Themeluesi i kompanisë, Mark Zuckerberg, ka thënë se “meta” është fjalë greke që do të thotë “përtej”. “Për mua kjo gjë simbolizon se ka gjithmonë diçka më shumë për të ndërtuar dhe ky është një kapitull i ri”, ka thënë Zuckerberg.




Ndryshimi i emrit vjen pas një morie rrëfimesh negative për Facebook-un, të bazuara në dokumentet që janë publikuar nga një ish-punëtore. Frances Haugen, e cila ka punuar më parë për kompaninë, e ka fajësuar atë se ka prioritet përfitimin përpara sigurisë.