Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/01/31

Sfida e vështirë e Arbana Osmanit kur duhet t’u tregonte banorëve të “Big Brother” se Dritan Hoxha ka ndërruar jetë

Moderatorja Arbana Osmani kujtoi sot tek “Ëndërrtjerrësit”, momentin kur Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën dhe ajo duhet t’ia jepte këtë lajm banorëve të “Big Brother”.

Humbja e Tanit na ka prekur jashtëzakonisht shumë të gjithëve. Më duhej të ikja ta jepja këtë lajm te banorët, ndërkohë që vetë isha e tronditur. Ishim të tronditur, jo vetëm se kishim humbur një njeri që na udhëhiqte, me të cilin kishim ndërtuar këtë ëndrrën tonë, por me humbjen e tij na u duk sikur humbëm busullën”, rrëfen moderatorja.

Si pasojë e një aksidenti, Presidenti i Top Medias, zoti Dritan Hoxha ka vdekur”, u tregoi ajo banorëve atëherë, të cilët, të izoluar dhe larg aktualitetit u tronditën nga lajmi se një nga personazhet që kishte dhënë shumë kontribut për medien shqiptare, nuk ishte më.

Big Brother donte dhe dy javë të mbaronte dhe ne nuk e dinim si do të shkonte. Thoshim çfarë do të bëjmë pa Tanin, për çfarë do të shkojmë më në punë”, rrëfen Arbana tek “Ëndërrtjerrësit”.


1/10

Ish Missi i jep fund jetës, hidhet nga ndërtesa/ Ja cili ishte postimi i saj i fundit para se të vetëvritej

 

30-vjeçarja Chelsie Kryst, ish miss i SHBA i ka dhënë fund jetës së saj!

Sipas Departamentit të Policisë së New York mësohet se Kryst gjeti vdekjen pasi u hodh nga një ndërtesë në Manhattan.

“Me dhimbje të madhe, njoftojmë ndarjen nga jeta të Cheslie”, njoftoi familja e saj në një deklaratë për mediat e huaja. “Ajo frymëzoi njerëzit në mbarë botën me bukurinë dhe forcën e saj. Ajo ishte një njeri i kujdesshëm, që dhuronte dashuri.”

Kyrst, e cila u kurorëzua Miss SHBA në vitin 2019, ka postuar një foto në Instagram para se ti jepte fund jetës, ku shkruan: “Kjo ditë ju sjellë prehje dhe paqe”.


1/9

2022/01/30

PËRUROHET LIBRI I AKADEMIKËS VILHEME VRANARI NË VLORË"Lidhja Demokratike e Gruas,Vlorë"

 


E NDERUARA AKADEMIKE ,ZNJ.VILHEME VRANARI


JU  KËRKOJË NDJESË PUBLIKE  QË NUK JAM NË GJENDJE FIZIKE TË MARRË  PJESË NË KËTË EVENIMENT PËRURUES. 
JU  PERGEZOJË PËRSONALISHT PËR PUNËN TUAJ SHKENCORE-PUBLICISTIKE NË EMËR TË AKADEMISË SË SHKENCAVE SHQIPTARO-AMERIKANE(AAAS-IT).

https://atunispoetry.com/2017/01/14/vilheme-vranari-historia-ime-nga-flori-bruqi/

       MOSPJESMARRJA E IME ËSHTË  PË ARSYE SUBJEKTIVE NGASE MË DT. 28.01.2022  KAM PESUAR  FATEQËSI  KOMUNIKACION  pA LENDIME DHE NUK JAM NË GJENDJE PËR TË VOZITË NË KËTO KUSHTE TË PA PËRSHTATSHME MË BORË DERI NË VLORË HEROIKE TË ISMAIL QEMAJLIT DHE ISA BOLETINIT!

REPSEKT PËR JU DHE PJESËMARRËSIT NË KËTË MANIFESTIM MADHËSHTOR! 

 JU PËRSHENDES TE GJITHËVE NË EMËR TË AAAS - IT DHE FAMILJËS SË MADHE TË GJENERALIT ISA BOLETINI NGA ISNIQI I DEÇANIT.

 RESPEKT  TË VECANTE  PËR ZOTNI  FITIMIN  DHE SHUMË TË NDERUARIN BUJAR  LESKAJ.

  FLORI BRUQI

PRISHTINË,30.01.2022.

----- Forwarded message -----
From: Vilhelme Haxhiraj <haxhirajvilhelme@gmail.com>
To: Flori Bruqi <ptcflomed@yahoo.co.uk>
Sent: Sunday, 30 January 2022, 11:32:02 CET
Subject: Përshëndetje Prof.dr. e akademik, Flori Bruqi!

Miku ynë i mirë Flori, dëshirojmë të jeni mirë! U bën kohë që nuk jami parë , madje as kemi komunikuar.  Gjithsesi unë u dërgoj ndonjë shkrim, për të mos i prerë lidhjet.  Fatkeqësisht unë qysh dy vite të shkuara lëviz shumë pak, por me patericë, pasi vuaj  nga osteoporoza në gjunjë. Më e keqja është se, më shoqërojnë dhimbjet ditë e natë. Megjithatë punoj në krijimtari. Si anëtare e  Akademisë, ju njoftoj:
      Ditën e Diel, më 6 shkurt, 2022, promovoj librin tim "Lidhja Demokratike e Gruas,Vlorë" që e kam themeluar unë. Ky përurim bëhet në jubuileun e 30 vjetorit të organizatës së Gruas.  Uë ju kam bërë një ftesë që të jeni i pranishën. Tubimin e organizon Ish ministri i Kulturës dhe deputeti Bujar Leskaj, i cili  dëshiron të jeni i pranishëm si  një personalitet i kulturës së kombit shqiptar.  Nëse do të vini, duhet t'ma konfirmoni.
Unë dhe Fitimi Ju presim me kënaqësi,  Kurse Z,Bujar e quan nder ardhjen tuaj. 
Të fala dhe përqafime miqësore"
Fitim Haxhiraj dhe Vilhelme

Vlorë,30,1.2022


F T E S Ë

Z. PROF. dr.& akademik Flori Bruqi

 Drejtor i mardhënieve me publikun Kosovë, Shqipëri, Maqedoni!

    Jeni i ftuar të merrni pjesë në përurimin e librit tim të fundit, me titull, Lidhja Demokratike e Gruas Vlorë(LDG)- ( 6.2.1992-6.2.2022). Libri përurohet në jubileun e tridhjetëvjetorit të LDG Vlorë, ditën e diel, 6 shkurt, 2022, në Lungomare, Vlorë, Lokal “Mustafa”. Ora 10 oo para dite.

        Jeni i mirëpritur dhe i dëshiruar nga të gjithë.

                                                  Vilhelme Vrana Haxhiraj

 Vlorë, 30.1.2022


2022/01/29

Aleksandër Vuçiq po përgatitet të rikthejë Malin e Zi prapë nën Serbi duke vrarë Millo Gjukanoviqin ?

 Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po përgatitet të likuidojë presidentin malazez Milo Gjukanoviq, për ta rikthyer Malin e Zi nën Serbi.

Sipas Maralushës, pasi kishte tërhequr vërejtjen se po planifikohej ekzekutimi i Gjukanoviqit, ishin arrestuar disa persona.




Reagimi i plotë i Maralushës në Facebook:

Image

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan shkarkon shefin e statistikave pas raportit për inflacion


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka shkarkuar kreun e agjencisë shtetërore të statistikave, sipas një dekreti të publikuar më 29 janar. Ky njoftim është bërë disa javë pasi Sait Erdal Dincer, shef i Institutit Turk të Statistikave ka publikuar raportin që tregon se shkalla e inflacionit është më e larta në 19 vjet.

Në vend të Dencer është emëruar, Erhan Cetinkaya.

Erdogan nuk ka dhënë sqarim për emërimin e Centinkayas, i cili më parë ka shërbyer si zëvendësshef i rregullatorit bankar të Turqisë.

Dincer është kritikuar si nga Qeveria, ashtu edhe nga opozita, pasi ka publikuar të dhëna më 3 janar që tregonin se çmimet e konsumit janë rritur për 36.1 për qind në muajin dhjetor, në krahasim me një vit më parë. Kjo shifër ka qenë më e lartë sesa parashikimi prej 27 për qind i analistëve. Opozita turke ka thënë se shpenzimet për jetesë janë të paktën dyfish më të larta, derisa mediat turke kanë raportuar se Erdogan është zemëruar për publikimin e të dhënave.

Inflacioni i lartë ka gërryer fuqinë blerëse në Turqi, ku janë rritur çmimet e ushqimit, transportit, ngrohjes, rrymës dhe gjërave tjera të domosdoshme. Inflacioni është përkeqësuar nga ndërhyrja e Erdoganit në Bankën Qendrore dhe politikat e tij për ekonominë.

Ndonëse zakonisht Bankat Qendrore luftojnë inflacionin përmes rritjes së normave të interesit dhe ashpërsimit të politikave monetare, Erdogan ka thënë se shkalla e lartë e interesit shkakton inflacion. Lideri turk i ka bërë presion Bankës Qendrore për të ulur normat e interesit disa herë, çka ka rezultuar me zhvlerësim të lirës. Kjo valutë turke ka humbur 44 për qind të vlerës së saj kundrejt dollarit amerikan, vitin e kaluar.

Nis heqja e targave false të makinave të policëve dhe e të afërmve të tyre


Policia Rrugore në Tiranë, fillon heqjen e targave false të makinave të policëve dhe të afërmve të tyre të cilët i përdornin këto makina duke përdorur dhe emrin e tyre duke thënë: “Filani është robi im..!”.

Policia Rrugore në Tiranë ka nisur me heqjen e targave të pavlefshme, fiktive ose të parregullta të mjeteve rrugore në qarkullim.  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shprehet se do të ketë zero tolerancë ndaj këtij fenomeni, i cili është i rrezikshëm për sigurinë publike. “Falenderojmë e përshëndesim fuqimisht qasjen e re të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit për goditjen e çdo targe të pavlefshme, fiktive ose të parregullt të mjeteve rrugore në qarkullim, duke bërë jo vetëm drejtësi ndaj shumicës së mjeteve korrekte që respektojnë ligjin me detyrime të paguara por edhe duke dënuar, me forcë, kundravajtësit! Inkurajojmë shtrirjen e tolerancës 0 x 365 ditë vit, në çdo qark, ndaj këtij fenomeni sa arrogant e fyes ndaj qytetarëve të ndershëm, po aq edhe të rrezikshëm për sigurinë publike dhe minues të rendit e të rregullit në qarkullimin rrugor!”, shkruan Gonxhe.

Energjia demokratike e Kosovës VS fikja e Shqipërisë

 Arben Rrozhani

Mijëra qytetarë të Kosovës protestuan edhe sot në Prishtinë kundër shrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike, ndërsa vendi prej muajsh vuan nga ndërprerja e furnizimit që sigurohet nga TEC-e me qymyr që datojnë në vitet ’70, prej mungesës së burimeve të reja dhe çmimeve sratosferike të blerjes së energjisë në bursat ndërkombëtare. Me slogane kundër qeverisë së kryeministrit Albin Kurti dhe për pamundësinë e shumicës së familjarëve për të paguar faturat, pavarësisht se cila parti ishte pas thirrjes së protestës, e rëndësishme është kjo e fundit si tregues se energjia demokratike e Kosovës nuk shteron nga askush.

Këta qytetarë që janë në shesh, votojnë të lirë për të rrëzuar LDK-në dhe AAK-në, për të sjellë në pushtet LVV-në dhe nesër janë të gatshëm që ta rrëzojnë sërish për mosmbajtje premtimesh. Sepse vota është e lirë dhe e barabartë për të gjithë, edhe për votuesit e Kosovës në diasporë, që votojnë rregullisht në çdo palë zgjedhje, që kanë qenë të shumta pas krizave të vazhdueshme politike të viteve të fundit.

Këta qytetarë nuk dalin në shesh për partitë, por për hallet e tyre, duke paralajmëruar se do ta rrëzojnë qeverinë e vendimeve antipopullore, siç thotë parrulla “Ju rrisni rrymën, ne rezistencën”.

Janë shumë hapa përpara Shqipërisë, ku qeveria merr çdo vendim dhe populli nuk pipëtin, as për ngjarje macabre si vdekja e një gruaje të vetmuar në Fier, të cilës i ishte prerë energjia prej një viti, sepse nuk kishte mundësi ta paguante.

Këtu, prej mëse dy dekadash, nuk bëhen zgjidhje të lira dhe të barabarta, populli nuk ka mundësi ta ndryshojë me votë elitën politike, nuk zgjidhet dhe nuk zgjedh dot, sepse votat kontrollohen nga tri parti dhe ato vidhen me 50 euro, presione dhe frikësime për bukën e gojës.

Këtu parlamenti mblidhet vetëm për ligjëruar vjedhjet që bën ezkekutivi për një grusht pasunarësh të emëruar nga qeveria, rriten çmimet pa paralajmërim dhe muaj pas muaji, ndërsa reagimi popullor është zero. Qeverisjet ndër vite kanë shuar çdo formë dhe organizim sindikalist, kanë blerë shoqërinë civile, kanë blerë dhe frikësuar mediat, i kanë shtrënguar buxhetorët dhe privatët që të kenë pritshmëri vetëm  bukën e përditshme. Në vendin me çmimet më të shtrenjta të karburanteve edhe pse të pasur me naftë dhe gaz; me energjinë më të shtrenjtë dhe pa ujë, edhe pse jemi vendi i tretë në Europë për pasuri ujore; me prodhimet bujqësore dhe blegtorale më të shtrenjta edhe pse kemi toka pjellore dhe kullota me bollëk; me çmimet e transportit ajror dhe detar shumë herë më të larta se vendet fqinje; me pensionet nën 100 euro, ndihmën ekonomike vetëm 30 euro, rrogat 200 euro; me sistemin shëndetësor shtetëror të shkatërruar në interes të privatëve, me arsimin publik të “ngrirë” në zero gradë nga vjedhja e buxhetit për arsimin; pa shpresë se gjendja do të rregullohet përpara se të katandisemi 520 mijë banorë në vitin 2100, siç parashikon Banka Botërore-mungon vetëorganizimi qytetar dhe shtysa poltike që të protestohet.

Ajo energji demokratike që mbush sheshet në Kosovë,  këtu është blerë, vrarë dhe trafikuar nga tre njerëz që kanë në dorë të ardhmen e vendit dhe nuk kanë ndërmend të “bien nga kali”, po nuk u rrëzuan me forcë. Sepse ky është fundi i fundit,



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...