Episodet heroike të ukrainasve po rezultojnë më të forta se tanket ruse, komenton historiani i njohur hebre, Yuval Noah Harari në një artikull për gazetën izraelite ”Yediot Ahronot” me titull ”Pse Putini tashmë ka humbur”.
Sipas Hararit, autor i librave të famshëm “Sapiens. Lindja e njerëzimit” dhe ”21 mësime për shekullin XXI”, ”për të përmbushur qëllimin e tij, Putinit do t’i duhej një fitore me pak gjak dhe e pasuar nga pak urrejtje”.
Por, në vend të kësaj, po ndodh krejt e kundërta.
”Historitë janë materiali nga të cilat kombet janë formuar. Për breza të tërë ukrainasit do të flasin për presidentin e vendit të tyre, i cili i tha SHBA-së se i duheshin armë dhe jo të largohej nga vendi, për ushtarët që nuk iu bindën urdhrit të anijes luftarake ruse apo për civilët që ndaluan tanket”, thotë Harari.
”Në të njëjtën kohë këto histori do të kenë një ndikim më të madh sesa ato të tankeve. Putini duhet të kujtojë ndikimin e heroizmit të rusëve në rrethimin e Leningrad, nga ku edhe vetë u edukua”, thekson historiani.
Harari vëren se, ndërsa Gorbaçovi la si trashëgimi miqësinë mes popullit rus dhe atij ukrainas, Putini i bëri ata armiq.
”Nëse dikush ka firmosur certifikatën e vdekjes së Perandorisë Ruse ai nuk është Mihail Gorbaçovi, por vetë Vladimir Putini”, përfundon Harari.
Argaret Atwood me flamurin verdheblu në duar dhe një kapuç kundër të ftohtit në kokë shkoi në ”Dundas Street West” në marshimin e Torontos në mbështetje të çështjes ukrainase.
Autorja 82-vjeçare kanadeze e ”The Handmaid’s Tale” nuk e ka menduar dy herë për këtë, por nuk është e vetmja.
Më shumë se 1 000 shkrimtarë kanë folur duke bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.
Atwood, anglezi Salman Rushdie, fituesi turk i çmimit ”Nobel” Orhan Pamuk dhe bjellorusja Svetlana Alexievitch, Paul Auster, Jonathan Franzen, Colm Toibin, polakja Olga Tokarczuk dhe gjithashtu gazetarja filipinase Maria Ressa, fituese e çmimit ”Nobel” për Paqen, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainën, shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe popullin ukrainas, duke dënuar pushtimin rus dhe duke bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të gjakderdhjes.
Në një letër të hapur, të botuar gjithashtu në rusisht, ukrainisht dhe arabisht, të dielën në mbrëmje, nga shoqata bota e shkrimtarëve PEN Ndërkombëtar, mes të tjerash thuhet se “ne, shkrimtarët në mbarë botën, jemi të tronditur nga dhuna nga forcat ruse kundër Ukrainës dhe bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Ne jemi të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i presidentit Putin për të pranuar të drejtat e ukrainasve… pa ndërhyrjen e Moskës”.
“Ne jemi të bashkuar për të mbështetur shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe të gjithë popullin ukrainas, që po përjeton një nga momentet më të errëta”, theksohet në të.
“Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë dhe tubim të lirë. Lufta e Putinit është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për paqe dhe fundin e propagandës që nxit dhunën. Nuk mund të ketë Evropë të lirë dhe të sigurt pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur. Paqja duhet të mbizotërojë”, përfundon letra.
Ndërmjet nënshkruesve, madje edhe duke rrezikuar, është shkrimtarja e njohur ruse, Ljudmila Ulickaya
Një sozi thuajse i padallueshëm i Vladimir Putin pranon së fundmi se trembet për sigurinë e tij që prej nisjes së sulmit të përgjakshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.
Slawek Sobola beson se Ukrainasit dhe aktivistët anti-luftë në qytezën e tij, mund të binden ta sulmojnë.
53-vjeçari nga Wroclaw në Poloni thotë se është në tension prej një jave, pasi fytyra e tij mund t’i kujtojë njerëzve presidenti që nisi “operacionin special ushtarak” në territorin ukrainas.
Ai tha për të përditshmen Daily Star: “Para luftës nuk kisha frikë për sigurinë time, por tani që Putin ka sulmuar Ukrainën kam pak frikë sepse në qytetin tonë ka shumë njerëz nga Ukraina që punojnë e jetojnë këtu”.
“Ka pasur disa herë që këta njerëz më kanë bërë të ditur se ngjaj shumë me Putin, dhe tani prej luftës kam frikë se do të bëhen agresivë apo të zemëruar kur më shikojnë mua”.
Slawek thotë se më parë ka punuar për tetë vjet si sozi e Putin dhe me “punën” e tij të pazakonte ka shëtitur shumë nëpër botë”.
Slawek ne performance me imituesit
Polaku jeton me gruan e tij Dorota, ka një kompani të vogël trensporti dhe fiton para si sozi e një prej njerëzve më të famshëm në botë.
Ai shtonte për mediat: “Kam punuar si imitues i Putin për tetë vjet dhe gjatë kësaj kohe kam regjistruar shumë video e punime. Ishte një punë e mirë por nuk është më puna ime kryesore, tani kam një kompani transporti”.
Slawek thotë se me punën e tij ka udhëtuar në SHBA, Hong-Kong, Londër dhe sigurisht në vendin e vetë personazhit të tij, Rusi.
FOTO GALERI
53-vjeçari nga Wroclaw në Poloni thotë se është në tension prej një jave
Me 24 shkurt 2022 kryespiuni i KGB-s, Hitleri i “ri”, komunisto-fashisti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij ruse, për sulmin ushtarak mbi shtetin e pavarur e sovran të Ukrainës, Avionë, helikopter, tanke autoblinda dhe mijëra e mijëra ushtarë dhe oficerë sulmuan me zjarr e hekur qytete e fshatra të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve. Kryespiuni i komunizmit ruso-sovjetik me këtë sulm ushtarak kriminal ndaj Ukrahinës, që ngjason si dy pika ujë me nacional-socialistin Adolf Hitler, provokoi hapur fillimin e luftës së tretë botërore. Luftë për të cilën prej vitësh ka punuar, në armatosjen e shtetit dhe ushtrisë komunisto-fashiste ruse me armët më moderne e shfarosëse, si ato atomike, kimike e bakteorologjike , por dhe me atë psikologjike, sikur “botës” ruse i janë bërë padrejtësi duke i grabitur troje e persekutuar bashkombas të cilët jetojnë në shtetet jashtë Rusisë “Nënë”. Putini nën “rrëgozë” me aleatët e tij i frynte edhe premtim për “bashkimin” e atyre shteteve ortodokse që flasin sllavisht. Gjithë kjo pergatitje për luftë hitleri hibrid (komunisto-fashist) i shekullit XXI, Vladimir Putin i ka bërë në sytë e faktorit ndërkombëtar, i cili në vend që ta izolonte e ndalonte me sanksione seioze ekonomike e politike , shpesh Putinit e regjimit të tij komunisto-fashist i bënte elozhe dhe i kruante shpinën, me një diplomaci në nivel ambasadorësh (shpesh edhe medioker), me “kërcënime”, sanksione e marrëveshje deri “qesharake”. Të gjitha këto “justifikoheshin” me stabilokracinë, Vladimir Putini elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut në vitin 2008, ndërsa në vitin 2014, Putini e bëri shkrum e hi “stabilokracinë” duke sulmuar Ukrahinën e pushtuar Krimen. Të pakten pas ketij agresioni, NATO, SHBA, dhe shtetet e fuqishme europiane duhej të armatosnin me të gjitha llojet e armëve të fuqishme e moderne Ukrahinen dhe ushtrinë e saj… Mjerisht edhe pas kësaj faktori nderkombëtar me në krye SHBA-n NATO-n dhe BE-n vijuan t’a tolerojnë komunisto-fashistin Vladimir Putin e regjimin e tij diktatorial, gjë që për tetë vite i dha zemër e kohë për riarmatimin e pergatitjen për një sulm më të madh ndaj Ukrahinës, por duket se pa vonuar shumë këtë do t’a bëjnë edhe ndaj shteteve të tjera (nën ish Bashkimin Sovjetik), si dhe zgjerimin e mëtejshëm të kësaj lufte deri në Ballkan , me koburen putinste , Serbinë Vuçiniste. (Drua, se nuk po dua se para që do ta pësoj në Ballkan do të jenë Bosnje-Hercegovina, e pastaj…, Por kam frikë se edhe Kina komuniste do të marrë zemër për pushtimin e Tajvanit e më gjërë të shteteve përreth). Në media e më gjërë qarkullon mendimi se Putini ka si qellim “vetëm” rrëzimin e presidentit e qeverisë properëndimore të Ukrahines , e në vend të tyre të vendosin kukulla të Moskes , siç ka bërë me Bjellorusinë, por kjo do të jenë vetëm “mezja” , pasi oreksi putinian është shumë më i madh nëse ky “oreks” nuk i nderpritet nga faktori ndërkombëtar. Vetëm unifikimi në qëndrim i shteteve të fuqishme evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe , Italia, Turqia etjerë në bashkëpunim me SHBA-n dhe NATO-n mund ta ndalë Vladimir Putin. Ndalimi i kësaj lufte kërkon jo vetëm izolim e sanksione serioze e të fuqishme, por edhe “shtërngim të dhëmbëve”… A do ta bëjnë këtë fuqitë e mëdha që citova më sipër?, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, por mjerisht eksperianca e deri tanishme na tregon se edhe kur është vepruar , është vepruar disi me vonesë. Shpresojmë që kësaj herë të veprohet shpejt e fuqishëm Ne shqiptarët agresione të tilla i kemi provuar mbi shpinë për mote e shekuj, veçanarisht deri në vitin 1999 në Kosovën Iliro-Shqiptare, ndaj jemi të ndjeshëm dhe e dënojmë fuqishëm agresionin rus, gjithashtu soldarizohemi me popullin Ukrahinas , të cilin me aq sa kemi fuqi duhet ta ndihmojmë, sigurisht të bashkuar me shtetet dhe organizmat e fuqishme botërore. Ndërsa ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se jemi të mbrojtur se Shqipëria është antare e NATO-s e në Kosovë ka ushtarë amerikan e më gjërë, pasi koha ka treguar se Ballkani ende është “fuçi baroti’, ku depot e fitilat janë gjendur e gjinden gjithnjë në Serbinë shoviniste, e për këtë majfton shkrepsja…ruse… Në fund të këtij shënimi të vogël lutem: Zoti e ndihmoftë Ukrahinën dhe ndëshkoftë pa mëshirë Hitlerin e ri , komunisto-fashistin Vladimir Putin dhe makinerinë e tij ushtarake…
Këto ditë doli në qarkullim libri i historianit Arben Llalla në gjuhën greke “Kolaboracionistët grek projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri (1944-1945)” –(Οι Έλληνες συνεργάτες των κατακτητών οργανωτές και οι πρωτεργάτες της γενοκτονίας των Τσάμηδων). Libri është botuar në Tetovë dhe përkthyer nga gjuha angleze në greqisht nga publicisti dhe shkrimtari grekë Filip Kiritsis (Φίλιππας ΚΥΡΙΤΣΗΣ), një emër i njohur në Greqi.
Libri në fjalë është botuar tre herë në gjuhën shqipe me një tirazhë 3.000 kopje më 2016-2017, ku botimi i tretë u bë nga Universiteti Evropian i Tiranës, ndërsa u botuar më 2017 në gjuhën angleze me një tirazhë 1.500 kopje. Interesimi i lartë në Greqi për ta lexuar edhe në greqisht këtë libër u bë e mundur që shkrimtari Filip Kiricis ta përkthej. Libri “Kolaboracionistët grek projektuesit dhe udhëheqësit e genocidit në Çamëri (1944-1945)”, është indjeshëm për faktin që Greqia ende vazhdon të akuzojë pa fakte çamët si bashkëpuntorë të gjermanëve, por historiani Arben Llalla sjellë të dëshmi shkencore nga arkivat e ndryshme si greke, sllovene, gjermane që nuk ka asnjë faktë që shqiptarët e Çamërisë ishin bashkëpuntor të nazistëve.
“Nuk ka patur asnjëherë bashkëpunim kolektiv të popullsisë çame me pushtuesit italian dhe gjermanë, qëllimi i Genocidit grek ishte për të spastruar Çamërinë-Epirin e Jugut nga shqiptarët myslimanë, grabitja e pasurisë si dhe vendosja e refugjatëve ortodoksë të ardhur ndër vite nga Azia e Vogël. Gjatë operacionit në shpërnguljen e hebrenjve të Janinës për në kampet e përqendrimit dhe shfarosjes, gjermanët në bashkëpunim me xhandarmërinë greke shpërngulën edhe dhjetëra çam antifashistë. Kjo tregon qartë se shqiptarët e Çamërisë ishin në anën e partizanëve grek. Konservimi nga ana e shtetit grek, të shtëpive dhe tokës private që pronarë janë shqiptarët tregon qartë se spastrimi etnik i Çamërisë nga elementi shqiptar ka patur prapavijë politike e pa mbështetur në asnjë fakt për akuzën e bashkëpunimit me gjermanët. Mendoj që mbi pasionin të dalë vlerësimi objektiv shkencor i dukurive që parashtroj e analizoj, po botojmë fotografitë origjinale ku tregohet qartë bashkëpunimi i shtetit grek dhe klerikëve të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Greqisë me pushtuesit italian dhe gjermanë. Historia e vërtetë nuk quhet ajo histori që shkruhet nga gjysma e vërtetë e përzierë me gjysmë gënjeshtre. Historia e vërtetë është ajo histori që shkruhet mbi baza të dokumenteve të vërteta, sado të hidhura të jenë ato”.
Ndërsa përkthyesi grek Filip Kiricis në parathënie të librit ndër të tjera shkruan: “Kushdo në Greqi që guxon të pranojë spastrimin etnik që pësuan çamët, nëse nuk dëshiron të jetë në shënjestër dhe të persekutuar, duhet ta justifikojë atë si pasojë e bashkëpunimit të tyre me ushtritë italiane dhe gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, sepse disa prej tyre bashkëpunuan sikur grekët të mos bashkëpunonin me pushtuesit ose të mos kishte çamë që luftonin në vijat e ELAS-it kundër pushtuesve. Sikur xhandarmëria greke dhe Batalionet e Sigurimit që bashkëpunonin drejtpërdrejt me pushtuesit italianë dhe gjermanë, të mos ishin grekë dhe, po të ishin, të gjithë grekët duhej të thereshin ose të dëboheshin nga Greqia si bashkëpunëtorë të pushtuesve! Është turp për një historian që respekton veten të justifikojë çdo spastrim etnik, sidomos kur ai merr formën e gjenocidit, dmth kush nuk arrin të shpëtojë vritet. Në Greqi, fjalën e fundit në çështjet e historisë e ka shteti i thellë nacionalist, i cili arrin deri aty sa të tërheqë nga shkollat edhe çdo tekst shkollor që vë në dyshim pikëpamjen nacionaliste të historisë greke apo besueshmërinë e kishës ortodokse në çështjet shkencore. Dhe kushdo që guxon të përplaset me të do të jetë në shënjestër jo vetëm të mediave. por edhe nga bandat fashiste që plaçkitën shumë shkolla greke. Si është e mundur, pra, që dikush të guxojë të pretendojë se ndaj çamëve është bërë gjenocid, siç votoi Kuvendi i Shqipërisë vite më parë.
Kështu, në Greqi arrijmë në pikën që të informohemi për historinë e saj nga librat dhe botimet që botohen dhe shohin dritën jashtë vendit, siç është bërë gjatë diktaturës ushtarake 1967-1974, siç e imagjinoj sot në Iran me libra dhe botime që kanë sukses kundër profetit Muhamed. Sidomos për çështjet që kanë të bëjnë me pronat e minoriteteve, si minoriteti i shqiptarëve myslimanë çamë dhe refugjatët maqedonas të Luftës Civile, të cilat pasardhësit e viktimave të spastrimit etnik pretendojnë t’i marrin përsëri. Grekët që përvetësuan pronat e çamëve dhe maqedonasve janë të parët që synojnë dhe luftojnë ata që me librat e tyre justifikojnë kthimin e këtyre pronave.
Një libër i tillë zgjodha të përkthej, tërësisht jofitimprurës, sepse vë në pikëpyetje nacionalizmin grek dhe mendoj se duhet të bëj gjithçka për të zbardhur krimet e tij, veçanërisht kur ato arrijnë në nivelin e gjenocidit, siç është gjenocidi i myslimanëve dhe hebrenjve në Peloponezit.në 1821-1828 dhe muslimanët dhe hebrenjtë e Greqisë Perëndimore gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky i fundit është gjenocidi i fundit që grekët, bashkëpunëtorë të pushtuesve, arritën të kryejnë në rastin e dhënë, siç karakterizohet nga E.AM. dhe K.K.E. në atë kohë, dhe për shkak se pasardhësit e tyre ende dominojnë shtetin e thellë grek dhe përcaktojnë pas dritares së jetës politike rrjedhën reale të këtij vendi, zbulimi i së vërtetës për këtë gjenocid për mua është një akt i rëndësisë më të lartë morale dhe politike, një haraç për shkencën historike”.
Ky është libri i dytë i historinit Arben Llalla që botohet në gjuhën greke pas librit Arvanitët- Themeluesit e Greqisë së Re i cili u botuan dy herë në greqisht me një tirazh 2000 kopje, përkthyes i këtij libri ishte Fotini M. PAPA.
Njerëzit e etur për pushtet verbohen dhe pa llogaritur mirë fundin e sulmeve të tyre hidhen në aksion duke përdorur disa slogane se po sakrifikojnë për të mirën e paqes. Kështu ndodhi dhe në rastin e sotëm kur Vladimir Putini iu turr Ukrahinës, gjoja për të siguruar të drejtat e njeriut në krahinat autonome të Donbasit, të cilat ai kërkon t’i shpallë shtete të pavarur. Me një fjalë do që ato dy krahina autonome të pasura me naftë t’ia shkëpusë Ukrahinës e pastaj t’i marrë nën sqetullën e Rusisë.
Mirëpo kësaj radhe Perëndimi u angazhua seriozisht jo si më 2014 kur po ky Putin pushtoi e anesksoi ishullin e Krimesë. Për të mos e shkallëzuar luftën e armatosur Rusi-Ukrahinë në një luftë ndërkombëtare, Perëndimi nuk dërgoi trupa ushtarake për ta mposhtur ushtrinë ruse ushtarakisht, por shpalli sanksione ekonomike e politike kundër agresorit. Variantin më modern të luftës.
Rezultati i kësaj lufte dihet: shpejt a vonë forcat ruse do të tërhiqen nga territoret e shtetit të Ukrahinës me pasoja shumë të dëmshme për Federatën Ruse e cila do të ndodhet para një kolapsi ekonomik e politik. Një Federatë Ruse shumë më e dobët se më 1991, një shtet që do të ketë humbur prestigjin e botës demokratike. Perëndimi nuk do ta ndihmojë më si më 1991 që të ringrihet në rast se nuk demokratizohet seriozisht.
Kjo luftë e bashkoi më shumë Botën Perëndimore Demokratike duke i shkaktuar vetes vetëm disa dëme ekonomike.
Po Shqipëria? Shqipëria jonë do të fitojë më shumë se kurrë, sepse armiku shekullor Rusia e Carëve, e Vladimir Ilic Leninit, e Stalinit dhe tani e Vladimir Putinit do të raskapitet në atë shkallë që nuk do të ketë më fuqi të nxisë Serbinë, këlyshen e saj në Ballkan që të kërcënojë e pengojë demokratizimin e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisëdhe Malit të Zi. Forcat antidemokratike Ballkanin Perëndimor do të marrin një goditje vdekjeprurëse, kurse forcat demokratike do të marrin fuqi e do të krijojnë shtetin ligjor, do të krijojnë qeveri vërtet demokratike pa oligarkë e milionerrë që shikojnë interesat e tyre mbi interesat e popullit. Populli shqiptar në Bakllanin Perëndomor do të marrë frymë lirisht e do të ecë me shpejtësi drejt Bashkimit Europian…Gazeta Dielli
Miliona rusë kanë filluar të ndiejnë efektin e sanksioneve ekonomike perëndimore të krijuara për të ndëshkuar vendin për pushtimin e Ukrainës fqinje.“Nëse do të mund të largohesha nga Rusia tani, do ta bëja. Por nuk mund ta lë punën time”, thotë Andrey.Ai nuk mund të përballojë të marrë një hipotekë në Moskë tani normat e interesit janë rritur, raporton BBC.“Po planifikoj të gjej klientë të rinj jashtë vendit sa më shpejt dhe të largohem nga Rusia me paratë që po kurseja për këstin e parë”, thotë dizenjatori industrial 31-vjeçar.“Këtu jam i frikësuar – janë arrestuar njerëz që kanë folur kundër “vijës së partisë”, shton tutje ai.
Sanksionet perëndimore nuk do ta bëjnë kurrë Rusinë të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Moskës dhe Kievit, nuk kishin si plan për bisedime midis presidentëve të dy vendeve, shkruan The Guardian.
Peskov hodhi poshtë si false akuzat për sulmet ruse ndaj objektivave civile dhe përdorimin e bombave thërrmuese dhe bombave vakum si false, raportoi Reuters.
Ai nuk pranoi të jepte një vlerësim të situatës ushtarake në terren në ditën e gjashtë të pushtimit rus të Ukrainës, të cilin Kremlini e përshkruan si një operacion special për çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit.