2020-10-27

Kryediplomati rus Sergey Lavrov pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19

Kryediplomati rus vetë-izolohet pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19 Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov ndihet mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por udhëtimet e punës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 28-29 tetor, janë prolonguar për një datë tjetër Elena Teslova | 27.10.2020 Kryediplomati rus vetë-izolohet pas kontaktit me një person të prekur nga COVID-19 Moskë Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, është vetë-izoluar pasi ishte në kontakt me një person që rezultoi pozitiv në testin e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria ruse e Punëve të Jashtme njoftoi se Lavrov ndihet mirë dhe nuk ka shenja të sëmundjes, por udhëtimet e punës në Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi, të planifikuar për 28-29 tetor, janë prolonguar për një datë tjetër. Sot më herët, Rusia njoftoi numrin rekord të vdekjeve ditore që nga shpërthimi i pandemisë. Kryeshefja sanitare e Rusisë, Anna Popova, njoftoi se nga dita e nesërme do të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet argëtuese nga ora 11 në mbrëmje deri në orën 6 të mëngjesit. Ajo tha se nëse situata vazhdon të përkeqësohet, autoritetet mund të vendosin masa më të rrepta. Në Rusi është e detyrueshme mbajtja e maskës në transportin publik, vende parkimi, ashensorë dhe në tubime masive ku janë të pranishëm 50 ose më shumë njerëz. Që nga shfaqja dhjetorin e kaluar në Kinë, sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, pozitiv për COVID-19 në të gjithë botën kanë rezultuar pothuajse 43.5 milionë persona, përfshirë mbi 1.1 milionë të vdekur dhe rreth 29.2 milionë të shëruar. SHBA, India dhe Brazili aktualisht janë vendet më të prekura. Rusia renditet vendi i katërt më i prekur nga pandemia COVID-19.

Turqi, 2.209 raste të reja dhe 76 viktima nga COVID-19

Ankara Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 2.209 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i tyre është rritur në 366.208, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave nga Ministria turke e Shëndetësisë, vendi po ashtu regjistroi 76 viktima të tjera nga koronavirusi, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 9.950. Gjithsej 1.511 pacientë të tjerë fituan betejën e tyre kundër pandemisë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve nga virusi në 317.519. Deri më sot punonjësit e kujdesit shëndetësor të Turqisë kanë kryer mbi 13.47 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 127.651 teste të kryera gjatë ditës së fundit. Numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht është 1.827, këtë javë me 5 për qind që vuajnë nga pneumonia. "Ne nuk mund të jemi të suksesshëm nëse numri i pacientëve në gjendje kritike dhe i atyre aktiv nuk ulet", shkroi ministri turk i Shëndetësis, Fahrettin Koca, në llogarinë e tij në twitter.

Covid 19 në Francë dhe Maqedoni Veriore

Paris Franca gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 523 viktima të tjera nga koronavirusi i ri (COVID-19), shifër më e lartë në 6 muajt e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA). Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 628 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve nga ky virus në 27.827, transmeton Anadolu Agency (AA). Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, në vend gjatë ditës së fundit po ashtu u regjistruan 15 viktima, me çka numri i viktimave nga ky virus është rritur në 949. Numri i pacientëve të shëruar nga virusi është rritur në 19.479, përfshirë 531 pacientët e shëruar gjatë ditës së fundit. Numri i rasteve aktive aktualisht është 7.399. Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë kryer 2.236 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera në 238.011.

Kosovë, 1 i vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 528 mostra të dyshuara me COVID-19 Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 1 person i infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) ka vdekur duke e çuar në 616 numrin e të vdekurve nga ky virus, transmeton Anadolu Agency (AA). Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 62 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 15.270. Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 528 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 63.638 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 85 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka shkuar në gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

floripress: Shtohet numri i të infektuarve me COVID-19 në botë

Numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 në botë është rritur ditët e fundit, me mbi 38milionë e 724 mijë raste të konfirmuara, ndërsa numri i viktimave ka shkuar mbi 1 milionë e 94 mijë. ShBA vazhdon të jetë vendi më i goditur në botë, pasuar nga India dhe Brazili. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se shumë vende po raportojnë rritje të shtrimeve në spital nga koronavirusi. Ndërkohë, OBSH thotë se pandemia nuk ishte e barabartë kur analizohet mënyra e reagimit dhe ndikimit në vende të ndryshme. "Pothuajse 70 për qind e rasteve të raportuara në botë javën që shkoi ishin nga 10 vende dhe gati gjysma e tyre ishin vetëm nga tri vende”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së foli për konceptin e njohur si “imuniteti i turmës” duke e lejuar virusin të shpërndahet, gjë që ai nuk e përkrah. “‘Imuniteti i turmës’ është një koncept që përdoret për vaksinimin, përmes së cilit një popull mund të mbrohet nga një virus i caktuar, nëse arrihet pragu i vaksinimit. Për shembull , imuniteti i turmës kundër fruthit kërkon vaksinimin e rreth 95 për qind të popullatës. Për poliomilitin pragu është 80 për qind. Me fjalë tjera, imuniteti i turmës arrihet duke mbrojtur njerëzit nga virusi, jo duke i ekspozuar ndaj tij”, thotë Tedros Adhanom Ghebreyesus. Ndërkohë në ShBA, që ka numrin më të madh të rasteve me koronavirus, tubimet zgjedhore po vazhdojnë disa javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit. President Trump i është kthyer fushatës që e ndërpreu pasi u infektua me virus dy javë më parë. Rivali demokrat, Joe Biden, vazhdon të kritikojë përgjigjen e zotit Trump ndaj pandemisë. “Udhëheqja kaotike e Donald Trumpit na kushtoi shumë: 215 mijë vdekje nga COVID-19 dhe numri vazhdon të rritet”, tha zoti Biden. Zoti Trump insiston se vendin e presin ditë të mira. “Tani jam duke luftuar për çrrënjosjen e virusit, ndërtimin e ekonomisë dhe shpëtimin e vendit nga e majta radikale”, tha zoti Donald Trump. Këtë javë kompania Johnson&Johnson njoftoi ndërprerjen e testimit të fazës së fundit të vaksinës për COVID-19, pasi një prej pjesëmarrësve në studim u diagnostikua me një sëmundje të pashpjegueshme. Prodhuesi i ilaçeve “Eli Lilly & Co” njoftoi gjithashtu ndërprerjen e provave me antitrupave për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Ndërkohë, shpresat e miratimit të një pakete të re ndihmash për amerikanët janë zbehur ndërsa Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosy hodhi poshtë propozimin e Shtëpisë së Bardhë për 1.8 trilion dollarë. Sipas analistëve vonesat po shkaktojnë ankth në tregjet financiale. “Mendoj se investitorët janë të zhgënjyer nga fakti që Uashingtoni nuk po arrin që para zgjedhjeve t’i japë vendit një paketë, e cila është shumë e nevojshme, veçanërisht për bizneset e vogla”, thotë analisti Randy Watts. Sa i përket Evropës, Franca regjistroi së fundmi një numër rekord të rasteve të reja. Presidenti Emmanuel Macron reagoi duke ndaluar qarkullimin gjatë natës në Paris dhe disa qytete tjera. Spanja ka 908 mijë të infektuar. Në vendin më të prekur në Evropën Perëndimore, vërehet lodhje emocionale tek personeli i kujdesit intensiv. Në Britani, kryeabashkiaku i Londrës paralajmëron masa të ashpra ndërsa rastet shtohen. "Lajmet nuk janë të mira. Të gjithë treguesit, si numri i rasteve të reja, shkalla e rasteve pozitive, shtrimet në spitale dhe kujdesin intensiv dhe rastet mes të moshuarve tregojnë se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar”, njoftoi Sadiq Khan, kryebashkiaku i Londrës. Masat përfshijnë kufizimin që ndalon grumbullimim e më shumë se gjashtë personave dhe ndalimin e lëvizjeve pas orës 22. Flori Bruqi

2020-10-24

Gjykata Speciale në Hagë vazhdon të jetë e heshtur.

Përkundër që tashmë ka skaduar afati gjashtë mujor nga propozimi i aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, Gjykata Speciale në Hagë vazhdon të jetë e heshtur. Media ka provuar të marrë një përgjigje nga Dhomat e Specializuara në Hagë, nëse këto propozim-aktakuza janë konfirmuar ose jo, mirëpo deri në këto momente nuk ka pranuar ndonjë përgjigje. Ndërkaq, më herët zëdhënësja zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë, Angela Griep ka pohuar se edhe nëse aktakuza konfirmohet, gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhëroj mos zbulimin e përkohshëm të saj. “Gjyqtari i procedurës paraprake, në varësi të specifikave të çështjes individuale, ka deri në gjashtë muaj kohë për të marrë një vendim nëse do të hedhë poshtë ose konfirmojë aktakuzën. Në të njëjtën kohë, Rregullat parashikojnë një numër skenarësh që mund të rezultojnë në një aktakuzë të konfirmuar, e cila mund të bëhet publike më vonë se gjashtë muaj pas depozitimit të saj. Për shembull, rregulli 88 parashikon që gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë mos zbulimin e përkohshëm të një aktakuze të konfirmuar për arsye sigurie ose për të shmangur ndërprerjet në procedure”, ka thënë ajo. Për heshtjen e Speciales, më herët ka reaguar edhe avokati Arianit Koci, duke thënë se presidentit Hashim Thaçi po i shkelen të drejtat elementare të njeriut nga Gjykata Speciale, e cila s’po tregon asgjë lidhur me aktakuzën e propozuar ndaj tij. Kujtojmë se, më 24 qershor, Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka njoftuar se më 24 prill u ka dërguar Dhomave të Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim, në të cilën presidenti Thaçi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe të tjerë, akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Presidenti Thaçi më herët ka paralajmëruar se nëse konfirmohet aktakuza e Prokurorit të Specializuar kundër tij, atëherë ai do të japë menjëherë dorëheqje nga pozita që ka. Presidenti Thaçi është intervistuar nga Prokuroria Speciale në Hagë gjatë muajit korrik, ndërkaq intervistimi i tij kishte zgjatur katër ditë. Pas intervistimit, ai kishte thënë se për katër ditë ka dhënë dëshmitë e tij lidhur me aktivitetet që ka bërë gjatë periudhës së luftës. Presidenti është shprehur i bindur se do të dal i suksesshëm nga kjo sfidë dhe se lufta e UÇK-së ka qenë e drejt dhe për liri, dhe se për këtë kanë pasur përkrahjen e botës.

Arrestohet në Serbi shtetasi i Kosovës, Agim Gjocaj 23 tetor19:46 Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, raporton GazetaBlic. Sipas Ministrisë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), i arrestuar nga policia serbe është Agim Gjocaj, derisa MPJ thotë se akuzat e pretenduara ndaj tij janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. “MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik”, thuhet në reagim. Reagimi i plotë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), dënon ashpër arrestimin e shtetasit Kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia. Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik. Politika e vjetër e Serbisë me në krye Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane ku aspirojnë dhe në kundërshtim me deklaratat që bëjnë përpara faktorit ndërkombëtar për kinse ‘angazhim e gatishmëri’ drejt procesit të normalizimit të plotë me Kosovën dhe fqinjësi të mirë në rajon. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste. Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se një shtetas kosovar është arrestuar gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë, raporton GazetaBlic. Sipas Ministrisë ë Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), i arrestuar nga policia serbe është Agim Gjocaj, derisa MPJ thotë se akuzat e pretenduara ndaj tij janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. “MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik”, thuhet në reagim. Reagimi i plotë: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës (MPJD), dënon ashpër arrestimin e shtetasit Kosovar, Agim Gjocaj, nga Serbia. Gjocaj u arrestua në mënyrë flagrante gjatë udhëtimit të tij transit nëpër territorin e Serbisë. MPJD kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të Agim Gjocajt si dhe të Nezir Mehmetajt, i cili po vazhdon të mbahet padrejtësisht në paraburgim tash e dhjetë muaj. Po ashtu, theksojmë se akuzat e pretenduara ndaj tyre janë të pabaza, të qëllimshme dhe të motivuara politikisht. MPJD i bën thirrje Brukselit dhe shteteve të Grupit Quint, që të adresojnë këtë shqetësim tek autoritetet në Beograd, që njëherë e përgjithmonë të ndalohet një praktikë e tillë e jashtëligjshme, të ndalimit të pabazë të shtetasve kosovarë të cilët kalojnë transit në territorin e Serbisë. Një sjellje e tillë është në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut, marrëveshjen e lëvizjes së lirë të arritur në Bruksel, në vitin 2011 dhe në kundërshtim të plotë me frymën e marrëveshjes së zotimeve të Washingtonit për Normalizim Ekonomik. Politika e vjetër e Serbisë me në krye Vuçiqin, vazhdon të sillet në shpërputhje me të gjitha vlerat evropiane ku aspirojnë dhe në kundërshtim me deklaratat që bëjnë përpara faktorit ndërkombëtar për kinse ‘angazhim e gatishmëri’ drejt procesit të normalizimit të plotë me Kosovën dhe fqinjësi të mirë në rajon. Këto veprime, janë në vazhdën e përpjekjeve të Serbisë për të sabotuar Republikën e Kosovës, duke lëshuar urdhra të rrejshme arrestimesh dhe duke manipuluar kanalet e tyre mediatike përmes propagandës së vazhdueshme raciste. Andaj, duke i pasur parasysh këto rrethana, MPJD i përsëritë thirrjet që shtetasit e Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarët nga diaspora t’i shmangin udhëtimet në dhe nëpërmes Serbisë, për shkak të rrezikut të ndalimit të tyre, me akuza të motivuara politikisht.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...