Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/11

Justina Aliaj: Festivali i Këngës në RTSH nuk solli asgjë pozitive, duhet të punohet seriozisht me tekstet, shumë këngëtarë linin për të dëshiruar

 

Justina Aliaj: Festivali i Këngës në RTSH nuk solli asgjë

Festivali i Këngës në RTSH ishte privilegji më i madh në kohën tonë. Kështu shprehet këngëtarja Justina Aliaj “Mjeshtre e Madhe”, e cila mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Në ditët e fundit të dhjetori që lamë pas Festivali i Këngës në RTSH shënoi edicionin e 60. Ajo shprehet se te një këngë teksti, melodia dhe orkestracioni kanë rëndësi të madhe. Këngëtarja Justina Aliaj thotë se nëse bën një tekst shatra patra nuk është poezi dhe nuk ka mesazh kënga. Sipas saj sot duhet të merren seriozisht me tekstet e këngëve, sigurisht në harmoni me melodinë. Këngëtarja thotë se ka rezervë për këngëtarët që morën pjesë në festivalin e 60, ku sipas saj disa prej tyre nuk zotëronin skenën. Vërejtje këngëtarja ka dhe për çfarë ndodh me këngën shqiptare dhe “Eurovision”. Sipas saj asnjë pikësynim për arritje cilësore të muzikë së lehtë shqiptare, vetëm revan “Eurovisioni”. Nata e dytë e festivalit u konceptua si e dueteve. Çdo këngë u soll në skenë interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një tjetër këngëtar të njohur të skenës shqiptare. Në natën e dytë në skenë ishte dhe Justina Aliaj, e cila thotë se e pa me shumë emocion. Veç duetit, ajo këndoi live e shoqëruar në piano këngën e saj “Është nënë, nëna”. Festivali i Këngës u zhvillua më 27, 28, 29 dhjetor 2021. -Festivali i Këngës në RTSH u zhvillua në edicionin e 60 në ditët e fundit të dhjetorit që lamë pas. Për ju çfarë përfaqëson festivali?

 Festivali i Këngës në RTSH është ngjarja më e rëndësishme e një viti, ndaj jo pa qëllim është vënë që mbyllet në dhjetor, mbyllim vitin me festivalin. Kështu siç u mbyll viti 2021 me festivalin, që u zhvillua më 27, 28 dhe 29 dhjetor. Festivali ishte privilegji më i madhi në kohën tonë. Ishte privilegji më i madh për të kënduar në festival, sepse e ndjeje veten të përzgjedhur, e ndjeje veten me një impenjim të jashtëzakonshëm. Me një dashuri të pamatë, kur unë e merrja këngën ta këndoja, e doja dhe e mbroja. Kjo që kur kam filluar të këndoj dhe të dal në skenë, që kur jam ndërgjegjësuar që unë jam një njeri që mbase zoti ma dha të dal gjithmonë para spektatorit, e kam respektuar shumë. Ndaj festivali është përmbyllja jo vetëm e një kompozitori, poeti, por kurorëzimi i këngës bëhet nga këngëtari.

 -Një këngë e bukur sipas jush çfarë duhet të përmbajë meqë ka shumë diskutime rreth krijimtarisë muzikore?

Një këngë e bukur duhet të jetë katërshja e fuqishme, domethënë unë i kushtoj rëndësi të madhe tekstit. Nëse teksti nuk thotë asgjë i kthehem poetit dhe i them, jo nuk është e përkthyer si dua të them. Ta themi më thjeshtë, ta themi më bukur, sepse nuk më ndihmon në interpretim. Nëse bën një tekst shatra patra kjo nuk është poezi, është fjalë për hir të fjalës, kurrgjë me efekt, kurrgjë me mesazh. Do t’ia dënoja profesionin poetit. Pse duhet të rri? Unë jo këtë që bëj vërejtje dhe jam skurpuloze për të zgjedh tekstin, por në muzikë i ndërhyj kompozitorit, nuk më vjen mirë, nuk ngjitet kjo fjalë me këtë melodi. Ky ka qenë komunikimi, gjëja më e shenjtë në profesionin tonë. Kjo për mua është e para, brumi është teksti, melodia dhe shumë rëndësi të madhe ka orkestracioni. Kush do ta orkestrojë për orkestrën një këngë.-Çfarë përcjell për ju kënga që u shpall fituese në Festivalin e 60 në RTSH?

T’ju them të drejtën unë nuk mundem të analizoj një këngë të dikujt tjetër, që e ka kënduar. Është tepër vonë. Aq më pak kur askush nuk më kërkoi mendim. Kjo duhet të ndodhte përpara se të dilte kënga në skenë. Më shumë do të thosha mbase, çfarë i mungon kësaj rinie që këndon? Kjo duhet parë me shumë seriozitet: përndryshe le të hipin çdokush në skenë dhe të këndojë si t’ia marri mendja. Përshembull një sugjerim apo thjesht çfarë unë nuk e shoh serioze, që unë nuk kuptoj në të shumtat e rasteve tekstin, mund të të iki 1 apo 2 fjalë, por jo e gjithë kënga rrumpallë. Unë do ti thosha të gjithëve të merren seriozisht me tekstet. Me tekstet, sigurisht në harmoni me melodinë.

-Si e sheh “Eurovision”?

Gabim total. Nuk ka më mjerim se sa unë dëgjoj poshtë e lart artistët që thonë, që kjo këngë e x apo y është për “Eurovision”. Në radhë të parë nuk kam ndonjë afeksion për “Eurovisionin” unë si Justinë. Në radhë të dytë, festivali i RTSH si mundet me u konceptuar në këtë mënyrë, duke thënë kjo është për “Eurovisionin”? Tani ne bëjmë festival për “Eurovision”? Pra asnjë pikësynim për arritje cilësore të muzikë së lehtë shqiptare, vetëm revan “Eurovsioni”. Absurde.

 -Si tu duk juria në festival?

Juria? As nuk i pashë, as nuk i dëgjova, isha me impenjimet e mia. Ama ç’ka unë do të kisha pasur dëshirë dhe mbase do të kishte qenë e vyer pikërisht në këtë jubile me këngëtarët ndër vite të kishin krijuar një minijuri, ku ne jepnim pikët tona dhe sidomos më e rëndësishmja të shpalleshin publikisht se si neve i kemi votuar ato këngë. Kjo për mua është transparencë përpara publikut.

 -Ju herë pas here theksoni shkollën. Kur përmendi rëndësinë e shkollës, çfarë keni parasysh?

Unë e shoh shkollën në total të dobët.

-Pse e shihni të dobët?

Unë nuk merrem me pasojat. Kush janë pasojat? Domethënë pasojat janë, që gabimet e mëdha në tekste pa u respektu, jo vetëm pa e ditur se çfarë thuhet, por pa e ditur se ku ekzistojnë shenjat e pikësimit, të cilat kanë një qëllim me ndarë fjalën, mendimin, etj. Kjo për mua është pasoja, por unë merrem me shkakun. Kush është shkaku? Shkolla e dobët, etj.

-Çfarë këshille keni për këngëtarët në Festivalin e Këngës në RTSH?

Me dorën në zemër do ti këshilloja me njoh vetveten, me i thirr ndërgjegjes a jam i aftë për të dalë në një eveniment të tillë, a jam i aftë me i dalë një publiku kaq i kualifikuar siç është publiku shqiptar. Sepse edhe në qoftë se ty fati të ka “buzëqeshur” për të hyrë në festival me hatër, atje në skenë populli i urtë do të shohë art, atje në skenë ti do të jesh vetëm, dhe tërë hatrat populli i refuzon kur ka prerë biletën me ardhur me të parë ty në skenë, sepse publiku shqiptar është një publik artist. Kam dhe një tjetër këshillë. Nëse ju nuk respektoni, nuk studioni artin ndër breza avancimi do të jetë i çalë, sepse asgjë nuk ndodh rastësisht, asgjë nuk është sporadike, por është një respekt zinxhir, i cili të sjellë vetëm të mira. Ka qenë lumturia më e madhe nëse mua do më dëgjonte në një këngë Luçie Miloti dhe Anita Take e do më bënin vërejtje. Ndonëse unë nuk këndoj si dy të ndriturat, por eksperienca është e njëjtë në art. Dhe të shkëputësh brezin nga brezi unë e quaj dështim dhe sido që të jetë për mua është hendek i madh.

 

 -Çfarë ishte për ju nata gala në festival?

E pashë me shumë emocion. Këndova këngën “Kujë”me Kastro Zizon. Për mua ishte një rast fantastik ngaqë e kam në projektet e mia muzikën rep, të cilën do ta kem në repertor të ardhshëm. Për sa i përket bashkëpunimit me këngëtarin e ri kam rezervat e mia.

-Ju ishit në skenë në natën e dytë të festivalit të 60. Si e patë këtë propozim të organizatorëve për të marrë pjesë në duet me artistë që ishin në konkurrim me këngët e tyre, ku ju ishit me një ballafaqim me brezin e ri?

Provën më brezin e ri ne e pamë me shumë dashuri, sepse arti në përgjithësi në skenë është një kërshëri. Në art je si një fëmijë që provon diçka të bukur, diçka tjetër, një rrymë. Ne i kemi respektuar, i kemi dëgjuar, e dimë se çfarë këndojnë, por ne sigurisht kënduam në mënyrën tonë pikërisht këngët e tyre dhe ishte kaq bukur. Për ne ishte shumë interesante, u ndjemë mirë, ishim më se të gatshëm, të kujdesshëm për të respektuar konceptet e këngëve të tyre, por gjithmonë sipas këndvështrimit tonë. Respektivisht unë e mora këngën e studiova, aq pak momente sa më dha këngëtari në fjalë për të kënduar këngën e tij. Shkova në studio e inçizova... 

-Ju çfarë incizuat, a nuk ishit live me këngën?

Jo nuk ishte live, jo nuk e donin live ndonëse e kërkova. Live kam kënduar vetëm me pianistin këngën “Është nënë, nëna”. Ne të gjithë të natës gala kënduam live këngët tona ndër vite vetëm me pianistin Elton Deda.

-Festivali ishte 3 net. Çfarë i mungoi 60- vjetorit?

Festivalit të 60 nuk i mungoi asgjë. Këtë e them me keqardhje, sepse për çdo vit shoh që bëhet e njëjta gjë. Kam një rezervë të madhe të këngëtarëve. Disa këngëtarë për mua në konkurrim linin për të dëshiruar në festival. Më dukeshin që nuk e zotëronin skenën. Nuk i shoh që janë në shtëpinë e tyre. Skena është delikate, duhet me u marrë me të mirë se ndryshe nuk të pranon. Të pranon 1, 2 apo 3 vjet më pas është populli që të seleksionon. Por shoh që e anashkalojnë çdo lloj elementi me u paraqitur bukur vetëm për të shkuar në “Eurovison”. Kjo e shtrembëron dhe lëkund bazamentin e muzikës sonë, melodisë që e dua shumë. I rrëmben çasti dhe me sa duket luftojnë për atë që për mua e ka fikur këngën e festivalit të muzikës së lehtë të RTSH, për “Eurovision”. Dhe rezultati? Asnjë gjë të mirë, asnjë gjë pozitive, për këtë art që e gjithë Shqipëria e do, e ndjek dhe pret në këmbë këtë eveniment, më të rëndësishmin eveniment muzikor që e pret çdo fundviti. Unë si Justinë as që nuk mund ta imagjinoj të influencohem për një “Eurovision” përpara popullit tim, të kënaq popullin tim kjo është motoja e karrierës sime. Sepse nëse kam kënaqur popullin tim kam kënaqur gjithë botën edhe “Eurovisionin”.

Intervistoi: Julia Vrapi


Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera në mbledhjen e akademikëve

 

Autonomia institucionale, themelimi i ASH dhe çështje të tjera

Krijimi i një komiteti për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave apo dhe 50-vjetori i Kongresit të Drejtshkrimit ishin disa nga çështjet, që u diskutuan në mbledhjen e përbashkët të kryesisë së ASH dhe e kryetarëve të komisioneve. Mbledhja u thirr nga kryetari i akademisë prof. Skënder Gjinushi, i cili në parashtresën e tij, foli për mënyrën si po shfrytëzohet hapësira e re ligjore dhe autonomia institucionale për rritjen e rolit të Akademisë së Shkencave në gjithë sistemin akademik-universitar të vendit. Në këtë kontekst ai theksoi hapin e ri në aspektin organizativ-strukturor, me përgatitjen e procesit të kalimit nga njësitë e përkohshme në qendra kërkimore të përhershme, si ajo e bioteknologjisë dhe e gjeoshkencave. Kongresi i dytë ndërkombëtar i nanoteknologjisë, që do të mbahet edhe këtë vit në Shqipëri; si dhe disa veprimtari të tjera të njësive, u veçuan për rëndësinë e tyre. U bë e ditur se në mbledhjen e afërme të asamblesë do të propozohet krijimi i një komiteti organizues-shkencor për nderimin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave dhe një komitet tjetër për përkujtimin dhe vlerësimin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, krahas ngjarjeve të tjera. Kryetari Gjinushi bëri të ditur vlerësimin e lartë të albanologëve të huaj për Kuvendin Ndërkombëtar të Studimeve Albanologjike mbajtur në nëntorin e vjetshëm, duke theksuar faktin që, përkundër disa dyshimeve në fillimet e përgatitjeve, ky kuvend konfirmoi nivelin e barabartë dhe konkurrues të studimeve vendëse me ato të të huajve. Një rast tjetër përballjeje do të jetë Kongresi i 50-të Botëror i Studiuesve të Baladës, që këtë vit do të zhvillohet në Shqipëri, me organizator vendës Akademinë e Shkencave. Gjithashtu u kërkua që komisionet të propozojnë veprimtari të emërtesës së akademisë, të seksioneve dhe të vetë komisioneve, për t'u përfshirë në programin e punës të vitit 2022. Njëherësh u njoftua procedura për zhvillimin e konkursit për "Çmimin e Karrierës".(FB)


'Çmendi' gjithë rrjetin pas lidhjes me Donaldin, Antonela ka dy fjalë nga jashtë për Beatrixën

 

'Çmendi' gjithë rrjetin pas lidhjes me Donaldin, Antonela

Antonela Berisha një nga ish-banoret e shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP”, vazhdon të marrë vëmendjen me postimet e saj në rrjete sociale dhe të fundit e ka për Beatrixën.Ajo ka treguar se e ka të preferuar banoren dhe e përkrahi me një mesazh shumë miqësor.

“Sikur ta kenë të gjithë zemrën tane”, ka shkruar Antonela duke shpërndarë në story një foto nga Beatrix.

“S’e imagjinoj dot shtëpinë pa Dj Dagz, do iki pas tij”/ Këngëtarja shpërthen në të qara dhe bën deklaratën e fortë, Donald Veshaj nervozohet keq nga Beatrix Ramosaj: Më fal por …


“S’e imagjinoj dot shtëpinë pa Dj Dagz, do iki pas

Beatrix Ramosaj duket se është shumë e lidhur me Dj Dagz në shtëpinë e Big Brother, aq sa mendon se nëse ai eliminohet do të dalë pas tij, në një kohë që është në romancë me Donald Veshajn.

Çifti i ‘Big Brother VIP’ po shkon drejt ndarjes? Donaldi nxehet keq me Beatrixin dhe nuk lë gjë pa thënë: Po më penalizon!

 


Çifti i ‘Big Brother VIP’ po shkon drejt ndarjes? Donaldi

Mbrëmjen e djeshme Donaldi ka biseduar me Egzonën në lidhje me Beatrix. Aktori i humorit është shprehur se “është mërzitur me Trixën” dhe se ka momente që nuk e kupton.Duke iu referuar deklaratës së këngëtares që del nëse eliminohet Dj Dagz, Donaldi shprehet: “Si do të dalësh për Arbërin kur mua më ke këtu brenda”.“Si do dalësh ti për Dj Dagz kur mua më ke!....

Trixa deri më tash asgjë si VIP nuk ka dhënë në BB VIP.

Shtëpia e ‘Big Brother VIP’ mbyll dyert, zbulohet informacioni që frikësoi banorët

 


Si asnjëherë më parë/ Jepet ALARMI, shtëpia e

Rritja e frikshme e shifrave të të infektuarvem e Covid-19 në Shqipëri ka bërë që edhe shtëpia më e famshme, ajo e “Big Brother VIP” të mbyllë dyert.Ishte banorja Xheisara Frisku e cila lexoi një zarf të futur nga ‘Vëllai i madh’ në të cilin thuhej se për të shmangur infektimet e banorëve, brenda shtëpisë nuk do të ketë më surpriza, parukierë apo make-up artistë.

“Banorë, ditët e fundit janë rritur rastet dhe për këtë arsye nuk do të lejohet më që të keni kontakte me të ftuar, këngëtarë, familjarë apo parukierë. Pavarësisht se të gjithë kur jeni futur jeni vaksinuar e testuar, do të ristestoheni. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj,”- lexoi këngëtarja Frisku.

Sa gjatë mund të durojnë femrat pa bërë seks dhe cilat janë pasojat e këtyre mungesave?!

 


Sa gjatë mund të durojnë femrat pa bërë seks dhe cilat

Revista gjermane “Petra” kreu një sondazh, në të cilin morën pjesë më shumë se 1000 gra nga mosha 29 deri në 39 vjeç, për të kuptuar se sa mund të durojnë femrat pa bërë seks dhe se cilat ishin efektet që sillte mos aktiviteti seksual.
Ndoshta meshkujt kanë menduar se femrat nuk mund të durojnë gjatë pa seks… por hidhini një sy se çfarë thuhet në këtë studim.Çuditërisht, 58% e të anketuarave thanë se fare lehtë mund të durojnë pa seks!

33% pranuan se kanë mbi 2 vjet pa bërë seks,
40% deklaruan se kanë më shumë se 1 vit pa marrëdhënie, dhe
27% se kanë mbi 6 muaj pa raport seksual.

Sipas ekspertëve, pasojat mungesës së marrëdhënieve seksuale ishin më se të dukshme. Femrat që kishin 3 muaj pa bërë seks filluan të shfaqnin sjellje disi të çorientuara, ato që kishin 6 muaj pa seks shfaqën shenja stresi.(F.B)

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...