Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/15

Para dhe pas shpërthimit të koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetësisë u ka bërë thirrje zyrtarëve që të “monitorojnë me kujdes heqjen e masave kufizuese dhe organizimin e tubimeve publike”, për shkak të mundësisë së mbetjes së ndonjë zinxhiri të përhapjes së sëmundjes Covid-19. Kjo Organizatë ka thënë mes tjerash se zyrtarët duhet të tregojnë “gatishmëri për të reaguar menjëherë në rast të raportimit të ndonjë rasti të ri me Covid-19, pas heqjes së masave kryesore në kuadër të strategjisë së kontrollit”. Ekipi i Kolegjit Imperial në Britani, raporti i të cilit më 16 mars ka shtyrë qeveritë në Shtetet e Bashkuara dhe Britani për të marrë më shumë masa, me qëllim të luftimit të virusit, po ashtu ka paralajmëruar për cenueshmërinë e përpjekjeve për “shtypje” të virusit përmes të ashtuquajturave intervenime jofarmaceutike, siç është vetizolimi dhe mbyllja e zonave ku mund të grumbullohen personat.

Vetëm një betejë

Misioni i kryer me qëllim të “uljes së numrit të tasteve me Covid-19 në gjithë Kinën është i vërtetë”, dhe statistikat e javës së kaluar duket se vërtetojnë këtë gjë. Megjithatë, mbetet pikëpyetje deri kur do të vazhdojë kjo situatë në Kinë, teksa pjesa më e madhe e botës është duke tentuar të luftojë përhapjen e pandemisë. Më 19 mars në Vuhan nuk është raportuar për asnjë rast të lokal të prekur për të dytën ditë me radhë. Disa prej zonave në Provincën Hubei u është hequr masa e izolimit javën e kaluar si dhe janë hequr kufizimet e udhëtimit.

Si të ndihmoni fëmijët të përballen me stresin gjatë shpërthimit të koronavirusit?

E përditshmja amerikane The New York Times ka kalkuluar që të paktën 760 milionë kinezë kanë qenë subjekt i një shkalle të izolimit nëpër shtëpi. Identifikimi i fytyrës, inteligjenca artificiale dhe përpjekje tjera për të siguruar “të dhëna” kanë qenë në fokus për atë arritur atë që OBSH-ja e ka përshkruar si “ndjekje e kontaktit dhe menaxhim të popullsisë primare”. Organizata Ndërkombëtare, Human Rights Watch është ankuar publikusht për izolimin e rëndë në Kinë, ndalimet arbitrare dhe lloje tjera të brutalitetit, duke përfshirë edhe një listë të viktimave të paqëllimta, duke përmendur një djalë me nevoja të veçanta, i cili ka vdekur si pasojë e neglizhimit, meqë familjarët e tij kanë qenë subjekte të karantinës së dhunshme. Kjo Organizatë pati bërë thirrje për përmbajtje nga Pekini në një raport të publikuar më 30 janar me titullin, Kina: Respektoni të Drejtat e Njeriut teksa i përgjigjeni koronavirusit. Ndërkohë kanë filluar që të bëhen publike tregimet, kur ishin përfshirë lloje të ndryshme të vëzhgimit të qytetarëve në Kinë. Një pronar i një restoranti në Hubei është vizituar në orët e vona të natës nga një polic - pasi ai kishte shkuar nga zona e shpërthimit në shtëpinë e tij në Siçuan – për ta urdhëruar që të mbyllet në karantinë për dy javë, pati raportuar, Al-Jazeera. Kur ai ka shkuar për të blerë perime, ai është parë nga kamerat e vëna në lagje dhe pajisjet për identifikim të fytyrës. “Këto masa nuk janë strikte” Franca e deri në Republikën Çeke, madje edhe në Itali, zyrtarët jashtë Kinës janë përballur me dilemat në mes të nevojës për monitorim dhe “distancimit shoqëror”, por dhe masave tjera mbrojtëse në njërën anë dhe dhe hezitimin për të mos tingëlluar si shumë të vrazhdë në anën tjetër. Gjatë një vizite informuese në veri të Italisë më 19 mars, një zyrtar i Kryqit të Kuq Kinez, Sun Shuopeng, ka përmendur “trendin në ulje” të rasteve të të infektuarve në Vuhan, pas një muaji prej kur kishin filluar së aplikuari politikat e izolimit. “Këtu në Milano, në zonën e prekur më së keqi nga Covid-19”, ka thënë ai “nuk ka masa të ashpra të izolimit”.

Përse koronavirusi i “kursen” fëmijët?

Lajmi i fundit i mirë po ashtu kërcënon të mbetet në hije si pasojë e kritikave të mëdha ndaj zyrtarëve kinezë, pasi ka dyshime se ata janë duke fshehur informacion jetik me shkencëtarët jashtë këtij territori. Ky shtet është qortuar edhe për censurën që ka aplikuar duke i paralajmëruar dhe ndëshkuar qytetarët e vet, nëse këta të fundit kanë folur në kohën e shpërthimit të virusit. Megjithatë, këto paralajmërime dhe kritika nuk e kanë ndalur Pekinin nga të ofruarit e ekspertizës dhe nga dërgimi i një numri të madh të maskave, respiratorëve dhe pajisjeve të tjera mjekësore në shumë vende të botës. Brenda një muaji të arritjes së pikut të infektimit, Kina dhe disa qytetarë të mirënjohur kinezë janë kthyer, nga drejtues gishtash drejt fajtorëve për dështim të kontrollimit të pandemisë, në ofrues të ndihmës në Shtetet e Bashkuara. Këto veprime janë përshkruar si “luftë e propagandës me koronavirus”, e cila sipas revistës Politico është ushqyer “me fushatë jo edhe aq të mprehtë” nga Pekini.

Përfaqësuesi i Departamentit për rend, ligj dhe siguri i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Programi i Qeverisë për katër vitet e ardhshme është sipërfaqësor dhe se përmban orientime të përgjithshme.

Manaj në një konferencë për media ka thënë se qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për integrimin e plotë të veriut të Kosovës. “LDK vlerëson se dokumenti i miratuar në qeveri është sipërfaqësor, nuk i përmbush kriteret e programet qeverisëse por përmban disa orientime të përgjithshme sepse nuk përcakton veprime, masa e buxhetin për realizimin e tyre. Vërehet se qeveria nuk e ka të qartë cilat janë problemet me të cilat përballen qytetarët. Kjo qeveri në program nuk ka paraparë asnjë masë konkrete për integrimin e plotë të veriut të Kosovës, shtrirjen e autoritet të saj në këtë pjesë të vendit tonë”, ka thënë ai. Manaj ka thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë plan për shqiptarët dhe institucionet e Kosovës në veri të vendit. “Nuk ka përcaktuar asnjë masë dhe nuk ka ndarë buxhet për të mbështetur institucionet e drejtësisë në këtë pjesë. Qeveria nuk ka paraparë asnjë masë për rikthimin e shqiptarëve në atë pjesë dhe t’u sigurojë mirëqenie. Në vend të kësaj kanë vendosur të paguajnë 11 milionë euro për shlyer borxhet e rrymës së papaguar të serbëve në veri të vendit tonë”. Ndërkaq, ka shtuar se as për Policinë e Kosovës nuk ka paraparë asnjë plan, ashtu si edhe për trajtimin e krimeve të luftës. “Nuk ka strategji kombëtare për trajtimin e krimeve të luftës. LDK vlerëson se krimet e luftës nuk janë trajtuar me seriozitetin e duhur. Kjo qeveri nuk ka paraparë në programin e saj strategjinë nacionale për krimet e luftës. Nuk mjafton vetëm rritja e numrit të prokurorëve dhe gjyqtarëve por duhet të ngritën kapacitetet profesionale dhe të shtohet mekanizma të tjerë”, ka thënë ai. Manaj ka thënë se adaptimi i praktikës së Kroacisë lidhur me atë se si i kanë trajtuar krimet e luftës do i shërbente shumë Kosovës. Për vettingun, Manaj tha se qeveria nuk ka ide të qartë dhe plan.

Aleksander Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova

 

Vuçiq: Një fuqi e madhe së shpejti do të bëjë kërkesë për tërheqjen e KFOR-it e UNMIK-ut nga Kosova
 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se një fuqi e madhe do të kërkojë tërheqjen e KFOR-it dhe të UNMIK-ut nga Kosova.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve në kazermën në Dedinje se do të ishte katastrofë nëse ndodh kjo, raporton Tanjug.

Ai ka thënë se do të bisedojë për këtë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet të hënën në Bruksel.

“Kemi marrë informacione se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë një kërkesë zyrtare për tërheqjen e KFOR-it dhe UNMIK-ut (nga Kosova). Do të përpiqem të flas me Stoltenbergun për të bërë gjithçka të mundur që të mos ndodhë kjo”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq u tha gazetarëve në Beograd se nuk mund të thotë se për cilën fuqi bëhet fjalë, porse informacionet janë nga “burimet zyrtare”.

Ai po ashtu tha se Prishtina ka paralajmëruar se do të ndajë 100 milionë euro në vit për ushtrinë - shumë që, sipas tij, është e pakrahasueshme me Serbinë, e cila ndan dy miliardë euro.

“Këto nuk janë të dhëna të krahasueshme, nuk duhet të kemi frikë, por është e qartë ajo që dikush dëshiron të bëjë”, tha Vuçiq.

Aluzionet e Vuçiqit për tërheqjen e KFOR-it, të pabaza Aleanca veriatlantike dhe Kombet e Bashkuara, në këtë kohë nuk do të tërheqin misionet e tyre nga Kosova, vlerësojnë ekspertët e sigurisë dhe ata të politikës së jashtme. Por, ata shtojnë se do të vijë një ditë kur misioni i KFOR-it dhe ai i UNMIK-ut, do të largohen nga Kosova. Ndërkaq, nga NATO-ja dhe UNMIK-u, për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se për çdo ndryshim eventual të misionit të tyre në Kosovë, duhet të merret një vendim në këto institucione. Qeveria e Kosovës nuk ka pranuar që të deklarohet për këtë temë. Këto reagime vijnë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 13 maj tha se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova. Presidenti i Serbisë po ashtu deklaroi se për këtë çështje do të përpiqet të diskutojë edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me të cilin pritet të takohet më 17 maj në Bruksel.

Dje marshi solidarizues me popullin palestinez në Prishtinë

Marshi i djeshem  në Prishtinë, sulmet ndaj palestinezëve po konsiderohen fashizëm dhe spastrim etnik Është mbajtur të premten në kryeqytet marsh protestues në solidarizim me popullin palestinez. Dhjetëra qytetarë kanë dalë në sheshet e Prishtinës në mbështetje të familjeve në Gaza dhe kundër dhunës që po përdoret nga Izraeli, teksa kanë kërkuar nga qeveria që të reagojë karshi spastrimit etnik që po ndodhë mbi popullin palestinez. “Liri për Palestinën”, “Mos i prekni fëmijët”, “Kundër fashizmit” dhe “Kundër spastrimit etnik”, brohoritnin marshuesit. Aktivisti i shoqërisë civile, Gazmend Qyqalla, tha se janë mbledhur për të deklaruar kundërshtimin e çfarëdo shtypjeje, kundër çdo populli. Ai tha se fashizmi e shovinizmi i Izraelit po vazhdon spastrimin etnik shtëpi për shtëpi e lagje për lagje, duke i dëbuar palestinezët e zëvendësuar ata me hebrenj. Teksa shtoi se çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim. “Kjo dhunë sistematike e cila po hasë në vesh të shurdhër të shteteve të shpallura si demokratike e organizatave humanitare, po kundërshtohet fuqishëm nga qytetare e qytetarë, të ndërgjegjshëm për padrejtësitë që po iu bëhen popullatës civile. Ne jemi mbledhur këtu për të thënë se feja po keqpërdoret nga shteti fashist i Izraelit për të arsyetuar spastrimin etnik që po bën në Jerusalem. Jemi këtu për të kundërshtuar krimet e luftës nga bombardimet e vazhdueshme të 2 Milion banorëve të Gazas. Jemi këtu që të të drejtat e popullit palestinez i cili tash e 73 vjet po vuan nën okupim, kolonizim, bombardim dhe po jeton nën aparteid nga shteti i Izraelit. Çlirimi i Palestinës dhe popullit palestinez është e vetmja mënyrë që liria dhe barazia të kenë kuptim”, tha ai. Këtij marshi i është bashkuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani, i cili në një prononcim për media, tha se kishte dalë për të mbrojtur të drejtën e njerëzve të pafajshëm që po vriten në Palestinë. Rrahmani që marshit të sotëm i ishte bashkuar në cilësinë e qytetarit dhe atë të deputetit, tha se marshi i sotëm nuk mund të dëmtojë raportet e Kosovës me Izraelin. “Ishim këtu më iu bashkëngjit një marshi qytetar në shenjë solidariteti me popullin e Palestinës, në mbështetje të tyre... Prezenca ime këtu e jep një mesazh cilin duhej të ishte qëndrimi i gjithsecilit në këtë pikë... Ne këtu nuk jemi as kundër Izraelit as kundër askujt, por jemi në mbrojtje të fëmijëve dhe të grave që po vriten në Palestinë e kudo tjetër në botë”, tha ai. Sot është dita e pestë e konfliktit në Lindjen e Mesme, ndërsa Izraeli ka intensifikuar sulmet në Gaza.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...