2021-11-13
Shaban Murati: Sqarim i medias amerikane për turneun e Riçard Grenellit në Ballkan
2 vjet më parë/Kur ndahej nga jeta i njohuri si masoni i parë shqiptar
Maksim Zotaj, i njohur si masoni shqiptar, është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga njoftimet e publikuara në rrjetet sociale nga njerëz të afërm të të ndjerit. Zotaj është vetëdeklaruar si masoni i parë shqiptar dhe në vitin 2009 krijoi shoqatën “Miqtë e Masonëve”.
Në një intervistë të dhënë në muajin prill të këtij viti për RTK, masoni tregoi se sir a në kontakt me masonët në SHBA dhe se si u bë pjesë e tyre.
“Unë kam vajtur në Nju Jork në vitin ?93 dhe aty rashë në kontakt me masonët. Unë iu kam nënshtruar rregullave dhe detyrimeve për të qenë mason dhe në vitin 2003 u bëra mjeshtër, u ngrita në nivelin e mjeshtrit,”- tha Zotaj ndër të tjera.
Më parë, i ndjeri ka dhënë edhe deklarata të çuditshme në lidhje me politikanët shqiptarë. Konkretisht ai është shprehur se Lulzim Basha i ka kërkuar favor kryemasonit për të bërë princin Leka II një mason. Ai ka hedhur dyshimet që Basha mund të jetë vetë një mason, meqë këtë nder e ka kërkuar për princin Leka II dhe jo për vete.
Për kryeministrin Edi Rama, Zotaj është shprehur se i ka ofruar 3.5 milion euro për ta bërë mason. Ndërsa për Fatos Nanon ka deklaruar se ai i ka ofruar 1 milion euro për t’u anëtarësuar si mason.
Darkë speciale në Forumin e Paqes, Alex Soros publikon foto me kryetradhtarin Edi Rama
Aleks Soros, djali i multimiliarderit George Soros, i ndodhur shpesh herë në qendër të debateve politike në vend, ka publikuar sot një foto në rrjete sociale ndërsa ndodhet në shoqërinë e kreut të qeverisë shqiptare, Edi Rama. “Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alex Soros, bashkëngjitur fotos ku shfaq krah kryeministrit Edi Rama.
Burgosja e pornostares ruse vë në mendime karakonspiracionistët!
Një aktore e fimave për të rritur në Moskë u dënua me 14 ditë burg pasi publikoi foto me të pasmet zbuluar, me katedralet e Kremlinit në sfond.
20-vjeçarja Rita Fox, emri i vërtetë i së cilës është Ksenia Damova u dënua për “huliganizëm” pas zemërimit tëgjerë në rrjet për imazhet e postuara në llogaritë e saj sociale, ku shiheshin monumentet e famshme të Moskës.
“Kam pasur vuajtje, bërryla dhe lodhje”- Oriola Marashi rrëfen karrierën si modele dhe sfidat që është përballur: S’kam pasur mbështetjen e askujt
Zeshkania seksi ka treguar se nuk ka qenë e lehtë për të, që të bëhej modele e Guess, madje është përballur me bërryla dhe ka pasur shumë vuajtje e lodhje.
Por Oriola Marashi thekson se nuk është dorëzuar përballë këtyre sfidave, duke shtuar “jam shembulli konkret”. Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit, teksa u pyet ‘a mirëpaguhet modelingu në Shqipëri”, ajo u shpreh se “nuk qahet”, ndërsa theksoi se “se është një vajzë që ia ka dalë e vetme, pa mbështetjen e askujt”. “Nuk mund të qahem. Unë kam standardin tim dhe me brande-t që kam punuar në Shqipëri para se të arrija të depërtoja jashtë vendit kanë qenë goxha të mira për një vajzë që punon dhe ia del e vetme pa mbështetjen e askujt. Kështu që goca: Puna dhe vetvetja nuk të lënë asnjëherë në baltë.
Mos u mendoni që u zgjova një ditë të bëra dhe u bëra modele e Guess. Kam pasur shumë vuajtje, lodhje dhe bërryla për të arritur këtu. Por nuk u ndala kurrë. Unë jam shembulli konkret”, u shpreh modelja.
Ismail Kadare: Enigma e miqësisë sime me Agollin
S. C. – Ju lini të kuptohet se nuk mbani mëri për Agollin. Dukeni se përmbaheni nga një lidhje e vjetër dhe misterioze mes jush. Si arritët të kapërcenit ndjesinë e tradhtisë dhe të neverisë? A mendoni se, në njëfarë mënyre, Agolli ka vepruar nën shtrëngim? A mendoni se, përfundimisht, për arsye të ndryshme, ju mundët t’i rezistonit presionit, kurse ai nuk mundi?
Kadare: Më duhet të them se e kam shumë të vështirë për ta kuptuar.
Në qoftë se një miqësi e kaluar tepër e thellë, mund të quhet një lidhje (lien) e fshehtë e vjetër, atëherë raportet e mia me Dritëro Agollin, mund të emërtohen pikërisht lidhje (lien) e vjetër e fshehtë.
Ajo që ka ndodhur më pas midis nesh, kur ai u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve, për shumë njerëz ka qenë e pakuptueshme, pikërisht ngaqë ata nuk kanë ditur një enigmë të kësaj miqësie.
Ne kemi qenë miq të ngushtë për gati 15 vjet. Pas liceut kemi shkuar të dy për studime në Rusi, ai në Leningrad, unë në Moskë. Pas kthimit andej miqësia jonë u forcua me një element të ri, një element tepër thelbësor nën një diktaturë: pikëpamjet e njëjta politike. Ne ishim të dy kundër regjimit komunist dhe haptas flisnim kundër tij. Kjo ka qenë enigma.
Kjo vazhdoi deri pas vitit 1968, kur ai u shenjua për karrierë politike. Ai u bë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe më pas anëtar i Komitetit Qendror të Partisë. Është e kuptueshme që e folura jonë kundër regjimit u zbeh, gjersa u pre krejtësisht. Ajo mbeti kështu e fshehta jonë e përbashkët.
Kur ai lexonte kritikat e tij të tmerrshme kundër meje, askush nuk mund ta merrte me mend se ato “mendime makabre” kundër zyrtarëve me duar të përgjakura, talljet kundër socializmit, Stalinit madje Enver Hoxhës, i kishim bërë bashkë, ca kohë më parë. Dëshira për t’u ngritur në mes të mbledhjes e për t’i thënë: mik i dashur, ti bën analiza të sakta kundër meje dhe veprës sime, ngaqë ke patur të njëjtën mendje si unë, ishte tepër tunduese gjatë këtyre seancave mizore.
Natyrisht, asnjëherë s’e mendova ta bëja këtë, sepse do të ishte fatale për të dy. Por, nga ana tjetër, midis asaj gjendjeje surealiste, kur dikush që kishte qenë alter ego-ja ime, më akuzonte, ndihesha jo vetëm i trishtuar, por përjetoja një ndjesi të çuditshme sipëranie dhe sigurie. Kjo vinte, me sa dukej, nga ideja se njeriu që tundte fshikullin kundër meje, në fund të fundit, ishte po aq sa unë kundërshtar i shtetit.
Për një çerek shekulli nën diktaturë kjo mbeti e fshehta jonë e përbashkët.
Më e çuditshmja ishte se ajo vazhdoi të mbetej e fshehtë edhe pas rënies së regjimit. Agolli vazhdoi të mbetej emblema e së majtës shqiptare, një nga liderët e partisë socialiste të reformuar. Ai gëzonte gjithmonë statusin e shkrimtarit tepër të shquar, madje fakti që ishte gjithmonë me të majtën, i quhej meritë karakteri. Ai kishte përfunduar kështu me dy biografi: njërën publike, që ia dinin të gjithë, e tjetrën të fshehtë, që së paku ia dija vetëm unë.
Në verën e vitit 2005, rasti e solli që unë t’i propozoja publikisht, gjatë një interviste, biografinë e tij të fshehtë, atë që i bënte nder atij. Pyetjes së një gazetari se ç’mendoja për opinionin e përhapur, se pavarësisht se pozicionimi politik i Agollit (besnikëria ndaj socializmit), i cili ndryshe nga ai i Kadaresë, quhej i gabuar, atij nuk mund t’i mohohej merita e vijimësisë. Kësaj pyetjeje iu përgjigja se kjo nuk është e vërtetë, dhe se në qoftë se, midis ne të dyve, njëri kishte ndërruar bindje politike, e tjetri kishte mbetur besnik i bindjeve të vjetra, ndërruesi ishte ai e besniku isha unë.
Deklarata mund të tingëllonte si vetëmburrje, por shtjellimi ishte tronditës për të gjithë. Unë tregova se për 15 vite rresht, Dritëro Agolli dhe unë kishim patur mendime të njëjta kundër regjimit komunist. Unë shtoja se ai mund ta mohonte sot këtë, por ky mohim do të ishte mohimi i pjesës më të bukur të jetës së tij.
Isha shumë kureshtar të dija se cila do të ishte zgjedhja e tij. Pas dy ditëve, në një intervistë që mund të quhej mallëngjyese, ai pranoi gjithçka që unë dëshmoja, madje shkonte më tej, në rikujtimet e kaluara. Merrej me mend zhgënjimi i ish-militantistëve komunistë.
Nga ana tjetër, adhuruesit e tij, që nuk janë të paktë, jam i sigurt se janë çliruar nga bezdia që krijonte biografia e tij zyrtare. Gjithsesi mendoj se kjo dalje e së vërtetës, nga njëra anë ishte diçka emancipuese për botën shqiptare, nga ana tjetër, e ka çliruar atë me siguri nga një ngërç i vjetër.
Ndoshta e gjitha kjo për ju dhe për lexuesin perëndimor, ngjan tejet e pakapshme. Por kjo ka qenë kështu.
Duke e shpjeguar, unë nuk marr përsipër as ta mbroj, as ta përligj, e as ta damkos. Fola gjatë për Agollin, jo vetëm se ai është i pranishëm gjerësisht në këtë libër dokumentesh, por kryesorja sepse ai do të mbetet gjithmonë në letërsinë shqipe si një ndër shkrimtarët kryesorë të saj.
Si episod mbyllës në këtë shënim, po ju tregoj fjalët e tij, thënë sime shoqeje, në një gjendje disi depresive, pikërisht në atë kohë të egër: “Helena, një gjë duhet të mos e harrosh kurrë, asnjeri në botë nuk e ka dashur I. K. sa unë”.
Kur ime shoqe m’i përsëriti ato fjalë, unë aty për aty i besova.
S. C. – Nëse i keni besuar, unë ju besoj g jithashtu. Por, në të njëjtën kohë, konstatoj dhunën e asaj çfarë shkroi, në të njëjtën periudhë, kundër jush, dhe që mund ta lexojmë në dokumentet e “Dosjes Kadare”. Atëherë, së fundi, çfarë mendoni se besonte në të vërtetë Agolli?
Kadare: Pyetja juaj është e vështirë. Së pari, është e nevojshme që të kuptoni se lidhja jonë është ajo mes dy shkrimtarësh.
Në radhë të parë, ne ishim shkrimtarë, domethënë pjesëtarë të së njëjtës familje. Agolli kishte talent të njohur dhe të vlerësuar nga të gjithë, përfshirë këtu dhe mua.
Edhe ai spiunohej dhe kërcënohej prej diktaturës. Ai, gjithashtu, ka pasur disa vepra të ndaluara. Ishim në të njëjtin burg, gjë që krijon një lidhje të vërtetë.
Por, për fat të keq, Agolli, më shumë se unë, ishte i tërhequr nga karriera. Ndoshta, gjithashtu, ata ia dolën të ndiznin tek ai një ndjenjë shemrimi. Kjo lidhje pa dyshim që është zhvilluar në nivele të ndryshme: përzemërsia, respekti, një rivalitet i ngjallur dhe i ushqyer prej regjimit dhe dëshirës për karrierë. Të gjitha këto nivele vazhduan gjatë gjithë kësaj historie.
S. C. – Po sot, cila është përfundimisht marrëdhënia juaj me Agollin?
Kadare: Që prej kësaj interviste të fundit, nuk kam pasur më kontakt ose shkëmbim me të. Por, për t’iu përgjigjur më saktësisht, do t’ju them këtë: gjithmonë kam pasur dhe kam ende dy peshore, për njerëzit që kanë talent dhe për ata që nuk kanë.
Ndoshta është e padrejtë, ndoshta kjo është e kushtëzuar prej statusit tim prej artisti, por kështu është. Nëse Agolli do të ishte një shkrimtar mediokër, do t’ju flisja ndryshe për të. Por Agolli ka talent. Pra, në një mënyrë a në një tjetër, ai është i familjes dhe do të flas ndryshe për të.
Talenti i vërtetë, në mënyrë të natyrshme, krijon një lloj përparësie. Edhe kur gabon, është ajo prirja për ta minimizuar. Sepse mendon instinktivisht se ka diçka “minimizuese”, diçka që, ndoshta, nuk e dini akoma, diçka që, fundi i fundit, keni qejf ta imagjinoni si misterioze. Isha i bindur se, pas sulmeve kundër meje, atë e brente ndërgjegjja.
Shpesh, ai nuk e fshihte këtë gjë.Përveç kësaj, siç thashë, kur ishim miq, ishim të tillë me të vërtetë. Ne kemi pasur një fat të përbashkët. Në vitin 1965, për shembull, kur romani “Përbindëshi” u ndalua, libri i tij më i mirë, “Zhurma e erërave të dikurshme”, u ndalua gjithashtu.
I tillë ishte vizioni im për botën.
“Hamleti”, mes pikëpyetjeve që nuk resht së ngjalluri, ngre gjithmonë këtë pyetje: pse fantazma u pa prej disave dhe jo prej të tjerëve? Në botën komuniste këto lloj gjërash ndodhnin shpesh. Për më tepër, ndodhte shpesh të mos ishte e lehtë të dalloje njeriun prej fantazmës.
“Korrigjimi” i Kufirit Kosovë - Serbi dhe “Bashkimi” i Luginës së Preshevës me Kosovën
“Korrigjimi” i Kufirit Kosovë-Serbi dhe “Bashkimi” i Luginës së Preshevës me Kosovën by Hivzi Islami & Arsim Ejupi
“Korrigjimi” i Kufirit Kosovë-Serbi dhe “Bashkimi” i Luginës së Preshevës me Kosovën
Nga elaborimi i të gjitha dimensioneve gjeohapësinore, gjeopolitike dhe etnodemografike, sasinë dhe cilësinë e resurseve, rezulton përfundimi se me ndarjen e Kosovës dhe copëtimin e Luginës, me kusht që të merrej edhe hekurudha dhe autostrada (Korridori 10), humbëse janë Kosova dhe Lugina, ndërkaq fitues del vetëm Serbia, madje me vetë idenë dhe nismën e “korrigjimit” të kufirit; fituesi i dytë natyrisht është mikja e Serbisë, Rusia. Prandaj, është trishtuese të preken kufijtë ekzistues. Sipas sondazheve të bëra në Kosovë këto kohët e fundit, së paku 90% e qytetarëve të saj, shqiptarë, serbë e të tjerë, e kundërshtojnë “korrigjimin” e kufirit, ndërsa kundër është gjithë spektri politik i Kosovës.
Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)
Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...