Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/01

Në 200-vjetorin e revolucionit të 1821

 FlORIPRESS:FLORI BRUQI






SABRI GODO , ka  lindur më 8 gusht 1929 në Delvinë , ku kreu edhe shkollën fillore. Më pas vazhdoi gjimnazin në Tiranë, të cilin u detyrua ta ndërpriste vitin e tretë, pasi u përfshi aktivisht në luftën antifashiste. Për 23 muaj, nga  korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, mori pjesë në të gjitha Luftrat e Brigatës VI, në Shqipëri e Jugosllavi, ku u shqua e më pas u dekorua për trimëri te vecantë. Shërbeu në ushtri si oficer deri në vitin 1948 e më pas u përjashtua si politikisht i padëshëruar. Në vitin 1953 përjashtohet nga partia komuniste, ku kish aderuar në shkurt 1944. Këtu fillon edhe kalvari i tij i periudhës së diktaturës. Per shkak të martesës me një vajzë nga familjet aristokrate dhe të perkatësisë familjare, intelektualë të shquar, kundërshtarë të regjimit, të pushkatuar, të burgosur e të arratisur, jeta e tij ka shkuar disa here në teh te briskut, deri në prag të burgosjes.

Godo njihet si një penë e rrallë, në romanet me karakter historik, ku më të bujshmet e më të diskutuarat janë “Skënderbeu” dhe “Ali Pashë Tepelena”. Mbi këto figura që i kalonin përmasat e kombit, ai nuk rreshti së kërkuari. Këto romane janë ripunuar e ribotuar disa here, janë përkthyer në disa gjuhë dhe vlerësuar lart nga kritika. Si një njohës i thellë i karakterit njerëzor, shkroi me po aq mjeshtëri romanet e novelat mbi luftën, për të cilat u akuzua nga censura e regjimit si shkrimtar i deheroizimit dhe vuajti pasojat. Ne vitin 1974 u perjashtua nga Lidhja e Shkrimtarëve per “devijim nga realizmi socialist„ dhe u dërgua per “riedukim„ për 11 vjet (1974 – 1985). Një veprimtari të dendur ka pasur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", me mbi katër mijë faqe të botuara me fejtone e shkrime kritike.

Ne vitet 90, u angazhua që në fillim në lëvizjen antikomuniste dhe më 10 janar 1990 formoi Partinë Republikane të Shqipërisë, një parti e djathtë, aleate e Partise Demokratike, qe kish në themel të programit të saj respektimin e pronës private, familjes dhe bashkimin e kombit. Per tetë vjet radhazi Sabri Godo ishte kryetar i kesaj Partie e më pas dha dorëheqjen per t’ju hapur rrugen të rinjve. Nga viti 1998 deri në ditet e fundit ai ishte president nderi dhe Kryetar i Asamblesë Kombëtare te PR.Sabri Godo ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, 1996-2002 me funksionin e kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme. Gjate kësaj periudhe dhe më pas, ka luajtur nje rol aktiv në intensifikimin e marëdhënjeve të Shqipërisë me strukturat Europiane e më gjerë, duke i shtrirë njohjet në nivele të larta personalitetesh të një rëndësie politike të vecantë Eshtë i pamohueshem roli i Sabri Godos ne zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për të cilën ai luftoi për 22 vjet rrjesht, nga dita e parë e krijimit të Partisë Republikane deri në ditët e fundit të jetës së tij. Për këtë populli dhe personalitetet e Kosovës kanë shprehur qartasi mirënjohjen. Eshtë i ditur roli dhe lufta e tij për çështjen e popullit çam, per atë të shqiptarëve në Maqedoni, në Serbi e kudo. 

Si bashkëkryetar, në hartimin e dokumentit themelor te shtetit, Kushtetutës së Re të Republikës së Shqipërisë të vitit 1998, ai ka luajtur një rol vendimtar. Shpesh emërtohet si Babai i Kushtetutës. Një njeri aktiv në politikë dhe në fushën e letrave, Sabri Godo ka qenë një nga figurat më me rëndësi në jetën politike shqiptare sidomos në momentet e vështira. Qendrimet e tij pa mëdyshje në çështjet më delikate dhe të debatueshme, në periudha të ndezura politike, dhe përpjekjet për të gjetur rrugën e arësyes, i çuan njerëzit, mediat e politikanët, ta quajnë “Plaku i Urtë”, epitet që në mënyrën më të plotë do të përmblidhte gjithë jetën e tij. 

Në  12.XII 2012 Presidenti i Repubblikesse Shqipërisë, zoti BUJAR NISHANI   i dha Sabri Godos, pas vdekjes “Urdherin e Skënderbeut” me motivacionin:

“Personalitetit të shquar të politikës dhe kulturës kombëtare, politikanit të urtë e vizionar, me kontribut të çmuar në proçeset demokratike, shkrimtarit e skenaristit që talentin e vuri në shërbim të popullit e vendit të tij"

Në 14.XII. 2012, Presidenti i Republikes Italiane, Shkëlqesia e tij, Giorgio Napolitano i ka akorduar Sabri Godos, titullin e nderit “Commendator” me motivacionin:

“Në konsideratë të meritave të veçanta, dhe me propozim të Presidentit të Këshillit te Ministrave, me dekretin e dates 27 dhjetor 2011, i dorëzon zotit Sabri Godo, Titullin e nderit “Commendator”, me të drejtën per të gëzuar nderimet e larta përkatëse dhe për tu regjistruar në librin e Commendatorë-ve".

Vdekja

Me datë 3 dhjetor 2011 Sabri Godo u nda nga jeta pas një beteje me një tumor në mushkëri. Varrimi u bë me datën 4 dhjetor në varrezat e Tufinës, Tiranë.

Vendimi i Qeverisë:

1. Shpalljen zi kombëtare, nga ora 12.30 deri në 14.30, ditën e diel, datë 4.12.2011, në nderim të të ndjerit, z.Sabri Godo, shkrimtar dhe politikan i shquar.

2. Në të gjitha institucionet, shtetërore dhe publike, të ulet flamuri kombëtar në gjysmë shtizë dhe në orën 14.30 të mbahet një minutë heshtje.

3. Ceremonia e homazheve të organizohet ditën e diel, datë 4.12.2011, ora 12.30 deri 14.30, në mjediset e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

4. Radio-Televizioni Publik Shqiptar, gjatë zhvillimit të ceremonialit funebër zyrtar, të transmetojë muzikë funebre.

5. Shpenzimet e varrimit dhe të ceremonialit të përballohen nga buxheti i vitit 2011, miratuar për Ministrinë e Punëve të Jashtme.

6. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Me 10 Maj 2013, Bashkia e Tiranës zbuloi bustin e Sabri Godos pranë Kuvendit të Republikës.

Vepra Letrare

Skenarë

Referime

  1. https://web.archive.org/web/20160820172240/http://president.al/?p=4938
  2. Albania in the twentieth century, A History : Volume I, Albania and King Zog ---- By Owen Pearson
  3. http://www.quirinale.it/elementi/DettaglioOnorificenze.aspx?decorato=318364
  4. Opinion- Sabri Godo ( 6 dhjetor 2011 ) https://www.youtube.com/watch?v=GYmVbClMkpA
  5. Sabri Godo , - Urtesia që i mungon Shqipërise ( Panteon - Nisida Tufa—News 24–24 shkurt 2016 ) https://www.youtube.com/watch?v=U2xtCIDa_mw
  6. " 3 Vjet pa Sabri Godon—Emision nga Roland Qafoku https://www.youtube.com/watch?v=lokkUtsD544
  7. http://www.telegrafi.com/sabri-godo-sa-me-larg-ngjarjes-aq-me-afer-te-vertetes/

Vdekja

  1. https://www.youtube.com/watch?v=mViG2k93ZqU
  2. http://www.yllpress.com/39200/i-jepet-lamtumira-sabri-godos-percillet-ne-banesen-e-fundit.html
  3. http://shqiptarja.com/skedat/2724/sot-lamtumira-per-te-urtin-sabri-godo-66305.html
  4. http://www.panorama.com.al/sabri-godo-le-sanatoriumin-dhe-shuhet-ne-shtepi-sot-dite-zie/
  5. https://web.archive.org/web/20160827101047/http://gazeta55.al/basha-%C2%93figura-e-godos-frymezim-per-vendimet-e-drejta-per-vendin-e-kombin/
  6. http://tiranatimes.com/old_site/news.php?id=13002&cat=6

FLORI BRUQI


Në 200-vjetorin e revolucionit të 1821, 

në prag të 200-vjetorit të vrasjes së Ali Pashë Tepelenës, 

në prag të 10-vjetorit të ndarjes nga jeta të Sabri Godos

Nga Lindita Komani

Mizoria e shumëpërfolur e Ali Pashë Tepelenës ka qenë ndër vite një arsye e fortë që më ka shtyrë të mos të dua ta njoh më nga afër figurën e tij. Pavëmendja ndaj zhvillimit të shqiptarëve, fakti që ai nuk vendosi shqipen si gjuhë bazë për rritjen e vetëdijes së shqiptarëve ishte arsyeja tjetër. Si mundej një prijës i përmasave të tij të mos kuptonte që trashëgiminë për të ardhmen ai mund ta linte vetëm gjysmake, nëse përkushtimi i tij ishte i plotë për pjesën greke të popullit që udhëhiqte dhe jo i njëjtë për atë shqiptare, sidomos duke pasur parasysh që ishte shqiptar në origjinëMegjithatë, rasti apo paracaktimi e pruri që librin Ali Pashë Tepelena të Sabri Godos ta lexoja pas udhëtimit tim të parë në Janinë dhe udhëtimeve në Gjirokastër, Kardhiq, Libohovë, Artë, Tepelenë, në zonën ku sundimi i tij u vendos, u forcua dhe i dha krahë atij për të synuar për më tej. 

Gjatë leximit të romanit “Ali Pashë Tepelena”, rishkruar për herë të fundit në vitin 2003, kuptohet që autori Godo ishte një adhurues i madh i Aliut: i Aliut me ëndrra dhe ambicie; Aliut të zgjuar e dinak; Aliut të goditur rëndë në dinjitet si bir i një gruaje të përdhunuar; Aliut të trembur nga përndjekja e që i shpëtoi për fije vdekjes në moshë të re; Aliut të tërbuar e të mbushur me vullnet për hakmarrje; Aliut të palodhur e me zemrën gati për sfida pas sfidash; Aliut trim dhe udhëheqës i pashoq; Aliut të pangopur deri në moskuptim që pangopja të çon në rrënim; Aliut shtypës e njëkohësisht më pranë popullit se kushdo tjetër, të paktën në periudhën e pushtetit osman; Aliut të tolerancës fetare të ndier si nevojë për një popull me disa fe; Aliut të infrastrukturës moderne dhe të mrekullueshme për kohën; Aliut të bashkëpunëtorëve më të ngushtë, besnikë me kokë; Aliut të shumë grave në harem (nga 150 deri në 600 sipas burimeve të ndryshme); Aliut të bashkëshortëve nga familjet e pasura; Aliut të Katerinës dhe Aliut të Vasiliqisë, Aliut të djemve që nuk u bënë si ai, që nuk i dolën zot dhe u shitën sapo iu dha rasti tek armiku i tij Sulltani; Aliut që është një nga heronjtë dhe mundësuesit financiarëdhe ushtarakë të revolucionit të 1820-1821; Aliut që meriton të jetë një nga figurat më të hulumtuara të historisë së Shqipërisë.

Një Ali Pashë pa disa cene si udhëheqës i përsosur për shqiptarët?

A mund të krijohet, nëse nuk është lindur ende, një udhëheqës i përsosur për shqiptarët? 

Duke i hequr mizorinë, centralizimin e plotë të pushtetit, pangopësinë në raport me grumbullimin e pasurisë, paaftësinë për të investuar dhe për të ngritur elementin shqiptar me gjuhën shqipe si bazë, Aliu mund të ishte modeli i një udhëheqësi të mirë për shqiptarët, në aspektinushtarak, politik, diplomatik, gjithmonë duke ia përshtatur sjelljen me kushtet e kohës në të cilën jetojmë sot që ka bërë bazë lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut. 

Duke ndjekur rrëfimin e Godos, kuptojmë që Aliu zbuloi gjatë rrugës forcën e vullnetit aftësinë që ka pushteti për të ndryshuar për mirë jetët e njerëzve përveçse për të forcuar pushtetarin, vlerën e vendosjes së drejtësisë në sytë e njerëzve të pambrojtur nga privilegje, fuqinë e zbutjes së ndasive fetare, rëndësinë e besnikërisë së plotë dykahëshe ndaj njerëzve më të afërt, sidomos bashkëluftëtarëve.

Ka shumë për të mbajtur mend dhe për të cituar nga ky libër i shkruar me pasion dhe kujdes, bazuar në hulumtime të thelluara, vizitim të vendeve ku Aliu jetoi, veproi dhe luftoi, aq sa është e pamundur të mos duash ta rilexosh dhe shijosh si një vepër e mrekullueshme letrare e njëkohësisht historike, historike e njëkohësisht letrare. Fakti që Godo e ka rikthyer disa herë në duar, për të sjellë deri edhe një variantin të tretë, tregon që ai ka qenë i bindur për potencialin që materiali historik e letrar dhe sidomos figura e Aliut ka pasur ende në vete për t’u shpalosur. Dhe unë mendoj që ka ende shumë potencial.  

Struktura e romanit ka si bazë kronologjinë historike dhe personazhet e ngjarjet e lidhura me të hyjnë në çastin që historia u ka rezervuar. Vëmendja kryesore është mbi ngjarjet ushtarake, politike e diplomatike. Megjithatë, gjen në çdo pjesë të tij përshkrime shumë të bukura si të qyteteve, fshatrave dhe kushteve e rrethanave që krijonte pushteti i Aliut në to ashtu edhe të njerëzve me të cilët ai kishte të bënte e që në libër kthehen në personazhe romani. Faqet e romanit mbizotërohen nga burrat, megjithatë vëmendje u kushtohet edhe grave në jetën e tij.

Gratë në jetën e Ali Pashës

Nëna Hanko është e para dhe me e rëndësishmja ndër to. Pa të, Aliu nuk do të kishte pasur atë hyrje në jetë dhe në karrierë sikurse pati. Motra Shanisha është gati e barazvlefshme me nënë Hankon. Ajo i qëndroi besnike deri në fund, më shumë se të bijtë të cilët për nga sjellja tradhtare, në lexim duket sikur nuk janë fare të tijtë. Për bashkëshortet shqiptare dhe atë greke, Godo ka marrë kohën dhe vëmendjen të dëgjojë zemrën e Aliut dhe të perceptojë me sytë e tij sesi secila kishte vendin e vet në jetën e tij. Një grua me emrin Katerina, një robinjë në haremin e tij përmendet si më e dashura ndër gratë e haremit deri kur ajo vdiq duke i dhënë jetë djalit të tretë të Aliut, Saliut.  

Roli i Vasiliqisë në vitet e fundit të jetës duket se ka qenë shumë i rëndësishëm. Ajo mund të kish mbetur thjesht një robinjë e dashur në haremin e tij, por ai e ngriti në bashkëshorte. Sipas paraqitjes së Godos i duhej t’u tregonte grekëve që ishte po aq i tyri sa i shqiptarëve. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi dhe grekët e lanë vetëm atëherë kur ai kishte më shumë nevojë, në rrethimin 20-mujor të Janinës. Ai rrethim nuk ishte një sulm i beftë dhe vdekjeprurës që në goditjen e parë. Nuk bëhej fjalë në të as për një javë, as për një muaj dhe as për një stinë të vetme lufte, por për 20 muaj të rëndë. Ku ishin grekët? Për çudi, në asnjë çast nuk duket se Aliu në penën e Godos i fajëson dhe i mban mëri për këtë sjellje.  

Burrat në krah të Ali Pashës 

Burrat në krah të Aliut në përpjekjet e tij për pushtet, për qeverisje të mirë, për një rend të së drejtës alla Ali Pasha, për luftë kundër armiqve të ndryshëm me kulmim luftën kundër turqve në vitet 1820-1821 portretizohen bukur, disa vetëm me emër dhe të tjerë me kujdes por mbeten gjithmonë në sfond.

Thanas Vaja është njeriu më i afërt, vazhdimisht i përmendur si bashkëpunëtori më i ngushtë, ai që ndodhet pranë Aliut edhe në ishull kur turqit shkojnë për ta vrarë. Tahir Abazi dhe Jusuf Arapi janë po ashtu bashkëpunëtorë të ngushtë, kapedanë që drejtonin shpesh fushatat e trupave të Aliut. Odiseja, Diviunoti dhe Vernaqoti, ndër shumë nga ata që përmenden në faqet e librit dhe historisë, janë djemtë që spikatën si kapedanë dhe zmbrapsën një sulm të fortë të turqve në More. Për ta Aliu përmes Godos shprehet: “Aliu nënqeshi e tha se do t’i lutej Zotit pesë herë në ditë si më i miri mysliman, po t’i kishte djem të gjakut ata tre kapedanët e Termopileve. Po në vend të tyre Zoti i paskësh dhënë tre këlyshë tradhtarë me gjak të prishur.” (fq.409)  

Pavarësisht lutjeve të Aliut, Zoti i dha ata djem që i dha, Myftarin, Veliun dhe Saliun. Diku në libër, teksa përshkruhet sesi Aliu e caktoi Saliun 14-vjeçar qeveritar në Gjirokastrën e sapo marrë prej tij, duket sikur ai ishte me shpresën që pikërisht Saliu të vazhdonte rrugën e tij, meqë nga dy të parët kishte pësuar zhgënjim, zhgënjim i cili vetëm se iu thellua në vitet që pasuan e sidomos në kohën e përballjes me Sulltan Mahmutin II. Ajo që mbetet e paqartë në roman është fati i nipërve të Aliut që shpëtuan nga goditja e parë e drejtpërdrejtë e Sulltanit. A ka mbërritur dikush prej tyre në ditët e sotme? Këtë pyetje e shtroj sepse pasardhës të familjes Libohova që ka Shanishanë si mëmë të madhe jetojnë e përparojnë edhe sot në Shqipëri.

Me rëndësi në roman dhe histori janë suliotët, vazhdimisht përballë Aliut, në rezistencë ndaj tij, për të ruajtur atë liri që kishin, por të cilët në fund i bashkojnë forcat me Aliun kundër Sulltanit. Më të shquar në mes tyre Foto Xhavella dhe Marko Boçari. Në këtë përpjekje të përbashkët kundër Sulltanit, shfaqen për pak Bubulina dhe Kolokotroni. Shfaqet gjithashtu Mavrokordati, me ambicien për të udhëhequr qeverinë greke e në mbyllje edhe drejtues i qeverisë në Greqinë Perëndimore, teksa në kongresin ku u mblodhën për të marrë këtë vendim e ku Aliu dërgoi Tahir Abazin për ta përfaqësuar, Ali Pasha – financuesi dhe mbështetësi kryesor ushtarak i revolucionit, as nuk u përmend me emër nga Mavrokordati. 

Eteria, Vasiliqia dhe një dyshim për kush mund ta ketë dorëzuar te turqit

Një rol me rëndësi në periudhën përgatitore të revolucionit mori Eteria, një organizatë e fshehtë e themeluar në Odesa dhe e cila synonte shkëputjen e Greqisë nga Perandoria Osmane. Sikurse paraqitet nga Godo, pjesë e Eterisë u bë edhe Vasiliqia dhe gjithashtu edhe Ali Pasha, i cili sipas Godos brenda kësaj organizate identifikohej me nofkën “Vjehrri”. Ndonëse në roman thuhet se Aliu u bë anëtar i Eterisë pas Vasiliqisë, kjo duket pak e çuditshme. Nëse pesha e asaj vajze të re do të kishte qenë vërtet kaq e madhe, përveç përshkrimit që i bëhet figurës së saj në çastet kur Aliu e takoi për herë të parë teksa ajo në moshën 14 vjeçe sapo kish humbur babanë, lavdeve për bukurinë dhe mirësinë e saj, Vasiliqia do të kish merituar më shumë vëmendje në libër: në mendimet e Aliut, përpjekjet dhe qëndresën e tij kundër turqve në rrethimin 20-mujor të Janinës. Që prej kur përmendet si anëtare e Eterisë, Vasiliqia “zhduket” për t’u rishfaqur krejt në fund, kur Aliu shkon në ishull bashkë me të dhe Thanas Vajën dhe rrethohet nga turqit me qëllimin për ta vrarë. 

Godo, ndonëse vetëm me nota të lehta, e sjell për lexuesin dyshimin që turqit ishin të informuar mirë lidhur me ishullin dhe ky informim mund të kishte ndodhur vetëm nga njerëz që e njihnin atë shumë mirë. A mund të ishin këta informantë njerëz nga shpura e afërt e Aliut, njerëzit e tij më të afërt? 

Në libërthin “Kompleksi Muzeal i Ishullit të Janinës” me autor Fotis Rapakousis ngrihet si mundësi që Vasiliqia të ishte përfshirë në njëfarë mënyre në atë që ndodhi. Ajo mund të ketë qenë personi që dorëzoi tespihet prej diamanti të Aliut që iu çuan Selim Çamit, çka përbënte një sinjal që Aliu ishte falur nga Sulltani, jeta e tij nuk ishte në rrezik dhe Selim Çami nuk kishte pse ta hidhte në erë kështjellën dhe Janinën që jetonin mbi barut.

Pa e ditur që ajo ishte pjesë e Eterisë, si lexues as nuk ka pse të të shkojë ndërmend se pse ajo të ndihmonte në vrasjen e Aliut pikërisht në atë kohë kur ai po bënte aq shumë për të shpëtuar nga turqit. Por si pjesë e Eterisë, dyshimi edhe mund të ketë kuptim. Arritur në atë pikë të revolucionit i cili ishte sa grek aq edhe shqiptar, i financuar dhe mbështetur ushtarakisht nga Aliu, befas interesat greke nuk ishin të njëjtat me ato të Aliut. Në mbyllje të revolucionit, Aliu parashikonte krijimin e një mbretërie shqiptare që do të kishte brenda edhe Epirin e Thesalinë. Greqia do të mbështetej nga ai që të krijohej po ashtu si shtet, por do të ishte më vete dhe do të përfshinte tokat e tjera. Megjithatë, Godo nuk ngre gishtin kundër Vasiliqisë. Ajo deri në fund të librit shoqërohet si bashkëshorte që i qëndroi besnike Aliut edhe pas vdekjes. 

Dyshime janë ngritur edhe për mundësinë që ka qenë Thanas Vaja ai që e ka tradhëtuar Ali Pashën. Por as për këtë Godo nuk shprehet. Vrasje madhore si ajo e Ali Pashës, të rrezikshëm për forcat që kishin interesa të tjera për të ardhmen e Greqisë, janë si ato të vërtetat e mëdha për të cilat nuk mund të jepet kurrë siguri, por vetëm të ngrihen dyshime dhe të kryhen me kureshtje hulumtime. 

Diplomatët e huaj në një marrëdhënie interesante me Ali Pashën

Shpeshherë në roman flitet për përpjekjet e Aliut për një shtet shqiptar, një kërkesë të cilën ai sipas Godos ua shtronte vazhdimisht edhe diplomatëve të huaj rusë, francezë dhe anglezë, me të cilët zhvilloi negociata në harkun e mbi 30 viteve sundim, vazhdimisht në ekspansion. Këto pjesë janë veçanërisht me interes dhe të sjella bukur në formë letrare. Aliu kërkonte prej tyre që ta ndihmonin të merrte Pargën, Korfuzin, shtatë ishujt dhe nuk reshtte së manovruari sa me njërën palë e të tjerat për të arritur qëllimet e tij. Robërit francezë që mbeten nga përballja e fundit me francezët i integroi në oborrin mbretëror. 

Role marrin në roman gjithashtu personazhe si Napoleoni, Pukëvilli, Admirali Nelson, Bajroni apo Liku. Mediat ndërkombëtare ndihmojnë nga larg për ngritjen në piedestal të Aliut në çaste të rëndësishme të përpjekjeve të tij që krijuan terrenin e nevojshëm për revolucionin e viteve 1820-1821. Vlen të ritheksohet që ky revolucion ishte sa grek aq edhe shqiptar dhe ky libër është një dëshmi e jashtëzakonshme historike-letrare për këtë. 

Kuadri i romanit i përcaktuar nga prania e Sulltanit

Prania e Sulltanit është e vazhdueshme në roman. Ishte Sulltani që e bëri Aliun në Pasha, Vezir, Rumeli-valisi kur arriti të merrte Korfuzin bashkë me rusët e drejtuar nga Ushakovi dhe e shpalli Asllan kur arriti të merrte Himarën. Ishte po ashtu Sulltani ai që e zbriti nga lartësia ku ndodhej, e zhveshi nga titujt dhe i mori pasurinë pasi e vrau atë bashkë me djemtë e nipërit. Sulltan Mahmudi II përshkruhet dhe vlerësohet nga Godo si më i afti ndër sulltanët osmanë që jetuan pas Sulejmanit të Mrekullueshëm.

Hurshid Pasha, kundërshtari në terren dhe rrethuesi i Janinës, në penën e Godos sillet si të ishte një adhurues i madh i Aliut dhe në fakt, në rast përballjesh me kundërshtarë, janë pikërisht kundërshtarët ata që dijnë të çmojnë sa duhet vetitë dhe aftësitë e njëri-tjetrit, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të kuptojnë pikat e dobëta ku të godasin tjetrin apo të mirat e tjetrit nga të cilat të mund të mësojnë.  

Vlera e romanit në ripunimin e tij të tretë 

Për vlerën e librit ne ripunimin e tij të tretë, Godo është plotësisht i vetëdijshëm dhe e shpreh këtë që në hyrje përmes një shënimi drejtuar lexuesve:

“Ky botim është edhe ripunimi i tretë që i bëj “Ali Pashë Tepelenës”. Botimin e parë të vitit 1970, si dhe të dytin më 1992, që e rishkrova nga fillimi në fund, i kam bërë duke ecur symbullur, i bazuar në dokumente e në harta të vjetra, gjë e rrezikshme në një roman historik, sepse diku do të biesh në ndonjë gropë. Para se të nisja këtë botim të tretë, shkova e pashë vendet ku ka jetuar e qeverisur Aliu, pashë qytetet, kalatë e muzetë dhe kalova në duar lëndë të re, çka s’kisha mundur ta bëja më parë. Sfondi mori gjallëri dhe Aliu u bë më i afërt. Tani do të ndihesha i lumtur sikur të zhdukeshin nga qarkullimi dy botimet e para. E keqja me librin është se s’mund ta kapësh më pasi e lëshon nga dora.

Koha që jam marrë me Aliun, shtrihet në tridhjetë e pesë vjet, natyrisht, në periudha të caktuara. Për mua ka qenë një figure që nuk mposhtet dhe që gjithnjë të mbetet diçka pa thënë. Tani unë shpëtova prej tij, por edhe ai nga unë. Nuk u përpoqa ta sajoj figurën e tij, po të zbuloj të vërtetën. E vërteta është se sot nuk di të them ku mbaron dokumentimi historik e ku merr vrull krijimtaria ime, sepse në vetëdijen time këto janë shkrirë e bërë një. Arti dhe kërkimet historike s’kanë fund, por ky është libri që e kam dashur e që mund të shkruaja unë për Aliun; dhe në të s’kam ndonjë gjë për të hequr, as për të shtuar.”

Përfundimet e natyrës historike dhe politike sipas Godos 

Në mbyllje Godo i lejon vetes të shprehet jo vetëm si shkrimtar por edhe si studiues historie dhe politike. Ai nxjerr disa përfundime të rëndësishme:

Së pari, sipas Godos ideja e mbretërisë së pavarur sundonte në mënyrë të pavetëdijshme në shpirtin e Aliut që kur u nis nga Tepelena dhe mori formë kur u vendos në Janinë. Së dyti, Aliu i dha gjithë pashallëkut që drejtonte orientim europian dhe doli përpara kohës dhe si kushdo që del përpara kohës e pësoi, sepse sikurse u pa, u deshën edhe 100 vjet të tjerë që perandoria osmane të binte. Së treti, ai krijoi një frymë tolerance të madhe fetare, duke u hequr pushtetin gjyqësor klerikëve, duke zbutur dallimet fetare që dobësonin bashkimin e popujve dhe përkrahu njëlloj si kishat edhe xhamitë. U mësoi grekëve një mënyrë bashkëjetese ndërfetare, të cilët sikurse e dëshmoi shumë rëndë koha, ata nuk qenë në gjendje ta përbrendësojnë dhe ta vijojnë. Së katërti, Aliu u pasurua pa kufi dhe për ta mundësuar këtë ai i hapi rrugë zhvillimit të bujqësisë, tregtisë, artizanatit. Ai ishte njëkohësisht edhe bankë e të gjithëve. Shpenzoi miliona për armatim dhe për vepra publike. Dhe kur lufta erdhi, ai nuk mbajti asgjë për vete, por thesarin përrallor që sipas Godos ishte bërë objekt zilie deri edhe për Sulltanin vetë, e shkriu për të mbështetur revolucionin dhe përballjen me turqit, sikur të mos kishte asnjë vlerë për të. Dhe sikurse e thekson me të drejtë Godo, në këtë pikë ai veçohet nga mbretërit dhe sundimtarët e tjerë të kohës që nuk e bënë këtë sacrificë.

Si ndërtohet shteti brenda shtetit në kushtet e një perandorie? Apo përfundimi i pestë historik nga vepra e Godos

Ndonëse Godo nuk e numëron si përfundim, e lë të kuptohet nëpër rreshta përgjatë gjithë romanit dhe diku e përmend edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë: 

“Më 1814 problemi i madh i Turqisë ishte Ali Pasha, shteti brenda shtetit.”

Pena e Godos e sistematizon dhe e paraqet me mjeshtri krijimin e këtij shteti brenda shtetit, i aftë që t’i mundësonte Aliut gjithçka pa i prerë kokën. 

Në kushtet kur një popull me kufizime demografike si shqiptarët vazhdimisht kalon nga një perandori në një tjetër, qoftë si pushtim i egër, apo i butë, apo me vetëheqje sovraniteti për të siguruar mbështetje ekonomike, politike, ushtarake siç ndodh në kohët e sotme, një lloj mjeshtërie  si kjo e Ali Pashës të cilën Godo ua përcjell shqiptarëve në ditët e sotme përmes këtij romani, nuk bën dëm të njihet.

Në 200-vjetorin e revolucionit të 1820-1821 dhe në prag të 200-vjetorit të vrasjes së Ali Pashës

Duhet të kthejmë në vëmendje faktin se revolucioni i 1820-1821 nuk do të kishte ndodhur pa Ali Pashën dhe gjithë forcën madhore financiare-ushtarake-politike që kishte ngritur ai me aparatin e tij shtetëror që përmbante shqiptarë dhe grekë. Ky revolucion në mënyrë arbitrare është përvetësuar nga grekët, duke nisur me faktin e thjeshtë që disa vjet më vonë ai u pasua nga themelimi i Greqisë si shtet dhe në atë kohë Ali Pashën e kishin vrarë dhe nuk kishte më mundësinë të ruante trashëgiminë. 

Në 200-vjetorin e këtij revolucioni dhe në prag të 200-vjetorit të vrasjes së Ali Pashë Tepelenës është e nevojshme që të vëmë në vend një padrejtësi që i kemi bërë historisë sonë: (1) duke i mohuar vitet 1820-1821 si vitet e një revolucioni që na ngren edhe ne si shqiptarë po aq lart sa grekët në përballje me Perandorinë Osmane dhe si pararojë në rrëzimin e saj; (2) duke i mohuar Ali Pashë Tepelenën si një personazh i cili ende është pak i njohur për ne.

Në 200-vjetorin e këtij revolucioni dhe në prag të 200-vjetorit të vrasjes së Ali Pashë Tepelenës është po ashtu e nevojshme që ne të bëjmë një përmbledhje të shkëmbimit shqiptaro-grek që prej kësaj periudhe. Para 200 vjetësh shqiptarët e grekët luftuan krah për krah dhe bashkëndanin një territor dhe një popullsi që rritej pa kombësi e shtetësi të formuar, por që bazohej në gjuhë, tradita dhe mirëkuptim për bashkëjetesë. 

Por ç’ndodhi me shqiptarët e këtij revolucioni? Me myslimanët dhe të krishterët që luftuan nën Ali Pashën por edhe me të tjerë? Si na e kthyen grekët mbështetjen që shqiptarët dhanë për revolucionin? 

Themelimin e Shqipërisë si shtet Greqia si shtet nuk e mbështeti. Prej atij themelimi e deri më sot vazhdon të merret me kufirin që na ndan, ndërkohë që po t’i kthehemi kohës dhe frymës së Ali Pashës, jo vetëm Epiri por edhe Thesalia e mbase edhe më shumë do të ishin nën mbretërinë shqiptare të tij dhe pasardhësve të tij. Çamët i vranë, i prenë dhe ata që mbetën gjallë sigurinë për jetën dhe mundësinë për mbijetesë e përparim e gjetën në Shqipërinë e pas Luftës II Botërore. Arvanitëve u hoqi dhe vazhdon t’u mohojë të drejtën e përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe dhe mësimin e saj nëpër shkolla. Çamëve nuk u lejon të marrin pronat e tyre dhe të rikthehen e të rivendosen në tokën e tyre. Në vitin 1997 mbeshteti përmbysjen e qeverisë dhe trazirat që ndodhën kudo në jug të Shqipërisë. Nuk heq dorë nga narrativa keqdashëse dhe mashtruese e Vorio-Epirit, duke përdorur edhe korruptimin financiar me ndarje pensionesh për njerëz që kurrë në origjinën e tyre nuk kanë qenë gjë tjetër përveçse shqiptarë. Me sajesat për eshtrat e ushtarëve të rënë në Shqipëri, të cilët në fakt ishin civilë shqiptarë nga fëmijë e deri të moshuar, u bë temë e një filmi komedi. Mban në këmbë Ligjin e Luftës. Po përpiqet me çmos të ndryshojnë kufirin detar me Shqipërinë në favorin e vet.

Megjithatë, vlen të përmendet pozitivisht mbështetja që shteti grek e gjithë populli grek ka dhënë për pranimin e emigrantëve shqiptarë të pas viteve ’90 dhe integrimin e tyre në ekonomi dhe shoqëri. Gjithashtu pozitivisht vlejnë të përmenden edhe përpjekje për projekte të përbashkëta në fushën ekonomike, qoftë me investime greke në Shqipëri ose me projekte që financohen me fondet e BE-së.   

Ali Pashë Tepelena veproi në një kohë kur multietniciteti ishte një element përcaktues i jetës ekonomike, shoqërore, ushtarake dhe politike në jetën e rajonit tonë dhe pashallëkut që ai drejtonte. Ai u vra pikërisht atëherë kur kjo kohë po merrte fund me ngut për t’i lënë vend shtetit komb. Me vdekjen e tij, popullsia që ai udhëhoqi nuk do e kishte më atë mundësi për të jetuar si multietnike. Gjithashtu në atë kohë nuk njiheshin mundësitë për një etni kryesore që udhëheq dhe bën vend në qeverisje për minoritetet dhe i jep atyre të drejta shoqërore, ekonomike, politike pa i detyruar për asimilim të domosdoshëm e të pashmangshëm. 

Në rast se revolucioni i 1820-1821 do të kishte ndodhur në shekullin XXI, Greqia si shtet do të ishte formuar të paktën si shtet me minoritet të fuqishëm shqiptar si Maqedonia e Veriut sot ose si shtet multietnik si klasifikohet Kosova. Shqiptarët do të kishin të drejtën e mësimit të gjuhës deri në rang universiteti, do të gëzonin gjithë të drejtat politike, do të kishin partitë e tyre, organizatat e tyre pjesë e shoqërisë civile, letërsinë e studimet gjuhësore të tyre, emërtimet e vendndodhjeve në zonën ku ata do të jetonin do të ishin dygjuhëshe. Çamët nuk do të ishin vrarë, dhunuar e dëbuar, por bashkë me shqiptarët e tjerë të krishterë arvanitë do të jetonin dhe zhvilloheshin krah për krah në tokat e tyre duke folur shqip.

Ndoshta kjo duhet të jetë përqasja kur ne trajtojmë kontributin e Ali Pashë Tepelenës në krye të pashallëkut të Janinës dhe kontributin e tij dhe gjithë shqiptarëve të Greqisë në revolucionin e 1821. Romani i Sabri Godos ndihmon shumë për ta bërë më të prekshme këtë përqasje.

Rivlerësimi i Godos si autor në 10-vjetorin e vdekjes së tij

Në skenën e sotme letrare ka shumë pak pena që i përkushtohen me seriozitet romanit historik, një zhanër i bukur por jo i lehtë. Përtej dhuntisë letrare për të krijuar romane cilësorë në këndvështrim letrar, ky zhanër kërkon kureshtje, mendje të hapur, njohuri të mira, aftësi të theksuar për hulumtim shkencor historik dhe një mprehtësi e finesë në një për të kombinuar rrëfimin letrar dhe historik në mënyrë të tillë që asnjëri të mos pengojë dhe të dëmtojë tjetrin. Ky kombinim jo aq i mirëqenë dhuntie dhe aftësish që duhet për të shkruar romane historikë, është ndoshta arsyeja se pse ky është një zhanër jo aq shumë i lëvruar në letërsinë tonë. Megjithatë, me Ali Pashë Tepelenën dhe gjithashtu me Skënderbeun e Sabri Godos kemi dy romane që mund të shërbejnë si etalon matës vlere, por njëkohësisht si një bazë për të mësuar sesi romane të tillë mund të ngrihen dhe të marrin gjithmonë e më shumë vlerë me kalimin e kohës.  

Ndërkohë që vëmendja për Godon, për shkak të angazhimit të tij politik me Partinë Republikane të Shqipërisë, është fokusuar kryesisht tek ky angazhim, vepra e tij në të cilën spikasin këta dy romane të jashtëzakonshëm është si e lënë në një kënd të harresës publike, jo vetëm të botës së letrave por më së pari nga qeveria. Harxhohen buxhete të konsiderueshme për gjithfarësoj veprimtarish, përfshi lexime publike, prezantime të letërsisë shqipe në panaire të huaja, ndërkohë që nuk është realizuar një veprimtari e vetme në këtë dhjetëvjetor të ndarjes nga jeta të Sabri Godos që t’i kushtohet promovimit të veprës së tij letrare. 

Nuk ka pasur dhe ende nuk ka një premtim vizionar për ta përkthyer dhe promovuar si Ali Pashë Tepelenën ashtu edhe Skënderbeun e tij në gjuhët kryesore të letërsisë por edhe diplomacisë ndërkombëtare. Nuk ka pasur dhe nuk ka ndonjë shenjë që Ministria e Arsimit t’i përfshijë këto vepra si pjesë e leximit të detyruar për formimin intelektual të nxënësve në shkollat tona. Le të shpresojmë që të paktën në 3 Dhjetorin e Godos të ketë një reflektim dhe vlerësim publik të denjë për këto dy vepra, për mundin e autorit dhe mbështetësve të tij në vite, familjarë, miq e bashkëpunëtorë. 

Tiranë, 31 Tetor 2021

2021/10/31

Një natë e frikshme hallouini

 
Nga Elisa Bruqi


Elisa këtë tregim e ka shkruar si nxënëse e klasës 4 _tër të shkollës fillore Iliria, Prishtin.Tash Elisa është studente e psikologjisë klinike në Wnkuver të Kanadasë
                                                                           1
 
 
 
1 Në shtëpinë e frikshme
Xheku dhe Ejmi kishin dalur të merrnin karamele për ditën e hallouinit. Ata ishin duke u kënaqur shumë! Ejmi ishte veshur si mace kurse Xheku ishte veshur sikur një vampire. Xheku donte që ëudira të ndodhin në jetën e tij, edhe Ejmi po ashtu.Papritur ata ndodheshin para një shtëpi të frikshme, por Xheku dhe Ejmi menduan se njerzit që banojnë aty e kishin zbukuruar shtëpinë për ditën e hallouinit, por jo, ata e kishin gabim. Dera u hap vetë ,dhe në shtëpine e frikshme kishte merimanga, kishte skeleta, kishte gjithçka të friksme. Ejmi u dridh nga frika.                                                                                                 

 “Xhek, eja të dalim nuk qenka njeri këtu,Xhek, Xheeeeek?”                                                    Xheku nuk shihej gjë kundi.  Ejmi filloi të ecte   e friksuar.                                      Ajo pa pritur pa një vajzë në moshën e Ejmit ( 8 vjeç )e cila quhej Rinesa. Ajo u drejtua nga Ejmi dhe i tha : “Ke ardhur të jetosh me mua apo jo?”                                                                                                                                  “E-e-e-epo unë jetoj…”-filloi Ejmi, dhe Rinesa e ndërpreu : “Ti jeton këtu tani?” –tha Rinesa e frikshme-“Eja t’i tregoi dhomat.”-vazhdoi vajza.

    1. Ndërkohë Xheku po kërkonte Ejmin. Ecte duke thirrur : “Eeeeeeeeeejmiiiii, ku je?”. Papritur ran ë një grope të stër madhe. Rinesa me Ejmin po ecnin dhe e panë Xhekun. Ejmi sa e pa zgjati dorën duke u mu nduar ta kapte. Rinesa  i tha : “ Lëre aty atë hajdut, ai është munduar të më marr krtistalet e mia me vite të tëra”.  “Si? Unë, unë, unë jo”-tha Xheku i çuditur.                                                         “Hahahahahahahahahah!!”-filloi të qeshte vajza- “Mos gënje moj djalosh”                          “ Gënjeshtare je vetë moj vazë e çuditshme!” –tha Ejmi e zemëruar – “Ai është vëllau im!” –vazhdoi ajo.  Rinesa nuk kishte faj, ajo ishte e sigurtë që e kishte parë Xhekun por ajo e lëshoi atë. Rinesa nuk ishte e keqe, papritur iu kujtua se në atë shtëpi gjithmonë sheh visione. Rinesa iu tregoi Ejmit dhe Xhekut se shtëpia e saj ishte aq e madhe sa as ajo nuke njeh mire shtëpinë e saj, shtëpia ishte si labirint.Rinesa deshi që t’i çonte tek dhoma e fjetjes, por                        ajo pa dashje i çoj  në një vend që as vetë nuk e kishte parë kurrë. Aty jetonte një shrigë . Ajo shtrigë ishte një vajzë a zakoshme e cila hyri në atë shtëpi dhe mbeti aty për gjithmonë. Ajo I pyeti “Pse keni ardhur këtu?”                               “Unë jetoj këtu…”-tha Rinesa,-“por ne humbëm rrugën.”                                        “Hahahahaha! Ti jeton këtu dhe humbe rrugë? Kjo më pëlqen.”-tha shtriga.
    2. Ejmi e pyeti e zemëruar: “Përse të pëlqen moj buda . . . . .” Shhhhhhhhhhhhhhhhh tha Xheku
    3. “Si më quajte muaa? Për këtë që bëre ju duhet të gjeni 5 gjëra që më duhen dhe nuk kam mundur t’i gjej

KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE

                             Huazuar nga Gazeta Dielli 

Prof. as. dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë, rrëfen për gazetën ‟Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, studimin “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” ku paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip. Me Prof. as. dr. Jonela Spahon bisedoi Editori i ‟Diellit” Sokol PAJA.

KRISTO FLOQI, NJË PERSONALITET POLIEDRIK

Kristo Floqi është një personalitet poliedrik, vepra e të cilit ngjall kureshtje dhe ngacmon çdo studiues të interesuar, veçmas, për periudhën e gjysmës së parë të shekullit XX. Edhe pse i diplomuar në fushën e jurisprudences, roli i tij si njeri aktiv në fushën e kulturës dhe mendimit shqiptar duhet çmuar, veçanërisht në kontekstin kohor si një nga lëvruesit sasiorë dhe cilësorë të gjinisë dramatike, vepra e të cilit u pëlqye dhe u receptua gjerësisht nga audienca e kohës, nëpërmjet vënies në skenë nga, pothuaj, të gjitha trupat e teatrove amatore të Shqipërisë në atë kohë, veçanërisht komedia e tij nëpërmjet së cilës ai u bë autori më prodhimtar dhe më popullor i periudhës. Horizonti i pritjes për komeditë e Kristo Floqit ka qenë më i ndjeshëm ndaj shfaqjeve në skenë të veprave të tij, sesa ndaj tyre si tekst letrar. Në këtë kuptim, është e përligjur vëmendja që mund t’i kushtohet dhe aspektit të pritjes, apo receptimit të veprës së tij nga publiku, nëpërmjet vënies së saj në skenë. Lidhur me figurën e Kristo Floqit është folur pak dhe kritika rrallë eshtë marrë me të, sepse për një kohë të gjatë, gati gjysëmshekullore, emri dhe vepra e tij u mbuluan  me heshtje dhe autori u anatemua dhe u përndoq.

KRISTO FLOQI NGA MINISTËR I ARSIMIT, DEPUTET I DIBRËS DHE I KORÇËS E KËSHILLTAR SHTETI

K.Floqi ka një aktivitet të dendur në fushën politike të gjysmës së parë të shekullit XX, si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti. Ai ka qenë një nga juristët më të shquar të kohës, sepse është organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip.Veçanërisht duhet përmendur aktiviteti i tij si patriot dhe publicist sepse ai ishte pjesëmarrës i rretheve patriotike për dëbimin e pushtuesve të huaj, delegat i Kongresit të Triestes, themelues i Federatës Panshqiptare “Vatra”, në Amerikë, bashkë me F.Nolin dhe F.Konicën dhe Komitetit ”Shqipëria e Re” në Milano, bashkë me Xh.Skiroin dhe K.Seremben. Gjithashtu, ai ka refuzuar në mënyrë të vendosur ndryshimin e sistemit qeverisës në Shqipëri; nga republikë në monarki, duke dalë hapur dhe i vetëm me fjalimet e tij ne parlament kundër shpalljes së Zogut si mbret i shqiptarëve.

KRISTO FLOQI SI BOTUES I MEDIAVE “DIELLI”, “AGIMI” E  “INDIPENDENCA SHQIPTARE”

Kristo Floqi është botues i së përjavshmes “Dielli” në Boston, “Zëri i popullit”, në Nju Jork, i të përmuajshmes “Agimi” në Shkodër, i gazetës “Indipendenca Shqiptare” në Tiranë etj. Por Kristo Floqi është dhe një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të periudhës  i cili shkroi dhe botoi rreth 20 komdi dhe farsa, tre drama, një tragjedi, ndërsa si poet ai u paraqit me vëllimet “Tingëllimat e zembrës”, ”Shkëndija ose antologji shkollore” dhe me poemat “Dëshmorët e Rilindjes” dhe “Shqyptarët”. Për të studiuar e pozicionuar më mirë veprën e tij dramaturgjike duhet ta shohim atë, së pari, në rrafshin e premisave historiko–letrare të zhvillimit të dramaturgjisë shqiptare, deri në gjysmën e parë të shekullit të XX. Në këtë periudhë dramaturgjia shqiptare, megjithëse nuk u zhvillua deri në atë masë që u zhvillua poezia dhe proza, njohu një zhvillim të ri. Në dramaturgjinë e kësaj periudhe u bënë përpjekje për krijimin e figurave artistike dhe karaktereve dramatike me botëkuptimin dhe prirjen realiste të pasqyrimit të realitetit historik dhe shoqëror, me gjithë notat e sentimentalizmit e melodramatizmit që e karakterizonin atë. Në suazën e zhvillimit të llojeve dramatike dallohet zhvillimi i komedisë, e cila ishte më e ndjeshme ndaj problemeve shoqërore. Në këtë periudhë (1912-1927), K.Floqi shkroi rreth 20 komedi dhe farsa, të cilat u botuan më vete, ose në organe të ndryshme të shtypit të kohës.

KRISTO FLOQI SI KOMEDIAN

Për analizimin e komedive të K.Floqit është e rëndësishme të vërehet tipologjia e llojit. Kështu, nëse do të flisnim për një tipologji të veprës së tij komike, duke u mbështetur dhe në përfundimet e studiuesve, mund të themi se në krijimtarinë komike të Kristo Floqit gjejmë dhe komedinë dhe farsën. Pas analizimit të përbërësve komikë, rezulton se pjesa më e madhe e krijimtarisë së tij janë komedi, për nga problematika që trajtojnë, për nga mënyra si janë realizuar karakteret dhe situatat komike, apo mënyrës si janë strukturuar subjektet dhe ndërtuar kontradiktat komike. Ndërsa një pjesë e krijimtarisë komike janë farsa, pra vepra komike me një përmbajtje të lehtë që provokojnë gëzim dhe hare, për shkak të humorit që shndërrohet si qëllim në vetvete, situatave absurde, ngjarjet e pamundura, ekzagjerimi i vesit etj. Komeditë e K.Floqit patën një reagim pozitiv nga publiku, pasi ai vuri në qendër të tyre probleme të mprehta që shqetësonin shoqërinë e kohës kur ai i shkroi ato, apo probleme që kishin të bënin me aspekte të ndryshme të jetës familjare. Koha kur Kristo Floqi krijoi pjesën më të madhe të komedive dhe farsave të tij, përkoi me ndryshime të rëndësishme politiko-shoqërore. Për këtë arsye, një pjesë e komedive të tij kanë në fokus problematikën politiko-shoqërore. Si njohës dhe vrojtues i mirë i problemeve të realitetit shqiptar, duke parë nga afër problemet, prapaskenat dhe dështimet e disa qeverive ai satirizoi me guxim klika e personazhe negative, që po e çonin vendin drejt kaosit. Gama e problemeve që trajton ai, në komeditë e tij, është e gjerë dhe duket se autorit nuk i ka shpëtuar asnjë fenomen dhe dukuri negative. Ai preku probleme të rëndësishme që kishin të bënin me gjendjen e arsimit shqiptar, me sistemin gjyqësor, me financat dhe infrastrukturën e vendit. Në to veprojnë një galeri e tërë personazhesh që fillojnë që nga majat e pushtetit e shkojnë deri te njerëzit e thjeshtë, të cilët janë bartësit e veseve dhe deformimeve morale. Në këto komedi, me këtë problematikë, ai dënon paaftësinë në detyrë, akraballëkun, abuzimin me postin, lakminë për pushtet, pafytyrësinë, mënyrën jo të ndershme të përfitimit, korrupsionin etj. Komeditë e K.Floqit shquhen gjithashtu për mjeshtërinë e realizimit të gjuhës së personazheve, me anë të së cilës ai arrin t’i individualizojë ato. Gjuha e personazheve të tij është në përputhje me shtresën, mjedisin, botëkuptimin dhe kulturën që ata përfaqësojnë, pra me thelbin shoqëror të tyre. Shpesh, nëpërmjet gjuhës ai zbulon te personazhet injorancën, lakminë, pafytyrësinë, hipokrizinë dhe budallallëkun, duke shfrytëzuar me mjeshtëri mundësitë e frazës për të zbuluar kontradiktën komike dhe për t’u pozicionuar ideoemocionalisht.

KRISTO FLOQI SI DRAMATURG

Kristo Floqi shquhet po ashtu edhe si një nga autorët e mirënjohur të dramave të kësaj periudhe. Ai në dramat e tij do ta drejtonte vëmendjen tek problemet me të mprehta të kombit shqiptar, do të vinte në qendër të tyre dedikimin e shqiptarit ndaj idealit të lirisë, do të pasqyronte botën e  pasioneve të bashkatdhetarëve të tij dhe aftësinë e tyre për të përballuar sfidat më të mëdha në luftën për ekzistencë. Me mjeshtëri artistike, K.Floqi ka përhapur në dramat e tij aspiratat jetike dhe problemet e shpirtit dhe mentalitetit shqiptar, ka artikuluar anët më të ndërlikuara të problemeve ekzistenciale, me të cilat përballej populli në çastet e tij më dramatike. Duke pasqyruar, pikërisht këto probleme esenciale, të gjitha dramat e tij u bënë të pëlqyeshme dhe të mirëpritura nga publiku i kohës. Duke mos iu përmbajtur plotësisht të dhënave historike, autori ka ndjekur rrugën e dramaturgjisë së Rilindjes Kombëtare me subjektivizmin e ngjarjeve dhe me mitizimin e historisë, gjithnjë duke u nisur nga motive të pastra patriotie. Subjekti i këtyre dramave ndërtohet në mënyrë të thjeshtë, sipas parimit kronologjik. Ngjarjet ndjekin njëra – tjetrën në rendin e tyre kohor, por janë ndërtuar edhe sipas parimit shkak – pasojë. Autori parapëlqen, kryesisht prezantimin e personazhit kryesor që në fillim të veprës, nëpërmjet monologut dhe ndërkohë përgatit situatën për hyrjen në skenë të personazheve të tjera. Kësisoj, subjekti i ndërtuar si skema e marrëdhënieve midis personazheve, krijon një varësi të drejtpërdrejtë nga mënyra se si shfaqen personazhet në rrjedhën e veprimit dramatik dhe nga roli i tyre në zhvillimin e intrigës dramatike. Ndërtimi i subjekteve të tij është i ngjashëm me skemat e thjeshta të ndërtimit të subjektit të dramave me temë patriotiko – shoqërore të periudhës. Qëllimi dhe mesazhi kryesor i këtyre dramave ishte atdhedashuria, prandaj dhe rrjedha e shtjellimit të subjektit i është nënshtruar këtij mesazhi. Kristo Floqi nuk doli, me pak përjashtime, nga kuadri i ndërtimit të dramës shqiptare më këtë temë të periudhës në fjalë. Ndoshta ndërtimi i subjekteve, i veprimit dramatik dhe i situatave dramatike do të kërkonte forcë më të madhe realizimi artistik, për të shmangur një lloj shabllonizmi që vihet re jo vetëm në dramat e tij, por në gjithë dramat e periudhës. 

KRISTO FLOQI DHE KRIJIMET E TRAGJEDISË

Në krijimtarinë dramaturgjike të Κristo Floqit hyn dhe tragjedia “Pirro Neoptolemi”, me të cilën ai u bë lëvruesi i gjithë tipologjisë dramaturgjike në atë periudhë. Duke e vënë veçanërisht theksin mbi zbulimin e disa të vërtetave historike, ai është munduar në këtë tragjedi t’i qëndrojë sa më besnik historisë, duke u konsultuar me burime të hershme dhe duke bërë krahasime midis tyre. Ndryshe nga Rasini dhe Euripidi, që e përfundojnë tragjedinë me vrasjen e Pirros, Kristo Floqi e mbyll këtë tragjedi me vdekjen e Andromakës dhe Hermionës. Kjo tragjedi sjell skena të realizuara mbi mënyrën se si zhvillohet jeta në kushtet e mungesës së dashurisë respektive, kur ajo zëvendësohet me vese, kur ngec vetëdija dhe kur margjinalizohen çështjet ekzistenciale, deri në masën e vetmashtrimit. Fataliteti i heroinjve këtu shihet si pasojë jo e fatit, por e veprimeve njerëzore dhe e paaftësisë së tyre për t’i baraspeshuar pasionet me arsyen.

KRISTO FLOQI SI POET

Tiparet kryesore të stilit poetik të autorit, që shfaqen në këtë vëllim janë, lirizmi i thellë, psikologjizmi që buron prej tij, introspeksioni, sinqeriteti, shpërthimi i ndjenjës dhe përshkrimi. Lirizmi i thellë dhe depërtues që qëndis gjithë perlat dashurore të tij, krijohet prej faktit që kjo poezi është një lirikë, e pasur me konkretësinë e ndjenjës, dhimbjes dhe gëzimit të çastit. Lirika e tij mund të themi se është e varfër nga mendimi por është e pasur me alternim gjendjesh. Duke qënë në thelb një poezi me nota të theksuara autobiografike, por dhe një poezi e lokalizuar në një mjedis të caktuar shpirtëror dhe shoqëror, poezia e tij pasqyron në thelb qerthullin e ndjesive njerëzore që marrin spunto dhe ngacmohen nga shfaqje të ndryshme të natyrës dhe marrëdhënieve njerëzore, që në këtë vëllim janë specifikuar si marrëdhënie mes vajzës dhe djalit, të cilët si pjesë e një ambienti të caktuar, me guximin e tyre për të realizuar dashurinë dhe lumturinë që buron prej saj, sjellin notat e një emancipimi kulturor të trevës së cilës i përkiste autori. Në lirikën e Kristo Floqit vërehet dukshëm dhe ndikimi nga poezia popullore në mjetet stilistikore dhe në figuracionin popullor që përdoret dendur, sidomos në përshkrimin e portretit të vajzës.   

Protestë për drejtësi kundër krimeve serbe nga Diaspora në Amerikë para konsullatës serbe

 



Në Manhattan para konsullatës së përgjithshme serbe u organizua një protestë paqësore për të dënuar krimet serbe në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje-Hercegovinë, për gratë e dhunuara nga ushtarët kriminelë dhe paramilitarët serbë.  Protesta paqësore me moton “Rally for her justice”,  u organizua nga z.Mark Gjonaj Këshilltar në Bashkinë e Nju Jorkut i cili është në ballë të këtyre protestave dhe udhëheqës i tyre.  Shtoj këtu se z.Mark Gjonaj së bashku me ekipin e tij me drejtore ekzekutive znj.Vera Mjeku kanë organizuar disa të tilla duke kulmuar deri në Capitol Hill në Washington, Justice and Hearing, më 30 prill 2019.  Z.Gjonaj deklaroi në protestë se nuk do të ndalet derisa të vendoset drejtësia në vend.

Ne shkuam atje në përkrahje të motrave tona kosovare si Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani që janë dëshmitarë direkte të përdhunimit seksual.  Zonja Vasfije Krasniqi Goodman deputete në Parlamentin e Kosovës është e mbijetuara e dhunës ku është e para grua që dëshmoi para botës se ishte viktimë e dhunës seksuale nga kriminelët serbë. 

Fjala dhe betimi i Z.Mark Gjonaj

Fjalimi i Zotit Mark Gjonaj para protestuesve ngriti peshë zemrat e tyre duke hedhur parrulla: “Justice delayed is justice denied” që do të thotë drejtësi e vonuar drejtësi e mohuar,  Turp për Serbinë, drejtësia duhet të vihet në vend etj…

Mirëdita, komunitetet kroate, boshnjake dhe shqiptare të Amerikës. Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve.

 Më lejoni të filloj duke ju përshëndetur të gjithëve. Nuk ka vend tjetër që do të preferoja, por këtu, me ju, të bashkuar dhe më të fortë se kurrë më parë, në kërkimin tonë për drejtësi.

Tre vjet më parë, në prill 2019, udhëtova në Prishtinë dhe isha krenar që isha për të nderuar mbi 20,000 të mbijetuarit që u sulmuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë dhe për të rritur ndërgjegjësimin për krimet e pandëshkuara të luftës serbe. Isha vërtetë i përulur kur takova një Heroinë, dikë që theu heshtjen dhe tabunë dhe foli për veten dhe ata që nuk kanë zë. Dikush që është një emblemë në kërkimin e drejtësisë, një aktiviste për të drejtat e grave dhe një luftëtare

si Vasfije Krasniqi Goodman.

Atë ditë bëra një premtim se do të luftoja me të dhe të tjerët kundër krimeve të pandëshkuara të luftës serbe jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Ballkanin.

Kongresmeni Adriano Espaillat, Kongresmeni Joe Morelle, të gjithë me kërkuan që ta di se ata qëndrojnë me ne në luftën tonë për drejtësi. Ata do të bashkohen për të qenë një zë për të pazëshmit, të mbijetuarit dhe viktimat.  Gjatë viteve të fundit ne kemi parë një sekuencë alarmante dhe përshkallëzuese të kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit rajonal nga qeveria e Aleksandër Vuçiqit me qendër në Beograd.

Secila prej këtyre rasteve janë vetëm manifestimet më të fundit të asaj që tashmë është bërë politika e deklaruar e qeverisë në Beograd për të minuar rendin rajonal të sigurisë. Ky nuk është më shumë se një rifillim i projektit të epokës së Millosheviqit “Serbia e Madhe”, i cili çoi në dhunën më të keqe dhe mizoritë më të këqija në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Vëmë re gjithashtu se të gjitha aktivitetet irredentiste të Serbisë deri më sot kanë ardhur me mbështetjen dhe mbështetjen e qartë të Federatës Ruse.

Moska ka vendosur në mënyrë aktive inteligjencë dhe mjete parakriminale në të gjithë rajonin për të përshkallëzuar më tej tensionet.

Nuk duhet të lejojmë një tjetër Srebenicë, Vukovar dhe Raçak.

Nuk mund të mpihemi nga përdhunimi. Ne nuk mund të jemi të shurdhër ndaj padrejtësisë së genocidit dhe mizorive. Trupi i femrës nuk mund të përdoret si fushë beteje.Përdhunimi nuk është një krim lufte i klasit të dytë.  Të gjithë duhet të ngrihemi dhe të flasim. Le të vazhdojmë të bashkohemi, le të flasim me zë të lartë që të gjithë kombet e lira të botës të dëgjojnë. Le të mos dorëzohemi kurrë.

Unë do të jem me ju në çdo hap të rrugës. Ju më frymëzoni. Dhe ju premtoj, së bashku do ta fitojmë këtë luftë. Zoti ju bekoftë! Zoti i bekoftë të mbijetuarit tanë! Zoti e bekoftë Amerikën!

***

Me duartrokitje dhe lot në sy u mirëpritën dy të mbijetuarat e dhunës seksuale zonjat Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shyrete Tahiri Sylejmani të cilat kërkuan drejtësi për 20.000 vajzat dhe grate e dhunuara si dhe 50.000 gratë dhe vajzat e tjera në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë.  Zonja Vafsije Krasniqi Goodman tha se: “Ne po punojmë fort për të sensibilizuar mbarë opinionin botëror dhe bota ta marrë vesh se shteti serb i udhëhequr nga Sllobodan Milloshevic ka qenë barbar.  Gjithashtu zonja Vafsije Krasniqi Goodman në llogarinë e saj në F/B shkruan se dita e djeshme për atë ka qenë një ditë e mahnitshme në Uashington DC një ditë para Mitingut për Drejtësinë.   Ajo shkruan se ne morëm mbështetje për të mbijetuarit e krimeve të pandëshkuara seksuale të luftës serbe dhe Vëllezërit Bytyqi. Faleminderit liderit demokrat të Senatit Chuck Schumer, kongresmenit Lee Zeldin, kongresmenit Ritchie Torres kongresmenit Adriano Espaillat, kongresmenit Joe Morelli dhe shumë të tjerëve, si dhe zyrtarëve nga Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve për angazhimin e tyre për të luftuar së bashku me ne. 

Në emër të familjes Bytyci foli z.Ilir Bytyçi, vëllai i Yllit, Agronit dhe Mehmetit të vrarë nga forcat serbe pas përfundimit të luftës dhe akoma nuk gjenden trupat e tyre.  Ilir Bytyqi

është aktivist për të Drejtat e Njeriut, duke luftuar pandërprerë për Drejtësi në rastin e vëllezërve të tij Bytyqi

Ai tha se askush nuk është dënuar për krimet makabre që kryen kriminelët serbë.

Ai ishte i shoqëruar nga prindërit e tij dhe të tre bijve të UÇK-së, Baca Ahmet me zonjën Bahrije, të cilët kane 20 vjet që kërkojnë eshtrat e fëmijëve të tyre.  

Zonja Wiola Rebecka aktivistja për të drejtat e njeriut, psikoanaliste e licencuar PhD, autor e librit “Përdhunimi një histori turpi” dënoi gjithë krimet makabre serbe.  Një tjetër folëse ishte dhe Znj. Ida Sefer një e mbijetuar e genocidit në Bosnje dhe Hercegovinë, ajo i ka kushtuar një pjesë të madhe të jetës së saj studimit dhe ndarjes së historisë së Ballkanit dhe çështjeve të të drejtave të njeriut. Ajo eshte presidente e Institutit Boshnjako-Amerikan të Genocidit.

Në këtë tubim folësit e tjerë kryesor ishin si: Ligjvënësi në Westchester County z.David Tubiolo, Asambleistja e NYS Nathalia Fernandez, Tommi Mischel artistja kroate amerikane, aktiviste e të drejtave të njeriut dhe komunitetit, z.Vedat Gashi, ligjvënësi i Qarkut Westchester, aktivistja e mirënjohur Ariana Elezaj anëtare e bordit të Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”, hulumtuese e ndërtimit të komunitetit koheziv, gazetarja e shquar Albana Xhara, Blerina Kadribeg aktiviste e  komunitetit boshnjak që jetoi gjenocidin boshnjak.  dhe të tjerë të cilët denoncuan me forcë krimet serbe. Ata kërkuan në këtë tubim që të gjitha viktimat e dhunës seksuale si në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë e Kroaci, nga ushtria serbe, krimet e të cilëve duhet të cohen para drejtësisë ndërkombëtare.  Ata thanë se ushtarët që kryen krimet e luftës akoma nuk janë çuar para drejtësisë. 

Me shumë interes u mirëprit dhe asistent profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe publike në shkollën e çështjeve ndërkombëtare dhe publike të Universitetit të Kolumbisë dhe anëtar i fakultetit filial i Institutit Harriman,Tanya Domi.

Në këtë protestë foli në podium dhe z.Mark Qehaja kryetar i shoqatës shqiptaro amerikane Skënderbej Inc. i cili tha se ne duhet të luftojmë gjer në fund sa të cohen para drejtësisë gjithë kriminelët.  

Gjatë intervistës për TV “Alba Life” znj.Vasfije Krasniqi Goodman tha se unë tashmë jam deputete e zgjedhur me votat e popullit në Parlamentin e Kosovës dhe e kam për detyrë ta ngre me forcë zërin tim në mbrojtje të të gjtiha viktimave nga ushtria kriminele serbe. 

Të gjithë protestuesit ndërmjet tyre dhe Blerim Gjocaj ushtar i UÇK-së shpresonin se një ditë të gjithë kriminelët do të përfundojnë para drejtësisë për t’u ndëshkuar për krimet barbare, pasi shpresa vdes e fundit.  

Të gjithë betohemi!


Kozeta ZYLO

28 tetor, 2021 

Manhattan, New York

2021/10/29

20 pyetje për ambasadoren Yuri Kim

 

Shpend Topallaj


 

Kam disa pyetje,

Zonja e nderuar Yuri Kim






 

Faqja e internetit “Fjala e Lirë”

Londër, 26 tetor 2021

 

Ju patjetër që e dini mirë se ne shqiptarët të dalë nga një  diktaturë e pashembullt komuniste gjysmëshekullore, e kemi pritur para tre dekadash Xhejms Bejkerin si përfaqësuesin e një vendi të madh, kampion të mirëqenies, lirisë dhe demokracisë, me të cilin do të na lidhnin fort edhe interesat tona. Nuk e njihnim fare atë, por e mbajtëm në krahë si të qe Mesia, për të shprehur dashurinë tonë për atë shtet të fuqishëm, me ndikim në ecurinë politike të botës mbarë, atë shtet tek i cili shihnim edhe realizimin e shpresave dhe aspiratave tona të mohuara. 






Mbi të gjitha, masa e gjërë e atyre që e kishin provuar në shpinën e tyre mizorinë kriminale të atij sistemi, kishin bindjen se do të gjenin përkrahësen e palëkundur në mënjanimin e mentalitetit dhe praktikave të trashëguara nga regjimi i kaluar. E forcoi në sytë tanë respektin për SHBA, sidomos kontributi i ushtrisë së saj në kuadrin e NATO - s, për çlirimin e Kosovës nga hordhitë kriminale serbe. Mirëpo, duhet të jesh miop, ose fare pa dinjitet që të mos vëresh e shqetësohesh nga disa qëndrime të cilat duke shkaktuar turbullira politike, më shumë po i bëjnë dëm atdheut tonë. Kuptohet, se përgjegjësinë për këtë gjëndje aspak të pëlqyeshme e kanë në radhë të parë politikanët tanë, të cilët u nënshtrohen paturpësisht të huajve, duke i bërë ata zot në shtëpinë tonë. 






Para kësaj situate, nuk ka sesi të të mos habisin edhe veprimet e ambasadës që Ju drejtoni, veprime që bijen në kundërshtim me premtimin e sekretarit Bejker se “ne nuk do t`u japim të hani peshk, por do t`u mësojmë si kapet ai”. Para kësaj situate, ku opinionet e njerëzve janë bërë lëmsh, Ju qëndroni e padeshifrueshme, me një pamje plot sharm, ku ka ngrirë një buzëqeshje që nuk kuptohet në shpreh çiltërsi apo lojën dykuptimëshe të Pitisë së Delfit, prej nga dua të besoj se ka marrë shkas edhe torinezi Camillo Benso di Cavour kur thosh se “Mjeshtëria e diplomacisë është ta ndash kulaçin në mënyrë të tillë që secili të mendojë se ka marrë copën më të madhe”. Ju, më shumë se një nëpunëse e lartë e një administrate, jeni bijë e një populli shumëkombesh që e njeh si pakkush mirënjohjen, aq sa edhe festën më të shenjtë ka Thanksgiving, pra Ditën e Falenderimeve, ku nuk harron çka bënë në Plymouth, plot 400 vjet më parë indianët për kolonët puritanë, pas zbarkimit në Cape Code. Unë flas me ju hapur, pa drojën se do të më keqkuptoni, ndaj kini mirësinë t`ia bëni të qartë administratës tuaj, se populli shqiptar u do dhe do t`u mbetet përherë besnik, ndaj nuk është e nevojshme të praktikojmë ndaj tij akrobacira diplomatike.





 Është kjo arsyeja që si qytetar i këtij vendi, duke parë se nuk po gjen zbatim ai mësimi i amerikanit të shquar H. A. Kisinger, se “Diplomacia është arti i frenimit të pushtetit”, besoj se e kam të drejtën t`u drejtoj disa pyetje edhe pse nuk pres ndonjë përgjigje prej jush.





1 - A kishte të drejtë presidenti R. Regan kur thosh se “Politika supozohet se është profesioni i dytë më i vjetër, unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër”?





2 - Si e vlerësoni pohimin e Henry Woton se “Ambasadori është një njeri i ndershëm, që dërgohet jashtë vendit për të gënjyer në favor të atdheut”?

3 - A ka të drejtë një ambasador të ndërhyjë brutalisht në punët e brendshme apo të marrë komandën e drejtimit në një shtet tjetër?

4 - Në administratën amerikane, a zbatohet me vendet e tjera parimi i marrëdhënieve reciproke?

5 - Si do reagonin te ju ndaj cilitdo ambasador të huaj që do të merrte përsipër të luante hapur rolin e tutorit?

6 - E quani normale ju mbajtjen e anës së një force politike në vendin ku jeni emëruar dhe a i parashikoni pasojat që vinë nga kjo?

7 - A mund të orientojë apo të ushtrojë ndikimin e vet mbi drejtësinë ambasadori i një vendi tjetër?

8 - I lejohet një ambasadori, qoftë edhe në emër të qeverisë që përfaqëson të urdhërojë se kush duhet të futet e kush duhet të dalë nga Parlamenti në shtetin ku është akredituar?

9 - A mund të shndërrohet selia e një ambasade në administratë ku paraqiten ankesat e popullit?

10 - Mund të thuash se po kryen detyrën e vet një ambasadë që për vite me radhë nuk realizon asnjë shkëmbim kulturor, artistik, letrar, shkencor a sportiv mes dy vendeve mike?

11 - A duhet të identifikoni kërcënueshëm, gjysmën e shqiptarëve, me një njeri të vetëm, kushdo qoftë ai, dhe t`i thuash opozitës ose zhduk atë ose do hani bar?

12 - E quani të drejtë të akuzoni e diskreditoni cilindo individ e sidomos politikan influent të një shteti tjetër, pa dhënë asnjë fakt?

13 - Çfarë rreziku mund të përbëjë për sigurinë e një superfuqie një njeri i cili qysh kur u njoh publikisht nuk resht së foluri për miqësinë me SHBA, e quan suksesin më të madh përfshirjen në NATO dhe ka krijuar të gjitha lehtësirat për vendosjen e forcave tuaja ushtarake te ne?




14 - Në vendin tuaj, a e keni shpallur “non grata” V. V. Putinin e Rusisë apo Kim Jong Unin e Koresë së Veriut që nuk ka ditë të mos demonstrojnë forcën e të mos vringëllijnë armët kundër jush?




15 - A duhet përkëdhelur Serbia agresore duke e barazuar me viktimën e saj dhe duke iu lutur të njohë Kosovën?






16 - Çfarë pengoi pas 78 ditë bombardimesh mbi Beograd dhe gjunjëzimit të ushtrisë gjakatare serbe, që SHBA të shtronte dhe çështjen e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, duke ndrequr një gabim historik ndërkombëtar?





17 - Çfarë mendoni ju për politikanët tanë të nënshtruar, kur thonë se edhe gabim ta ketë Amerika, ne duhet të bëjmë si thotë ajo?




18 - Ju e kuptoni apo bëni sikur nuk e kuptoni që një administratë kalimtare nuk është SHBA - ja në sytë e popullit tonë?





19 - Vërtetë nuk e shihni dhe nuk e ndieni se me veprimet tuaja jo gjithmonë të lavdërueshme, po ngjallni në popullin tonë pakënaqësi ndaj politikës që ndjek vendi juaj mik?





20 - A mendoni ndonjëherë sesi do t`u mbajnë mend shqiptarët kur të përfundojë mandati juaj dhe të largoheni nga vendi ynë?



Mos m’u zemëro, zonja ambasadore. Unë e dua Amerikën, por më shumë dua Shqipërinë!











                                      ILUSTRIMET

 


"FLORIPRESS", PRISHTINË,29.10.2022.

 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...