2021-11-21

U largua nga shtëpia e Big Brother, flet Igli: Ndikoi izolimi! Atje janë të Igli Zarka, aktori që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të një problem shëndetësor ka folur në “Fan Club” rreth qëndrimit të tij në Big Brother VIP. Igli: Tek unë ndikoi shumë izolimi. E kam shumë të thjeshtë të dalloj një njeri hipokrit. I pyetur se cili prej banorëve mendon se është fals, Igli tha se për hir të lojës, të gjithë bëhen sadopak të tillë. Igli: Në thelb janë të gjithë “fals” se nuk mendoj se ka njeri aq të ligë sa të zgjohet në mëngjes e të mendojë si të shkatërrojë jetën e tjetrit. Personi që të ka zhgënjyer më shumë? Igli: Askush. Madje po pres akoma më shumë.

 



Igli Zarka, aktori që u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri për shkak të një problem shëndetësor ka folur në “Fan Club” rreth qëndrimit të tij në Big Brother VIP.

Igli: Tek unë ndikoi shumë izolimi. E kam shumë të thjeshtë të dalloj një njeri hipokrit.

I pyetur se cili prej banorëve mendon se është fals, Igli tha se për hir të lojës, të gjithë bëhen sadopak të tillë.

Igli: Në thelb janë të gjithë “fals” se nuk mendoj se ka njeri aq të ligë sa të zgjohet në mëngjes e të mendojë si të shkatërrojë jetën e tjetrit.

Personi që të ka zhgënjyer më shumë?

Igli: Askush. Madje po pres akoma më shumë.

“Nuk do trokasë në zyrën e tij nëse fiton”/ Berisha i përgjigjet ambasadores Yuri Kim: S’do shkelësh kurrë në zyrën time nëse…

 

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim e cila në një dalje televizive është shprehur se nëse Berisha fiton nuk do trokasë në derën e tij.

Berisha tha se dera e tij do të jetë e hapur për çdo ambasador të SHBA-së, por referuar Yuri Kim, tha se ajo nuk do të shkelë kurrë, pa i kërkuar më parë falje shqiptarëve për deklaratën e ‘barit’.

Dy fjalë dua ti them ambasadores. Në një dalje televizive u shpreh se po fitoi Berisha, duke shkelmuar kushtetutën e saj që fillon ‘We, the people’, nuk do t’i jap dorën apo nuk do trokasë në derë, dua t’i them: E nderuar zonjë dera e Berishës do jetë e hapur për ambasadorin apo ambasadoren e SHBA-së, me të vetmin kusht që në rast se ajo do quhet Yuri Kim në çdo funksion që do jetë kurrë nuk do shkelë në zyrën time për ‘barin’ që ju serviri. Nuk jemi ne gratë dhe burrat e ‘barit’. Ne jemi ata që kemi përmbysur diktatorin që u ofronte shqiptarëve ‘bar’. Në zyrën time nuk do shkelësh kurrë pa i kërkuar të falur demokratëve shqiptarë”, u shpreh Berisha.

Babai “monstër“ dhunoi në mënyrë të tmerrshme vajzën 6-vjeçare/ Del ekspertiza nëse ka abuzuar me të miturën

 


Detaje të reja janë zbuluar nga rasti i rëndë i ndodhur në Kamëz gjatë fundit të tetorit të këtij viti, ku babai dhunonte në mënyrë makabre vajzën e tij 6 vjeç.

Ndërsa në mediat shqiptare është raportuar se Rajmond Kunora jo vetëm e kishte dhunuar, por edhe përdhunuar vajzën, Top Channel nuk mbajti këtë qëndrim.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, ekspertiza mjeko-ligjore tregon se nuk është abuzuar me të miturën.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi ta lejë në burg Rajmond Kunorën, i cili dhunoi vajzën, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ndaj babait është ngritur vetëm akuza e keqtrajtimit të të miturës për të cilin institucioni i drejtësisë do t’i japë dënimin.

27-vjeçari u arrestua pas denoncimit të Spitalit Pediatrik “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune.

Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

 

Vajza kishte dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale, ndërsa tashmë ndodhet në shtëpi pas kurimit në spital.

“Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve, pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardh në shpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup. Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar.

Sipas gruas, ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Denoncimi i autorit është bërë nga Spitali Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja.

“Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikusit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzoj me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë, kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. AI i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavazh”, tha ajo.

Telefonatat e shtrenjta në burg/ Në 16 burgje të vendit janë shitur karta me çmime super të larta

 


16 burgje në vend i janë nënshtruar vitet e fundit  një marrëveshjeje të njëanshme me afat pesë vjeçar për shërbimin e kartofonisë duke ju shitur gati 4 mijë të burgosurve karta telefoni me çmime të paarsyeshme dhe jashtë logjikës së tregut.

Ky skandal aktualisht gjendet në gjykatën administrative të Apelit mbasi marrëveshja u zgjidh në mënyrë të njëanshme nga shteti dhe u konsiderua  favorizuese për kompaninë, e cila ka fituar dëmshpërblim në gjykatë dhe në rast se kjo e fundit fiton edhe në shkallen e dytë, burgjet do ta dëmshpërblejnë me gati 850 milionë lekë  përafërsisht aq sa është buxheti vjetor i këtij institucioni.

Një tjetër hetim që lidhet me shpërdorimin e detyrës në burgje është nën hetim nga prokuroria. Dyshimet nisen nga denoncimet e disa të dënuarve që u ankuan se po blinin karta me parapagim me shumëfishin e vlerës reale që këto karta kanë jashtë mureve të qelisë.

Abuzimi dyshohet se ka nisur nga viti 2013 e në vazhdim dhe përfshinë disa ish-zyrtarë burgjesh, ndërkohë që auditi ka nxjerrë në dritë faktin që marrëveshjet për këtë shërbim janë lidhur në mënyrë të jashtëligjshme në kundërshtim me ligjin e AKEP  që parashikon se një kontratë e tillë nuk mund të lidhej maksimumi përtej 24 muajve mbasi prek interesat e konsumatorit në këtë rast të të burgosurve.

Përveç kësaj auditi më i fundit i urdhëruar nga Ministri i Drejtësisë ka zbuluar se nuk ekzsiton dokumentacioni procedurial lidhur me praktikën.

“Basha i kërkoi Yuri Kim të bisedonin jashtë zyrës”/ Berisha bën deklaratën e fortë: Burime amerikane më thanë se…

 


Ish-kryeministri Sali Berisha siguroi qytetarët se së shpejti për kreun e demokratëve, Lulzim Basha do të dalin gjëra të pabesueshme për ‘planet’ e tij.

Berisha tregoi se burime amerikane i kanë treguar se në një nga takimet që ka pasur Basha me ambasadoren amerikane Yuri Kim, i ka kërkuar që të dalin dhe të flasin jashtë zyrës, me pretendimin se ish-kryeministri i kishte vënë regjistrues në zyrë.

“Do mësoni gjëra të pabesueshme për pabesitë e tij të turpshme. Ky zotëri deklaronte të gjitha gafat e tij mi ka imponuar Sali Berisha. Burime tërësisht amerikane dhe zyrtare më informonin mua se ky i thotë ambasadores të dalim nga zyra se më ka futur Berisha regjistrues dhe të bisedojmë jashtë. S’ka asgjë mes meje dhe tij, por ka një gjë unë atë se pranoja kurrë për mandat të tretë në krye të opozitës dhe gjeja 100 mënyra të vija te ju dhe të thonim t’i tregojmë vendin këtij se na çon nga disfata në disfatë”, deklaroi Berisha.

Vetëvritet 13-vjeçari në Lushnjë/ Shokët fajësojnë rrjetet sociale. Do merren në pyetje nga policia bashkë me mësuesit

 


13 vjeçari nga Golemi i Lushnjes, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.

Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve.

Një 13 vjeçar nga fshati Golëm i Lushnjes vendosi t’i japë fund jetës dukë u vetëvarë.

Prindërit e minorenit e gjetën trupin e pajetë të varur në dhomën e tij. Shokët e klasës këtë të dielë ishin në shkollë për të vendosur aty buqetën e lamtumirës. Ata thonë varësia ndaj rrjetit social TikTok e shtynë atë drejt vetëflijimit.

Ndërsa burime nga policia për Top Channel thonë se në telefonit e djaloshit janë gjetur të shkarkuara vetëm disa këngë. Për të zbuluar shkakun se përse 13 vjeçari i dha fund të jetës së tij policia do të marrë në pyetje mësuesit dhe shokët e tij.  Nga ana tjetër familjarët dhe fqinjët e djalit të varur thonë se ai prej kohësh qëndronte i heshtur.

Ndërsa fëmijët e zonës thonë se 13 vjeçari sillej dhe luante me ta si normalisht.

2021-11-16

PLAKU PERVERS SPARTAK NGJELA....VIDEO: Incidenti, zëri i një filmi porno futet live në emision, në rrjet plas humori: Çfarë ka patur të hapur në kompjuterin e zyrës Avokati?

 


Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...