Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/03/04

Jens Stoltenberg , sekretari i përgjithshëm i NATO-s,i bindur: Nuk do të përfshihemi në luftën e Rusisë, Putin do ta paguajë!

 

Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, ka deklaruar se organizata nuk do të përshihet në konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Gjatë një deklarate për mediat pas takimit që pati me ministrat e tjerë të NATO-s, Stoltenberg theksoi edhe njëherë se do të vazhdojë ndihma financiare për Ukrainën, por nuk do të ketë ndërhyrje ushtarake.

Çfarë po ndodh tani në Ukrainë është e dhimbshme. Ne kemi dërguar mbështetje financiare për Ukrainën dhe do vazhdojmë ta bëjmë. Ne po japim mbështetjen tonë dhe kemi ndërmarrë sanksionet më të forta ndonjëherë dhe i kemi kërkuar Putin të ndalojë luftën. Ne kemi për detyrë të bëjmë thirrje që ai të ndërpresë luftën, sepse kjo do të shkaktonte akoma më shumë viktima. Ne kemi vendosur sanksione të forta, por në të njëjtën kohë NATO nuk mund të përfshihet në luftën e Ukrainës”, tha sekretari.

I pyetur nga gazetarët se cili është plani “B” nëse Putin nuk tërhiqet, Stoltenberg tha:

Ne i treguam Putinit që nëse përfshihet akoma më shumë, do të paguajë akoma më shumë. Rusia duhet të ulet në bisedime dhe të gjejmë një zgjidhje. Ne shpresojmë që ky do të jetë hapi i radhës. Në të gjitha takimet ne kemi mbështetur idenë e mbështetjes së Ukrainës, por ne nuk do të jemi pjesë e konfliktit. Unë besoj se nëse përfshihet NATO, situata do të vështirësohet. Ne nuk do të jemi pjesë e konfliktit.”

2022/03/01

Kur bleni pastë të dhëmbëve kushtoni kujdes katrorëve në fund të saj

 

Pjesa e poshtme e pastës së dhëmbëve tregon diçka tejet të rëndësishme. Në të tregohet se a është bërë pasta nga substanca organike apo jo

Prandaj, shkoni menjëherë në tualet dhe shikoni pastën e dhëmbëve. Në fund të saj duhet të jetë një katror me ngjyrë të kaltër, kuqe ose zezë.

Çfarë domethënie ka secili nga katrorët?

– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin e zi, kjo do të thotë se pasta përmban vetëm kimikale

– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin e kuq, kjo do të thotë se pasta është e bërë nga kombinimi i kimikaleve me substanca natyrale.

– Nëse pasta e dhëmbëve e ka katrorin me ngjyrë të kaltër, kjo do të thotë se pasta përmban substanca natyrale dhe ilaçe.

– Dhe nëse katrori mban ngjyrë të gjelbër, kjo do të thotë se pasta e dhëmbëve ka vetëm përbërës natyral.

Duke marrë parasysh këtë fakt, është mirë që nga tani pastat e dhëmbëve t’i blini me katrorin e gjelbër.

KUR GJARPINJTË ME HELM RUSOFIL I NXJERRIN KËMBËT JASHTË

 

AKADEMIK Abdulla Mehmeti,Ph.d
Në këtë kohë kur vlerat demokratike dhe qytetërimi evropian e botëror po sulmohen në mënyrën më barbare nga makineria ushtarake e regjimit kriminal të Rusisë, puna më e mençur dhe e dobishme për interesin kombëtar të shqiptarëve është rreshtimi përkrah popullit liridashës të Ukrainës, veprimi në një frymë me popujt dhe vendet demokratike kundër krimeve e barbarive ushtarake ruse në Ukrainë, solidarizimi dhe ndihma në të gjitha format e popullit të Ukrainës, i cili këto ditë po përjeton krimet dhe gjenocidin e tmerrshëm, siç e ka përjetuar më parë edhe populli shqiptar, së paku në dy shekujt e fundit, nga regjimi okupator i Serbisë (lexo: Rusisë) në Kosovë dhe viset tjera shqiptare.
Me këtë rast, një punë e dobishme nga shqiptarët që e duan lirinë, kombin dhe shtetin e tyre, duhet të jetë kujdesi permanent edhe nga bandat kriminale vendëse, të cilat në mënyrë të hapur ose të sofistikuar janë në anën e kundërt të historisë, janë me armikun e shqiptarëve dhe të qytetërimit evropian. Kjo bandë e kuqe rusomane edhe ndër shqiptarët, sidomos në medie dhe rrjetet sociale, si gjithmonë mundohet të ngre krye edhe në këto rrethana, për ta njollosur dhe komprometuar kombin shqiptar para botës dhe para historisë.
Mbani hapur sy e vesh, o njerëz të mirë! Kujdesuni, evidentoni dhe parandaloni çdo veprim armiqësor të këtyre bastardëve; mbrohuni nga çdo copë plehu dhe helmi të tyre, demaskoni hapur çdo individ dhe bandë kriminale me frymë putinizmi ndër shqiptarët; luftoni këto hiena që pinë gjak shqiptari natën dhe vajtojnë rusisht ditën; mos lejoni kjo farë bastarde ta helmojë me propagandë shpirtin liridashës të popullit shqiptar!
(1 mars 2022)

Historiani i njohur hebre,Harari: Heroizmi ukrainas po sfidon tanket ruse

 


Episodet heroike të ukrainasve po rezultojnë më të forta se tanket ruse, komenton historiani i njohur hebre, Yuval Noah Harari në një artikull për gazetën izraelite ”Yediot Ahronot” me titull ”Pse Putini tashmë ka humbur”.

Sipas Hararit, autor i librave të famshëm “Sapiens. Lindja e njerëzimit” dhe ”21 mësime për shekullin XXI”, ”për të përmbushur qëllimin e tij, Putinit do t’i duhej një fitore me pak gjak dhe e pasuar nga pak urrejtje”.

Por, në vend të kësaj, po ndodh krejt e kundërta.

”Historitë janë materiali nga të cilat kombet janë formuar. Për breza të tërë ukrainasit do të flasin për presidentin e vendit të tyre, i cili i tha SHBA-së se i duheshin armë dhe jo të largohej nga vendi, për ushtarët që nuk iu bindën urdhrit të anijes luftarake ruse apo për civilët që ndaluan tanket”, thotë Harari.

”Në të njëjtën kohë këto histori do të kenë një ndikim më të madh sesa ato të tankeve. Putini duhet të kujtojë ndikimin e heroizmit të rusëve në rrethimin e Leningrad, nga ku edhe vetë u edukua”, thekson historiani.

Harari vëren se, ndërsa Gorbaçovi la si trashëgimi miqësinë mes popullit rus dhe atij ukrainas, Putini i bëri ata armiq.

”Nëse dikush ka firmosur certifikatën e vdekjes së Perandorisë Ruse ai nuk është Mihail Gorbaçovi, por vetë Vladimir Putini”, përfundon Harari.

1 000 shkrimtarë në mbështetje të Ukrainës

 


 Argaret Atwood me flamurin verdheblu në duar dhe një kapuç kundër të ftohtit në kokë shkoi në ”Dundas Street West” në marshimin e Torontos në mbështetje të çështjes ukrainase.

Autorja 82-vjeçare kanadeze e ”The Handmaid’s Tale” nuk e ka menduar dy herë për këtë, por nuk është e vetmja.

Më shumë se 1 000 shkrimtarë kanë folur duke bërë thirrje për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës.

Atwood, anglezi Salman Rushdie, fituesi turk i çmimit ”Nobel” Orhan Pamuk dhe bjellorusja Svetlana Alexievitch, Paul Auster, Jonathan Franzen, Colm Toibin, polakja Olga Tokarczuk dhe gjithashtu gazetarja filipinase Maria Ressa, fituese e çmimit ”Nobel” për Paqen, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Ukrainën, shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe popullin ukrainas, duke dënuar pushtimin rus dhe duke bërë thirrje për një fund të menjëhershëm të gjakderdhjes.

Në një letër të hapur, të botuar gjithashtu në rusisht, ukrainisht dhe arabisht, të dielën në mbrëmje, nga shoqata bota e shkrimtarëve PEN Ndërkombëtar, mes të tjerash thuhet se
“ne, shkrimtarët në mbarë botën, jemi të tronditur nga dhuna nga forcat ruse kundër Ukrainës dhe bëjmë thirrje urgjente për t’i dhënë fund gjakderdhjes. Ne jemi të bashkuar në dënimin e një lufte të pakuptimtë, të zhvilluar nga refuzimi i presidentit Putin për të pranuar të drejtat e ukrainasve… pa ndërhyrjen e Moskës”.

“Ne jemi të bashkuar për të mbështetur shkrimtarët, gazetarët, artistët dhe të gjithë popullin ukrainas, që po përjeton një nga momentet më të errëta”, theksohet në të.

“Të gjithë individët kanë të drejtën për paqe, shprehje të lirë dhe tubim të lirë. Lufta e Putinit është një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë jo vetëm në Ukrainë, por në mbarë botën. Ne qëndrojmë të bashkuar në thirrjen për paqe dhe fundin e propagandës që nxit dhunën. Nuk mund të ketë Evropë të lirë dhe të sigurt pa një Ukrainë të lirë dhe të pavarur. Paqja duhet të mbizotërojë”, përfundon letra.

Ndërmjet nënshkruesve, madje edhe duke rrezikuar, është shkrimtarja e njohur ruse, Ljudmila Ulickaya

Sozia nga Polonia dikur paguhej për të qenë Vladimir Putin: Tani trembem për sigurinë time

 

Një sozi thuajse i padallueshëm i Vladimir Putin pranon së fundmi se trembet për sigurinë e tij që prej nisjes së sulmit të përgjakshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.

Slawek Sobola beson se Ukrainasit dhe aktivistët anti-luftë në qytezën e tij, mund të binden ta sulmojnë.

53-vjeçari nga Wroclaw në Poloni thotë se është në tension prej një jave, pasi fytyra e tij mund t’i kujtojë njerëzve presidenti që nisi “operacionin special ushtarak” në territorin ukrainas.

Ai tha për të përditshmen Daily Star: “Para luftës nuk kisha frikë për sigurinë time, por tani që Putin ka sulmuar Ukrainën kam pak frikë sepse në qytetin tonë ka shumë njerëz nga Ukraina që punojnë e jetojnë këtu”.

“Ka pasur disa herë që këta njerëz më kanë bërë të ditur se ngjaj shumë me Putin, dhe tani prej luftës kam frikë se do të bëhen agresivë apo të zemëruar kur më shikojnë mua”.

Slawek thotë se më parë ka punuar për tetë vjet si sozi e Putin dhe me “punën” e tij të pazakonte ka shëtitur shumë nëpër botë”.

Slawek ne performance me imituesit

Polaku jeton me gruan e tij Dorota, ka një kompani të vogël trensporti dhe fiton para si sozi e një prej njerëzve më të famshëm në botë.

Ai shtonte për mediat: “Kam punuar si imitues i Putin për tetë vjet dhe gjatë kësaj kohe kam regjistruar shumë video e punime. Ishte një punë e mirë por nuk është më puna ime kryesore, tani kam një kompani transporti”.

Slawek thotë se me punën e tij ka udhëtuar në SHBA, Hong-Kong, Londër dhe sigurisht në vendin e vetë personazhit të tij, Rusi.

FOTO GALERI
53-vjeçari nga Wroclaw në Poloni thotë se është në tension prej një jave


NJË SHËNIM I VOGËL PËR NJË GJAMË TË MADHE QË I KANOSET SOT BOTËS NGA HITLERI I “RI”, KOMUNISTO-FASHTI VLADIMIR PUTIN

 NDUE  BACAJ  

Me 24  shkurt 2022 kryespiuni i KGB-s, Hitleri i “ri”, komunisto-fashisti Vladimir Putin urdhëroi ushtrinë e tij ruse, për sulmin ushtarak mbi shtetin e pavarur e sovran të Ukrainës, Avionë, helikopter, tanke autoblinda dhe mijëra e mijëra ushtarë dhe oficerë sulmuan me zjarr e hekur  qytete e fshatra të Ukrainës, duke shkelur në mënyrë flagrante të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së të sovranitetit të shteteve. Kryespiuni i komunizmit ruso-sovjetik me këtë sulm ushtarak kriminal ndaj Ukrahinës, që ngjason si dy pika ujë me nacional-socialistin Adolf Hitler, provokoi hapur fillimin e luftës së tretë botërore. Luftë për të cilën prej vitësh ka punuar, në armatosjen e shtetit dhe ushtrisë komunisto-fashiste ruse me armët më moderne e shfarosëse, si ato atomike, kimike e bakteorologjike , por dhe me atë psikologjike, sikur “botës” ruse i janë bërë padrejtësi duke i grabitur troje e persekutuar bashkombas të cilët jetojnë në shtetet jashtë Rusisë “Nënë”. Putini nën “rrëgozë” me aleatët e tij i frynte edhe  premtim për “bashkimin” e atyre shteteve ortodokse që flasin sllavisht.  Gjithë kjo pergatitje për luftë hitleri hibrid (komunisto-fashist) i shekullit XXI, Vladimir Putin i ka bërë në sytë e faktorit ndërkombëtar, i cili në vend që ta izolonte e ndalonte me sanksione seioze ekonomike e politike , shpesh Putinit e regjimit të tij komunisto-fashist i bënte elozhe dhe i kruante shpinën, me një diplomaci në nivel ambasadorësh (shpesh edhe medioker), me “kërcënime”,  sanksione e marrëveshje deri “qesharake”. Të gjitha këto “justifikoheshin” me stabilokracinë, Vladimir Putini elaboroi teza të frikshme para se të hidhej në veprim për shkëputjen e rajoneve të Gjeorgjisë, përkatësisht të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut në vitin 2008, ndërsa në vitin 2014, Putini e bëri shkrum e hi “stabilokracinë” duke sulmuar Ukrahinën e pushtuar Krimen. Të pakten pas ketij agresioni, NATO, SHBA, dhe shtetet e fuqishme europiane duhej të armatosnin me të gjitha llojet e armëve të fuqishme e moderne Ukrahinen dhe ushtrinë e saj… Mjerisht edhe pas kësaj faktori nderkombëtar me në krye SHBA-n  NATO-n dhe BE-n vijuan t’a tolerojnë komunisto-fashistin Vladimir Putin e regjimin e tij diktatorial, gjë që për tetë vite i dha zemër e kohë për riarmatimin e pergatitjen për një sulm më të madh ndaj Ukrahinës, por duket se pa vonuar shumë këtë do t’a bëjnë edhe ndaj shteteve të tjera (nën ish  Bashkimin Sovjetik), si dhe  zgjerimin e mëtejshëm të kësaj lufte deri në Ballkan , me koburen  putinste , Serbinë Vuçiniste. (Drua, se nuk po dua se para që do ta pësoj në Ballkan do të jenë Bosnje-Hercegovina, e pastaj…, Por kam frikë se edhe Kina komuniste do të marrë zemër për pushtimin e Tajvanit e më gjërë të shteteve përreth). Në media e më gjërë qarkullon mendimi se Putini ka si qellim “vetëm” rrëzimin e presidentit e qeverisë properëndimore të Ukrahines , e në vend të tyre të vendosin kukulla të Moskes , siç ka bërë me Bjellorusinë, por kjo do të jenë vetëm “mezja” , pasi oreksi putinian është shumë më i madh nëse ky “oreks” nuk i nderpritet nga faktori ndërkombëtar. Vetëm unifikimi në qëndrim i shteteve të fuqishme evropiane, si Gjermania, Franca, Britania e Madhe , Italia, Turqia etjerë në bashkëpunim me SHBA-n dhe NATO-n mund ta ndalë Vladimir Putin. Ndalimi i kësaj lufte kërkon jo vetëm izolim e sanksione serioze e të fuqishme, por edhe “shtërngim  të dhëmbëve”… A do ta bëjnë këtë fuqitë e mëdha që citova më sipër?,  kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim, por mjerisht eksperianca e deri tanishme na tregon se edhe kur është vepruar , është vepruar disi me vonesë. Shpresojmë që kësaj herë të veprohet shpejt e fuqishëm  Ne shqiptarët agresione të tilla i kemi provuar mbi shpinë për mote e shekuj, veçanarisht deri në vitin 1999 në Kosovën Iliro-Shqiptare, ndaj jemi të ndjeshëm dhe e dënojmë fuqishëm agresionin rus, gjithashtu soldarizohemi me popullin Ukrahinas , të cilin me aq sa kemi fuqi duhet ta ndihmojmë, sigurisht të bashkuar me shtetet dhe organizmat e fuqishme botërore. Ndërsa ne shqiptarët nuk duhet të mendojmë se jemi të mbrojtur se Shqipëria është antare e NATO-s  e në Kosovë ka ushtarë amerikan e më gjërë, pasi  koha ka treguar se Ballkani ende është “fuçi baroti’, ku depot e fitilat janë gjendur e gjinden gjithnjë në Serbinë shoviniste, e për këtë majfton shkrepsja…ruse… Në fund të këtij shënimi të vogël lutem: Zoti e ndihmoftë Ukrahinën dhe ndëshkoftë pa mëshirë Hitlerin e ri , komunisto-fashistin Vladimir Putin dhe makinerinë e tij ushtarake… 

Shqipëri me 25 shkurt 2022. 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...