Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/07/08

Bije një kashtë e dalin gjashtë...për gënjeshtarin dhe fallcifikatorin Spiro Butka

"GJENARAL" “Vigan Gradica”, Apo MERCENARI  vlleh Kolonel SPIRO BUTKA (Buçka)




Sot ajo që 12 -të vite më parë ndodhi në malet, rrugët, shtëpitë dhe gjithçka tjetër qenësore të Kosovës dhe të kosovarëve, vijon të jetë herë pjesë e kujtesës, herë opinionit, herë dashurisë dhe herë urrejtjes tek të gjithë kategoritë e shoqërisë shqiptare në Kosovë dhe të gjithë trojet e tjera të banuara me shqiptar etnik. Pa as më të voglin dyshim “dëshmia” e luftës ka qarkulluar, ka hyrë dhe ka dalë nga media dhe e Tiranës, sipas shumë ngjyrave, sipas shumë vullneteve, herë e zmadhuar dhe herë e zvogëluar. Ka pasur një përpjekje të shumtë me libra (të shumtë dhe voluminoz), të botuar enkas për të “modeluar” heroizma të çuditshëm, aq të përmasuar sa nuk gjenden dhe në epikën legjendare shqiptare të Veriut, të cilët kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë fatin brilant të lindjes dhe të mbeturit ende gjallë të Eposit të Kreshnikëve, të cilët e mbajnë dhe kërkojnë t’ju shërbejë për cilësitë e tyre burrërore dhe të mikpritjes, të motiveve që lidhen me atdheun dhe lidhjen me të.
Foto
Sapo hyn brenda bëmave dhe heronjve të rinj të çuditshëm, përballesh me një duel të brendshëm të vetvetes, madje kërkon të verifikosh veten, sa nuk të shpëton dilema se pa këto lloje heronjsh dhe gjeneralësh, ka të “ngjarë” që lufta në Kosovë të kishte humbur, madje dhe NATO-ja do të ishte pa efektivitet në veprimet e saja luftarake, prej nga uzurpatori i vjetër dhe i egër u largua nga trojet etnike shqiptare. Po të mos e njohësh historinë e Kosovës dhe të trevës së Veriut të Shqipërisë, ku lufta u nis, pati ecejaket e veta të dhimbshme dhe të gjithë peshën e vet, të krijohet ideja sikur në këto treva nuk paska pasur burra, luftëtarë dhe njerëz që kanë pasur kurajën atdhetare për t’i dalë vetes, vendit dhe familjes së tyre zot, po të mos kishim pasur këto gjeneralë.
Historia e luftës vazhdon të editorohet, të pamfletoset, të bëhet roman, baladë, epos, vuajtje, lakmi, diktat, fyerje, sharje, alibi, keq-kuptim dhe mirëkuptim, saqë dyshon vërtetë se ka pasur dhe vazhdon të ketë dashamirës dhe dashakeqës të saj. Ndërsa në ditarin e saj, lufta ka kronikat e veta, dhimbjet dhe kujtesën, ka epilogun dhe prologun, ka kurorën e yjeve dhe të këngëve, ka kostelacionin e fytyrave të mira, por ka dhe përfituesit e saj të pandershëm. Për të gjithë atë që bënë të vramit në këtë luftë, që në të vërtetë qe luftë, ne nuk dimë nëse do të na e falin gabimin që po bëhet nga të gjithë si ato që po shkruajnë si ato që e dinë të vërtetën dhe që e lejojnë gënjeshtrën, sepse shumë të “vërteta” që po thuhen nuk janë ato.




Diku në Veriun e Shqipërisë, aty ku jeta puthej me vdekjen dhe anasjelltas, ka shumë më shumë se sa kaq. Ka varre, plagë të lëna nëpër shkëmbinj e pyje, krahë burrash dhe fëmijësh të humbur s’di se ku, të cilët sot shpallen para nesh dhe botës si një dëshmi e ndershme për të cilën ka nevojë shpirti i lirë i shqiptarëve. Ndërsa në kujtesën e njerëzve të luftës, të cilët janë gjallë sot dhe pse mungojnë shumë prej tyre, janë konakët malësor, nënat që pritën dhe përcollën heronj, luftëtarë dhe ushtarë të ndershëm të luftës, të cilët pasi kryen detyrën e ndërgjegjes së tyre historike, mbetën po kaq të ndershëm, po kaq dashamirës, po kaq njerëz të devotshëm dhe me mirënjohjen për të gjithë ato që bënë dhe i shërbyen luftës.




1.
Pas gati një dekade Kosova ka marrë pavarësinë e dëshiruar dhe pse ajo ka vështirësitë dhe mangësitë e saj. Kështu ndodh dhe në vende të tjera ku ka pasur dhe ka më shumë mundësi. Pas një dekade në të gjithë mundësitë që afron koha teknologjike, ajo e medias së shkruar dhe asaj elektronike, lexuesit dhe të gjithë faktorit tjetër që krijon opinion dhe që kërkon njohje, vazhdon të ketë angazhime intelektuale për ta memorizuar luftën, diplomacinë dhe të gjithë atë që ka ndodhur në të vërtetë me ne shqiptarët.
Kanë shkruar dhe shkruajnë njerëz të medias, që ishin dhe pjesëtarë të luftës, kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë diplomatë të vendit dhe të perëndimit. Ka shkruar dhe po shkruajnë eksponentë të luftës, të cilët një pjesë janë ushtarakë, një pjesë tjetër është jashtë të gjithë angazhimeve dhe një pjesë tjetër ka veshur kostumin e politikanit a të shtetarit në Kosovë apo gjetkë. Janë shkruar dhe po shkruhen libra për trevat, për dëshmorët dhe evenimentet e tjera. Pra, ka një reagim të qenësishëm për të gjithë atë që ka ndodhur.
Në të gjithë këtë ndërmarrje, relativisht të dobishme, sepse historisë sonë asnjëherë nuk i vjen keq nga të shkruarit, duket se teoria e “detit kos, o burra lugën” dalëngadalë po zë terren dhe po depërton si ajo sëmundja që i vjen dalëngadalë trupit. Pasi ka kaluar një dekadë, në median e Tiranës a gjetkë, ka filluar të flitet për luftën, madje për gjërat e rëndësishme dhe të fshehta të saj, për të cilat ndërgjegje e luftëtarëve të njohur të UÇK-së në Kosovë nuk duhet të jetë e qetë, madje ajo duhet të reagojë, të flasë, që nderimi të shkojë aty ku e ka shtëpinë. Për nderimin nuk ka ankand.


2.
Pak ditë më parë historia e luftës së Kosovës, madje krejt lufta e shqiptarëve në vitin 1999 doli “lakuriq” përmes prononcimit të një pseudo-ushtaraku të Tiranës, i cili flet me vetën e parë për ngjarjet më të rëndësishme të luftës së Kosovës, operacionin shigjeta, për dëshmorët Luan Haradinaj, Fehmi Lladrovcin, etj. “Gjenerali” Spiro Butka flet në vetën e parë, si dikur Stalini në Ushtrinë e Kuqe, sa na ngjall lutjen biblike, “O zot, shyqyr” që na ka lindur një njeri i tillë, se pa të Kosova do të ishte akoma në robëri!”. Por ne do të mund ta besonim “merimangën “ e Spiro Butkës, kur ai më së pari të na botonte C.V e tij, pasi ajo është krejt e errët, e dyshimtë. Spiro Butkës i mungon sinqeriteti intelektual dhe ndërgjegje e njeriut i cili merr penën dhe hedh në shtyp opinionin personal, por me ca gjëra që akoma nuk i ka publikuar Kosova dhe njerëzit e luftës së saj, pas 10 vjetësh, me ç’rast kuptohet qëllimi manipulator më së pari dhe ai për protagonisëm më pastaj.


Spiro Butka (mbiemri i tij i vërtetë është Buçka) arrin të na e zbulojë ashtu pak, natyrën manipulatore dhe gënjeshtare të tij, vetëm në momente kur na njofton se paska qenë dikur shef shtabi (?), thua Shef i Shtabit të Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, na paska qenë dhe atashe (që nuk ka qenë asnjëherë), për këtë ato që e njohin jetën e tij në karrigen ushtarake do të flasin patjetër. Sa për dijeni Spiro Butka në karrierën e tij ushtarake ka arritur deri në gradën major dhe funksionin e shefit të stërvitjen në brigadë këmbësorie, funksion më i ulët se sa komandant batalioni. Sa për dijeni Spiro Butka është lëruar nga ushtria kur ka qenë shef stërvitje brigade në Kamëz, ku komandant brigade ka qenë M.P.

Foto

Në vazhdim të pak gjërave që zbulon vetë-rrëfimi i Spiro Butkës ka dhe një moment tjetër të shkollimit të tij kur na thotë se ai ka mbaruar studimet në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Shqiptare “Mehmet Shehu”. Sa për dijeni Akademia Ushtarake “Mehmet Shehu” nuk ka qenë Akademi e Shtabit të Përgjithshëm dhe asnjëherë nuk është përdorur termi “but(ç)k-jan”,- “Armatë”. Është një gënjeshtër që e ka lënë dhe këtu zbuluar me këmbë e duar “Gjeneralin”, që “bëri” luftën e Kosovës me ca të tjerë, po kaq “gjela” dhe gënjeshtarë, në këtë histori të vonë, që ende nuk i është tharë gjaku dhe as i është shuar tymi.
3.
Ne nuk dimë se ç’do të na thoshte po të ishin gjallë Luan Hardinaj dhe Fehmi Lladrovci, po ta dëgjonin “xhevahirin” Spiro Butka, për fatin e madh që ato paskan pasur në jetë kur kanë takuar këtë “gjeneral me tre yje”. Lidhur me të që ka të bëjë me Luan Haradinaj, është e vërtetë që ai ka qenë në Tiranë i shoqëruar shpesh nga Ismail Dauti nga Fshati Golaj i Hasit, por në ato momente ai prezantohesh si stundent i ardhur nga Kosova për të vazhduar studimet. Në momentet kur ai është bërë protagonist dhe njeriu aktiv i luftës, askush nuk e ka ditur emrin e tij të vërtetë, të gjithë e kanë njohur si “student” apo si “Agron”.


Njohje të shumtë dhe fakte nga jeta e tij, në të gjithë atë që ne sot dimë për të na kanë sjellë një eksponent i njohur i luftës, i cili ka bashkëpunuar me Luan Haradinaj, kur ingranazhi i luftës ka filluar të lëvizë, aty nga vitet 1996-1997, dhe ai është Sokol Poga. Ai shpjegon në një intervistë ekskluzive për një libër monografik për Hasin dhe luftën, që po shkruhet nga unë se Luan Haradinaj i qe prezantuar me pseudonim, të cilin ai e ruante me shumë korrektësi, pasi kështu ishte udhëzuar ai dhe njerëzit që punonin me të.

Foto: Edhe keta femij perjetuan luften
Edhe keta femij perjetuan luften

Për shumë kohë, të gjithë hasjanët, që e kanë njohur Luan Haradinaj, pasi ai aty ka kaluar shumë kohë, sepse i duhej të qëndronte në “nyjën” e luftës, ai është njohur me pseudonimin “studenti” apo “Agroni” dhe jo me emrin e tij të vërtetë Luan Haradinaj, deri në momenten kur ka rënë për çështjen kombëtare në 06.05.1997, ndërsa Spiro Butka ka shkuar shumë vonë, jo në luftë, por aty afër, ku bëhej lufta. Por ai i “qepët” pas Luan Haradinajt dhe Fehmi Lladrovcit, pasi ato sot janë të rënë, dhe me djallëzinë prej manipulatori, i përmend dy eksponentët e njohur të luftës si pjesë e bashkëpunimit të tij, sikur kjo gënjeshtër po shkon (po hahet), dhe se as Luan Haradinaj dhe as Fehmi Lladrovci nuk kanë mundësi ta zbulojnë këtë, që i djallëzuari “gjeneral me tri yje” na e servir si një punë të tij dhe jo të luftës. Spiro Butka, ka një të “mirë”, se e din mirë cilit duhet t’i qepet, t’i ngjitet pas, për të marrë ndopak lavdi dhe vëmendje. E vërteta dhe gënjeshtra në këtë rast është krejt e lehtë dhe e thjeshtë për t’u kuptuar. S’di pse Spiro Butka nuk e njeh parimin e ushtarakut, i cili ka vepruar dhe vepron në të gjithë kohët, se gënjeshtra nuk i falet moralit, të ushtarakut. “Xhevahiret” e Spiro Butkës vazhdojnë me eksponentë të tjerë të luftës, a thua se ato kur vinin në Shqipëri dhe Tiranë, më së pari “trokisnin” në derën e Spiro Butkës.

Foto: Deshmori i Kombit Fehmi Lladrovci
Deshmori i Kombit Fehmi Lladrovci

Në ndërmarrjen e tij të fundit, për tu bërë protagonist me forcë, kryesisht me luftërat e shqiptarëve të cilat u kryen në fundin e shekullit të kaluar dhe fund-shekullin e ri, ai ka bërë “pjesë” të aktivitetit të tij për këtë luftë dhe gjoja takimet me Fehmi Lladrovcin. Siç duket Spiro Butka nuk e njeh mirë aktivitetin e dëshmorit të njohur, të dhënat e aktivitetit për të cilin nuk i japin asnjë shans “gjeneralit me tre yje” që ta bëjë jetën e tij pjesë të aktivitetit të tij të rrejshëm. Pasi në kohën kur ky “Gjeneral” angazhohet siç thotë dhe vetë në prononcimet e tij, dhe siç është e shkruar në një dossier të dhënë në gazetën “Koha Jonë”, më 06.01.2001 nga ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK – së, Bislim Zyrapi në të thuhet se Spiro Butka është i lidhur me UÇK në tetor të vitit 1998 dhe i rreshtuar në rradhët e UÇK –së, në mars të vitit 1999.
Foto: Vizit Bashkeluftetaresh- Tirane
Vizit Bashkeluftetaresh- Tirane

Fehmi Lladrovci kurrë nuk e ka takuar dhe as ka biseduar, për më tepër të bëjë “plane lufte” me Spiro Butkën, i cili ka qëndruar në Kukës një farë kohe në fillim të marsit 1999 dhe kohën tjetër e kanë dërguar në Helshan, si një lexues hartash. Më 22 Qeshor 1999 ka hyrë në Kosovën e çliruar. Fehmi Lladrovci, Xhevë Krasniqi (Lladrovci) së bashku me Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka bien heroikisht në përbëllje me forcat serbe më 22.09.1998, në Drenicë. A thua vallë vërtet ky “Gjeneral” e takoi Fehmiun...?

Foto: Kujtim Prishtine me bashkeluftetaret Bekim Shyti dhe Gani Nuha
Kujtim Prishtine me bashkeluftetaret Bekim Shyti dhe Gani Nuha

Në betejën për t’u bërë protagonist i ngjarjes historike të shqiptarëve, në median shqiptare kohët e fundit “gjenerali me tre yje” përdor një sasi të konsiderueshme datash (a thua vallë krejt kanë qenë në duart e tij!?) dokumenta të luftës, titujt, situacionet dhe eksponentësh të tjerë, për të cilat më parë Spiro Butka duhej të bënte me dije se a ka të drejtë t’i publikojë ato. Natyrisht këtë ja kërkon interesi këtij “Gjenerali më tre yje”, me ç’kuptohet se ai po na bën me dije, se përveçse paska qenë njëri nga ushtarakët më të rëndësishëm të luftës, na ditka dhe shumë gjëra, ndoshta “ja paska zënë dikujt bishtin me derë”, për të publikuar në shtypin shqiptar gjëra të luftës, për të cilat nuk ka ardhur koha.
Foto: Kujtim ne Tirane 1993- Deshmori i Kombit Adrian  Krasniqi
Kujtim ne Tirane 1993- Deshmori i Kombit Adrian Krasniqi

Në rëndësinë e vet, Spiro Butka solli dhe xhevahirin tjetër, atë të listave të ushtarakëve, pjesëmarrësve në luftë, të vrarëve, të plagosurave e të tjera gjëra të luftës nga Shqipëria, sepse më shumë se sa hasianët, kuksianët, tropojanët, dhe të gjithë njerëzit e luftës së Kosovës dhe luftërave të tjera, për atë që ju takon atyre, më mirë ditka ky ushtarak, i cili është “zhytur” deri në fyt në mëkat.

Foto: Lavdi per trimat
Lavdi per trimat

Duket se ka një nxitim të çuditshëm ky njeri me veset dhe dëlirin e njeriut që vuan kompleksin e të qenit protagonist. Një ves i njohur ky për “të bërë ish atje ku s’ka pula”, sepse s’ka pasur mundësi dhe s’ia ka besuar kush këtë punë. Ndërmarrja e tij kuptohet mirë, sepse në këtë histori me “sedra” protagonizmi dhe luftërat e fundit të shqiptarëve janë bërë të zakonshme, sa nuk dimë kë të nderojmë më parë të rënët apo të gjallët e kësaj kategorie që kur në front vriteshin djemtë e ardhur nga Perëndimi, këto të fundit ushqeheshin me “pilaf” nëpër kuzhinat e Hasit dhe të Kukësit. Me të tillë si Spiro Butka i bie se nuk ka vend për të nderuar ato që dhanë gjakun.
Foto: Foto qe ka legjenda brenda, shoke ne momente historike, bashkeluftetare ne llogore me armikun. Tirane-98-Tetor.
Foto qe ka legjenda brenda, shoke ne momente historike, bashkeluftetare 
ne llogore me armikun. Tirane-98-Tetor.

Ndoshta shumë shpejt për të vërteta më të mëdha, përtej këtij opinioni si ky, do të flitet kush ishte lufta, njerëzit, të gjallët e ndershëm dhe të gjallët e pandershëm, se të rënët s’kanë nevojë për kujdesin e mashtrimit. Ato kanë dhimbje dhe do të kenë, sa prej gjakut të tyre po përpiqen të përfitojnë ca të gjallë, madje të marrin lavdi ... Spiro Butka i ngatërron kohët, bashkë me ato që e lejojnë.

Foto: Nashec -99 Me Deshmorit e Kombit Tahir Sinani
Nashec -99 Me Deshmorit e Kombit Tahir Sinani


Janë kohë të tjera “gjenerali me tre yje”, lufta i ka akoma të gjallë eksponentët që dinë gjithçka mirë për ato që luftuan, për ato që u fshehën, për ato që bënë mirë dhe ato që nuk bënë mirë në luftë. Në luftë shkuan shumë, dikush dhe nuk u kthye, por mos mendo se nuk u kthyen të gjithë për ta treguar të vërtetën që një ushtarak i çdo lloji qoftë nuk mund t’i shtrembërojë.

Foto: Kujtim Lufte 1998
Kujtim Lufte 1998
Spiro Butka, me gradën më të lartë të njohur në jetën e tij Major, punë më të mirë që mund të bënte do të ishte të botonte C.V e tij. Le ta bëjë njëherë këtë akt qytetarë, për të pasur moralin t’iu flasë të tjerëve në median e shkruar dhe ato të tjerat. Luftës i duhet thënë luftë z.“Gjeneral me tre yje”, që nuk i ke, por po i vë vetë...

Rajmonda Maleçka – Gazetare/ Ish – pjesëmarrëse në luftën e UÇK -së


Titulli i redaksisë Floripress

Posted 5th March 2011 by AGJENCIONI FLORIPRESS


------------------------------------------


"NUK KA FIS PA NJË PIS"




z.Spiro Butka ,për fat të keq çshtë shërbye në shpifjet e skizofrenit Baftir Hamza.
Se kush është B.Hamza dihet.Ai në çdo shkrim të tij për mua dhe qindra atdhetar
të tjerë thotë se jemi udbash...bile edhe Adem Jasharin,Jusuf Gërvallen,...Nënë
Terezën,...nënat dhe motra shqiptare i quan kurva...shqiptare...dhe atributet e dhëna
shpifëse të grekofilit Spiro Butka,i konfirmojnë shpifjet skizofrenike të njëfarë analfabeti
me emrin Bahtir Hamza... .

Dëshmia qëndron në shkrimin:

http://www.kosovapress.com/?cid=1,75,152206 

Se kush është Bahtir Hamza,e që i pranon si të sakta Butka,lexuesi shqiptar do ti gjejë në çdo faqe
të roterëve www.yaotube.com dhe google.com kur të klikoni Bahtir Hamza...se çfarë shkruan për
mija shqiptar në mesin e të cilëve edhe mue me quan udbash pa punuar asnjë ditë në UDB.

DILAVER GOXHAI: KUSH E HARTOI PLANIN LUFTARAK PËR OPERACIONIN ‘SHIGJETA’

 

Kolonel Dilaver Rezo Goxhaj është ushtarak shqiptar. Lindi në vitin 1948 në Gjirokastër. Në vitin 1962 fillon studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej”. Kryen më pas shkollën e lartë dhe në vitin 1969 titullohet oficer komandues i Artilerisë Kundërajrore për specialist i Raketave të Drejtuara Kundërajrore. Emërohet kryeteknik i Stacionit Eksperimental i Lëvizshëm për autopilotin e raketës. Në vitin 1972 emërohet shef shtabi i Grupit Teknik të Raketave në Pezë Helmës, Tiranë. Në vitin 1975 transferohet dhe emërohet shef shtabi i grupit të zjarrit RDK përsëri në Krujë. Në vitin 1979 shpallet oficeri më i dalluar në ushtri dhe dekorohet. Në vitin 1981 emërohet komandant i grupit të zjarrit RDKA në Maminas dhe gjatë kontrollit vjetor të ministrit për ushtrinë, zë vendin e parë dhe shpërblehet, duke e dërguar për studime në Akademinë Ushtarake të Shtabit të Përgjithshëm. Pasi përfundon studimet akademike, në vitin 1984, emërohet përsëri komandant i grupit të zjarrit RDKA në Petrelë dhe pas një viti e kërkon dhe e tërheq Akademia Ushtarake për pedagog taktike të MKA. Pasi kryen provimet pasuniversitare emërohet shef i katedrës së MKA dhe Aviacionit në atë Akademi si dhe anëtar i Këshillit Shkencor të saj, njëkohësisht edhe komandant i MKA për Frontin Perëndimor, për kohë luftë, detyrë e kryer në tre stërvitjet komando-shtabi me grup divizionesh të zhvilluara nga Shtabi i Përgjithshëm. Me rivendosjen e gradave në ushtri i jepet grada kolonel. Në vitin 1994 lirohet nga ushtria dhe punoi mësues I gjuhës angleze në disa shkolla të qytetit të Tiranës. Në fillim të vitit 1999, e kërkon Shtabi i Përgjithshëm I UÇK-së dhe shkoi vullnetar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku ju besua detyra e zëvendës shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe, me angazhimin e NATO-s në atë luftë ju besua detyra e oficerit të bashkëveprimit me NATO-n. Me mbarimin e luftës emërohet shef I kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, deri në shkrirjen e asaj qeverie. Me shkrirjen e asaj qeverie punoi pedagog i gjuhës angleze në Shkollën e Mesme Mjekësore të Prishtinës dhe në kolegjin Cambridge School–Prishtinë. Në vitin 2009 emërohet Specialist civil në QMS, pranë Komandës së Doktrinave dhe Stërvitjes dhe më pas pedagog civil në Shkollën e Trupës, për dhënien e lëndës së Trafikut Ajror, derisa doli në pension.

Gjatë karrierës ushtarake, përveç hartimit të një sërë leksionesh, dispensa e metodika për procesin mësimor në Akademi dhe Shkollën e Trupës, ka botuar me dhjetëra studime shkencore për armën e MKA dhe luftërat lokale, si dhe disa libra analitikë si: “Rruga që më çoi në UÇK”, “UÇK-ja dhe Kadareja”, “Romantika e Luftës së UÇK-së”, romanin historik “Komandanti i pararojës”, një seri botimesh studimore në “Revistën Ushtarake”, periodike, të Komandës së Doktrinës Ushtarake Tiranë, etj..

(Tiranë, 05. 05. 2012) – Operacioni i njohur me emrin “Operacioni Shigjeta” është Plani i Parë Luftarak i hartuar në mënyrë profesionale dhe me dokumentacion të plotë, është veprimtaria e parë luftarake e shkallës operative që planifikoi, organizoi dhe drejtoi Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai plan u hartua në kohën kur u krijuan kushtet e përshtatshme politiko-ushtarake, të cilat u plotësuan në gjysmën e dytë të prillit 1999, kur forcat tona që kishin shpërthyer kyfirin në Koshare nuk kishin mundur të hapnin korridorin për ardhjen e forcave të tjera, armatimeve dhe municionit, të cilat ishin grumbulluar në shtetin amë.
     Në Shqipëri patën ardhur brenda një jave, nga e gjithë diaspora shqiptare dhe tërë trojet tona rreth 12 mijë vullnetarë, në përgjigje të Thirrjes së Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës për mobilizim të përgjithëshëm, bërë më 02 prill 1999. Njëkohësishtë në ato ditë (duke filluar nga data 14 prill) aviacioni i NATO-s kish filluar të kryente veprime luftarake në interes të forcave të UÇK-së në terrenin e Kosovës, duke bashkëpunuar me SHP të saj. Më herët kish qenë e pamundur për aviacionin pasi nuk reshti për asnjë moment së rëni borë dhe ekzistenca e reve, të cilat mbulonin gjithë hapësirën ajrore të Kosovës. Radhët e formacioneve të UÇK-së, brenda territorit të Kosovës kishin arritur shifrën rreth 20 mijë luftëtarë, e cila i pat intensifikuar së tepërmi luftimet e saj, (ku ishin kryer edhe luftime të nivelit taktiko-operativ). Kjo situatë kish bërë të mundur që të rriteshin nevojat për armatim, në mënyrë të veçantë për municione dhe furnizime të tjera të nevojshme për luftën. Ndërkohë, gjithë diplomacia ndërkombëtare kish filluar të mbështeste luftën tonë të drejtë.

Divjakë (Katundi i Ri), 1999: Dilaver Goxhai (Shpëtim Golemi) zëvendës Shef i SHP të UÇK-ës.

_____________________________________

     Hartimi i Planit Luftarak për Operacionin “Shigjeta” përfundoi në datën 17 prill 1999 dhe u hartua i plotë prej antarëve të SHP të UÇK-së: Shpëtim Golemi (Dilaver Goxhai), Ekrem Rexha (Komandant Drini) dhe Agim Çeku. (Ky i fundit deri në atë periudhë nuk ish emruar Shef i Shtabit të Përgjithshëm, pasi disa ditë kish që pat ardhur në Kosovë dhe emërohet Shef Shtabi në 28 prill 1999, duke zëvendësuar Bislim Zyrapin, i cili ngarkohet me detyrën e organizimit dhe drejtimin e Operacionit Shigjeta, duke udhëtuar për në Shqipëri).
     Puna për përpilimin e Operacionit “Shigjeta” u bë në shtëpinë e Bajram Sylës, në Mëhallën e Katundit të fshatit Jezercë, në malin Jezercë të Ferizajt, jo shumë larg nga maja e Bukogllavës. Në veprimet luftarake të Operacionit Shigjeta u përfshinë edhe veprimet luftarake të zhvilluara në Koshare dhe që më vonë ato forca kaluan në varësi të Zonës së Tretë Operative të Dukagjinit dhe u quajt Brigada 138 e UÇK. Në atë shtëpi ndodhej një pjesë e Shtabit të Përgjithëshëm të UÇK-së si dhe e Qeverisë së Përkohëshme të Kosovës, me në krye Kryetarin e saj, Hashim Thaçi.
     Plani u përpilua në Plan Tekst, duke u bazuar në Hartën 1: 50 000, kopje e vetme, të cilën e patën dhënë vëzhguesit ndërkombëtarë gjatë vjeshtës së vitit 1998. Si rjedhojë Plani nuk u shoqërua me hartë. Ndërsa e radhiti në kompjuterin e dorës, llaptop, Lum Haxhia (Hajdin Abazi – Sh.B). U shtyp në një kopje të vetme, pasi ishte Tepër Sekret. Plani i Operacionit u miratua nga Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sulejman Selimi dhe u nënshkrua nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bislim Zyrapi. Materiali i përpunuar me dorë (në të papastër) u dogj si dhe u fshi edhe nga kompjuteri. 

Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Sulejman Selimi – Sulltani.

___________________________________

     Fillimisht, me propozim të Bislim Zyrapit pranë Kryetarit të Qeverisë (Hashim Thaçi) dhe Komandantit të Sh.P (Sulejman Selimi), komandant Operacioni emërohet Nexhmedin Kastrati, por me ndërhyrjen këmbëngulëse të Shpëtim Golemit, komandant i atij operacioni u emrua Bislim Zyrapi, i cili u zevendësua në detyrën e Shefit të Shtabit nga Agim Çeku. 

Divjakë (Katundi i Ri), Maj 1999: Gjen.Agim Çeku, Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së.

__________________________________________

     Para se Bislim Zyrapi të nisej për në Shqipëri, u urdhëruan Komandantët e Zonave të dërgonin në Shtab ose drejtpërsëdrejti për në Kukës disa kuadro nga më me përvojë, për të drejtuar rendimet luftarake që do të realizonin atë operacion. Kur Bislim Zyrapi dhe grupi i kuadrove që e shoqëronte mbritën pranë Komandës së Divizionit të Kuksit, në zyrën e komandantit të atij Divizioni, Gjeneral Kudusi Lama, dhe kontaktuan në telefon me Shpëtim Golemin, ky i fundit bëri faksimin e Planit të Operacionit.
     Pas disa ditësh, në përforcim të Bislim Zyrapit, për realizimin me çdo kusht të atij operacioni, u nis edhe Fatmir Limaj, i cili, duke qenë edhe në cilësinë e zëvendës ministrit të Mbrojtjes, mori drejtimin e operacionit, pa e spostuar Bislimin, ndërkohë që Bislim Zyrapi u emrua Ndihmës i Ministrit të Mbrojtjes.
     Ideja e Operacionit Shigjeta ishte: thyerja e mbrojtjes së ushtrisë serbe në kufirin me Shqipërinë; depërtimi sa më shpejt i forcave tona në thellësi të territorit të Kosovës në drejtimin më të shkurtër: Qafa e Prushit – Rahovec; vendosja e kontaktit me forcat e Zonës së Dytë Operative të Pashtrikut, në vijën përgjatë rrugës Prizren – Gjakovë, dhe krijimi dhe mbajtja e korridorit të përhershëm me Shqipërinë për sjelljen e furnizimeve me forca e mjete në interes të rendimeve të UÇK-së brenda në Kosovë. Forcat kryesore hynë në luftim në 26 maj 1999, duke filluar sulm të njëkohëshëm në të tre drejtimet e planifikuara. Në atë operacion u angazhuan 8 000 forca.
     Goditja kryesore u parashikua dhe u dha në drejtimin: mali Pashtrikut – Krushë dhe ajo ndihmëse në dy drejtime: qafa e Prushit – Rahovec dhe Gorozhup – Krushë.

Tahir Sinani, Komandant i Zonës Operative të Pashtrikut.

________________________________

     Për hapjen sa më të shpejt që të ishte e mundur të korridorit të furnizimit, me urdhër të Agim Çekut u hartua Plani i dytë operativ, i emërtuar “Shigjeta 2”, i hartuar nga Xhavit Sadria dhe Shpëtim Golemi. Ky plan u miratua nga Shefi i ShP të UÇK-së, Agim Çeku, dhe u ngarkua ta vinte në zbatim Komandanti i Z 2 O Pashtriku, Tahir Sinani, i cili komandën e zonës e kish vendosur në fshatin Neshor. Tahirit iu dërgua ai plan me katër luftëtarë, nën drejtimin e Ejup Kryeziut, të cilët gjatë kthimit për në Shtabin e Përgjithshëm në Divjakë, ranë në pritën e forcave serbe te vendi i quajtur “Vreshtat e kooperativës”, ku mbeti i vrarë dëshmori Ejup Kryeziu. Operacioni zgjati dy javë.
– Autori Dilaver Goxhai, (i njohur me pseudonimin Shpëtim Golemi), nga marsi i vitit 1999 ishte zëvendës Shef i SHP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mitet që rrëzoi dhe të vërtetat që rizbuloi protesta e thirrur nga Sali Berisha!

 





Prof.dr. ENVER BYTYÇI



Mbrëmë, më 7 korrik 2022, në Tiranë u zhvillua protesta e thirrur prej Sali Berishës. Gjithkush pajtohet se kjo protestë anti-regjim në Shqipëri ishte më madhështorja, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Për herë të parë pas nëntë vitesh, që kur regjimi i Edi Ramës u vendos në vend, më shumë se Shqipëria lëvizi dhe u gjallërua Tirana. E kur lëviz Tirana, gjithmonë rrëzohen regjimet e diktaturat!
Por nuk do të ndalem thjesht te protesta. Do ndalem te rezultati i saj. Kjo protestë rrëzoi shumë mite dhe na rizbuloi shumë të vërteta. Në analizën time nuk mundem t'i zbuloj të gjitha. Megjithatë po ndalem në disa prej tyre:
1. Protesta e 7 korrikut dhe ylli i saj, Sali Berisha, rrëzuan mitin se "mafia në pushtet është e pathyeshme e nuk mund të rrëzohet"! Ato zbuluan të vërtetën se mafia politike e Edi Ramës, e lidhur ngushtë me mafien e oligarkëve, thyhen dhe rrëzohen! Se regjimet e bazuara në korrupsion, krim dhe grabitjen e taksave, si dhe pasurive kombëtare bien!
2. Kjo protestë dhe lideri i opozitës shqiptare thyen e rrëzuan mitin e krijuar, sipas të cilit "të gjithë politikanët shqiptarë janë njësoj"! Ndërkaq zbuloi të vërtetën e madhe se ata nuk janë dhe objektivisht nuk mund të jenë njësoj. Vetëm Zoti nuk është mëkatar. Mëkatarë janë të gjithë njerëzit. Por kjo nuk do të thotë se ata janë njësoj. Protesta e zbuloi edhe këtë të vërtetë. Të vërtetën se fitues është jo ai që nuk mëkaton, por ai që beson te Zoti, te Atdheu, te Kombi e te Familja!
3. Më 7 korrik u thye miti se shpallja "non grata" ose "kulak" nga DASH, qenka akt i mjaftueshëm për ta rrënuar autoritetin, dinjitetin, integritetin dhe prestigjin e një njeriu që beson te e vërteta! Dhe u zbulua e vërteta se qytetarët shqiptarë nuk e besojnë propagandën. Ata shohin krejt diçka tjetër te personi i Sali Berishës! Kjo do të thotë se DASH-i do të duhet të reflektojë dhe ta rishqyrtojë vendimin e tij. Në këtë rast thyhet edhe miti, sipas të cilit u përpoq të ngjizë propaganda e mafies se "Non-grata është e përjetshme"! Ndërkohë që në filozofi ka një ligj: - Asgjë në këtë botë nuk është e përjetshme dhe e pandryshueshme!
4. Protesta e 7 korrikut rrëzoi mitin, sipas të cilit "Edi Rama blen gjithçka, edhe opozitën"! Dhe zbuloi të vërtetën se shit-blerja e pengmarrja janë atribute të liderëve të thyer, të pavendosur, me moral të dobët dhe etikë të papranueshme! Zbuloi të vërtetën tjetër se Sali Berisha, si lider i opozitës, nuk është e nuk mbetet peng i askujt!
5. Prej asaj çfarë thamë në pikën 4 shkojmë te fakti se kjo protestë theu mitin e mosbesimit! Dhe risolli në vëmendje të vërtetën se besimi është çelësi i suksesit. Besimi në fitore! Besimi në të drejtën që ta ka dhënë zoti! Besimi te lideri! Shqiptarët më 7 korrik provuan se i besojnë opozitës dhe Sali Berishës. Prandaj ishin aty! Të gjithë së bashku! Si kurrë më parë!
6. Propaganda pro-regjim, e artikuluar edhe në diskursin e analistëve ish-demokratë, vazhdon të "ngushëllohet" me atë se "Sali Berisha, pavarësisht kësaj proteste madhështore, nuk vjen në pushtet"! Thonë se "I duhet shumica e shqiptarëve"! Por kjo protestë e rrëzoi edhe këtë mit! Nuk ka opozitë në botë që nuk vjen në pushtet me një mbështetje të tillë si ajo e 7 korrikut në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"! Nëse dikush do të mobilizonte kaq shumë njerëz kundër regjimit edhe në Moskë, do ta rrëzonte diktatorin e çimentuar Vladimir Putin e jo më Edi Ramën e zhveshur si "Mbreti lakuriq" në Tiranë!
7. Protesta e 7 korrikut rrëzoi mitin e krijuar nga Edi Rama, sipas të cilit "Ose miqësi e ngushtë me Serbinë, ose luftë në Ballkan"! Dhe zbuloi të vërtetën e madhe se Kosova është kërthiza e çështjes shqiptare e ballkanike! Se nuk është Serbia ajo që mund të diktojë kushte për shqiptarët e masakruar, por janë shqiptarët ata që kanë të drejtën morale t'i diktojnë kushtet e tyre agresorit gjenocidist në Beograd!
Pra kjo protestë rrëzoi mitin e vëllazërimit Rama-Vuçiq dhe të Open Balkan dhe rizbuloi faktin se është Procesi i Berlinit ai që çon në integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE! Pra, suksesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve nuk varet nga bashkim-vëllazërimi me Serbinë, por nga aleanca, miqësia dhe bashkëpunimi me Europën dhe SHBA-të!

2022/06/20

Serbia ka përgjegjësi penale dhe detyrimore për dëmshpërblim ndaj Kosovës

 


Serbia ka përgjegjësi penale dhe detyrimore për dëmshpërblim ndaj Kosovës
Serbia ka përgjegjësi penale dhe detyrimore për dëmshpërblim ndaj Kosovës


Prof.dr. Muhamet Kelmendi

Natyrisht se edhe gjatë dialogimit, duhet të paraqitet tema e përgjegjësisë penale dhe kolektive e shtetit serb, e përgjegjësisë individuale dhe e dëmshpërblimit. Këto duhet bërë në çdo takim. Kudo nëpër qendrat e vendosjes kërkohet të paraqiten faktet për këto vepra. Koha nuk pret.


Në Kosovë. e ndaj popullit shqiptar është bërë një dhunë e egër gjenodiciale nga Serbisë dhe në shumë anë, si dhe në përmasa të gjera raciste. Veprat më të rënda janë vrasjet, masakrimet, djegiet e njerëzve të gjallë nëpër shtëpi dhe përdhunimet e më shumë se 20 mijë femrave dhe burrave shqiptar. Dëmet materiale shkojnë në miliarda dhe kemi dëme të pafundme  morale. Edhe sot vuajnë shumë familje për të gjetur njerëzit e tyre. Janë rreth 1600 shqiptar të pagjetur. Ata, pasi janë mbytur mizorish, janë diku në varre masive në Serbi.Një krim i rëndë është bërë ndaj familjeve, të rinjve, pleqve e plakave. Me dhunë dhe me masa gjenodiciale u ndoqën për 3 muaj 1 milionë shqiptare nga shtëpitë e veta në drejtim te Malit te Zi, të Maqedonisë dhe të Shqipërisë. Populli u vodh  dhe u plaçkit. Të gjitha këto masa dhe veprime gjenodiciale kanë pasur për qëllim spastrimin e Kosovës nga shqiptarët. Përgjegjësia për këto vepra gjenocidiale është kolektive dhe individuale. Në këtë drejtim ende nuk ka përgjegjësi të shtetit serb për gjenocid. As përgjegjësi individule nuk ka. Rastet e rralla të përgjegjësisë individuale janë shumë qesharake. Prokuroria Speciale e Kosovës shumë ngadalë po heton veprat e krimit gjenocidial të bëra nga kriminelet serb. Ndërsa, dënimet e dhëna, kanë qenë jo adekuate me veprat e kryera penale. Me dhjetëra e qindra padi për kompensimin e dëmit material dhe të atij moral janë bërë nga qytetarët e Kosovës. Gjykatat janë përgjigjur se nuk janë kompetente. Kjo, nuk ka bazë juridike. Një përgjigje jo e drejtë. Veprat janë bërë në Kosovë, dëmi gjithashtu, bie dhe janë kompetente gjykatat e vendit, të Kosovës. Këtu vjen në shprehje kompetenca territoriale e veprës së bërë. Përkatësisht, kompetent janë vetëm gjykatat e vendit, gjykatat ku është bërë krimi dhe dëmi. Ndërsa, te kompensimi i demit material dhe moral, nëse shteti serb nuk përgjigjet, me anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës, kërkohet të ngrihet padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, në Dene Hag. Aty ka mundësi të realizohet kompensimi i dëmit. Natyrisht se edhe gjatë dialogimit, duhet të paraqitet tema e përgjegjësisë penale dhe kolektive e shtetit serb, e përgjegjësisë individuale dhe e dëmshpërblimit. Këto duhet bërë në çdo takim. Kudo nëpër qendrat e vendosjes kërkohet të paraqiten faktet për këto vepra. Koha nuk pret.

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm me mandat trevjeçar.

 


Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se Shkumbin Ahmetxhekaj është zgjedhur drejtor i përgjithshëm me mandat trevjeçar.







Sipas njoftimit që e ka bërë vetë RTK-ja, thuhet se për herë të parë i gjithë procesi i vlerësimit dhe intervistimit ka qenë tërësisht transparent.

“Në çdo fazë të procesit kanë qenë të ftuar monitoruesit nga shoqëria civile, organizatat ndërkombëtare, por ka pasur edhe qytetarë të interesuar që kanë marrë pjesë në monitorim”.

“Pyetjet për kandidatët janë bërë në prani dhe bashkë me monitoruesit rreth gjysmë ore para se të fillojnë intervistat. Edhe propozimet e monitoruesve janë marrë parasysh gjatë përpilimit të gjashtë pyetjeve”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se në procesin e intervistimit janë paraqitur nëntë kandidatë, ku një prej tyre nuk e ka vazhduar garën.

Sipas njoftimit, ky është rezultati i kandidatëve pas intervistimit:

Festivali “Sunny Hill” do të mbahet në Prishtinë kët vit, kështu ka bërë të ditur Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prishtinës përmes një deklarate.

 

“Sunny Hill” rikthehet në Prishtinë


Deklarata e plotë:

Deklaratë e përbashkët e Ministrisë së Kulturës (në emër të Qeverisë së Kosovës), Komunës së Prishtinës dhe Sunny Hill Festival

Sunny Hill Festival mbahet në shtëpinë e vet, në Prishtinë, më 4, 5, 6 dhe 7 gusht 2022.

Qeveria e Kosovës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival bashkojnë forcat për një edicion të mrekullueshëm të festivalit sivjet, aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

Institucionet qendrore dhe lokale bashkërisht, sipas mandatit që kanë do të ofrojnë mbështetje të plotë për edicionin e sivjetmë, i cili do të mbahet në një lokacion të përshtatshëm.

Të gjithë shprehin gatishmërinë që çështja e shfrytëzimit afatgjatë të tokës të diskutohet edhe pak kohë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Synimi i përbashkët është që nga viti i ardhshëm, festivali Sunny Hill të organizohet në lokacionin e vet afatgjatë.

Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë, një edicion i veçantë me një line-up tjetër do të mbahet në fund të muajit gusht në Tiranë më 26, 27 dhe 28 gusht.

Në Prishtinë, Sunny Hill Festival për këtë vit ka përgatitur lineup-in më të fuqishëm nga festivalet e rajonit ku përveç artistëve të njohur si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood dhe artistët më të njohur shqiptarë, për këtë edicion pritet të zbulohen edhe dy artistë shumë të mëdhenj botëror.

Një verë e jashtëzakonshme i pret të gjithë shqiptarët në Prishtinë dhe në Tiranë.

Ministria e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Sunny Hill Festival

Ripostim : Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave ka gjetur e para shkelje në aktakuzën e Speciales, ja kujt i është drejtuar me këtë letër publike

Akademia shqiptaro-amerikane e shkencave dhe arteve u është drejtuar me një letër publike Kryetarit të Gjykatës Speciale në Hagë, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe Këshillit të Evropës, pas publikimit të aktakuzave të para nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, ku ajo thotë se, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike, të studiuara nga ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare, janë gjetur shkelje në përmbajtjen e “aktakuzës” së publikuar.



Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, lëshon këtë  PROPOZIM
        NGA 
FLORI  BRUQI


Kjo është letra e plotë e ASHASHA:

Me publikimin e aktakuzave të para nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve në New York, Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke u bazuar në aktet dhe normat juridike, të studiuara nga anëtarë të Akademisë, ekspertë të drejtësisë ndërkombëtare kemi gjetur shkelje në përmbajtjen e “aktakuzës” dhe për vet faktin se në aktakuzën e publikuar nga Zyra e Prokurorisë të Dhomave Speciale, përveç shkeljeve ligjore, në të shkruhet termi “vrasje joligjore” dhe kjo na jep të kuptojmë se, sipas kësaj Prokurorie po ekzistuakan “vrasje ligjore”, dhe kështu; vrasjet që i ka bërë ushtria, policia e formacionet paraushtarake serbe ndaj shqiptarëve civil në Kosovë 1998/1999 na qenkan “vrasje ligjore”, këtë duhet ta sqarojnë Prokuroria dhe Gjykata speciale!

Akademia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve, asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por jemi të sigurtë se duhet dhe është e ligjshme që nga të gjitha dokumentet, aktakuzat e aktet tjera juridike të hiqet termi “krimet e pretenduara të UÇK-së”.

Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, luftë për vetëmbrojtje, luftë çlirimtare, prandaj çdo kush që thotë se në Gjykatën Speciale do të pastrohet lufta e UÇK-së nuk qëndron, kjo është qesharake dhe e padrejtë, sepse diçka që është e drejtë, është edhe e pastër, në të kundërtën nuk do të intervenonte NATO, për ta ndihmuar UÇK-në dhe për ta shpëtuar popullin shqiptarë nga gjenocidi serb, (vrasje, përdhunime, masakra, djegie, shkatërrime, dëbime…).

Nëse me vëmendje e shikoni, lexoni dhe analizoni raportin e ICMP-së, do të bindeni se kush ishte agresori e kush viktima, atëherë edhe mund të gjykoni drejtë edhe do ta veni drejtësinë në vend, por jo, dhe në asnjë mënyrë nga raporti i Dick Marty, kryekëput i bazuar në dëshmi të fabrikuara nga agjencitë serbo-ruse, të cilat le që nuk janë të vërteta por janë qesharake dhe të pamundura për situatën për të cilën flet raporti i tij…

Në vazhdim po ua përshkruajmë një pjesë të raportit të antropologut të lartë të ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner:

Në Raportin e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur, thuhet se gjatë luftës në Kosovë, në mesin e viktimave civile, të cilat janë gjetur në varrezat masive në Serbi, janë ngritur dyshime serioze për heqjen e organeve të civilëve shqiptarë, që ishin marrë peng nga forcat serbe në Kosovë.

Ky raport është hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, sipas të cilit këto
dyshime janë përqendruar te 82 persona, të cilët ishin transportuar të gjallë deri në Serbi, ku të njëjtit më pas ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezate Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.

Ekspertiza ka vërtetuar se këta trupa nuk ishin ekzekutuar me plumba apo mbytur me mjete tjera, por vdekja e tyre është krejtësisht e një natyre tjetër, ka shkruar ne raport Dr. Skinner, i cili potencon se në Batajnicë kishte 8 lokacione, ku janë bërë këto zhvarrime.

Të gjitha lokacionet në këtë raport janë shënuar me shkurtesa si; BA1, BA2, deri në BA8. Nga zhvarrimet e këtyre lokacioneve janë 705 kufoma të plota.

Serbia nuk ka qenë aq humane që t’i dërgojë viktimat për pushkatim e më pas të përkujdesej për varrimin e tyre në mënyrë të rregullt. Në mesin e këtyre viktimave që dyshohet se iu janë nxjerrë organet, kanë qenë 13 meshkuj, 14 femra dhe 9 fëmijë.

Dhe në vazhdim fakte për gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, të vërtetuara nga Organizatat ndërkombëtare:

-Shtëpi të shkatërruara të popullatës shqiptare: 100.589
-Shkolla të shkatërruara me dokumentacion: 358
-Zyra të vendit: 71
-Shtëpi kulture: 30
-Biblioteka publike dhe shkollore: 93
-Objekte shëndetësore: 123
-Objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215
-Kisha katolike: 5
-Objekte ndihmëse – përcjellëse: 88.101.

Pasojat e luftës në njerëz, masakra të mëdha, vrasje e organizuar, madje edhe të familjeve të tëra gjatë periudhës janar 1998 – qershor 1999:

-Të vrarë: 13.500 viktima nga Kosova,
-1.392 fëmijë deri në 18 vjeç.
-296 fëmijë deri në 5 vjeç.
-1.739 femra
-1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare.
-1.450 banorë ende janë të pagjetur.
-Janë dhunuar 20.400 femra shqiptare.

Sipas të dhënave të UNCHR, në fillim të qershorit 1999, nga Kosova ka pasur afro 1 milion refugjatët të dëbuar prej Kosove, gjatë periudhës së bombardimeve të NATO-së. Vendosja e refugjatëve sipas shteteve ishte:

-443.300 ishin vendosur në Shqipëri;
-247.800 në Maqedoni,
-69.300 në Mal të Zi;
-21.700 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Pra, sipas të dhënave të sakta ishte një total prej 782.100. Në vendet e tjera të botës u vendosën gjithsej 76.475 refugjatë, duke përfshirë:

-13.639 në Gjermani,
-7.581 në Turqi,
-5.829 në Itali,
-5.730 në SHBA, pastaj edhe në Francë, Norvegji, Suedi, Britani të Madhe, Poloni, Spanjë, Portugali, Finlandë, Zvicër, Izrael e vende tjera të botës…

Letra publike është e vërtetuar nga persona të poshtëshënuar, anëtarë të rregullt të AAAS dhe personalitete tjera të jetës publike, të cilët marrin përsipër vërtetësinë e saj:
1. Akademik Prof.dr. Flori Bruqi, Ph.D, Drejtor për marrëdhënie me publikun,
2. Akademik Prof. Dibran Fylli, regjisor, anëtar i Senatit të AAAS (Kosovë),
3. Akademik Prof.dr. Skënder Kodra, Ph.D, Kryetari AAAS (New York, USA),
4. Akademik Prof.dr. Naim Kelmendi, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
5. Akademik Prof.dr. Abdullah Mehmeti (Shkup, Maqedoni e Veriut),
6. Akademik Mr. Asllan Krasniqi, fotograf (Bruksel, Belgjikë),
7. Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri. Ph.D, (Tiranë, Albania),
8. Akademik Prof. Vilheme Vrana Vranari (Vlorë, Albania)
9. Akademik Prof.dr.Sci. Zef Pergega (Detroid, USA)
10. Akademik Prod.dr. Hakif Bajrami, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
11. Akademik Mr.Sci.Prof. Jahja Lluka (Prishtinë, Kosovë),
12. Akademik Prof.dr. Nijazi Halili (Ferizaj, Kosovë),
13. Akademik Prof. Asllan Qyqalla (Prishtinë, Kosovë),
14. Akademik Prof.dr. Arjan Hamiti, Ph.D. (Tiranë, Albania),
15. Akademik Prof. Gjin Kol Musa (Romë, Itali),
16. Akademik Prof.dr.Sci. Zef Mulaj (Romë, Itali),
17. Akademik Prof.dr. Sulejman Abazi, Ph.D (Tiranë Albania),
18. Akademik Prof.dr. Mustafë Haziri (Mitrovicë, Kosovë),
19. Akademik Prof. Bedri Tahiri (Vushtrri, Kosovë),
20. Akademik Prof. Migena Arllati (Gjakovë, Kosovë),
21. Akademik Prof. Iljaz Bobaj (Tiranë, Albania),
22. Akademik Prof.dr. Aziz Rexhepi (Ferizaj, Kosovë),
23. Akademik Prof.dr. Rabit Sadiku (Gjilan, Kosovë),
24. Akademik Mr.Sc.Dr .Fahri Dervinja (Prishtinë, Kosovë),
25. Akademik Prof.dr. Hivzi Muharremi (Prishtinë, Kosovë),
26. Akademik Prof. Isuf Bajrami (Gjilan, Kosovë),
27. Akademik Zeqir Bërdynaj (Radavc-Pejë, Kosovë),
28. Akademik Prof. Esat Loshaj (Pejë, Kosovë),
29. Akademik Prof.dr. Basri Lenjani, Ph.D (Prishtinë, Kosovë),
30. Akademik Mr.sci. Lule Alidema, psikologe kimike (Prishtinë, Kosovë),
31. Akademik Dr.spec. Ali Prebreza (Prishtinë, Kosovë),
32. Akademik Prof. Kujtim Mateli (Tiranë, Albania),
33. Akademik Nehat Jahiu (Orizare, Maqedonia e Veriut),
34. Mrs. Rajmonda Maleçka, poete, publiciste (Tiranë, Albania),
35. Prof.Mr.Sci .Fatmir Halimi, poet, shkrimtar, botues(Podujevë, Kosovë),
36. Mrs. Dude Balje, deputete-kryetare për të drejtat e njeriut(Prishtinë, Kosovë),
37. Gjeneral lejtnant Kadri Kastrati (Prishtinë, Kosovë),
38. Major Krist Gjokaj, (Gjakovë, Kosovë),
39. Mr. Hysni Gucati, Kryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë),
40. Gjeneral Nasim Haradinaj, Nënkryetar i OVL-së (Prishtinë, Kosovë),
41. Mr. Emin Lati, Kryetar i OVL-së (Skënderaj, Kosovë),
42. Mr. Hajdin Balaj, Kryetar i OVL-së (Klinë, Kosovë),
43. Mr. Jakup Ismaili, Ek.dip. (Prishtinë, Kosovë),
44. Mr. Dan Kosumi, poet, shkrimtar (Zvicër),
45. Mr. Adnan Dreni, aktivist (Pejë, Kosovë),
46. Prof. Bedri Halimi, poet, shkrimtar – LSHK (Prishtinë, Kosovë),
47. Mr. Ali Berisha, poet shkrimtar – LSHK (Gjermani),
48. Mr. Habib Zogaj, gazetar, publicist, poet, shkrimtar (Malishevë, Kosovë),
49. Mr. Zeqir Bekolli, poet, shkrimtar – LSHK (Prishtinë, Kosovë),
50. Mr. Xheladin Mjeku, poet, shkrimtar – LSHK (Prishtinë, Kosovë),
51. Mr. Shaban Baksi, poet shkrimtar (Prishtinë, Kosovë),
52. Mr. Aziz Salihu, sportist i shekullit (Prishtinë, Kosovë),
53. Mr. Safet Selimi, aktivist (Skënderaj, Kosovë),
54. Mr. Valdet Berisha, shkrimtar, publicist (Klinë, Kosovë),
55. Mr. Qazim Beka, aktivist, këngëtar (Skënderaj, Kosovë),
56. Mr. Selman Qerimi, aktivist (Prishtinë, Kosovë),

Në këtë letër publike, pro janë deklaruar pesdhjetë e gjashtë (56) veta./mediafokus.info

………………………………….

Kliko këtu për ta parë origjinalin e letrës publike në të dy gjuhët, shqip e anglisht

Leter-publike

http://mediafokus.info/wp-content/uploads/2020/07/Leter-publike.pdf




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...