2022-05-11

Dialektet dhe nëndialektet e shqipes

 

 ZYmer Mehani 

Zymer Mehani

Nuk ka aspak dyshim se pozita gjeografike dhe gjendja natyrore e Shqipërisë ka shkaktuar në një masë të gjerë shkapërderdhjen e grupimeve shoqërore, kurse malet e thepisura, lumenjtë e shumtë dhe mungesa e komunikacionit e kanë bërë të pamundshëm, deri në kohët e vona, mbajtjen e një kontakti të përhershëm midis bashkatdhetarëve, gjë që ka penguar deri edhe vendosjen e marrëdhënieve më elementare shoqërore ndërmjet fiseve të ndryshme  të Shqipërisë, duke ndihmuar në këtë mënyrë fushatën e diferencimit dialektor të shqipes.

Si njëri, ashtu edhe dialekti tjetër ndahen në disa nëndialekte:

a) Nëndialektet e gegërishtes janë:
1. Gegërishtja jugore (Tiranë, Elbasan, Durrës);
2. Gegërishtja veriperëndimore (Shkodër, Malësi, Tivar, Ulqin); 3. Gegërishtja verilindore (Kosovë, Shkup, Kumanovë);
4. Gegërishtja juglindore (Dibër, Gostivar, Tetovë) dhe
5. Nëndialekti i Borgo Erizzo-s (Zarë)
b) Nëndialektet e toskërishtes janë:
1. Toskërishtja lindore - në lindje te Vjosës (Berat e Korçë);
2. Labërishtja- në perëndim të Vjosës (Vlorë e Gjirokastër);
3. Çamërishtja – në Shqipërinl jugore dhe Greqinë veriore dhe;
4. Nëndialekti i Shqiptarëve të Italisë (i arbëreshëve).

Dallimet dialektore ndërmjet gegërishtes dhe toskërishtes janë këto:

përdorimi i zanoreve hundore në gegërishten, mungesa e tyre në toskërishten (zâ – zë; bâj – bëj; i ambël – i ëmbël; nanë – nënë);

përdorimi i zanoreve të gjata në gegërishten me vlerë fonologjike, mungesa e tyre në toskërishten;

përdorimi i gjysmëzanores ë në toskërishten, edhe në pozicion të theksuar, që mungon në gegërishten dhe së cilës në disa pozicione i përgjigjet â hundore (hân – hënë; zân – zënë);

diftongu ue ose u në gegërishten i përgjigjet ua në toskërishten (të gjitha me prejardhje nga diftongizimi uo>o; due, du – dua; ftue – ftua, grue, gru – grua; mue, mu – mua);

togu vo- i gegërishtes i përgjigjet va- në toskërishten; voj – va, i vorfën – i varfër; në gegërishten një –n- ndërzanorem, së cilës në toskërishten i përgjigjet rotacizmi me –r- (zuna – zura, venë – verë, ranë – rërë);


bashkëtingëlloret e zëshme të gegërishtes në fund të fjalëve dëgjohen të pazëshme në toskërishten (elb – elp, kalb – kalp, zog – zok, i madh – i math);

togjet e bashkëtingëlloreve mb, nd, ng, ngj në toskërishten dëgjohen si dy tinguj të shquar, kurse në gegërishten reduktohen në m, n, nj (mbush – mush, vënd – ven, ngas – nas, ngjesh – njesh);

tingulli ndërzanor –nj- rrëgjohet në j në gegërishten (rrnjë – rrâj);

trajtave të së përkryerës së gegërishtes me –sha, -she u përgjigjen në toskërishten –nja, -nje (punojsha, punojshe – punonja, punonje);

huazimet nga turqishtja në gegërishten dalin me theks parafundor (paroksiton), kurse në toskërishten kanë ruajtur theksin e burimit në fund (káfe – kafé, tenxhére – tenxheré, ág – agá);

ndryshime në disa trajta të shquara të emrave në ue/ua; gegërisht thue – thoj, toskërisht thua – thonj;

gegërishtja i ruan mbaresat e foljeve me temë në bashkëtingëllore, toskërishtja i humbet mbaresat (un hapi – unë hapi);

toskërishtja i ruan mbaresat e pjesoreve, gegërishtja i humbet (hapur – hap, larë – la, shkruar – shkru);

në gegërishten është i pranishëm përemri vetvetor i vet, në toskërishten mungon;

në gegërishten ka një trajtë që merret si paskajore (me shkue), e cila mungon në toskërishten dhe zëvendësohet me një tog tjetër (për të shkuar);

Dallimet vihen re edhe në fushën e leksikut si edhe në sintaksë. Siç shihet, dallimet ndërmjet dy dialekteve të shqipes nuk janë aq të mëdha siç është pohuar disa herë në të kaluarën, kështu që plotësisht kishte të drejtë një gjuhëtar i huaj, kur pohonte: “Ndryshimi ndërmjet dy dialekteve të gjuhës shqipe është shumë më i vogël se ndryshimet dialektore të shumë gjuhëve të tjera: nga pikëpamja praktike ndryshimi ndërmjet dy dialekteve të gjuhës shqipe nuk ka asnjë rëndësi…”

LITERATURA:

*Shkurtaj, Gjovalin (2016): Dialektet e shqipes. Tiparet e përbashkëta dhe dallimet dialektore (…). Tiranë: Botimet Morava;
*Demiraj, Shaban. Prejardhja e shqiptarëve në dritën e dëshmive të gjuhës shqipe. Shkenca (Tirane) 1999;
*Gjinari, Jorgji . Dialektologjia shqiptare (Prishtinë) 1972.

“Asnjë lot mos e derdhni në vdeksha unë!” / Vrasësit e “Drinit” prapa grilave kur do të jenë?!

 


NGA: IDRIZ MORINA 
Komandant DRINI

“Asnjë lot mos e derdhni në vdeksha unë!” Kush mund ta thotë këtë, kush mund ta jap një mesazh të tillë, ta kanalizojë nga një dhimbje pa fund, kah një shpresë e pafund! Zbulimi i vrasësit për jetën e një nëne është baras me një jetë, por të nënës! Pra, ajo është e gatshme të vdesë për këtë zbulim!

Nëna të tjera do të kenë qarë e rënkuar dhe do të kenë kërkuar vrasësit e bijve të tyre vrasës!

Para se të shkoni në Hagë për vizitë, ose pas kthimit nga atje, si Enver Hoxha apo Edi Rama e të tjerë është mirë të shkojnë ta vizitojnë së paku njërën nga nënat e atyre heronjve që janë gjallë sepse shumica prej tyre tashmë kanë vdekur, apo fëmijët e tyre, si të Drinit, të Tahir Zemajt, të Imerit, të Manajt, të Rrecajt, të Dajakut, të Bardhylit e të Bekimi etj., e të ndoshta më shumë se 100 vrasjeve politike.

Amaneti i nënës

Nëna e komandant “Drinit”, Qamile Rexha, e ka lënë një amanet nëse kur të vdiste një ditë: “Unë them se nëse gjendet kush e vrau, ju lus asnjë lot për mua mos e derdhni ditën kur të vdes. Veç të gjendet kush e vrau birin tim”, është shprehur më parë nëna Qamile, e ushtarakut “Drini”, e cila ende shpreson të mos i mbyllë sytë, pa e parë prapa grilave atë, që ia shuajti jetën të birit të saj.

Image
Nëna e komandant "Drinit"
FOTO GALERI
Image
Komandant "Drini" me ushtarë
FOTO GALERI

Pra, nuk ka një dhembje më të madhe, që shpreh edhe mallkim, për ata që e fshehin vrasjen, një vrasje të planifikuar dhe pa asnjë faj.

Ditët për zbulimin e kësaj vrasje po afrojnë. Gjykata speciale po i afrohet këtyre porositësve.

Edhe vetë “Drini’, si duket nga jeta nën presion dhe kërcënime, për një kohë relativisht të gjatë, si duket ia kishte nxitur parandjenjën e një sulmi fatal.

Por, ende nuk mund ta besonte se kishte ardhur çasti.

“Atë ditë që e vranë e mori Drinin në krah dhe duke e përqafuar doli në ballkon. Më tha thirre Naimin (Naim Malokun) se rreth orës 10.00 duhet të shkojmë në Pejë, në tubimet përkujtimore të dëshmorëve të fshatit Radavc e Tërstenik. Duke e shikuar ftesën me fotografi të dëshmorëve, si në kujtim tha: “- kjo është hera e fundit që do të marr pjesë në tubimet përkujtimore. Nuk po mund t’i shikoj fëmijët e dëshmorëve, zemra po do të më plas", rrëfente Hajrie Millaku-Rexha gruaja e Drinit, që tashmë kishin dy djem.

Ekrem Rexha, ishte në përfundim të përgatitjeve për të shkuar për doktorim në Universitetin Shtetëror të Kanadasë. Ai po përgatitej të merrte atë rrugë, në orën 8 e 45 minuta të 8 majit 2000, një breshëri plumbash e shtriu për tokë, ndërsa po i vëzhgonte gomat e veturës, që dikush ia kishte prerë me thikë.

Kjo shkrehje armësh ndaj një heroi, këputi një shpresë dhe një fije lumturie. “U martuam dhe u kurorëzuam në flakët e luftës. Edhe në luftë jeta jonë vazhdoi, të bindur se nëse e mbijetojmë luftën, në liri do ta gëzojmë jetën me fëmijët tanë”, rrëfente zonja Rexha.

Image
"Drini" gjatë një fjalimi
FOTO GALERI

Të dyshuarit

Për këto vrasje gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, kishte një premtim, por për ta realizuar atë, i duhej dhënë besimi.

Ai është i bindur që vrasjet pas luftës kanë një autorësi të përbashkët, grupin e komandantëve të quajtur të “Rognerit”, BIA-n serbe dhe SHISH-in e Shqipërisë,

Për të zbuluar këto vrasje ai kërkonte besimin e Kuvendit të Kosovës për të krijuar dhe udhëhequr një zyre përkatëse.

“Në qoftë se Kuvendi (Parlamenti i Kosovës është i sinqertë dhe më të vërtetë ia don të mirën kombit shqiptar unë jam më se i përgatitur me e udhëheqë një zyre që specifikisht do të merret për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike/kriminale që ndodhën në trojet e shqiptare”.

Por, këtë e kishin injoruar udhëheqësit politik, sipas tij, Thaçi, Ramushi e Mustafa.

Image
Komandant "Drini" shumë i dashur e shumë popullor
FOTO GALERI

Akuzat publike në Kuvend

Në vitin 2018 deputetja e Vetëvendosjes Drita Millaku, e kishte akuzuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për dhënie të urdhrit dhe bashkëpunim për ekzekutim të komandant “Drinit”: “kërkesa për dekorimin e komandant Drinit rrinë në sirtarë qe katër vite, pra nuk e dekoron sepse me urdhër të tij dhe me dijeni të tij e të Kadri Veselit ai është vrarë”.

Edhe këto akuza publike nuk morën përgjigje, përveç nga ata që nuk i përmendi askush.

Por, rreth dy vite më vonë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli do të gjendeshin në Hagë. Ata u arrestuan me 5 nëntor të vitit 2020, si pjesë e një Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale, sipas prokurorisë së gjykatës speciale. Bashkë me ta u arrestuan edhe Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Në ndërkohë para pak ditësh, atyre u janë shtuar akuza të reja.

Por, ende nuk është kuptuar nëse po akuzohen edhe për ndonjërën prej më shumë se 100 vrasjeve politike.

Ndërsa, porositësit një ditë do të gjykohen e dënohen, të paktën tre nga pjesëmarrësit në vrasje nëna e “Drinit” kurrë nuk do t’i shoh prapa grilave.

Sipas burimeve tona, tre pjesëmarrës u ekzekutuan me të shpejtë, në një aksident të kurdisur.

Ende as motivet nuk janë zbardhur. Por, që kur u vra “Drini”, mediat si BBC shkruanin se ai kishte paralajmëruar botimin e një libri për luftën në Kosovë, për krimet.

“Ky shqiptar i moderuar kishte paralajmëruar botimin e një libri për krimet e luftës në Kosovë, përfshirë ato të UÇK-së. Disa orë pas vdekjes së Drinit, ‘udhëheqës’ të UÇK-së vizituan të venë e tij për të marrë “kompjuterin me shënime në librin e shpallur”, por policia ndërkombëtare përgjegjëse për krimet e pasluftës ishte më e shpejtë”, shkruanin mediat e huaja atë kohë.

Image
Foto nga varrimi i Komandant Drinit - Mijëra njerëz në varrimin e komandant DRINIT tregojnë më së miri se sa ishte i dashur nga populli.

Vogel dhe Weber: Ideja e Macron mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së

 

Vogel dhe Weber: Ideja e Macron mund të lërë Ballkanin Perëndimor jashtë BE-së

Njohësit e politikave të Bashkimit Evropian thonë se propozimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për krijimin e një organizate të re politike me qëllim të bashkimit të vendeve që ndajnë vlerat e BE-së, por që nuk janë pjesë e bllokut, është një përpjekje e tij për ndaluar zgjerimin e BE-së.

Toby Vogel, analist dhe ekspert për BE-në dhe Ballkanin Perëndimor me bazë në Bruksel, vlerëson se ideja e presidentit Macron nuk do të përkrahet nga shtetet e bllokut.

Përveç që e cilëson propozim të zbehtë dhe me shumë paqartësi, Vogel thotë se Macron përmes kësaj ideje shpërfaq kundërshtimet që ka në raport me anëtarësimin e shteteve të reja në BE.

“Është e qartë se zgjerimi [i BE-së] nuk po shkon askund, sigurisht jo për Ballkanin Perëndimor dhe një nga arsyet për këtë është presidenti [Emmanuel] Macron. Ka qenë ai i cili ka bllokuar, për shembull, hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, thotë Vogel në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Franca kundërshtoi hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në vitin 2019. Macron tha atëbotë se këto shtete duhej të bënin ende progres.


E, duke folur në Strasburg më 9 Maj në Ditën e Evropës, Macron, kur iu referua kërkesës së Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në BE, tha se mund të duhen dekada për të ndodhur diçka e tillë.

Komentet i bëri pasi paraprakisht presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se në qershor planifikon të japë mendim lidhur me kërkesën e Ukrainës për anëtarësim.

Macron është shprehur kundër përshpejtimit të procedurës për Ukrainën, por edhe për shtetet e tjera, me arsyetimin se duhet respektuar standardet.

Në vend të përshpejtimit ai propozoi atë që e quajti “komunitet politik evropian”, që mund të jetë i hapur për shtetet që nuk i janë bashkuar BE-së, sikurse Mbretëria e Bashkuar, e cila është larguar nga blloku.

Vogel mendon se qëllimi i vërtetë i propozimit të presidentit Macron është që ai të paraqitet si mik i Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, shtetet të cilat mëtojnë integrimin në BE, ndërsa në të njëjtën kohë nuk e mbështetë anëtarësimin tyre.

“Tani, ajo që vërtet dyshoj se qëndron pas idesë së Macronit është si të thuash: ne do t’ju japim statusin e kandidatit, por më pas do t’ju lëmë në harresë ku ju në të vërtetë nuk jeni anëtar, por gjithashtu nuk jeni krejtësisht jashtë BE-së… Kjo do të ishte një mënyrë për të mbajtur jashtë [BE-së] Ballkanin Perëndimor dhe Ukrainën dhe të gjithë të tjerët, gjë që unë dyshoj se në fund është ajo që ai [Macron] dëshiron në të vërtetë”, thekson Vogel.

Presidenti francez, Macron, si dhe zyrtarët francezë në përgjithësi kanë mbajtur qëndrime kundërshtuese në raport me anëtarësimin e shteteve të tjera në bllokun evropian.

Franca prej vitesh e kundërshton edhe procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, ndonëse janë plotësuar të gjitha kriteret që BE-ja i kishte vënë në udhërrëfyes.

Weber: Asgjë më shumë se një alternativë e zgjerimit

Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, e sheh idenë e prezantuar nga presidenti francez më shumë si një tendencë për të shuar procesin e zgjerimit.

“Mendoj se ajo çfarë ai [Emmanuel Macron] po propozon këtu parimisht,[është] një alternativë e procesit të zgjerimit të BE-së edhe pse ai e ka shmangur që ta thotë këtë. Ai është i gatshëm për të gjetur një format që do ta zhdukte çështjen e zgjerimit të BE-së”, thotë Weber.

Weber thotë se është e qartë që brenda shteteve të BE-së ka mospajtime të mëdha sa i takon zgjerimit të mëtejmë të bllokut.

Ideja e Macronit është mirëpritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili e përshkroi atë si “një sugjerim mjaft interesant për t’u përballur me sfidën më të madhe me të cilën përballemi”. Mirwpo, i dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, më 10 maj në Beograd në një intervistë për agjencinë Tanjug ka thënë se “Gjermania dëshiron që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të kenë një të ardhme në BE”.

Duke iu referuar deklarimit të Sarrazinit, Weber thotë se Qeveria gjermane është kundër një anëtarësimi të kategorisë së dytë në veçanti për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Pra, Qeveria gjermane e ka kuptuar mjaft mirë se çfarë po synon zotëri Macron dhe ka mospajtime në mes të Francës dhe Gjermanisë sa i takon zgjerimit të BE-së, pasi Gjermania vazhdon të qëndrojë te mbështetja e perspektivës për anëtarësim në BE nisur nga vendet e Ballkanit Perëndimor”, thotë Weber.

Ai shton se BE-ja ka nevojë ta rimendojë procesin e zgjerimit dhe se nuk është i nevojshëm asnjë mekanizëm tjetër, sidomos për vendet e Ballkanit Perëndimor, pasi edhe ashtu ka pasur iniciativa të ndryshme që nuk janë treguar efikase përfshirë këtu Procesin e Berlinit si dhe idenë rajonale Ballkani i Hapur.

Procesi i Berlinit është një nismë e disa shteteve anëtare të BE-së, nën udhëheqjen gjermane, që kishte për qëllim rritjen e bashkëpunimit me shtetet e Ballkanit Perëndimor, si dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit.

Ballkani i Hapur ishte një ide që gjeti përkrahje të fuqishme në Serbi dhe Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut. Ballkani i Hapur u prezantua si alternativë e vendeve të rajonit përmes së cilës ideja ishte të krijohej një zonë e përbashkët politike dhe ekonomike.

Kjo iniciativë nuk gjeti mbështetje në Kosovë, Mal të Zi, si dhe Bosnje e Hercegovinë.

Si u komentua propozimi në rajon?

Qeveritë në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Bosnje e Hercegovinë nuk e kanë komentuar propozimin e presidentit francez, Macron. Por, mendime rreth iniciativës kanë dhënë në Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Më 10 maj, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk ka biseduar me presidentin e rizgjedhur të Francës për më shumë se një muaj dhe se nuk do të ndërhyjë në mënyrat e vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian.

“Do të doja të dëgjoja se cili është plani i tij përfundimtar që të mund të deklarohem”, tha Vuçiq në një paraqitje para mediave në Serbi.

Propozimi i Macronit është mirëpritur në Maqedoni të Veriut.

Zëdhënësi i Qeverisë maqedonase, Dushko Arsovski, tha të mërkurën më 11 maj se propozimi është “një mundësi të shkëlqyer për bashkimin e vendeve që nuk arritën të anëtarësohen në bllok ose nuk deshën në një moment të caktuar, duke pasur parasysh situatën e re gjeopolitike”.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Besnik Osmani, tha se propozimi i Macronit më shumë ka të bëjë më Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, por jo edhe me Ballkanin Perëndimor.

Ku është rajoni në procesin e anëtarësimit?

Maqedonia e Veriut ka aplikuar për anëtarësim në BE në vitin 2004. Ka vetëm statusin e vendit kandidat. Ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësim në vitin 2009, është shtet kandidat, por ende nuk i ka hapur negociatat për anëtarësim.

Mali i Zi është vend kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2008.

Serbia, po ashtu, është shtet kandidat dhe ka aplikuar për pranim në BE në vitin 2009.

Kosova dhe Bosnje e Hercegovina janë një hap më pas. Kanë statusin vetëm të shtetit kandidat potencial.

Statusi i vendit kandidat jepet nga Këshilli Evropian në bazë të një opinioni të Komisionit Evropian, të hartuar pas aplikimit për anëtarësim në BE.

Vendet kandidate potenciale janë ato vende që potencialisht mund të aplikojnë për anëtarësim në BE

Kërkohet largimi urgjent nga LDK i Isa Mustafës, Lutfi Hazirit, Agim Veliut e Skender Hysenit

 





Javën e kaluar LDK-ja kishte ndezur mërgatën shqiptare në Zvicër.

Ishte kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që kishte publikuar pamjet tubimit të LDK-së, të cilat u vlerësuan pozitivisht.

Mirëpo, prof. dr. Binak Maxharraj po kërkon nga Abdixhiku që të largohen nga LDK-ja Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri e Skënder Hyseni.


LDK-ja jo veç te “ndizet” në Zvicër por ajo edhe mund të kallët në Zvicër e kudo tjetër sepse nuk mund të ngritët, jo në kembë por as deri në gjunjë pa i krye gjynahet dhe mëkatet e të tjerëve që e prunën në këtë deregje LDK-në, sepse:

Lumir LDK-ja pas fatalitetit që e përjetoi shumë keq, shumë ulët dhe denigrues nuk e pastrove deri në fund partinë, por zhonglat që e përmysen LDK i lë edhe më tejë mbrenda LDK-së të cilët nga jashtë tani po ulurojnë, po bërtasin bile edhe po e nënçmojnë LDK-në duke u bërë telall i saj, bile më të zhurmshëm janë ata se sa vet udhëheqja aktuale e LDK në krye me Abdixhikun.

Por LDK-ja për të ndezë e për më shumë për me e kallë atmosferën elektorale kur ato te mbahën duhet që proceset e reformës të nisura të qohen deri në fund pa kurrfarë dhembje ndaj kujdo qoftë.

LDK duhet te jetë e pamëshirshme për atë që LDK-në e sollën buzë humnerës e jo të ledhatohen edhe më tutje e të sorollatën reth e përçark LDK

LDK duhet urgjentisht të pastrohet nga myku i rrënuesve të LDK siç janë: ish-kryetari Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Skender Hyseni, sepse këta ishin klani “mafioz” i Isa Mustafës që në bashkëpunim me Hashim Thaçin për detyrë e kishin “vrasjen” e LDK të cilën edhe e bën duke e rrëzuar në vetëm 12% që si të tillë këta pa asnjë hamendje duhet te largohën nga partia.

Së pari, ish-kryetari Isa Mustafa.

Isa Mustafa pa qenë hiq anëtar i LDK e rrëmbeu me mashtrime, dredhina dhe rrena me bazë sharjën e PDK dhe SHIK, por e tradhtoi anëtarësinë dhe elektoratin e LDK dhe vrap e trup pasi i mori frenat e LDK iu bashku PDK se Thaçit por edhe mikloi turpshëm edhe me SHIK-un. Isa Mustafa qëllimisht si për inat të anëtareësisë së LDK ka bërë çdo të mundur që Hashim Thaçi të bëhet president, edhe pse LDK e kishte amanetin nga Presidenti Ibrahim Rugova si ky njeri është i rrezikshëm për shtetin dhe nuk duhet lejuar të ngjitet ne të, por Isa Mustafa si një antirugovist i përbetuar e bëri të kundërtën duke e votuar qëllimshëm kundër parimeve dhe qëndrimeve të LDK Hashim Thaçin për President të cilit ia pa sherrin krejtë Kosova, Isa Mustafa nuk ka bashkëpunuar me askënd brenda LDK, ai ka sunduar me LDK, të vetmin bashkëpunim e ka patur me Hashim Thaçin për shkatërrimin e LDK çfarë bëri të mundur përçarjet brenda LDK sidomos lufta e tij ishte me nënkryetaren e LDK Vjosa Osmanin e cila ishte e vetmja që e kundërshtonte Isa Mustafën, çfarë edhe në menyrë arbitrare e përjashtoi nga Partia por që ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 mori tri herë më shumë vota se sa krejt LDK-ja.

Pas kësaj katastrofe që Isa Mustafa e solli LDK buzë germinës LDK dhe kryesia, por as Këshilli i Përgjithshëm nuk ishin në nivel të detyrës nuk ndrëmori kurrfarë masash ndaj tij por dorëheqeja ishte vetëm akt i tij personal. Nuk u diskutua askund as në Kryesi, as në Këshillin e përgjithshëm për shkaqet se pse LDK erdhi në këtë dergjë. Por, për me qenë edhe më keq ky Këshill i Përgjithshëm në shenjë falenderimi dhe respekt qe Isa Mustafa e solli ne këtë gjendje LDK e mbuloi turpi duke e shpallë ate Kryetar nderi te LDK. Tashti Isa Mustafa po ia “kethen” mizat me grushta LDK, është bërë i zëshëm si telalli duke e përdhunuar edhe më tutje LDK. Bile shkon edhe më larg sa që nuk është penduar fare për shkatërrimin e LDK duke theksuar se përseri do të bëja të njejtën gjë.

Së dyti, Agim Veliu.

Agim Veliu është pjesëtar i Klanit mafioz të Isa Mustafës që e shkatërruan LDK. Ky është një figurë e vjetër në LDK në Podujevë i cili vazhdimisht i fitonte zgjedhjet me duar n’nxhepa derisa nuk i doli përpara Shpejtim Bulliqi dhe në dy palë zgjedhje ia mori Podujevën. Si anëtarë i Klanit mafioz të Isa Mustafes Agim Veliu me ndihmën e Hashim Thaçit edhe u be ministër i mbrendshëm ne qeverinë Kurti I. Jo për ndonjë meritë por që të mos zbulohën krimet mafioze të kupoles së krimit te organizuar në krye me Thaçin-Mustafën dhe Hradinaj. Bile edhe taks forcën e cila filloi të kryejmë punë të mira rreth korrupcionit e shuan menjëherë posa erdhi si minister sepse ishte edhe vet i inkriminuar aty. U lidh fortë më PDK dhe me klanin Pronto bile dhe me fije të pa tejdukshme me SHIK-un. I doli në krah Isa Mustafes e Hashim Thaçit për denigrimin e figurës emblematike të Vjosa Osmanit presidentes së tashme të Kosovës. Duke ngren me dy lugë edhe ne LDK edhe me lidhje mafioze me PDK ky njëri arriti të korruptohet duke krijuar pasuri enorme. Si i tillë, tashti ai po sillet shah n’vedi duke mos i përfill qendrimet dhe parimet e LDK, si i till ky njeri nuk e ka më vendin në LDK është i demshëm për LDK dhe duhet të largohet urgjentisht.

Së treti, Lutfi Haziri.

Edhe Luta-Lutfi Haziri poashtu i përket klanit mafioz të Isa Mustafës i cili mori pjesë ne shkatërrimin e LDK, por ky njeri ka lidhje te forta të “besa-besës” edhe me Klanin Pronto të Hashim Thaçit, e në veçanti filtron me SHIK-un. Është një figurë kontravreze i cili me shumë punoi për PDK dhe Hashim Thaçin se sa për LDK. Ishte idhetar i flakët për ndarjën e Kosovës, për shkëmbim territoresh i cili i doli në krah Hashim Thaçit në këtë drejtim. Nuk gëzon nodnjë simpati të posaçme në LDK për shkak se edhe i humbi zgjedhjet bash në Gjilan në bsationin e tij. Duke i patur për fakte lidhjet e tij me Klanrt mafioze te LDK dhe PDK ka arritë që të krijoj pasuri enorme.

Eshtë për çudi dhe jo fortë e lavdishme për LDK dhe kryetarin e saj Lumir Abdixhiku se Lutfi Haziri si humbës i zgjerdhje të jetë përseri në LDK bile edhe në pozitën e nënkryetarit në vend se të ishte jashtë LDK. Që shtyri Lumir Abdixhikun të veproi kështu turpshëm kundlr interesit te anëtareësisë dhe elektoratit vetëm ai e din.

Së katërti, Skender Hyseni.

Ky njeri që dikur ishte fatekeqesisht i afërtë me Presidentin Ibrahim Rugova dhe duke e patur dredhit dhe mashtrimet e tij Rugova paska qenë me fat që nuk ka pësuar nga ky njeri debil, mafioz i dy klaneve të atij të LDK dhe PDK, i afërtë me Hashim Thaçin, është një karrierist i fëlliqtë pa masë, pa parime e qëndrime, ky njeri është ne gjendje të të “lerë ne lloq” për pak send. Iu bashku mafis politike në krye me Hashim Thaçin dhe Isa Mustafën që së bashku me të korruptuarin, ambasadorin e shpallur për “non grada” në Gjermani Richard Grenell një proserb i përbetuar me ç’rast krijuan lidhjën e “treshit te dreqerve” Grenell-Thaçi dhe Mustafa për të bërë grushtet në qeverin Kurti I i cili ishte kundër demokracisë amerikane. Por, populli amerikan e pa qartë se kush është ky njeri ambasador i korruptuar që së bashku me shefin e tij Trump, populli amerikan i gjuajti si stervinat jashtë në humnerë. Por, sikur shefi i tij Isa Mustafa edhe Skender Hyseni koheve e fundit po del si një gjyqe n’rremë duke piskat dhe ulurit nepër media se jam dikushi, bile del edhe kundër LDK. Ky debil njeri pa pikë fytyre i ofendoi edhe familjarët e familjeve te të vrarve si të dyshuar nga SHIK për çka edhe kanë nisë të zbardhën në gjykatën e Hagës, dhe bashibuzuk i mjerë, rrobot me trup e fytyrë u del në mbrojte të akuzuarve në gjykatën e Hagës.

Pra, z.Lumir Abdixhiku LDK jo vetëm që mund të “ndizet” por ajo edhe mund të kallët krejtësisht kah do që teë shkonë para një grusht simpatuzuesve por Lumir Abdixhiku një gjë duhet ta kënë të qartë si loti se pa e pastruar LDK nga myku i këtyre figurave denigruese ajo kurrë nuk mund të vijë në vete, nuk mund të ngritet, e as te qohet, bile nuk mund të ngritet as deri në gjunjë.

Populli, anëtarësia dhe elektorati i LDK nuk i donë edhe më tutje këto figura te djegura, mafioze, të qelbura të cilat e shkatërruan LDK.

Më këta njerzë LDK e ka të garantuar humbjën kurdo që shkon në zgjedhje.

Lumir koha është për veprim duhet t’i qerosh hesapet me shkatërruesit e LDK që e quan deri në 12% e jo ti shpërblesh më pozita për shkaterrimin që ia bën LDK.



       


Kryeministri i Kosovës zt.Albin Kurti në Washington takon amerikanen Alice James(KAN) e cila bënte fushatë për lirimin e tij nga burgu i Serbisë




 “25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA. E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”.


Nikoqir i takimit ishte ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Ilir Dugolli, për të cilin Kurti tregoi se kishte qenë bashkë me të në protesta.

“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli, i cili me 1 tetor 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Premieri i Kosovës zt.Albin Kurti.

Shqipëria nuk ia del të jetë në finalen e “Eurovisionit”

 

23:10

Shqipëria nuk ia del të jetë në finalen e “Eurovisionit”

Shqipëria është përshëndetur me “Eurovisionin” sivjet qysh në natën e parë gjysmëfinale. Ronela Hajati me këngën “Sekret” në Torino nuk ia ka dalë të shkojë më tej. Ajo e ka hapur garën evropiane të këngës me një performancë, e cila të paktën në rrjete sociale është kritikuar goxha.

Janë 17 shtete që kanë garuar në natën e parë gjysmëfinale e prej tyre 10 kanë shkuar në finalen që do të mbahet të shtunën. Zvicra, Armenia, Islanda, Lituania, Portugalia, Norvegjia, Greqia, Ukraina, Moldavia e Holanda do të jenë në shoun e madh të finales. Përfaqësuesja e Shqipërisë, Ronela Hajati, është kritikuar qysh prej kur kënga e interpretuar prej saj u zgjodh që të përfaqësojë shtetin ballkanik në festivalin evropian të këngës. E të mërkurën mbrëma, kur u hap edicioni i 66-të i “Eurovisionit”, Hajati është kritikuar edhe për paraqitjen e saj sa i përket veshjes. Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri nuk kanë pasur të drejtë vote nëpërmjet porosive elektronike.

Kësisoj Shqipëria vazhdon të mbajë rekordin e përfaqësuar me Rona Nishliun në vitin 2012. Ajo me këngën “Suus” qe radhitur në vendin e pestë. Në top-10, Shqipëria hyri edhe në vitin 2017 e përfaqësuar nga Lindita Halimi me këngën “World”.

Shqipëria për herë të parë mori pjesë në garën e njohur evropiane të këngës “Eurovision” në vitin 2004. Atë vit u përfaqësua nga Anjeza Shahini me këngën “The Image of you” (Imazhi yt), me të cilën zuri vendin e shtatë. Kjo pozitë mbeti më e larta që arriti deri në vitin 2012.

Tërthorazi, edhe Kosova do të jetë në festivalin kryesor të këngës në Evropë. Rruga deri atje është “gjetur” nëpërmjet Qipros. Artistja greke Andromache do të përfaqësojë Qipron me këngën “Ela” (Eja). Duke u bazuar në melodi tradicionale, ekipi i ka dhënë frymë moderne krejt projektit, ku këngëtarja e famshme greke i këndon dashurisë. Kënga është realizuar nga një grup kompozitorësh të njohur, ku udhëheqës është Alex Papaconstantinou dhe bashkëpunëtorë: Arash, Eyelar Mirzazadeh, Fatjon Miftari, Filloreta Raci-Fifi, Geraldo Sandell, Giorgos Papadopoulos, Robert Uhlmann, Viktor Svensson dhe Yll Limani. Tre prej tyre janë shqiptarë. Melodia e këngës është bazuar në instrumentalin e Fatjon Miftarajt. Përveç kësaj, mjeshtri i gjeneratës së re të muziktarëve në Kosovë është edhe producent i këngës.

Në edicionin e sivjetmë të festivalit i është mohuar e drejta e pjesëmarrjes Federatës Ruse. Unioni i Transmetuesve Evropianë, që e organizon “Eurovisionin”, ka vendosur sanksione kundër shtetit rus. Shkak për këtë vendim është bërë lufta që Rusia po bën në Ukrainë. Vendimi i EBU-së është marrë veç dy ditë pasi ka nisur invazioni ushtarak, më 24 shkurt. Vitin e kaluar grupi italian “Måneskin” me këngën “Zitti e buoni” u shpall fitues.

E sa i përket Kosovës, shteti më i ri i Evropës nuk mund të përfaqësohet në këtë festival. Sipas Statutit të tanishëm për anëtarësim të Rrjetit të Transmetuesve Evropianë (EBU), i cili organizon festivalin, vetëm shtetet të cilat janë anëtare në ITU (Rrjeti Ndërkombëtar i Telekomunikacionit) ose Këshillit të Evropës mund të bëhen anëtare në EBU dhe të marrin pjesë në “Eurovision”. Që Kosova ta arrijë këtë, RTK-ja duhet të jetë anëtare me të drejta të plota në EBU. Në vitin 2018, EBU-ja nisi një mocion për të votuar për anëtarësimin e plotë të RTK-së për vitin 2019, por që nuk kaloi në Asamblenë e Përgjithshme. Një mocion online si presion që Kosova të marrë pjesë qe bërë edhe vitin e kaluar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...