Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/02/24

SHqiptarja Rita Ora shpreh mbështetjen e saj për Ukrainën

 


Një situatë e vështirë po mbizotëron këto ditë në shtetin e Ukrainës, e cila është në rrezik pushtimi nga shteti rus.

Sulmet e së enjtes kanë qenë kryetemë në të gjitha mediat botërore, teksa të përfshirë në frymën e kësaj krize janë edhe fytyrat e shumta publike.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, e cila këto ditë ndodhet në Itali për Javën e Modës në Milano, shprehu mbështetjen e saj për popullin e Ukrainës përmes një fotografie.

Historiani serb prof.dr.Nikola Samarxhiq : Të gjithë kandidatët për president të Serbisë po e përkrahin agresionin e Vlladimir Putinit në Ukrainë

 


Historiani dhe profesori universitar nga Beogradi, Nikola Samarxhiq ka thënë se të gjithë kandidatët për president të Serbisë e mbështesin Vladimir Putinin dhe agresionin e tij në Ukrainë.

Samarxhiq me anë të një reagimi në Twitter ka theksuar agresioni rus në Ukrainë ua ka humbur kuptimin e zgjedhjeve në Serbi.

“Agresioni i [Vladimir] Putinit në Ukrainë ua ka humbur kuptimin zgjedhjeve në Serbi. Të gjithë kandidatët për president [të Serbisë] e përkrahin agresionin e Putinit në Ukrainë. Gjeneratë e teknologjive të reja”, theksuar Samarxhiq.

Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Serbi do të mbahen më 3 prill.

Serbia udhëhiqet nga Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), e cila drejtohet nga Aleksandar Vuçiq, i cili është president i këtij vendi.

Partia e Vuçiqit është në pushtet që nga vitit 2012 dhe gjatë kësaj kohe ka rritur bashkëpunimin me Federatën e Rusisë.

Në anën tjetër, Serbia është armatosur nga Rusia, gjë të cilën e ka kritikuar në vazhdimësi Bashkimi Evropian dhe shtetet perëndimore.

Mbretëria e Bashkuara vendos dhjetë sanksione të mëdha ndaj Rusisë – Johnson thotë se të njëjtat do t’i aplikojë edhe SHBA-ja

 

Mbretëria e Bashkuara i ka vendosur disa sanksione të mëdha ndaj shtetit rus pas agresionit në Ukrainë.

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka shpalosur sanksionet që i janë shqiptuar Vladimir Putinit dhe aleatëve të saj.

Sanksione të ngjashme financiare do të aplikohen edhe për Bjellorusinë rreth rolit në sulmin ndaj Ukrainës.

Bodo Weber: Krahasimi rus i Kosovës me Krimenë - absolutisht i paqëndrueshëm




Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të martën se bashkësia ndërkombëtare duhet të njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia nw vitin 2014, si “pasqyrim i ligjshëm i zgjedhjes së banorëve lokalë”, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.

Gjëja e parë që duhet ta bëjnë të gjithë, është të pranojnë shprehjen e vullnetit nga njerëzit që jetojnë në Sevastopol dhe Krime. Pse është me keq kjo shprehje e vullnetit - dhe e kam thënë shumë herë – nga ajo çfarë ka ndodhur në Kosovë? Nuk është. E vetmja gjë është se vendimi atje është marrë nga parlamenti, dhe këtu ishte një referendum popullor”, tha presidenti rus.

Weber: Krahasimi rus i Kosovës me Krimenë, absolutisht i paqëndrueshëm

No media source currently available

0:000:04:140:00

Asgjë nuk mund të jetë më larg të vërtetës”, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës, analisti Bodo Weber, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit.

Kishte një aparteid masiv të Serbisë, të regjimit të (Sllobodan)

Bodo Weber
Bodo Weber

Millosheviçit në Kosovë në vitet e 90-ta dhe asgjë nuk është e krahasueshme. Nuk ka pasur asnjë formë të diskriminimit apo ndonjë fushatë kundër rusëve në Krime, e lërë më në Ukrainën Lindore dhe absolutisht është e pakrahasueshme”, tha zoti Weber.

Nuk është hera e parë që presidenti rus përmend Kosovën në kuadër të arsyetimit për veprimet e tij. Në vitin 2014 pas aneksimit të Krimesë, vëzhguesit vunë re se ai përmendi Kosovën të paktën gjashtë herë gjatë fjalimit të tij.

Por, një aleate e vjetër e Serbisë, Rusia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës që tashmë është njohur nga mbi 100 vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.

Javën e kaluar Rusia hodhi pretendimet se "mercenarë" nga Shqipëria, Kosova dhe Bosnja po dërgohen për të luftuar përkrah forcave ukrainase kundër kryengritësve pro-rusë. Pretendimet e tilla u hodhën poshtë nga Shqipëria dhe Kosova.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss : Putini nuk do të ndalet në Ukrainë

 




“Ne duhet ta ndalim (presidentin rus, Vladimir) Putinin, sepse ai nuk do të ndalet në Ukrainë”, tha të dielën Liz Truss, sekretarja e Jashtme britanike, në një intervistë në Daily Mail, duke folur lidhur me pushtimin mundshëm të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin.

“Putini i ka thënë të gjitha këto publikisht, se ai dëshiron të krijojë Rusinë e Madhe, se ai dëshiron të kthehet në situatën siç ishte më parë, ku Rusia ushtronte kontroll mbi zona të mëdha të Evropës Lindore”, tha ajo.

Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian, tha se “të menduarit e rrezikshëm të Kremlinit, që vjen drejtpërdrejt nga një e kaluar e errët, mund t'i kushtojë të ardhmes së begatë të Rusisë”.

Ajo tha se nëse Rusia pushton Ukrainën, do të kishte qasje të kufizuar në tregjet financiare dhe mallrat teknologjike, sipas një pakete sanksionesh që po bëhet gati.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha të shtunën se dëshiron të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për të negociuar një zgjidhje për krizën, ndërsa mijëra trupa ushtarake ruse janë grumbulluar përgjatë kufijve të Ukrainës.

“Unë nuk e di se çfarë dëshiron presidenti i Federatës Ruse, kështu që unë po propozoj një takim”, tha presidenti Zelenskyy në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Presidenti ukrainas Zelenskyy kërkon takim me presidentin rus Putin


Ndërkohë Gjermania dhe Austria u thanë qytetarëve të tyre të largoheshin nga Ukraina. Agjencia ajrore gjermane Lufthansa anuloi fluturimet për në kryeqytetin Kiev dhe në Odessa, një port i Detit të Zi që mund të jetë një objektiv kyç në rast sulmi.

Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të dielën, njoftoi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki të shtunën teksa ripohoi se "Rusia mund të nisë një sulm kundër Ukrainës në çdo kohë".

Presidenti Putin kryesoi stërvitjet ushtarake të shtunën ndërsa bombardimet u përshkallëzuan në Ukrainën lindore.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se stërvitjet e së shtunës, për të cilat Kremlini thotë se ishin planifikuar më herët për të parë shkallën e gatishmërisë, përfshinin lëshimin raketave balistike ndërkontinentale. Ato u ndoqën nga presidenti rus dhe ai i Bjellorusisë.

'Gati për të sulmuar'

Të shtunën, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se më shumë se 150,000 trupa ruse që janë grumbulluar në kufirin e Ukrainës "tani janë gati për të sulmuar”. Ai foli me gazetarët në Lituani, ku presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, bëri thirrje për një prani të shtuar të trupave amerikane.

Në Konferencën e Sigurisë së Munihut, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, paralajmëroi se plani i Rusisë tashmë është duke u shpalosur. Ajo tërhoqi vërejtjen se Rusia do të mund të krijojë pretekst të rremë për pushtim, ndërsa paralajëroi sanksione te ashpra nëse Rusia pushton Ukrainën.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke bërë thirrje për një takim të Këshillit NATO-Rusi, për të shmangur një konflikt në Ukrainë. Sekretari Stoltenberg tha në Konferencën e Sigurisë në Munih, se nuk ka prova se Rusia ka tërhequr ndonjë nga trupat e saj nga kufijtë e Ukrainës dhe se ekziston një rrezik real i konfliktit.

NATO kërkon më shumë bisedime me Rusinë për të zbutur krizën në Ukrainë


Por, presidenti ukrainas, Zelenskyy, iu kundërvu parashikimeve për një pushtim të afërt rus, duke deklaruar se "Ne nuk mendojmë se duhet të jemi në panik”, raportoi agjencia e lajmeve, France-Presse.


Kryeministri britanik, Boris Johnson, megjithatë, i tha BBC-së se provat tregojnë se Rusia planifikon "luftën më të madhe në Evropë që nga viti 1945".


Sulme të reja në Ukrainën lindore


Vëzhguesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, raportuan më shumë se 1,500 shkelje të armëpushimit në Ukrainën lindore të shtunën, numri më i lartë i shkeljeve në një ditë gjatë këtij viti.


Ushtria e Ukrainës akuzoi separatistët në dy territoret e shkëputura në Ukrainën lindore, republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, për një valë të re sulmesh të shtunën.


Separatistët, të cilët akuzuan gjithashtu ushtrinë e Ukrainës për kryerjen e sulmeve të reja të shtunën, nënshkruan dekrete për mobilizimin masiv ushtarak. Kreu i njërit prej territoreve u bëri thirrje të gjithë njerëzve të aftë për të mbajtur armët, të mobilizohen kundër atij që ai pretendoi se është agresion i Kievit. Rajonet kanë filluar gjithashtu evakuimin e disa civilëve nga zonat kufitare.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...