Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/25

Përpara largimit, Fifi i lë banorëve porositë e fundit

 

Pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’, kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, këngëtarja ka vendosur t’i shkruajë vetes një letër.

Këtë letër e shkruan teksa qëndron në privatësi, larg banorëve të tjerë dhe merr kohën që i nevojitet për të shkruajtur mendimet e saj.

Letra

E dashur Fifi,

Si je?

Uroj të të gjejë mirë kjo letër.

Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.

A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?

A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?

A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?

A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?

A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?

A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?

PSE I BËN DËM VETES?

A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?

Jo çdo kush do të të kuptoj.

Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.

Jo çdo kush do të të dojë.

Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit.

‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.

Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.

‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.

Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.

Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.

Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!

Vendim i duhur : Fifi i Big brother-it vendos të largohet përfundimisht nga shtëpia e “BBV”

 


Pas ngjarjes së ndodhur gjatë spektaklit të së martës për Fifin është marrë një vendim.

Një gjendje e rënduar emocionale u bë shkak që ajo të mendonte dy herë qëndrimin brenda shtëpisë.

Pikërisht drekën e sotme ajo ka vendosur që të tërhiqet përfundimisht nga loja dhe t’i përkushtohet shëndetit të saj.

“Dua t’ju informoj se unë duhet të lë sot shtëpinë. Kjo eksperiencë nuk po më bën mirë dhe për këtë duhet të merrem pak me veten. Duhet të kujdesem për veten dhe nuk mund të vazhdoj më. Nuk po marr dot frymë këtu brenda”,- tha ajo.

Menjëherë pas këtij lajmi, banorët e përlotur nisën të përshendeten me këngëtaren.

“Jam banore shumë e fortë, ta dini që po jua bëj lojën më të lehtë meqe po iki”,- shtoi ajo.


1/11


Zgjidhet Presidenti i ri i Policisë së Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi, më parë mbante postin e Sekretarit mbi Sigurinë në Policinë e Emirateve të Bashkuara Arabe

 


Në datat 22-25 nëntor, në Stamboll u zhvillua Asambleja e Përgjithshme e Interpolit, Sesioni i 89 i saj, në të cilën po merr pjesë një delegacion i Policisë shqiptare, i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano.

Në ditën e fundit të punimeve, Asambleja zgjodhi Presidentin e ri të Interpolit, Ahmed Nasser Al-Raisi.

Pas zgjedhjes së tij si President i Interpolit, ai zhvilloi një takim disa minuta me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë të cilit kanë konfirmuar vijimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin akoma më tej të marrëdhënieve mes Interpolit dhe Policisë së Shtetit.

Nano ka siguruar Presidentin e ri të Interpolit se Policia e Shtetit është e fokusuar në drejtim të zbatimit të ligjit dhe është e angazhuar maksimalisht për të bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

Presidenti Al-Raisi ka përgëzuar Drejtor Nanon, për filozofinë që ka në drejtimin e Policisë së Shtetit, si dhe për angazhimin e tij personal për të punuar bashkërisht, me qëllim goditjen e krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtor Nano, gjatë Asamblesë zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme, me homologët, në interes të forcimit të bashkëpunimit të Policisë së Shtetit me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese ndërkombëtare.

 


Që pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 Shqipëria ka një rritje të aktiviteti fizik për shkak të lëvizjeve të pllakave tektonike të cilat kanë rritur rrezikun edhe në zona të tjera që më parë nuk ishin shquar si zona sizmike.

Një thyerje e pllakës tektonike në mënyre të tërthortë ka nxjerrë në pah si zonë rreziku edhe Vlorën.

Sizmiologu Dushi tregon cilat janë zona me rrezik të shtuar dhe që janë ende aktive.

Tanimë kanë përfunduar harta e zonave sizmike dhe që pas tërmetit të 26 nëntorit ku shemben shumë objekte ndërtuesi nuk i anashkalojnë më ato duke u njohur me detaje me strukturën e tokës ku do të ndërtojnë.

2021/11/24

Në 113-vjet nga Kongresi i Manastirit,

                            Nga Flori Bruqi,PHD.

  • Kongresi i Manastirit i filloi punimet, më 14 nëntor 1908 dhe vazhdoi deri më 22 nëntor

  • Kongresi kishte 32 delegatë me të drejtë vote, që përfaqësonin 23 qytete, shoqëri dhe klube

  • Kongresi kishte 18 delegatë të tjerë, pa të drejtë vote

Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, e njohur si Dita e Alfabetit. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh (Elifba), pa llogaritur nënvariantet.


Në 113-vjetorin e Kongresit të Manastirit, ku u vendos përfundimisht që shqipja të shkruhet me germa latine, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë pasur edhe arsye të tjera për të festuar. Udhëheqës qeveritarë e studiues kanë vlerësuar se alfabeti i dha një tjetër hov shkrimit të shqipes dhe krejt kulturës shqiptare. Po ashtu, është përmendur edhe fakti se për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut është hapur një tjetër epokë pas miratimit të Ligjit për gjuhën shqipe dhe atij për përdorimin e gjuhëve.


Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, shoqërive kulturore e patriotike, tridhjet e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj FishtaMid'hat FrashëriSotir PeciNdre MjedaShahin KolonjaBajo TopulliParashqevi QiriaziFehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse.

Fjalimet e bëra dy ditët e para ishin të përgjithshme dhe ndihën për të krijuar atmosferën që duhej për të trajtuar çështjen serioze.

Çka thuhet për Kosovën në programin e Qeverisë së re gjermane?


 


Tri parti gjermane (socialdemokratët, të gjelbrit dhe liberalët) prezantuan të mërkurën marrëveshjen e koalicionit qeveritar. Krerët e partive dhe kandidati për kancelar Olaf Scholz dolën para mediave në orën 15:00 për të folur mbi detajet e marrëveshjes. Shkurtimisht këto janë pikat kryesore të marrëveshjes: investime masive në prodhimin e energjisë së ripërtritshme. Deri në vitin 2030 rreth 80 për qind e energjisë elektrike në Gjermani pritet të prodhohet nga era dhe dielli. Po më 2030 Gjermania synon të heq dorë përfundimisht nga qymyri. Në vitin e parë të qeverisjes rroga për një orë punë pritet të rritet në 12 euro. Mosha për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale dhe europiane do të ulet nga 18 në 16 vjet. Përjashtohet shkurtimi i pensioneve dhe ngritja e moshës së pensionimit. Planifikohet që çdo vit të ndërtohen nga 400 mijë

Shkollohuni pastaj merruni me politikë!

 

NGA: FATON MEHMETI 


    •  

    Politika është shndërruar në biznes të shpejtë nga ku njerëz krejtësisht anonim, brenda natës bëhën të famshëm, të pasur, shëndrrohën në VIP. Politika ka prodhuar këtë mendësi të mbrapshtë, nga ku të rinjtë nuk kanë synim të emancipohen, shkollohen, të ngritën në karrierë. Faktikisht ngritjen në karrierë e bëjnë përmes politikës, totalisht e mbrapshtë nga vendet perëndimore.

    Zakonisht në perëndim merren me politikë njerëz që kanë një karierë politike. Për të ardhrur direkt në një pozitë në politikë duhet të lexosh dy apo tri faqe me punët që ka kryer me herët, shkollimin, ngritjen në karrierë, teksa në punën e parë që e bën është deputet. Kemi pasur kryeministër, zv.kryeministër, deputetë e ministra, të cilët kanë kryer fakultetin pasi kanë marrë pozita shtetërore.

    Paramendo, një kryministër diplomon tek profesori që është pjesë e partisë së tij, shefi merr diplomën nga vartësi i tij. Krejt mbrapshtë shkon tek ne, kjo politikë e mbrapshtë ka prodhuar situatë krejt anormale, fatkeqësisht të shëndrruar në normale dhe të pranuar edhe nga shoqëria. Është trishtuese të shohësh të rinjtë, 19-20 vjeç, në moshën më të mirë të tyre të mos merren me shkollim, ngritje në karrierë, politikën e shohin si mundësi të vetme përmes të cilës i arrijnë të gjitha më lehtë, më shpejt.

    Dëmi është i madh për qytetarët, të cilët gjoja se i përfaqësojnë, janë po ata që pësojnë nga kjo “ ushtri’ e tërë e përgatiur për tu bërë të pasur, të famshëm e për ironi, të konsideruar nga shoqëria edhe “akademikë”. Njerëz të tillë kanë degraduar këtë shoqëri aq sa s`ka ku vete më keq, ata janë pasuruar, qytetarët janë ata që janë dëmtuar më së shumti.

    A ka më turp për një shtet dhe shoqëri që akoma 21 vjet pas lufte ka prioritet ujin e pijshëm, vetëm një shoqëri si kjo e jona pranon një gjendje të tillë, akoma duartroket dikë që premton ujë dhe kanalizime, mjerim për një shoqëri me nivel të tillë të dijes. Që nga paslufta politika është nisur mbrapshtë, ka prodhuar vetbesim tek analfabetët, ata për një jetë më të mirë, ata treguan veten e tyre, ata bënë ata që iu interesonte atyre për interesat e tyre përsonale. Edhe sot, fatkeqësisht po vazhdon e njejta gjë.

    Shqetësuese është orientimi i shoqërisë, i të rinjve, të cilët nuk e shohin politikën si një mundësi për t’i shërbyer popullit, këtë mundësi e shohin vetëm për veten e tyre, interes puro personal. Të shohësh vajza të reja 19 vjeçare duke u marr me politikë, duke qenë deputetë në një kuvend komunal, kur ajo s`ka orientim as për jetën e saj, është tmerruese dhe treguese se kjo shoqëri spo shkon drejt hapave të duhur.















































Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...