Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/11

Gjeneral Dritan Demiraj: Ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë! Ja çfarë po përgatit SHBA


Dritan Demiraj: Ky është një lajm i shkëlqyer për

Ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka komentuar zhvillimet e fundit në vend.Teksa ka folur për bazën ushtarake të SHBA-së në Shqipëri, Demiraj tha se ky është një lajm i shkëlqyer për Shqipërinë e cila sipas tij nuk është zgjedhur në mënyrë të rastësishme por ka forcuar akoma edhe më shumë bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Nuk bëhet fjalë për një bazë të forcave të operacioneve speciale por bëhet fjalë për një komandë të lëvizshme e cila konsiston në një strukturë komandim kontrolli e gatshme për të koordinuar veprimet e aleancës në zona të caktuara. Ky është një lajm shumë i madh për Shqipërinë ku pas bazës së Kuçovës Shqipërisë i ofrohet një tjetër mundësi nga aleanca për krijimin e një komande të lëvizshme të operacioneve speciale e cila konsiston në 3 komponentë: Tokësor, detar dhe ajror të forcave speciale. Këto lloj komandash kanë rëndësi të jashtëzakonshme sidomos sipas këtyre dy dekadave të fundit që nga pushtimi i Afganistanit nga Amerika dhe deri ditën e sotme, këto janë forcat që kanë rezultuar më të suksesshme të cilat janë më pak të kushtueshme dhe pa diskutim në sasira të vogla njerëzish. Forcave e operacioneve speciale janë komponenti më i rëndësishëm për luftën kundër terrorizmit dhe sfidat e kërcënimit të ditëve të sotme qoftë nga Rusia apo Kina në të ardhmen.Tregues i mirë i marrëdhënieve mes dy vendeve? “Që është zgjedhure Shqipëria nuk është e rastësishme, sepse gjatë viteve të fundit kemi një forcim gjithmonë më të madh të marrëdhënieve ushtarake midis SHBA dhe Shqipërisë, kjo u pa së fundmi edhe me stërvitjen “Defender 21” e cila ishte e një shkalle shumë të madhe jo vetëm të sasaisë së trupave por edhe shtrirja gjeografike. Në gjykimin tim gjithë këto gjëra që po ndodhin në Shqipëri tregojnë që ka një vëmendje të madhe të SHBA ndaj Shqipërisë. Zgjedhja e vendit tonë për projektet e së ardhmes janë shumë të rëndësishme tregojnë se ka një lidhje të madhe mes SHBA dhe Shqipërisë.

Forcave të operacioneve speciale të Shqipërisë është një strukturë e konsoliduar e cila kulmin e zhvillimit e ka pasur në vitin 2007-2013 me misionet e para të saj në Afganistan, ku forcat tona treguan profesionalizëm në krahasim me ushtritë e tjera. Pikërisht për shkak të këtyre kontribute dhe reforma të tjera të qeverisë shqiptare kanë bërë të mundur që Shqipëria të bëhet retencion për të zhvilluar këto kapacitete.Konteksti politik ka lidhje? “Këtë nuk di ta them. Por të gjithë vendimet që merr aleanca kuptohet që edhe Shqipëria ka marrë angazhimet e duhura, lajm i mirë është që deklaroi Rama që bëri 30% rritje rrogës ushtrisë shqiptare e cila deri tani kishte pagat më të ulëta të dikastereve. Gjithashtu do të modernizohen edhe pajisjet, një pjesë e këtyre financave do të kalojë në mbështetje të këtij projekti të ri që është i kushtueshëm”, tha Demiraj për Fax News.

Spartak Braho plas “bombën”, nxjerr për herë të parë emrat: Përveç Alibeajt, në listë për t'u vrarë ishin edhe këta dy deputetë! Ja politikani që do të arrestohet në Shqipëri

 

Spartak Braho plas “bombën”, nxjerr për herë të

Ish-deputeti Spartak Braho nuk është distancuar aspak nga deklarata se ditën e protestës së Sali Berishës do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, por e ka thelluar më tej duke thënë se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.

Braho ka paralajmëruar dhe arrestimin e profesor dr.Sali Berishës.“Ishte një tentativë për grusht shteti brenda partisë së tij. Do bënte batërti po të futej brenda, në kuptimin që edhe do vriste. Ai 100 e zezë që ka ai në çdo kohë gati, ka edhe eksponentë të botës së krimit. Nuk iu bind njeri, protesta dështoi, nga 40 mijë që do vinin ishin 1 mijë a 2 mijë vetë. Ca përfaqëson tani Berisha? Ajo shumica Berishës do ti duhet kur të shkojë prapa hekurave. Ai është thirrur në prokurori. E ka mbushur kupën. Konkluzioni i mbledhjes së kryesisë së PD përveç përjashtimit, që Berisha ishte nxitësi dhe organizatori i kësaj maskarade”, theksoi Braho.



E zbulon Bujar Nishani: Lulzim Bashës do i sekuestrohet pasuria! Ja kush do e fundosë...

 

E zbulon Bujar Nishani: Lulzim Bashës do i sekuestrohet pasuria! Ja kush do

Ish-presidenti Bujar Nishani, paralajmëron se Lulzim Bashës do i sekuestrohet edhe pasuria e vënë në mënyrë të paligjshme, duke shfrytëzuar logon e Partisë Demokratike.“Lulzim Basha ka dëmtuar rëndë PD-në. Basha është kthyer në një klloun të Ramës. Vendimet e Lulzim Bashës janë nul tashmë. Në selinë e PD-së ka pasur persona me rekorde kriminale. Bashës, çdo pasuri të paligjshme që ka vënë në kaq vjet, qeverisja e ardhshme e PD-së do ia sekuestrojë. Përjashtimet e Lulzim Bashës nuk do të thonë asgjë, nuk kanë as edhe një peshë të vogël. Lidershipi i PD-së aktual është kthyer në aneks të korrupsionit të qeverisë. Kjo ishte një opozitë fasadë. Ishte Basha që e nisi dhunën më datë 8 janar 2022. Demokratët u mblodhën në selinë e tyre, ne nuk shkuam në parlament apo te selia e PS-së, anëtarët e PD-së shkuan në oborrin e shtëpisë së vet dhe aty janë gjetur dyer të bllokuara. Ku e gjen të drejtën Basha që t’ua mbyll dyert demokratëve. Kemi parë në atë seli njerëz me rekorde kriminale dhe është hera e parë që policia ndërhyn në këtë formë”, deklaroi Nishani i ftuar në një studio televizive.

“Gruaja sharlatane e Bilalit”, Ilir Meta sulmon ashpër Ramën: Mos u merr me Ramush Haradinajn, ai ka 40 varre në oborr

 


“Gruaja sharlatane e Bilalit”, Ilir Meta sulmon ashpër

Kreu i Shtetit, Ilir Meta ka reaguar lidhur me deklaratat e  kryeministrit Edi Rama ndaj Ramush Haradinajt për çështjen e taksë ndaj Serbisë."Nuk është ndonjë situatë e re. E kanë të qartë të gjithë shqiptarë, misioni i tij është mision përçarës. Një nga objektivat kryesor në interes të organizata kombëtare është të krijoj probleme në rajon. Ndoqa lojërat e tij, e ka kaluar me kohë kufirin dhe vijën e kuqe, e ka tepruar shumë, p o provokon Haradinaj, ishte kjo sharlatanë se doli e para taksën e Serbisë, gruaja e Bilalit (i referohet Ramës). 

Gruaja e Bilatit nxitoi të thoshte se kishte të drejtë. Nuk mban mend ça bën, fillon të merret me Ramushin, nuk na nevojë askush në Kosovë. Të mos e provokojë më Ramush Haradinaj, mund të ketë 500 probleme se politikan, por Haradinaj për të gjithë shqiptarët është një hero i gjallë. Ndërsa 'gruaja e Bilalit' për të gjithë është turpi i turpit dhe të mos merret më me familjen dhe figurën e Haradinajt, se në oborrin e familjes së vet ka gati 40 varre dhe kur del nga shtëpia u thotë mirëmengjes 40 vllezërve dhe kushërinjve që kanë dhënë jetën për pavarësinë e Kosovës dhe të mos e provokojë me për llogari të shefave në Serbi se mund ta marrë përgjigjen nga Shqipëria. Nuk mund të pranojmë më lojëra të tillë. Udhëheqësit e Kosovës kanë përgjegjësitë e tyre, të bashkëpunojmë me të dhe me aleatët. Nuk kemi detyre t'i pëçajmë ato", tha presidenti shqiptar Ilir Meta.

“Kur u ktheva e gjeta shumë të plakur”/ Arjola rrëfen mes lotësh momentin prekës me nënën e saj: E gjitha ndodhi për fajin tim!

 


“Kur u ktheva e gjeta shumë të plakur”/ Arjola rrëfenBanorët e ‘Big Brother VIp’ kanë kaluar dje një mbrëmje festive, e cila ka ngjallur edhe ndjenja melankolike e nostalgjie tek disa prej tyre.

Ka qenë Arjola e cila gjatë darkës së djeshme është përlotur për nënën e saj.“Ishte shumë e re dhe e bukur, unë ika disa muaj dhe kur u ktheva e gjeta shumë të plakur. E gjitha ndodhi për fajin tim. Kam shumë nevojë t’i kërkoj falje. Nuk e kuptojmë çfarë i shkaktojmë derisa e provojmë në lëkurën tonë”,- tha ajo e përlotur ndërsa Beatrix përpiqej ta ngushëllonte.

“Kur u ktheva e gjeta shumë të plakur”/ Arjola rrëfen

Mamaja e Beatrix ‘sherr’ me Arbana Osmanin dhe autoret e “Big Brother VIP”, ja çfarë ka ndodhur

 


Mamaja e Beatrix ‘sherr’ me Arbana Osmanin dhe autoret e “Big

Parashutat më daten 9 janar 2022, dedikuar Donaldit nuk janë pritur aspak mirë nga jashtë.Burime tona  tregojnë se mamaja e Trixes, Antigona është konfliktuar me Arbana Osmanin dhe autoret e “Big Brother VIP”.

Ajo është shprehur me tone të larta se po i shkatërrojnë vajzën me këto indiciet nga jashtë.

Ka qenë ky një debat i ashpër mes paleve, ku Antigona është shprehur se produksioni po e trajton shumë keq Trixën.

Beatrix dhe Donald gjithsesi janë sqaruar për parashutën.

Pas kësaj “surprize” Donaldi ka bërë një bisedë me Beatrix ku mesa duket ka dashur t’i shpjegojë kuptimin e datës 9 janar 202:

“Data 9 janar është ditëlindja e…Borës”

Beatrix: “E mora me mend”.

Donald: “Se di nëse është koecidencë apo jo, edhe nuk dua që ti të…”

Beatrix: “Jeta është historia jote”.Donald: “Nuk di ca të them për zotin, për mua ishte shumë gjë e bukur realisht.”

Beatrix:”Qetësohu se nuk ka asnjë gjë, për kokë të mamit. Unë të kam thënë është një gjë që e ke jetu edhepjesë e jotja”.

Donald: “Sido që të jetë unë e respektoj”.

Beatrix: “Po nuk diskutohet, ne i kemi fol këto gjëra në fillim. Unë mërzitem për budalliqe këto jo për këtë jeta të kam thënë”.

Festivali i RTSH dhe fajtorët e denigrimit

 



Festivali i RTSH dhe fajtorët e denigrimit

I dashur profesori im i nderuar Aleksandër Peçi, jam plotësisht dakord me shqetësimin (problemin që sjell) në lidhje me denigrimin, që po i bëhet një aktiviteti kaq i rëndësishëm të këngës shqiptare, atij të Festivalit të RTSH. Midis shumë kritikave nga muzikantë profesionistë, opinione të ndryshme që dëgjojmë e lexojmë këto ditë pas Festivalit të 60-të më bën përshtypje “kryqëzimi” që po i bëjnë vajzës këngëtare Hajatit, për hatër të së vërtetës ajo nuk detyroi njeri me forcë të përzgjidhnin këngën e saj në këtë aktivitet. Ajo bëri atë që mendon se është më e mira edhe e bukura, jo vetëm kaq por vajza nuk e vodhi çmimin e parë, atë e nderuan ia dhanë solemnisht këtë çmim “profesionistët artistë”. Të jesh i ri edhe të kesh dëshirë të shkruash këngë, poezi, e të këndosh në një festival kombëtar, aq më tepër të ëndërrosh ta fitosh këtë festival nuk është gabim apo “krim”, ne nuk duhet ti bëjmë përgjegjës ata për dëshirat edhe ëndrrat e tyre.Pa dashur të bëj analizë kritike në këtë opinion Facebook (u), e të përsëris shumë vërejtje me të drejtë në drejtim të këtij festivali unë do të shtoja që s’është faji i atyre krijuesve (muzikantë, poetë, këngëtarë (në mund ti quaj kështu) që bëjnë këngë kaq të dobëta profesionalisht, të papranueshme për një aktivitet të zakonshëm jo më për një aktivitet si Festivali kombëtar i Këngës në RTSH, pra që ti bie drejt edhe shkurt, fajin e kanë drejtuesit edhe drejtuesit nuk janë anonimë apo alien. Ata kanë dështuar në këtë aktivitet duan apo s’duan ta pranojnë edhe kur dështon s’ke më të drejtë morale të vazhdosh e të përsëritësh dështimin, të gjenden të tjerë më të aftë e të zëvendësohen. I pari për mendimin tim që mban përgjegjësi direkte për këtë denigrim, që po i bëhet këngës shqiptare në një institucion shtetëror është drejtori me kompetenca absolute i këtij aktiviteti Martin Leka, është pikërisht ky që zgjedh "stafin profesional" për përzgjedhjen e këngëve, jurinë e këtij festivali, etj. Që mos të zgjatem më, Shqipëria (pa moral patriotik apo euforik) ka kompozitorë edhe artistë të shkëlqyer që me krijimtarinë (këngët) e tyre e kanë treguar që janë të aftë të krijojnë këngë shumë të bukura, që i kanë rezistuar viteve me radhë (nuk e kam fjalën vetëm për artistët e konfirmuar në këtë gjini apo siç i quajnë rëndom të "vjetër", por edhe ky brez i ri ka këngëshkrues edhe artistë të vërtetë. Ajo që dua të them është: nuk është se mungojnë artistët (krijuesit), mungojnë drejtuesit e vërtetë, serioziteti, predispozita e tyre që nuk marrin as mundimin më të vogël për ti afruar këta artistë të vërtetë në këtë aktivitet, (se për çfarë arsye e dinë vetëm ata). Institucioni i RTSH, shteti, qeveria, Ministria e Kulturës duhet ta marrin seriozisht këtë denigrim, që po i bëhet në mënyrë zyrtare këngës shqiptare.

*Kompozitor

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...