Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/12/28

BURHAN FILI – JETA E PANJOHUR E MUHAXHIRIT SHQIPTAR, QË U SHNDËRRUA NË KANDIL NDRIÇUES


Burhan Fili

Burhan Fili

Një nga aktivistët dhe misionarët shqiptarë më të mëdhenj dhe të spikatur të fesë islame në mërgim, Burhan Fili, tani në moshën 68-vjeçare vjen me një rrëfim nostalgjik dhe mbresëlënës për bashkëpunëtorin e revistës Drita Islame, gazetarin Qani Sulku, duke u rikthyer pas në kohë për të kujtuar e për të ndarë me ne, arsyet që e shtynë të arratisej nga Atdheu, peripecitë nëpër kampe derisa mbërriti në tokën e shumëdëshiruar SHBA, vështirësitë për t’u integruar në Amerikë, fati i takimit me kolosë të fesë islame si Imam Vehbi Ismaili, etj., të cilët i ndryshuan rrjedhën dhe kahun e jetës, arsimimi dhe puna në Kajro të Egjiptit, kontributi i tij në krijimin e urave lidhëse në spektrin fetar dhe politik midis vendeve arabe dhe Shqipërisë, si dhe mbi aktivizimin e tij prej dekadash në përhapjen e mesazhit islam anembanë botës.

U lind dhe u rrit në Koplik të Malësisë së Madhe, në një familje ku u ushqye që nga vogëlia me besimin tek Allahu dhe dashurinë ndaj Tij, ndaj profetit Muhamed a.s, si dhe ndaj shoqërisë njerëzore. Në kujtesën e tij nga fëmijëria ruan si një xhevahir, një incident që i ndodhi me njërin prej mësuesve të tij, i cili tentoi edhe me forcë që t’ia ndërpresë agjërimin, por që nuk ia arriti. Burhani ishte vetëm 21 vjeç kur babai i tij u largua nga kjo botë. Bëri përpjekje për të vazhduar shkollën e lartë, por duke qenë familje e deklasuar, nuk arriti ta realizonte këtë dëshirë. Jeta në sytë e tij sapo vinte dhe po vështirësohej çdo ditë e më tepër. Në anën tjetër mungonte gjëja më e shtrenjtë, liria, për të cilën njeriu jep edhe jetën, prandaj dhe ai synonte të largohej nga Shqipëria e asaj kohe, që t’i mbushej kraharori me frymën e lirisë. Situata kishte arritur deri aty saqë vetë ai e përshkruan duke thënë: “Allahu m’i mbylli të gjitha shtigjet për të më lënë të kuptoj se arratisja ishte i vetmi shteg për mua”.
Së bashku me dy shokë të tjerë, natën e 30 korrikut të 1976-ës, pa dijeninë edhe të familjarëve të tyre, arratisen nëpërmjet Liqenit të Shkodrës drejt Malit të Zi, e më pas drejt Italisë, ku u strehuan në disa kampe refugjatësh, dhe pas një periudhe disamujore iu dha mundësia të zgjidhnin një prej vendeve ku donin të emigronin dhe ata që të tre zgjodhën Amerikën me mendimin se, nëse do t’iu binte ajo, e gjithë bota do t’iu binte dhe vërtetë ashtu ndodhi. Në shkurt të 1977 lanë Italinë për t’u zhvendosur përfundimisht drejt SHBA, ku nga udhëtimi i tij ndan edhe një kujtim sa komik aq edhe të sikletshëm, i cili nxjerr në pah se sa të padalë dhe të paditur ishin shqiptarët e atyre kohëve. Përgjatë gjithë udhëtimit, ata nuk e lidhën rripin e sigurimit, ngase nuk e dinin se si lidhej. Me të mbërritur atje u vendosën në Miçigan, ku gjetën edhe shqiptarë të tjerë, kryesisht nga jugu i Shqipërisë. Aty u njoh me Imam Vehbi Ismailin, me të cilin, me kalimin e kohës zuri miqësi të ngushtë, saqë e konsideronte si mentorin (udhëheqësin) e tij. Aty ra në kontakt për herë të parë edhe me librat, aq më tepër të atyre autorëve, librat e të cilëve ishin të ndaluar në tokën mëmë në Shqipëri. Integrimi në jetën e atjeshme nuk qe i lehtë, pasi nuk e njihte gjuhën angleze, si dhe nuk kishte ndonjë formim profesional të mirëfilltë. Prandaj u detyrua që në fillimet e veta në Amerikë, të bënte punë të rënda, kështu që u punësua në një fabrikë, ku punonte 10 orë në ditë. Gjithashtu iu vu mësimit të gjuhës angleze, kursit të drejtimit të makinës, etj. Tashmë kur i rikujton vështirësitë e shumta të përjetuara, arrin në konkluzionin se ato mashkullin e bëjnë burrë ose e lënë mashkull për gjithë jetën.
Burhan Fili, edhe para se të shkëputej fizikisht nga vendlindja e tij, deshi të studionte për fe; donte të ndiqte medresenë, mirëpo ajo u mbyll, kështu që kjo ëndërr ishte shkruar për t’u realizuar diku tjetër. Në Amerikë ai vijoi studimet për gjuhën arabe për dy vjet e më pas Imami i nderuar Vehbi Ismaili i sugjeroi dhe propozoi që të vijonte studimet për shkenca islame në Egjipt, atje ku vetë ai kishte studiuar e qëndruar për 11 vjet. Dashuria për kulturën islame dhe gjuhën arabe, ishte ajo që djalin e Koplikut e çoi drejt Egjiptit. Sapo u pajis me nënshtetësinë amerikane në vitin 1982, së bashku me udhëheqësin e tij shpirtëror, u nisën drejt qendrës më të njohur të dijes islame të asaj kohe, universitetit të Az’harit, ku u armatos me të gjitha armët për t’i bërë ballë shtigjeve të jetës, si dhe me ushqimin shpirtëror që do ta shoqëronte dhe do t’i bënte dobi në të dyja botët. Ndërkohë që ishte vetë student, duke qenë se e njihte anglishten në majë të gishtave, filloi të jepte mësim për studentët e tjerë. Pas përfundimit të studimeve ai nuk u rikthye menjëherë drejt Miçiganit, por qëndroi dhe u aktivizua në Radio Kajro – seksioni i gjuhës shqipe, që kur u hap në 1987, ku përcillte materiale rreth fesë islame.
Me ardhjen e demokracisë në vendin tonë, Burhanit filluan t’i shtoheshin angazhimet. Që nga 1990, ai filloi të merrte pjesë në konferencat islame që zhvilloheshin në vende të ndryshme të botës arabe, si vëzhgues e përfaqësues i Shqipërisë. Kujton Konferencën Islamike të 1991, zhvilluar në Kajro, ku u ftua që të merrte pjesë edhe një klerik shqiptar, i cili ishte Kadiu i Dibrës Sali Ferhati, por që qeveria e Ramiz Alisë dërgoi Haxhi Hafiz Sabri Koçin, për shkak se kishte vuajtur për 20 vjet në burgjet shqiptare, për të krijuar një imazh të ndryshëm për vendin tonë, nga ai që kishin krijuar të huajt. Kujton gjithashtu se si Hafiz Sabriu e kishte ruajtur gjuhën arabe edhe pas shumë vitesh në burg, saqë u bë ylli i konferencës. Për rikthimin për herë të parë pas shumë vitesh në atdhe, Burhani deklaron: “Ata që më detyruan që të arratisem, ishin po ata që pas shumë vitesh më pritën me tapet të kuq” dhe kjo ndodhi në vitin 1991 kur ai inicioi vizitën e parë të delegacioneve arabe në Shqipëri për të kryer takime me përfaqësues të spektrit politik dhe fetar të vendit tonë, duke krijuar kështu ura lidhëse dhe bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Kur analizon tani luftën e madhe të sistemit monist ndaj fesë, shprehet: “Ata mendonin se do ta zhduknin Islamin, por ai nuk ka datë skadence, pasi nuk është produkt njerëzor, por drita e Allahut, e cila nuk ka për t’u fikur kurrë”.
Koha që iu desh Burhanit për t’ia filluar nga e para, për t’u integruar në SHBA, arsimimi në Kajro dhe puna më pas, ndikuan që ai të krijonte familje në një moshë jo shumë të hershme. Ai u martua në moshën 39 vjeçare me një vajzë egjiptiane, ku Zoti i bekoi me katër fëmijë, për të cilët ai ndihet krenar, pasi që të gjithë janë të arsimuar dhe me kontribut të vyeshëm në fusha të ndryshme. Vajza e madhe Aishja, është hafize e Kur’anit dhe jep lëndën e gjuhës arabe dhe të Kur’anit në një shkollë islame në SHBA; e dyta është e diplomuar për ekonomi, ndërsa e treta vijon studimet. Djali është më i vogli dhe studion në Stamboll. “Shqipërinë e kam lënë fizikisht dhe jo shpirtërisht” shprehet Burhani, ndërsa edhe pse ka jetuar për 40 vjet në Amerikë, e ka ruajtur me shumë fanatizëm gjuhën shqipe dhe këtë e ka bërë duke lexuar shumë libra shqip, si dhe duke shkruar. Madje atë ia ka trashëguar edhe familjes së tij, ku gruaja edhe pse nuk është shqiptare e flet shqipen, por edhe fëmijët, edhe pse të rritur e të shkolluar në një vend jo shqiptar, komunikojnë shqip. Përveç kësaj, ai ka shkruar edhe disa libra, ku i pari ndër to titullohet: Jehona shpirtnore, ndërsa dy të tjerët i ka në anglisht dhe titullohen: Je krijuar të jesh yll dhe jo meteor në djegie, ndërsa është në proces libri: Shpresa është gjallë, i cili do të përkthehet edhe në shqip.
Që nga 1999, me elokuencën dhe urtësinë që e karakterizon, thirrësi islam shqiptar në mërgim Burhan Fili shpërndan dritën e islamit anekënd botës, ku ftohet në takime, konferenca dhe ligjërata të ditës së xhuma nëpër xhami e tubime me karakter fetar. Energjitë e tija pozitive e sfidojnë moshën e tij, pasi ai gjithmonë është në lëvizje për të përhapur të mirën, si dhe për t’u bërë gur në mbylljen e një grope nga buron e keqja. Kjo është në pak fjalë rezymeja e jetës së një kandili që akoma ndriçon e ka shumë për të thënë dhe shumë për të dhënë që quhet Burhan Fili. Lusim Zotin e Lartmadhëruar që t’i japë jetë të gjatë e ta shpërblejë me të mirat e Tij të pafundme në këtë botë dhe në tjetrën për çdo kontribut të tij. Amin!

AGRON TUFA, ATDHEU I BUKUR DHE TUFËZAT CINIKE TË CHIHUAHUA-ve

 



 


Agron Tufa me familjen

Agron Tufa me familjen

Tre opzione të lidhura ngushtë, të prezantuara në një foto të vetme. Një familje e bukur Tufa – babi Agroni, mama Elvana, dhe të pesë fëmijët si trupa qiellore. Pas shpine mbetet atdheu, i errët, si pas dyerve të mbyllyra me të përplasur pas shpine. Përplasja çirret: Ikni, mos ua pafshim më bojën. Jetojmë më mirë pa ju. Nuk flet atdheu, i mbetur i pagojë.
Një tufëzë me chihuahua, sipas modelit koop, e ngjyrosur me të kuqe, përpiqet ta shtyjë sa më larg prej atdheut grigjën e babit Agron. Qenushët, sidoqoftë, nuk janë vetëm. Pas tyre, me jargosje të ngjirura, ca rottweiler të rrezikshëm, që mund të të shqyejne fytin edhe me një të kafshuar, për të vetmen arësye sepse i përkasin një race vrasëse.
Foton xixëlluese të familjes Tufa kam kohë që e kam zgjedhur si sfond të desktopit të kompjuterit tim. Por kori, edhe i zhabave, ka qenë i mjaftueshëm për të mbytyr zërin e gjithkujt, e jo me timin – zë i nje ikanaci qysh prej 28 vjetësh, që e di më mirë se çfarëdolloj ulëritësi, pro apo kundër, se ç’do të thotë të ikësh dhe të kesh me vete një familje që duhet mbajtur e bashkuar, që duhet veshur, duhet ushqyer, në stomak, por sidomos në mendje.
I kam menduar shpesh Tufët azilkërkues sidomos këto ditë, kur m’u desh të sistemoja dokumentat e familjes time të viteve të para të azilit politik. Më mbetën sytë tek një libreze, të quajtur “Documento di Viaggio” – Dokument udhëtimi. Na e dhanë pas njohjes së azilit, sipas Konvencionit të Gjenevës, të vitit 1951, të ratifikuar në Itali me ligjin e 24 qershorit të vitit 1954, dhe më pas edhe sipas protokollit të New Yorkut të 31 janarit të 1967-ës, veprues sipas ligjit të 14 qershorit1970, n. 95.
Ajo lloj pasaporte ndërkombëtare kishte ngjyre gri, ashtu siç na dukej edhe e ardhmja në dhe të huaj, sidomos në ato ditë pa mbarim të pritjes së përgjigjes. Sipas asaj libreze na ndalohej shkuarja ne Shqipëri për të paktën derisa të mos ekzistonte rreziku për jetën e ne azilmarrësve, ose deri sa të na njihej shtetësia italiane.
Edhe Agronit e familjes se tij besoj duhet t’u lëshohet ky lloj dokumenti, pasi ligjet më të rëndësishme ndërkombëtare se ato që përmenda më sipër për lëndën e azilit politik nuk kane ndryshuar. Edhe në Zvicër, si në Itali dhe në vendet e tjera që kanë njohur këto marrëveshje, jane emetuar ligje apo vendime në përputhje me kushtet kombëtare. Sipas njohurive të mia modeste, vendi në të cilin Tufët ndodhen, është ndoshta më i përparuari në këtë drejtim. Sipas kësaj ideje, chihuahua-t dhe rottweiler-at shqiptarë shpresojnë më kotë që të mos i jepet azili kësaj familjeje, që, sipas meje, i tejkalon të gjitha kushtet për t’jua njohur azilin.
E vetmja shpresë chihuahua- rottweilerore mbetet që t’u nxirret si pengese fakti që Shqipëria është tashmë një vend demkratik. Edhe në këtë pikë fatet e familjes time me atë të Agron Tufës ngjajnë. Ne e kërkuam azilin në prill të vitit 1992, kur në Shqipëri kishin fituar forcat që bota sapo i kish njohur si demokratike. Kjo edhe na u përmend kur kërkuam azil. Po unë kisha me vete jo vetëm oratorinë time, por edhe një valixhe plot me dokumenta të cilat më jepnin të drejtë. Kërkova të dëgjohem nga komisioni i posaçëm i Romës, dhe arrita t’i bind. Përgjigja zgjati ca, ajo arriti vetëm më 4 dhjetor të vitit 1992. Ato muaj qenë më të rrezikshmit për ekilibrin familjar. Nuk kishin të drejtë të punonim; shteti italian ishte ende vonë me ligjet për asistencën për të huajt, pra ndihma ekonomike për ne ishte pothuaj zero. Për të shpëtuar familjen m’u desh të punoj në të zezë, të përballoj argatllëqe nga më të rëndat.
Unë uroj, shpresoj e besoj që në Zvicër kushtet për kërkuesit e azilit, sidomos kur janë intelektuale dhe me familje, të jenë të ndryshme.
Jam i sigurtë që Agron Tufa ka një thes me arësye dhe me dokumenta që mund të bindin çfarëdolloj komisioni për rrezikun që i kanosej familjes së tij. Ai është burrë dhe intelektual 90 karatësh dhe jo ndonjë guhak i hutuar provincial. Fati i tij i madh është se gjendet në vendin në të cilin është firmosur dokumenti më i rëndësishëm për azilin, ai i Konvencionit të Gjenevës. Prandaj jargëmëdhenjtë e Tiranës që i urojnë kthimin e turpshëm në Shqipëri rrahin ujë në havan. Edhe në rastin e mosnjohjes së azilit, Tufët nuk mund t’i mbrapshtojnë në vendin ku u kërcënohet jeta.
I rikthehem fotos së fillimit të shkrimit: nuk mund ta përmbaj trishtimin që më tejshpon.
Për mua dhe pjesën më të shëndoshë të inteligjences shqiptare, njerëz si Agroni vazhdonin të na ushqenin shpresën në nxjerrjen nga koma të vendit. Ikja e tij do të thotë zbehje e rëndësishme e asaj shprese. Familja e tij dhe e Elvanës ishte diamant nga më të rrallët në ballin e atdheut. Mungesa e tyre në Shqipëri është grabitja më e madhe që i bëhet ëndrës tonë për t’u kthyer një ditë atje.

Historia e hidhur e familjes së Eqrem bej Vlorës

 Roland Qafoku


Ministër i Jashtëm, Ministër i Kulturës, Ministër i Tokave të Lirueme, ambasador i Shqipërisë në Londër dhe në Athinë, sekretar i Përgjithshëm i Prind Wied-it, Eqrem bej Vlora ishte jo vetëm shtetar, por edhe një mendimtar, studiues, poliglot. Por ato që mori nga jeta ishin vuajtje nga më të mëdhatë. Nga 1944-ta, deri në 1964-tën kur vdiq, nuk e pa familjen. Gruan dhe dy vajzat ia persekutuan. Gjithë historia e familjes së tij, ekzili i hidhur, persekutimi dhe deri te vdekja e vajzës së dytë, Ajnisha që ndërroi jetë më 24 mars, duke u bërë e fundit e familjes që pa me sytë e saj të gjithë kalvarin e këtyre vuajtjeve.

Mes të qenit shtetar dhe kontribuues i jashtëzakonshëm i këtij shteti, në armik të popullit shqiptar. Nga një erudit dhe poliglot, në një vuajtës të madh. Nga një hero i patriotizmit dhe i bashkimit kombëtar, në tradhtar. Eqrem bej Vlora është simbolika sesa lehtë shteti shqiptar i ka poshtëruar shtetarët e vet. Drejtuesit e regjimit komunist e quanin kriminel të luftës duke e vënë në listën e gjatë të atyre që “i kishin larë duart me gjak”. Por çfarë krimi bëri Eqrem bej Vlora, që u quajt i tillë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e dha më mirë se askush tjetër studiuesi Artan Shkreli, kur tha se “nuk mund të quhet Eqrem bej Vlora kolaboracionist, sepse as nuk vrau e as nuk përndoqi kënd. Ai ishte ministër i qeverisë shqiptare. Po edhe unë po të jetoja në atë kohë do bëhesha ministër”. Por etiketimi ishte pak për Eqrem bej Vlorën. Jeta e tij për 20 vjet në ekzil e vuajtja dhe persekutimi i familjes që la në Shqipëri është dhimbja e madhe e asaj drame të madhe që ndodhi në Shqipëri gjatë regjimit komunist. E bija e tij, Ajnisha Vlora, që ndërroi jetë më 24 mars të këtij viti ishte e fundit nga ajo që la pas Eqrem beu, i cili pa me sytë të gjitha vuajtjet dhe për të, vuajtja më e madhe ishte se pas 11 muajsh që erdhi në jetë, nuk e pa kurrë babanë e vet.

Marsi i tersit për familjen Vlora

Më 26 mars 2014, në Rinas mbërritën nga Vjena eshtrat e Eqrem bej Vlorës. E bija, Ajnisha Vlora ishte njeriu i parë që preku arkivolin dhe fotoja e fiksuar me dorën e saj te arkivoli bëri xhiron e medias në Shqipëri. Shumë kishte vuajtur kjo grua, por ky ishte momenti më i prekshëm dhe dukej si finalja e të gjitha dhimbjeve. Sapo makina që mbante arkivolin u afrua nga pista në godinën e aeroportit, Ajnisha Vlora u afrua e para. Një punëtor zbuloi arkivolin dhe Ajnishaja pa të shkruar në të emrin “Eqrem bej Vlora, 1885-1964”Vendosi pëllëmbën e dorës ku shkruhej emri, e përkëdheli atë sikur ta kishte gjallë të atin dhe pamja e saj në fytyrë është e papërshkrueshme. Nuk i kishte lotët çurg, por vetëm të lagur. Nuk kishte qarje me zë dhe “oi”, por fytyra kishte një shtrëngim muskujsh, që ndjenin dhimbje. Më shumë ishte shpirti i saj që qante. As lotët dhe as fjalët nuk ishin me vend. Dhe ai portreti i Ajnishasë i fiksuar në foto është më simboliku, kur dhimbja dhe malli bëhen bashkë. Më 24 mars 2018, Ajnisha Vlora ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Vlorë. Dhe duket sikur marsi ka qenë fati i keq i familjes. Edhe vetë Eqrem bej Vlora vdiq në muajin mars. Më 30 të këtij muaji të vitit 1964, ai ndërroi jetë në Vjenë. Vetë Ajnisha lindi në mars.

Eqrem Vlora, mërgimi i hidhur i beut

Eqrem Bej Vlora ishte përfaqësuesi më tipik i familjes së madhe të Vlorjave. Djali i Syrja Vlorës, ai ishte një nga më të pasurit por edhe më të diturit dhe më të arsimuarit e kohës. I ati i tij, Syrja Vlora ishte djali i xhaxhait të Ismail Qemalit dhe marrëdhënia e tyre kishte uljet dhe ngritjet e veta. Ngritje se ishin një gjak dhe pjesë të familjes së madhe të Vlorajve, që kishte nxjerrë figurat më të ndritura deri vezir i madh. Ulja e tyre lidhej me faktin e një rivaliteti se cili ishte më i rëndësishëm dhe cili do mbeste në histori. Janë të njohura përpjekjet e Syrja Vlorës për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë dhe i biri, Eqrem bej Vlora mbështeti në çdo kohë të atin. Por as Syrja Beu dhe as i biri nuk e kaluan lehtë atë që Ismail Qemali bëri më 28 nëntor 1912. Të bindur që ishin ata dhe vetëm ata “pronarë” të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë nuk e panë me sy të mirë këtë akt të kushëririt. Ky moment lidhet edhe me një ngjarje tjetër, ku pakënaqësia dhe xhelozia e Syrja Vlorës u pa në vitin 1905 kur Ismail Qemali mbërriti në Vlorë dhe turma e madhe e njerëzve e pritëm me një entuziazëm të madh. Për ta respektuar mes ovacioneve të mëdha mikun e tyre, turma e vlonjatëve që kishin dalë ta prisnin në skelë ia hoqi karrocën kuajve dhe e ngritën atë mbi supe, ndërkohë që Ismail Qemali ishte brenda karrocës. Në gazetën “Albania” të asaj kohe shkruhej: Syrja Vlora nuk u kënaq nga pamja, kur vlonjatët e ngritën Ismail beun në krah. Syrjai tha:

“E çka ky kushëriri im që vlonjatët e ngrejnë në krah! Ç’të mirë shikojnë te ai? Pale ka edhe para borxh”.

Rasti i dytë ishte ditën e madhe të Shqipërisë kur Ismail Qemal Vlora shpalli pavarësinë. Pikërisht atë ditë, Syrja Vlora shkoi në Shkodër, ndërsa Eqrem beu ishte në Himarë. Në librin e tij “Kujtime”, Eqrem beu tregon se një fshatar shkoi te ai në Himarë dhe i tha që e kërkonte Ismail Qemali se po shpallte pavarësinë. Dhe përgjigjja e Eqrem bej Vlorës ishte: “Nuk mund të vij, se jam duke luftuar kundër grekëve në Himarë”. Duket si një justifikim jo i hollë ky i Eqrem bej Vlorës. Për të mos vënë në dyshim aftësisë e tij me armë, sepse dijet e tij nuk mund të vihen në diskutim, Eqremi këtu ka bërë një gabim historik. Ai ishte zgjedhur jo vetëm delegat i Kuvendit që do shpallte pavarësinë e Shqipërisë, po edhe zgjedhur si zëvendëspresident i pleqësisë. Por ai nuk shkoi kurrë në këtë Kuvend dhe nuk hodhi as firmën në aktin e Pavarësisë. Pikërisht në këtë ditë të madhe atij i doli një punë.

Në fakt, në të gjitha kujtimet ai shprehej respekt dhe vlerësim për Ismail Qemalin, por duket që lë shumë gjëra pa i treguar. Edhe karriera politike e Eqrem bej Vlorës nuk ka patur pikë takimi dhe nuk ka qenë e lidhur me aktivitetin e Ismail Beut. Kulmin e të gjithë marrëdhënieve ishte te prishja e sarajeve të Vlorajve. Hëna Këlcyra, njeriu i vetëm që ishte prezent, kur Eqrem beu vdiq në Vjenë, më shumë se një herë se sarajet i ka prishur Eqrem beu, sepse ishte shumë i mërzitur kur pa se mes pjesëtarëve të familjes Vlora nisi grindja për dhomat që u takonin. Dhe kështu, ai i shkatërroi vetë sarajet.

Mërgimi i hidhur i Eqrem beut

Më 28 gusht të vitit 1944 për Eqrem bej Vlorën ishte dita e fundit e punës si Ministër i Jashtëm. Qeveria e Ibrahim Biçakut ra dhe gjermanët që ishin në Tiranë, po organizoheshin për t’u larguar. Ndërkohë, që forcat partizane po përgatiteshin për të sulmuar kryeqytetin për ta çliruar, Eqrem bej Vlora mendoi të largohej nga Shqipëria. Ishte një vendim që sot pas kaq shumë dekadash mund të mendohet me qetësi, por në ato moment çdo sekondë ishte luks. Hëna Këlcyra kujton se veprimi i parë që i shkoi ndër mend Eqrem beut ishte të shkonte te familja e tij, i cili jetonte aty ku sot është godina e ambasadës së Vatikanit në hyrje të Rrugës së Durrësit. Ajo vilë ishte pronë e Eqrem bej Libohovës, të cilin Eqrem bej Vlora e kishte baxhanak. Ai ia kishte lënë për të jetuar Eqrem bej Vlorës sa të dëshironte. Kur Eqrem beu shkoi të shtëpia ishte i bindur, që jo vetëm do ikte menjëherë nga shtëpia dhe nga Shqipëria, por do merrte me vete edhe gruan Hadijen dhe dy vajzat Lejlan dhe Ajnishanë. Sapo hyri në vilë, vajzat iu qepën të atit me të puthura si fëmija për babanë. Aty Eqremi menjëherë ndryshoi mendim. Udhëtimi do ishte i vështirë për vajzat. Për Lejlën 12-vjeçare, por Ajnishaja vetëm 11-muajshe udhëtimi do ishte një torturë e vërtetë dhe në këtë moment i tha bashkëshortes Hadijes:

“Hadije, unë po iki jashtë. Do kthehem shumë shpejt. Do vi tu marrë juve. Tani po iki vetëm më mirë. Është rrugë e vështirë”.

Që nga ky moment, Eqrem beu nuk e pa më me sy familjen. As Lejlën që e donte aq shumë e as Ajnishanë që e puthte fshehtas Lejlës. Xhelozia e motrës së madhe për motrën vogël ishte e tillë, që i kishte kërkuar të atit të mos e puthe asnjëherë atë. I ati “kishte pranuar” kërkesën e vajzës, i bindur që një ditë do ta kuptonte vetë. Por kjo ditë nuk erdhi kurrë dhe jeta e Eqrem bej Vlorës u shoqërua me një brengë të madhe. Për afro 20 vjet, Eqrem beu jetoi jashtë vendit sa në Itali, Gjermani, Austri dhe Francë pa e parë familjen me sy dhe pa e ditur fatin e saj. Që nga 28 gushti 1944 deri më 29 mars 1964, jeta e tij ishte pa vlerë. Në fund të këtij kalvari të hidhur të mërgimit, ai u stacionua në Vjenë në familjen e Ali Këlcyrës. Brenga e mungesës së familjes ishte aq e madhe sa vdiq me këtë brengë në zemër. Ishte tamam si fraza që ka shkruar në kujtimet e tij: “U bëra top i fatit tim”. Dhe vërtet. Eqrem bej Vlora u bë për herë të fundit top i fatit të tij të keq.

Përndjekja e Ajnishasë dhe e familjes

Hëna Këlcyra tregon se Hadija kishte një peng mbi pengjet, që nuk u largua me Eqremin atë 28 gusht të vitit 1944. Por edhe pas këtij moment pati disa raste që ajo mund të largohej. Vetë Ajnishaja tregon se i ati kishte dërguar deri anije për t’i marrë, por nuk ishte e thënë.

“Na hëngri pasuria. Nëse nuk do mendoja për pasurinë, do kisha ikur. Por gjithnjë mendoja si t’i la shtëpitë, tokat dhe pronat?”

Por Eqrem beu në librin e tij me kujtimet, kishte përkufizuar shqiptarët nëpërmjet një proverbi turk: “Në Turqi ruaj kokën, në Rumani ruaj gruan, në Shqipëri ruaj pasurinë”.

Në fakt, me të kishin ndodhur të gjitha. Familjen ia persekutuan. gruan ia internuan në Bathore dhe Kavajë e pikërisht ajo vrionisja e arsimuar dhe e bukur e detyruan të punonte në arë. Vajza Lejla vdiq në 1970 me brengë të madhe se nuk e pa me sy të atin. Hadija vdiq me shumë brengën e madhe në zemër. Vajza e dytë, Ajnishaja ishte vuajtësja e fundit. Ajo nuk u la të shkollohej e futën në punë në bujqësi dhe jeta e saj u kthye në ferr. Më 24 mars, Ajnishaja ndërroi jetë. Ishte e fundit pjesëtare e familjes së Eqrem bej Vlorës që pa me sytë e saj, ndjeu në kurrizin e saj të gjitha vuajtjet dhe persekutimet e familjes. E megjithatë, kjo grua kurrë nuk u ankua dhe kurrë nuk u hakmor. Këtu qëndronte fuqia e saj dhe e familjes së Eqrem bej Vlorës.

HAFIZ ABDULLAH ZEMBLAKU

 Msc. Ermal BEGA[1]


Një nga personalitetet për të cilët është shkruar shumë pak[2]

Hafiz Abdullah Zëmblaku

(1892-1960)

Herën e parë që kam qenë në atë qytet, sa tërheqës po aq edhe romantik, ka qenë para shumë vitesh. Në atë vit kaq qenë i shoqëruar me të nderuarin Shaban Kurti nga Tirana dhe një mikun e tij, i cili na mori me makinën e tij dhe na shoqëroi nëpër Korçë, ku dhe fjetëm një natë, ndërsa gjatë kthimit për në Tiranë na çoi për vizitë edhe në parkun kombëtar të Drilonit, pranë Pogradecit, ku hëngrëm dhe një drekë. Në atë vit, në Korçë u takuam me ish-myftiun e Korçës, zotëri Qazim Muçi, i cili na tregoi mbi gjendjen e Islamit dhe të muslimanëve në Korçë, bile dhe mbi gjendjen e vetë myftinisë atje.

Pastaj, edhe pse shumë herë të tjera kisha kaluar “tranzit” nëpër Korçë, gjatë rrugës tokësore që shkoja nga Greqia për në Turqi, nuk kisha pasur rast të ndaloja në qytet.

Ndërkaq, në datat 7 dhe 8 Tetor 2020 mu dha mundësia që të shkoja për një vizitë tjetër në qytetin e Korçës. Edhe pse ishte vjeshtë dhe në mbrëmjen e shtatë tetorit nisi të bjerë shi dhe të ftohej moti, sërish ai qytet kishte bukurinë e tij.

Vizitat që bëra nëpër pazarin me motive orientale, të vjetër dhe të rregulluar të Korçës, në xhaminë e vjetër shekullore të Iljaz Bej Mirahorit, në shëtitoren e qytetit por edhe në katedralen e saj, më lanë mbresa të veçanta dhe u ndjeva shumë mirë, për të cilat mund të shkruaj në ndonjë shkrim tjetër.

Kësaj here, në vizitat e mia nëpër qytetin e Korçës, më shoqëroi miku im i vjetër dhe i vyer, myftiu i rrethit Korçë, Ledian Cikalleshi.

Me myftiun e Korçës, Ledian Cikalleshi

Nga të gjitha vizitat që bëra këtë herë në rrethin e Korçës, ia vlen të theksohet vizita për herë të parë që bëra në fshatin Zëmblak.

Edhe pse mbase njihet shumë pak si fshat, ai në histori ka vlera të veçanta. Gjithashtu, ai fshat njihet për dy personalitete të mëdha të historisë shqiptare; njihet si fshati i origjinës së Muhamed Ali Pashës së madh (themeluesit të Egjiptit modern dhe nga i cili buron themelimi i dinastisë shqiptare atje), si edhe për të ndjerin, dijetarin e madh musliman dhe atdhetarin shqiptar, Hafiz Abdullah Zëmblaku, për të cilin historiografia shqiptare nuk ka shkruar shumë, për të mos të thënë fare.

Dhe pikërisht në këtë shkrim do të kufizohemi vetëm tek figura e Hafiz Abdullah Zëmblakut dhe personalitetit të tij. Siç e tregon edhe mbiemri i tij, ai ishte nga fshati i bukur me emrin Zëmblak, në rrethin e Korçës.

Në fshatin e origjinës së tij këtë tetor shkova së bashku me Ledian Cikalleshin, por atje na priti njëri nga nipat e Hafiz Abdullah Zëmblakut, i cili si për çudi mbante emrin dhe mbiemrin e gjyshit të tij.

Abdulla Zëmbaku, nipi i hafizit të madh, ishte një burrë zotëri, i cili na priti dhe nderoi shumë në shtëpinë e tij. Bile, kur myftiu i nderuar e lajmëroi se një orientalist dhe studiues nga Tirana ka ardhur në Korçë dhe është shumë i interesuar të takojë dikë nga familjarët e hafizit të nderuar, ai u gëzua edhe më shumë, sepse ndjeu që gjyshi i tij, edhe pse ka ndërruar jetë prej shumë vitesh, nderohet dhe respektohet ende sot nga studiues të ndryshëm shqiptarë, të cilët edhe pse nuk e kanë jetuar kohën e hafizit dhe nuk janë takuar me të, e respektojnë personalitetin e tij vetëm përmes veprave që ka lënë.

Abdulla Zëmblaku dhe Ermal Bega

(Zëmblak, 8 Tetor 2020)

Hafiz Abdullah Zëmblaku, ishte një nga figurat më të njohura dhe nga dijetarët më të mëdhenj muslimanë të kohës së tij.

Ai lindi në vitin 1892 dhe ndërroi jetë në vitin 1960.

Fatkeqësisht, si shumë dijetarë dhe figura të mëdha fetare në Shqipërinë komuniste të asaj kohe, edhe Hafiz Abdullah Zëmblaku u arrestua dhe burgos disa herë nga sistemi famëkeq, duke vuajtur për fe dhe atdhe. Ai ishte përkrahës i madh i luftës për çlirimin e atdheut nga pushtuesit e trojeve tona në shekullin 20 por ishte hapur kundër diktaturës e cila u instalua në Shqipëri, nga e cila dhe ai u burgos dhe vuajti edhe vetë.

Për shkak të diturisë së madhe që kishte marrë gjatë shkollës së mesme dhe universitetit të cilat i kishte mbaruar në Turqi, kur u kthye në vendlindje e kuptoi se veprat dhe kontributet më të mëdha ai duhet t’i japë vetëm në vendlindje dhe për këtë arsye, në fshatin e lindjes së tij, përveçse që punonte si imam-hatib në xhaminë e fshatit, ai shkonte shpesh gjatë vitit edhe nëpër fshatra dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë për të shpërndarë diturinë e fituar. Në këtë mënyrë ai shprehte dhe atdhedashurinë e tij për vendin dhe popullin tonë, duke i vizituar qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë e duke u mbajtur ligjërata të ndryshme fetare dhe atdhetare.

Që nga mosha e re, ai u mor për shumë vite me shkrime, përgatitje dhe përkthime të librave fetare, numri i të cilave arrin mbi 30. Të gjitha botimet, ai i shpërndante falas për të gjithë popullin dhe nuk përfitonte aspak prej tyre.

Fatkeqësisht, pas vdekjes së tij dhe në vitin famëkeq 1967, kur diktatura komuniste e ndaloi fenë me ligj në Shqipëri, një grup nga fantazmat e egra komuniste i shkuan në shtëpi, ia bastisën të gjithë librat me vlerë që kishte grumbulluar për librotekën e tij dhe ia dogjën. Të gjitha ato libra me vlerë, ai i kishte ruajtur për fëmijët e tij dhe për popullin.

Falë Allahut, disa nga librat e dijetarit Hafiz Abdullah Zëmblaku i kanë rënë në dorë edhe autorit të këtij shkrimi, gjatë kohës kur isha ende nxënës në shkollën e mesme (rreth viteve 1995-1996), por që isha shumë i dashuruar dhe i pasionuar me botimet e vjetra islame në gjuhën shqipe, të shkruara nga dijetarët muslimanë shqiptarë para komunizmit.

Disa nga librat e tij, së bashku me libra të tjerë të vjetër i pata prezantuar edhe në ekspozitën time të parë personale mbi dorëshkrimet orientale, të organizuar në vitin 2011.

Disa nga botimet e Hafiz Abdullah Zëmblakut,

nga arkivi personal i orientalistit Ermal Bega

Gjatë vizitës sonë në Korçë dhe në fshatin Zëmblak, Abdullah Zëmblaku na shoqëroi nëpër fshat, ku na tregoi xhaminë e fshatit (tashmë të re), në të cilën Hafiz Abdullah Zëmblaku ka dhënë mësim për popullin e zonës. Më pas, e pyetëm se ku gjendet varri i tij dhe ai na shoqëroi gjithashtu tek varrezat e fshatit ku prehej dhe trupi i Hafiz Abdullah Zëmblakut, këtij dijetari të madh musliman të trojeve tona shqiptare. Në të njëjtin varr gjenden dhe dy trupa të tjerë, ai i Aishe Shehut, nënës së Hafiz Abdullah Zëmblakut dhe ai i Harife Shehut, bashkëshortes së hafizit.

Është për t’u theksuar se data e lindjes së hafizit në epitaf ishte shënuar viti 1890, ndërkohë në disa shkrime të tjera theksohet se ai ka lindur në vitin 1891 ose 1892. Por, më i saktë si viti i tij i lindjes mund të merret viti 1890 sepse, sipas Abdullah Zëmblakut, ai epitaf aty është vendosur në vitet 1980 nga njëra nga vajzat e Hafiz Abdullah Zëmblakut, e cila quhej Hedije Shehu.

Për nder të emrin të tij, me rastin e themelimit të medresesë së Korçës, Komuniteti Musliman i Shqipërisë i vendosi emrin e Hafiz Abdullah Zëmblakut, por më pas emri iu fshi, derisa dhe medreseja e Korçës para disa muajsh, në këtë fund të vitit 2020, fatkeqësisht, u mbyll përfundimisht.

Megjithatë, sido që të jetë, e rëndësishme është që vepra e dijetarit të madh shqiptar, Hafiz Abdullah Zëmblaku, jeton dhe do të jetojë gjatë në popullin shqiptar.

Pas meje gjendet varri i Hafiz Abdullah Zëmblakut, në fshatin Zëmblak.

Bashkë me trupin e tij, aty gjendet dhe varri i bashkëshortes dhe motrës së tij.


[1] Autori është orientalist dhe drejtori ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Orientale (Acfos Albania), në Tiranë.

[2] Ky shkrim u botua në revistën “Drita Islame”, nr. 12, Dhjetor 2020, Tiranë.

HAFIZ ALI ULQINAKU NJË POET DHE ALBANOLOG I VETMUAR MES ULQINIT DHE LEZHËS

 Dr. Tonin ÇOBANI


Hafiz Ali Ulqinaku

“Hafiz Ali Ulqinaku është një nga ata figura të rëndësishme të kulturës shqiptare që dhanë shembullin frymëzues të zhvillimit të njëkohshëm e të bashkërenditur të veprimtarisë atdhetare, shkencore, arsimore e fetare duke çuar më përpara traditën pozitive të krijuar në vendin tonë në këtë fushë.”

Faik Luli

Ali Ulqinaku jetoi në Lezhë nga viti 1883-4 (apo nga viti 1889) deri sa u nda nga jeta 100 vjet më parë, më 23 prill 1913. Pra, ai erdh në qytetin e Lezhës në një moshë të pjekur, diku rreth të tridhjetave, dhe shërbeu si mësues, si imam e myfti për një çerek shekulli, diç më pak a më shumë. Me gjithë se trupi i Hafiz Ali Ulqinakut është varrosur në Shkodër, pasardhësit e tij, që kanë mbajtur mbiemrin Hafizi, kanë jetuar në Lezhë. Unë, që kam filluar punën si mësues letërsie në gjimnazin e Lezhës në moshën 22-vjeçare, mbaj mend shtëpinë e Hafizëve, diku në breg të Drinit, jo larg xhamisë që sot është kthyer në pjesë të Memorialit të Skënderbeut.

E bëra këtë hyrje për të dëshmuar prezencën e pandërprerë deri në ditët e sotme të pasardhësve të Ali Ulqinakut në Lezhë, një qytezë kaq e ngjashme me Ulqinin për shkak të traditave kulturore-historike thuajse të njëjta, për shkak të simboleve ndërtimore që lidhen me kështjellat mesjetare të të dy qyteteve, si dhe për lidhjet me detin: Lezha ka shumë pranë Shëngjinin.

Nga ana tjetër, Lezha dhe Ulqini janë dy qyteza të baraslarguara nga qyteti i Shkodrës, atëherë qendër vilajeti me një potencial ekonomiko-kulturor të konsiderueshëm për kohën. Madje, Shkodra atëherë ishte një nga qytetet më të mëdha të Perandorisë Osmane në Ballkan, edhe për faktin se kishte mundësi të lidhej me qendra të rëndësishme të Mesdheut përmes të dy porteve detare: Ulqinit dhe Shëngjinit. Duhet përmendur se Shëngjini e fitoi rëndësinë e vet si port detar i Shkodrës, pas rënies së Ulqinit, pra, pas vitit 1880 kur edhe shumë familje ulqinakësh braktisën qytetin e tyre dhe u vendosën në Shkodër. Pavarësisht se mungojnë studimet e hollësishme, unë kam mendimin se shumë detarë ulqinakë e vazhduan veprimtarinë e tyre në Shëngjin. Traditat e detarisë në Shëngjin deri vonë kanë pasur si model barkëtarët ulqinakë: të gjitha gojëdhënat për detin kanë si kryeheronj deri në ditët e sotme kapitenët ulqinakë. Me këtë dua të them se nuk është rastësi vendosja e Ali Ulqinakut në Lezhë, qoftë i ftuar për mësues, si e bijnë disa biografë të tij, qoftë i emëruar imam a myfti, si e bijnë studiues të tjerë. Madje duhet supozuar se në atë qytet duhet të ketë pasur edhe familje të tjera ulqinakësh: apo detarët ulqinakë, që, pas viteve 1880 punonin me varkat e tyre në Shëngjin, duhet të kenë pasur familjet e tyre më shumë në Lezhë se sa në Shëngjin apo Shkodër.

Por Ali Ulqinaku, megjithëse prej një familjeje detarësh, u vendos në Lezhë si një njeri i ditur, formuar në Ulqin e Shkodër dhe, sipas disa biografëve të tij, edhe në Stamboll: prandaj njohës shumë i mirë i turqishtes dhe arabishtes. Madje edhe me një farë përvoje në mësuesi për shkak se kishte punuar disa vjet në shkollën e Dudasit, lagje e Shkodrës. Por, çfarë është më e rëndësishmja, Ali Ulqinaku vinte në Lezhë si një hafiz që kishte guxuar të shkruante gjuhën e vet amtare, edhe atëherë kur ajo nuk lejohej të shkruhej e të mësohej në shkolla. Madje kishte hartuar edhe një abetare në atë gjuhë.

Pyetja që shtrohet sot është: çfarë solli dhe çfarë gjet Ali Ulqinaku në Lezhë? Ai solli tri vepra, përkthime në gjuhën shqipe, të cilat i botoinë Stamboll në vitin 1887 dhe hartoi fjalorët e parë mësimorë shqip-turqisht dhe anasjelltas, të cilët presin të studiohen me seriozitetin e merituar, sepse përfaqësojnë një autor, ndoshta më të fundit autor të Rilindjes sonë Kombëtare, i cili në kapërcyell të shekujve XIX-XX fiksoi me shkronja leksikun e gjuhës së gjallë shqipe të qyteteve Ulqin, Shkodër dhe Lezhë. Dhe çfarë gjeti aty? Një traditë shkrimi të gjuhës shqipe që qarkullonte rrethinave, kryesisht në Zadrimë, në qendra të tilla, si: Mërqia, Kallmeti, Blinishti etj. Çfarë solli? Përvojën e luftëtarit aktiv për mbrojtjen e trojeve amtare (Sipas disa biografëve, Ali Ulqinaku kishte marrë pjesë me armë në dorë në dy beteja për mbrojtjen e Ulqinit) dhe gjeti, ose më saktë, qe dëshmitar (sepse mungojnë studimet e hollësishme) i Kryengritjeve të vitit 1911-12 me kryeqendër rrethinat e Lezhës, si dhe i ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në atë qytet në dhjetor të vitit 1912, pavarësisht trupave serbe që ishin vendosur në pritje për të zëvendësuar ushtrinë turke në tërheqje. Çfarë solli tjetër? Mësuesin e munguar të gjuhës shqipe dhe klerikun patriot që deklaronte me kurajo: Gjuha ime asht shqipja, shkruaj e flas arabisht, turqisht e shqip. Dhe gjeti qytetarë të etur për të shkruar dhe lexuar gjuhën e tyre amtare.

Lezha në atë kohë ishte një qytezë me 3500 banorë aq sa edhe Durrësi. Sami Frashëri shkruan se numëronte 80 dyqane dhe zhvillonte një tregti të dendur, veçanërisht në dit pazari. Qyteti shtrihej në shpatin e malit të Mërqisë, ku ndodheshin shtëpi të rrethuara me “kopshtie të bukur”; ka 4 xhami dhe dy kisha, pasi 3 nga të pesë kishat që ai qytet kishte pasur para pushtimit osman, ishin kthyer në xhami. Si qendër kazaje, Lezha mbulonte 39 fshatra me toka shumë pjellore, ku jetonin 30 000 banorë, pa përfshirë “Shenjt-Gjinin (kështu e shkruan Sami Frashëri), limer, në një mëngë të vogël afër gojës së Drinit, shkallë e Shkodrës, me 2000 njerëz.

Ne na mungojnë studimet integrale, por mund të hetohet edhe për kontakte të Ali Ulqinakut me Gjergj Fishtën, qofshin ato kontakte të drejtpërdrejta, qofshin përmes të tretëve. Kështu, gjatë viteve 1896-1897 kur Fishta ishte kapelan i kishës së Lezhës, të dy kanë jetuar në të njëjtin qytet (në vijë ajrore as 300 metra larg) dhe me të njëjtin përkushtim për gjuhën shqipe. Mundet që shembulli i Ali Ulqinakut, si poet dhe përkthyes i poezisë turke në shqip, të ketë shërbyer si nxitje për Gjergj Fishtën e ri, si poet e përkthyes i poezisë dhe teksteve teatrore në shqip.

Kur hamendësojmë për kontakte a ndikime të tilla të ndërsjella, nuk duhet të na shqetësojë fakti i përdorimit të dy alfabeteve: njëri alfabet arab, tjetri latin. Së pari, deri në Kongresin e Manastirit, më 1908 dhe ca më pas, nuk përdornin të njëjtin alfabet as Mjeda me Fishtën dhe autorë të tjerë shqiptarë brenda e jashtë vendit. Së dyti, kur Ali Ulqinaku bën provat e para në gjuhën shqipe, në moshën 22-23-vjeçare, mendonte se ai ishte më i pari që shkruante në atë gjuhë, sepse “Asht nji gjuh(ë) qi me kalem s’asht kollanis“. Ky varg justifikon gjithçka, madje dhe e ngre në një piedestal më të lartë autorin, pasi e dëshmon poet dhe gjuhëtar të vetmuar në radhët e rilindësve të tjerë, atë që më parë e cilësuam autorin më të fundit të Rilindjes sonë Kombëtare.

Tani, duke përfunduar, më lejoni të lë peng një pyetje të fundit: deri kur do të justifikohemi duke thënë se na mungojnë studime të mjaftueshme për të ngritur në piedestalin e merituar kombëtar figura të tilla si Ali Ulqinaku: hafiz, poet dhe luftëtar me armë në dorë për mbrojtjen e trojeve amtare; mësues, përkthyes në gjuhën shqipe, deri atëherë e ndaluar, dhe imam; leksikograf, hartues abetareje për mësimin e gjuhës amtare dhe myfti? Deri kur nuk do t’i dalim zot në mënyrë të merituar vlerave tona kulturore, morale dhe atdhetare? Deri kur?

Abdulatif Arnauti – 70 vjet në shërbim të kulturës shqiptare


E feston 90-vjetorin e lindjes me energji e kënaqësi për atë kontribut që dha për Kosovën e Shqipërinë, përkatësisht për prezantimin e letërsisë shqipe në botën arabe. Mund të thuhet lirisht se më se 50 shkrimtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë e gjetën rrugën për atë rajon në saje të punës 70-vjeçare të A. Arnautit

Abdulatif Arnauti (i dyti nga e djathta) para redaksisë “Zëri i rinisë” në gusht të vitit 1977. Botohet për herë të parë

Dr. Muhamed MUFAKU

Para disa ditësh, më 13 janar, Abdulatif Arnauti e festoi 90-vjetorin në një rreth të ngushtë në Damaskun e mbuluar me terrin e pasluftës, por nuk i mungonin ca urime prej Prishtinës, Parisit, Bostonit e gjetiu, nga familja e shpërndarë e miq të qëndrueshëm.

Abdulatif Arnauti është figurë e njohur për gjeneratën e vjetër dhe të mesme, e sidomos për intelektualët e Kosovës, në sajë të pjesëmarrjes së tij të vazhdueshme në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën dhe Letërsinë Shqiptare (siç quhej) dhe të përkthimeve të tij të shumë krijuesve të Kosovës e të Shqipërisë në gjuhën arabe. A. Arnauti lindi në Damask më 13 janar 1931 në një familje e shpërngulur nga Dobërlluka e Vushtrrisë, e cila u detyrua të shpërngulej gjatë Luftës ballkanike e të vendosej më vonë në lagjen shqiptare në Damask. Për koloninë shqiptare në Damask, A. Arnauti ishte prej gjeneratës së parë që vazhdoi shkollimin në arabisht dhe dha kontributin e vet në afirmimin e kulturës shqiptare në botën arabe. Pas një ndërprerjeje prej trungut, ardhja e opozitës antikoministe nga Kosova e Shqipëria, në Damask gjatë viteve 1946-1948, me politikanë, intelektualë e ushtarakë (Xhafer Deva, Adem Dushi, Mul Bajraktari, Xhelal Bushati e të tjerë) e freskoi Abdulin me gjuhë e literaturë shqipe. Ndonëse pas shkollimit ka filluar të punojë në arsim e më vonë në Ministrinë e Arsimit, A. Arnauti filloi herët të interesohej për prezantimin e letërsisë shqipe në gjuhën arabe në sajë të literaturës së re që arriti në Damask. Kështu, në moshën 20-vjeçare e përktheu dhe e botoi në arabisht vjershën “Jetimi” të Ndre Mjedës, e cila u botua në revistën siriane “al-Janbu” më 2 korrik të vitit 1951. Një vit më vonë përktheu dhe botoi vjershën “Ngushëllim” të Vehbi Ronës e të tjera. Me këtë mund të thuhet se A. Arnauti është përkthyesi i parë që prezantoi letërsinë në Siri, kurse i dyti në nivel të botës arabe pas Vehbi Ismailit (1919-2008).

Pas stabilizimit dhe avancimit në punë, në Ministrinë e Arsimit, A. Arnauti u bë shumë aktiv në vitet ‘60 të shekullit XX, në dy drejtime të ndërsjella: krijimi i poezisë në gjuhën arabe me motive shqiptare dhe prezantimi i letërsisë shqipe në gjuhën arabe, duke përfshirë shkrimtarë të Rilindjes Kombëtare, të Kosovës dhe të Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore.

A. Arnauti me Bedri Hysën e M. Mufakun në një aktivitet letrar në Lidhjen e Shkrimtarëve në Damask në 1987. Botohet për herë të parë

Në këtë drejtim ndikuan dy elemente që dhanë fryte më shumë në vitet ‘70 të shekullit XX: vizitat e para në Kosovë dhe në Shqipëri, përkatësisht takimet me shkrimtarët shqiptarë dhe kthimi në Damask me literaturë më të re të botuar në Prishtinë e Tiranë, si dhe puna e re si redaktor në revistën tremujore “al-Mu’alim al-Arabi” që e nxirrte Ministria e Arsimit. Tani me literaturë të re dhe me hapësirë për kulturë në re-vistën e përmendur A. Arnauti u afirmua më shumë si përkthyes i letërsisë shqipe në botën arabe. Kështu, në fillim të viteve ‘70 të shekullit XX letërsia shqipe e Kosovës gjeti rrugën e vet për lexuesin arab në sajë të përkthimeve të A. Arnautit. Kështu, në vitin 1971 ai përktheu dhe botoi dy vjersha të Jakup Cerajës dhe një tregim të Ramiz Kelmendit, kurse më 1972 një prozë tjetër të Din Mehmetit, kurse më 1973 disa vjersha të Latif Berishës.

Abdulatif Arnauti më 2016

Viti 1974 shënon një kthesë që do ta afirmonte më shumë A. Arnautin në një fushë tjetër, përkatësisht përkthimi i letërsisë bashkëkohore në Shqipëri. Kështu, ai përktheu dhe e botoi në atë vit poemën e Ismail Kadaresë, “Ditari i gjeneratës”, si dhe poemën “Baballarët” të Dritëro Agollit, kurse më vonë edhe vjersha të Fatos Arapit.

Megjithatë, mund të thuhet lirisht se vitet ‘80 të shekullit XX shënuan një kulm të prezantimit të letërsisë bashkëkohore të Shqipërisë me botimin e katër romaneve të dy shkrimtarëve më të njohur të Shqipërisë në atë kohë. Kështu, më 1981 doli “Gjen-erali i ushtrisë së vdekur”, më 1985 “Dasma”, kurse më 1986 “Kështjella” e Ismail Kadaresë, kurse më 1985, “Njeriu e topi” i Dritëro Agollit. Ato vite përkuan me interesimin e madh për Kadarenë në botën arabe, kështu që pas atyre përkthimeve të A. Arnautit, u përkthyen dhe u botuan disa romane të tjera të Kadaresë prej frëngjishtes e anglishtes. Vitet ‘90 të shekullit XX kanë edhe një rëndësi tjetër për A. Arnautin, sepse janë ato vite kur kaloi në Lidhjen e Shkrimtarëve në Damask pas pensionimit prej Ministrisë së Arsimit, ku ai kishte më shumë fushëveprim si redaktor i së përjavshmes letrare “al-Usbu’ al-Arabi”. Kështu, në faqet e kësaj gazete botoheshin shpeshherë përkthime që prezantonin letërsinë shqiptare në Kosovë e në Shqipëri.

Ndonëse A. Arnauti u pensionua më 1997 nga Lidhja e Shkrimtarëve, ai hyri në shekullin e ri me energji duke vizituar Shqipërinë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe Kosovën për herë të fundit më 2016 me ftesë të Seminarit, e duke vazhduar punën e tij shumëvjeçare me përkthimin e promovimin e letërsisë shqipe në gjuhën arabe. Ndërkohë, A. Arnauti nuk ishte vetëm përkthyes e promovues i letërsisë shqipe në arabisht, por figurë e njohur e kolonisë shqiptare në Damask me derë të hapur për shkrimtarët e gazetarët që shkonin gjatë dekadave të kaluara në Damask ose kaluan Damaskun në rrugë për Bejrut e Amman, e të tjera. Si i tillë, A. Arnauti e feston 90-vjetorin e lindjes me energji e kënaqësi për atë kontribut që dha për Kosovën e Shqipërinë, përkatësisht për prezantimin e letërsisë shqipe në botën arabe. Mund të thuhet lirisht se më se 50 shkrimtarë të Kosovës dhe të Shqipërisë gjetën rrugën për atë rajon në sajë të punës 70-vjeçare të A. Arnautit.

Si i tillë, ai meriton më shumë se ky shkrim.

“Arnaudët”, artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane


Monografia “Arnavud” e profesor Shyqri Numanit, nje kerkim mbi artistet shqiptare qe per pese shekuj krijuan ne Perandorine Osmane. Nga tempulli bardhe i Indise, Xhamia Blu e Stambollit, tek poezia e Himnit Kombetar te Turqise. Jane vepra te atyre qe kishin kishin lene Shqiperine si femije te krishtere dhe u pergatiten ne fushat e artit per te lartuar begatine e Sulltaneve.

Elsa Demo

“Arnaudët”, artistët shqiptarë në Perandorinë Osmane

Ne nje dokument te shek.XVI, nje fare Kapitan Gjini, i shkruan Papes se Romes, se “kete vit do te vijne osmanet per te marre femije shqiptare, prej 10 deri ne 12 mije”, gati sa ushtria shqiptare sot. Ky dokument sa c’eshte statistike, eshte edhe shprehje e shqetesimit se cdo te behej me keta mijera femije qe niseshin drejt Stambollit. Femije te shendetshem, qe sipas dhuntive dhe shkathtesive “do te shrytezoheshin” per begatine e perandorise. Keta do ishin arnavudet ushtarake, arkitekte, piktore, poete. Periudhe 500 vjecare e gjenise krijuese shqiptare ne Perandorine Osmane. Ne kete perfundin mberrin pas 20 vjet kerkim, profesori kosovar Shyqri Nimani per te rikonfiguar ne nje monografi harten e gjalle te artisteve shqiptare ne Perandorine Osmane. Kjo veper madhore, dedikuar autoreve te njohur e te panjohur, u prezantua dje ne Muzeun Historik Kombetar. Jane 10 autore qe prof.Nimani i merr ne shqyrtim, arkitekte, poete e piktore. Nga Tempulli i Bardhe i Indise, Xhamia Blu e Stambollit, poezia e Himnit Kombetar te Turqise, e vitit 1913, vepra qe monografia e Nimanit, zbulon se autori eshte arnavud. Kjo monografi eshte e pasur me ilustrime, komente per cdo autor pare ne rrafishin e nje lloj historie arti per periudhen osmane, harta, madje me shume rendesi eshte ilustrimi i udhepershkrimeve te dy autoreve osmane qe kane zbritur ne Shqiperi, Evliya Celebi dhe admirali Piri Reis, poet e kartograf.

Nimani, i lindur ne Shkoder ne vitin 1941, eshte diplomuar me 1967 ne Akademine e Arteve te Aplikuara ne Beograd. Kryen kerkimet mbi artin per dy vjet ne Japoni. Ka qene drejtor i Galerise Nacionale te Prishtines. Udheton ne France, Angli, Nju Jork, Indi, Skandinavi, Meksike, Japoni, Singapor. Eskpozon ne Zagreb, Tirane, Prishtine.

Prof.Nimani njihet per monografite mbi artin mesjetar dhe artin kontemporan si “Onufri dhe piktore te tjere mesjetare” (1987), “Arti Bashkekohor i Kosoves” (1988), “Trojet shqiptare ne harta dhe stema” (1997″.

Pas kerkimit 20 vjecar, i ka hyre punes per nje tjeter veper me bashkeautor, ajo e artisteve shqiptare te Renesanses. Bashke me Jahjah Brancollin do te filloje kerkimi per medievalet, piktoret Viktor Karpaci, Mark Bazaiti e vellezerit Albanesi. Destinacioni kete here eshte perendimi, Italia.

Pas monografive per artin mesjetar dhe ate bashkekohor, mes tyre kishte nje boshllek studimi, periudha osmane. Artistet per te cilet ju flisni kane krijuar ne nje kohe dhe vend jo te zakonte. Cfare burimesh keni shfrytezuar?

E perfundova kete liber ne nje periudhe 20 vjecare duke hulumtuar ne hapesirat ballkanike, osmane, Stamboll, Ankara, deri ne biblioteka te tjera ne Londer, si British Library, mbi artin islamik. Eshte nje literature e gjere, nga osmanologe shume te njohur, amerikane, greke, sllave. Por gjeja kryesore ishte te zbuloheshin dokumentat autentike. Kam bere sa ka qene e mundur ne Stamboll.

Kerkimi ne nje hapesire kohore 500 vjecare, per te zgjedhurit nga vete urdheresat e Sulltanit, qe sic shpreheni ju ishte dashamires i arteve. Ishte krijimtari e porositur, e oborrit te Sulltanit?

Se pari kemi te bejme me piktore te pastudiuar. Me hulumtimet e mia kam zbuluar se ne periudhen osmane, ne kohen e Sulltan Sulejmanit, Madheshtorit, kur miniatura osmane kishte arritur zenitin per nga cilesia, atehere kishin vepruar disa piktore me prejardhje turke dhe disa te tjere, mes tyre shqiptare, armene e cerkene. Ishte e mahniteshme kur zbulova se ne ate periudhe, derisa Onufri krijonte ne Shqiperi, ne qendren e Perandorise ne Stamboll, krijonin edhe piktore shqiptare qe me vepren e tyre kishin arritur nivelin e tyre me te larte. Per kete deshmojne rrogat e anetareve te Shoqates Perandorake te te talentuarve. Ne mesin e tyre ishin edhe piktore shqiptare dhe disa liberlidhes. Sepse ne ate kohe librat kane qene perpiluar ne pergamene, nje mjeshteri e madhe, me vete. Prandaj ky manuskrit, qe mendohet te jete me i bukuri nga te gjithe manuskritet, pra historia e ilustruar e Sulltan Sulejmanit, qe njeri i fuqishem qe ka sunduar per 46 vjet, eshte mbikqyrur nga ai vete, nje ushtarak dhe dashamir i arteve. Madje ka krijuar edhe divane. Ne ate periudhe kane krijuar keta piktore. Kjo eshte nje eksperience e njohur, e ndjekur edhe ne Perendim.

Si identifikuat “arnavudet”?

Ka dhjete vjet qe jane hapur arkivat osmane. Duket se do duhet te studiohet mbi to edhe 100 vjet. Ka qene nje perandori e sofistikuar dhe nuk eshte e lehte te identifikosh shqiptaret mes tyre. Deri tani kam zbuluar se paku 10 autore shqiptare. Njeri prej tyre eshte Kasim Arnavud, per shkak te origjines se tij, nga Shqiperia, Arnavudlluk. Por nuk dime me shume. Sepse edhe ne periudhen osmane, edhe ne ate bizantine, autoret kane qene me se shumti anonim dhe ata qe identifikoheshin, ishin sponsoret. Keshtu qe edhe jeta e ketyre autoreve nuk eshte e identifikuar. Kemi disa raste kur vete krijuesit deshmojne per origjinen e tyre, ne vecanti poetet. Sami Frasheri ne enciklopedine e tij perfshine disa figura shqiptare. Ai ka vecuar prejardhjen shqiptare te disa prej tyre. Mirepo autoret e tjere shqiptare, te 30 viteve me vone kane evidentuar rreth 300 poete. Nje rezultat te tille e jep osmanologu Nehat Krasniqi. Por ne kete monografi kam evidentuar, pese arkitekte, 3 poete e tre piktore, me prejardhje shqiptare.

Si kishin ardhur deri ketu artistet arnavude?

Ishte politika qe ndiqte perandoria osmane. Ne fillim i sillnin ne Edrene, pastaj ne Stamboll. Disa prej tyre bene karriere qofte ushatarke, qofte religjoze, qofte artistike.

Identifikimi i tyre lidhet me dokumente qysh kur femijet e krishtere shqiptare, te quajtur devshirme. Silleshin nga Shqiperia, per t’u shkolluar ne pallatin e brendshem Edrene, nje lloj universiteti perandorak dhe me pas ne Stamboll. Femijet e shendetshme sipas dhuntive dhe shkathtesive jane bere arkitekte, piktore, poete. Dhe sidomos jane shquar ne artet aplikative. Ne nje dokument i shek.XVI Kapitan Gjini i shkruan Papes se Romes, se kete vit do te vijne ushtaret osmane per te marre femije shqiptare prej 10 deri ne 12 mije, drejt Stambollit.

Veprat e artisteve shqiptare ne Perandorine Osmane. Mos ndoshta eshte me shume nderpreje, qe rri me vete dhe larg artit shqiptar, duke pasur parasysh cfare krijonte Onufri ne Shqiperi?

Rrine te shkeputur nga ajo cfare krijonte Onufri. Po te benim nje krahasim me evoluimin e Pikasos. Ai ishte spanjoll. Ne moshe shume te re kaloi ne Paris, ku ndoqi karrieren e tij. Spanjollet dhe francezet mburreshin njelloj me te. Kishte nje dualizem si krijues. Edhe keta autore qe krijuan ne perandorine osmane, i kane dhene shume asaj. Poltikane, luftetare, ushtarake, poete. Fakt jane veprat e poeteve shume te njohur per kohen nga Mesihi Prishtinasi, deri tek Mehmet Akifi, babai i te cilit eshte nga Shushica e Pejes. Pastaj kemi Jahjah Bej Dukagjinin, poet qe mburret se eshte shqiptar, ne shek.XVI. prej familjes princore te Dukagjineve. Poeti me bashkekohor qe ka krijuar edhe himnin e Turiqise para Luftes se Dyte Boterore, eshte Mehmet Akif Pejani, i shek.XX. Nje poeme ku Pejani duket i zhgenjyer.

Arkitektet jane Atik Sinani, Mimar Sinani, Sedefqar Mehmet Agai, Kasem Agai dhe Mehmet Isai. Ky i fundit eshte arkitekt i tempullit me te bukur ne Bote, qe nje burre ia dedikon gruas. Perandori Shah Xhahan ia dedikoi gruas se tij, Taxh Mahall. Ndodhet ne Agra, 250 kilometer ne jug te Nju Delhit. E quajtur dryshe Perla e Bardhe e Indise, krijuar 300 vjet me pare.

Ndersa Mimar Sinani ka ardhur ne Vlore me Sulltanin kur ishte ende inxhinier, bashke dy kryeministrat e tij, gjithashtu shqiptare, Ajaza Pasha e Lutfi Pasha. Vijne per Floten qe do te ngrihej per pushtimin e Romes. Dhe mendohet qe ne ate kohe te jete projektuar edhe xhamia e Muradies ne Vlore. Mendohet te jete e Mimar Sinanit. Mandej eshte nje arkitek tjeter shume i fuqishem, qe ne kohen e Sulltan Mehmetit,

Per Sedefqar Mehmet Bicakciun kemi deshmi se eshte me prejardhje shqiptare, nga udheshkruesi i madh turk Evliya Celebiu, kur shkon ne Elbasan thote se ketu ka lindur edhe autori i Yeni Cami, Xhamise se Re dhe eshte fjala per Xhamine Blu. Pastaj eshte Kasim Agai nga Gramshi i Tomorrices. Keta jane tre arkitektet me te medhenj. Mendoni ne ate kohe kryeministrat jane shqiptare e komandante armatash, mandej poetet, piktoret gjithashtu qe mbanin mbiemrin arnavud, Kasim e Haydar Arnavud. Krejt konstelacioni eshte shqiptar.

“Arnaud”, nje monografi per artistet

“Arnaud” (Artistet shqiptare ne perandorine osmane), nje monografi e Shyqri Nimanit nga Prishtina (Kosove), u promovua ne biblioteken e Muzeut Historik Kombetar ne Tirane. Autori Nimani, i cili pohoi te kete punuar per hartimin e librit rreth 20 vjet, theksoi nder te tjera gjate ceremonise promovuese te ketij botimi unik, se “ua kushton gjithe artisteve shqiptare te njohur dhe te panjohur nder shekuj”. “Vendosa ta titulloj monografine “Arnaud”, tha ai “pasi shume shqiptare piktore gjate asaj periudhe, mbiemrin e tyre e mbanin “arnaud”, ashtu sic i quanin turqit ne gjuhen e tyre”. Ne monografine me rreth 160 faqe, perfshihen mjaft punime te arteve vizuale, te fotografuara te asaj periudhe. “Mendoj se artistet shqiptare e meritojne te studiohen dhe ajo qe kam si synim ne te ardhmen jane artistet shqiptare te Renesanses”, tha Nimani. Monografia “Arnaud” bazohet ne fakte historike dhe ne nje literature shume te pasur.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...