Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/10/09

Fisi i Shalës sipas Robert Elsie

 




Pozita e territorit të fisit

Rajoni i fisit të Shalës ndodhet në trevën e Dukagjinit, në veri të lumit Drin, në qarkun e tanishëm të Shkodrës, në Shqipërinë e veriut.

Shala jeton në pjesën më të epërme të luginës së lumit Shalë, afer fshatit Theth, ku përfundon lugina, që rrethohet me malet e larta nga të gjitha anët.

Shala kufizohet, sipas rajonit tradicional të fisit, në perëndim me Bogën, Shkrelin dhe Planin përtej maleve, në veri me Kelmendin matanë maleve, në lindje me Krasniqen dhe Nikajn përtej maleve dhe në jug me Shoshin.

Ngulimet kryesore të Shalës janë: Abati, Bregluma, Gimaj, Lekaj, Lotaj, Ndërlysa, Nënmavriqi, Pecaj,Thethi dhe Vuksanaj.


Popullata

Emri Shala paraqitet në gjuhën italiane në raportin kishtar të Bonaventura di Palakolo nga Verçelli në Pied¬mont, më 1634. Ai e quante këtë rajon Sciala.

Në raportin e tij kishtar, të vitit 1671, vizitori papnor në Shqipëri, Pjetro Stefano Gasparini, e përdori fjalën Sala dhe shënoi:

“Në këtë anë të malit Agri, në fund të Pulatit të Epërm, gjendet fshati i Shalës, që përbëhet nga 32 shtëpi dhe 20 frymë.

Ata janë të fortë dhe të armatosur, si me kushtet fizike ashtu edhe me pozitën e tyre janë tërësisht të pavarur. Ata i sulmojnë pareshtur rajonet fqinje turke dhe pothuajse, gjithmonë kthehen si ngadhënjyes.

Në hartën e vitit 1688, të hartografit venedikas, Francesko Maria Koronelli, ky truall quhet Scialia. Ai, në hartën e vitit 1821, të diplomatit francez Ygë Pukvill, paraqitet edhe si Scialia.

Thuhet se ky term ka të bëjë me fjalën shqipe shalë, shalësinë, që do të thotë “tokë jopjellore dhe e thatë“.

Por ky shpjegim nuk është aq bindëse nga pikëpamja etimologjike, sepse Shala është një ndër vendet e pakta në malet e veriut që është e pëlleshme dhe nuk është e thatë.

Shala është një fis që përbëhet nga një bashkësi që është e vetëdijshme për lidhjet e përbashkëta të gjaku, të historisë dhe të stërgjyshit.




Shala ka lidhje të ngushta me fisin e Shoshit. Te dy fiset janë kryesisht katolike dhe nuk kanë lejuar që të vendoset asnjë mysliman në luginë.

Mbrojtësi i shenjtë i Shalës është Shën Gjoni, Evangjelisti, festa e të cilit kremtohet më 27 dhjetor. Megjithatë, siç ishte edhe rasti me fisin Nikaj, shumë pjesëtarë të fisit u kanë dhënë fëmijëve emra myslimanë.

Famullia katolike e Shalës është themeluar më 1763, ndonëse disa herë është braktisur gjatë historisë. Fisi Theth është bërë famulli e pavarur më 1892.2

Shala e kremton edhe festën e Shën Mikelit, më 29 shtator, me prerjen dhe pjekjen e një dashi në hell. Para darkës, në vigjilje të festës së Shën Mikelit, në meshë ndizet një kandil dhe pas lutjeve shtrohet darka për nder të të shenjtit.

Dikush nga familja duhet të bëjë roje tërë natën deri të nesërmen, për të siguruar që kandili të mos shuhet.

Nëse shuhet kandili, atëherë fati i lig do ta njollosë tërë familjen. Në: “Informata të shkurtra për fiset e Shqipërisë së veriut, veçanërisht të Malësisë së pavarur“, të botuar më 1841, Nikollai, Princi i Vasojeviqëve, pohon se Shala ka një popullatë prej 4000 banorësh,prej të cilëve 1000janë burra të armatosur.

3 Hajsint Hekardi, në gjysmën e parë të shekullit nëntëmbëdhjetë, raportonte se Shala kishte 275 shtëpi dhe 2500 banorë. Në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë, thuhet se kjo trevë kishte 3000 banorë.4

Inxhinieri austriak, Karl Shtainmetc, i cili në gushtin e vitit 1903, i ka bërë vizitë rajonit të Shalës, ka lënë këtë vërejtje:

“Shala është fisi më i fortë dhe më i njohur në Malësinë katolike. Përbëhet nga 500 shtëpi dhe afro 4500 frymë.
Anëtarët e këtij fisi u përmbahen me një saktësi të madhe gjakderdhjes dhe tokave të yjetra.

Dëshmia më e mirë për këtë janë ndërtesat e shembura të cilat i pashë derisa po kaloja rrugën nëpër këtë territor. Ky fis i ka lidhjet e ngushta me fisin e Shoshit, i cili jeton në pjesën jugore të luginës.

Në tërë këtë luginë ka tre misionarë: njëri është në Abat, tjetri në Shosh dhe i fundit, që nga viti i kaluar, në Theth. Bajraktari i Shalës jeton në Pecaj, në truallin e Abatit.“5

Tani në Kosovë, pjesëtarët e fisit të Shalës janë të përqendruar kryesisht në rrethinat e Mitrovicës dhe të Trepçës, në rajonin kodrinor që i thonë Shala e Bajgorës.

Bajgora është ngulimi më i madh i tyre, meqë ka 37 vendbanime. Ata ndahen në 4 klane ose vllazni: Gima, Peci, Maleti (ka farefisni me fisin Lotaj në Shqipëri) dhe Lopçi.

Po kështu ka një numër të konsiderueshëm të anëtarëve të fisit të Shalës në Isniq, te Lluka e Epërme dhe në Strellcin e Ulët afër Deçanit, në Ujëmirë në lindje të Klinës, në Kopiliqin e Epërm në Drenicë, në Rakosh dhe Çitak në Podgor dhe në disa fshatra të tjerë të luginës së epërme të Lepencit.

Ç’eshtë e vërteta, në numra më të vegjël, ata janë të pranishëm në mbarë Kosovën. Shumica e tyre e kanë ruajtur ndjenjën e përkatësisë fisnore.

Legjendat për fisin, stërgjyshërit dhe historia

Stërgjyshi legjendar i fisit të Shalës quhej Zog Diti, i biri i Dit Murrit dhe nipi i Murr Detit, i njohur po ashtu si Murr Dedi.

Vëllai i Zog Ditit, Mark Diti, ishte stërgjyshi i fisit të afërm të Shoshit, ndërsa vëllai i tij, Mir Diti, konsiderohej si i pari i fisit të Mirditës.

Sipas një tradite tjetër orale, të ngjashme me këtë, stërgjyshi i parë i Shalës quhej Nik Gjeku, i biri i Gjek Murrësit dhe nipi i Murr Dedid.

Nik Gjeku pati katër djem: Pec Nika, Lot Nika, Lek Nika, dhe Ded Nika. Tre të parët themeluan ngulimet në Pecaj, Lotaj dhe Lekaj. Pasardhësit e Pec Nikës, më vonë, themeluan disa vendbanime me emrin pak të ndryshuar, Nicaj.

Mirëpo, ndonëse kjo traditë nuk është aq e njohur, tradita orale e përshkruan Shalën me prejardhje nga një individ i quajtur Bal Shiroka.

Shala përbëhet prej katër bajraqeve: Thethi, Pecaj, Lothaj dhe Lekaj; tre bajraqet ishin ndarë rreth vitit 1530. Të tjerët e ndajnë Shalën në tre bajraqe: vet Shala në lindje të bregut të lumit Leshnica, Gimaj dhe Thethi; këto dy fise të fundit nganjëherë konsiderohen si fise të pavarura.

12 Edith Durhami, bie fjala, shkruan se bajraku i Thethit përbëhet prej 180 shtëpive.13 Edhe bajraku i Gimajt, zakonisht, konsiderohej si pjesë e Shalës, por herë pas here e konsideronte vetën të pavarur.





Shaljanët njihen në mesin e fiseve malësore për dinakëri dhe dredhi, ashtu si thotë fjala popullore “Menja e Gashit, syni i Krasniqes, inati i Berishës, trimnia e Kelmenit,

 dredhia e Shaljanit, gjarpnia e Thaçit”.














Rritja e çmimit të bukës, Rama: Kam vetëm një problem…

NGA  LUIGJ SHKODRANI :






Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur jashtë Kuvendit për rritjen e çmimit të bukës në vend me 10 apo 20 lek më shumë. Rama thotë se do i përgjigjej me dëshirë kësaj pyetjeje, por ka vetëm një problem, që nuk është votuar ende qeveria.

Pasi të votohet qeveria, Rama theksoi se do të përgjigjet për çdo problem të qytetarëve.

“Të falenderoj se këto janë pyetje që do i përgjigjesh, kam vetëm një problem, nuk është votuar ende qeveria, dhe do jap përgjigje. Më shfrytëzoni për gjëra që njerëzve ju interesojnë. Kanë të bëjnë me të ardhmen e fëmijëve.

E shkuara nuk është problemi im, i PS. Kush është e shkuara mbetet në të shkuarën, unë jam e ardhmja”, tha Rama.

Të hartohet platforma për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare

 

Copëtimi territorial ka qenë vazhdimisht burim shqetësimesh për mbarë Kombin shqiptar,brenda dhe jashtë kufijve të Shqipëris.

Ndër popujt e Evropës ,copëtimin territorial më të madh e kanë pësuar vetëm shqiptarët.

Sot trojet shqiptare ndodhen ende të coptuarë dhe të pjestuar në disa pjesë .

Bashkësia ndërkombëtare çështjen shqiptare po e trajton vetem si rrezik për përhapjen e konflikteve në shtetet tjera.
Kokëfortësia e tyre për të mos ua njohur Kombit shqiptar të drejtat kombëtare të shpallur universalisht ,ka bërë që çështja shqiptare të jetë ende e pa zgjidhur në tërësin e saj.

Prandaj kërkohet hartimi i platformës për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Në këtë platformë duhët të përfshihen argumentet historike,politike,diplomatike dhe juridike të çështjes kombëtare shqiptare.

Të parashtrohen tezat për zgjidhjen e saj në përputhje me rrethanat e sotme ndërkombëtare.

Kjo platformë duhet të diskutohet dhe miratohet nga një Kuvend mbarëkombëtar shqiptar që duhet të mbahet .

Hyzri Salihu

BUrimi :https://www.luigjipress.com/te-hartohet-platforma-per-zgjidhjen-e-ceshtjes-kombetare-shqiptare/

Mero Baze – Ikja e Nënës

 ur isha në klasë të gjashtë më thanë se nëna do të vdesi. Ajo kishte dy javë shtruar në spital dhe nuk po e shëronin dot.

Nuk kishte ndodhur ende ndonjë vdekje në familjen tonë dhe unë nuk isha shumë i qartë se çfarë ishte vdekja e lajmëruar e nënës.
Sapo mbaroi mësimi tek shkolla buzë rrugës, unë pash një makinë portabël nga ato që ngarkonin zhavor, dhe hipa sipër. Spitali ishte në një fushë në periferi të qytetit, rreth gjysëm ore me këmbë nga aty ku më la makina.
Arrita rreth orës 4 mbasdite në spital, në një ftohtë të hidhur dhjetori, kur nata po afrohej.
Mjekja roje më pa e çuditur për orarin dhe më pyeti se kë kërkon.
-Maman, -i thashë. Eshtë sëmur dhe do vdesi.
Ajo më pa e tmerruar.
-Kush të tha ty që do vdes?
-Kështu thonë të gjithë.
-Eja me mua.
Ajo nxitoi në dy koridorë të ngushtë dhe unë pas 1 minute ishte tek dhoma e saj.
Dhoma ishte e ngrohtë dhe ajo ishte veshurë me rroba me vija. Krevati ishte i pastër dhe nëna kishte një tubë llastiku të ngjitur tek dora.
Shtangu kur më pa mua dhe ende pa më ledhatuar, pyeti e alarmuar se më kë kisha ardhur dhe me kë do kthehesha.
E gënjeva që do rri nga daja në qytet dhe u qetësua.
-Çfarë i ke sjellë mamas, pyeti doktoresha që donte të nxirrte nga situata, duke menduar që unë kisha ardhur si vizitor me leje nga shtëpia në spital.
Hapa çantën e librave si i zënë në faj dhe aty nuk kishte asgjë.
Në moment nxorra fletoren e detyrave që mësuesi më kishte vënë notën “dhjetë” dhe ja zgjata mjekes në vend të mamas.
-Bravo,- tha mjekja. Mamaja do shërohet shpejt.
Më vonë kur mamja doli nga spitali dhe erdhi në shtëpi, dëgjova se mamaja vuante nga ulçera në stomak, ngaqë siç i kishte thënë Doktori nuk hante ushqim në rregull, në të njëjtin orar dhe ato që duhej.
Në fakt unë nuk e kisha parë nënën të hante kurrë. Unë nuk e di kur hante ajo. Kishte rritur gjashtë fëmijë me të ardhura mbijetuese. Ishte një kohë kur për ushqimin mund të shikoje ëndrra të bukura vetëm kur flije.
Ajo jetë ja kishte bërë cop stomakun, të cilin në atë kohë e konsideronin sëmundje të rënd.
Pastaj kohët ndryshuan dhe nëna jetoi shumë mirë.
Pas vitit 1991, kur jeta u përmirësua ndjeshëm, nëna nuk u ankua kurrë nga stomaku.
Nëna iku dje në moshën 92 vjeçe, pa asnjë sëmundje, dhe pa ndonjë breng për të gjithë ne që la pas.
Kisha një jetë të tërë që jetoja me frikën se ajo do vdiste dhe duket se frika ime e bëri të jetonte gjatë. Dje mendoi se u rrita boll për të më lënë vetëm.

Lord Bajroni: Dy shekuj gjenocid mbi shqiptarët “S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”

 Studjuesi Fallmerayer; të parët autokton, ishin shqiptarët etni para fillesave të çdo historie, dhe në këto vende banonin, ose erdhën pëpara viteve historike.

 Organizata Shqiptarët e Bashkuar me seli në Detroit të Michiganit në SHBA ka dalur me këtë  Memorandum  denoncues:

“Të gjithë ata si Pandeli Majko, që kërkojnë “mbylljen e historisë së Çështjes së referendumit për bashkim kombëtar Kosovë – Shqipëri”, dhe kërkojnë shuarjen e idenitetit të popujve të ndryshëm në botë, nuk kanë për t’i ja arritur kurrë. Kjo është doktrinë e rrezikshme, ataviste dhe anticvilizuese, makiaveliste dhe me primesa hitleriane fashiste”. Pse Pandeli Majkon, sabotues të UÇK-së dhe tradhtues të Kosovës, (që së bashku me nanot nuk e ndihmuan ushtarakisht për ta shpëtuar nga gjenocidi i Serbisë së Slobodan Millosheviqit/1989-1999)”

Koment; Nga Frederik Ruço

 Çështja e referendumit për bashkimin e kombit shqiptar është e pandalëshme deri sa të realizohet. Bashkimi ka filluar nga mesjeta me Gjergj Kastiotin (Skënderbeun) e vazhdon sot e deri sa të përfundojë. Kjo e drejtë legjitime natyrale është dhe për shqiptarët njësoj si për të gjitha kombet në botë. Përse politika serbe e përfaqësuar në Shqipëri nga soi pandeli majko nuk dashkan por e quajnë të mbyllur Çështjen e bashkimit të 7 Milion shqiptarëve të ndarë në 6 shtete? Nuk paska zot shtëpije në këtë vend që është krijuar nga zoti enkas për shqiptarët, t’i thonë majkove se ju ka ardhur fundi? Ku janë ato burra me dy (rr) t’i tregojnë vendin majkove që janë montuar e hanë bukën e shqiptarëve që më 1924 në Shqipëri? Majkot e Shqipërisë; përfaqësues të politikës greke Pangallos e Janullatos, nuk mund t’a pengojnë, një të drejtë legjitime drejtë bashkimit kombëtare dhe e Vetëvendosjes, për të luftuar me mjete demokratike për BASHKIMIN KOMBËTAR.

 Që do të thotë për derisa të bashkohen të gjithë shqiptarët e 4 Vilajeteve Shqiptare si: Janina, Shkodra, Manastiri dhe Kosova. Këtë të drejtë nuk mund t’ua ndalojë as Pandeli Majko e as soje të këti kallupi. Politika “majko” këto 30 vjet ka punuar për para e korrupsion, truri i tyre punon vetëm për këto të fundit. Për trurin e majkove nuk ka bashkim kombëtar, sepse i shituri dhe oportunisti nuk kanë atdhe. Kjo dëshirë antishqiptare e Pandeli Majkove është vetëm politike, dhe propagandistike antishqiptare që kanë ndjekur të gjitha qeverit që kur kanë ardhur në pushtet më 1945. Shteti fallco nga viti që thamë më lart e deri mësot kanë punuar si yzmeqarë në vatrat e tyre duke mbështetur priftërinj e spiuna grekë, serbë, malazezë, sllavomaqedonë dhe rusë, që me shekuj po luftojnë, që shqiptarët, edhe t’i shfarosin, t’i mbajnë të copëtuar dhe të kolonizuar  që nga (1878-2021).

Prandaj, Organizata e Shqiptarëve të Bashkuar në Detroit të Amerikës , me indinjatë e hedh me të drejtë poshtë dëshirën që kanë politikanët serbo-sllave anitshqiptare të Pandeli Majkos. ZËRISHQIP I bashkangjitemi ‘ORGANIZATËS SHQIPTARËT E BASHKUAR” që jeton në Detroit të Amerikës.

 Kundruall kësaj!! Me çfar fytyre delë Pandeli Majko duke ofenduar rëndë mbi 7 milionë shqiptarë? Ku e gjen kurajon të pëllasë si gomari në Gusht botërisht duke thënë: “ është mbyllur historia e bashkimit të kombit shqiptar” Ku e gjeti ky faqezi të përfaqësojë kombin shqiptar, kur ai se ka prejardhjen saj. Shqipërin Natyrale Atdhetarët; do t’a bëjnë për inat të majkove që të jenë të njësuar me një shtet të vetin ligjor demokratik të pavarur nga konspiracionet. Shqiptarë: kudo në mbarë botën bashkohuni me ORGANIZATËN SHQIPTARËT E BASHKUAR” të Detroidit që të ngremë zërin dhe të bashkojmë mendimet gjatë përpjekjeve që kanë bërë parardhësit, për t’i lënë diçka të mirë pasardhësve.

“Rroftë Shipëria e Bashkuar e Shqiptarëve”!

Derguar nga z. Frederik Ruco


“VAKSINA ËSHTË KRIJUAR QË BILL GATES T’I VENDOSË NJERËZVE ÇIP”, TEORI KONSPIRATIVE E BALLKANIT APO E VËRTETË?

 Një studim i Grupit Këshillues për Politikat Publike, Ballkani në Evropë (BiEPAG) vë në pah se afër 80 për qind e popullsisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor beson në masë të madhe apo pjesërisht në njërën nga teoritë konspirative lidhur me koronavirusin.

Këto pohime janë pjesë e raportit “Virusi i dyshimtë: Konspiracionet dhe COVID-19 në Ballkan”, i cili u publikua të enjten në një tryezë të Këshillit Atlantik dhe BiEPAG-ut.

Në raport thuhet se teoritë e konspiracionit, të mëdha dhe të vogla, janë rritur fuqishëm në mbarë botën në vitin 2020. Nga Qanon, me origjinë në Shtetet e Bashkuara e deri tek shoqata Querdenker në Gjermani, që mohon pandeminë dhe krahason kufizimet e qeverisë me Gjermaninë naziste, kanë bërë që me pohimet kundërthënëse të nxisin njerëzit në rrjetet sociale dhe mijëra që dalin në rrugë në gjithë botën. Teoritë e konspiracionit nuk janë të reja, por dukshmëria e lartë e teorive të tilla dhe gatishmëria e mijërave për të dalë në rrugë është risi dhe ka bërë që të fitojnë vëmendje më të madhe.

Teoritë konspirative në Ballkanin Perëndimor gjejnë tokë të pëlleshme. Institucionet janë të brishta dhe shpesh nuk u besohet, ndërsa ekziston edhe një histori e teorive që kishin shpërthyer në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, thuhet në raport.

Janë gjashtë teori mbizotëruese rreth pandemisë. E para që virusi ka “ikur” nga një laborator në Ëuhan, përkatësisht që ka ekzistuar shumë më parë se sa që i është bërë e ditur opinionit publik. E dyta që qeveria kineze e ka prodhuar në laborator virusin dhe ai nuk është natyror. Katër teoritë e tjera janë më të skajshme përfshirë pohimet se virusi është shpërndarë nga industria farmaceutike, që qeveria amerikane e ka prodhuar virusin si armë biologjike, që ai është i lidhur me teknologjinë 5G, që është shpërndarë në mënyrë që Bill Gates-i të vendosë nëpërmjet vaksinimit një çip në kokën e njerëzve në mënyrë që të mund t’i kontrollojë.

Nga këto teori, tri prej tyre që lidhen me Kinën dhe me industrinë farmaceutike besohen nga më shumë se gjysma e të anketuarve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ndërkaq ndërmjet 27.7 dhe 34.9 për qind e të anketuarve në rajon besojnë në teoritë se virusi ka të bënë me teknologjinë 5G, përfshirjen e ushtrisë amerikane dhe zhvillimin e virusit si armë biologjike dhe teorinë për Bill Gatesin.

Sipas studimit vendi me numrin më të madh të atyre që besojnë në teoritë e konspiracionit në Ballkanin Perëndimor është Shqipëria. Më të popullarizuarat janë ato teori që e bëjnë përgjegjëse Kinën, por edhe kur bëhet fjalë për lidhjet me Bill Gates, 43 për qind e të anketuarve mendojnë se kjo teori është në masë të madhe ose në një masë e vërtetë.

Madje, sipas studimit, as shkalla e arsimimit e as mosha nuk paraqesin mbrojtje ndaj teorive të konspiracionit. Në Kosovë, të zëmë, 47 për qind e atyre që kanë kryer fakultetin mendojnë se industria farmaceutike po shpërndajnë sëmundjen, ndërsa vetëm 22.2 për qind e atyre me arsim fillor besojnë në një teori të tillë. Kjo dëshmon se teoritë e tilla janë të rrënjosura në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Përgjithësisht në rajon afër 80 për qind e popullsisë beson në masë të madhe apo pjesërisht në njërën nga teoritë konspirative lidhur me koronavirusin.

Studimi përfshinë edhe elementin gjeopolitik të teorive të konspiracionit gjë që ka shfaqur dallime meqë serbët kundrejt pjesëtarëve të etnive tjera kanë një qasje më dashamirëse ndaj Kinës. Tek të anketuarit në Serbi, është regjistruar shkalla më e ultë e atyre që besojnë në teorinë se Kina e ka “zhvilluar” turisin (35 për qind) apo se ai ka ikur nga një laborator në Ëuhan (39 për qind).

Ndryshe është në Shqipëri ku 65 përkatësisht 58 për qind e të anketuarve besojnë në këto dy teori.

Qytetarët serbë në Malin e Zi dhe në Kosovë besojnë më pak në teoritë që lidhen me Kinën në krahasim me grupet tjera etnike. Mbase kjo është nxitur edhe nga qëndrimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili i quajti “vëllezër” dhe “shpëtimtar” kinezët përgjatë krizës zë pandemisë.

Nga ana tjetër sipas studimit, 86.1 për qind e serbëve të Kosovës besojnë në teoritë që lidhen me Bill Gates, madje 93.7 për qind besojnë se industria farmaceutike la luajtur rolin kryesor në krijimin dhe përhapjen e koronavirusit.

Studimi vë në pah edhe dallimet ndërmjet euro-skeptikëve dhe atyre që mbështesin integrimet evropiane. Nga të parët 60.6 për qind mbështesin një nga teoritë, ndërsa nga të dytët 48.9 për qind.

Florian Bieber, bashkërendues i BiEPAG-ut tha se “tre të katërtat e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor besojnë në një shkallë apo shumë në cilëndo prej teorive të konspiracionit për të cilat ne i kemi pyetur, që është shifër më e lartë se në çdo vend të Evropë. Kjo pastaj pasqyrohet në vullnetin e tyre që të vaksinohen”.

“Në mbarë rajonin, 53.4 për qind kanë thënë se nuk do ta marrin vaksinën, ndërkaq vetëm 39.2 kanë thënë se me gjasë do ta marrin vaksinën”, thuhet mes tjerash ë raport./ VOA

Burimi/faxweb


Ish-ministri Bushati hedh “bombën”: Kryeministri Rama ishte me Vuçiç për ndarjen e Kosovës

 KOhë më parë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati i ftuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV ka folur për në lidhje me përplasjet me Edi Ramën për çështjen e ndarjes së Kosovës.








‘Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej Perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon’, u shpreh ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

‘Qëndrimi im ka qenë në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë, strategjinë e sigurisë kombëtare dhe të interesit kombëtar. Nuk mendoj se kam bërë ndonjë akt heroik. Qëndrimi im ka qenë zyrtar, diplomatik.

Bëhej fjalë për gjysmën e Kombit, Kosovën dhe në këtë pikëpamje ishte e pamundur që kushdo të ishte ministër i Jashtëm i Shqipërisë të ishte gojëkyqur.

Mund të ju them me gojën plot që ishte një ide e vjetër serbe që u riaktivizua në gojë shqiptarësh dhe u tentua ti shitej perëndimit si një ide lokale, e disa liderëve në rajon. Nuk më kanë surprizuar qëndrimet e këshilltarit të Trumo John Bolton, as reagimet e qeverive britanike dhe gjermane, sepse kabllot e lobimit ishin futur thellë.

Kjo ishte një ide që futi në tension rajonin dhe ia uli ndikimin në maksimum ndikimin e Tiranës në Prishtinë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Preshevë.

Unë në çdo momente të ditës jam i gatshëm të përballem me këdo për qëndrimet e mia. Kryeministri ka pasur mendimet dhe qëndrimet e tij dhe ato dihen’, u shpreh Bushati në SYRI TV.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...