Përpjekjet për krijimin e medias së lirë në Shqipëri e kanë zanafillën
pas rrëzimit të regjimit komunist, pasi sistemi një-partiak i medias së
asokohshme u zëvendësua me një sistem shumë-partiak. Në vitet e para të
demokracisë, media mund të quhej kaotike dhe e pastrukturuar. Rezulton se
ishte politika ajo që e prodhoi median e lirë në Shqipërinë post-komuniste
dhe për pasojë modeli i lindur i shtypit të lirë mbetej tërësisht në kornizën
politike. Përforcuar kjo edhe prej faktit që deri në atë kohë nuk kishim
pasur ndonjë traditë të lirisë së shtypit. Kësisoj, koncepti i lirisë së shtypit
u kufizua kryesisht tek liria për debatin politik duke e lidhur kështu ngushtë
me politikën. Ndonëse përpjekjet ishin për krijimin e medias së lirë, kjo nuk
mund të thuhet se presupozonte median e pavarur.
Studiues dhe akademikë të fushës së medias, e shqyrtojnë zhvillimin e medias
dhe lirisë së shtypit pas viteve 1990-të e deri më sot bazuar në dy kritere
kryesore: rregullimin ligjor të medias dhe pronësinë e saj/marrëdhënien me
politikën. Dy kritere kyçe këto, të cilave do t’ju referohemi edhe në këtë tekst,
pasi janë përcaktuese të ecurisë së zhvillimit të medias së lirë dhe të pavarur.
Ndërsa, Jonila Godole, mbështetur në punën e kërkuesve të ndryshëm,
risjell një qasje tjetër për te analizuar zhvillimin e medias në Shqipëri, atë
të ndarjes në faza. Sipas këtij modeli ecuria e sistemit mediatik shqiptar
ndahet në fazat, si vijon: a) faza e liberalizimit (1988-1990) që përfshin paratranzicionin (1988-1990) dhe fillesat e tranzicionit dhe liberalizimit (1990-
1994); b) faza e demokratizimit (1994-1998); c) faza e konsolidimit (1998-
në vazhdim). Secila prej këtyre fazave dallohet nga karakteristikat e veçanta
zhvillimore që media ka manifestuar. Për shembull në fazën e parë tiparet
dalluese kanë qënë prezenca e titujve partiakë, propaganda dhe hedhja e
hapave të parë për decentralizmin e medias. Në fazën e dytë karakteristikë ka
qënë demokratizimi, pluralizmi, institucionalizimi dhe shtypi i lirë, por ende
jo i pavarur. Ndërsa faza e tretë dallohet nga përpjekjet për konsolidimin e
sistemit mediatik, kulturës gazetareske, si edhe kalimi i medias në pronësi
30 Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash
të bizneseve. Megjithatë edhe ndarja në këto faza mbështetet në dy kriteret
e mësipërme. Fillimisht do të ndalemi tek rregullimi ligjor i medias në
Shqipëri, si aspekti më i rëndësishëm në përcaktimin dhe garantimin e lirisë
së shtypit.
“Ligji për Shtypin” dhe kufizimet e lirisë së shtypit
‘Ligji për shtypin” Nr. 7756, i vitit 1993 ka qënë një zhvillim me rëndësi
për t’u përmendur, në nenin 1 të tij theksohej, që “Shtypi është i lirë”,
por me pas që “Shtypi kufizohet vetëm nga dispozitat Kushtetetuese dhe
ato të këtij ligji.” Ky ligj u mor pa shumë modifikime nga landi gjerman
Nordrhein- Westfalen dhe pa konsultime me aktorët e medias, veprim ky
që nxiti protestat e gazetarëv për shkak të kufizimeve që ai parashikonte.
Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve22, Article XIX23 dhe entitete24 të tjera
ndërkombëtare reaguan lidhur me miratimin e këtij ligji. Sipas krahasimeve
të bëra me normat evropiane, elementë shqetësues në këtë ligji ishin a)
dekreti për paracensurimin me anë të konfiskimit të botimeve për disa arsye;
b) kufizimet mbi kriteret se kush mund të ishte kryeredaktor i një botimi dhe
parashtrimi i së drejtës të detyrueshme të përgjigjes; c) dënimet financiare
kundër botuesit dhe kryeredaktorit (shkaktimi i presionit financiar). Me pak
fjalë një mori kufizimesh shtypëse për shtypin e lirë.
Përpos këtij ligji, po në këtë vit u bënë edhe amendime të Kodit Penal, të cilat
lejonin ndjekjen penale për “fyerje dhe shpifje kundër organeve kushtuetese”,
“fyerje e shtetit dhe simboleve të tij”, “fyerje dhe shpifje për presidentin e
Republikës”, “fyerje e organeve dhe përfaqësuesve të shteteve të tjera”25. Në
periudhën e zbatimit të këtij ligji, në raportet e Freedom House të viteve 1994-
1996 Shqipëria ka shënuar renditjet më të ulëta të periudhës së trannzicionit
duke u klasifikuar si një vend ku media është “jo e lirë”.
Ngjarje të rëndësishme që kanë ndodhur në këtë interval kohor përfshijnë
kundërshtime, gjoba e përndjekje të gazetarëve, madje deri në burgosje të
tyre. Disa raste që bënë bujë asokohe ishin të lidhura me emra gazetarësh, ku
përmendim Idajet Beqiri (dënuar për shpifje kundër zyrës së presidentit),
i cili u dënua me 6-muaj burgim dhe kreu tre prej tyre. Emra të tjerë ishin,
22 International Federation of Journalists (1996). Media Freedom in Albania. An analysis of
Media Legislation.
23 Article XIX (1997) Albania: Towards Broadcasting Freedom. An analysis of the Neë Broadcasting Laë. Article 19.
24 Minnesota Advocates for Human Rights (1995) Press Restriction in Albania.
25 Minnesota Advocates for Human Rights (1995) Press Restriction in Albania. Page 6.
Media në Tranzicion: refleksione pas tri dekadash 31
Nikollë Lesi (akuzuar për shpifje, shpallur fajtor dhe gjobitur); Aleksandër
Frangaj (akuzuar për rrezik ndaj sigurisë kombëtare, arrest shtëpie për një
muaj), Fatmir Zanaj (burgim me kusht 2-muaj dhe një vit shërbim prove),
Shyqyri Meka (gjobitur me 80000 lekë/$1000), Ilirian Zhupa (dënuar
me dy muaj burg). Megjithatë, në gjithë këtë mori sulmesh përkundrejt
gazetarëve sulmi më i ashpër ka qënë ai ndaj përndjekjes së Martin
Lekës, gazetar tek “Koha Jonë” dhe Aleksandër Frangajt, kryeredaktori i
gazetës. Sipas raportit të Minesota Advocates for Human Rights “Akuzat
kundër tyre lidheshin me një shkrim që kishte publikuar Leka në Janar
1994, ku raportonte dhe kritikonte urdhrin e dhënë oficerëve të ushtrisë
për të dorëzuar armët e tyre kur nuk ishin në detyrë. Megjithësë Frangaj
u lirua, Leka, që ishte akuzuar për shpifje u dënua me 18-muaj burg për
“nxjerrje të sekretit shtetëror,”26 për t’u falur mandej në 3 Maj, 1994 në Ditën
Ndërkombëtare të Shtypit bashkë me Ilirian Zhupen, Shyqyri Mekën dhe
Luftar Matohitin, nga Presidenti i asokohshëm, Sali Berisha.
Kjo ka qënë periudha më e vështirë për shtypin në Shqipëri, në një kohë kohë
kur bëhej përpjekje për të sjellë lirinë e tij. Ligji për Shtypin mbeti në fuqi deri
në vitin 1997, kur me zgjedhjet e dyta parlamentare, u anullua tërësisht pasi
nuk ishte i përshtatshëm për situatën e vendit27 dhe prej tij mbetën vetëm
dy nene kryesore “Shtypi është i lirë” dhe “Liria e shtypit mbrohet me ligj.”
Kalimi nga ligji kufizues tek liria e pakufizuar
Abrogimi i Ligjit për Shtypin dhe reduktimi i tij në vetëm dy nenet e
përmendura më sipër që krijuan Ligjin nr. 8239 “Për shtypin” ishte një
veprim që u përshendet dhe mirëprit nga komuniteti mediatik kombëtar dhe
ndërkombëtar, megjithëse kishte mendime të ndryshme lidhur me nevojën
për të hartuar një ligj tjetër më të plotë, për të mos e lënë shtypin krejtësisht
të parregulluar. Së paku, duhet të kishte një proces gradual rregullimi, e të
mos kalohej menjëherë nga mbirregullimi tek liberalizimi i plotë. Debatet
lidhur me nevojën për të hartuar një ligj më të hollësishëm për shtypin, si
edhe për pasojat që mund të kishte për zhvillimin e medias e rrjedhimisht
për konsolidimin e demokracisë, vazhduan.
që linte hapësirë për abuzime29. Kjo për faktin se mungesa e një ligji të
posaçëm për të rregulluar shtypin bënte që rastet të gjykoheshin dhe
ndëshkoheshin ende sipas Kodit Penal, e më keq akoma, i nxirrte gazetarët
dhe burimet e informacionit zbuluar, pasi nuk kishte ndonjë mbrojtje të
veçantë të burimeve të besuara të informacionit. Lidhur me këtë aspekt,
Helen Darbishire është shprehur se “shumë gjëra humbën, si për shembull
e drejta e gazetarëve për të mbrojtur burimet e besueshme të informacionit.
Gjithashtu edhe e drejta mbi aksesin në informacion të medias, kishte
humbur në ligjin e vjetër të shtypit. Tani e drejta e gazetarëve për të marre
informacion duhet të kalojë nëpërmjet ligjit mbi informacionin, por e
drejta e gazetarëve për të mbrojur burimet e besueshme duhet të kalojë
nëpërmjet një ligji më të plotë mbi shtypin.”30
Ndryshimet në këtë legjislacion, sipas kërkueses Ilda Londo, “konsiderohen
si qëndrime liberale kundrejt medias dhe përmbajtjes editoriale, por në
të njëjtën kohë kjo nënkupton se shtypi duhet ta mbajë vetë përgjegjësinë
editoriale duke u orientuar kështu drejt vetë-rregullimit.”31 Abrogimi i ligjit
për shtypin ndikoi edhe pikët e Shqipërisë në raportet e Freedom House, ku
nga 75 pikë në 1996, qe e klasifikonte si “jo e lirë”, pësoi përmiresim prej 19
pikësh duke shkuar kështu në 56 pikë në 1997 duke u renditur në kategorinë
“pjesërisht i lirë”, ku do të qëndronte thuajse palëvizur për shumë vite me
radhë, siç paraqet grafiku në vijim. Ky kategorizim “pjesërisht i lirë” do të
vazhdonte i tillë për shumë vite, përfshirë edhe shtypin në ditët e sotme.
Përpjekjet për rregullim të shtypit
Në kushtet e kësaj situate të lirisë së pakufizuar, në 1998 u miratua Ligji për
Transmetimet, i cili, siç thekson Londo, gjithashtu hasi rezistencë. Stacioni
i parë TV lindi në vitin 1995, por rregullimi për median elektronike u
miratua në vitin 1998 dhe autoriteti rregullator u ngrit vetëm në vitin 2000.
Në këtë boshllëk pesëvjeçar, numri i mediave elektronike të palicensuara
dhe të parregulluara në vend iu afrua 100 stacioneve. Rregullimi i medias
elektronike u bë me anë të një ligji të hollësishëm, Ligji Nr. 8410 “Për Radion
dhe Televizionin Publik dhe Privat.” Ky ligj, i amenduar gjashtë herë që
nga miratimi në 1998, ka për qëllim të rregullojë me hollësi aktivitetin e
medias elektronike, përfshirë këtu transmetuesin publik, televizionin privat,
transmetimin kabllor dhe satelitor.Ky ligj krijoi bazën për Këshillin Kombëtar
të Radios dhe Televizionit, si organi i parë më i lartë drejtues i transmetuesit
publik, që kishte kompetenca rregulluese dhe monitoruese. Ligji për Radion
dhe Televizionin, u shfuqizua në vitin 2013 kur u miratua dhe hyri në fuqi
ligji “Për Mediat Audiovizive në Republikën e Shqipërisë” që rregullonte
veprimtarinë e mediave audiovizive dhe shërbimeve mbështetëse të tyre,
mbi bazën e parimit të asnjanësisë teknologjike në territorin e Republikës së
Shqipërisë32. Në ligjin e ri Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) përfaqësonte
autoritetin rregullator në fushën e shërbimeve të transmetimeve audio
dhe audiovizive, si edhe shërbimeve të tjera mbështetëse ne territorin e
Republikës së Shqipërisë. AMA kishte kompetenca të lëshonte licenca dhe/
ose autorizime dhe të siguronte zbatimin e tyre. Problemi kryesor përgjatë
gjithë historisë së enteve rregullatore- në fillim KKRT-ja dhe më pas AMA- ka
qenë funksionimi i tyre në mënyrë të efektshme, të pavarur nga institucione
apo faktorë të tjerë, kryesisht nga politika. Formula e përzgjedhjes së
anëtarëve të këtij enti regulator ka ndryshuar disa herë me propozimin dhe
përfshirjen e politikanëve në këtë proces gjë që tregon se ky institucion është
bërë funksional, por njëkohësisht shfaq interesin dhe ndikimin e politikës në
këtë institucion. 33
Në vitin 1999 u miratua Ligji Nr. 8503, për të Drejtën e Informimit për
Dokumentat Zyrtare dhe u bënë ndryshime në rregullimet ekzistuese për
mediat.
F.B