Agjencioni floripress.blogspot.com

2020/10/27

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e rajonit: Tregtia elektronike në rritje, turizmi në rënie

Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e rajonit: Tregtia elektronike në rritje, turizmi në rënie Kriza e shkaktuar nga COVID-19, në botë, por edhe në vendet e rajonit, ka prekur më së shumti sektorin e turizmit, si dhe sektorë të tjerë që lidhen me turizmin, respektivisht hotelierinë, zanatet dhe transportin | Ndikimi i pandemisë COVID-19 në ekonominë e rajonit: Tregtia elektronike në rritje, turizmi në rënie Shkup/Prishtinë/Tiranë Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19), përveç shkaktimit të një krize shëndetësore, po ashtu ka ndikuar në sjelljen e njerëzve dhe zakoneve të tyre të përditshme, me çka ka shkaktuar edhe ndryshime në ekonomi, shkruan Anadolu Agency (AA). Në këtë kontekst, sektorë të caktuar në ekonomi po pësojnë humbje, ndërsa nga ana tjetër, disa sektorë po shënojnë rritje. Kriza e shkaktuar nga COVID-19, në botë, por edhe në vendet e rajonit, ka prekur më së shumti sektorin e turizmit, si dhe sektorë të tjerë që lidhen me turizmin, respektivisht hotelierinë, zanatet dhe transportin, por edhe investimet në ndërtimtari dhe në projekte të tjera të shumta, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat. Nga ana tjetër, ajo që bie në sy në kontekstin e ndryshimeve në ekonomi është rritja e tregtisë elektronike, pra shitjet në internet gjatë pandemisë. Rritje e tregtisë elektronike në Maqedoninë e Veriut Përderisa shumica e sektorëve në ekonomi po kalojnë humbje dhe po luftojnë për të mbijetuar shkaku i krizës së shkaktuar nga koronavirusi, Maqedonia e Veriut ka shënuar rritje të tregtisë elektronike. Analiza e Shoqatës për Tregti Elektronike tregon se qytetarët e Maqedonisë së Veriut në tre muajt e parë të këtij viti në tregtinë elektronike kanë shpenzuar gjithsej 28,9 milionë euro dhe vetëm në muajin mars 10,1 milionë euro. Kjo paraqet një rritje prej 17,9 milionë eurosh (61,5 për qind) në krahasim me periudhën e tre muajve të parë të vitit 2019. Të dhënat tregojnë se tregtia elektronike në mars të këtij viti u rrit me 99 për qind në krahasim me marsin e vitit të kaluar. Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar zakonet e blerësve vendas, të cilat pjesën më të madhe të blerjeve të tyre në internet e kanë zhvendosur në tregtinë elektronike vendase në vend të asaj të huaj. Implikimet për këtë natyrisht janë mbyllja e kufijve dhe kompleksiteti që është shfaur me vonesa në shpërndarjen e produkteve të blera nga jashtë, si dhe frika e porositjes së produkteve me origjinë kryesisht nga vendet që ishin të infektuara me virusin COVID-19. Sipas analizës, 59,4 për qind e transaksioneve me kartat e pagesave u realizuan në tregtinë online në vend, ndërsa 40,6 për qind e transaksioneve u realizuan në tregtinë online jashtë vendit. - Sektori i turizmit më i prekuri nga pandemia COVID-19 Në Maqedoninë e Veriut është kryer një studim mbi efektet e shkaktuara nga COVID-19 në sektorin e turizmit dhe hotelierisë me rekomandime për trajtimin e efektve ekonomike. Hulumtimi u krye nga Oda Ekonomike e Maqedonisë, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, Oda Ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit - MASIT dhe Shoqata e Odave të Tregtisë së Maqedonisë. Studimi tregon se në periudhën gusht-shtator në mënyrë masive po anulohen aranzhmanet, ndërkohë që ka edhe rënie drastike të numrit të turistëve të huaj në vend. Shumicës së kompanive të turizmit dhe hotelierisë do t'u duhej të paktën gjashtë muaj deri në një vit për t'u rikuperuar nëse pandemia COVID-19 përfundon deri në fund të vitit. Studimi parashikon dy skenarë. Sipas skenarit të parë, nëse kriza përfundon deri në fund të këtij viti, në varësi të efektit të masave që do të merren, nga puna do të pushoheshin 2 deri në 12 mijë persona, ndërsa rënia e turizmit do të jetë afër 200 milionë dollarë ose mbi 50 për qind e parashikimeve të planifikuara dhe në bazë të kësaj, rikuperimi nga kriza do të ndodhte në vitin 2023. Sipas skenarit të dytë, nëse kriza vazhdon pas vitit 2020, 4 mijë deri në 20 mijë vende pune do të humben, rënia do të jetë mbi 80 për qind dhe rikuperimi do të pritet në vitin 2027. Pothuajse 100 për qind e hoteleve kanë anuluar rezervimet për muajin prill, maj dhe qershor, ndërsa për muajin korrik ka anulime në rezervime grupore tek 89 për qind e hoteleve, për muajin gusht tek 69 për qind e hoteleve, për muajin shtator tek 50 për qind e hoteleve, ndërkohë që anulime ka edhe për muajin dhjetor të këtij viti, si dhe janar të vitit 2021. Me qëllim për të përmirësuar situatën në sektorin e turizmit, studimi thekson se është e nevojshme të stimulohet turizmi i brendshëm, duke prezantuar aranzhime të veçanta të subvencionuara dhe duke zhvilluar një fushatë të fortë për të inkurajuar turizmin vendas. Nga kriza e shkaktuar nga COVID-19, artizanët po ashtu janë të prekur, situata reale pasqyron situatën në terren. Një nga vendet më të vizituara nga turistët që vijnë në Shkup është Çarshia e Vjetër e këtij qyteti, ku zejtarët thonë se tashmë disa muaj kanë qenë në skaj të mbijetesës dhe se në këtë mënyrë mund të mbahen vetëm edhe një muaj e gjysëm. Më vonë, nëse nuk ndryshon situata, ata thonë se do të detyrohen t'i mbyllin dyqanet e tyre, siç kanë bërë tashmë shumica e dyqaneve të çarshisë. Të dhënat nga Zyra e Statistikave Shtetërore tregojnë se numri i turistëve ka rënë ndjeshëm. Në maj të këtij viti, 838 turistë vizituan vendin, shifër e cila është 99,2 për qind më pak në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e pasurive të patundshme shënojnë ulje, çmimi mbetet i pandryshuar Koronavirusi po ashtu ka reduktuar shitjet e pasurive të patundshme, por çmimet mbeten të pandryshuara. Për shkak të krizës, kryesisht blehen ndërtesa banimi dhe qiraja është ulur në minimum. Sipas agjencive të pasurive të patundshme në Shkup, tregu po lëviz pas një pushimi dymujor për shkak të krizës së shkaktuar nga COVID-19, por lëvizja është e dukshme vetëm në shitjen e apartamenteve, ku nuk ka ndryshime të çmimeve. Interesi për marrjen me qira të apartmenteve është ulur, ndërkohë, shitja dhe marrja me qira e shtëpive pothuajse nuk ekziston. Shqipëria vetëm me 20 për qind të numrit të përgjithshëm të parashikuar të turistëve Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia COVID-19 që vërehet kryesisht nga një rënie e kërkesës, që nuk ka konsumatorë që të blejnë mallrat dhe shërbimet në dispozicion në ekonominë globale, është reflektuar edhe në Shqipëri. Një nga sektorët më të goditur është turizmi, që këtë vit ka mungesën e e turistëve të huaj, krahasuar me vitet e kaluara. Sipas Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve dhe Agjencive Turistike, në Shqipëri këtë sezon veror ka vetëm 20 për qind të totalit të turistëve që parashikohej në kohë normale dhe kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit. Gjatë masave kundër pandemisë, aktivitetin ndaluan shumë biznese dhe nisur nga kjo situatë, u shtuan shitjet online në disa sektorë. Ndërkohë, sipas një raporti zyrtar të Bankës së Shqipërisë, emergjenca shëndetësore e shkaktuar nga përhapja e COVID-19 dhe masat e autoriteteve publike për kontrollin e saj, në Shqipëri përbëjnë një sfidë për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit, për financat e bizneseve dhe familjeve, si dhe për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike të vendit, në afatin e mesëm dhe të gjatë. Nisur nga kjo situatë, sipas institucioneve finaciare, goditja e dyfishtë, e kërkesës dhe ofertës, do të pasqyrohet në rënie të aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2020, e shoqëruar me rënie të punësimit, rritje të papunësisë, rënie të të ardhurave familjare dhe vështirësi financiare për bizneset. Pandemia përkeqëson situatën ekonomike në Kosovë Masat e zbatuara për të parandaluar përhapjen e koronavirusit kanë ndikuar shumë në situatën, e cila edhe në kushte normale nuk ishte e mirë sa duhet. Pasojat e pandemisë i pësojnë kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, veçanërisht sektori i gastronomisë dhe pasuritë e patundshme. Vetëm farmacitë dhe dyqanet ushqimore kanë qenë të hapura gjatë gjithë kohës, por fuqia blerëse e qytetarëve është ulur, si për shkak të pagave të ulura, ashtu edhe për shkak të largimit nga puna. Sipas të dhënave të Shërbimit Tatimor, 320 mijë punëtorë janë të punësuar në Kosovë, nga të cilët 85 mijë janë në sektorin publik. Sipas parashikimeve të qeverisë, për shkak të pandemisë, rreth 100 mijë punëtorë në sektorin privat mund të humbin punën e tyre. Një studim nga Oda Ekonomike e Kosovës në prill të këtij viti tregon se thuajse 92 për qind e kompanive theksuan se shitjet kanë rënë si rezultat i krizës. Prej tyre, 22 për qind shprehen se shitjet janë ulur me mbi 50 për qind. Mbi 80 për qind e kompanive të anketuara nga të gjithë sektorët shënuan rënie të shitjeve. Shitjet në sektorin e ndërtimit te 70 për qind e kompanive të anketuara kanë rënë për 50 për qind. Rreth 60 për qind e kompanive në sektorë të tjerë gjithashtu raportojnë rënie të shitjeve prej më shumë se 50 për qind. Sektori i gastronomisë ose HoReCa, i cili është shkurtesë e "Hotel, Restaurants dhe Catering", kanë pasur humbje të mëdha për shkak të masave të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Sipas hulumtimit të bërë me kërkesë të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, vlerësohet se humbjet janë domethënëse për sektorin drejtpërdrejt, por edhe për sektorët e tjerë që janë në një farë mënyre janë të lidhur me këtë sektor. Forma e vetme e lejuar e aktivitetit ka qenë sigurimi i ushqimit me dërgesë, i cili solli qarkullim simbolik të parave. Hulumtimi tregoi se 67,8 për qind e bizneseve gastronomike kanë pasur rënie prej 100 për qind të qarkullimit të tyre mujor në krahasim me vitin 2019, ndërsa kategoria më e prekur janë punëtorët e tyre. 52,9 për qind e bizneseve theksuan se kanë qenë të detyruar të pushonin nga puna të gjithë punëtorët. 75,9 për qind e kompanive të anketuara që kanë kredi për të rritur kapacitetin e kompanive, në fund të muajit nuk kanë pasur mjete të mjaftueshme për të paguar këstin e kredisë, për shkak të mbylljes së përkohshme të kompanive dhe mungesës së likuiditetit.

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685.

- Rusi Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.969 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 922.853 ndërsa me 68 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 15.685. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 732.968 me 3.557 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0,6 për qind ka rënë në 0,5 për qind dhe tek 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma. Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 252.374, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.656. Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 312 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 32.5 milionë. Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars. Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara. Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor. Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë.

Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës.

Kosovë Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga ky virus. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 141 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.416. Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës. Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 440 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.984 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19

Mbi 21 milionë të infektuar në botë me Covid-19 Numri i vdekjeve nga pandemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) në botë i tejkaloi 769 mijë, numri i rasteve të infeksionit është mbi 21 milionë e 617 mijë dhe deri më tani më shumë se 14 milionë e 334 mijë njerëz janë shëruar nga virusi. 16.08.2020 ~ 27.10.2020 Situata e koronavirusit në botë, 16 gusht: - Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) Në ShBA, vendi më i prekur nga pandemia në botë, numri i viktimave ka shkuar në 172 mijë e 600 dhe numri i rasteve të infektuara është mbi 5 milionë e 529 mijë raste të infektuara. - Brazil Ministria e Shëndetësisë së Brazilit njoftoi se me 41.576 raste të reja që janë regjistruar në 24 orët e fundit ka arritur në 3.317.096 numri i rasteve me COVID-19 në vend, ndërsa bilanci i viktimave ka shkuar në 107.297 me 709 vdekje të reja. Qendra tregtare e vendit, rajoni Sao-Paulo me një popullsi prej rreth 46 milionë banorësh është më i prekuri në vend nga pandemia me 686.122 raste dhe 26.613 vdekje nga COVID-19. Ndërkohë, numri i personave të shëruar nga virusi ka arritur në 2.404.272. Me një popullsi prej më shumë se 211 milionë banorësh, Brazili cilësohet si "epiqendra e pandemisë" në Amerikën Latine dhe radhitet në vendin e dytë në botë pas ShBA-së për sa i përket numrit të rasteve. - Indi Në Indi i cili është vendi i tretë më i prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në botë në 24 orët e fundit janë shënuar 944 vdekje. Ministria e Shëndetësisë së Indisë tha se në 24 orët e fundit, në vend janë shënuar 63.490 raste të reja, duke e rritur në 2.589.682 numrin e të infektuarve ndërsa me 944 vdekjet e reja në 24 orët e fundit është rritur në 49.980 numri i viktimave nga COVID-19. Deri më tani, numri i personave që janë shëruar nga COVID-19 në Indi ka arritur gjithsej në 1.862.258. - Meksikë Ministria e Shëndetësisë së Meksikës njoftoi se me 635 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit, numri i viktimave nga COVID-19 në vend është rritur në 55.543. Ndërkaq, me 6.345 raste të reja, është rritur në 517.714 numri i të infektuarve me COVID-19. Deri më tani, në vend janë shëruar 351.372 persona të prekur me COVID-19. Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Meksikë tejkaloi për herë të parë shifrën 500 më 27 maj. Në Meksikë, rasti i parë me COVID-19 u regjistrua më 28 shkurt ndërsa vdekja e parë më 19 mars. - Gjermani Në Gjermani deri më tani kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19) 9 mijë e 290 njerëz. Në rajonin Ludwigslust-Parchim të landit Meklenburg-Pomerania e Perëndimit (Mecklenburg-Vorpommern) ka ngjallur debat rregullimi ligjor për shkëputjen e fëmijëve nga prindërit në rast të shkeljes së rregullit të karantimit që zbatohet në kuadër të masave kundër pandemisë. - Francë Me 3 vdekjet e reja që janë regjistruar në Francë për shkak të koronavirusit ka shkuar në 30 mijë e 409 numri i viktimave, kurse numri i rasteve të infektuara është rritur në 238 mijë e 169, përfshi 3.310 rastet e reja që janë regjistruar ditën e fundit. - Rusi Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 922.853 ndërsa bilanci i viktimave në 15.685. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me 4.969 raste të reja numri i rasteve ka arritur në 922.853 ndërsa me 68 vdekje në 24 orët e fundit numri i viktimave në 15.685. Ndërkohë numri i të shëruarve ka arritur në 732.968 me 3.557 të shëruar në 24 orët e fundit. Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 0,6 për qind ka rënë në 0,5 për qind dhe tek 25,8 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma. Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit janë shënuar 688 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 252.374, ndërsa me 11 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 4.656. Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se në 24 orët e fundit janë kryer 312 mijë teste ndërsa numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 32.5 milionë. Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat kundër pandemisë në vend filluan në fund të muajit mars. Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u regjistrua rënie e numrit të rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të frekuentuara. Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë, që filloi më 30 mars, u hoq më 9 qershor. Në kuadër të masave kundër COVID-19, Rusia më 27 mars ndaloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare dhe që nga 1 gushti rifilloi në mënyrë të ndërsjellë fluturimet ndërkombëtare me Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar dhe Tanzaninë. - Iran Me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran është rritur në 19.639 numri i përgjithshëm i viktimave në vend. Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari, në një deklaratë të publikuar në televizionin shtetëror tha se me 147 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit numri i viktimave ka arritur në 19.639 ndërsa me 2.133 raste të reja arrin në 343.203 numri i rasteve. Ajo shtoi se 3.881 nga të prekurit me COVID-19 janë në trajtim në njësitë e kujdesit intensiv dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 297.486. Zëdhënësja Lari informoi se deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.861.825 teste për COVID-19. COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt. -Afrikë Në kontinentin e Afrikës është rritur në 1.112.732 numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19). Në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 11.390 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.112.732 numrin e rasteve ndërsa me 234 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 25.377. Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 11.677 ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.141 dhe në Algjeri 1.360 vdekje. Në Mauricius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Ishujt Sejshele dhe Eritre nuk janë raportuar vdekje deri më tani. Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 583.653 raste, Egjipti me 96.336 dhe Nigeria me 48.770 raste. Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë arrin në 827.988. - Kosovë Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 11 persona të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) kanë vdekur duke e çuar në 401 numrin e viktimave nga ky virus. Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKShPK) edhe 141 raste të reja janë diagnostikuar pozitiv me koronavirus, derisa numri i tyre ka shkuar në 11.416. Rastet e reja pozitive janë nga komuna të ndryshme të Kosovës nga të cilat me numër më të madh janë regjistruar në Komunën e Prishtinës. Në 24 orët e fundit në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjithsej 440 mostra të dyshuara me COVID-19, ndërsa nga data 8 shkurt deri më tani janë testuar gjithsej 43.984 mostra. Sa i përket numrit të të shëruarve, të dhënat kanë njoftuar për 230 pacientë të rinj, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 7.191 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.824.

Flori Bruqi :Të vërtetat e COVID-19, ekzistoi vite më parë apo u krijua në laborator?

Shkencëtarë nga e gjithë bota po studiojnë kur dhe ku filloi potencialisht koronavirusi i ri (COVID-19). “Për shkak të raportimeve të mediave perëndimore, të fokusuara në Kinë, pjesa më e madhe e botës beson se koronavirusi i ri u shpërnda në të gjitha shtetet e tjera nga Kina, por kjo është provuar si një teori e gabuar”. Kështu shkruan Qendra e Ekspertëve kanadez “Global Research” në një artikull shkencor, ku citohen dhe virologët kinezë, të cilët kanë konstatuar se Covid-19 në Iran dhe Itali ka pësuar një mutacion gjenetik. Revista e njohur shkencore amerikane, “The Lancet”, publikoi disa artikuj duke nënvizuar faktin se origjina e virusit të ri nuk është nga Wuhani në Kinë, siç supozohet aktualisht. Daniel Lucey, një specialist i sëmundjeve infektive në Universitetin Georgetown, pranoi se virusi mund ta ketë pikënisjen nga diku tjetër, pasi nga 41 rastet e para në Wuhan, 13 prej tyre nuk kanë pasur qasje në tregun e ushqimit të detit Huanan, ku u shënuan të infektuarit fillestarë. Ekspertët e shëndetësisë kanë zbuluar se një version më i butë i Covid-19, ka qarkulluar me shumë mundësi mes popullatës për vite, ndoshta dhe dekada. Revista shkencore “Cell”, publikoi një studim nga ekspertë në Kinë dhe Australi që mbështesin këtë teori, duke nënvizuar se virusi pësoi mutacion gjenetik gjatë periudhës së përhapjes së fshehtë, përpara dhjetorit të 2019-ës.Ekspertët e shëndetësisë kanë hedhur poshtë dhe teorinë konspirative se virusi është prodhuar në laborator. Pesë shkencëtarë nga Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia, publikuan një studim, në të cilin konstatohej se koronavirusi i ri nuk është ndërtuar në laborator dhe se nuk mund të manipulohet qëllimisht.Një gjë mund t’iu them, kjo nuk është një armë biologjike, askush se krijoi atë në një laborator. Ky është një prodhim i natyrës”, thekson Doktor Robert Garry, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Tulane. Edhe këta ekspertë përjashtuan Wuhanin si epiqendër e shpërthimit të pandemisë.

“Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë”.

Pandemia e COVID-19 po lë pas një krizë globale ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Kriza rrezikon të kthejë prapa hapat e bëra për të rritur barazinë gjinore gjatë dekadave të kaluara, me gra të prekura në mënyrë disproporcionale për shkak të përfaqësimit të tyre në sektorë të goditur nga politikat e bllokimit, gjasat për të qenë në punë më të ulëta ose më pak të mbrojtura, si dhe kohën e shtuar për kujdes. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në Webinar, organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në partneritet me Women20, me temë “Gjinia dhe Rimëkëmbja e Krizave: Ndërtimi Më i Mirë”. Gjatë këtij takimi virtual, Ministrja Denaj, informoi të pranishmit mbi masat e marra nga qeveria shqiptare për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve nëpërmjet dy paketave për pagat dhe dy garancitë sovrane. Ministrja gjithashtu theksoi se do të ketë rekomandime të qarta për politikat mbështetëse ndaj gjinisë, si mbështetje të aftësisë për të bërë biznes dhe qëndrueshmërisë së sipërmarrjes femërore. Ndërsa Presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti, vlerësoi përvojën e vetë Bankës për të punuar dhe investuar në sektorin privat. Z. Chakrabarti theksoi së pjesëmarrja e shtuar e grave në ekonomi dhe role drejtuese, ka impakt të gjerë në përformim më të mirë të ekonomisë në tërësi. Në këtë panel të nivelit të lartë me ekspertë nga Qeveritë, akademikë dhe sektori privat, morën pjesë edhe Guvernatorë të tjerë të vendeve anëtare të BERZH.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...