Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/11

Karantina sjell dëme afta-gjata në shëndetin mendor, tregojnë ekspertët…

 



Karantina mund të ketë pasoja afat-gjata dëmtuese në shëndetin mendor të të rinjëve, kanë paralajmëruar ekspertët.

Ndërveprimi social fytyrë-më-fytyrë është vital për zhvillimin e trurit dhe krijimin e një sensi vetvetje në moshat 10-24 vjeç.

Kërkues nga universiteti i Cambridge paralajmërojnë se një mangësi e tillë mund të çojë në probleme me shëndetin mendor më vonë.

Mediat sociale, pavarësisht reputacionit të tyre negativ deri më tani, shihen nga ekspertët si shpëtimtarët e vetëm të të rinjëve në këto kohë.

Ato duken se kanë ofruar ndërveprimin social të munguar, edhe pse virtual.

Jorida TABAKU : A mund t’i besohet ketij kryeministri qe po i krijohet grupi parlamentar ne burgun 313..

 Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.
Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darrën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.
Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë Opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve.
Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet. Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar.
A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.
Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”.

Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.
Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.
Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve.
Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum.
Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen.
Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

 Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të saj. Lulzim Basha -Brava ka folur për sfidat me të cilat do të duhet të përballet forca kryesore e opozitës.


“Roli ynë i demokratëve në këtë moment është kritik, – tha Basha. – . Detyra jonë është historike. Një partie politike nuk i kërkohet thjesht të ndalë një të keqe. Nga ne kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai i viteve 90. Atëhërë kishte energji shpresë, kurse sot shqiptarët e shohin politikën si shkaktarin e problemeve të tyre dhe kanë humbur besimin. Ndaj ne duhet të fitojmë luftën për besim, besim se Shqipëria mund të bëhet një vend normal. E cvetmja gjë është shkëputja e politikës nga një grusht politikanësh grabtiqarë. Vënia e politikës në shërbim të njerëzve të jetë mirëqënia e njerëzve, jo t’i trajtosh si injorantë që duhen gënjyer, jo t’i përçmosh dhe të izolohesh në zyra luksoze.

O zot, tragjedi, komedi, edhe pastruesja e ndërtesës të SHQUP-it merr pjesë në debatin politik dhe media u jep vend

 




Nga  profesor Artan Fuga
O zot, tragjedi, por më shumë komedi, edhe pastruesja e ndërtesës të SHQUP-it merr pjesë në debatin politik dhe media u jep vend.
Dhe më e bukura, më zgërdhirësja, më rrafishatësja, hapu dhé : Drejtuesit e partisë, pa dallim, brenda ndërtesës apo në oborr, dhe pastruesja e korridoreve flasin me të njejtën gjuhë paramilitare, parapolitike, të dhunëshme.
E njejta logjikë!
Mosssssssss! Keni ikur shumë larg në një botë të dhunëshme, të egër, primitive.
Cfarë paska mbajt brenda kështu partia demokratike në lidershipin e vet që plasi si qelbi dhe po qelb dynjanë!
Mos vallë ideologjia antikomuniste si slogan e la të pareformuar brenda thellësive të mendjes së vet? Mos vallë antikomunizmi hapi zgavrat e honeve primare të primitivitetit të dhunës e goditjes me shkopinj, me varé, me gazlotësjellës, me çeta banditësh dhe ëndërra me çeta komitësh?

Protesta e 8 Janarit, çfarë mase do të kërkojë prokuroria për të arrestuarit. ‘Çunat me maska’ të Bashës erdhën nga Maqedonia e Veriut

 


Prokuroria e Tiranës do kërkojë masat e sigurisë detyrim paraqitje për pjesën më te madhe të të arrestuarve për protestën e 8 janarit.

Krkesa e prokurorisë është depozituar në gjykatë, ku 30 masa janë kërkuar për detyrim paraqitjeje ndërsa vetëm për katër prej tyre do kërkohet masa arrest shtepie.

Burime bëjnë me dije për Fax News se në mesin e personave të arrestuar ka dhe shtetas nga Maqedonia e Veriut, të cilët ndodheshin brenda selisë së PD-së, për të mbrojtur Lulzim Bashën, nga protestuesit demokratë.





Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet nesër në Gjykatën e Tiranës në orën 10:30, ku gjyqtari Arben Miçko do të vendosë nëse do ta pranojë kërkesën e prokurorisë apo jo.

Në protestën e të shtunës që u mbajt për rreth 3 orë pranë selisë së Partisë Demokratike, nuk munguan momentet e tensionit dhe dhunës mes palëve.

Në njërën anë ishin mbështetësit e Berishës, që kërkonin me çdo kusht që të hynin në seli, ku Basha kishte blinduar dyert që të çonin në katin e dytë, dhe në anën tjetër u la e hapur dera kryesore, si një lloj taktike, për ti nxjerrë militantët si të dhunshëm.

Policia procedoi dhe deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, por ndaj tyre nuk pritet që të ngrihet ndonjë akuzë.

Ish presidenti shqiptar Sali Berisha për median amerikane: Qeveria e Sorosit po mbështet opozitën e kontrolluar me mercenarë vrasës kundër nesh

 

Lideri historik demokrat, kardiologu i njohur shqiptar Prof.dr.Sali Ramë  Berisha, flet për gazetarin e njohur amerikan, L. Todd Wood, në emisionin e tij “Information Operation’ në CDMedia pas protestës së 8 janarit 2022.







TW: Ju lutem, na tregoni se çfarë po ndodh në vendin tuaj.

Sali Berisha: Është e qartë se synimi është që ky vend të mbahet peng nga qeveria shqiptare me një mbështetje të fortë të ambasadores së SHBA-së në Tiranë. Pasi mua më shpallën non-grata, pa asnjë lloj fakti, prove, dëshmie, dokumenti 8 vjet pasi isha larguar nga pushteti, kur nuk isha akuzuar kurrë për korrupsion, por përkundrazi, isha lavdëruar për luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, papritur u shënjestrova si një person non-grata dhe sikurse ju thashë, as unë as ndonjë person nga familja ime nuk ishte akuzuar nga askush. Tri javë pasi kisha humbur zgjedhjet filloi një kalvar i vërtetë. DASH më kërkoi që të mos hyja në parlament. Kryetari i partisë, i cili punonte nga afër me ambasadën e SHBA-së, shpresonte të krijonte një koalicion me qeverinë. Unë e kisha kundërshtuar këtë. Pikërisht këtu filloi lëvizja në parti. Kjo lëvizje përfundoi me heqjen nga pozicioni të kryetarit pas Konventës Kombëtare ku kishte anëtarë të zgjedhur më 11 dhjetor. Më pas u zhvillua referendumi më i madh që kemi pasur ndonjëherë ku votuan anëtarët e partisë. Më shumë se 90% e tyre votuan për të larguar kryetarin, por kryetari nuk e pranoi rezultatin e votimit. Nuk pranoi që ai nuk është më kryetar. Ai mblodhi mercenarë, vrasës të njohur, trafikantë droge, fondamentalistë nga ‘Vëllazëria Myslimane’ e vendeve të tjera në selinë e partisë dhe filloi procesin e blindimit të selisë. Kështu që ne dolëm në protestë për të rimarrë shtëpinë tonë, selinë që është shtëpia e anëtarëve të PD-së. Ishte një protestë paqësore. E kam thënë publikisht që dyert duhet të ishin të hapura. Këto janë dyert e shtëpisë sonë dhe asnjë nuk ka të drejtë të na pengojë të hyjmë brenda. Por, pa dhunë. Nuk duhej ushtruar asnjë formë dhune kundër askujt. Kjo ishte motoja jonë. Por pala tjetër bëri të kundërtën. Ata i përdorën mercenarët dhe vrasësit për të sulmuar protestuesit paqësorë në mënyrë brutale. Ata përdorën njësitë speciale të policisë, gazin lotsjellës, pluhur monoksid karboni, gjuajtën me gurë dhe armë të tjera. Për pasojë, ka 12 protestues paqësorë të lënduar. Asnjë nga policia, asnjë nga pala tjetër nuk është gërvishtur a lënduar.

Qeveria e Shqipërisë kërkon të emërojë kryetarin e partisë së opozitës nëpërmjet policisë, bandave, vrasësve të cilët gjenden brenda ndërtesës dhe duan të mbajnë për kryetar një kukull që nuk e ka më besimin e anëtarëve të partisë.

TW: Pra, opozita kundër qeverisë së mbështetur nga Sorosi po mbështetet nga qeveria sepse është opozitë e kontrolluar. Juve nuk po ju lejojnë të rimerrni partinë, pavarësisht se keni shumicën e votave.

Sali Berisha : Po, kështu është. Kanë dalë disa deklarata se SHBA nuk do të merren me një person që është shpallur non-grata. Megjithatë, kjo nuk ndikoi kurrsesi te anëtarët e partisë sime. Megjithëse këto deklarata u përsëritën disa herë nga ambasadorja e SHBA-së dhe jo vetëm. Në fakt, procesi ishte procesi më demokratik që është para ndonjëherë. Si nuk arritën t’i bindnin anëtarët e PD-së që të mos mbështetnin Berishën dhe duke mbajtur me çfarëdo çmim këtë anëtar kukull, ata reaguan ashpër kundër protestuesve dhe as nuk u shprehën për faktin se selia e PD-së është kthyer në një çerdhe kriminelësh dhe personash që janë dënuar me 25 vjet për vrasje, trafikantë droge dhe fundamentalistë që kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut, etj. Ky është realiteti i pasigurt dhe i rrezikshëm. Megjithatë, ne do të vazhdojmë.

TW: Cili është plani i vazhdimit?

Sali Berisha : Sipas vlerësimit tim modest, ky është një revolucion paqësor. Shqiptarët duan një opozitë të vërtetë. Shqiptarët e shohin se pluralizmi politik është në rrezik, prandaj ne do të realizojmë qëllimet tona. Nëse vazhdojnë në të njëjtën mënyrë, Shqipëria do të ngrihet në protestë kudo. Ne nuk jemi të gatshëm të sakrifikojmë pluralizmin në këtë vend. Vullneti i shumicës duhet të mbizotërojë. Pakica duhet të respektohet dhe duhet të respektojë vullnetin e shumicës. Këto janë rregullat bazë të një vendi demokratik dhe ne do të bëjmë çmos për t’i mbajtur gjallë ato.

TW: A ka pasur ndonjë veprim tjetër nga ambasada, apo ambasadorja Kim së afërmi?

Sali Berisha : Çdo ditë. Në fjalimet e tij, kryetari kukull lexon komunikata, të cilat me siguri ia dërgon ambasadorja e SHBA-së. Për shembull, ai u thotë shqiptarëve se Berisha e di se shpallja non-grata është një proces i gjatë që shkon nga njëra agjenci në tjetrën. Mua më kërcënojnë me Thesarin. Unë u kam thënë që ta dërgojnë shpalljen sa më parë aty. Pse e kam thënë këtë? Nëse cilido institucion amerikan, apo shtetas amerikan arrin të sigurojë një provë të vetme për të vërtetuar akuzat në adresën time, unë jam i gatshëm të marr çdo vendim dhe unë ju ftoj ju dhe median e SHBA-së që të vini dhe të hetoni çdo gjë që është shkruar për mua. Por, pa asnjë provë a dëshmi, unë nuk do të heq kurrë dorë nga liritë dhe idealet e mia dhe do të vazhdoj betejën time. Prandaj, u thashë “shkoni sa më parë aty ku doni të shkoni”. Unë do të mbroj të drejtat e mia. Unë kam hapur gjyq në Gjykatën e Parisit dhe do të punoj natë e ditë për transparencën e këtij procesi që është i bazuar tërësisht në korrupsionin dhe lobimin e Ramës dhe Sorosit.

TW: A jeni kontaktuar nga diaspora jashtë vendit?

Sali Berisha : Kam mbështetje të fuqishme prej tyre. U jam shumë mirënjohës. Unë kam përfaqësuar shqiptarët për dekada dhe patjetër që diaspora është shumë e motivuar për të gjetur të vërtetën, për të siguruar transparencë. Kjo është shprehur që nga maji deri tani. Asnjë provë nuk ka rrjedhur dhe as nuk është demonstruar. E di që kanë dosje, por probleme është se ato janë të falsifikuara. Unë ua kam kërkuar të më tregojnë prova. Jam i gatshëm të marr vendime kundër vetvetes. Megjithatë, asnjëherë nuk do të pranoj t’i përulem një mafieje të rrezikshme.

TW: Faleminderit për kohën tuaj. Do të flasim së shpejti për zhvillimin e ngjarjeve.

Sali Berisha: Faleminderit. Ju uroj një vit të mbarë.

Justina Aliaj: Festivali i Këngës në RTSH nuk solli asgjë pozitive, duhet të punohet seriozisht me tekstet, shumë këngëtarë linin për të dëshiruar

 

Justina Aliaj: Festivali i Këngës në RTSH nuk solli asgjë

Festivali i Këngës në RTSH ishte privilegji më i madh në kohën tonë. Kështu shprehet këngëtarja Justina Aliaj “Mjeshtre e Madhe”, e cila mbetet një yll i këngës dhe skenës shqiptare. Në ditët e fundit të dhjetori që lamë pas Festivali i Këngës në RTSH shënoi edicionin e 60. Ajo shprehet se te një këngë teksti, melodia dhe orkestracioni kanë rëndësi të madhe. Këngëtarja Justina Aliaj thotë se nëse bën një tekst shatra patra nuk është poezi dhe nuk ka mesazh kënga. Sipas saj sot duhet të merren seriozisht me tekstet e këngëve, sigurisht në harmoni me melodinë. Këngëtarja thotë se ka rezervë për këngëtarët që morën pjesë në festivalin e 60, ku sipas saj disa prej tyre nuk zotëronin skenën. Vërejtje këngëtarja ka dhe për çfarë ndodh me këngën shqiptare dhe “Eurovision”. Sipas saj asnjë pikësynim për arritje cilësore të muzikë së lehtë shqiptare, vetëm revan “Eurovisioni”. Nata e dytë e festivalit u konceptua si e dueteve. Çdo këngë u soll në skenë interpretuar nga artisti pjesëmarrës në duet me një tjetër këngëtar të njohur të skenës shqiptare. Në natën e dytë në skenë ishte dhe Justina Aliaj, e cila thotë se e pa me shumë emocion. Veç duetit, ajo këndoi live e shoqëruar në piano këngën e saj “Është nënë, nëna”. Festivali i Këngës u zhvillua më 27, 28, 29 dhjetor 2021. -Festivali i Këngës në RTSH u zhvillua në edicionin e 60 në ditët e fundit të dhjetorit që lamë pas. Për ju çfarë përfaqëson festivali?

 Festivali i Këngës në RTSH është ngjarja më e rëndësishme e një viti, ndaj jo pa qëllim është vënë që mbyllet në dhjetor, mbyllim vitin me festivalin. Kështu siç u mbyll viti 2021 me festivalin, që u zhvillua më 27, 28 dhe 29 dhjetor. Festivali ishte privilegji më i madhi në kohën tonë. Ishte privilegji më i madh për të kënduar në festival, sepse e ndjeje veten të përzgjedhur, e ndjeje veten me një impenjim të jashtëzakonshëm. Me një dashuri të pamatë, kur unë e merrja këngën ta këndoja, e doja dhe e mbroja. Kjo që kur kam filluar të këndoj dhe të dal në skenë, që kur jam ndërgjegjësuar që unë jam një njeri që mbase zoti ma dha të dal gjithmonë para spektatorit, e kam respektuar shumë. Ndaj festivali është përmbyllja jo vetëm e një kompozitori, poeti, por kurorëzimi i këngës bëhet nga këngëtari.

 -Një këngë e bukur sipas jush çfarë duhet të përmbajë meqë ka shumë diskutime rreth krijimtarisë muzikore?

Një këngë e bukur duhet të jetë katërshja e fuqishme, domethënë unë i kushtoj rëndësi të madhe tekstit. Nëse teksti nuk thotë asgjë i kthehem poetit dhe i them, jo nuk është e përkthyer si dua të them. Ta themi më thjeshtë, ta themi më bukur, sepse nuk më ndihmon në interpretim. Nëse bën një tekst shatra patra kjo nuk është poezi, është fjalë për hir të fjalës, kurrgjë me efekt, kurrgjë me mesazh. Do t’ia dënoja profesionin poetit. Pse duhet të rri? Unë jo këtë që bëj vërejtje dhe jam skurpuloze për të zgjedh tekstin, por në muzikë i ndërhyj kompozitorit, nuk më vjen mirë, nuk ngjitet kjo fjalë me këtë melodi. Ky ka qenë komunikimi, gjëja më e shenjtë në profesionin tonë. Kjo për mua është e para, brumi është teksti, melodia dhe shumë rëndësi të madhe ka orkestracioni. Kush do ta orkestrojë për orkestrën një këngë.-Çfarë përcjell për ju kënga që u shpall fituese në Festivalin e 60 në RTSH?

T’ju them të drejtën unë nuk mundem të analizoj një këngë të dikujt tjetër, që e ka kënduar. Është tepër vonë. Aq më pak kur askush nuk më kërkoi mendim. Kjo duhet të ndodhte përpara se të dilte kënga në skenë. Më shumë do të thosha mbase, çfarë i mungon kësaj rinie që këndon? Kjo duhet parë me shumë seriozitet: përndryshe le të hipin çdokush në skenë dhe të këndojë si t’ia marri mendja. Përshembull një sugjerim apo thjesht çfarë unë nuk e shoh serioze, që unë nuk kuptoj në të shumtat e rasteve tekstin, mund të të iki 1 apo 2 fjalë, por jo e gjithë kënga rrumpallë. Unë do ti thosha të gjithëve të merren seriozisht me tekstet. Me tekstet, sigurisht në harmoni me melodinë.

-Si e sheh “Eurovision”?

Gabim total. Nuk ka më mjerim se sa unë dëgjoj poshtë e lart artistët që thonë, që kjo këngë e x apo y është për “Eurovision”. Në radhë të parë nuk kam ndonjë afeksion për “Eurovisionin” unë si Justinë. Në radhë të dytë, festivali i RTSH si mundet me u konceptuar në këtë mënyrë, duke thënë kjo është për “Eurovisionin”? Tani ne bëjmë festival për “Eurovision”? Pra asnjë pikësynim për arritje cilësore të muzikë së lehtë shqiptare, vetëm revan “Eurovsioni”. Absurde.

 -Si tu duk juria në festival?

Juria? As nuk i pashë, as nuk i dëgjova, isha me impenjimet e mia. Ama ç’ka unë do të kisha pasur dëshirë dhe mbase do të kishte qenë e vyer pikërisht në këtë jubile me këngëtarët ndër vite të kishin krijuar një minijuri, ku ne jepnim pikët tona dhe sidomos më e rëndësishmja të shpalleshin publikisht se si neve i kemi votuar ato këngë. Kjo për mua është transparencë përpara publikut.

 -Ju herë pas here theksoni shkollën. Kur përmendi rëndësinë e shkollës, çfarë keni parasysh?

Unë e shoh shkollën në total të dobët.

-Pse e shihni të dobët?

Unë nuk merrem me pasojat. Kush janë pasojat? Domethënë pasojat janë, që gabimet e mëdha në tekste pa u respektu, jo vetëm pa e ditur se çfarë thuhet, por pa e ditur se ku ekzistojnë shenjat e pikësimit, të cilat kanë një qëllim me ndarë fjalën, mendimin, etj. Kjo për mua është pasoja, por unë merrem me shkakun. Kush është shkaku? Shkolla e dobët, etj.

-Çfarë këshille keni për këngëtarët në Festivalin e Këngës në RTSH?

Me dorën në zemër do ti këshilloja me njoh vetveten, me i thirr ndërgjegjes a jam i aftë për të dalë në një eveniment të tillë, a jam i aftë me i dalë një publiku kaq i kualifikuar siç është publiku shqiptar. Sepse edhe në qoftë se ty fati të ka “buzëqeshur” për të hyrë në festival me hatër, atje në skenë populli i urtë do të shohë art, atje në skenë ti do të jesh vetëm, dhe tërë hatrat populli i refuzon kur ka prerë biletën me ardhur me të parë ty në skenë, sepse publiku shqiptar është një publik artist. Kam dhe një tjetër këshillë. Nëse ju nuk respektoni, nuk studioni artin ndër breza avancimi do të jetë i çalë, sepse asgjë nuk ndodh rastësisht, asgjë nuk është sporadike, por është një respekt zinxhir, i cili të sjellë vetëm të mira. Ka qenë lumturia më e madhe nëse mua do më dëgjonte në një këngë Luçie Miloti dhe Anita Take e do më bënin vërejtje. Ndonëse unë nuk këndoj si dy të ndriturat, por eksperienca është e njëjtë në art. Dhe të shkëputësh brezin nga brezi unë e quaj dështim dhe sido që të jetë për mua është hendek i madh.

 

 -Çfarë ishte për ju nata gala në festival?

E pashë me shumë emocion. Këndova këngën “Kujë”me Kastro Zizon. Për mua ishte një rast fantastik ngaqë e kam në projektet e mia muzikën rep, të cilën do ta kem në repertor të ardhshëm. Për sa i përket bashkëpunimit me këngëtarin e ri kam rezervat e mia.

-Ju ishit në skenë në natën e dytë të festivalit të 60. Si e patë këtë propozim të organizatorëve për të marrë pjesë në duet me artistë që ishin në konkurrim me këngët e tyre, ku ju ishit me një ballafaqim me brezin e ri?

Provën më brezin e ri ne e pamë me shumë dashuri, sepse arti në përgjithësi në skenë është një kërshëri. Në art je si një fëmijë që provon diçka të bukur, diçka tjetër, një rrymë. Ne i kemi respektuar, i kemi dëgjuar, e dimë se çfarë këndojnë, por ne sigurisht kënduam në mënyrën tonë pikërisht këngët e tyre dhe ishte kaq bukur. Për ne ishte shumë interesante, u ndjemë mirë, ishim më se të gatshëm, të kujdesshëm për të respektuar konceptet e këngëve të tyre, por gjithmonë sipas këndvështrimit tonë. Respektivisht unë e mora këngën e studiova, aq pak momente sa më dha këngëtari në fjalë për të kënduar këngën e tij. Shkova në studio e inçizova... 

-Ju çfarë incizuat, a nuk ishit live me këngën?

Jo nuk ishte live, jo nuk e donin live ndonëse e kërkova. Live kam kënduar vetëm me pianistin këngën “Është nënë, nëna”. Ne të gjithë të natës gala kënduam live këngët tona ndër vite vetëm me pianistin Elton Deda.

-Festivali ishte 3 net. Çfarë i mungoi 60- vjetorit?

Festivalit të 60 nuk i mungoi asgjë. Këtë e them me keqardhje, sepse për çdo vit shoh që bëhet e njëjta gjë. Kam një rezervë të madhe të këngëtarëve. Disa këngëtarë për mua në konkurrim linin për të dëshiruar në festival. Më dukeshin që nuk e zotëronin skenën. Nuk i shoh që janë në shtëpinë e tyre. Skena është delikate, duhet me u marrë me të mirë se ndryshe nuk të pranon. Të pranon 1, 2 apo 3 vjet më pas është populli që të seleksionon. Por shoh që e anashkalojnë çdo lloj elementi me u paraqitur bukur vetëm për të shkuar në “Eurovison”. Kjo e shtrembëron dhe lëkund bazamentin e muzikës sonë, melodisë që e dua shumë. I rrëmben çasti dhe me sa duket luftojnë për atë që për mua e ka fikur këngën e festivalit të muzikës së lehtë të RTSH, për “Eurovision”. Dhe rezultati? Asnjë gjë të mirë, asnjë gjë pozitive, për këtë art që e gjithë Shqipëria e do, e ndjek dhe pret në këmbë këtë eveniment, më të rëndësishmin eveniment muzikor që e pret çdo fundviti. Unë si Justinë as që nuk mund ta imagjinoj të influencohem për një “Eurovision” përpara popullit tim, të kënaq popullin tim kjo është motoja e karrierës sime. Sepse nëse kam kënaqur popullin tim kam kënaqur gjithë botën edhe “Eurovisionin”.

Intervistoi: Julia Vrapi


Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...