Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/05/21

Një jetë për Kosovën – Intervistë me z. Halil Geci !

Ky shkrim është nxjerrur nga Intervista në Radioprojekti Kopenhagë,me gazetarin e mirënjohur Luigj Shkodrani Z.Halil Gecin,i cili njihet për shkrimet e shumta të guximshme dhe shumë domethënse karshi rrugëtimit që po kalon Kosova nga politikanet e pa pergjegjshëm duke u sjellur Kosovës marrëveshje të dëmshme. Halili flet për bisedimet e vonuara dhe mos levizja e Kosovarve në zonen Shengen,ai thotë se Kosova është mbajtur pengë nga vetë Hashimi dhe kriminelet rreth tij. Radioprojekti Kopenhagë,radio e cila ndegjohet gjithandej në perendim ,deri edhe në Amerikë e ne Australinë e largët . Halili mbushi me energji mërgimtaret që të na bashkohen sic na u keni bashkuar në luftë dhe paqe ,që së bashku ti cojm në shtëpi ata që për 20 vite na gënjyen na vranë e na plackiten. Njëra nder pytjet e gazetarit ishte edhe kjo: – Cila nga qeverit e Kosovës nga shpallja e pavarsis e deri me sot ka bërë më shumë për Kosovën? Halili përgjigjet: “Nese ka bërë dikush ajo ka qenë qeveria Haradinaj” 1.Qeveria Haradinaj ishte ajo që e ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilen ndarje ishte përkushtuar Kristaqi i Shqipris dhe Hashim Broja i Drenices. 2.Qeveria Haradinaj e bëri ushtrin. 3.E bëri ligjin për Trepcen. 4.Bëri ligjin për Prishtinën ligj ky që ishte bllokuar nga qeverit paraprake për inat të njeri tjetrit. Për këto dhe shumë tjera lexojeni intervisten nga gazetari Luigj Shkodrani Gazetari Luigj Shkodrani- “Z.Halil Geci ju njihni në Kosovë dhe ma gjërë si familje e madhe dhe që keni kontribuar shumë për qështje kombëtare e vecmas njiheni si familje e që keni dhënë shumë për Kosovën. A na tregon separi që të ndegjohet nga ju dhe goja e juaj për ndegjuasit e radios tonë,historikun e shkurtër për familjen tuaj”? H.Geci: – Përshendetje për ju Luigj dhe për gjithë bashkëatdhetaret shqipëtar dhe vecmas për ndegjuesit e Radios suaj, ju deshiroj ta kalojm mirë. Unë quhem Halil Geci ne Kosovë njihemi si 7 vëllezër unë jam vëllai i madhë Halili pastaj është Fadili,Haxhi, Gania,Nebihi,Nehati,dhe më i vogli Esati. Njihemi si nipat e Bajraktarit nga Llausha e Drenices nga një familje me gjendje të mesme ekonomike,me një bagazh të fort historik e kombëtar jo ndoshta shumë nga ne të rinjët,por bagazhin kombetar e kemi trashigimi nga paraardhësit tonë baba,babgjysh,katragjyshi dhe stergjyshërit tanë,për familjen tonë flet libri i shkruar nga Dr.Islam Dobra dhe Dr.Kajtaz Rrecaj “Bajraku i Llaushes nepër shekuj”. Në kohen e Titos familja jonë ishim të leqitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit,ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejtën e shkollimit, duke na e konfiskuar edhe ate pak pasuri që kishim, burrat e familjes sime ishin vrarë me pushkë në dorë në brigaden e shaban polluzhes në luftë kundër çetniko partizanve komunist të Titos.Në luftën e dytë botrore janë vrarë të gjithë meshkujt e familjes sonë,djemët më të mdhenjë pas luftës 1945 kishin mbetur 5 vjeq deri 12 vjeq edhe ata ishin shpetuar te dajallaret të veshur në rroba vajzash për t’mos rënë në sy se janë djemt e Miftar e Halil Bajraktarit. Babgjyshi jonë Halili ishte komandant i çetave Ballistike e vullnetare,në anen e Xhafer Deves plot 12 vite ishte pergjegjës i kufirit me Malin e Zi dhe Serbinë. Kështu që neve kemi një histori me përmbi dy shekuj luftë e sakrificë për liri,varret e të parve të tonë janë në Serbi atje ku kishin shkuar nga Drenica të luftojn dhe të i mbrojn tokat Shqipëtare te NISHI E TOPLICA. Në luften e fundit ishim të angazhuar 7 Vellezërit aq sa ishim dhe dy djemet e mi gjithsej 9,në politikë ishim në LDK dhe mbeshtetnim fuqishem liderin Rugova i takojm djathtizmit dhe mundohemi ta mbajm gjall frymen djathtise. Në kohen e Titos familja jonë ishte e leqitur nga ish sistemi Jugosllav si armiq të popullit,ose siç thonë Shqipëria ishim kulak që nuk kishim të drejten e shkollimi, duke na e konfiskuar edhe ate pak pasuri që kishim,burrat e familjes time ishin vrarë me pushkë në dorë në brigaden e Shaban Polluzhes në luftë kundër çetniko partizanve komunist të Titos. Gazetari Luigj Shkodrani : – “A na tregoni si ndodhi që ju të vini nga një parti pacifiste që udhëhiqej nga Ibrahim Rugova ti jeni ndër të paret që kapet pushken për liri” ? H.Geci: – Kur filloi shperbërja e Jugosllavisë Kosova dhe populli i saj pat fatin të udhëhiqet nga bota akademike e asaj kohe me në krye me Ibrahim Rugovën,Fehmi Aganin,Akademik Idriz Ajetin,Akademik Mark Krasniqi . Akademik Zejnullah Rrahmanin,Magjistrin dhe Albanologun shkrimtarin publicistin e madh Skender (Rrustem)Blakaj, ish presidentin edhe sot të nderuar Dr Fatmir Sejdiun, Dr. Shkenceve Rexhep Gjergjin,Ish ministrin e Arsimit Rexhep Osmani mr,Naip Zeken,Dr.Edita Tahirin, Publicistin dhe shkrimtarin e madh Jusuf Bugjovin,Anton Kolen,Kolë Berishen ka edhe të tjerë që po ju hy në hak e që spo me kujtohen per momentin,dhe kështu ne e patem leht të ju bashkohemi mendjes dhe trurit të kombit,ngase mirë e dinim se nuk jemi më të menqur se këta që i permenda.Nga ajo kohë deri me sot po bëhen 30 vite që u rreshtuam në këte parti.Ne si vëllezër në atë kohë ishim të ri dhe jetonim në bashksi familjare,unë isha vëllau më i madhë , isha kryefamiljari që më duhej kujdes që ti ruaj 6 vëllezer tjerë që i kisha si dhe afro 50 antar sa ishim,kohrat e vështira,dita dites vinin duke u veshtersuar situata politike,gjdo here ngushtohej rrethi i veprimit.Kur Serbia suprimoi autonomin e vitit 74 ,duke mos lënë pikë hapsire të jetohet, i mbyllur shkollat, fakultetet,spitalet, na helmonin fëminet në shkolla ,na vriteshin ushtaret në kazerma ushtarake atje ku sherbenin,e qka mos.Levizja gjithpopullore LDK-ja s ishë deputetet e autonomis të Kosovën të sistemit monist,u organizuan se bashku me LDK-n dhe Ibrahim Rugovën dhe e shpallen kushtetuen e Kaqanikut ku Kosova juridikisht u bë shtet i barabart me ish repuplikat tjera Jugosllave ,nese do ekzistonte Jugosllavia, Kosova do të ishte si subjekt i barabart me repuplikat tjera në Jugosllavi .Nese shperbëhet ne do mbesnim si subjekt i barabart me republikat tjera, që kishim drejt shkputje me kushtetuten e Kaqanikut njësoj si Republikat tjera ,të hapur si nga Serbia ashtu edhe nga Shqiperia. Shpërberja e Jugosllavisë ndodhi,Kosova mbeti subjekt i vetem sipas kushtetus së Kaqanikut e shpallur me 7 shtator 1990.LDK-ja në ate kohë ngriti institucionet e saj qeverin në ekzil me kryeministrin të asaj kohe Bujar Bukoshin. Filuam me mbledhjen e 3% nga mergimtaret që e mbajten gjallë arsimin shendetsin më vonë edhe luften ku edhe vetë emigrantet moren pjes në luftë direkte në terren, Kosova Kosova veq ishte shkëputur nga planprogramet e Serbisë.Pak më vonë filloi edhe rezistenca e armatosur me njësi guerile,si ajo e Adem Jasharit,Zahir Pajazitit,Sali Qekajt, ku ne me 9 meshkuj sa ishim ju bashkangjitem njisiteve guerile të udhehequra nga Adem,Hamez dhe Shaban Jashari…….! Duke kryer aksionet sipas urdhërit të tij.Aksioni i 6 korrikut i vitit 1992 ku me urdhër të Adem Jasharit nisiti i gueriles të Llaushes me në krye vëllan tonë Gani Gecin kryen aksionin e parë në qender të Skenderaj mbi policin Serbe, ku vritet një policë dhe plagosen disa tjerë policë….., pastaj fillon lufta në Qirez e Likoshan, 5 dit më vonë rrethohet Ademi dhe bënë luften se bashku me vëllaun Hamzen,baban Shabanin,dajen Osman,Bashkimi dhe me të gjithë familjen që ishin të pregaditur thuaja të gjithë dinin ta perdornin pushken në luftë të pa barabart me armikun. Gazetari:Luigj Shkodrani . – “Ju njiheni si dajallar dhe niper,me Adem Jasharin,si ndodhi që Adem Jashari të luftoi i vetem me familje e të mos i ndihmoi UÇK-ja”? H.Geci – Po keni te drejt Ademi është nip i Gecve të Llaushes nip i kushernijeve të mi por me ne kishte një lidhje më ndryshe.Ademin e tradhëtuan shoket e vetë por edhe LPK-ja që udhëheqej nga Xhavit Haliti Ibrahim Kelmendi Hashim Thaqi dhe disa të tjerë që ne i quajm komandantet e Rognerit në Tiran… ku Ademin e lanë pa armatim,edhe pse ai kërkonte vazhdimisht ata binin armatim, por ua shperndanin grupeve të tyre Marksiste-Leniniste Enveriste ,dhe Ademin e anashkalonin,e quanin si të afërt me Rugoven. Për këto dhe tjera flasim heren tjetër,por pergjigjjen që ti kerkon ishte kjo!Ademit nuk ju gjenden afër asnjë nga shoket e tij, ata që gjithmon rrinin me të,fatkeqsia është se asnjë nga shoket e tij nuk e ka krisur asnjë kapcoll, me perjashtim të Naim Lushtakut ku ka rezistuar nga kulla e tij aq sa deri ju kan hargjuar predhat…. ata që sua ndalim pushken policis dhe ushtris Serbe për tri dit rresht ishim ne dajallaret e Llaushes pikërisht unë me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun por edhe me Sejdi e Jetullah Geci që ishin dajet e Ademit që Sejdia dhe Jetullahi e kishin nënen e Ademit hallë. Vlenë të theksohet se policia dhe ushtria Serbe se pari e kishin rrethuar Llaushen që të mos mundemi te ju shkojm në ndihmë Ademit pastaj kan filluar granatimet mbi familjen legjendare të Shabanit. Unë me vëllaun tim Ganiun dhe Besim Dajakun truprojen e presidentit Rugova ku pas lufte në liri u vranë nga një pritë e organizuar në makinen e vëllait ton Ganis nga një atentat i territ,brenda në makin vritet edhe gazetari i botes sot Bekim Kastrati dhe plagoset vëllau i jonë Ganiu. Po dalim te tema ne se bashku me Ganiun dhe Besim Dajakun ndrruam pozicione dhe dolem në vendin ku mundem të luftonim dhe ashtu bëmë shkuam….në vendin ku shiheshin shum afër forcat e policis dhe gjandarmaris Serbe aty kishim armen më të rëndë një Pushkomitrolez 12.7 m Gulinov quhej … kerkova nga një kusheri që të zenim pusi me armet e gjata sa kishim,dhe vetë rash në roven ku ishte përforcuar mitrolezi e matem largesin nga vendi ku ishim dhe filluam luften nga nuk e pritshin se kemi aso armesh sa ta kapi projektin ku ishin ata, me mua ishte vëllau Ganiu Besim Dajaku dhe Jetullah Geci , dhe luften e bëmë të gjithë së bashku ku armiku u zu në befasi dhe pesoi bukur do humbje në polici….. na diktuan dhe filluan te na gjuanin me snajperka ku falë Zotit shpëtuam. U terhiqem nga ai vendë dhe dolem në anen e kundert aty ku vishin perfocime me ushtar e polici dhe aty sa ke dita me ato arme sa kishim u afroheshim forcave Serbe gjuanim drejt tyre me aq sa kishim fuqi ngase armet tona ishin të lehta dhe predhat e Gulinovit vetem se u hargjuan.Tri dit rresht u munduam me aq sa mundem por mundesia ishte e vogel. Gazetari Luigj Shkodrani : – Në diaspor dihet se ka pasur vrasje politike dhe ende asnjë nuk u zbulua,qka ndodhi dhe pse u vran këta njerëz? H.Geci – Në Kosovë vazalet e Serbisë disa nga komandantet e Rognerit kishin marrur për detyr ti vrasin atëdhetaret ata që ishin rreshtuar pas presidentit Rugova e që kishin orientime proamerikane dhe qellimi i tyre ishte që disa ti vrasin dhe disa ti friksojn ku permes vrasjeve duke shkelur mbi kufoma, Thaqi me kompani ka ardhur në krye të pushtetit dhe me ardhjen e tyre në pushtet,më nuk është vrarë asnjë aktivist i LDK-s. LDK-s i ka kushtuar shumë shtrenjt orientimi pro VATIKAN pro Amerikanë,duke ja vrarë LDK-s dhe Amerikes bashkpuntoret me proamerikan në botë,vrasesit dhe urdherdhënsit e atdhetatarve të LDK-s dhe perkrahsve të Amerikes janë disa nga pushtetaret e sotit që gjinden në institucionet tona,me të cilat ka shqaluar Kosova. Gazetari Luigj Shkodrani : – Si ndodhi dhe pse ndodhi rënja e qeveris ku diaspora ju ka gëzuar kualicionit VV-LDK,dhe su bë më shumë se 50 ditë u rrëzua,kujt i konvenoi kjo situat? H.Geci – Kjo situat i ka konvenuar se pari Vuçiçit dhe Serbis,pastaj gansterat e luftes që sot janë në politikë,ju friksuan qeveris LDK-VV nga frika e konfiskimit të pasurive të pa ligjshme kan bërë milioner duke zhvatur gjdokund aty ku kan mundur,njeri ndër ta ishte Isa Mustafa aktualisht kryetari i LDK-s i cili dyshohet për hajnit e 3% për lidhjen e ti edhe sot me UDB-n Serbe,dhe bizneset e ti të fuqishme që i mbanë me Beogradin. Qeveria u rrëzua pikërisht nga frika se Albini dhe Vjosa Osmani vendosen që ti gjurmojn milionat dhe bizneset e tyre të pa ligjshme,dhe pikrisht për kte Hashimi dhe Isa kerkuan ndihmen e Vuçiçit që lista Serbe të jetë pjesë e kualicionit pa të cilen listë nuk bëhej numri i 61 deputetve aq sa për ta bërë qeverinë. Vuçiç ishte i bindur se do të fitonte në bisedimet me Kosovën në Washington dhe mu për ata ja bëri qeverin Hashimit dhe Ises,qeveri kjo që na kushtoi me bërjen hisedar të Serbis në Ujmanin Trump dhe me bërjen e Jugosllavisë të re mini-shengeni që Serbia e nënshkruajti në Washington daljen në detin Shqipëtar. Gazetari Luigj Shkodrani : – Zotri Geci qka mendon për bisedimet ku shumë kush bënë kritika ekstreme,për minishengenin ujmanin zajdnicen e tjera bisedime te tejzgjatura me Serbin ku për shumë vite bisedimesh nuk u pa asnjë perparim? H.Geci – Sa i perket Ujmanit dhe mini-shengenit,u mundova tua shpjegoi në pytjen paraprake,me minishengen shqipëtaret janë të rrethuar me toka sllave,nga Greqia Maqedonia,Serbia,Mali i Zi,minishengeni do të jet bombë ku do ti vrasi ekonomikisht Shqipërin dhe Kosovën,pra do të pushtohen me ekonomi ku shqiptaret do detyrohen të punojn si rrobagji(puntor krahu) duke pastruar WC-et sllave për kafshat goje.Kurse pytja ishte pse u stergjaten aq shum bisedimet me Serbin, ndegjoni Serbia nuk hynë në bisedime nese nuk fiton,ajo se pari lansoi ndrrimin e teritoreve duke e kushtezuar Hashimin me gjykaten speciale,kerkonte shumë që se paku ta nxjerri bashkimin e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive,ose ma mirë te themi Serbia e donë Bosniozimin e Kosovës ,kjo lojë ekziston në tavolinen e Brukselit,si bashksi kjo e komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ,ku e ka nënshkruar Isa Must Tradhëtin e Hashimit dhe Ises po e pson Kosova e mjerë. Pra Serbia e priste që gjykata speciale e ndertuar në Hagë ti ngrit aktakuzat për ta aktivizuar përpjekjet e saj për të perfituar një Serbi të vogël në Kosovë,duke e kushtezuar Thaqin” a po jep territor a po shkon në burgë”pikërisht kjo është arsya për të cilen ka ndodhur të stergjaten bisedimet Kosovë-Serbi. Gazetari Luigj Shkodrani: – A ka mundur Kosova te bëjë më shumë për ta ngritur ndonjë aktakuzë për krimet që ka bërë Serbia? H.Geci -Po si nuk ka mundur kush i ka ndaluar prokuroret e vendit të mbledhin matriale të bollshme për masakrat që ka bërë Serbia mbi popullin civil të pa armatosur. Kjo ka ndodhur për arsye të ligshtive që kan bërë disa nga argatet se bashku me Hashimin. Hashimi ishte pjesë e agjentures Franceze dhe komandohej nga sherbimi Frances i DEGES dhe ai Serbë ku të gjithë këta kanë rënë pre e tyre sherbimeve ku ja kanë parë sherrin edhe Kosova e le ma shokët e tij…..! Dhe mu per ata Serbia e kishte leht ngase brenda i kishte spiunat e vetë në krye të UQK-s dhe shum leht i ka mbledhur dëshmit,sa për ti detyruar Kosovën ta formoi gjykaten speciale. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush Kosoves ia mbylli dyert , për në Evrop populli apo politika kush janë fajtor !? H.Geci – Askush tjeter pos politika,populli i Kosovës është populli më pro përendimor në botë,këta mendonin se Europa ua hap dyret një populli kur në krye të institucioneve gjinden njerëz me dyshime për krime dhe vrasje kundër kunershtarve politik vetem pse mendojn ndryshe nga ata. Gazetari Luigj Shkodrani: – Pse më shumë shpres kishin Kosovaret në 1998-9 se sa sot!? H.Geci – Atëhere e kishim vetem një deshirë, lirin dhe shporrjen e armikut nga vatrat tona pa varsisht humbjeve mendonim se kushdo që të mbeti e gëzon lirin. Kurse sot këta hajna e matrapaz pasurin e Kosovës e kan futur në doren e 20 personave. Pra kuptone se ua kan vrarë shpresen ketij populli jo vetem rinisë por edhe shtresave tjera.Pikërisht shpresa e asaj kohe na mbante gjallë se Serbin e hoqem qafe tash do e ndertojm ardhmerin tone vet,por fatkeqsisht ashtu nuk ndodhi dhe komandatat kishin pas luftuar me vjedhë e uzurpuar. Gazetari Luigj Shkodrani – Vrasja e Ahmet Krasniqit dhe shumë vrasje tjera pse ndodhi,interes i kujt ishte ky!? H.Geci – Vrasja e ministrit të mbrojtjes por edhe të tjerë bashkkombasve ishte interes i Serbis qëllimi ishte që të vritet mjedis Tirane ministri i Mbrojtjes e të mos lejohet të futet strategu i luftes në Kosovë,e Kosova të luftoi bashkim-buzukqe kjo ishte njera nga arsyet, por ka edhe të tjera arsye,me prapavija të dukshme pervetsimi i luftes nga LPK-ja që njihet si parti e brigadave të kuqe e që njihet për spiunat e saj të lidhur me Serbi. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush po i bënë hije atdhetarizmit në Kosovë? H.Geci – Komunistat ata që dje ishin me Serbi dhe dikur formonon fabriken e seperatistve dhe irredentistave,sot të njëjtit e kan kthyer të njëjten fabrikë në prodhimin e antiamerikanistave ky është Isa me kompanin e kuqe i kapur fort nga Hashimi dhe UDB-ja e Serbisë. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush i përmbysi zgjedhjet e fundit në Kosovë? H.Geci – prodhuesit e fabrikes të antiamerikanizmit. Nga frika që Albini dhe Vjosa po ua zbulojn milionat dhe pasurit e komandatve të Bllaces dhe të Rognerit. Pasuri këto prrallore që as vetë nuk din se si ti arsyetojn. Gazetari Luigj Shkodrani – Si ka mundesi që ta shkarkoin një qeveri që i fitoi zgjedhjet pse ndodhi kjo? H.Geci – Këte e thash edhe më parë, ndodhen pse ju frksuan Albinit dhe Vjoses që ta ruajn pasurit u bashkuan të gjith së bashku dhe u bënë me Beogradin dhe e rrezuan,qeverin e posa formuar nga djem dhe gra shumë të pregaditura për ta quar vendin para. Kjo ishte njëra ndër arsyet,arsya e dytë ishte se me Albinin dhe Vjosen nuk do ju ecte projekti i Zajdnices me kompetenca ekzekutive,si dhe ndarja e Ujmanit me hisedar Serbinë,dhe as i mini-shengenit kjo ndoshta ju duket e thjesht por kjo ishte arsyeja. Gazetari Luigj Shkodrani: – A mundet Kosova të bëj ndryshime me këta njerëz të njëjtit që për 20 vite janë në pushtet? H.Geci – Jo kurrë me këta njerz nuk ka shtet këta janë mësuar me vjedhë dhe kan instaluar të gjitha aparaturat shtetrore për ta mbrojtur njëri tjetrin, me gjyqe me prokuror,me arsim me shëndetsi,skan lan segmet të jetes pa e përvetsuar. Gazetari Luigj Shkodrani – Cilat nga qeverit ka bë më se shumti për Kosovën? H.Geci – Qeveria Haradinaj i cili ndaloi ndarjen e Kosovës për të cilen ndarje ishte perkushtuar Kristaqi i Shqipris dhe Hashim Broja i Drenices Hatadinaj ju tha haptazi se ua hoqa nga tavolina Kristaqit dhe Thaqit miliardat ku Rama e paditi në gjykat,kjo ka qenë realiteti ,pastaj Haradinaj e bëri ushtrin,E bëri ligjin për Trepqen.Bëri ligjin për Prishtinën ligj ky që ishte bllokuar nga qeverit paraprake për inat të njeri tjetrit. Gazetari Luigj Shkodrani – Pse sipas mendimit tënd pse jan shtyrë aq shumë bisedimet Kosovë- Serbi? H.Geci – Me sa duket u pergjigja edhe më parë në këtë pyetje Sebia priti gjykaten speciale derisa u ndertuar dhe u aktivizua, gjykatë kjo që u votuar në parlament nga vetë Kosovaret,për të cilen gjykat ka punuar Serbia ne bashkpunim me nderkombtaret,që të perfitoi duke e kushtezuar Hashim Brojen dhe argatet e tij,a po jepni teritore a ju qova në burgë. Gazetari Luigj Shkodrani – Kush ishte Ibrahim Rugova për ju? H.Geci – Ibrahim Rugova ishte një intelektual i madhë një strateg që ka ditë ku të rreshtohet,ishte i lindur nga vetë Perëndia me orientime pro perendimore pro Romë pro Bruksel dhe pro Amerikë ,që me urtësin e tij dhe mendjen e mpreht ka zgjedhur rrugën andej nga vjen Liria,ishte një nacionalist i urtë dhe i pa thyeshëm.Për t’lindur një figur si Ibrahim Rugova duhet te presim me shekuj. Gazetari Luigj Shkodrani: – Pse disa në ate “prizmin” e shanë Rugovën,gjoja se ka shkuar tek Milloshi me deshirë ? H.Geci – Ibrahim Rugovën e shajnë ata që nuk din gjë për të dhe ata që nuk e kan njohur.Disa nga intelektualet e shajn nga inatet personale,ngase formimi i tij si njeri i letrave i urtë fjal pak e punë shumë e kan xhelozuar madheshtin e tij,si Qosja edhe disa të tjerë. Pastaj në kohën kur Rugova e ka marrur përgjegjsin politike mbi Kosovën kan qenë kohë të vështira për ta bartur ate projekt aq të madhë pavarsin e Kosovës,Qosjes dhe shumë të tjerve nuk ua ka mbajtur prapanica te ju prijnë proceseve ngase në atë kohë ka qenë shumë të vështira,ka qenë e mundur të i ndodhë ndonjë e keqe atij dhe familjes së tij. Pytja tjeter e juaja ishte pse ka shkuar në Beograd? Rugova nuk ka shkuar me dëshirë në Beograd,ishte i detyruar me dhunë,Milloshevici donte ta digjte figuren e tij para popullit,kinse ka ardhur me deshirë dhe po kerkon ndalimin e bombardimeve nga NATOJA,pastaj disa nga spiunet e Milloshevicit që ishin veshur si qlirimtar thonin para e vrasim Rugovën se sa Milloshevicin, ata që më vonë i bënë atentat,dhe ja vranë disa nga bashkpuntoret e tij si Xhemajl Mustafen, Enver Maloku Ukë Bytyqin Smajl Hajdarin Tahir Zema truprojen e Presidentit Besim Dajakun Shaban Manajn I vranë dhe ja plagosen një numër shumë të madhë, aktivistesh dhe luftetaresh të cilet vriteshin vetem me ja permendur emrin Rugovë. Këtë më së miri e ka shpjeguar Adnan Merofci në librat e tij medja si dhe gazetarja gjermane që ka qenë prezente në shtëpin e Rugovës gjatë kontrollimit në shtëpinë e tij nga forcat speciale Serbe dhe detyrimit të dhunshëm të Rugovës për në Beograd.Këta që dje e quanin Rugovën tradhëtar sot puthen dhe bëjnë biznese me ata që nuk kan lanë gjë pa bërë mbi këtë popull dhe mbi këtë dhe…! Qak si peshqesh për dhunen po tentoin ti falin çetnikve,territore dhe të bëjnë një Serbi të vogel në ktëtë vend të vogel,plus permes kishave ju kan nda edhe ekstra territore, ose katër Serbia tjera brenda jugut të Kosovës.! Pa e llogaritur komunat veriore dmth një kacer ekstra në jugun e Kosovës. Pra Rugova ishte ai që thoshte se pa Amerikën nuk ka ardhmëri Kosova as Shqiperia. Gazetari Luigj Shkodrani: – Zonjes Citaku ju dha urdher të kthehet në Kosovë pse ndodhi që me urdher të kthehet në Kosovë? H.Geci: – Po Thaqi nuk e lëshon presidencen derisa ta lë pasardhesin e tij ndoshta mendon se znj.Vlora të bëhet presidente e ardheshme ose e cakton në ndonjë vend ku mundet ti ndihmoi atij në të ardhmen ku ai do te perballet me drejtësin,kështu qe Thaqi e ka shansen ti bëjë president apo presidente kë të do ai ngase deputetet e LDK-s i ka me vete dhe më te sigurt se ata të PDK-s,e ka Isen me Veliun,Lutfi Hazirin,Haki Rugovën me të cilet i kan bizneset dhe poshtërsit e perbashkta ngase LDK-n e kan marrur njerzit që dje e kan sharë e shantazhuar LDK si dhe liderin e saj Rugovën,pra deri me sot LDK është në doren e Thaqit dhe sherbimeve tjera si dhe të apostofuarve ma lart të cilet ja kryejn punen Hashimit përmes Ises pikë per pikë. Thaqi me LDK-n i fali Malit Zi 8226 h tokë,përmes LDK-s dhe Ises u zgjodhë Kryetar Shteti, përmes LDK-s e nënshkrujti Zajednicen,asnjë të keqe Thaqi nuk ka mundur te ja bëjë Kosovës pa miratimin e LDK-s dhe Ises me argatet e tij. Gazetari Luigj Shkodrani : – Z. Halil a keni menduar ndonjëherë të tërhiqeni nga LDK-ja? H.Geci: – Jo kurrë nuk kam menduar dhe nuk do të iki nga shtëpia ime, me ua leshuar rrugën atyre që i kan sjellë sherbimet me parashutë,ata që dje kan kërkuar njerëz me pages për ta vrarë Rugovën,unë luften demokratike do ta bëjë brenda shtëpis sime,aty ku jam rritë e plakë brenda subjektit tim,atij subjekti për të cilin mbaj barrët e rënda mbi supet e mia dhe familjes time duke ju dalur në mbrojtje kolosve të sajë të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.Pra unë kam qenë gjithmon pjesë e këtij subjekti që dikur ishte levizje,dhe ka ngjarë që se kam lejuar veten tu dali para akademikve,e me thënë unë di më mirë se ju. Gazetari Luigj Shkodrani : – Për sa din Ju, z.Geci flasin shkrimet tuaja,ku brenda tyre tregojn një brumë të mirë kombëtarë ? H. Geci : – Po shkrimet i kam bërë nga frika se po dëmtohet Kosova dhe me aq sa di e mundem ju kam ra të gjitha ngjyrave dhe partive duke mos kursyar askënd qofshin ata edhe të afermit e mi,që populli të jetë i pregaditur për zgjedhjet e ardhshme, dhe që ti hapin syt mirë dhe ti denojn me votë ata që i kan bërë keq Kosovës. Gazetari Luigj Shkodrani : – Z.Halil ju jeni një familje e madhe dhe keni një popullaritet të jashtzakonshem pytja ime është kjo”a ju ka shkuar mendje të krijoni një parti ju vet”? H.Geci: – Jo asnjeherë,z.Luigj , kjo i bije sikur me ardhur dikush në studio të radios tuaj,dhe ti ta lësh studion dhe te ikësh,kjo te unë nuk do te ndodhë,dhe asnjherë nuk kemi menduar ne si familje të jemi dikushi, por jemi menduar që përmes LDK-s ta japim kontributin tonë aq sa kishim mundësi për Kosovën. Dy nga vëllezërit e mi kan qen me mandate deputet njëri dy mandate tjetri një mandat,dhe permes ushtrimit të deputetit e kan dhënë kontributin e vetë aq sa kan mundur, ka ndodhur njëherë një kuvend i karrikave ku kan shkuar pas Akademik Dacit edhe ajo ishte parti djathtisete dhe pas pak kohe jan kthyer në shtëpin e tyre në LDK. Gazetari Luigj Shkodrani : – Si e shihni Kosovën në vitet e ardhshme? H.Geci: – Kosova ka pasur mundësi të jetë një shtet i fortë sikur që është Zvicrra,së pari ka resurse natyrore që nuk mundet të krahasohet asnjë vend në Evropë,pastaj ka një rini të shkelqyshme dhe një popull për nga mosha mesatare më të riun në Evropë,një popull liridashes që ka dhënë shumë gjak e sakrifica nëpër shekuj për lirin e vendit të tij. Por politikat aktuale e kan lodhur shumë këtë popull,ngase nga kjo këst politike gjithqka është politizuar,jan kapur të gjitha segmentet e jetes,duke u nisur nga arsimi shendetsia,pasuria shoqerore,gjykata, duke ngritur numrin e veteranve të rrejshëm nga 15 mij sa ishin në 60 mij duke punsuar familjar e bashkpartiak,hajni ,pra Kosovën e shohë mirë kur këta të ikin nga pushteti. Gazetari Luigj Shkodrani: – Z.Halil cili do të ishte mesazhi juaj për bashkatdhetarët? H.Geci: – Bashkatdhetarve të mi ju uroi të mirat e botës,i lusë që ti shkollojn fëmijet dhe ti edukoin se si ta duan atdheun,që neser të kthehen e ti sherbejn atdheut, tonë ,ngase shkollat e Shqipëris dhe Kosovës jan mbushur me diploma të pa merituar, prandaj profesionalizmi dhe shkollimi i fëmive të juaj nga atje ku vini neser do i duhen këtij vendi. Dhe së fundi po afrohen zgjedhjet në Kosovë dhe Shqipëri ejani mos i llogaritni hargjimet dhe denoni me votë ata që deri sot i kan dëmtuar tej mase interesat e vendit. Ju pershendes ju z.Luigj stafin e radios të juaj dhe gjithë bashkatdhetaret dhe ju kerkoi falje nese i kam bezdisur. Kjo interviste u realizua nga Luigj Shkodrani , gazetar i radio Projektit 21 – Danimarke .

Halin Geci- Cungu e spiuni si buka e një brumi koha e dimrit gjithmonë kur hargjohen drut i vjen rendi cungut .

Krijimi i gjykates speciale është meritë e spiunave të UDB-s dhe sherbimeve tjera anti shqiptare që kan punuar për agjensi të ndryshme, që përmes tyre janë ardhur në krye të UÇK-s e më vonë në politiken aktuale,për ta votuar gjykaten speciale duke ju bërë presion deputetve që ta votojn gjykaten e krijuar nga vet poshtersit e tyre duke i hedhur hije të keqe luftes për liri…politikes dhe shtetit më të ri në Evrop dhe Botë,duke spiunuar njeri tjetrin për krime të bëra kundër kudershtarve politik dhe ushtarak me vrasje mizore të atdhetarve të kalibrit Xhemajl Mustafes, dhe Enver Malokut si shumë të kundershtarve politikë,dhe kundra shumë bashkluftetarve me karier ushtarake si ajo e Komandant Drinit Tahir Zemeajt,si dhe shumë të tjerve të vrarë në prita e me mohë (të pabesi) nga super tradhetaret e lloit të Polarve nga Broja dhe argatve të tyre,që vet e krijuan këtë gjykat dhe vetë po mundohen mi qbërë. Arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt është shtyrje nga Polari dhe spiunat tjerë të Serbis për ta qbërë Gjykaten e ndertuar nga ata që besonin se ata nuk do të gjykohen,kurse sot kur e kan votuar e kan parë se po ju djeg,dhe nuk po ju bjen taman për prapanice kungji i Deli Rames kan filluar ta qbëjnë. Kur kungji i ndertuar për shokë ju ka ngulur në prapanicen e tyre, kan filluar kukamen avvv kuuukuuu. Interesimi i Serbisë është që të çbëhet gjykata,dhe ta marri Këshilli i Sigurimit për tua lujtur”lojen”e cila do e qvlersonte luften për liri të UÇK-s,duke i bërë kriminel e terrorista gjith UÇK-n si dhe do ta dëmtonin tej mase në arenen nderkombtare shtetin e ri të Kosovës. Vetë ngritja e Akuzes kundër kryetarit shtetit Thaqit ose siç e quajm ne Polarit prej Broje si kriminel lufte,e ka dëmtuar jasht mase imazhin e këti vendi të sakatuar nëpër histori. Të gjitha këto të zeza që e kan gjetur Kosovën,është merit e këtyre shpiunve të UDB-s dhe DEGS Franceze ,si dhe shokve të tyre në Prishtinë Tiranë Shkup,si dhe vëllait të ti Gani Thaqit që njihet si shpiun i UDB-s se bashku sejmenve të tyre. Sot kur spiunin nuk e lejuan ta ndaj Kosovën për ta shpetuar bythen e tij,ka filluar të shet pordhë për gjyle topi,duke tentuar që ta çbëj gjykaten për ta marrur pastaj Kshilli i sigurimit. Shpiuni i Brojes sa me ngulm e kundershton Zajednicen që vet e ka landesuar si projekt komunave serbe me kompetenca ekzekutive ,kurse sot thotë është e damshme tej mase Zajednica,e cila e bënë një Republik Serbe në Kosovë. Rusia ,Kina dhe të tjeret po presin me pa durim ta marrin në dorë gjykaten për tua treguar qejfin komandatave të Rognerit dhe të Bllaces. Kjo i bjen kur t’mbarojnë drut,Cungu e ka renin. Kur spiuni i Frances dhe Serbisë Hashimi nuk mujti mi nda Kosovën, Serbia po i thotë hajt në burgë. Shkruar nga Halil Geci

Kujt i hyn në punë dialogu me Serbinë?

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri (Serbia e konsideron Dardaninë si Greqia Epirin e Veriut) Çështja e dialogut të Dardanisë me Serbinë është përsëritur dhe stërpërsëritur kaq shumë, saqë është bërë fare bozë. Madje ajo të kujton një gjellë kaq të thartuar, saqë të vjen pështirë t’i afrohesh. Kasta politike e bandës së kryetradhtarit Thaçi, në qëndrimin ndaj dialogut me Serbinë, nën soditjet tallëse të Brukselizmit, kaq shumë e pati poshtëruar autoritetin e Republikës së Dardanisë, saqë do të duhet kohë për ta rivendosur në kornizat që i takon. Në përgjigje të pyetjes që shtrohet në titull, dëshiroj të theksoj se dialogu i Dardanisë me Serbinë i ka interesuar dhe i intereson kryekëput Serbisë. Sepse këtë dialog me kastën politike të bandës së Thaçit, Serbia, me mbështetjen dhe përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit, e pati kthyer në “pëlhurë të Penellopës”, me të vetmen arsye që Dardaninë, në përputhje me kushtetutën e Serbisë, të vazhdojë ta konsiderojë pjesë të territorit të saj. E theksoj përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit për Serbinë, sepse kam parasysh deklaratën e ish-Shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri, i cili, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, pati deklaruar: “…pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011). Dhe nënkuptohet që me shprehjen “bashkësi ndërkombëtare”, Zanieri kishte parasysh vendet e Brukselizmit dhe sidomos Francën. Prandaj edhe Brukselizmi e ka manifestuar hapur përkrahjen e vet për Serbinë kriminale në raport me Dardaninë, duke caktuar Lajçakun dhe Borelin, si ndërmjetës për dialogun, njëri sllovak dhe tjetri spanjoll, që të dy përfaqësues nga dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Dardanisë. Ky qëndrim i Brukselizmit është fyerje për popullin shqiptar të Dardanisë. Aq më tepër kur Lajçaku, në një dalje publike ca kohë më parë, në përtejanë (sfond) kishte një hartë ku Dardania figuronte si pjesë e Serbisë. Kjo ishte një sjellje e turpshme e Lajçakut, e këtij servili të neveritshëm të Beogradit dhe të Moskës, të cilit i duhet ndaluar rreptësisht hyrja në Dardani. Pas fitores bindëse të formacionit politik “Vetëvendosja” në zgjedhjet e 14 shkurtit, udhëheqësi i tij emblematik Albin Kurti, deklaroi se dialogu me Serbinë do të jetë në vendin e gjashtë ose të shtatë në programin e qeverisë. Mandej ai e zhvendosi dialogun në vendin e katërt. Albin Kurti është një intelektual i formuar i formatit nacionalist, një politikan i pjekur dhe me një vizion shumë të qartë për zhvillimet e ardhshme në Republikën e Dardanisë, në aspektin ekonomik dhe politik. Është fat i madh që Albin Kurti ka në krah një intelektuale të shquar, një zonjë shumë të nderuar dhe politikane me shumë autoritet, si Vjosa Osmani. Jam i bindur se çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, në personalitetin e këtyre dy politikanëve, shikon një rreze drite në fundin e tunelit shqiptar, një shenjë mbarësie kjo për mbarë kombin shqiptar. Si dashamirës ndaj Albinit dhe Vjosës, dëshiroj të theksoj se, së pari, në respekt të plotë të autoritetit të Republikës së Dardanisë, dialogu me Serbinë që pati zhvilluar kasta e bandës së Thaçit, e meriton të hidhet poshtë kryekëput, se ka qenë tërësisht kundër interesave jetike të vendit. Aq më tepër që ajo bandë tradhtare jo vetëm që nuk pati menduar kurrë për të ngritur padi kundër Serbisë, por pati pranuar madje që të krijohej bashkësia e komunave serbe, e cila, në të vërtetë, do të ishte një “republikë serbe”, si një shtet brenda shtetit, dhe që Gjykata Kushtetuese, me shumë të drejtë, e pati hedhur poshtë krijimin e asaj bashkësie. Serbia pati ndër mend të krijonte republikën e Krajnës edhe në Kroaci, por Kroacia, si shtet me zot, në krye të të cilit ishte Presidenti Franjo Tuxhman (Franjo Tudjman 1922-1999), i cili, si një udhëheqës, i kalitur me ndjenja nacionalizmi të jashtëzakonshëm, bëri që ushtria kroate, Republikën e Krajnës Serbe brenda territorit kroat, ta zhdukte nga faqja e dheut midis 4 dhe 7 gushtit të vitit 1995 dhe jo pak nga banorët e saj, kryetradhtari Thaçi, si argat i regjur i Beogradit, i strehoi në Veriun e Mitrovicës. Së dyti, dialogu dinjitoz me Serbinë, në këndvështrimin tim, mund të fillojë vetëm pas plotësimit të tre kushteve themelore. Kushti i parë: Serbia duhet të dalë me një pendesë publike para opinionit ndërkombëtarë dhe t’i kërkojë ndjesë Republikës së Dardanisë për gjenocidin e rëndë dhe për të gjitha shkatërrimet që kreu atje, të informojë për fatin e të zhdukurve, si edhe të njohë pavarësinë e Dardanisë. Kushti i dytë: Mbi bazën e dokumentacionit konkret, të parashtruar nga Kryeministri Albin Kurti, Serbia duhet të paditet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin e rëndë dhe për të gjitha shkatërrimet që i shkaktoi popullit shqiptar të Dardanisë gjatë viteve të luftës dhe t’i kërkohet asaj Gjykate që Serbia t’i kompensojë financiarisht në mënyrë tërësore. Jo vetëm kaq, por, siç e parashtroi në programin e qeverisë Kryeministri Albin Kurti, Serbia duhet t’i kthejë Bankës Qëndore të Dardanisë 3 miliardë euro që i pati grabitur si depozita të qytetarëve, dhe 400 milionë euro të pensioneve. Kushti i tretë: Serbia, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të kalojë në Bankën e Shtetit të Republikës së Dardanisë kompensimin e plotë financiar të krimeve, të shkatërrimeve dhe të grabitjeve të lartpërmendura. Prandaj, paraprakisht, qeveria e re duhet të bëjë gati krejt inventarin e krimeve serbe në Dardani dhe të përurojë muzeun e përhershëme të atyre krimeve, me të gjitha materialet ilustrative. Pa plotësimin e këtyre tre kushteve, rifillimi dhe vazhdimi i dialogut me Serbinë, është vetëposhtërim i Republikës së Dardanisë, një vetëposhtërim ky, të cilit kasta e bandës së Thaçit i dha një status të veçantë. Vetëposhëtërimi i Republikës së Dardanisë nuk mund të vazhdojë më, duke zhvilluar dialog me një shtet agresor që e ka fyer dhe nëpërkëmbur rëndë një popull të tërë, jo vetëm me gjenocidin e egër që ushtroi dhe me shkatërrimet e përmasave masive që kreu, por edhe me përdhunimin e 20 mijë femrave shqiptare. Dhe nëse ky vetëposhtërim do të vazhdojë edhe pas 14 shkurtit, atëherë Republika e Dardanisë do të ndjekë shembullin e kastës politike të Tiranës, e cila e pati poshtëruar rëndë dinjitetin e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet me Greqinë pas vitit 1949, pikërisht për shkak të servilizmit të pështirë të Enver Hoxhës ndaj shovinizmit grekokriminal. Në veprën shkencore “Tensioni greko-shqiptar. 1939-1949” (Shtëpia Botuese “GEER”. Tiranë, 2002), historiani i njohur, Prof.dr. Beqir Meta, ka hedhur mjaft dritë mbi traditën e këtij servilizmi me të vërtetë skandaloz. Interes të veçantë paraqit kreu III, që bën fjalë për përpjekjet e diplomacisë shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Autori na zbulon një faqe që mund ta quash me të vërtetë të turpshme në historinë e diplomacisë shqiptare, e cila, me servilizmin e saj të neveritshëm, pati njollosur dinjitetin tonë kombëtar me hapat që pati ndërmarrë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin shovinist grek. Janë 49 aksione të pastra diplomatike të qeverisë shqiptare, të fiksuara në periudhën mes viteve 1954 – maj 1971, kur ajo s’la gur pa lëvizur për ta zbutur qeverinë greke që kjo të pranonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me vendin tonë, ndërkohë që Athina, siç thekson Profesor Meta, qe mjaftuar vetëm me tri kërkesa të vakta për vendosjen e marrëdhënieve në fjalë. Për çfarë zbutjeje të Greqisë mund të bëhej fjalë, kur dihej fare mirë që Greqia kreu ato masakra aq të përbindshme kundër popullsisë së Çamërisë? Si shpjegohet ky poshtërim që i pati bërë vetvetes diplomacia shqiptare? Si shpjegohet që Enver Hoxha këmbëngulte aq shumë për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, të cilat na përfaqësuakëshin një “çështje që u interesonte më shumë shqiptarëve”, – siç shkruhej në një shënim të tij mbi një propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të datës 8 dhjetor 1970 (f. 230). Ai shënim ka mbetur si njollë turpi dhe vetëposhtërimi të papërfytyrueshëm në historinë e diplomacisë shqiptare në raport me një shtet kriminal, si Greqia fashisto- naziste me gjenocidin e egër që pati kryer në truallin tonë amtar Çamëri. Mos vallë Enver Hoxha e kishte ngritur ndonjëherë zërin pas vitit 1949 në mbrojtje të Çështjes Kombëtare të Çamërisë dhe të minoritetit shqiptar në Greqi, i cili është shumëfish më i madh se minoriteti grek në Shqipëri, që kështu shqiptarët të bindeshin se gjoja u paskej interesuar më shumë vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, në mënyrë që të ishin të pranishëm në Athinë me ambasadën e tyre? Aspak! Atëherë çfarë e pati shtyrë Enver Hoxhën të mbante një qëndrim aq servil ndaj diplomacisë shoviniste të një shteti armik për vdekje, siç ka qënë, është dhe do të vazhdojë të mbetet shteti shovinist grek me ligjin e luftës në fuqi? Qëllimi kryesor i Enver Hoxhës, me siguri, ka qenë ruajtja dhe forcimi i pushtetit personal, i cili e çoi në braktisjen e interesave kombëtare, madje në tradhti kombëtare. Nuk ishte aspak e nevojshme që diplomacia shqiptare të hiqej zvarrë para shtetit shovinist grek për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Nga analizat e prof. Metës lexuesi e kupton fare qartë që Enver Hoxha dhe diplomacia shqiptare, para se të kërkonin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë, duhej të shtronin para saj disa kërkesa kryesore. E para: të shfuqizohej ligji i luftës me Shqipërinë. E dyta: të kërkohej nga shteti grek që të dilte me pendesë publike para opinionit ndërkombëtar për gjenocidin e rëndë fashist që pati kryer në Çamëri. E treta: të kërkohej nga shteti grek rikthimi i popullsisë së dëbuar çame në trojet e veta stërgjyshore. E katërta: të njihej minoriteti shqiptar në Greqi. Paskëtaj, Republika e Shqipërisë duhej të kishte ngritur padi kundër Greqisë në Gjykatën ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të kërkonte nga ajo Gjykatë që Greqia të bënte kompensimin e plotë financiar të gjenocidit dhe të të gjitha shkatërimeve që pati kryer në Çamëri. Por kryekriminelit Enver Hoxha, ushtruesit të luftës së egër të klasave, me pasojë tragjike përçarjen e rëndë të popullit shqiptar, nuk i pati shkuar kurrë ndër mend për ngritjen e një padie të tillë. Çdo shqiptar i thjeshtë, me vetëdije kombëtare, çdo nacionalist shqiptar e ndien veten të fyer në dinjitetin e tij kombëtar, kur në faqet e veprës së Prof.dr. Beqir Metës njihet me qëndrimet arrogante, përbuzëse, shpërfillëse të shtetit shovinist grek ndaj kërkesave pa bosht kombëtar që pati bërë diplomacia shqiptare për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Greqinë. Çdo shqiptar që respekton vetveten dhe mbarë etninë shqiptare, nuk mund të mos shtrojë pyetjen e thjeshtë: cili është ai shtet në botë që paska pranuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me një shtet fqinj, cili ka në fuqi një ligj lufte? Sigurisht që nuk mund të ekzistojë një shtet i tillë në rruzullin tokësor. Por ja që ekziston vetëm shteti i atdheut amë, që ia ka lejuar vetes një vetëposhtërim të tillë, i cili ka shërbyer si shkak për përbuzjen dhe nëpërkëmbjen e tij të hapur nga grekosllavizmi dhe të heshtur nga Perëndimi evropian. Pikërisht për shkak të atij qëndrimi servil të Enver Hoxhës ndaj shovinizmit grekokriminal, Greqia edhe sot e kësaj dite vazhdon të tallet me Shqipërinë, vazhdon ta nëpërkëmbë dhe të sillet me të si i do qejfi, tamam si agai me shërbëtorin. Prandaj s’e pati fare problem ta detyronte Shqipërinë t’i dhuronte Greqisë drejtimin e kishës ortodokse fanoliane, e cila, që prej vitit 1992, vazhdon të mbetet e pushtuar nga kisha shoviniste greke. Le të shpresojmë që Albini dhe Vjosa do të nxjerrin mësime nga servilizmi politik i diplomacisë shqiptare në atdheun amë dhe veçanërisht nga servilizmi me aromë të theksuar tradhtie i Enver Hoxhës ndaj grekosllavizmit, dhe nuk do të lejojnë në asnjë mënyrë që Serbia të vazhdojë të tallet me Republikën e Dardanisë dhe ta poshtërojë, siç e poshtëronte dikur përmes kastës politike të deridjeshme, me në krye tradhtarin Thaçi. Nënkuptohet që, për rivendosjen e autoritetit të Republikës së Dardanisë në shinat që meriton, Albinit dhe Vjosës do t’u duhet që në Kuvend të rishikojnë Kushtetutën, duke hedhur në koshin e mbeturinave pakon Ahtisaari, të pasqyruar në Kushtetutë, sipas së cilës, paradoksalisht, vendi nuk na paska të drejtë të bashkohet me një vend tjetër. Ky nen i Kushtetutës është në përputhje të plotë me orekset shoviniste të politikës serboruse. Albinit dhe Vjosës do t’u duhet të rivendosin autoritetin e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, duke e ndarë atë përfundimisht nga banda tradhtare e Hashim Thaçit. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, e cila bashkëpunoi ngushtë me aviacionin e NATO-s për ndëshkimin e Serbisë, duhet të zërë vendin që meriton jo vetëm në historinë e popullit shqiptar të Dardanisë, por edhe të mbarë kombit shqiptar. Beogradi, me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, e ka pasë parashikuar tërmetin që do të shpërthente në Dardani dhe pati marrë masat me kohë për rekrutimin e agjentëve të vet, me pikësynimin që këta të kapnin pozita kyç gjatë zhvillimit të ngjarjeve të mëvonshme. Prandaj edhe pikërisht agjentët e tij, me Thaçin në krye, u vendosën në postet udhëheqëse të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, me objektivin afatgjatë diskretitimin e veprës së saj në shërbim të popullit shqiptar të Dardanisë. Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, Albini dhe Vjosa do të duhet të rishikojnë dhe të rivlerësojnë statusin e kishës serbe, sepse, nëpërmjet saj, Serbia kërkon të krijojë një “republikë ortodokse” brenda shtetit të Republikës së Dardanisë. Megjithëse iliroshqiptarët, pas Dekretit të Milanos të Perandorit Konstantin të vitit 313, ishin të parët që pranuan katolicizmin në Gadishullin Ilirik dhe krijuan objektet e kultit katolik, për shkak të përçarjes së tyre tragjike, nuk qenë të aftë t’i mbronin ato nga grabitja e ardhacakëve sllavë, të cilët i shndërruan në objekte të kultit ortodoks. Prandaj Albini dhe Vjosa, kërkesës së Serbisë pë status të veçantë të kishës serbe, duhet t’i përgjigjen me kërkesat e Papa Benediktit XI dhe Papa Klementit V, dërguar mbretit Milutin dhe Stefan Dushanit më 1346, për lirimin e kishave katolike, të uzurpuara në Graçanicë, Artane, Janjevë, Pejë, Deçan dhe Prizren. Republika e Dardanisë, nën drejtimin e Albinit dhe të Vjosës, do të bënte shumë mirë të ndjekë shembullin e Zvicrës në praktikën e zhvillimit të referendumeve në bazë republike dhe rajonale, në mënyrë që opinioni publik të jetë pjesëmarrës i përhershëm në marrjen e vendimeve më të rëndësishme, duke shërbyer si shembull edhe për Republikën e Shqipërisë, ku kasta politike antikombëtare, trashëgimtare e servilizmit politik të kryediktatorit Enver Hoxha ndaj grekoserbizmit, nuk e di absolutisht se ku bien me adresë referendumet popullore. Shqiptarët e ndershëm kudo që janë, brenda trojeve tona etnike dhe në Diasporë, janë të mbushur me shpresë se Albini dhe Vjosa, në udhëheqje, do të ringjallin dinjitetin kombëtar të Dardanisë, çka do të shërbejë si zanafillë e ringjalljes së dinjitetit për kombin shqiptar në mbarë trojet tona etnike, pa harruar kurrë Çamërinë, e cila ka qenë dhe mbetet themeli i etnisë shqiptare në Gadishullin Ilirik. Ringjallja e dinjitetit kombëtar ka shumë rëndësi për Republikën e Shqipërisë, të cilën Rama e ka katandisur në një gjendje aq katastrofike, saqë drejtoresha e INSTAT-it paska deklaruar se “nga 2013 e deri në shtator 2020 janë larguar zyrtarisht 610 mijë shtetas” (Citohet sipas: Flamur Hoxha. “Të prekësh me dorë dëshpërimin në Kukës”. Faqja e internetit “Fjala e Lirë”. 01 prill 2021). Pra, Rama po zbaton me besnikëri strategjinë e kahershme të grekosllavizmit për shpërbërjen e kombit shqiptar, çka dëshmohet edhe me vendimin e paradokohshëm që mori Kuvendi i deledeputetëve për ekzistencën e 9 minoriteteve në Republikën e Shqipërisë. Domosdo që s’mund të ndodhë ndryshe, se, siç shkruan një nacionalist i njohur shqiptaro-amerikan me banim në Nju Jork, “para pak kohe në Jerusalem, një grup priftërinjsh grekë deklaruan me madhështi e krenari fetare greke se kryeministri Rama është kalorës i ortodoksisë helene (greke)” (Citohet sipas: Sali Bollati. “25 prill – zgjedhje apo referendum”. Faqja e internetit e gazetës “Illyriapress”. 22 shkurt 2021).

Marrëveshja Kosovë – Serbi, Material eksklusiv nga burimet e vendimarrjes ndërkombëtare!

EKSKLUZIVE: DISA NGA PIKAT KYÇE TË DRAFT MARRËVESHJES SË PROPOZUAR TË “TRAKTATIT TË MIQËSISË DHE FQINJËSISË SË MIRË” NDËRMJET SERBISË DHE KOSOVËS Palët kanë rënë dakord me dokumentin zyrtar prej 22 pikash nën ndërmjetësimin e SHBA-ve, RUSISË DHE FRANCES ! Palët në përfundim të miratimit të kësaj marrëveshje firmosin TRAKTATIN E MIQËSISË dhe FQINJËSISË së mirë! Të dyja shtetet e reja me kufinjtë e rinj njihen mes veti dhe bëhen anëtare të OKB-së në të njëjtën kohë. Kufiri perëndimorë mes dy shteteve është tërë vija gjatësore e Liqenit Ujman/Gazivod. Nga ana kosovare në linjën: Vitkovigje – Bërnjak – Rezallë – Kovaç – Zubin Potok. Nga ana serbe pjesa mbi Zubin Potok deri në kufirin aktual. Serbisë i kalon territori në linjën Zubin Potok – Zupçe – Zveçan – Zheronicë – Banjskë – Vuçe – Leposaviq – Zemanicë. MITROVICA – bashkohet, merr statusin e “FREE CITY” me afat kohor prej 35 vjetësh jo më shumë se 99 vjeçare dhe përfshin rrethin me kufinjtë: Zemanicë – Dren – Ceraj – Maxhere – Stari Tërg – Bajgor – Kqik i Madh – Koshutovë – Zupçe. Administratori/Kryetari i qytetit është me Presidium: një serb, një shqiptarë dhe një i caktuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së me mandat 5 vjeçarë. Qyteti ka edhe KUVENDIN e vet me 50 asambleist, të ndarë përgjysëm dhe 5 të huaj të caktuar nga Administratori i huaj. Qyteti ka buxhetin, policinë, letërnjoftimet dhe pasaportat e veta, kurse ushtria NATO-së ruan sigurinë. Monedha që përdoret është EURO. BUJANOCI merr statusin SPECIAL DISTRIKT për 35 vjet jo më shumë se 99 vite me këtë linjë rrethore: Bozhinjevc – Zhuzeljic – Srpska Kuca – Davidovac – Ristovac – Karadnik – Rakovac – Ternoc i Madhe – Konçul – Lluçan – Nesalcë – Borovac – Somolice. Qyteti ka Presidium prej 3 anëtarësh, Kuvendi me 30 anëtarë përgjysëm, 3 të huaj. Policia është e përzier prej 3 anëtarësh, buxheti financohet nga Serbia, Kosova dhe BE proporcionalisht. Monedhat e lejuara janë EURO dhe DINARI. Letërnjoftimet dhe Pasaportat janë me simbole të BE-së, por qytetarët zgjedhin edhe një tjetër në mes Serbisë dhe Kosovës si dokumente të dyta. Qyteti merr edhe statusin e “FREE TAX ZONE”. Presheva hyn tërësisht në Kosovë me këtë linjë kufitare: Slavujevc – Ljanik – Svinjishte – Sebrat – Kustice – KLENIKE – Trejak – Bogdanovac – Somolicë – Letovicë. Baza ushtarake “JUG” në CEPOTIN bëhet bazë e SHBA-ve, por e përzier, e cila do të ketë rreth 1700 ushtarë, prej tyre 50 për qind serb dhe 50 për qind shqiptarë me status civil mbikqyrës dhe këshillues. Korridori 10 për 15 vite është i mbrojtur nga NATO dhe lëvizin lirshëm gjitha palët. Serbia me financim të BE-së ndërton Korridorin e ri që ndjek linjën Davidovac – Ristovac – Krsevice – Klinoc – Sv.Petka – Klenike – Starac dhe del në Pelince (MKD). Medvegja si qytet mbetet nën Serbi me ca fshatra. Në Kosovë kalojnë : Vrapce, Svirce, Sijarina, Stara Banja, Marovc, Tupalle, Kapiti. Janë në negocim me Banjën e Sijarines dhe Retkocerin. Palët nuk kanë pretendime për reparacione lufte. TREPÇA merr STATUS SPECIAL, me krijimin e Konzorciumit të përbashkët nga kapitali amerikan – francez – rus – kinez, për 99 vite në shfrytëzim. Nga kontributet 15% i ndahen Mitrovicës, 35% për Serbinë dhe 50% për Buxhetin e Kosovës. Ujmani/Gazivoda bëhet pronë e përbashkët serbo-shqiptare me administrim sipas konventave ndërkombëtare. Investimet dhe administrimi teknik i jepet një Kompanie angleze dhe gjermane për 99 vite. Elektroenergjetika ndahet në proporcion 75% për Kosovën dhe 25% për Serbinë, për shkak të DAB-eve dhe Interkonjeksioneve. Administrimi amerikan, austriak dhe gjerman. Modalitetet tjera akoma të pazgjidhura. Patriarkana e Pejës dhe Kisha e Deçanit marrin status EKSTRATERRITOR(EX-PATRIA). Kisha e Prizrenit dhe Manastiri i Graçanicës merr status Ekstraterritorial në territor të Kosovës. Kishat e tjera mbesin pa status. Formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Kosovë pa fuqi ekzekutive, por vetëm si KËSHILL NACIONAL për të adresuar problemet në qeveri. Të gjitha pikat kufitare mes dy shteteve do të jenë TË INTEGRUARA me një kalim. Serbia merr statusin shtet anëtarë i BE-së brenda vitit 2021-2022, kurse Kosova brenda vitit 2030. Serbia përfiton Një Plan Marshall me investime prej 3.5 miliardë euro për infrastrukturë moderne dhe investime strategjike. Kosova përfiton nga ky Plan investiv prej 1.2 miliardë euro. Të dyja shtetet brenda 10 viteve obligohen të heqin nga tekstet shkollore terminologjitë raciste dhe denigruese për njëri- tjetrin. Njihen pensionet dhe sigurimet ndërmjet dy palëve, qytetarët pavarësisht gezojnë të drejtat respektive në të dyja shtetet. Kjo marrëveshje garantohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, BE-ja dhe NATO-ja. * * Në negocim janë edhe tri çështje tjera: Serbia kërkon që të njoh Kosovën në emrin e saj kishtarë si Kosova e Metohija për nevoja të saj lokale, kurse në OKB do ta njoh si Kosovo, pra don ta regjistroj me dy emra. Asnjë shtet nuk ka drejtë të bashkohet me shtetin tjetër, apo territorin tjetër për 99 vjet (zgjidhet kriza në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoni). Palët obligohen që të kenë votë unanime në OKB për çështjet e caktuara (për çështjet teknikisht ende të hapura). Të gjitha pikat e marrëveshjes duhet të mbarojnë deri në datën 15 Maj 2019. Marrëveshja finale firmoset nga data 28 qershor deri 13 korrik 2019. Deri në fund të tetorit 2019, parlamentet e të dyja shteteve e bëjnë ratifikimin dhe i ndryshojnë Kushtetutat e tyre. Zbatimi i plotë i kësaj marrëveshje fillon më 01 Nëntorë 2019.

ASHAK zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë

ASHAK zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë ASHAK në Prishtinë,në fundin e këtij motmoti ka zgjedh 10 anëtarë të rregullt dhe me korrespodencë.Shumë janë bërë me këtë titull të lartë shkencor të dijes(Akademikë) në Kosovë. Nëpër botë në këtë institucion të lartë të dijes kanë krejt tjera kritere për anëtarë të rinj. Në ASHA të Francës,sipas kritereve dhe të Statutit të institucionit franqez,ata për çdo 10 vjetë përzgjedhin nga një ose dy anëtarë të rinjë nga fushat e ndryshme të dijes shkencore. Në Kosovë jemi krejt të veçantë,përmes shijeve politike,për çdo vit pranojmë herë 10 e herë më shumë anëtarë të ASHAK-së sa për të realzuar dëshirën, që,ata kanditatë me tituj të ndryshëm shkencor të nderohen me këtë titull të lartë akademikë! Në Kosovë jemi të veçantë prej të tjerëve…! Skender Kraçica
Ne nji interviste dhane rrevistes ‘’Hylli I drites’’ Ismail Kadare , lidhun me trajtimin qe I ka ba At Gjergj Fishtes thote;’’ Askush ne Boten e qytetruar nuk te ven para pergjegjsise per kritiken qe I ban nji shkrimtari. Kjo ndodh kur kritika nuk asht tendencioze ndersa te shprehunit e mllefit te ban pergjegjes s’pari para vetes tande e para te tjerve qe e vlersojn prestigjin e vlersuesit ne baze te vlersimit qe u ban te tjerve.Justifikimi tjeter Kaderjan asht ; Ne vitet 60 vlersimi ndaj letersis klasike filloi te zbehet kudo ne bote e une beja pjese ne kto vlersuesa .Kjo e dhane nuk ka si I perket se vertetes sepse vlersimi I letersis klasike asht vulos qysh ne kohen e krijimeve gjeniale te asaj letersie . Nder ato vlersime ban pjese edhe thanja e Viktor Hygoit ;’ Sa ma tej te rrjedh koha aq ma I vogel bahet Bonaparti e aq ma I madh rritet Dante Aligeri ‘’ sepse letersia klasike nuk ishte vetem fryt I epokes se saj por I perjetsise , prandej autoret e pjedestalit te arte te te letersis klasike mbeten yjet e kostelacionit ma te ndritshem letrar , ndaj sheji ma I vogel I perpjekjes me e zbeh vlersimin e asaj letersie do t’bahej njolla ma e madhe e turpit e atyne qe do t’flisnin qofte edhe nji fjale te vetme per zbemjen e vlersimit te letersis klasike. Prandej kjo e dhane e padegjueme kurre para se ta thonte Ismail Kadare nuk do t’duhej perfshi nga intervista ne fjale. Ma tutje thote ; Une e kam ofendue Fishten per mos me e lane ne harrese emnin e tij . Un mendoj se shfajsimi qe mundohet me ba I vetes Kadare me thanjen ; E ofendova qe t’mos harrohet e smadhon fajin e tij sepse ofendimi qe I ka ba Fishtes ka qene nji sulm mllefi e shpifjesh te turpshme . Fjalet ‘’Une e ofendova qe te mos harrohej’’ do te thone se fyemjet e mija jane ma te ransishme se veprat e Fishtes per mos me lane me u harrue emni I tij. Kadare e ka dit mire se njeriu qe mbahet mend ne saje te shamjeve do t’ishte ma mire te mos ishte lind . A mund te mendohet ulja e poetit kombtar deri ne kte ultesi nga nji shkrimtar I njohun qe mendon se me shamjet e tija I ban nder te ofenduemit kaq padrejtsisht? Pergjegja e pyetjes qe I bahet Kadarese per qendrimin e tij kundrejt katolicizmit nuk e justifikon qendrimin e tij ndaj ktij besimi fetar. Pergjegja e tij eshte ‘’Uren me tre harqe e kam vene ne gojen e nje prifti’’.Nese qendrimi I Kadarese ndaj katolicizmit do t’ishte si duhet qene nuk do ti kishte kushtue mirdites e vetmja krahine krejt katolike e mbase ma e perndjekuna ne shqipni rromanin ‘’Prilli I thyer’’ gjate te cilit mirditoret trajtohen ne mnyren ma te pameritueshme apo rromanin ‘’Dosja H qe sipas personazheve te tija nder ta Pjeter Lleshi e Rrok Gera qyteti ‘’N’’ asht shkodra qendra e katolicizmit shqiptar. Ne kte rroman shohim edhe kte fraze ‘’ Ktu flitet shum per mardhanjet e priftave me murgesha’’ . Ne rromanin ‘’Lkura e daulles’prifti I jep malorit kafen per nen gju qe asht mnyra ma nxitse per marrjen e gjakut’’ . Ne rromanin ‘’Gjenerali I ushtris se vdekun prifti qe shoqnon te ashtuquejtunin general te ardhun me te e ven ne skllavri te plote te gjeneralit vetem e vetem per me shpreh dufin e mllefit anti-katolik. E ne rromanin ‘’Kronike ne gur’’ nder shum here qe permend vajzat e shpis publike bashk me to permend edhe murgeshat qe sic dihet qendrimet e tyne njerzore jane krejt te kunderta. Pershkrim te neveritshem shohim per tingujt te kembanave te kishes e per kryqin ne kumbonaren e saj. Gegnishten qe e flasin besimtaret e kater rreligjoneve ne shqipni perfshi kosoven , Kadare e quen gjuha e Krishtit , kte percaktim e konsideroi fyemje te dyfishte -Fyemje ndaj gegnishtes e fyemje ndaj katolicizmit. Un mendoj se e vetmja gje qe ne mos me e shlye fajin krejt e zbut ndjeshem asht kerkesa e ndjeses.Ne vijim te intervistes thote; Poetet tone kombtar Naim Frashri e Gjergj Fishta. Ky percaktim I Kadarese tingllon teper I cuditshem sidomos duke mendu se nji shkrimtar nuk ka si te mos e dije se dy poet kombtar nuk ka asnji vend I botes . Sipas Kadares a vetem shqipnija e ban kete perjashtim? Ne vazhdim Kadare thote ; Poet kombtar nuk esht ma I miri por I caktuar’’ . Poeti I perzgjedhun me I dhan titullin ‘’Poet kombtar’’ asht ai , poezit e te cilit kane vlera te nalta artistike e mesazhe shum te efektshme ne te mire te kontributit ma te dobishem per kombin e tij. E Gjergj Fishta asht nder poetet ma te rralle te Botes qe do ta meritonte titullin poet kombtar edhe vetem per ‘’Lahuten e malsise’’ . Edhe vetem per ‘’Mrizin e Zanave’’ . Edhe vetem per ‘’Anzat e Parnasit’’ . Ngase sejcila prej tyne asht kryevepra e gjinis letrare ne letersin shqipe ne te cilen asht shkrue. Prandej kto kryevepra na bajn me e quejt Fishten Krenaria e Shqipnise e krenaria e poezise. Un I uroj shkrimtarit Ismail Kadare jete sa ma te gjate e sinqeritet sa ma te dlirte ne vlersimet qe e nderojne vlersuesin.

Çun Lajçi – Unë Çuni, që gja nuk di!

Ju të PDK-së Keni mbetë tue u sill rreth mullarit t’lamës, e as elb me fshi as tërshanë, e konopi i shkurtë ka qëllua e as mu lidhë as mu zgjidhë, u batë gaz i kombit! Kur votohej Specialja, i futshi n’podrum nji nga nji ( jo grushta me i rreh, po me i bind me votua me zor) e ata që s’iu bindëshin i quejshit tradhëtarë! (Iu kemi në internet, për fat!) Kqyre tash shqiptarin e PDK-së. Po ata që e votuen vet, i kërkojnë nji zonje, nji t’vetme që i mban n’strajcë krejt ata, me dhanë dorëheqje, pse kjo dikur i paska akuzua Hashimin e Kadrinë!? E pse i çuet n’Hagë pra? Juve po iu pyes, pse ju i çuet, pse? A e themeluet gjykatën? A e votuet? Për kend e votuet? Hajt ti Enveri i ditun trego? Pse ti s’flet po të tjerve u shkruen çka me folë? E keni ditë se për kend po e votoni, e mënzi keni pritë me ua nxanë vendin,e tash po mundohi me folë mirë, sepse ata do t’dalin por ju ku do t’shkoni? A dini mu ndalë me marri, apo jeni tue u lidhë edhe ma fort për mullarit?! Këputeni konopin e turpit e mos u lidhni për gjuhë, se iu duhet ende me tregua kush ishit për dekada! Donika asht e Isufit e ju kurrë si bani veprat madhore të tij, e Donika asht shpatë që s’tupitët! Ecë Donikë, ti s’je me fshi tërshanë. Vazhdo he t’priftë e mbara, se shqiptari gjithçka pranon, veç suksesin s’ta duron, thoshte Ramiz Jakup Kelmendi! Unë Çuni që s’din kurgja, i smutë fola! Spital, 04.05.2021

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...