2022-05-11

Shefi i inteligjencës ruse krahason SHBA me makinerinë propagandistike të Nazizmit

 

Të mërkurën shefi i inteligjencës ruse krahasoi Departamentin Amerikan të Shtetit me makinerinë propagandistike Naziste të Luftës së Dytë Botërore, të ndërtuar nga Joseph Goebbels, duke thënë se Washingtoni kishte nisur një fushatë mesazhesh anti-ruse në të gjitha mediat sociale.

Sergei Naryshkin, kreu i Agjencisë së Inteligjencës për Jashtë, tha se Shtetet e Bashkuara po inkurajonin përhapjen e informacioneve false në rrjetin e komunikimit Telegram në një tentativë për “të diskredituar” lidershipin politik dhe atë ushtarak në sytë e popullit rus.

“Veprimet e tyre kanë shumë të përbashkëta me traditat e Ministrisë të edukimit dhe propagandës të Rajhut të Tretë dhe të kreut të saj, Joseph Goebbels”, deklaroi Naryshkin në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Agjencisë së Inteligjencës.

Naryshkin nuk dha asnjë provë për të mbështetur pretendimet e të ashtuquajturës fushatë e mbështetur nga SHBA. Rusia ka akuzuar rregullisht Perëndimin se ka mbështetur dhe sponsorizuar lëvizjet anti-ruse dhe se gjatë viteve të fundit ka etiketuar dhjetëra grupe të pavarura të të drejtave të njeriut dhe media në Rusi si “agjentë të huaj”.

Përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk iu përgjigjën menjëherë komenteve të Naryshkin.

Që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, Rusia ka përshpejtuar fushatën e saj për të shtypur opozitën në vend. Gazetarë dhe individë të tjerë rrezikojnë të burgosen deri në 15 vjet për publikimin e atyre që Rusia i quan “lajme të rreme” mbi fushatën ushtarake.

Rusia dërgoi dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë në atë që e quan “një operacion i posaçëm ushtarak” për të minimizuar kapacitetin ushtarak të vendit dhe për të çrrënjosur ata që i quan nacionalistë të rrezikshëm. Forcat ukrainase kanë shfaqur një rezistencë të fortë dhe Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda ndaj Rusisë.

Diplomati rus që është edhe Zëvendësministër i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov takohët me ambasadorin amerikan John Sullivan në Moskë

 

Diplomati rus takohet me ambasadorin amerikan në Moskë

 11/05/2022 17:08
Acting Secretary of State John Sullivan finishes speaking about the release of the 2017 country reports on human rights practices during a news conference at the State Department in Washington, Friday, April 20, 2018. (AP Photo/Susan Walsh)

Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov dhe ambasadori i Uashingtonit John Sullivan janë takuar ditën e sotme në Moskë.

Pas këtij takimi ambasada amerikane ka njoftuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të hapur kanale komunikimi me qeverinë ruse për dy arsye, për të çuar përpara interesat e SHBA-së dhe për të zvogëluar rrezikun e e sulmeve në Ukrainë.

Marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit kanë rënë në nivelin e tyre më të ulët që nga Lufta e Ftohtë pasi Moska dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë në fund të shkurtit.

“Turp të keni!”/ Publiku do Shqipërinë në finale, ndjekësit “shpërthejnë” ndaj “Eurovision 2022”

 

Shqipëria ishte një ndër shtatë vendet që nuk arritën të kalonin në finalen e madhe të “Eurovision 2022”.

Me sa duket ku vendim nuk është pëlqyer nga ndjekësit të cilët kanë “shpërthyer” me komente në faqen zyrtare të Eurovisionit në Instagram.

Ata kanë pritur që Ronela Hajati me këngën “Sekret”, e cila fitoi zemrën e publikut, të kalojë në finale.

Ndjekësit jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shumë vende të tjera kanë pritur që ta shikonin edhe një herë performancën madhështore të Ronelës.

“Drejtësi për Ronelën”, ishte një ndër komentet më të shpeshta nga ndjekësit.

“Turp të keni. Shqipëria e meritonte finalen”, shprehen ata të zhgënjyer.


1/10

Kryeministri italian Mario Draghi: SHBA-ja dhe Rusia duhet të zhvillojnë bisedime

 

Kryeministri italian Mario Draghi, tha ditën e sotme se SHBA-ja dhe Rusia duhet të zhvillojnë bisedime me njëra-tjetrën për ti dhënë fund luftimeve në Ukrainë.

Një ditë pas takimit me Joe Biden, Draghi tha se gjatë bisedimeve mes tyre u kuptua se rruga drejt paqes është e ndërlikuar, por tha se të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për të ndihmuar Rusinë dhe Ukrainën të gjejnë një zgjidhje.

“Ka kaq shumë mundësi, por para se të arrijmë në atë pikë, duhet bërë një përpjekje dhe është një përpjekje që të gjithë aleatët, veçanërisht Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të bëjnë për t’u ulur në një tryezë. ”, tha Draghi.

Kryeministri italian shtoi se ai ka besim se kërkesa e Moskës që blerësit evropianë të paguajnë për gazin rus në rubla nuk do të çojë në një ndërprerje të furnizimeve.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar se përmbushja e kërkesës mund të shkelë sanksionet e BE-së, por Draghi tha se ishte një “zonë gri”.

“Në fakt, shumica e importuesve të gazit tashmë kanë hapur llogaritë e tyre në rubla me Gazprom,” tha ai.

Pamjet e vrasjes së gazetares së Al Jazeera me plumb në kokë gjatë bastisjes së kampit, Izraeli thotë e qëlluan palestinezët

 

Nga Top Chanel 

Një gazetare e njohur e rrjetit të Katarit, Al Jazeera është qëlluar sot për vdekje gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në një kamp palestinez, për të cilën agjencia tha se është qëlluar në fytyrë nga snajperi i ushtrisë.

Gazetarja e njohur me origjinë palestineze 51 vjeçarja Shireen Abu Akleh, që ishte gjithashtu qytetare amerikane, u vra gjatë sulmit të ushtrisë në qytetin e pushtuar të Jenin mengjesin e të mërkurës.

Al Jazeera tha se krimi u krye nga forcat izraelite të sigurisë, të cilat thanë se po hetojnë për mundësinë e goditjes së gazetarëve nga sulmues palestinas.

Një tjetër gazetar palestinez Ali Al Samoudi, i cili punon për gazetën Al-Quds me bazë në Jeruzalem, u plagos por është në gjendje të stabilizuar, tha ministria palestineze e shëndetësisë.

Rrjeti i lajmeve nga Katari tha se gazetarja u qëllua qëllimisht në fytyrë për t’u vrarë nga forcat izraelite teksa mbante veshur një jelek me mbishkrimin “Shtypi” dhe një helmetë në kokë.

Në një deklaratë në televizion rrejti Al Jaseera nxiste komunitetin ndërkombëtar të dënonte “forcat pushtuese izraelite për vrasjen e qëllimshme të koleges së tyre Shireen Abu Akleh”.

Ushtria izraelite tha në një reagim se “militantë palestinezë po qëllonin me armë zjarri”, megjithse asnjë ushtar izraelit nuk ishte goditur gjatë operacionit.

“Mund të jetë qëlluar nga palestinezët”, tha zëdhënsi i ushtrisë Ran Kochav. “Ajo ishte shumë pranë tyre, por nëse ka qenë një ushtar izraelit do të kërkojmë ndjesë për gabimin”.

Në pamjet video nga incidenti, Abu Akleh shihet me një jelek të dallueshëm blu ku shkruhet ‘PRESS.’

Gazetari Mujahed Al-Saadi, i cili shoqëronte Abu Akleh në mbulimin e aksionit në Jenin tha për agjencinë Reuters se ata ishin shënjestruar nga ushtria izraelite pasi kishin identifikuar veten si gazetarë.

“Kur u ktheva Shireen ishte përtokë ndërsa Shatha po mbrohej në një pemë duke ulëritur nga të  shtënat”, tha ai.

Ushtria izraelite tha se gjatë operacionit të tyre në kamp, ishte qëlluar me armë zjarri nga palestinezë të armatosur.

51 vjeçarja Abu Akleh kishte lindur në Jerusalem. Ajo punonte për Al-Jazeera prej vitit 1997 dhe raportonte rregullisht nga territoret palestineze.

Javët e fundit Izraeli ka kryer sulme të përditshme tokat e pushtuara të Bregut perëndimor pas disa sulmesh vetëvrasëse në Izrael.

Qyteti i Jenin dhe kampi i refugjatëve aty njihet si një bastion militant.

Izraeli ka kritikuar prek kohësh mbulimin e lajmeve të Palestinës nga rrjeti Al-Jazeera por autoritetet lejojnë operimin e gazetarëve të saj në territore.

Një numër gazetarësh palestinezë janë goditur nga plumba gome gjatë raportimit të demonstratave në Bregun Perëndimor ndërsa vdekja e fundit e një gazetari në konfliktin e Bregut Perendimor është regjistruar në protestat e dhunshme në kufi me Gazan në 2018.

FOTO GALERI
1/11
Trupi i gazetares se Al Jazeera, Shireen Abu Akleh dhe kolegia e saj Shatha Hanaysheh (djathtas)


Përse nuk e padisni Edi Ramën për shpifje?Sali Berisha: E ftoj në debat publik. T’ia themi njëri tjetrit në sy të gjitha

 

Ish kryeministri Berisha fton në debat publik kreun e qeverisë Edi Rama. Në përgjigje të interesit të gazetarëve se përse nuk e padit kryeministrin për shpifje. Berisha tha se e fton atë në debat, për t’ia thënë njëri tjetrit në sy të gjitha

“Sic e shihni ju ai kontrollon cdo gjë. Dhe të harxhosh kohë se ka edhe ajo cmimin e vet. Por unë i përgjigjem bëj transparencë dhe mendoj se përgjigjja më e shkëlqyer që mund t’i jap është si opozitë e këtij vendi dhe e garantoj se shumë shpejt do takoj se është vetëm fillimi i opozitës së vërtetë.

Edi Rama ka një baxhanak, unë një kunat, të gjejë një tender të vetëm që kunati im ka përfituar nga qeveria e PD. T’ju them nja 50 tendera të baxhanakut. Famozi Frangu me Beqen s’linin tender me ra në tokë. Le të nxjerrë aty janë dokumentet, të një kompanie, jo fëmijët e mi të kenë marrë pjesë, por të kenë qenë edhe nënkontraktor. Kurse këtu ju e dini si qarkullon emri i Olsit. C’ishte beteja për Federatën, mendoni se do bëhej Gaz Demi? Jo, ishte për Olsin.

E ftoj në debat publik para jush. T’ia themi njëri tjetrit në sy të gjitha. Unë kam punuar me firma, le t’i marrë të gjitha të vijë. Të dalë në publik.” – u shpreh Berisha.

Edvin Kristaq Rama i kërkon SPAK-ut hetimin e prof.dr.Sali Berishës, kundërpërgjigjet ish-kryeministri

 


 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar të kërkojë nga SPAK-u hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Ramës, tani janë bërë një vit që nga shpallja e Berishës “non-grata” dhe sekretari i Shtetit amerikan, Antony Blinken, e ka bërë të qartë se është detyra e institucioneve shqiptare që duhet të nxjerrin prova dhe jo DASH-i.

“Apo prisni Gjykatën e Parisit? U bë një vit dhe nuk kam fol fare, e gjithë PS-ja asnjë fjalë. Imagjinoni sikur të bëja deklarata. 

Por s’kam folur asnjë fjalë. Por po bëhet një vit. A janë të vërteta këto? A janë të vërteta? 


Mund të jenë thashetheme gazetash. Dhe unë jam i akuzuar se e kam bërë dosjen për non-graten me Sorosin dhe Blinkenin te një noter. Thonë që këtë e ka bërë Sorosi me atë të gjatin. Por këtë e thotë sekretari i Shtetit, i cili thotë se është detyrë e institucioneve për t’i gjetur provat. Kujt ia ka dhënë provat SHBA-ja?

 SHBA-ja bën punën e tyre, jo tonën. Provat i takojnë drejtësisë”, ka thënë Rama të mërkurën.

Por kundërpërgjigja e prof.dr.Sali  Berishës ishte e shpejtë. 

Sali Berisha ka thënë se nëse merret si i pandehur do ta mbrojë të vërtetën, duke akuzuar Edvin Kristaq Ramën për skandale.

“Nëse merrem i pandehur do të mbroj të vërtetën. Unë do mbroj të vërtetën, vetëm të vërtetën, do ta zbatoj ligjin dhe vetëm ligjin në të gjithë jetën time. Shpërthimet e skandaleve kanë bërë që Edvin Kristaq Rama të humbasë arsyen, ka probleme psiqike, i trembur. 

Vendi sot ka opozitë të vërtetë dhe kjo e tmerron Edvin Kristaq Ramën. 

Opozita është në revolucion. Ne s’do pajtohemi kurrë me këtë plaçkitje të tmerrshme që do u bëhet shqiptarëve. Ne s’bëjmë presion te SPAK, ne u drejtohemi qytetarëve. 

Ka shpikur ligjin e investitorëve strategjikë për të bërë ministrat investitorë strategjikë për t’u dhënë dhurata në prona publike. Dil përditë e mbaj fjalim për SPAK-un, por je i pashpresë. Asgjë s’na ndalon pa i dalë zot interesit të shqiptarëve”, ka thënë Berisha


Prof.dr.Sali Berisha është në rrugë të mirë për ta marrë sërish në dorë udhëheqjen e Partisë Demokratike. 

Ai ka shpallur kandidaturën për kryetar në zgjedhjet që pritet të mbahen më 22 maj 2022. Sipas asaj që ka thënë Sali Berisha, nuk pritet të ketë kundërkandidat.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...