar është arsyeja e heshtjes së Tiranës zyrtare para institucioneve ndërkombëtare, deri edhe para Tribunalit të Hagës, për krimet e rënda që Serbia kreu në Kosovë gjatë viteve të luftës. Ato krime ishin konkretizim i urrejtjes mbinjëshekullore që shovinizmi serbokriminal ka ushqyer dhe vazhdon të ushqejë ndaj kombit shqiptar, urrejtje që përbën një enciklopedi më vete. Shovinizmi evropinoperëndimor, në bashkëpunim të ngushtë me shovinizmin rusomadh, e njihte mirë psikologjinë përçarëse që karakterizonte mbarë etninë shqiptare, prandaj edhe copëtimin e trojeve tona amtare e nisi në Kongresin famëkeq të Berlinit dhe e kurorëzoi me Konferencën edhe më famëkeqe të Londrës. Ato dy copëtime vërtetuan në praktikë se shqiptarët, megjithëse përfaqësonin etninë më të madhe në gadishullin tonë, përçarjen vetëvrasëse e kishin në gjenin e tyre. Kjo përçarje ka bërë që shqiptarët e Shqipërisë Londineze sot të jenë pre e lehtë e nëpërkëmbjes, e talljes së hapur nga ana e kryeministrit Rama, i cili, sipas të gjitha gjasave,ka ndërmarrë nismën pa zhurmë e pa bujë për shpërbërjen e popullsisë së vendit tonë, numri i së cilës, sipas një statistike të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në vitin 2100 do të zbresë në 500 mijë banorë. Largimi drejt Perëndimit i gati 500 mijë shqiptarëve pas vitit 2013, është dëshmia më kuptimplote e veprimtarisë antikombëtare të kryeministrit Rama. Në këtë mënyrë, Rama është duke vënë në jetë doktrinën shtetërore serbe, të shpalosur 80 vjet më parë në elaboratin e Ivo Andriçit për zhdukjen e popullit shqiptar. Prandaj Rama, si simbol i përçarjes ndërshqiptare, ka për zemër jo Kosovën, por Serbinë e Aleksandër Vuçiçit, me të cilin kërkon të krijojë Minishengenin ballkanik, duke hedhur themelet e një Jugosllavie të Re, çka dëshmon shkoqur fare se, në dashurinë për serbosllavizmin, ai po ecën në gjurmët e kriminelit Enver Hoxha. Për fatkeqësinë tonë kombëtare, shqiptarët, në vend që të çohen peshë më këmbë dhe, përmes “armës së votes”, t’i tregojnë vendin politikës shkombëtarizuese të Ramës, ata, për shkak të përçarjes tragjike që i karakterizon, parapëlqejnë ose të braktisin atdheun dhe të enden nëpër vendet perëndimore, ose të shtrojnë kurrizin para tij, duke u sjellë si delet e Krishtit. Në të njëjtën kohë, kryeministri Rama, me politikën shkombëtarizuese që ka ndjekur gjatë këtyre gjashtë vjetëve, ka bërë që vendi ynë të shndërrohet edhe në objekt i njëshpërfilljeje, deri në përbuzjetë heshtur, nga ana e Bashkimit Evropian dhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dëshmia më kuptimplote e kësaj shpërfilljeje është vizita e Sekretarit të Departamentit të Shtetit Majk Pompeo në Mal të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi në javën e parë të muajit tetor 2019, kur ai e anashkaloi Shqipërinë dhe Kosovën. Prandaj ka shumë të drejtë publicisti i njohur shqiptaro-amerikan, dr. Andon Dede, fjalët e të cilit kanë një tingëllim mjaft aktual: “Duhet pranuar se aktualisht kemi marrë një nam të keq, saqë na tregojnë me gisht kudo që vemi. Dhe të ndryshosh një opinion që ka zënë vend, është shumë më vështirë sesa të krijosh një të ri” (Andon Dede. “Pa iluzione e paragjykime”. Shtëpia Botuese “Globus R”. Tiranë 2010, f. 149). Burimi : https://gazetadielli.com/enciklopedia-e-urrejtjes-serbe-libri-shtepia-e-verdhe-i-floiri-bruqit-si-nje-deshmi-e-urrejtjes-se-tille/

Niveli i detit Mesdhe shumë shpejt pritet të rritet.

Niveli i detit Mesdhe shumë shpejt pritet të rritet. Alarmi këtë herë ngrihet nga shkencëtarët e Institutit kombëtar të gjeofizikës dhe vullkanologjisë të cilët llogarisin se niveli mund të rritet me 20 centimetra deri në 2050-tën, dhe 57 deri në 2100. Në zona të veçanta si laguna e Venezias, uji mund të ngrihet me deri në 82 centimetra. Në llogaritje përfshihen edhe efektet e lëvizjes vertikale të tokës, të përcaktuara nga matjet gjeodezike të realizuara 20 vitet e fundit. Studimi parashikon dy skenarë të mundshme të nivelit të detit në 2050-tën dhe 2100-tën, të llogaritura mbi bazë të projektimeve klimatike të siguruara nga paneli ndërqeveritar i ndryshimeve klimatike. Ndërsa në skenarin e parë llogaritet një rritje prej 20 dhe 57 centimetra në vitet e lartpërmendura, në të dytin vlerësohet se niveli do të ndryshojë me 17 dhe 34 centimetra.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...