Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/25

Llojet e skemave mashtruese në internet

 


Mashtruesit fitojnë besimin tuaj dhe më pas vjedhin paratë tuaja.

Ata përdorin çdo mjet të mundshëm për të kontaktuar me viktimat—telefonin, postën e zakonshme, email-in dhe internetin. Ata fitojnë besimin tuaj dhe pasi ju mbërthejnë në grackë, kërkojnë para prej jush; më pas ua marrin ato dhe largohen. Skenarët që ata përdorin për t’ju tërhequr ndryshojnë vazhdimisht. Por ju mund të mbroni veten, miqtë dhe të afërmit tuaj duke marrë informacion rreth llojeve më të zakonshme të mashtrimit.

Tarifat e parapaguara/paradhëniet:Ju kërkohet që të dërgoni para për të bërë një pagesë paraprake të tarifës për një produkt apo shërbim 

Skemat e klientit misterioz:Ju kontaktojnë për një mundësi punësimi dhe ju kërkojnë të dërgoni para duke përdorur një shërbim të transferimit të parave dhe të vlerësoni shërbimin

Mbipagesat:Ju merrni një çek me një shumë më të lartë sesa çmimi për të cilin keni rënë dakord dhe ju kërkohet që të dërgoni mbrapsht paratë e tepërta duke përdorur transferimin e parave, por çeku është fals

Punësimi:Juve ju kërkohet që të dërgoni para për një mundësi pune të cilën e keni pranuar

Lotaria/çmimet:Ju njoftoheni se keni fituar një lotari/çmim dhe duhet të dërgoni para për të tërhequr çmimin

Pronat me qira:Ju jeni të interesuar të merrni një pronë me qira dhe ju kërkohet që të dërgoni para për arsye në dukje të pranueshme, edhe kur prona nuk është reale

Rastet urgjente/gjyshërit:Jju kërkohet që t’i dërgoni para një miku apo një pjesëtari të familjes për një rast urgjent

Blerjet në internet:Ju kërkohet që të dërgoni para për të bërë pagesën për një produkt, objekt të një ankandi apo shërbim të reklamuar online

Marrëdhëniet:Ju njiheni me dikë online, krijoni një marrëdhënie me të dhe më pas ju kërkohet që t’i dërgoni para atij/asaj

Çeqet false:Ju merrni një çek dhe ju kërkohet të dërgoni mbrapsht një pjesë të parave për arsye në dukje të pranueshme, por çeku është fals

Llojet e skemave mashtruese

 

Tarifa e parapaguar/ paradhënia

    Mashtruesit paraqiten si përfaqësues të kompanive të rreme të huadhënies dhe përdorin dokumente në dukje autentike, email-e dhe faqe interneti për t’u shfaqur sa më të besueshëm. Ata ju kërkojnë të paguani “tarifa” përpara se të japin huatë. Klientët paguajnë, por nuk i marrin kurrë huatë. Mashtruesit janë zhdukur me kohë dhe ndonjëherë ata e ndryshojnë rregullisht emrin e “biznesit” të tyre në mënyrë që të shmangin zbatimin e ligjit. 

    Ekziston edhe një lloj i veçantë mashtrimi i quajtur skema mashtruese me “tarifë të parapaguar” apo “paradhënie”. Gjithashtu, mashtruesit mund t’i tërheqin viktimat me anë të premtimeve për investime apo dhurime trashëgimie në shkëmbim të një tarife. Por gjithnjë ndodh e njëjta situatë: Viktimat mund t’i paguajnë para dikujt përpara se të marrin një objekt me vlerë më të madhe dhe më pas marrin pak apo asgjë në shkëmbim.

    Shihni gjithashtu "Mashtrimet me anë të çeqeve false".


Skema e klientit misterioz

    Mashtrimet me anë të skemës së klientit misterioz përdoren shpesh nga shkelësit e ligjit të cilët shënjestrojnë faqet e punësimit. Taktika është e thjeshtë: Mashtruesit i dërgojnë viktimave një çek dhe u thonë atyre t’i përdorin paratë për të “vlerësuar” shërbimin e transferimit të parave të Western Union. Viktimat i dërgojnë paratë dhe më vonë zbulojnë se çeqet janë rikthyer dhe ata kanë detyrimin që t’i kthejnë paratë bankës.

    Shihni gjithashtu "Skemat mashtruese me çeqe false dhe skemat e punësimit të rremë".


Mbipagesat

    Në rastin e skemave mashtruese me mbipagesa, mashtruesit luajnë rolin e blerësit dhe shënjestrojnë klientët të cilët shesin një shërbim apo një produkt. “Blerësi” i dërgon shitësit një çek në dukje të pranueshëm, zakonisht të tërhequr nga një bankë shumë e njohur, me një shumë më të madhe sesa çmimi për të cilin është rënë dakord. Ata kërkojnë një shpjegim për këtë mbipagesë dhe e udhëzojnë shitësin të depozitojë çekun dhe të dërgojë mbrapsht paratë e tepërta. Disa javë më vonë viktima mëson se çeku ishte fals, por është gjithsesi i detyruar t’i kthejë mbrapsht bankës të gjitha paratë e tërhequra.

    Shihni gjithashtu "Skemat mashtruese për blerjet në internet dhe skemat e mashtrimit me çeqe false".


Punësimi

    Skemat mashtruese të punësimit përgjithësisht fillojnë me një ofertë tepër të mirë për të qenë e vërtetë - puno nga shtëpia dhe fito mijëra dollarë në muaj, nuk nevojitet përvojë - dhe përfundimi është klientë që mbeten pa punë dhe pa para. Përgjithësisht ato kryhen sipas njërës prej këtyre tre metodave:

    1. Mashtruesit pretendojnë të jenë “punëdhënësi” i ri dhe u dërgojnë viktimave një çek për mbulimin e shpenzimeve fillestare, si mjetet e punës. Viktimat e tërheqin çekun, blejnë mjetet e nevojshme të punës dhe ia dërgojnë përsëri shumën e mbetur mashtruesit në mënyrë elektronike. Pas disa javësh, ata zbulojnë se çeqet janë falsë dhe se duhet të paguajnë të gjithë shumën e parave.

    2. Mashtruesit pretendojnë të jenë “rekrutues” duke bërë oferta për punësim të sigurt, ose “punëdhënës” që sigurojnë mundësi punësimi me kusht që viktimat të paguajnë paraprakisht për verifikimin e gjendjes bankare, aplikimet ose tarifat e procesit të rekrutimit. Viktimat paguajnë, por oferta e punës nuk konkretizohet asnjëherë.

    3. Mashtruesit pretendojnë të jenë përfaqësues të një “shoqërie” dhe kërkojnë të dhëna sensitive personale dhe/ose financiare nga viktimat, duke pretenduar se po bëjnë verifikime të gjendjes bankare ose gjyqësore. Më pas ata i shënjestrojnë viktimat për vjedhje të identitetit.

    Shihni gjithashtu "Skemën mashtruese të klientit misterioz dhe skemën mashtruese të çeqeve false".


Lotaritë/çmimet

    Skemat mashtruese të lotarive apo çmimeve kryhen sipas dy metodave të ngjashme:

    1. Viktima merr një telefonatë, email, letër ose faks të padëshiruar nga dikush që pretendon se punon për një agjenci shtetërore apo se përfaqëson një organizatë apo person të njohur, me anë të së cilës njoftohet se ka fituar një shumë të madhe parash ose një çmim. Mashtruesi fiton besimin e tyre dhe u shpjegon se për të marrë çmimin, fillimisht duhet të dërgojnë një shumë të vogël parash për të paguar tarifat e procesimit të transfertës ose taksat. Viktimat ndjekin udhëzimet, i dërgojnë menjëherë paratë, por nuk e marrin kurrë çmimin.”. Madje ata kanë humbur edhe paratë që paguan për “tarifat dhe taksat.”.

    2. Viktimat marrin një çek ose një transfertë parash të padëshiruar si dhe udhëzimet për t’i tërhequr paratë dhe për të dërguar një pjesë të tyre për të mbuluar tarifat e procesimit të transfertës ose taksat. Disa javë më vonë, pasi i kanë dërguar paratë për mbulimin e “taksave” pa mundësi për t’i rimarrë ato, viktimat zbulojnë se çeqet janë të falsifikuara. Gjithashtu tani ata i detyrohen bankës të gjithë shumën e parave që kanë tërhequr.

    Shihni gjithashtu "Skemën mashtruese të parapagimit të tarifave/paradhënieve dhe skemën mashtruese të çeqeve false".


Pronat me qira

    Mashtruesit me përvojë përdorin internetin dhe veçanërisht disa uebsajte pa pagesë, për të mashtruar viktima naive në tregun imobiliar. Skemat mashtruese të pronave me qira ndjekin përgjithësisht dy metoda:

    1. Qiramarrësit po kërkojnë shtëpi ose apartament për të marrë me qira dhe mashtrohen nga “pronari.”. Viktimat gjejnë një mundësi në një zonë shumë të mirë, me një çmim të shkëlqyer. Reklamimi duket bindës, kështu ata nisin bisedimet me “pronarin”, përgjithësisht me anë të emaileve. Pronari thotë se ata mund të hyjnë në pronë sapo të dërgojnë paratë për mbulimin e tarifës së aplikimit, depozitën e sigurisë etj. Ata i dërgojnë paratë dhe më pas nuk marrin më asnjë lajm nga “pronari”.

    2. Pronarët lëshojnë me qira shtëpinë ose apartamentin e tyre dhe mashtrohen nga “qiramarrësi.”. “Qiramarrësi” i kontakton viktimat, përgjithësisht me email dhe shfaq interes për të marrë me qira shtëpinë ose apartamentin. Mashtruesi dërgon një çek për depozitim, por më pas e anulon transaksionin. Viktimat i kthejnë paratë dhe më pas zbulojnë se çeku ka qenë i falsifikuar.

    Shihni gjithashtu "Skemat mashtruese për blerjet në internet dhe skemat e mashtrimit me çeqe false".


Emergjencat/gjyshërit

    Skemat mashtruese të emergjencave përdorin ndjenjat e njerëzve dhe dëshirën e madhe për të ndihmuar ata në nevojë. Mashtruesit i gënjejnë viktimat duke u hequr si një person tjetër dhe sajojnë një situatë emergjente (më kanë arrestuar, më kanë sulmuar, jam në spital) dhe shënjestrojnë miqtë dhe familjarët duke u bërë thirrje urgjente për ndihmë dhe para.

    Skemat mashtruese të emergjencave janë të formave dhe niveleve të ndryshme. Ekziston Skema Mashtruese e Gjyshërve ku mashtruesi kontakton të moshuarin duke pretenduar se është nipi apo mbesa, dhe kërkon t’i dërgohen para sa më shpejt. Gjithashtu, ekziston edhe Skema Mashtruese e Rrjeteve Sociale ku mashtruesi hakon profilet e rrjeteve sociale dhe më pas shënjestron miqtë duke u kërkuar para në panik e sipër me pretendimin se janë plagosur, arrestuar etj.; e njëjta gjë ndodhe edhe me hakimin e emaileve. Ata përdorin të dhënat e këtyre profileve për të marrë të dhënat personale që u duhen për t’i bërë kërkesat të duken bindëse.


Blerjet në internet

    Në skemën e blerjes në internet, kriminelët mashtrojnë viktimat që marrin pjesë nëpër ankande artikujsh duke përdorur uebsajte ose shërbime ankandesh online. Zakonisht kjo zhvillohet në këto dy mënyra:

    1. Viktima fiton ankandin, që ka mundësi të jetë një skemë mashtruese ose grackë, dhe u thuhet se shitësi pranon vetëm transferta si mënyrë pagese. Shitësi i thotë blerësit ta plotësojë transaksionin me një emër fiktiv ose të një personi të dashur. Mashtruesit i bindin viktimat se në këtë mënyrë paratë janë të sigurta deri në momentin e marrjes së produkteve apo shërbimeve. Më pas, shitësi krijon një ID false sipas emrit fiktiv dhe tërheq paratë. Malli nuk mbërrin kurrë.

    2. Mundësia tjetër është kur ankandi fillestar është i ligjshëm, por viktimat nuk e fitojnë atë. Ata kontaktohen më vonë nga një palë tjetër që u ofron të njëjtin artikull sipas të njëjtave kushte dhe udhëzohen t’i dërgojnë paratë në formë elektronike. Paratë dërgohen por blerësi nuk i merr kurrë produktet.

    Shihni gjithashtu "Skemën mashtruese të mbipagesës, skemën mashtruese të pronave me qira dhe skemën mashtruese të çeqeve false.


Marrëdhëniet

    Skema mashtruese e marrëdhënies nis thjeshtë: Një burrë dhe një grua njihen në internet. Marrëdhënia avancon: Ata dërgojnë emaile, flasin në telefon dhe shkëmbejnë foto. Si përfundim, planifikojnë të takohen, madje edhe të martohen. Me forcimin e marrëdhënies, gjërat nisin të ndryshojnë. Burri i kërkon gruas t’i dërgojë para - i duhet të blejë biletën e autobusit për të vizituar xhaxhanë e sëmurë. Transferta e parë është e vogël, por kërkesat shtohen dhe shumat rriten - e bija ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale emergjente, i duhet biletë avioni për të ardhur që të takohen etj. Premtimet për kthimin e parave nuk përmbushen, paratë zhduken, po ashtu edhe ai.


Çeqet false

    Çeqet false janë elementi kryesor në shumë prej skemave të ndryshme mashtruese: skemat mashtruese të parapagimit të tarifave ose të paradhënieve; skemat mashtruese të klientit misterioz; skemat mashtruese të lotarive dhe çmimeve e të tjera. Viktimat marrin një çek ose një transfertë parash të padëshiruar si dhe udhëzimet për t’i tërhequr paratë dhe për të dërguar një pjesë të tyre për të mbuluar shpenzime të ndryshme, si tarifat e procesimit të transfertës ose taksat. Disa javë më vonë, pasi i kanë dërguar paratë pa mundësi për t’i rimarrë ato, viktimat zbulojnë se çeqet janë të falsifikuara. Gjithashtu tani ata i detyrohen bankës të gjithë shumën e parave që kanë tërhequr.

    Shihni gjithashtu "Skemën mashtruese të parapagimit të tarifave/paradhënieve, skemën mashtruese të klientit misterioz, skemën mashtruese të punësimit, skemën mashtruese të mbipagesave, skemën mashtruese të blerjeve në Internet, skemën mashtruese të lotarive/çmimeve dhe skemën mashtruese të pronave me qira".

Mënyrat më të shpeshta të mashtrimeve në internet

 



Autor: Skender Mustafi

Interneti nuk është një foshnje të cilën ju mund të e ledhatoni si të doni, të e ushqeni si të doni, të i bërtisni si të doni dhe në fund të ndaheni i/e kënaqur si të doni. Interneti është një trung i madh manaferre, i cili ka fruta dhe gjemba në të. Ju duhet të përcaktoni rrugëtimin tuaj nëpër internet, mënyrën e shfrytëzimit të tij për veten tuaj dhe mënyrën e shfrytëzimit të tij për të ndërvepruar me të tjerët si në jetën private ashtu edhe në jetën publike. Ju mund të merrni frute manaferrash të u jepni të tjerëve ose mund të merrni gjemba dhe të i thumboni të tjerët. Fundi-fundit përgjegjësia, herët ose vonë, bie mbi ju.

Për më tepër, interneti është mjet i cili nuk u lë rehat edhe nëse ju jeni lepur, i butë, por u vije pas gjatë secilit veprim tuajit. Kështu që mase e nevojshme është të keni kujdes gjatë dhënies dhe marrjes së informacioneve, si dhe gjatë komunikimit në përgjithësi në internet.

Në vitin 2012, vetëm në SHBA u vodhën 12.6 milion kartela identiteti (Bob S., 2013), kurse në gjithë botën numri i të dhënave të kartelave të vjedhura bankare në 7 vitet e fundit, edhe atë vetën nga pesë kriminelë interneti, ishte 160 milion (Augenstein S., 2013 & Süddeutsche Zeitung GmbH, 2013) . Numri i të dhënave të vjedhura nga individë të ndryshëm në shumicën e vendeve të botës e të Evropës madje është gjithnjë në rritje (FICO, 2013). Ajo që neve në këtë rast më së shumti na intereson është mashtrimi i drejtpërdrejtë i joni nga ana e përdoruesve tjerë të internetit.

kompjuteri

Më poshtë do të sjellim listën e tentimeve më të përhapura për mashtrim dhe mënyrën e mbrojtjes nga ato.

  1. Puno nga shtëpia – problemet e zhvillimit ekonomik të ngadalshëm në vendet në zhvillim dhe stagnimi i përsëritur ekonomik në vendet e zhvilluara ka bërë paraqitjen e sistemeve të reja të punësimit ku në pah vijnë kompanitë e ndërmjetësimit të cilat për leverdi ekonomike merren me menaxhimin e fuqisë punëtore për kompani të caktuara ose edhe ofrojnë kompani me mandate të përkohshme. Ekzistimi real i këtyre kompanive ka mundësuar paraqitjen e hijeve të tyre në internet ku mashtruesit në emër të ndërmjetësimit ofrojnë vende pune me mundësi të ndryshme, madje edhe fitim parash pa punuar fare. Këto oferta pune me orar të plotë ose me orar të shkurtuar e madje edhe ma punuar fare kërkojnë angazhimin e “të interesuarve“ në forma të ndryshme të cilat u fusin në listën e të mashtruarve, sepse në fund të fundit nuk keni fituar asgjë, e që janë: mbushja e pyetësorëve të ndryshëm me të cilin veprim hyni në listë për të fituar diç me vlerë, klikimi mbi reklama ku fitoni dhe ju me ato klikime, shitja e produkteve e shërbimeve miqve tuaj për të marrë pjesë në atë fitim dhe ju, futja e të dhënave tuaja private në formularët e „punësimit“, hapja e kontove të zbrazëta bankare dhe dhënia e të dhënave ofruesve të „vendit të punës“ ku ata përdorin konton tuaj për të „larë“ paratë, përdorimi i emrit dhe adresës suaj për të dërguar postë/paket nga një në adresa tjera.
    Si të mbroheni: Nëse oferta e cila u bëhet u duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë dhe ofruesi është i pa njohur, atëherë e lini fare sepse është mashtrim.
  2. Keni fituar loto – në vlerë prej 1 milion €, na i dërgoni të dhënat tuaja për të plotësuar aktin e transferimit të parave. Kjo është nga ofertat më të vjetra që mbaj mend, bashkë me „mashtrimin nigerian“. Këtë lloj mashtrimi e mbaj mend të e kem hasur që gjatë viteve 1998-1999. Për vendet e zhvilluara duket të është një mashtrim jashtë mode, por për vendet në zhvillim është në pikë të vëmendjes. Njerëzit regjistrohen thuajse çdo ditë nëpër faqe të ndryshme për veprimet të ndryshme dhe pranojnë letra informimi e ndër to vijnë dhe ato si kjo, ku ju keni fituar loto, akoma pa mbushur fletën (fjalë ironie). Kështu që lajthitja juaj fillon që në momentin që ju klikoni mbi nyjën, nëse ka, dhe dërguesi i asaj porosie kupton se pas asaj IP adrese ka një njeri kurioz të cilit edhe më pas duhet t’i dërgojmë posta kurioze, pastaj vazhdon me atë që ju i shkruani dërguesit një letër se çfarë të bëni për të konfirmuar të fituarit e lotos, më tej vazhdon me dërgimin e të dhënave tuaja, duke shkuar tek më e keqja mund të vije situata që ju duhet të paguani veprimet administrative të transferimit të parave si dhe tatimin e fitimit. Pasi të keni paguar, nëse vije deri tek kjo, atëherë e kuptoni se u ka kapur flaka që nuk shuhet dot. Atëherë, keni fituar vërtetë loto.
    Si të mbroheni: Mos luani loto, edhe ashtu është në thelb mashtrim. Nëse pranoni një postë të tillë elektronike dhe ju e dini që nuk keni luajtur loto asnjëherë ose së paku këtë muaj, atëherë griseni dhe mos klikoni askund e as mos u përgjigjni. Nëse keni luajtur, atëherë vërtetoni nëse posta është e kompanisë ku keni luajtur. Nëse në postë shkruan që keni fituar mbi 1 milion € ose $, griseni postën sepse tek ne askush nuk jep 1 milion në loto.
  3. Faqet e takimeve personale – janë popullarizuar fillimisht në vendet e zhvilluara si nevojë për njoftimin e njerëzve mes veti nga pamundësia për të gjetur partnerë për jetë. Tek ne shqiptarët është bërë shumë e njohur kjo sferë pothuajse për të gjitha moshat e meshkujve, e madje edhe të femrave të cilët në të shumtën e rasteve i shfrytëzojnë për aventura. Me gjithë seriozitetin e kompanive që ofrojnë këto shërbime mund të vërehen tre lloj mashtruesish të cilët gjuajnë „gjahun“ në mënyrë të vazhdueshme për të përfituar financiarisht në mënyrë direkt ose indirekte. Tre llojet kryesore të mashtrimeve janë: 1) anëtarët mashtrues të cilët mashtrojnë anëtarët tjerë, 2) faqet të cilat deklarohen si falas dhe ofrojnë shërbime falas e që u detyrojnë të paguani pas abonimit dhe 3) faqet të cilat u vjedhin të dhënat anëtarëve dhe ua shesin palëve tjera të interesuara për ato të dhëna.
    Si të mbroheni: Mos u regjistroni në faqe të tilla, por kërkoni shkues. Meqë keni vendosur të regjistroheni, atëherë shihni mirë nëse shërbimi është falas dhe informohuni në internet rreth faqes në të cilën dëshironi të regjistroheni, se si përdoruesit nëpër botë vlerësojnë atë faqe. Nëse tanimë jeni regjistruar, mos u dërgoni para personave të pa njohur, edhe nëse u ofrojnë biznese të levërdishme, ose edhe nëse u qajnë hallin se macja u ka vdekur nga infarkti në zemër. Thjeshtë mos lëshoni zemër tek fjalët të cilat në fund nuk përfundojnë me pikë por me para.
    mashtrim email
  4. Mashtrimi nigerian/419/Nevojitet ndihma juaj – përfshinë një mori lloje të teksteve që dërgohen nëpër posta private. Kërkon ndihmë ndonjë princ, bankier, posedues kompanie, menaxher, politikan. Të gjithë këta që kërkojnë ndihmë nuk duan asgjë financiarisht nga ju sepse këta tanimë janë të pasur, por u nevojitet ndihmë që pasurinë e tyre te e transferojnë nga vendlindja e tyre në një vend të sigurt. Kështu që atyre u nevojiten të dhënat tuaja si dhe kontoja bankare ose mbase herë pas here nëse fillohet diskutimi me ata kërkojnë edhe një mbështetje të vogël (2000-3000€) për të realizuar disa veprime meqë paratë që do të dërohen në konton tuaj njëherë për njëherë janë të bllokuara. Juve do tu dërgohen 1 milion €. Këto posta njihen si mashtrimi nigerian sepse në kohën e paraqitjes së parë të këtyre postave kërkohej „ndihmë“ nga banorët nigerian për të transferuar paratë e tyre nga shteti i tyre i korruptuar, nga kriza në vend. Mashtrimet aso kohe kishin arritur kulmin nga që njerëzit tregonin solidaritet dhe ndihmonin nigerianët (në fakt ishin mashtruesit që mblidhnin paratë) të zgjidhnin problemet e tyre.
    Si të mbroheni: Këto posta edhe nëse i lexoni, MOS klikoni në asnjë nyje, MOS dërgoni të dhënat tuaja askujt, MOS dërgoni informacionet bankare, MOS kontaktoni personin që u ka shkruar këtë postë meqë i tërë procesi është mashtrim për të marrë informacionet tuaja ose edhe para.
  5. Produkte mjekësore – faqet e internetit dhe porositë që bëjnë marketing të produkteve mjekësore kanë barë për çdo sëmundje, madje edhe për ato që mjekësia serioze akoma nuk ka përgjigje. Mjeku online ka një mur diploma dhe është ekspert i disa sëmundjeve i cili u sugjeron barëra dhe terapinë e caktuar. Në internet qarkullojnë qindra barëra kundër rënies së flokëve, kundër plakjes, kundër sëmundjeve të lëkurës, kundër trashjes, etj. etj. Dhe përsëri kemi aq shumë tullacë, pleq e njerëz me lëkurë të sëmurë ose të infektuar. Kryesore në këtë fushë është se reagimi i medikamenteve është shumë i shpejtë, sa çelë e mbyllë sytë ju ia keni arritur qëllimit.
    Si të mbroheni: Shkoni te mjeku. Nëse keni probleme, atëherë konsultoni mjekun dhe i lini sugjerimet në internet. Ka shumë faqe sugjerimesh të cilat janë me vlerë të madhe për të realizuar veprime në internet, për të riparuar kompjuterin, automobilin e të tjera, por shëndeti është diç e nivelit tjetër. Shëndetin tuaj mund të e vlerësojë mjeku i cili merret personalisht me ju.
  6. Faqe të falsifikuara zyrtare – është një sferë e besimit ndaj institucioneve që në këtë pikë vihet në krye. Shumë posta elektronike dërgohen në emër të kompanive, institucioneve serioze e madje edhe në emër të shtetit. Porositë në posta të tilla zakonisht janë serioze dhe përmbajnë nyje ku ju për informim të mëtutjeshëm duhet të klikoni, ose posta elektronike ku ju duhet të përgjigjeni. Porosi të tilla shpërndahen më miliona tek përdoruesit të cilët kanë konto tek faqet e njohura si Facebook, Twitter, Linkedin, Pinterest e të tjera. Të gjitha porositë vijnë nga një postë e këtyre kompanive e në fakt janë porosi mashtrimi të dërguara nga mashtruesit. Postat elektronike zakonisht këto porosi drejtpërdrejtë i dërgojnë në shportë hedhurinash, së paku këtë e bën pa asnjë problem Gmail.
    Si të mbroheni: Fillimisht nëse ju nuk keni kontaktuar ndonjë kompani, institucion privat ose ndonjë institute të shtetit, atëherë kur ju arrin ndonjë porosi e tillë duhet të e lexoni me kujdes. Kontrolloni postën e dërguesit, që zakonisht është „origjinale“, pastaj tekstin dhe në fund edhe nyjat e bashkëngjitura ose postën ku duhet të përgjigjeni. Nyjat mund të i kontrolloni duke ofruar miun mbi nyje pa e klikuar ose përmes instalimit të softuerit për shfletues WOT. Sa i përket postës ku duhet të përgjigjeni, është e thjeshtë, nëse ajo postë nuk është e njëjta sikur ajo që u ka shkruar, ose nëse ajo post nuk është e së njëjtës kompani, atëherë mos u përgjigjni. Është mashtrim. Shembull: Nëse pranoni një postë nga kontakt@fjalaime.ch dhe në tekst u thuhet të përgjigjeni tek filani.fisteku@gmail.com, atëherë ky është mashtrim. Nëse nuk keni njohuri të mjaftueshme rreth mbrojtjes nga interneti dhe postat mos i lexoni porositë të cilat posta juaj i ka dërguar drejtpërsëdrejti në shportën e hedhurinave.
  7. Softuerë me nën-softuerë – është një sistem shumë i marketingut kohëve të fundit. Nëse instaloni softuer falas, i cili ndodh të është shumë i mirë për nevojat tuaja të caktuar, shpesh herë ndodhë që pas instalimit të tij diç nuk është në rregull me kompjuterin tuaj, ose kur të shihni në desktop ju nuk keni instaluar një, por më shumë se një softuer. Madje në disa raste instalohen softuer të cilët nuk e dini që i keni instaluar e që punojnë në prapavijë. Mbledhin të dhëna nga veprimet tuaja, e skena më e keqe është ajo e mbledhjes së të dhënave bankare që shpie drejt plaçkitjes suaj financiare.
    Si të mbroheni: Mos instaloni softuerë nga burime të pa njohura. Fillimisht informohuni, në internet, mbi softuerët që doni t’i instaloni, pastaj i instaloni ato. Nëse instaloni softuerë falas, ose me kod të hapur, atëherë MOS klikoni next.. next… next, por secilin hap e shihni me kujdes se nuk bëhet name nëse instalimi u zgjatë edhe një minutë më tepër.
  8. Mashtrimet në Facebook – janë bërë më të njohurat kohëve të fundit dhe kanë bombarduar edhe përdoruesit shqiptarë me të madhe. Profilet e njerëzve “serioz” e të atyre mistrecëve stërmbushen me shkrime e foto të llojeve të ndryshme. Ato s’janë pjellë e tyre, por pjellë e kuriozitetit të tyre për t’i pare “zogun” Tunës. “Ekspertët“ e mashtrimeve në internet shfrytëzojnë kuriozitetin e njerëzve për të depërtuar më tej në mbledhjen e të dhënave tuaja, instalimin e softuerëve të ndryshëm në kompjuterin tuaj, instalimin e viruseve, të mini-softuerëve të cilët mbledhin të dhënat tuaja, shfrytëzimin e IP adresës suaj për nevoja të tyre, si dhe plaçkitjen tuaj. Ata shfrytëzojnë çdo mënyrë për tu bërë veprues, qoftë ajo përmes të kënaqurit tuaj ose përmes nxitjes së ndjenjës së keqardhjes. Tani janë ndryshimet politiko shoqërore në vendet islame që shfrytëzojnë manipuluesit, që në mesin e ofruesve të lajmeve të shtojnë edhe rrënjë manipulimi përmes së cilëve realizojnë fitimet e tyre. Ndër format më të përhapura në Facebook janë : 1) shih këtë video (fillimisht bëje “Like”, pastaj mund të e shohësh), 2) s’po më besohet çfarë pashë, 3) shih kush ka vizituar profilin tuaj, 4) këtë ua ka dërguar filani, 5) nëse i jepni “like” i ndihmoni, 6) ndihmoni me pak para se ka kancer, 7) luani lojën pa pagesë, 8) testoni IQ tuaj, 9) u përgjigja për ty, 10) edhe ti je në foto, 11) bashkohu në këtë grup/faqe për të bërë peticion të shpëtojmë …, 12) nxitje për kontakt seksual/takime personale.
    Si të mbroheni: Kini kujdes nga faqet dhe porositë e pa njohura qoftë edhe nëse u vijnë nga miqtë tuaj. Shumica nuk e kanë idenë se çfarë janë duke bërë dhe vetëm klikojnë nëpër nyje. Mos t’u mbysë edhe juve kurioziteti siç i mbytë plotë. Nëse e keni bërë “Like” një faqe të tillë, largohuni sepse ata vazhdimisht dërgojnë porosi të tilla. Shteti, feja, populli nuk ndihmohen me “LIKE”, por me veprime konkrete. Nëse kërkohet ndihmë atëherë duhet të vërtetoni personalitetin e kërkuesit, përndryshe të largoheni dhe të mos klikoni mbi ato nyje. Të gjithë titujt „interesat“ janë mashtrime. Mendo, gjithnjë kur sheh një titull interesant, ngacmues, është mashtrim, mashtrim, mashtrim. Kapakun ia vë nëse kjo nyje kërkon të e pëlqeni faqen (të e bëni LIKE). Kur e shihni këtë porosi i thoni JO dhe largohuni nga ajo faqe.
  9. Mashtrimet ne eBay – janë bërë të përditshme meqë tregu është i madh dhe tregtuesit janë në nivel ndërkombëtarë. Pa keqkuptime eBay është një treg i pasur, por unë preferoj tregje lokale, brenda një shteti të caktuar. Unë kam paguar për mashtrues në eBay. Shumë njerëz gjithashtu kanë paguar në eBay produkte dhe asnjëherë nuk kanë pranuar ato produkte. Zakonisht produktet që shiten nga larg me çmim normal, por me kosto të ulëta dërgimi dhe produktet me çmime shumë të ulëta janë produkte që i ofrojnë mashtruesit qoftë në kualitet qoftë edhe vetëm të u rrëmbejnë paratë. Mashtrime tjera të ngjashme janë blerja e produkteve të ngjashme një të mirë e një të prishur. Mashtruesi blen produktin tuaj dhe një të prishur si ai dhe pastaj kërkon t’i ktheni paratë meqë produkti është prishur gjatë dërgimit, përndryshe do u votojë negativisht dhe eBay u mbyll llogarinë. Ju i ktheni paratë, ai u kthen produktin e prishur dhe mban tuajin i cili në të vërtetë është në rregull. Mashtrim tjetër i njohur është në hapësirën e shitjes së veturave ku ofrohen vetura me çmim të caktuar me një depozitë të caktuar të cilin mund të e paguani që shitësi i veturës të mos e shesë veturën pa shkuar ju të e shihni. Ky është mashtrim. Pagesa e depozitit është plaçkitje që nuk mund të e ktheni më, meqë shitësit e tillë zakonisht as që e posedojnë veturën. Lloji i tretë i mashtrimit në eBay është për shfrytëzuesit e shpeshtë. Nëse keni rënë preh e një përcjelljeje të aktiviteteve në eBay, atëherë mashtruesit do të shfrytëzojnë rastin të u dërgojnë porosi në postën tuaj duke u njoftuar se keni llogari të pa paguar në eBay të cilën duhet të e paguani brenda një afati të caktuar. Ky është mashtrim, por porosia mund të duket komplet e stilit origjinal që eBay u dërgon në raste të zakonshme.
    Si të mbroheni: Gjatë shitjes së produktit shkruani që akti i shitjes merr fund me shitjen dhe nuk ka kthim të produktit ose sugjeroni që blerësi të blejë sigurim nga ndonjë kompani për mbrojtjen e produktit. Gjatë pagesës dhe pas pagesës së produkteve keni kujdes se kujt i paguani, si i paguani dhe kujt keni mbetur pa paguar që të mos u paguani mashtruesve.
  10. Nxitje të keqardhjes – janë rezultat i shumë ndodhive në botën e cila na prekë shpirtërisht. Fëmijë të vrarë, gra të përdhunuara, burra të masakruar, jetimë. Uri kudo, skamje sa të duash, mashtrim sa të duash. Kjo është situatë e frytshme për mashtruesit të cilët u dërgojnë posta ku përshkruajnë ngjarje të dhimbshme të cilat mund t’i zbusni nëse ndihmoni me një sasi të caktuar monetare. Fundja nëse nuk keni mundësi financiare, atëherë shpërndani këtë porosi. Në këtë rast ju jeni bërë pjesë e zinxhirit mashtrues ku nuk përfitoni asgjë, por nga vullneti i mirë ndihmoni mashtruesit.
    Si të mbroheni: Mos dërgoni para përmes internetit, sepse ata që kanë aq halle nuk kanë kohë të rrinë në internet dhe të dërgojnë porosi anë e kënd botës. Nëse u vije keq për një ngjarje të caktuar, mund të përçyrreni pak, të i fshini lotët dhe të e grisni porosinë, por mos ua dërgoni miqve tuaj. Nëse ua doni të mirën miqve tuaj, mos u thoni se nëse nuk e shpërndajnë këtë porosi do u ndodh diç e keqe ose s’janë njerëz të mirë sepse në këtë rast ju jeni ai i keqi që ndihmon të keqen.

Si të dërgoni një email tek marrësit e padeklaruar

 


Si të dërgoni një email tek marrësit e padeklaruar

Mbani adresat e emailit privat kur dërgohen te Përfituesit Shumëfishta

Dërgimi i një email-i tek marrësit e padeklaruar mbron privatësinë e të gjithëve dhe e bën postën elektronike të pastër dhe profesionale.

Alternativa është që të dërgoni një email tek marrësit e shumëfishta ndërsa renditni të gjitha adresat e tyre në fushat e To: ose Cc:. Jo vetëm që kjo duket patjetër e çrregullt për të gjithë ata që shikojnë se kush është dërguar mesazhi, ekspozon adresën e emailit të secilit.

Për të dërguar një email tek marrësit e padeklaruar është aq e lehtë sa të vendosësh të gjitha adresat e marrësit në fushën Bcc: në mënyrë që ata të jenë të fshehura nga njëri-tjetri. Pjesa tjetër e procesit përfshin dërgimin e emailit me veten nën emrin "Përfituesit e Undisklosed" në mënyrë që të gjithë të mund të shohin qartë se mesazhi u dërgua tek njerëz të shumtë, identitetet e të cilave janë të panjohura.

Si të dërgoni një email tek marrësit e padeklaruar

  1. Krijo një mesazh të ri në klientin tuaj të postës elektronike .
  2. Marrja e Marrësit të Paqëndrueshëm në fushën e: Përcillet nga juaj adresën e postës elektronike në <> . Për shembull, shkruani Undisplosed Recipients < example@example.com> .
    1. Shënim: Nëse kjo nuk funksionon, krijoni një kontakt të ri në librin e adresave, e emëroni "Përfituesit e fshehtë" dhe më pas shkruani adresën tuaj të postës elektronike në kutinë e tekstit të adresës.
  3. Në fushën Bcc: shtypni të gjitha adresat e emailit që duhet të dërgoni mesazhi, të ndara me presje. Nëse këta marrës janë tashmë kontakte, duhet të jetë mjaft e lehtë të fillosh të shkruash emrat ose adresat e tyre në mënyrë që programi të plotësojë automatikisht ato shënime.
    1. Shënim: Nëse programi juaj i postës elektronike nuk tregon fushë të Bcc: default, hapni preferencat dhe kërkoni atë mundësi diku në mënyrë që ta aktivizoni atë.
  4. Shkruaj pjesën tjetër të mesazhit normalisht, duke shtuar një subjekt dhe duke shkruar trupin e mesazhit, dhe pastaj dërgojeni kur të përfundoni.

Këshillë: Nëse e përfundoni këtë shpesh, mos ngurroni të krijoni një kontakt të ri të quajtur "Përfituesit e fshehtë" që përfshin adresën tuaj të postës elektronike. Herën tjetër do të jetë më e lehtë për të dërguar mesazhin tek kontakti që tashmë keni në librin tuaj të adresave.

Edhe pse këto udhëzime të përgjithshme punojnë në shumicën e programeve të postës elektronike, mund të ekzistojnë ndryshime të vogla. Nëse klienti juaj i postës elektronike është i listuar më poshtë, kontrolloni udhëzimet e tij specifike për mënyrën e përdorimit të fushës Bcc për të dërguar një mesazh te marrësit e fshehtë.

ad

Bcc paralajmëron

Shikimi i marrësve të fshehtë në fushën e: një fushë e-mail-u është një tregues i qartë se njerëzit e tjerë kanë marrë email të njëjtë, por nuk dini kush ose pse.

Për ta kuptuar këtë, shqyrtoni nëse keni vendosur të dërgoni e-mailin tuaj në vetëm një emër (jo Përfituesit e Undisklosed ) dhe ende marrësit e tjerë të Bcc. Problemi që lind këtu është nëse marrësi origjinal ose ndonjë marrës i Cc'd zbulojnë se njerëzit e tjerë janë kopjuar në atë që ata supozonin ishte një email privat. Kjo mund të dëmtojë reputacionin tuaj dhe të shkaktojë ndjenja të këqija.

Si do ta kuptonin? Thjesht: kur një nga marrësit tuaj të BCC ndodh të "përgjigjet për të gjithë" në email, identiteti i atij personi është i ekspozuar ndaj të gjithë marrësve të fshehur. Megjithëse asnjë prej emrave të tjerë të Bcc nuk zbulohet, ekziston një listë e fshehur.

Shumë mund të shkojnë keq këtu nëse ndonjë nga marrësit përgjigjet me vërejtje të poshtëruara për dikë që është në listën e verbër të kopjes së karbonit. Ky gabim shumë i lehtë për t'u bërë mund të kushtojë një bashkëpunëtor pune ose të dëmtojë një marrëdhënie me një klient të rëndësishëm.

Pra, mesazhi këtu është që të përdorin listat e Bcc me kujdes dhe të transmetojnë ekzistencën e tyre me emrin Undivided Recipients . Një tjetër mundësi është të përmendim vetëm në email se është dërguar te njerëzit e tjerë dhe se askush nuk duhet të përdorë opsionin "përgjigje për të gjithë".

ad

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...