2021-11-13

GJEOPOLITIKAT ANTISHQIPTARE NË GADISHULLIN BALLKANIK






AK. HIVZI ISLAMI & PROF. ARSIM EJUPI

 

Akademik Hivzi Islami


                                Arsim Ejupi

GJEOPOLITIKAT ANTISHQIPTARE NË GADISHULLIN BALLKANIK

 

Në këtë studim shqyrtohen rrethanat  gjeopolitike në rajonin e Gadishullit Ballkanik dhe manifestimet e tyre në hapësirën gjeoetnike shqiptare. Ballkani i cilësuar si “fuçi baruti” për një kohë të gjatë, sa i përket kufijve të “vizatuar” me dhunë dhe copëtimeve të njëpasnjëshme, eksperiencat më të hidhura i kanë shqiptarët. Pozita e rëndësishme gjeokomunikative, veçoritë e ndërlikuara etniko-demografike, ambiciet ekspansioniste të disa shteteve në rajon, para së gjithash të Serbisë, dhe ndikimet e fuqive të mëdha, kanë qenë përcaktuesit kryesorë të fatit historik për popujt e Ballkanit e në veçanti për shqiptarët. Historia e vonë dhe e re e rajonit veçohet me zhvillime të vrullshme gjeopolitike, çfarë janë konfliktet dhe luftërat, shpërnguljet e dhunshme dhe spastrimet etnike, zgjerimet territoriale dhe ndryshimet e rivizatimet e hartës politike të rajonit. Nga këto rrethana të ndërlikuara gjeopolitike më së shumti u godit kombi shqiptar në gjithë gjeotrungun e tij. Mirëpo, korrigjimi i padrejtësive historike nuk mund të bëhet pa dhunë, spastrime etnike dhe luftëra të përgjakshme. Kjo u pa në rastin e agresivitetit hegjemonist serb gjatë viteve të 90-ta të shek. XX.

Në kuadër të “Shqyrtimeve hyrëse” trajtohen  konceptet themelore    gjeografisë politike  dhe    gjeopolitikës. Sidomos vihet theksi te ky i fundit, i cili është një nga nocionet më kundërthënëse dhe të kontestuara profesionale-shkencore, që jo rrallëherë madje edhe nga profesionistët nuk përdoret drejtë. Ka të tillë që mendojnë se gjeografia politike dhe gjeopolitika nënkuptojnë thjeshtë të njëjtën gjë, ndërkaq ka të tjerë që thonë se gjeopolitika është “gjeografi politike aplikative” ose “versioni

propagandistik i gjeografisë politike”. Përdorimi i nocionit “gjeopolitikë” është në radhë të parë rezultat i “Luftës së Ftohtë” dhe të gjitha proceseve politike që i kanë karakterizuar marrëdhëniet ndërkombëtare pas Luftës II Botërore.

Në pjesën e parë prezantohen “Projektet hegjemoniste serbe dhe spastrimet etnike të shqiptarëve”, të cilat ishin në shërbim të realizimit të ambicieve territoriale të Serbisë ndaj fqinjëve të saj dhe në veçanti ndaj truallit gjeoetnik shqiptar. Të udhëhequra nga institucionet më të larta shkencore, kulturore dhe fetare ato ishin bërë pjesë e politikave zyrtare shtetërore. “Naçertania” e Ilija Garashaninit (1844), kolonizimi dhe reforma agrare, projektet gjenocidale në fillim të shek. XX e deri te “Memorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve (1986) dëshmojnë për koncepcionin dhe synimet afatgjata të qarqeve politike, akademike, kulturore dhe fetare serbe për zgjerimin territorial të Serbisë, e cila këto ndërmarrje i arsyetonte me nevojën për zgjerimin e “hapësirës jetësore” për popullin serb. Ky koncepcion përputhet me nocionin Lebensraumm – shqip: hapësira jetësore, të cilin e kishte futur në përdorim Friedrich Ratzel (1897), që konsiderohet si themelues i gjeografisë politike. Mirëpo, në rastin e Serbisë ky koncept kishte shërbyer si motiv kryesor për pushtimet territoriale, ngjashëm me ato të Gjermanisë naziste për të siguruar hapësirë më të madhe jetësore dhe resurse natyrore për popullin e vet, andaj nuk mund të trajtohen ndryshe përveç si ndërmarrje hegjemoniste me premisa fashiste.

Në këtë pjesë trajtohet çështja e Kosovës si nyja më komplekse neogjeopolitike në Ballkan dhe Evropë. Brenda kësaj teme trajtohet roli me hile i Evropës, e cila në përpjekjet për dominim dhe duke mos e kuptuar realitetin politik nuk ka arritur t’i zgjidhë problemet në truallin e vet dhe sidomos në Gadishullin Ballkanik. Rezultat i kësaj qasje jokonsekuente është shkatërrimi i Jugosllavisë, i cili përfundon me luftën e Kosovës dhe intervenimin e bashkësisë ndërkombëtare (1999), kurse përgjatë procesit të shpërbërjes së kësaj krijese gjeopolitike artificiale zhvillohen luftëra, të cilat shkaktojnë humbje të shumta në njerëz, shkatërrime masive materiale, shpërngulje të dhunshme të popullatave, spastrime etnike dhe gjenocid. Segregacioni, krimet, okupimi i Kosovës dhe kërkesat e lëvizjes politike shqiptare, politikat dhe ndërmarrjet  serbe për kolonizimin dhe përndjekjen  e shqiptarëve, intensifikimi i veprimeve gjenocidale ndaj shqiptarëve, janë disa nga problemet që shtjellohen brenda kësaj pjese përmes të cilave bëhet e qartë çështja komplekse gjeopolitike e Kosovës dhe rrugëtimi i saj i vështirë deri te çlirimi në vitin 1999 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Në pjesën e dytë “Gjeopolitikat ekspansioniste: aspiratat shek- ullore serbe për dalje në det përmes uzurpimit të territoreve shqiptare” bëhet një vështrim kritik dhe analitik-shkencor i projekteve të planifikuara infrastrukturore, çfarë janë rrugët hekurudhore dhe kanalet ujore që shpërfaqin etjet e Serbisë, e cila tenton të mënjanojë hendikepin e të qenit shtet kontinental (land-locked country) dhe të realizojë ëndrrat shekullore për dalje në det. Dalja e Serbisë në portet e Durrësit dhe Shëngjinit përmes hekurudhave, apo edhe projekti i shtrenjtë dhe vështirë i realizueshëm i kanalit ujor Morava-Vardar përmes të cilit Serbia do të siguronte dalje në portin e Selanikut ishin planifikuar të kalojnë nëpër territoret etnike shqiptare.

Këto projekte janë punuar dhe nga ekipe të ekspertëve serbë dhe të huaj, por që ideatorë të tyre kanë qenë institucionet më të larta shkencore dhe akademike serbe, me shkencëtarë të njohur të kohës, çfarë ishte J. Cvijiqi (1865-1927), i cili edhe në qarqe evropiane në fillim të shek. XX konsiderohej si një ndër njohësit më të mirë të Gadishullit Ballkanik, të strukturës së tij fizike, shpirtërore  dhe shoqërore. Artikulli i tij i vitit 1912 me titull “Dalja e Serbisë në Detin Adriatik”, i botuar në “Glasnik Srpskog Geografskog Društva” do të shërbejë si pikënisje për përpilimin e disa projekt-ideve në vazhdim për daljen e Serbisë në det, të cilat i arsyeton me domosdoshmërinë për zgjerimin e “hapësirës jetësore” përkundër faktit që argumentet etniko-demografike nuk ishin në anën e tyre, por do të realizoheshin në dëm të shqip- tarëve dhe trungut të tyre gjeoetnik. Në këtë pjesë trajtohen edhe qëndrimet e Ivo Andriqi (1892-1975) dhe veprimtaria e tij në shërbim të politikave hegjemoniste serbe. 


Ai e hartoi elaboratin special (1939), ku shtjellon idenë e kahmotshme ekspansioniste të Serbisë për dalje në detin Adriatik, madje edhe me hekurudhë, identike me idenë e Cvijiqit të vitit 1912.

 Andriqi angazhohej për ndarjen e Shqipërisë midis Jugosllavisë dhe Italisë dhe në këtë kontekst edhe të okupimit të Shqipërisë së Veriut. Midis tjerash, në elaborat theksonte: “Lugina e Drinit dhe Shkodra përbëjnë një tërësi gjeografike me Malin e Zi dhe viset kufitare të Serbisë”.

Për shkak të rëndësisë që ka pasur në kohën kur është publikuar, por edhe për aktualitetin gjeopolitik, në këtë botim për herë të parë autorët e sjellin të përkthyer në gjuhën shqipe pun- imin e Cvijiqit me titull “Dalja e Serbisë në Detin Adriatik”. 


Gjithashtu brenda kësaj pjese është shtjelluar hollësisht ideja për ndërtimin e kanalit ujor Morava-Vardar, nga paraqitja e saj dhe akterët e përfshirë e deri te riaktualizimi në kohët e fundit, bene- fitet ekonomike, sociale dhe mjedisore, por edhe pasojat afatgjata të kostos së lartë financiare (qindramilionëshe); janë pasqyruar edhe qasjet realiste dhe pragmatike për ndërtimin e kanalit etj.

Në pjesën e tretë “Kufijtë e Kosovës me fqinjët” shqyrtohet problematika shumë komplekse e kufirit të Kosovës me vendet fqinje, procesi i demarkimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, instrumentalizimi i shkencës dhe vënia e saj në shërbim të qarqeve politike dhe parapolitike me të vetmin qëllim për t’i shndërruar ato në kauza politike në kuadër të luftës së egër për pushtet. Dhe në fund, për të përmbyllur harkun kohor më shumë se njëshekullor të zhvillimeve të vrullshme gjeopolitike në Ballkan dhe në veçanti në trojet shqiptare, në këtë pjesë flitet për “korrigjimin e kufirit” Kosovë-Serbi dhe idetë e reja (të vjetra) për shkëmbimin e territoreve dhe popullatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat si projekte dhe ide i takojnë mendësisë së shekullit të kaluar të Serbisë hegjemoniste dhe të gjitha janë në kundërshtim të plotë me realitetin dhe rrezikojnë zhbërjen e shtetit të ri të Kosovës dhe integritetin territorial të tij. Mjerisht, në këto vitet e fundit në këtë lojë të Presidentit të Serbisë, A. Vuçiq, janë implikuar fuqimisht ish-Presidenti i Kosovës, H. Thaçi për t’i ikur drejtësisë ndërkombëtare (Gjykatës së Hagës), dhe Kryeministri i Shqipërisë, E. Rama për ta penguar funksionimin e shtetit të ri të Kosovës dhe cenimin e integritetit territorial të tij. Në këtë angazhim, Thaçi dhe Rama gjithnjë kishin mbështetjen e disa qarqeve të huaja me ndikim politik dhe financiar, por edhe qarqeve të tjera ndërkombëtare antishqiptare!

Ky libër studimor është rezultat i punës shumëvjeçare të autorëve.  Sa është  arritur    përmbushjen  e  objektivave dhe pritshmërive, mbetet të gjykojë opinioni profesional dhe opinioni i gjerë lexues. 

Autorët i mirëpresin vërejtjet dhe sugjerimet konstruktive dhe dobiprurëse.

Me këtë rast, autorët e falënderojnë botuesin, z. Rexhep Shahu, që pati mirësinë ta publikonte këtë studim, sikundër që e ndjejmë për obligim ta falënderojmë kolegun tonë,  dr.  Valbon Bytyqin për  ndihmën  profesionale rreth përpilimit të hartave tematike, redaktimin teknik dhe dizajnin.

 Në fund, i jemi mirënjohës kompanisë “Bici Commerce” nga Bujanoci, që i mbuloi shpenzimet financiare të shtypit të këtij botimi.

 

Hivzi Islami, lindi në Letovicë të Bujanocit më 1946 demograf, profesor e akademik.

Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, gjimnazin në Preshevë (1965), ndërsa diplomoi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, Dega e Gjeografisë (1970). Gjatë studimeve ishte bursist i Universitetit dhe drejtonte revistën shkencore të studentëve Dituria. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Universitetit të Zagrebit, ku magjistroi (1973), ndërkaq doktoroi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Lubjanës (1977). Që nga viti 1974 ligjërues, docent dhe profesor i demografisë në Universitetin e Prishtinës; mban mësim edhe në studimet posdiplomike, ku udhëheq magjistrantë dhe doktorantë. Ka qenë shef i Seksionit të Gjeografisë dhe prodekan i FSHMN-së. Në vitin 1996 u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ndërsa në vitin 2000 anëtar i rregullt. Sot është sekretar i përgjithshëm i kësaj Akademie. Mori pjesë në shumë tubime shkencore në Kosovë dhe jashtë saj, me kumtesa dhe diskutime. Në vitin shkollor 1981/82 qëndroi në Universitetin e Toulouse-it (Francë) për perfeksionim profesional dhe shkencor. Në vitin 2001 sërish qëndroi në këtë Universitet, në cilësi të profesorit të ftuar (professeur invité), dhe me atë rast mbajti një cikël ligjëratash për çështjen e Kosovës.Opusi i tij profesional dhe shkencor është mjaft i gjerë. Botoi disa libra dhe më se 100 studime e artikuj në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit nga fusha e demografisë. Në vitet ‘90 të shekullit të kaluar ishte aktiv në lëvizjen politike e kombëtare[1]. Në periudhën 1990-1995 drejtoi një parti politike. Ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës (1992-1998) dhe anëtar i Delegacionit kosovar në Konferencën e Londrës (1992), i Delegacionit kosovar në Konferencën e Gjenevës lidhur me negociatat për arsimin shqip (1992-1994) dhe anëtar i disa delegacioneve të tjera të Kosovës.

Hivzi Islami ishte kryetar i ASHA të Kosovës në periudhën 2011- 2014[4] dhe 2014-2017

Libra të botuara

Akedemik Hivzi Islami

Popullsia e Kosovës (Studim demografik), dy botime, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i KSA të Kosovës, Prishtinë; dy botime: 1980 dhe 1981, ff. 1-378 (parathënia: dr. Vladimir Klemençiç); (në shtojcë: 39 harta sipas komunave kadastrale, 19 tabela dhe 22 shtojca të tjera grafike).

Fshati i Kosovës (Kontribut për studimin sociologjiko-demografik të evolucionit rural të Kosovës), Rilindja, Prishtinë, 1985, ff. 1-277 (në shtojcë: 6 tabela).

Kosova dhe shqiptarët (Çështje demografike), Pena, Prishtinë, 1990, ff. 1-244.

Demographic reality in Kosova (për të huaj), Kosova Information Center, Prishtinë, 1993, f. 53; botuar edhe në Zürich më 1995 me titull Die demographische Realität in Kosova (Bearbeitung: Dr. Suzanne Auer), Seite 50, si dhe në revistën italiane Religioni e Societa, Firenze, nr. 29, 1997, me titull “Realtà demografica del Kossovo”, ff. 39-57 (Përkthyes: Dr. Alberto ).

Gjeografia e Kosovës (koautor), Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës, Prishtinë, 1994, ff. 1-164.

Rrjedha demografike shqiptare, Dukagjini, Pejë 1994, f. 1-269.

Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore të Kosovës, Prishtinë, 1997, ff. 1-279 (parathënia: dr. Fehmi Agani).

Evolucioni dhe transicioni demografik, Dukagjini, Pejë, 1999, ff. 1-273.

Spastrimet etnike, Dukagjini, Pejë, 2003, ff. 1-389.

Lindshmëria - sjellja riprodhuese dhe shoqëria (koautor), Dukagjini, Pejë, 2006, ff.1-291.

Studime demografike (100 vjet të Zhvillimit demografik të Kosovës), ASHAK; dy botime: 2005 dhe 2008 (botimi i dytë i plotësuar), ff. 1- 590.

Kosova – Vështrim monografik (autor, redaktor dhe bashkërendues), ASHAK, Prishtinë, 2011.

Aspekti etnik i migrimeve (Shqiptarët në rrjedhat e shpërnguljeve të dhunshme), ASHAK, Prishtinë, 2012, ff. 1-380.

Popullsia dhe vendbanimet shqiptare të Luginës së Preshevës, (koautor me Arsim Ejupin), ASHAK, Prishtinë, 2015, ff. 1- 633.

Studime dhe artikuj[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E vërteta mbi shqiptarët në disa vepra antropogjeografike, Dituria, Nr. 1, Prishtinë, 1971, ff. 63-92.

Skema e rajoneve të përhershme për hulumtime demografike dhe rëndësia e saj, Përparimi, Nr. 8, Prishtinë, 1971, ff. 666-675.

Bujanovci dhe komuna e tij- kontribut njohjes së gjendjes dhe problematikës socialo-gjeografike, Dituria, Nr. 2-3, Prishtinë, 1972, ff. 27-60.

Kërkimet antropogjeografike në Kosovë, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, I-1971, Prishtinë, 1972, ff. 115-162.

Reperkusionet e lëvizjeve ekonomike dhe sociale në ndryshimet regjionale të Zhvillimit demografik të Kosovës, Përparimi, Nr. 2-3, Prishtinë, 1973, ff. 95-115.

Odražaj drustveno-ekonomskog i demografskog razvitka na promene u gustini naseljenosti Kosova, Zbornik radova PMF-a, 1, Priština, 1973, ff. 165-176.

Regionalne osobenosti razvoja stanovnšstva Kosova kao funkcija socijalno-ekonomskih kretanja, Jugoslovenski simpozijum o stanovništvu, Ohrid, 1973.

Disa elemente të situatës dhe të Zhvillimit demografik rë RP të Shqipërisë, Përparimi, Nr. 6, 1973, ff. 500-513.

Disa karakteristika të migracioneve të popullsisë së Kosovës në periudhën 1961-1971, Përparimi, Nr. 10, 1973, ff. 913-922.

Ndryshimet në strukturën e burimeve të të ardhurave të familjeve të Kosovës, Përparimi, Nr. 11-12, 1973, ff. 1045-1052.

Transformimet strukturale të familjeve të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, III-1973, Prishtinë, 1975, ff. 41-53.

Problemi i lëvizjes ditore të fuqisë punëtore si indikator i proceseve shoqërore-ekonomike të Kosovës, Përparimi, Nr. 5-6, 1974, ff. 383-391.

Për kriter dhe objektivitet shkencor - vështrim librit të dr. K. Ristiqit Malo Kosovo - antropogeografska studija, Zajednica nau?nih ustanova Kosova, Knj. 21, Pristina, 1971, ff. 1-278, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, II/1972, Prishtinë, 1974, ff. 246-256 (koautor me R. Ismajlin).

Elementi demografskog razvitka NR Albanije, Ekonomska misao, Br. 3, Beograd, 1974, ff. 154-172.

Zhvillimi i komponenteve të dinamikës natyrore të popullsisë së Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, IV-1974, Prishtinë, 1976, f. 55-73.

Neke karakteristike i problemi stanovnišstva NR Albanije, Geografski horizont, Br. 1-2, Zagreb, 1974, ff. 38-46.

Emigrimi i përkohshëm ekonomik i kosovarëve në botën e jashtme dhe disa veçori regjio­nale dhe strukturale të diferencuara, Economia, Nr. 3, Prishtinë, 1974, ff. 581-590.

Preobražaj poljoprivrede i sela NR Albanije, Sociologija sela, Br. 43, Zagreb, 1974, ff. 139-147.

Pogled na regionalne varijacije prirodnih komponenata kretanja stanovništva Kosova, Zbornik radova PMF-a, 2, Pristina, 1974, ff. 291-304.

Neke zna?ajnije karakteristike novijeg razvoja porodice i doma?instava Kosova s osvrtom na prošireni tip, Socioloski pregled, Br. 2-3, Beograd, 1974, ff. 279-288.

Aspects ethno-sociaux du développement de la famille et des ménages à Kosovë après la guerre, III-ème Congrès International des études de sud-est européennes, Bucarest, 1974.

Aspekte etnosociale dhe demografike të Zhvillimit të familjes në Kosovë, Përparimi, Nr. 3, 1975, ff. 191-201.

Mobiliteti hapësinor i popullsisë së Kosovës sipas kombësisë, Përparimi, Nr. 6, 1976, ff 663-669.

Shtrirja dhe numri i shqiptarëve, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VI-1976, Prishtinë, 1978, ff. 19-48.

Emigracionet dhe imigracionet e popullsisë në mes të Kosovës dhe viseve tjera të Jugosllavisë, Buletini i FSHMN-së, 4, C, GJeografi, Prishtinë, 1976, f. 65-73.

Pokusaj demografske tipologije podru?ja Kosova, Stanovništvo, Br. 3-4, 1-2, Beograd, 1975/76, ff. 208-216.

Ndikimi i rrethanave etnosociale në formimin e disa elementeve të strukturës demografike të shqiptarëve në Jugosllavi, Konferenca Kombëtare e Studimeve Etnografike, Tiranë, 1977, ff. 265-268.

Poljoprivredno stanovnistvo Kosova, Sociologija sela, Br. 55-56, Zagreb, 1977, ff. 37-47.

Osvrt na razvitak stanovnistva Kosova, Sociologija, Br. 1, Beograd, 1977, ff. 153-175.

Transformimi i strukturës ekonomike të popullsisë aktive të Kosovës, Economia, Nr. 1, Prishtinë, 1977, ff. 91-98.

Ndryshimet në shkallën e aktivitetit të popullsisë së Kosovës, Economia, Nr. 2, Prishtinë, 1977, ff. 187-190.

Lëvizja e analfabetizmit te shqiptarët në Jugosllavi, Fjala, Nr. 12, Prishtinë, 1977.

Regionalni razvoj ekonomskih i društvenih aktivnosti Kosova, Zbornik X Jubilarnog Kongresa geografa Jugoslavije, Beograd, 1977, ff. 208-212.

Rajonizimi demografik i Kosovës, Përparimi, Nr. 5, ff. 537-546.

Promene agrarne i ratarske naseljenosti u SAP Kosovo, Obeležja, Br.2, Pristina, 1978, ff. 79-87.

Pregled rasprostranjenosti i porasta broja Albanaca u svetu, Stanovništvo, Br. 1-4, Beograd, 1978, ff. 187-211.

Kretanje nepismenosti u Albanaca u Jugoslaviji, Sociologija, Br. 2-3, Beograd,, 1978, ff. 313-321

Tendencat më të reja të lëvizjes natyrore të popullsisë së Kosovës, Përparimi, Nr. 5, 1978, ff. 682-702.

Emigracija stanovnštva iz Rugove, Sociologija sela, Br. 61-62, Zagreb, 1978, ff. 11-20.

Shqyrtime mbi ndryshimet në pjesëmarrjen e popullsisë bujqësore të KSA të Kosovës pas luftës, Përparimi, Nr. 2, 1978, ff. 205-217.

Problemi i analfabetizmit në KSA të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, Prishtinë, 1979, ff. 79-97.

Problemi društvenog razvitka Kosovskog sela, Sociologija, br.4, Beograd, 1979, ff. 397-418.

Veçoritë ekonomiko-sociale të popullsisë së Kosovës sipas kombësisë, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, Prishtinë, 1979, ff. 79-97.

Madhësia, përbërja sipas numrit të anëtarëve dhe struktura sociale e ekonomive familjare të Kosovës, Përparimi, Nr. 1, 1979, ff. 23-41.

Le développement démographique du Kosovo (Yougoslavie), Revue géographique de l'Est, No 1-2, Nancy, 1979, pp. 87–100.

Shtrirja dhe lëvizja e numrit të shqiptarëve në botë, Kërkime gjeografike, Nr. 1, Prishtinë, 1979, ff. 75-88.

Migrimet e popullsisë dhe fuqisë punëtore të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, VIII-1978, ff. 293-320.

Disa karakteristika shoqërore-kulturore të fshatit të Kosovës, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, VIII-1978, ff. 47-77.

Shtrirja, migrimi dhe numri i shqiptarëve në botë, Përparimi, Nr. 3, 1979, ff. 351-365.

La croissance démographiques du Kosovo, Population, No 4-5, Institut national d'études démographiques, Paris, 1979, pp. 915–919.

Shtrirja dhe lëvizja e numrit të shqiptarëve në Jugosllavi, Përparimi, Nr.4, 1979, ff. 517-539.

Razlike u nivou urbanizacije izmedju stanovnistva nacionalnosti Kosova, Geographica Slovenica, 10, Ljubljana, 1980, ff. 177-183.

Rrjedhat dhe karakteristikat e inkuadrimit të përkohshëm të fuqisë punëtore të Kosovës në botën e jashtme, Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave historike, IX, 1979, Prishtinë, 1980, ff. 237-266.

Urbanizimi dhe nacionalitetet e Kosovës, Përparimi, Nr. 4, 1980, ff. 449-459.

Migrimet si faktor i ndryshimeve në kulturën shoqërore dhe materiale, Fjala, Nr. 8, Prishtinë, 1980.

La diaspora d'un peuple méditerranéen: le cas des Albanais, Peuples Méditerranéen, No 15, Avril-Mais, Paris, 1981, pp. 73–84.

Pri?ini i posledici od intenzivnata emigracija na naselenieto od Rugovo kako specifi?no agrarno-sto?arsko podra?je, Zbornik na trud vi od Republi?kiot simpozium, Prirodni i socio-geografski problemi na ridsko-planinskite podra?ja, Skopje, 1981, ff. 194-199.

Migrimet e popullsisë së Rugovës dhe ndikimi i tyre në transformimin e kulturës popullore, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, XI-1981, Prishtinë, 1982, ff. 117-130.

Socijalno-demografske promene u kosovskom selu, në librin Problemi socijalistickog razvoja poljoprivrede i sela, Izd. centar komunist - Jugoslovenski centar za za teoriju i socijalistickog samoupravljanja, Beograd-Ljubljana, 1983, ff. 641-657.

Tranzicioni demografik dhe rrjedhat e tij në vendet e Zhvilluara perëndimore, Kërkime gjeografike, 4, Prishtinë, 1983, ff. 45-54.

Efekti emigracija stanovništva iz Rugove na preobražaj narodne kulture Rugovljana, Sociologija sela, Br. 75-76, Zagreb, 1982, ff. 53-66.

La population albanaise de Yougoslavie: accroissement numérique et répartion spatiale, Population, INED, No 1, Paris, 1983, pp. 66–173.

Diffusion of innovations in non-urban areas of Kosovo, Proccedings of the 3-rd Yougoslav-Polich Geographical Seminar, Ljubljana-Maribor, 1983, pp. 186–189.

Ndikimi i migrimeve të popullsisë në transformimin e jetës popullore të Rugovës, në librin Trashëgimia dhe transformimi i kulturës popullore, Prishtinë, 1983, ff. 147-160.

Determinantet shoqërore dhe ekonomike të transicionit të vonuar demografik në Kosovë, Thema, Nr. 1, Prishtinë, 1984, ff. 103-117.

Strukturat e reja socialo-profesionale në fshatin kosovar, Kërkime gjeografike, 5, 1984, ff. 75-81.

Problemi urbanizacije i standarda ruralnih naselja Kosova, Sociologija, Br. 3-4, Beograd, 1984, ff. 317-324.

Neki aspekti nepismenosti ruralnog stanovništva Kosova, Opredjeljenja, Br. 6, Sarajevo, 1984, ff. 93-104.

Çështje të transformimit të fshatit kosovar, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 14-1984, Prishtinë, 1985, ff. 29-51.

O nekim metodološkim pitanja migracija, Sveske, Br. 7-8, Institut za proucavanje nacionalnih odnosa, Sarajevo, 1984, ff. 171-176.

Motivisanost poljoprivrednog stanovništva za ostajanje na selu i posedu, Zbornik radova jugoslovenskog simpozijuma Geografski aspekt prirodnih i ljudskih resursa Jugoslavije, Pristina, 1984, ff. 145-150.

Zakasnela demografska tranzicija na Kosovu u okviru demografskog prelaznog razdoblja u Jugoslaviji i Evropi, Sociologija, Br. 3, 1985, ff. 361-378.

Zapažanja o preobražaju i problemima socijalno-demografske strukture seoskog stanovništva SAP Kosovo, Stanovništvo, 1-4, Beograd, 1984/85, ff. 99-114.

Problemi i analfabetizmit në fshatin kosovar, Kërkime gjeografike, 6, 1985, ff. 41-50.

Zadnja demografska tranzicija u Evropi: primer Kosova, ?asopis za kritiko znanosti, st. 79-80, Ljubljana, 1985, ff. 29-45.

Nataliteti dhe determinantet e tij te popullata shqiptare në Jugosllavi, Thema, Nr. 5-6, 1986, ff. 137-177.

Problem nataliteta pri Albancih, ?asopis za kritiko znanosti, St. 89-90, Ljubljana, 1986, ff. 37-67.

Nataliteti dhe planifikimi i familjes: shumëdimensionaliteti, Zhvillimi, qëndrimet, Fjala, 7, 1977, f. 4.

Çështja e natalitetit te popullata shqiptare, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 16-1986, Prishtinë, 1987, ff. 107-139.

Nataliteti dhe planifikimi i familjes - probleme shumëdimensionale, Gjurmime albanologjike - Folklor dhe etnologji, 17-1987, Prishtinë, 1988, ff. 83-94.

Albansko obi?ajno pravo in socijalisti?ke norme, ?asopis za kritiko znanosti, St. 103-104, Ljubljana, 1987, ff. 36-45.

Nataliteti te shqiptarët, Çështje të studimeve albanologjike, II, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1987, ff. 403-421.

Albanci: razporeditev, migracija in demografski rast, ?asopis za kritiko znanosti, St. 105/106/107, Ljubljana, 1987/88, ff. 76-108.

Plagjiati si privilegj, Thema, Nr. 11-12, Prishtinë, 1988, ff. 199-216.

Demografski problemi Kosova i njihovo tuma?enje, Zbornik Kosovo - Srbija - Jugoslavija, Ljubljana, 1989, ff. 39-66.

Ri (kolonizimi) i Kosovës, në librin Ç'thonë dhe ç'kërkojnë kosovarët, Tiranë, 1989, ff. 283-318.

Alcune questini demographiche circa gli Albanesi. Natalità e mortalità, Le minoranze etniche e lingiustiche, II, Palermo, 1989, ff.817-826.

Problemet demografike të Kosovës dhe interpretimi i tyre, në publikimin E vërteta mbi Ko­sovën dhe shqiptarët në Jugosllavi, Akademia e Shkencave, Tiranë, 1990, ff. 477-503.

Realiteti etniko-demografik i Kosovës dhe aspiratat serbe, Thema, Nr. 11, Prishtinë, 1993, ff. 87-96.

Kosova's Demographic Ethnic reality and the targets of Serbian hegemony, Kosova, Historical/Political Review, 1/1993, Tirana, 1993, pp. 29–34.

The demographic problems of Kosova and their interpretation, në librin The Truth on Ko­so­va, The Academy of Sciences of the Republic of Albania, Tirana, 1993, pp. 261–276.

Demografska stvarnost Kosova, në publikimin Sukob ili dijalog (Srpsko-albanski odnosi i integracija Balkana), Subotica, 1994, ff. 29-51. Ky publikim, i financuar nga Fondacioni Soros, është përkthyer edhe në shqip dhe anglisht. Punimi në anglisht botohet me titull Demographic reality of Kosovo, Conflict or Dialogue (Serbian-Albanian relations and integration of the Balkans), Subotica, 1994, pp. 30–53, ndërsa në shqip me titull Realiteti demografik i Kosovës, Konflikt apo dialog (Marrëdhëniet shqiptaro-serbe dhe integrimi i Ballkanit), Suboticë, 1995, ff. 29-50.

Manipulimet në fushën e demografisë me synime të rrudhjes së dimensionit demografik shqiptar, në librin Gjenocidi dhe aktet gjenocidiale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1995, ff. 197-205.

Shqiptarët në diasporë, Studime, 1/1994, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1995, ff. 55-78.

Demographic problems of Kosova and otherethnic Albanian territories, në librin The Kosova issue - a Historic and Current Problem, Tirana, 1996, pp. 139–145.

Kolonizimet serbe të Kosovës dhe eksodi i shqiptarëve, Studime, 2/1995, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë 1996, ff. 27-49.

Problemet demografike të Kosovës dhe të trevave të tjera etnike shqiptare, në publiki­min Çështja e Kosovës - një problem historik dhe aktual, Tiranë, 1996, ff. 261-267.

Aspekti sociodemografik i mortalitetit të popullsisë së Kosovës, Thema, nr. 14, Prishtinë, 1996, ff. 83-106.

Nataliteti dhe riprodhimi biologjik në shoqërinë kosovare, Studime, 3/1996, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 1997, ff. 7-38.

Kosova dhe Serbia: një paralele në raportet demografike sot dhe në të ardhmen, Studime, 4/1997, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, Prishtinë, 1998, ff. 131-146.

A paralel between Kosova and Serbia in a Demographic Perspective, Kosova, Historical/Political Review, 7/1999, Tirana, 1999, p. 25-33.

Kontraverzat rreth planifikimit të familjes dhe riprodhimit të popullsisë, Studime, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2001, ff. 95-114;

Rjedhat demografike në Kosovë dhe shoqëria civile, Antologjia e shoqërisë civile, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Prishtinë, 2001, ff. 95-111 (botuar dhe anglisht);

Le Kosovo: un centre névralgique de la péninsile balkanique, Bulletin de la

Société de géographie de Toulouse, No 281, Toulouse, 2001, pp. 104–119;

Gjenocidi serb mbi qenien ertnodemografike shqiptare, Gjenocidi i pushtetit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve ’90, ASHAK, Prishtinë, 2001, ff. 179-190.

Kosova: un noeud géopolitique dans les Balkans, Studime, 8-9, ASHAK, Prishtinë, 2002, pp. 199–215.

Probleme të bashkësisë urbane të Kosovës, Studime, 10, ASHAK, Prishtinë,. 2003, ff. 149-164.

Disa aspekte të Zhvillimit të popullsisë në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, Studime, 12, ASHAK, Prishtinë, 2005, ff. 209-230.

Vetëm një solucion: Kosova e pavarur me të gjitha të drejtat dhe obligimet ndërkombëtare, në publikimin Statusi i ardhshmëm i Kosovës, ASHAK, 2005, ff. 101-107.

Evolucioni i lindshmërisë në shoqërinë shqiptare në transicion (koautor), Studime, 13, ASHAK, Prishtinë, 2006, ff. 149-186.

Decentralizimi i imponuar si ndarje sui generis e Kosovës, në publikimin Kosova shtet i pavarur dhe sovran, ASHAK, Prishtinë, 2006, ff. 67-86.

Atlasi gjeografik i popullsisë - botim shkencërisht i paqëndrueshëm, Studime, 13, ASHAK, Prishtinë, 2006, ff. 315-326.

Politika e planifikimit të familjes dhe kontrollit të lindjes: nga qasja humaniste deri te ajo raciste (koautor), Studime, 14, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2007, ff. 221-249.

Transicioni demografik në aferën e mortalitëetit: shembulli i Kosovës, Studime, 15, Prishtinë, 2008, ff. 33-64.

Objektivat hegjemoniste serbe të fundit të shekullit XX për ndërrimin e kompozicionit etnodemografik të Kosovës, Prishtinë, 2009-2010, Studime 16-17, ff. 327-370.

Amat kombëtare dhe diaspora e sotme shqiptare: problemet, dilemat dhe perspektivat, Konferenca shkencore: Identiteti, ndërgjegja kombëtare dhe integrimi evropian, Tiranë, 5 tetor, 2011.

Le Kosovo: de la colonie classique serbe à l’indépendance, Prishtinë, 2011, Studime 18, pp. 63–84 (Communication présentée au Colloque Lire et comprendre la géographie des Balkans en 2010, journée d’études en hommage à Michel Roux, 25 novembre 2011, Lyon, France).

Lufta kundër faktorit demografik shqiptar si strategji afatgjate e politikës serbo-jugosllave, Akademi Solemne kushtuar 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2013, ff. 81-95 ; botuar edhe në Studime, 19, ASHAK, 1912, ff. 109-122.

Një vit i madh jubilar – 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Konferenca shkencore: "Pa­va­rësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas", Studime,19, ASHAK, 2014, 291-295.

Migrimet e jashtme, konteksti etnik dhe krijimi i diasporave, Studime Shoqërore 1, ASHAK, Prishtinë, 2014, ff. 47-65.

Lugina e Preshevës: përbërja etnike dhe evolucioni i saj, Studime Shoqërore, 2, ASHAK, Prishtinë, 2015, ff. 11-33.

Përveç punimeve të shënuara më lart, ka hartuar dhe shumë studime (interne) për nevoja të planeve të villimit hapësinor dhe shoqëror në nivel të Kosovës dhe të disa komunave të saj, pastaj studime për planifikimin e familjes, si dhe ka botuar një numër të madh shqyrtimesh, vështrimesh, recensionesh e kritikash në revista të ndryshme profesionale-shkencore dhe në shtypin e përkohshëm e ditor(Flori Bruqi,Floripress)


******

2021-11-09

Historiani i drejtohet ministrisë së Drejtësisë: Pse kjo heshtje varri për drosjen e Ramize Gjebresë?!

 Historiani Vasfi Baruti ka dërguar një letër pranë redaksisë së “standard” me qëllim botimin e shqetësimit të tij lidhur me mungesën e përgjigjes nga ana e arkivit të sistemit gjyqësor në Lundër që është i varur si institucion nga Ministria e Drejtësisë. Baruti thekson në letër se prej dy muajsh nuk ka marrë asnjë përgjigje nga ky institucion, sic i takon me ligj, për kërkesën hulumtuese ndaj dosjes arkivore të rigjykimit të Ramize Gjebresë. Më poshtë letra e plotë e historianit:

 

ARKIVIT TË SISTEMIT GJYQËSOR, LUNDËR

Drejtorisë së Arkivit LUNDER

Për dije Ministres së Drejtësisë

ETILDA GJONI

 

GAZETËS STANDARD, Me lutje të bëjë publike këtë monstër kundërligjore, që bën pis atmosferën e së Drejtës, në këtë 75 vjetor të nderuar.

Me timen dt. 01.08.2019 i jam drejtuar Arkivit të Sistemit Gjyqësor në Lundër me kërkesë të hulumtoj në Dosjen arkivore të rigjykimit të Ramize Gjebresë, të ekzekutuar mizorisht më 7 mars 1944, nga Shtabi i Brigadës V-të. Letra e Shefit të Shtatmadhorisë Mehmet Shehu, me vlerësime të larta për Gjebrenë, dërguar familjes së Gjebresë (më 21 janar ‘47) është dëshmi se Gjykata e Lartë Ushtarake, me porosi të tij, rigjykon vendimin e gjyqit partizan të Brigadës V-të dhe i jep pafajësi dhe statusin Dëshmore e atdheut. Kanë kaluar dy muaj nga kërkesa për Arkivin dhe përgjigje është jo si çdo heshtje, amá heshtje vrastare. Me ligj përgjigjia juaj pritej për një muaj dhe një gjegjie e presim, sidoqë s’pres nga maliqi!

 

Di përse vjen kjo heshtja juaj aq gjaksore sa edhe ajo e inkuizitorëve të Brigadës V-të e për nga gjesti juaj kini të ngjashme me të parët që bënë kryekrimin e Luftës! Argumentet janë të shumta, këtu vjen e shumta në të paktën. Gjyqi partizan i Brigadës mori vetë përgjegjësinë për vendimin e ekzekutimit të Gjebresë, këtë përsëriti Enver H. dhe e bënë të fshehin të vërtetën e vendimit të gjyqit, të cilin e shkruan e firmos me dorën e tij Dushan Mugosha, të vërtetën la të shkruar misionari i Titos, Nijaz Dizdareviç në libri Albanski Dnevnik, Sarajevë, 1988 (Faksimile) dhe ju drejtor i Arkivit ndihmoni në ruajtjen e kësaj të fshehte po edhe bini preh e të vërtetës së debatit politik të Gjebresë me Dushan Mugoshën: “ Kosova e ka emrin Shqipëri e jo Serbi, siç doni ju.” që u mbajt në fshehtësi dhjetëravjeçarë. Dosja hetimore (Nr. 13, 1946) e Prokurorisë së Përgjithshme, e përgatitur për Gjykatën e Lartë Ushtarake, zbulon skenarin me shpifje në fshehtësi të inkuizitorëve komunistë të Qarkorit të Vlorës dhe ju drejtor/e e Arkivit me refuzimin e heshtur merrni anëtarësi të atij inkuizicioni armiqësor që s’i gjen të ngjashme as në inkuizicionin mesjetar;  po ashtu, ju mëtoni të mbani në fshehtësi procesin gjyqësor, gjykimin e tij për procesin gjyqësor të gjyqit partizan, ia kalon e atyre mesjetarë, dokumenti i gjyqit partizan është fals, por çfarë zbulon gjyqësori i Gjykatës së Lartë Ushtarake? E Arkivi e mban në fshehtësi! Gjebrea me përgjegjësinë e të qenit Komisare e Rinisë Antifashiste për rajonin e Jugut, kudo që shkon, në takim e biseda në rend e motivuar së epërmi: “Shqipëria e shqiptarëve pa rusë, sërbe e grekë”, këtë ia shkruante në letër më 28 gusht ‘43 shoqes së saj liceiste Agllai Zoto, letra (Faksimile) kapej nga censura komuniste e Brigadës, por letra ishte dhe një goditje e fortë për Rezolucionin e Konferencës Parë të Vendit (mars ‘43) për miqësinë e madhe historike me Serbinë e Greqinë. Në AQSH  ruhet një letër e gjatë e Gjebresë e shkruar ora 8 e mbrëmjes, disa orë para arrestimit, drejtuar Delegates (Nexhmije) dhe përfundi me shënimin: “Faqja 5 e 6 e prerë për arsye konspirative, ka emra” shkruar nga Deti (Nako S.) dhe sa kuptohet Gjebrea shkruan ankesa për Mugoshën a Miladinin dhe pos tyre s’ka emra të tjerë konspirativë, letra e prerë, e vetme për luftën dhe është shkolla e parë e censurës komuniste në Luftë. Gjebrea me asnjë kompromis me të vërtetën, kurse ju e përbusni të vërtetë, e doni ta lini atë në errësirë. Me qëndrimin tuaj heshtje për të vërtetën ju bëni goditje për nacionalizmin patriotik të Gjebresë në rajonin e Vlorës dhe rina nacionaliste e Ballit, kur Gjebrea ishte një muaj nën dhé shkruan traktin “Për Ramize Gjebrenë” (prill ‘44), e shpërndan në gjithë vendi dhe betohet para varrit të saj që luftoi për idenë e madhe: “Shqipëria e shqiptarëve.” Gjyqi i Gjykatës së Lartë Ushtarake u mbajt në fshehtësi të madhe nga regjimi komunist dhe ju drejtor/e i/e Arkivit me qëndrimin tuaj poshtërues i bëni nderim të madh regjimit komunist amá edhe nga pozicioni i arkivit të Sistemit Gjyqësor të Ministrisë së Drejtësisë, në shoqërinë demokratike! Pos të tjera ndjej neveri teksa u shoh me qëndrimin tuaj të jeni bisht i trios: Nexhmije H., Sofo Lazri me publicistikë Rikthimi i dhimbjes dhe Diana Çuli me roman Engjëj të armatosur e bashkë në promovim të projektit “ZHULJETA SHQIPTARE” – Ramize Gjebrea e lindur vetëm për dashuri!

 



Në emër të ligjit jini të detyruar të publikoni mospërgjigjen tuaj dhe argumentet tuaj pse refuzoni të shërbeni dokumentet hetimore e gjyqësore të Gjykatës Lartë Ushtarake. Monografia për Ramize Gjebrenë, e gatshme për shtyp, nuk do të shkojë për botim pa reflektime studimore të gjyqit të Gjykatës së Lartë Ushtarake. Dhjet vjet në kërkim të Ramize Gjebrea një qenie e epërme, me inteligjencë të spikatur, bukuri morale, shpirtërore e fizike pa të ngjashme, një jetë për një tjetër kohë dhe përballet me kësi shëmti neveritëse. E do ia dalim…

Shkruan Akademik Flori Bruqi,PhD. 


Nobelisti turk Orhan Pamuk lindi në Stamboll më 7 qershor 1952 dhe u rrit në një familje të madhe të ngjashme me ato që përshkruan në romanet e tij Xhevdet Beu dhe të Bijtë dhe Libri i Zi, në lagjen e pasur dhe me tendenca perëndimore Nisantasi.


Ashtu siç shkruan në librin e tij autobiografik, Stambolli, nga fëmijëria deri në moshën 22 vjeçare ai iu përkushtua në përgjithësi pikturës dhe ëndërroi të bëhej artist. Pasi u diplomua nga shkolla laike Kolegji Amerikan Robert në Stamboll, ai studioi Arkitekturë për tre vjet në Universitetin Teknik të Stambollit por pastaj e braktisi kursin dhe hoqi dorë nga ambicia për t'u bërë arkitekt dhe artist.


Ai u diplomua në gazetari nga Universiteti i Stambollit, por nuk punoi kurrë si gazetar. Në moshën 23 vjeçare Pamuk vendosi të bëhet shkrimtar dhe duke hequr dorë nga çdo gjë tjetër, u tërhoq në apartamentin e tij dhe filloi të shkruajë.


Romani i parë, Xhevdet Beu dhe të bijtë u publikua shtatë vjet më vonë më 1982. Romani është mbi historinë e tre gjeneratave të një familjeje të pasur të Stambollit që jeton në Nisantasi, lagjja e Stambollit ku banonte edhe Pamuk.


Romani fitoi njëkohësisht çmimet letrare Ohran Kemal dhe Milliyet. Një vit më vonë, Pamuk publikoi romanin “Shtëpia e Heshtjes”, i cili në përkthimin në gjuhën frënge fitoi më 1991 “Prix de la découverte européene”.


“Kështjella e Bardhë” ( 1985) flet mbi mosmarrëveshjet dhe miqësinë mes një skllavi venecian dhe një studiuesi osman. Ai u publikua në anglisht dhe shumë gjuhë të tjera nga viti 1990 e më pas, duke i sjellë Pamuk famë ndërkombëtare.


Në të njëjtin vit Pamuk shkoi në Amerikë si studiues i ftuar në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork. Atje ai shkroi shumicën e romanit të tij “Libri i Zi”, në të cilin rrugët, e shkuara, pasioni dhe përshkrimi i Stambollit përshkruhen përmes historisë së një juristi që po kërkon për gruan e tij të humbur.


Romani u publikua në Turqi më 1990 dhe përkthimi në frëngjisht fitoi “Prix France Culture”. “Libri i Zi” zgjeroi famën e Pamuk si në Turqi, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare si shkrimtar që ishte njëkohësisht popullor dhe eksperimental dhe i aftë për të shkruar mbi të shkuarën dhe të tashmen me të njëjtin intensitet.


Më 1991 lindi vajza e Pamuk, Rüya. Po në këtë vit u realizua filmi “Fytyra e fshehtë”, skenari i të cilit bazohej në një rrëfenjë prej tre faqesh nga Libri i Zi.


Romani i tij “Jeta e Re”, mbi studentët e rinj që ndikohen nga një libër misterioz, u publikua në Turqi më 1994 dhe u bë një nga librat më të lexuar të letërsisë turke në të gjitha kohërat. “Unë jam e Kuqja”, mbi artistët osmanë dhe persianë dhe mënyrat e parjes dhe portretizimit prej tyre të botës jo-perëndimore, treguar përmes një historie dashurie dhe një historie familjare, u publikua më 1998. Ky roman fitoi në Francë “Prix du meilleur livre étranger”, në Itali çmimin “Grinzane Cavour” (2002) dhe çmimin ndërkombëtar IMPAC Dublin (2003).


Nga mesi i viteve 1990, Pamuk mbajti një qëndrim kritik ndaj shtetit turk në artikuj mbi të drejtat e njeriut dhe lirisë së mendimit por shprehu shumë pak interes për politikën e vendit. “Bora”, të cilin ai e përshkroi vetë si "romani i tij i parë dhe i fundit politik" u publikua në vitin 2002. Në këtë libër të vendosur në qytetin e vogël të Karsit në Turqinë verilindore, ai eksperimentoi me një lloj të ti "romani politik," duke treguar historinë e dhunës dhe tensioneve mes islamizmit politik, ushtarëve, laikëve dhe nacionalistëve kurd e turq. “Bora” u zgjodh si një nga 100 librat më të mirë të vitit 2004 nga The New York Times.


Më 1999 një përzgjedhje artikujsh mbi letërsinë dhe kulturën të shkruar për gazetat dhe revistat në Turqi dhe jashtë vendit, bashkë me një përzgjedhje shkrimesh nga ditari i tij privat, u publikuan nën titullin "Ngjyra të Tjera".


Libri më i fundit i Pamuk, Stambolli, është një vepër poetike që vështirë se mund të kategorizohet. Aty kombinohen kujtimet e hershme të autorit deri në moshën 22 vjeçare me një ese mbi qytetin e Stambollit, të ilustruar me fotografi nga albumi i tij personal si dhe me piktura nga piktorë të huaj e fotografi nga fotografë turq.


Orhan Pamuk është një autor i përkthyer në 63 gjuhë. Pamukut iu dha Çmimi i Paqes, që konsiderohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e kulturës në vitin 2005.


Në vitin 2006 revista Time e zgjodhi atë si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë. Po atë vit ai fitoi Çmimin Nobel në Letërsi, ku ishte personi i dytë më i ri në histori që mori këtë çmim.


Romani i dhjetë i Pamuk, “Flokëkuqja” (2016) është historia e një gërmuesi pusesh dhe çirakut të tij që kërkojnë për ujë në një tokë të shkretë.

BoraShiko më të madhe

Bora

 Orhan PamukSB0056



Orhan Pamuk është zëri që në kërkim të melankolisë së trishtë të qytetit të tij të lindjes, stambollit, zbuloi simbolet e reja të përplasejes dhe gërshetimit të kulturave. Akademia Suedeze për Çmimin Nobel



"Kështjella e bardhë është një triumf i imagjinatës, libër i një nënteksti të fuqishëm, një rrëfim plot laryshi dhe intrigë njerëzore, vazhdim i idesë unikale të Orhan Pamukut mbi ekuiliibrin e brishtë të botës mes Lindjes dhe Perëndimit.



Hetimi u hap pas ankesës së avokatit të Tarcan Uluk, sipas të cilit “Veba Geceleri” (“Netët e murtajës”) përmban jo vetëm fyerje ndaj Ataturkut, i konsideruar si krim në Turqi, por edhe gjuhë urrejtjeje.

Ankesa që shkaktoi hetimin i referohet edhe disa deklaratave lidhur me kurdët dhe armenët, që Pamuk, i publikoi në një gazetë zviceriane dhe për të cilat, ai ishte në gjyq në të kaluarën, me akuza të ngjashme.

“Pamuk, nxiti urrejtje ndëretnike dhe ndjenja armiqësie, pasi kishte folur për vdekjen e një milion armenëve dhe 30,000 kurdëve të vrarë, midis fundit të Perandorisë Osmane dhe në vitet pas themelimit të Republikës më 1923”, – është aktakuza.

Por, nobelisti i ka mohuar ato: “Unë nuk kam shkruar asgjë që ka implikime me Ataturkun dhe nuk i pranoj akuzat”, – i deklaroi shkrimtari prokurorit, sikur raportojnë mediet turke.

Në Turqi, përbuzja ndaj Mustafa Kemal Ataturkut, dënohet me burgim deri në pesë vjet.Orhan Pamuk – shkrimtari, akademiku dhe eseisti turk, u lind më 7 qershor 1952 – fitues i çmimit “Nobel” për letërsinë, më 2006.

Pamuk ka lindur në Stamboll, në një familje e cila ishte, siç thotë ai vetë “me orientim euro-perëndimor” (për ndryshimin nga e vjetra osmane). Studioi arkitekturë dhe merret me pikturë, më pas e braktis arkitekturën (pas tri vitesh) dhe fillon gazetarinë, duke u diplomuar më 1976. Jetën e tij dhe përshtypjet i përshkruan me detaje, në veprën autobiografike “Stambolli: qytet i kujtimeve”.

Romanet e tij, përkthyer në më shumë se 40 gjuhë, shpesh peshojnë mes përrallës dhe realitetit, dhe pasqyrojnë Turqinë e djeshme e të sotmeËshtë autori i parë turk, i cili merr Nobelin për letërsi, me motivacionin: “në kërkimin e shpirtit melankolik të qytetit të tij të lindjes, ka zbuluar simbole të reja për të pasqyruar përplasjet dhe lidhjet midis kulturave të ndryshme”.

Mënyra e shkrimit të tij paraqet tensionet mes kulturës së Lindjes dhe Perëndimit, traditën dhe modernen, Islamin dhe sekularizmin brenda shoqërisë turke. Këto tema janë mbizotëruese në të gjitha veprat e tij dhe në qendër, gjithçka është një ndjenjë konfuzioni dhe humbje identiteti, si dhe një lloj melankolie ose hüzün-i, që është një karakteristikë përcaktuese e Stambollit dhe banorëve të tij.

Të dhënat zyrtare, kaq paguhen mjekët në Gjermani e kaq në Kosovë


Mjekët në Gjermani kanë pagë gjashtë herë më të lartë se kolegët e tyre në Kosovë, raporton Express.

Sipas të dhënave, paga bruto (e pataksuar) e mjekëve në Kosovë është 630 euro, derisa, shembull në Gjermani, ata paguhen deri në 4,000 euro.



Ndërkaq, gjatë këtij viti në Shqipëri janë rritur pagat e mjekëve deri në 40 për qind, duke arritur rreth 651 euro. Sipas Federatës se Mjekëve Shqiptarë në Evropë, vitin e kaluar mbi 3,000 mjekë janë larguar nga Shqipëria për të ushtruar profesionin e tyre në Evropë, rreth 1,000 prej tyre numërohen në Gjermani.

Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se për vitin e ardhshëm shëndetësia do të marrë pjesën më të madhe të parave nga buxheti, rreth 630 milionë euro. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka thënë se me një pjesë të parave do mbulohet rritja e pagave të stafit mjekësor dhe blerja e vaksinave kundër COVID-19.

Edhe në Maqedoninë e Veriut pagat e mjekëve kanë shënuar rritje mes 40 dhe 50 për qind në periudhën 2017-2020, pas përshkallëzimit të situatës epidemiologjike me koronavirusin. Paga e bazë e një mjeku specialist në muajin shkurt të vitit 2021 ka qenë rreth 1,800 euro. Përveç pagës bazë, mjekët specialistë marrin 300 deri në 400 euro në muaj për kujdestaritë (gjatë fundjavave, festave shtetërore dhe turnetë e natës).

Rritja e pagave ka ulur ndjeshëm edhe largimin e mjekëve specialistë nga vendi, thonë nga Ministria e Shëndetësisë se Maqedonisë se Veriut.

Sipas një hulumtimi të bërë para rritjes së pagave, 50 për qind e mjekëve në klinikat universitare mendonin të largoheshin jashtë vendit, ndërsa 61 për qind e mjekëve që punonin në spitalet publike, mendojnë të kalonin nga sektori publik në privat.

Një burrë me thikë kërcënonte kalimtarët në Oslo të Norvegjisë, vritet me armë zjarri nga policia

 Një burrë raportohet se i armatosur me thikë kërcënoi kalimtarët në rrugët e kryeqytetit norvegjez, Oslo, të martën, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, thanë zyrtarët.

Mediat norvegjeze publikuan pamjet e sulmuesit të dyshuar, i zhveshur nga mesi lart dhe duke mbajtur një thikë.

Policia fillimisht bëri me dije se kalimtarë të rastit ishin plagosur, por më vonë tha se vetëm një polic u plagos lehtë, përcjell Telegrafi.

“Deri më tani nuk kemi asnjë informacion se kjo është e lidhur me terrorizmin”, tha shefi i lartë i policisë Egil Joergen Brekke në një konferencë shtypi.

Policia tha se një makinë patrullimi në lagjen Bislett të Oslos veriore hyri në një ndërtesë për të ndaluar “përparimin” e personit.

Më pas ai sulmoi automjetin dhe arriti të hapte derën e makinës, tha zëdhënësi i policisë Torgeir Brenden.

Ai tha se “disa të shtëna” u qëlluan në drejtim të burrit, por nuk specifikoi nëse ishin oficerët e policisë në makinë që hapën zjarr.

Brenden tha se autori u dërgua me urgjencë në një spital aty pranë ku vdiq.

“Për dijeninë time, nuk ka të lënduar të tjerë”, tha Brekke, shefi i policisë.

Ndryshe, muajin e kaluar një burrë i armatosur me një hark e shigjetë dhe një thikë vrau pesë persona në një qytet të vogël në jugperëndim të Oslos. 

Vasfi Baruti: Nexhmija dhe Enveri vranë Qemal Stafën

 Vasfi Baruti e konsideron një “dekorim” të mbuluar me mister vdekjes e Qemal Stafës. Sipas tij, në studimin “Ever Hoxha në optikë të re” vjen një riparje disi ndryshe sepse krimi misterioz ndonjë gjurmë e la… “Atë po e sjellim, sido që e mbuluar me tisin e gati 70 viteve të shkuara. Shkrimtari Nasho Jorgaqi, në librin Qemal Stafa, ka një rrëfim të Nexhmije Hoxhës për natën duke u gdhirë 5 maj, kur u vra Qemali”.

RRËFIMI I NEXHMIJES
Nexhmija e ka rrëfyer në dy mënyra natën e fundit të jetës së heroit. Sipas rrëfimit të parë, atë natë të fundit ajo ka qenë me të, dhe sipas rrëfimit të dytë, ajo ka qenë me të, jo më 4 maj, por në fillim të majit… Rrëfimi i parë:”Në mbrëmjen e 4 majit Qemal Stafa shkoi në shtëpinë nr. 66, në rrugën e Shën Gjergjit. Atë natë bëhej mbledhja e zakonshme e KQ të Rinisë dhe e Komitetit Qendror të Rinisë së Tiranës”. Sipas saj, gjatë orëve të territ, kalonin si shumë shpesh patrullat dhe mbledhja zgjati deri në mëngjes. Ishte 5 maj, dita që do të shkonte për në Vlorë Stafa”. Por, në ribotimin e tretë të librit “Qemal Stafa”, i përmirësuar, shkrimtari Nasho Jorgaqi vjen me tjetër rrëfim të Nexhmije H., e cila nuk është më me Qemalin bashkë natën e 4 majit duke u gdhirë 5 maj, ndryshe nga rrëfimi në botimet e mëparshme që natën e 5 majit deri në mëngjes e kaluan bashkë dhe në këtë rrëfim ndryshe është dyshimi.

“Aty nga fillimi i majit, Qemali bëri mbledhjen e zakonshme të Komitetit Qendror të Rinisë dhe të Komitetit Qarkor të Rinisë për Tiranën. Kishin ardhur të gjithë dhe ishin mbledhur në një dhomë të bazës ilegale…. Para se të fillonte nga puna Qemali, siç e kishte zakon, bisedoi e bëri shakara duke treguar ndonjë anekdotë që vinte në lojë fashizmin. [..j Atë natë, – tregon për këtë Nexhmije Hoxha, – kalonin si shumë shpesh patrullat dhe mbase nga zhurma e çizmeve të tyre të rënda, të shqetësuar lehnin qentë e mëhallës”….Sipas këtij rrëfimi, Stafa në mëngjes mësohet të ketë thënë se “kjo ditë s’është akoma e jona. E dini, – tha duke qeshur me entuziazëm, – kur të vijë dita jonë, ja kështu siç jemi do të dalim në bulevard e do të këndojmë e do të thërrasim deri në mëngjes”. Dhe më tej shkrimtari vazhdon: Mbledhja zgjati deri në mëngjes. Qemali atë natë nuk fjeti fare dhe kjo ishte e zakonshme në jetën e tij prej ilegali [ … ] Ditën e fundit, më 4 maj, ai u kthye në shtëpinë e patriotit Hysen Dashi, baza nr. 66 në Rrugën e Shëngjergjit. Këtu Qemali u takua me shokun Enver…

RRËFIMI I ENVERIT
Një tjetër version vjen nga bashkëshorti i Nexhmijes sipas Barutit. Studiuesi shkruan në librin e tij se Enver H. Në botimin “Kur lindi Partia”, dhjetë vjet nga botimi i librit “Qemal Stafa”, sjell për herë të parë kujtimet e natës së fundit, duke aguar dita e 5 majit, me përfundimin se ishte ai vetë me Qemalin natën duke u gdhirë 5 maji, kur do të vritej Qemali: “Dita e fundit e pjekjes time me Qemalin ishte më 4 maj. U poqëm në bazën nr.66, në rrugën e Shëngjergjit, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë dhe punuam. Unë po përgatitja një leksion për Ushtrinë e Kuqe, Qemali përgatitej se te nesërmen, në mëngjes, duke gdhirë 5 maj, do të nisej për në Vlorë. Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit, në një minder të mbuluar me batanije. Në mëngjes u përqafuam dhe u ndamë. Ai u nis për në Vlorë, unë për një mbledhje me shokë…”

Hoxha vazhdon duke u shprehur se si mund të mendonte se e puthi dhe e shtrëngoi për herë të fundit në kraharor shokun, nga më të mirët e Partisë, shokun dhe bashkëluftëtarin e tij të dashur Qemal Stafën?! “Në bazën ku isha erdhi një shok, dhe duke qarë më tha: Armiku na vrau Qemal Stafën. Vura duart në kokë dhe nuk i mbajta dot lotët. Ku e vranë, i thashë. Në Tiranë, më tha shoku, – në një shtëpi në bregun e lumit të Tiranës. U ngrita në këmbë dhe me shpresë i thashë: S’duhet të jetë e vërtetë. Qemali që në mëngjes u nis për në Vlorë. Për këtë jam i sigurt, mos e besoni se armiku hap parulla. Mjerisht, – më tha shoku, – kjo është e vërtetë. Qemali ra duke luftuar, ra heroikisht dhe mbrojti tërheqjen e shokëve që shpëtuan…”, shkruante Enveri.

E VËRTETA SIPAS BARUTIT
Studiuesi, pas krahasimit të këtyre versioneve, shkruan se kujtimet e Nexhmije H. për kalimin e natës së fundit me Qemal Stafën e që ishin bashkë deri mëngjes herët të datës 5 maj, janë po ato, por me një dallim në lëvizje në kohë. Në ribotimin e ri të Qemal Stafës (1983) Nexhmija s’është më me Qemalin natën e 4-5 majit, siç shkruhet në dy botimet para të Qemalit, por me Qemalin ka qenë bashkë katër-pesë ditë më parë se nata e 4-5 majit!

PYETJET
Baruti vëren se në këtë ndërrim kohe ka një mister, Pse Enveri bën protagonistin e takimit me Qemal Stafën natën e fundit të jetës kur protagoniste e vërtetë atë natë 5 maji ishte Nexhmije H?! “Kjo është një nyje në historinë e krimit ndaj Qemal Stafës”,shkruan Baruti. Sa i takon shtëpisë ku Stafa kaloi natën e fundit të jetës, sipas vetë Hoxhës, ajo ka qenë shtëpi e vogël përdhese, me dy dhoma të ndara në mes nga një korridor i ngushtë. Ai ka rrëfyer se s’kishte as 5-6 ditë që ajo shërbente si bazë për shokët ilegalë. “Ishte një nga bazat e reja që qenë marrë pas zbulimit të bazave të vjetra. Po si bazë e re ishte akoma e pa provuar mirë. […} Qemali vinte për herë të parë në këtë bazë”, tregonte Enveri. Pas kësaj, Baruti shkruan se përgjegjësinë për sigurinë e bazave ilegale të Tiranës e kishte vetë Enveri, i njohur sekretar politik i Qarkorit të Tiranës dhe siguria e bazës ilegale ku do të ishte Qemal Stafa, nga e cila do të nisej për në Vlorë, pritej të ishte merak i madh i Enverit, por ja që gjendej një bazë e “pa provuar mirë” dhe kjo bazë assesi s’duhej zgjedhur për Qemal Stafën. “Gishti drejtohet tek Tarasi sepse vrasja e Qemalit ndodhi pikërisht në këtë bazë të paprovuar mirë ndaj dhe pyetja që rri gjithnjë pezull është: Pse Qemalit i caktohej kjo bazë e paprovuar mirë! Përse? Dhe përse-ja është për Enver H. po edhe për Nexhmije H.”, -shënon studiuesi në librin e tij “Enver Hoxha në optikë të re”.

Sipas Barutit, baza ilegale e zgjedhur për Qemal Stafën s’kishte asnjë element sigurie, ishte e pasigurtë për nga pozicioni ku ishte vendosur dhe mjedisi që e rrethonte atë. “… Por si bazë e re [ilegale] ishte akoma e paprovuar mirë. Për më tepër shtëpia ndodhej përballë kazermave italiane dhe në një vend të zhveshur”, thuhet në librin “Qemal Stafa”. Shtëpia e gjetur për bazë ilegale është në një vend të zhveshur, për rreth saj s’kishte asnjë kaçube, asnjë pemë, asnjë mur, asnjë shtëpi, që të mund të ishin si ndihmë. Nga pozicioni i bazës ilegale në rast rreziku gjendeshe në vend të hapur që kapej nga breshëria e parë e plumbave dhe vërtetë kështu ndodhi me Qemalin. “Me këtë pakujdesi zgjidhej baza ilegale e Qemalit – nga shokët më kryesorë të Partisë, Enveri vetë! Dhe vrasja e Qemalit erdhi pikërisht në këtë bazë ilegale të pasigurtë, “në një vend të zhveshur dhe përballë kazermave italiane, ndaj sërish pyetja: Përse bazë ilegale e Qemalit zgjidhej një bazë kaq e pasigurtë? Dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për këtë e ka Tarasi!”, konstaton Baruti. Sipas tij, me Qemalin në bazë ilegale ishte dhe Kristo Themelko dhe disa shoqe të tjera dhe të gjithë shpëtuan por Qemalin e rrëmbyeri plumbat. Shoqet u kapën nga karabinierët e Themelko mundi t’u shpëtonte plumbave dhe është shumë e dyshimtë si mund të shpëtonte në atë mjedis të hapur pa asnjë mbrojtje! Sigurisht që s’mund të shpëtonte!

TË DYSHUAR
Baruti shënon se Enveri dhe Themelko janë dy të dyshuar të mëdhenj! Ai ka vënë në libër edhe një dëshmi të Kiço Ngjelës, rrëfyer pak kohë para vrasjes. Sipas Ngjelës, Hoxha ishte gjithmonë i fshehtë dhe se në ato kohëra të vështira në Tiranë, ai (Enver H) asnjëherë nuk të shihte në sy, ose edhe po të shihte të këqyrte për të parë nëse mund të besonte ose jo, ndonëse ai kurrë … nuk besonte njeri. “Kishte një ngërç në të folur dhe bisedën e bënte me hope, por gjithmonë ishte shumë i vëmendshëm… I pari që ia kapi këtë natyrë ishte Qemal Stafa. Ai e kuptoi e muajt e fundit donte ti shmangej gjithmonë”, ka treguar Ngjela. Madje ai shprehej se “ka tepër mundësi që të kenë pasur ndonjë përplasje të ashpër me njëri-tjetrin (Hoxha-Stafa), sepse në këtë kohë, ndoshta një muaj para se të vritej, Qemali më tha: Kiço, unë jam i vetmuar dhe të gjithë jemi të rrezikuar […] Nuk e kuptova dot asnjëherë këtë bisedë të fundit me Qemal Stafën dhe, pas vrasjes së tij asnjë herë nuk e largova nga mendja”. Ndërkaq, sipas Barutit, për Stafën ka edhe një prurje tjetër nga Kastriot Myftaraj. Në librin e tij shumë vëllimësh ai vjen me burime arkivore se Qemal Stafa duket kishte rënë në kthetrat e OVRA-s sekrete fashiste dhe autori Enverin e trajton si protagonist në vrasjen e Qemalit. Familjarë të Qemal Stafës janë shprehur se Enver H. nuk vajti asnjëherë në ditën e dëshmorëve apo në kohë tjetër në shtëpinë e Qemal S. dhe kjo shpjegohet vetëm me një arsye të fortë.

PËRFUNDIMET
Ka disa pyetje që shtron në fund Baruti. Përse Nexhmija dhe Enveri ndërrojnë vend e kohë natën e 4-5 majit? Përse Qemalit i rezervohet një bazë ilegale e paprovuar mirë më parë? Përse Qemalin e dërgojnë në një bazë ilegale të pasigurtë për nga pozicioni? Përse Qemali nuk qëndroi në bazën e sigurt nr. 66, ku ishte Enveri? Përse e si shpëtoi Kristo Themelko, që as zogu s’mund ti shpëtonte plumbit të fashistëve në atë bazë të zbuluar? Përse Enveri s’shkeli asnjëherë në shtëpinë e familjarëve të Qemal Stafës, siç e kishte zakon që shkonte në familjet e dëshmorëve ditët e festave kombëtare? Dhe rastësi është që Enveri qe i fundit që ishte me Vojo Kushin në bazën ilegale të tij dhe fare pak kohë pas largimit të tij Vojo rrethohet e vritet me tre shokët e tij? Nga pyetjet e përgjigjet e tyre Enveri s’shpresohet të marrë certifikatë ndershmërie për vrasjen e Qemal Stafës..

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...