Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/13

Gazetari Bedri Islami sjell një vështrim mbi personazhin e Lulzim Bashës në gazetën Dita.


“Kandidimin e tij si shef i Partisë Demokratike ai e nisi në mënyrë të pazakontë: U bë “Qytetar Nderi” i Prishtinës, si për të dashur të thotë se që andej nisi edhe rrugëtimin politik të tij. Sado paradoksale që të duket, por në të vërtetë, pikërisht nga Kosova nisi ky rrugëtim. Një fat i çuditshëm, ende i paditur, e bën atë pjesë të një grupi shqiptarësh nga Shqipëria londineze, të cilët, në shumicën e tyre juristë dhe të diplomuar mjaft mirë, do të gjenden në Kosovë, pranë UNMIK-ut, i cili, sapo ishte vendosur atje, e njëkohësisht, sapo kishte nisur të hapte dosjet për ngjarjet e luftës që porsa kishte përfunduar. Do të jenë pikërisht ditët kur UNMIK-u me shpejtësi të jashtëzakonshme do të hapte dosjet e grupit të Dukagjinit, të zonës operative të Llapit, do të ngrejë ngrehinën e dosjeve kundër Fatmir Limajt, pastaj të zonës së Drenicës. Shumë shpejt peng i dosjeve do të jenë të gjithë drejtuesit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj të cilëve, jo vetëm do të  gjenden e sajohen dëshmitarë anonimë të rremë, por edhe do të ketë presion të pazakontë.
Një fakt tjetër i Lulzim Bashës, edhe më i çuditshëm, do të bashkojë atë, e jo vetëm atë, me Argita Berishën, e cila do të gjendej atje në syrin e ciklonit, e ku do të fillojë, sipas  dëshmisë së saj, pasuria e pamasë.
Babi i saj ishte ende shefi i opozitës në Shqipëri, e që po ashtu kishte lënë pas vetes mjaft hije, nga të cilat më e rëndësishmja dhe më thelbësorja: Kush ua kishte hapur dyert e politikës dhe a kishte pasur ndikim Prishtina, më saktë, elita drejtuese e saj, në hapjen e kësaj porte?
Siç e kam thënë edhe në një shkrim tjetër, njeriu që i dha Lulzim Bashës titullin qytetar nderi është drejtues i komunës së Prishtinës, pra, sivëllai i tij administrativ; tashmë sivëlla i tij edhe në politikë. Quhet Isa Mustafa, njëkohësisht edhe drejtues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, vazhdues i Rugovës”, shkruan Bedri Islami.
Sipas tij: “Deri në vitin 2005 askush në Kosovë nuk e njihte Lulzim Bashën. Ai do të ishte ende i panjohur, nëse një ditë nuk do të shfaqej në Tiranë, nën petkun e një politike moderne, evropiane, si një nga figurat themelore të Komitetit të Orientimit të Politikave , KOP, një sajesë e ngritur nga Sali Berisha, si një shpresë për të ardhmen. Shumica e KOP-it ishin  filiali i PD-së i ngritur në Kosovë nga Argita Berisha”.
Islami shkruan se: “Kosova do të ishte vendi ku fillesa e jetës politike të Bashës do të takohej me ambiciet dhe synimet jo thjeshtë tregtare të Fazlliçit. Fazlliçi do të jetë njeriu i mistershëm i nëntokës, i cili, shumë shpejt u bë violinë e parë në shtetin shqiptar. Ky i huaj misterioz, tepër i ri për të qenë mik i afërt i Sali Berishës, thuajse moshatar me Bashën dhe Argita Berishën, do të jetë i vetmi i huaj në tre dekadat e fundit, e aq më tepër serbo-boshnjak, që do të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit, do të jetë në Ministrinë e Mbrojtjes, herë pas here do të zhdukej mistershëm, për të mbetur pas tij disa njerëz, të frymëzuar e të përgatitur nga ai; disa biznese përmes të cilave, edhe pas asnjë lloj aktiviteti kalonin miliona euro. Misteri i lidhjes së tij me zotin Berisha, rruga që e kishte çuar në këtë njohje, njerëzit që kishin qenë në mesin e tyre e që do të vazhdonin të ishin edhe për shumë kohë, shndërrimi nga një partner i zakonshëm në mik shtëpie, fillimisht do të ishin pa përgjigje të saktë, deri në çastin kur u bë i ditur lajmi se daja i Fazlliçit, nuk ishte askush tjetër veçse shefi i Shërbimit Sekret Serb, Jovica Stanishiç, pra shefi i UDB-së në kohën e Millosheviçit. Ky njeri, daja i Fazlliçit, kishte ngritur një njësi speciale vrasëse në Kosovë dhe Bosnje, falangë fashiste, mirëpo kjo e shkuar e tij nuk e pengoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, ta kishin mikun e shtëpisë, të politikës, të bizneseve dhe të mistereve të tjera”.
Islami shkruan se të dy liderët e PD-së kanë në fillesën e tyre rrënjë serbe.
Berisha nga vjehrra e tij Milica dhe njerëzit e saj ende aktivë në klanet serbe të lidhur me Shqipërinë dhe Basha nga nuni i tij Fazlliç.
“Mes dy zgjedhjeve ose përcaktimeve ka një lidhje, dhe kjo është në bordin serb brenda e jashtë kësaj partie, i cili sado të duket e habitshme, ashtu si ishte njëri ndaj ngritësit kryesorë të figurës politike të Berishës, po aq, e ndoshta edhe më tepër se kaq është ngritës i figurës politike të Bashës. Bordi serb në Tiranë dhe bordi serb në Prishtinë, të cilët kanë lidhje të ndjeshme mes tyre”.

Lulzim Basha-Brava, “Hetoi krimet e UÇK-së dhe fshehu provat për serbët”/ Si i përgjigjet Basha akuzave

 


I akuzuar prej disa ditësh se ka hetuar krimet e UÇK-së si pjesë e UMNIK në Kosovë e madje i gjendur edhe përballë një dëshmitari që pohoi me zë dhe me figurë se i ka dhënë në atë kohë një provë filmike për krimet e serbëve në Krushë, që ai e ka fshehur (video e Top Channel poshtë), Lulzim Basha i ka hedhur poshtë këto akuza si të pavërteta.

Ai thekson se detyra që ka pasur nuk kishte lidhje me hetimin e krimeve të shqiptarëve, por se ka qenë  në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit.

Sipas asaj që pohoi në Ral Story Basha ka pasur tre detyra në UMNIK: Për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetit nga autoritetet e OKB tek ato të Kosovës, siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.Ai hodhi poshtë edhe historinë e dëshmisë për kasetën e fshehur. “Pse do duhej të fshihja unë një video që boll të hapësh Yuu Tube dhe e gjen? Çfarë kuptimi ka të fshehësh një krim të vërtetuar dhe të provuar” ka thënë ai.

Sipas liderit të PD, ai nuk merakoset nga këto fabrikime që i janë bërë edhe dy herë të tjera para zgjedhjeve. “Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës. ”- tha Basha.

Por, sipas Bashës i gjithë ky inskenim bëhet për një qëllim banal. Sepse “në ditën kur Hashim Thaçi dilte para gjykatës në Hagë, Rama ishte në takim të përbashkët me Vuçiçin”. Dhe për të provuar antitezën e tij Basha sfidoi: “Doni të bindeni? Shikoni se si Rama që nxjer gjithçka në Tëitter e ka fshehur takimin me Vuçiçin atë ditë. Hapni rrjetet e tij sociale dhe shikoni pse u fabrikua fushata kundër mejeve. Natyrisht për të tërhequr vëmendjen”.

2022/01/12

Prof.dr.Pëllumb Pipero jep lajmin e shumëpritur, tregon se kur do të përfundojë pandemia që po tmerron botën

 

Pëllumb Pipero jep lajmin e shumëpritur, tregon se kur do të

 Prof.dr. Pëllumb Pipero, infektolog i njohur shqiptar,profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, ka bërë sot një parashikim optimist, duke thënë se fundi i pandemisë është shumë afër.Pipero u shpreh se varianti Omicron po bëhet dominues në të gjithë botën, duke infektuar shumë njerëz dhe duke i imunizuar ata.

Sipas tij infektimet e shtuara mund të sjellin një imunizim më të madh dhe kjo gjë mund të sjellë fundin e pandemisë.“Unë besoj se Omicron është fillimi i fundit të kësaj pandemie. Duke shprehur që të mos kemi ndonjë varianti të ri dhe nuk do të ketë ndonjë variant më të transmetueshëm sa Omicron. Fakti që numri i rasteve është shumë i madh, mundëson që një numër i madh qytetarësh të imunizohen.

Atë që nuk e bëjmë me anë të vaksinimit, një pjesë e kësaj neglizhence do të mbulohet shumë mirë nga Omicron. Omicron ka treguar një transmetueshmëri të frikshme, është shumë i lartë. Fakti që Omicron është dominues dëshmon që mundësia për t’iu shmangur infeskionit nga Omicron është shumë e vogël.  Të gjithë evidencat, të gjitha statistikat dëshmojnë që numri më i madh i infektuesve të sëmurë është mes personave të pavaksinuar.Po ashtu dhe rastet e rënda janë të pavaksinuar. Të mos harrojmë se tani qarkullon edhe Delta dhe virusi i gripit stinor. Edhe në vendin tonë mendoj se Omicron është bërë dominues. Kemi numër të shtuar të rasteve të infektuara, por pak raste që shkojnë në spital”, tha Pipero .

Pëllumb Pipero, imazhi publik i luftës kundër COVID-19

 Me daljet e tij të shpeshta publike në studiot televizive, doktor Pëllumb Pipero është kthyer në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë po bëjnë kundër COVID-19.

Mjeku , Prof.dr.Pëllumb Pipero duke dalë nga Spitali Infektiv në Tiranë

Mjekëve nuk u ndodh çdo ditë që t’i duartrokasin dhe aq më pak, t’u dedikohet një këngë. Por në kushtet e një pandemie globale të shkaktuar nga një koronavirus i ri vdekjeprurës SARS-CoV-2 , që ka shkaktuar dhjetramijëra viktima në të gjithë botën dhe prej tre javësh e ka futur Shqipërinë në karantinë, ata janë kthyer befas në heronjtë e kohës që po jetojmë.

Humoristi Ermal Mamaqi ka zgjedhur një ripërpunim të këngës italiane ‘Pupp’a pera’ të Francesco Nutit, për t’i bërë homazh punës së palodhur të mjekut infeksionist, Pëllumb Pipero – i cili gjatë javëve të fundit me daljet e shpeshta në ekran është kthyer në një figurë qetësuese për frikën dhe ankthin e shkaktuar nga epidemia.

“Me profesorin kemi njohje, jemi miq. Pëllumb Pipero është ëndrra e çdo fisi sepse besoj të gjithë do donin ta kishin dajë apo xhaxha për t’u konsultuar,” tha Mamaqi gjatë një lidhjeje me ‘Skype’ nga shtëpia në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili në Top Channel.

Kënga ndaj Piperos ndjek duartrokitjet që qytetarët e Tiranës u dhuruan mjekëve dhe infermierëve nga ballkonet e shtëpive të tyre më 14 mars – pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri në Shqipëri, apo mijëra mesazheve që bluzat e bardha kanë marrë në mbështetje të betejës së tyre në rrjetet sociale gjatë kësaj periudhe.

Deri të mërkurën në Shqipëri janë konfirmuar 259 persona të prekur nga COVID-19, ndërsa kanë humbur jetën 15 pacientë, si pasojë e komplikacioneve të shkaktuara nga kjo sëmundje.

Nga 8 marsi kur u konfirmua rasti i parë me COVID -19, rutina e mjekëve të Infektivit në QSUT – ku aktualisht po trajtohen rreth 80 pacientë me koronavirus, është bërë e vrullshme. Pipero përgjatë këtyre ditëve paniku dhe përballjeje me virusin, e ndan ditën mes spitalit, intervistave televizive dhe mbledhjeve mes ekspertëve.

“Çohem shumë më herët, fle shumë më vonë, nxitoj për në spital, marr pjesë në mbledhjen e mëngjesit, dëgjoj raportimet e mjekëve, marr porositë e rastit nga shefja e shërbimit dhe vrap në krye të detyrës, me pacientët të cilët ditët e fundit janë shtuar shumë. E sigurisht janë shtuar dhe problemet e tyre shëndetësore,” tha Pipero.

“Mbani në konsideratë se veç sëmundjes, këta pacientë janë dhe vetëm. Vetëm në çdo aspekt, por jo pa ne, bluzat e bardha,” shtoi ai.

Me një eksperiencë thuajse 40 vjeçare si mjek infeksionist, Pipero rrëfen se situata e krijuar nga COVID-19 i ngjan një fushë -beteje.

“Ndjehem realisht si në një luftë, të cilën po e përjetojmë të gjithë për herë të parë, luftë me një armik të padukshëm që na sulmon pa mëshirë në të gjitha drejtimet,” tha ai.

“Një armik të cilin mund ta mundim vetëm me durim, kujdes dhe strategji të mirëorganizuar, thelbi i së cilës është qëndrimi në shtëpi,” shtoi ai.

Mjeku infeksionist nuk e fsheh edhe frikën nga virusi, që është bërë një bashkëudhëtar me të në këto ditë të pazakonta.

“Edhe unë kam frikë. Frika është njerëzore dhe besoj pak nga pak, po e kthej dhe unë frikën në kujdes, si gjithë të tjerët, duke mos rënë në panik,” shpjegoi ai.

Ndërsa edhe midis bluzave të bardha janë regjistruar të infektuar me COVID-19, midis të cilëve edhe prof. Dhimitër Kraja, i rikthyer në Infektiv për të ndihmuar stafin në këtë situatë emergjence, Pipero shprehet se mjekët e QSUT-së po gjejnë forcë tek dëshira për t’u shërbyer pacientëve.

“Të gjithë e konsiderojmë veten potencialisht të infektuar, por i japim kurajo vetes për të shërbyer dhe jo për t’u testuar,” tha ai.

E në gjithë këtë betejë me të panjohurën, duket se frika, por edhe forca më e madhe gjenden tek njerëzit e familjes.  Ndërsa heq bluzën e bardhë pas një dite të lodhshme, Pipero thotë se pret me padurim një telefonatë qetësuese nga nipi dhe mbesa e tij e vogël, që jetojnë në vatrën e epidemisë, në Milano.

“Familja ime jeton çdo ditë me frikën se mos sëmurem unë, ndërsa unë pres çdo ditë me padurim një telefonatë nga Italia,” tha Pipero. “Më duket se ma mbajnë virusin larg forca që me jep mbesa Mila dhe nipi Enea,” shtoi ai.

Motiv që me sa duket është kthyer edhe në sfidën më të madhe të tij, jo vetëm si mjek.

“Të mos i zhgënjej ata, të tregoj kujdes maksimal për veten për të mbrojtur edhe ata dhe për të bërë të mundur t’iu shërbej pacientëve në spital sa më gjatë, deri në fund të kësaj epidemie, por dhe qytetarëve duke iu dhënë këshilla përmes mediave, të cilat gjej rastin t’i falenderoj,” tha Pipero.

“Në fakt unë jam mes dy familjesh të mëdha, shërbimit të sëmundjeve infektive dhe familjes sime. Nuk ndjehem vetëm. Të dyja i dua dhe i falenderoj shumë,” përfundoi ai.

Çfarë po ndodh në ‘Top Channel’? Largohen papritur në mes të sezonit televiziv 3 moderatoret e njohura, zbulohet kush do ta zërë vendin e tyre

 2

Çfarë po ndodh në ‘Top Channel’? Largohen papritur

Një zhvillim i papritur njoftohet nga emisioni i njohur i Top Channel, ‘Goca dhe Gra’. Mësohet se 3 moderatoret Tea Trifonin, Olesia Leçon dhe Krista Merkoçin do të largohen nga drejtimi i emisionit.Sipas revistës ‘WHO’, vendin e tyre do ta zënë, Dalina Buzi, Rita Petro dhe Armina Mevlani.

“Pa e kuptuar kisha nxjerrë veten keq. U frikësua kur...”/ Pendohet Donald Veshaj, pas ndarjes së bujshme nga Bora Zemani, bën deklaratën e papritur edhe për Beatrix: Veten time nuk e gënjej dot pikë

 


“Pa e kuptuar kisha nxjerrë veten keq. U frikësua kur...”/

Aktori i humorit, Donald Veshaj, vendosi t’i japë fund lidhjes së tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë së Big Brother.

Teksa po fliste me modelen Beniada Nishani, aktori tregoi se nuk është dakord me fjalët që Beatrix Ramosaj ka thënë për sjelljen e tij dhe se ajo është “bërë bashkë me Arjolën dhe i është hedhur kundra.”

Donald Veshaj gjithashtu i tregoi më shumë Beniada Nishanit në lidhje me bisedën që pati me banoren e re, Egzona Rafunën. Aktori rrëfeu se ajo nëpërmjet një autoportreti që ai i kishte bërë vetes, zbuloi diçka që as ai vetë nuk e kishte kuptuar. Ai shtoi se nëse Beatrix do ta kishte parë gjendjen e tij do të ishte aty me të.

Beniada: Tani shko rriji afër.

Donaldi: S’kam pse ti rri afër tani, kam nevojë unë të qetësohem se s’mund të bëhesh me Arjolën ti të më hidhesh kundra mua. Se unë s’do ta bëja kurrë të njejtën gjë.

Beniada: Nuk t’u hodh kundër Triksa. Arjola e përqafoi, ajo ngeli e mpirë por nuk tu hodh kundër.

Donaldi: Kam qenë unë i ftohur me atë?

Beniada: Nuk të kam parë ju keni qenë gjithmonë afër, keni fjetur bashkë duke bërë shaka. Ju kam parë dje dhe pardje.

Donaldi: Po një ditë më parë pastaj të hedh në tokë direkt.

Beniada: Foli.

Donaldi: Unë i flas por është një moment që nuk shtirem dot e kupton. Asnjëherë nuk jam shtirur këtu brenda dhe a nuk shtirem dot as për hir të publikut as për hir të lojës as për asgjë. Se në fund më intereson vetja ime. Veten time nuk e gënjej dot pikë. Lojë? Ça loje? Ku ka lojë këtu brenda? Një Ilir që kapet vetëm për mua dhe Monikën.

Beniada: Nuk duhet të të interesojë se çfarë thonë të tjerët.

Donaldi: Ça është kjo lojë pra “Donaldi e ka mendjen te loja”. Ça loje? Më ke parë në debat këto ditë? Hera e fundit debate me Meridianin. Mua s’më pengon njeri që të bëj debate dhe të jem pjesë e lojës.

Beniada: Jo, për mua ke qenë pak i qetësuar dhe thjesht të pashë pastaj pak të lodhur.

Donaldi: Unë dje, dhe ishte shumë gjë e bukur që Egzona e zbuloi te unë sepse realisht më pëlqeu shumë. Po bëja njëjautoportret të vetes time dhe pa e kuptur e kisha nxjerrë veten time shumë keq dhe erdhi Egzona dhe u frikësua. Unë s’po e kuptoja se çfarë po bëja, po bëja atë që po shikoja. Kjo ka të bëjë me ndienjën dhe me gjendjen shpirtërore.

Beniada: Dhe si je ti brënda? Je i mërzitur dhe ke dalë kështu.

Donaldi: Po, ama Triksa erdhi aty para Egzonës dhe iku. I thashë “hej” as nuk u afrua as… Ndërkohë që unë po rrija vetëm aty. Ti kapem tani për këto gjëra? Unë s’jam fëmijë.

Beniada: Ndoshta edhe ajo ka pasur shqetësimet e veta.

Donaldi: Egzona zbuloi një gjë që unë nuk po e kuptoja. Kisha bërë një gjë pa dashje. Gjëndja ime.

Beniada: Kjo s’do të thotë që Triksa nuk e ka parë.

Donaldi: Po ta kishte parë do të ishte aty!

Beniada: Ndoshta s’e ka pasur mendjen…

Donaldi: Është tjetër gjë që ta lesh mendjen vetëm të vetja dhe tjetër gjë të jesh pa më mendjehapur.

 

Beatrix dhe Donaldi i japin fund lidhjes? Këngëtarja në gjendje të rënduar, Beniada i shkon pranë: Largohu pasi të...

 


Beatrix dhe Donaldi i japin fund lidhjes? Këngëtarja në gjendje

Duket se marrëdhënia mes Beatrix dhe Donaldit nuk po shkon mjaft mirë kohët e fundit.Në spektaklin e mbrëmshëm, këngëtarja rrëfeu pasiguritë e saj për lidhjen e saj me Donaldin ku sipas saj, Donaldi nuk sillet si në fillim dhe situate e ka rënduar psikologjikisht.

Beniada është munduar të këshillojë atë që të afrohet me Donaldin.“Shikojë në sy, buzëqeshi, thuaj të kam xhan, sa të të dëgjojë pastaj largohu, keni nevojë të dy bashkë për pak ngrohtësi në këtë moment” i tha Beniada.


Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...