Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/09/25

Rrugëtimi final brenda kornizës së pretenduar të re të dialogut drejt njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë po i konfirmon fjalët e Kushner-it, i cili kishte thënë se duhet të kalojnë dy gjenerata që të ketë normalizim marrëdhëniesh. Por, për këtë nuk janë pajtuar njohësit e politikës të cilët kanë thënë se Serbisë nuk mund t'i besohet

 

Flamuri i Kosovës dhe ai i Serbisë

“Duhet që dy gjenerata të kalojnë, një veç se ka kaluar”.

Kështu kishte deklaruar ish i emëruari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB) si Administrator për Kosovën në atë kohë, Bernard Kushner në vitin 2018 në një deklaratë në një emision televiziv.

“2013, marrëveshja e parë për normalizimin e raporteve. 2023, marrëveshja e dytë për normalizimin e raporteve (pranimi faktik i pavarësisë së Kosovës kundrejt një akti formal të njohjes). 2023, marrëveshja e tretë për normalizimin e raporteve (njohja e ndërsjellë formale), pak para se gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkohen BE-së”.

Kështu shkruhet në dokumentet në të cilat mediumi, Albanian Post ka siguruar qasje për kornizën e re të pretenduar të dialogut Kosovë-Serbi.

Ky dokument ka një analogji me atë që kishte deklaruar Kushner.

Sipas deklaratës së Kushner i bie që më 2039 të arrihet pajtimi i plotë në mes dy vendeve, ndërsa sipas dokumentit të publikuar së fundmi i bie që ky pajtim në mes të Kosovës dhe Serbisë të arrihet në vitin 2033.

Ilustrim

Kjo analizë bazohet në deklaratën e Kushner, i cili kishte thënë “Duhen dy gjenerata, 40 vite të kalojnë, vetëm 20 kanë kaluar” kështu duke e llogaritur përfundimin e luftës në Kosovë më 1999.

Ish kryeadministratori i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Bernard Kushner

Por kjo kornizë nuk është mohuar as nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai kishte deklaruar se kjo kornizë nuk kishte rrjedhur nga pala serbe në publik.

“E lexova atë letër. Nuk mund të them se mbaj mend katër faqe pas pesëmbëdhjetë minutash leximi. Është e qartë se dokumenti nuk ka rrjedhë në publik nga pala serbe”. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, por i shkon për shtat të përdor mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse kjo është plotësisht e vërtetë ose jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, ka theksuar Vuçiq për TV Pink nga New York.

“Pretendimet janë të gabuara”

Por ky dokument është demantuar nga Qeveria e Gjermanisë.

“Pretendimet janë të gabuara, një letër siç përshkruhet në raporte, nuk vjen nga Franca, Gjermania apo përfaqësuesi special i BE-së. Nuk kemi informacion se kush e ka shpikur atë dhe me çfarë qëllimi”.

Kështu thuhet në një përgjigje për Portalin Dukagjini nga Qeveria Gjermane, ku një zëdhënës i qeverisë ka theksuar se Gjermania nuk qëndron prapa një dokumenti katërfaqësh të ashtquajtur si “korniza e re” për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

“Kemi marrë parasysh raportimet në mediat shqiptare për të ashtquajturën, nxjerrjen e një dokumenti katërfaqësh i cili supozohet se i është dorëzuar nga Franca dhe Gjermania, përfaqësuesit special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq”, thuhet në përgjigjen e tij.

Çfarë thotë kryeministri Kurti?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, teksa është pyetur për “kornizën e re” të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se vetëm dokumentet që dalin nga Bashkimi Evropian duhet të merren zyrtare, dhe se nuk i komenton dokumentet që siç thotë ai nuk kanë autor.

“Qarkullojnë dokumente të ndryshme, por besoj që nuk është as e dobishme, as e drejtë që unë t‘i komentoj ato dokumente që nuk kanë autor, por bëhen për të matur pulsin e qytetarëve dhe politikanëve. Dialogu ku unë marr pjesë janë ato bisedimet e takimeve në Bruksel dhe vetëm atje dokumentet që prodhohen duhet t’i merrni si zyrtare dhe të denja për t’u komentuar nga ana ime dhe juaja. Nuk është mirë që të bëjmë komente për dokumente autori i të cilit nuk dihet”, ka thënë Kurti.

“Ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara nga mediat”

Në anën tjetër, zyrtarët e Bashkimit Evropian, nuk kanë komentuar aludimet nëse ekziston një “kornizë e re”, për dialogun me Serbinë apo jo.

“Si rregull i përgjithshëm dhe çështje e parimi, ne nuk komentojmë dokumentet e pretenduara të raportuara nga mediet, sa i përket autencitetit e as përmbajtjes”, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Çfarë u diskutua në takimin e Kurtit me këshilltarët dhe emisarin?

Ndryshe, të premten e nëntë shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte pritur në takim dy këshilltarët e emëruar nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi, Jens Plottner dhe Emmanuel Beaune, si dhe të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në njoftimin për media nga zyra e kryeministrit, thuhej se gjatë këtij takimi ishte theksuar se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Ai falënderoi Lajçak, si dhe këshilltarët Plötner dhe Bonne për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në njoftim.

Një takim i tillë erdhi si rrjedhojë e propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, drejtuar kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, vizitë përgjatë së cilës shpresohet të gjejnë opsionet që procesi i dialogut të lëvizë përpara më shpejt.

Në letër thuhej se për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale.

“Po ju adresohemi juve si lider i shtetit tuaj, për t’ju bërë thirrje për të treguar gatishmëri dhe zgjidhje maksimale për të marrë vendime të vështira, që shpien drejt progresit të dialogut të udhëhequr nga BE, në mes Kosovës dhe Serbisë”, thuhej në letër.

Kjo letër, sipas tyre vjen në një kohë vendimtare për sigurinë në kontinentin Evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Për Ballkanin Perëndimor normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një rëndësie kruciale”.

Ata kanë propozuar që “këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Miroslav Lajçak në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi të lëvizë përpara shpejt”.

“Tensionet e kohëve të fundit kanë treguar se hapat konstruktivë në rrugën përpara janë urgjentisht të nevojshëm, në nivelin praktik dhe politik. Prandaj, ne kemi ngarkuar me punë këshilltarët tanë të politikës së jashtme dhe sigurisë, z.Jens Plötner dhe z.Emmanuel Bonne, për të mbështetur direkt Miroslav Lajçak në përpjekjet e tij”.

Po ashtu, ata janë shprehur të bindur që në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës duhet bërë përpjekje edhe më të fuqishme që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe për të gjetur zgjidhje për mosmarrëveshjet e kamotshme bilaterale dhe rajonale.

Se si do të përfundojnë bisedimet në mes të dy vendeve, në vazhdimësi do të ketë pretendime dhe dilema.

“Korniza e re e dialogut” në sytë e analistëve

E për deklaratën e Kushner “Nuk do të jetë e lehtë, sepse nuk ka qenë lehtë as në mes të Francës dhe Gjermanisë, ka pasur shumë luftëra këtu” në lidhje me atë se si do të përfundojë historia e Kosovës dhe dialogut me Serbinë, analistët kanë dhënë mendime të ndryshme.

Analisti, Shqiprim Pula për këtë deklaratë të Kushner ka thënë se historia e kombit shqiptar nuk ngjason me fatin e kombeve të tjera e më së paku me atë të Francës e Gjermanisë.

“Sa i përket ndarjes e luftërave në të cilat janë gjendur përgjatë historisë, prandaj një paralele krahasuese e tillë është krejtësisht e pa qëndrueshme”.

Ndërkaq, lidhur me trumbetimin e një kornize të re mbi dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se duket të jetë e pa argumentuar dhe e pa adresë, meqë u mohua nga Brukseli zyrtar dhe nga dy shtetet anëtare më të mëdha të BE-së, Gjermania e Franca.

Sipas tij, publikimi i një dokumenti të tillë për një kornizë të re mbi dialogun, rezulton të jetë në fatin e njejtë sikur ato “non papers” të cilat lansoheshin të pa adresë dhe pa autenticitet zyrtar.

Shqiprim Pula njohës i Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Sa i përket demantimit të këtij dokumenti nga Gjermania, Pula ka thënë se është i natyrshëm reagimi i Gjermanisë dhe mohimi i autenticitetit, mbase edhe për të shpallur të pa vlerë atë propozim-kornizë.

“E shpesh herë dokumente të tilla më tepër krijojnë mjegullirë se sa dritë zgjidhje të temave të mbetura hapur”, ka deklaruar ai për Portalin Dukagjini.

Sipas tij, fakti që dokumenti kornizë i publikuar nga media të caktuara, del të jetë i pa adresë dhe pa autenticitet zyrtar, nuk paraqet kurfarë efekti juridik e politik, lidhur me procesin e dialogut dhe nevojës së njohjes së statusit të shtetit të Kosovës nga ana e fqinjit verior Serbisë, por edhe shteteve mos-njohëse deri më tash.

“Qëndrimi politik publik i ripërsëritur nga zyrtarët shtetërorë, serb e në veçanti i presidentit serb, Vuçiq nuk krijon shpresë për një njohje formale të ndërsjellë”.

Analisti ka ritheksuar se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e kujdeshme, vigjilente dhe e matur në hapat politikë që bën për t’a përmbyllur çështjen e statusit të vendit të kontestuar nga Serbia.

Pikënisja e përmbylljes së kësaj teme duhet të jetë vendimi i GjND-së, që fuqishëm konfirmon të drejtën e Kosovës për vetëvendosje politike në shpalljen e mëvetësisë.

Ndërkaq analisti, Artan Muhaxhiri për Portalin Dukagjini ka thënë se hendeqet historike kërkojnë shumë kohë, ndryshime kontekstesh, investime shumëdimensionale dhe guxim lidershipësh për t’u tejkaluar.

Sipas tij, raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë janë pafundësisht të komplikuara, prandaj do të kalojnë edhe disa dekada derisa t’i afrrohen gjendjes së fqinjësisë korrekte.

Në situatat e komplikuara politike, si e Kosovës ai ka thënë se është e kuptueshme që të shfrytëzohen edhe metoda alternative për testime idesh të caktuara, me qëllim të përfshirjes së tyre eventuale në diskurset publike.

Artan Muhaxhiri, analist politik

“Është gati e pamundur që dikush ta shpik një dokument të tillë, sepse rrezikon njollosjen mediale të imazhit të vet. Më e besueshme është që krijuesit e tij institucionalë, varësisht nga vlerësimet dhe interesat, t’i modifikojnë edhe pozicionimet përkatëse pas publikimit dhe debatimit”.

Sa i përket demantimit të kornizës së re së pretenduar së dialogut Kosovë-Serbi, ai ka thënë se është plotësisht e qartë që Gjermania ka vendosur të investohet më fuqishëm në dialog dhe roli i saj tashmë do të jetë më i rëndësishëm.

Ai ka thënë ndër të tjera se kornizë të re të dialogut mund të ketë vetëm nëse ekziston pajtueshmëria e të gjitha palëve të involvuara.

“Aktualisht nuk ka një vullnet të tillë, mirëpo mund të pritet dinamizim i agjendës dialoguese. Akti i njohjes së ndërsjellë mes dy vendeve është domosdoshmëri historike”.

Sipas Muhaxhirit, nga pala serbe kjo do të realizohet nga një lider i cili ia do të mirën Serbisë, duke e çliruar përfundimisht shtetin dhe popullin prej iluzioneve utopike në raport me Kosovën.

Sipas tij, njohja e Kosovës nga ana e Serbisë cilido model që të përzgjidhet, do ta transformojë identitetin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.

“Më nuk do të ketë bllokadë për normalizimin e plotë të statusit, ndërsa anëtarësimi në Kombet e Bashkuara do ta vendosë Kosovën në piedestalin madhor të barabarësisë globale. Deri në arritjen e kësaj pike planet mund të ndryshojnë, mirëpo rrugëtimi do të mbetet i njëjtë”.

Ndër të tjera ai ka shtuar se pala kosovare duhet ta pranojë secilën marrëveshje e cila e garanton ndonjë format të njohjes nga Serbia dhe nuk e cenon substancën shtetërore.

“Kjo njohje do të vijë vetëm pas presioneve të mëdha ndërkombëtare dhe proceseve shumënivelore”.

Për Muhaxhirin, Serbia është dëshmuar si mosrespektuese tradicionale e marrëveshjeve me Kosovën, prandaj edhe marrëveshjet e ardhshme patjetër duhet të kenë klauzola kohore dhe përcaktime konkrete etapash – me përfitime për respektuesit dhe ndëshkime për shkelësit.

Ndryshe, pozita e Bernard Kushner kishte qenë një përzierje e kompetencave të kryeministrit dhe presidentit në një pozitë të vetme për ta zbatuar rezolutën e OKB-së, 1244.

Që nga ajo kohë, deklaratat në lidhje se si do shkojnë bisedimet Kosovë-Serbi kanë qenë të shumta.

Por synimi i dialogut sipas njohësve të politikës vazhdon të mbetet me qendër në njohjen reciproke.

Irani ka përsëritur një sulm tjetër kibernetik

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar në fillim të shtatorit se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, si shkak i sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare. Megjithatë, të shtunën ai ka njoftuar se Irani ka përsëritur një sulm tjetër kibernetik


Më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se Irani ka realizuar një tjetër sulm kibernetik ndaj Shqipërisë.

Përmes një postimi në Twitter, Rama ka bërë të ditur se ndonëse po punojnë me aleatët që sistemet digjitale t’i bëjnë të pakalueshme ndaj sulmeve, Irani ka sulmuar sistemin e kontrollit elektronik TIMS.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar Rama.


FBI dhe CISA tregon se akterët kibernetikë nga Irani patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik në Qeverinë e Shqipërisë

 

Fotoilustrim

Të enjten e 22 shtatorit, Byroja Federale Amerikane e Hetimeve(FBI) dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të këtij viti kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik, i cili përfshinte një kodues skedari të stilit ransomware dhe një malware për fshirjen e diskut”, thuhet në raport, transmeton Euronews Albania.

Më 7 shtator, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, për shkak të sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare.

Rama ka njoftuar se vendimi i është bërë i ditur Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Tiranë. Sipas njoftimit të shtetit shqiptar, personelit diplomatik dhe tekniko-administrativ i ishte kërkuar largimi brenda 24 orëve nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për Der Spiegel ka folur për Kosovën e Serbinë dhe po ashtu për situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor

 

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën gjermane, Der Spiegel, krahas shumë temave ka folur edhe për Kosovën dhe ndikimin rus në Ballkan.

Rama ka thënë se çështja e Kosovës po përdoret nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, teksa ka thënë se presidenti rus do të gëzohej nëse do të kishte konflikte në Ballkan.

“Putini do të ishte i gëzuar nëse do të kishte një konflikt diku në Ballkan. Shefi i Kremlinit ngacmon dhe provokon kudo që të mundet. Në fjalimet e tij, Putin vazhdimisht i referohet Kosovës, problemit më të dhimbshëm nga problemet e pazgjidhura në Ballkan. Duhet të parandalojmë me çdo kusht që të ndodhë diçka e keqe”, ka thënë Rama për Der Spiegel.

Duke folur për ndikim rus në Ballkan, Rama ka thënë se kjo vërehet më shumë në Serbi, ku sipas tij më shumë se 80 për qind e serbëve mendojnë pozitivisht për Putinin.

Kurse në Shqipëri, sipas Ramës, qeveria e ka organizuar një sondazh ku rezlutatet kanë treguar se popullariteti i Putinit është më pak se një për qind.

“Shumë e thellë. Më shumë se 80 për qind e serbëve mendojnë pozitivisht se si Putin po kundërshton aktualisht Perëndimin, por në Shqipëri popullariteti i tij është më pak se një për qind. Ky është rezultati i një sondazhi të kryer nga qeveria jonë, menjëherë pas fillimit të luftës. Ndikimi i Moskës në Serbi është i fortë, në pjesën serbe të Bosnjë-Hercegovinës është madje shumë i fortë. Rusia ka shumë ndikim te serbët. Duhet të jemi të vetëdijshëm se ky ndikim mund të shndërrohet në diçka të tmerrshme”, është shprehur Rama për Der Spiegel.

Tutje, Rama ka thënë se “nuk mund të kërkosh shumë nga Beogradi tani” dhe se sipas tij “Serbia nuk mund ta sanksionojë Rusinë”.

I pyetur nga Der Spiegel se “Putinit i pëlqen të përdorë historinë e Kosovës si shabllon për pushtimin e Krimesë, Donjetskut dhe Luhanskut. A ka ai si pikë faktet që NATO bombardoi Beogradin dhe pushtoi Kosovën pa mandat të OKB-së?”

Rama ka thënë se ky krahasim nuk qëndron, dhe se bombardimi i Serbisë është bërë që ta shpëtojnë popullin e Kosovës nga spastrimi etnik.

“Arsyeja e vetme që nuk kishte mandat ishte se Rusia dhe Kina votuan kundër. Aneksimi i Krimesë ndjek një model imperialist, si sulmi ndaj Ukrainës, një vend sovran dhe demokratik. Bombardimi i Beogradit dhe çlirimi i Kosovës në atë kohë, nga ana tjetër, i shërbeu qëllimit për të shpëtuar popullsinë nga spastrimi etnik. Dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më në fund konfirmoi pavarësinë e Kosovës si akt të së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë Rama.

Kryeministri i Shqipërisë ka potencuar se gjendja e tanishme në Ballkanin Perëndimor është më mirë sesa ka qenë në të kaluarën.

Pak vonë ,zt.Ilir Meta: I kam të gjitha dosjet e Edi Ramës

 

Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mohuar kategorikisht se emri i tij ndodhet në dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.  Ai ka deklaruar se ka disa fakte kundër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

“Ia kam dosjet të gjitha”, tha Meta.

Por, i pyetur nga gazetari Sokol Balla se përse nuk i nxjerr, ai përgjigjet se pret kohën e duhur.

Ish-presidenti që ka treguar në SPAK, anëtarët e Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, thotë se betejën e ka të fituar pasi figura e tij është e pastër.

“Manipulim i hapur. Atë e kam pasur shok klase, ata e dinë kush është I.M., e kanë atje. Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do të kenë probleme të mëdha me ta”.

“Akoma vazhdoni me këto përralla. Këta shyqyr që nuk kishin lexuar letrën e këtij personit. Padia është shumë e qartë, thërrisni dhe ata të autoritetit këtu. Çfarë fëlliqësirash janë sot në autorit që bëjnë gjëra që nuk bëheshin as në atë kohë. Këto sjellje janë të shëmtuara me ligjin, jo vetëm me dinjitetin e Ilir Metës, por kanë nxjerrë emra në mënyrë të paligjshme”, tha Meta.

Bravo Edi Rama me fjalim për Thaçin në OKB: Fantazi e plotë raporti i Dick Marty-it!

 Kryeministri i Shqipërisë ka theksuar se Hashim Thaçi, është arrestuar dhe ka pritur një vite që të ngrihet aktakuzë ndaj tij, ku sipas tij në aktakuzë nuk ka as një fjalë nga raporti i Dick Martyt, për shkak të cilit ishte themeluar Gjykata Speciale.


Profesori universitar i reagon Memlit: Edi Rama ta mbroj Kosovën prej Serbisë më shumë se sa e mbron Thaҫin në Hagë

NGA: H.O. MË: 24 SHTATOR 2022 NË ORA: 21:58

Memli Krasniqi, Edi Rama

Memli Krasniqi në një shkrim të tij në Facebook ka thënë se Edi Rama po mbronë vlerat e luftës së UҪK-së dhe udhëheqësve të saj. Mirëpo në këtë shkrim të Krasniqit, ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyҫi.

Komenti i plotë:

I dashur Memli!

E kuptoj pozicionin tuaj dhe e quaj te justifikueshme nga pikepamja politike qe te beni vleresime te tilla! Por edhe ju e dini se nese ne Hage do te ishte ndonje bashkepunetor i Rugoves, dmth, "armik" i Rexhep Qosjes, Edi Rama do ta kishte mallkuar!

Ai po mbron kauzen e perbashket qe kishte me Thacin, kauze ne te cilen u farketua miqesia Rama-Thaci-Vuciq!

Ai duhet ta mbroje Kosoven prej Serbise me pare e me shume se sa mbron Thacin prej Hages!

Duhet t'ia kerkoni kete me kembngulje, sepse qendrimi i tij anti-Kosove po i kushton shme shtetesise se saj!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB)

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një postim të tij në Facebook ka falenderuar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që sipas tij mbrojti vlerat e luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.Krasniqi shkruan se, kryeministri Rama përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.


I pari i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka folur në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara(OKB), për ish- presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka thënë se Raportuesi i Këshillit Evropës(KiE) Dick Marty, ishte dashur të paguhet si tregimtar dhe jo si raportues i KiE-së.

Sipas Ramës, Gjykata Speciale është themeluar mbi raportin e Marty-it.

“Ish- presidenti i Kosovës është arrestuar pa aktakuzë dhe kishte pritur një vit në paraburgim derisa formalisht u ngrit aktakuza ndaj tij”, ka thënë Rama në OKB.

“Të gjithë ju, imagjinojeni për një moment, presidenti juaj ose kryeministri, udhëheqësit e vendeve tuaja, të merret në paraburgim në një vend të tretë për një vit të tërë pa asnjë aktakuzë zyrtarisht nga një trup i krijuar dhe i sponzorizuar nga një komunitet i vendeve demokratike”, ka thënë ai.

Më tej, Rama ka shtuar se në aktakuzën ndaj Thaçit dhe pjesëtarëve të tjerë nuk ka as një fjalë nga “Fantazi e plotë” e Dick Martyt.

“Nuk do të dorëzohemi nga e vërteta dhe do të nderojmë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi”, ka shtuar ai.

“Marrja e përgjegjësisë do të vazhdojë dhe ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për të garantuar atë në gjykata”.

Ai ka përfunduar duke rikujtuar se gjenocidi brutal në Srebrenicë dhe spastrimi etnik në Kosovë nuk do të harrohen kurrë.

A vazhdojë Mbështetja e Shqipërisë për Kosovën?

“Dialogu është i nevojshëm dhe Ballkani i Hapur do ta ndihmojë këtë proces. Nëse do të ecësh shpesh ec i vetëm. Nëse do të ecësh lart, ec krah për krah”, ka theksuar Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Sipas Ramës është koha që  Kosova dhe Serbia t’i normalizojnë raportet në dialogun mbështetur nga BE dhe SHBA që ta njohin njëra tjetrën shtete të pavarur dhe të ecin së bashku në Ballkanin e Hapur.

“Duke forcuar marrëdhëniet me Serbinë për të nxitur bashkëpunimin dypalësh, Shqipëria nuk do të lëvizë në njohjen e Kosovës. Është Koha që Serbia dhe Kosova të punojnë për një marrëveshje të mbështetur nga BE-ja dhe SHBA-ja”

“Mesazhi i Ballkanit të Hapur është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët e për të parë drejt së ardhmes”.

Rama ka përfunduar duke iu ka bërë thirrje Kosovës, Mali të  Zi dhe Bosnje Hercegovinës, që të bashkohen me nismën e Ballkanit të Hapur por për veç shteteve të Ballkanit Perëndimor, ai ka pasur ftesa edhe për Greqinë e Turqinë që të bëhen pjesë e kësaj nisme.

Mbrojti Ramën, kritikoi Kurtin e Osmanin/ Vjen kundërpërgjigja ndaj Çitakut: Ja kush po nxit konflikt!

NGA: A.M 

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku sot përmes një postimi në Facebook tha se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti e urrejnë Edi Ramën.

Kjo deklaratë e nënkryetares së PDK-së, erdhi pas fjalimit të kryeministrit Rama në OKB, lidhur me UÇK-në dhe Thaçin.

Mirëpo, profesori universitar Enver Bytyçi iu kundërpërgjigj Çitakut në lidhje me këtë deklaratë.

Sipas tij, është Rama, ai që urren, përçan dhe nxit konflikt të klasës politike në Shqipëri.

Postimi i plotë

Nuk janë Osmani dhe Kurti ata që urrejnë Edi Ramën!

Është Edi Rama ai që urren, përçan dhe nxit konflikt të klasës politike në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë!


NdërsaVeprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi ka kritkuar ashpër kryemisnitrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për fjalimin në Alamblenë e Kombeve të Bashkuara.

Sipas tij, retorika e Ramës në OKB ishte ‘hi në sy’, sepse ai u mor me një temë të trilluar por që gjoja se kërkon të shpëtosh imazhin e luftëtarëve dhe UÇK-së, duke shtuar se kur foli për Kosovën dhe dialogun, foli sikur të fliste një ndërkombëtar e jo një kryeministër i Shqipërisë duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit për një marrëveshje.

Shkrimi në Facebook:

Elokuenca retorike e Ramës në OKB si mjet për fshehjen e krimeve serbe në Kosovë

Ti, Edi Rama, në margjinat e sesionit të 77-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara ndërtove edhe një monument për shtetin vrastar dhe mikun tuaj Vuçiq, derisa për Kosovën një kasollë thuprash. Ti lobove me elokuence që ta ndërkombëtarizosh Ballkanin e Hapur të Vuçiqit dhe tuajin në OKB paturpësisht, por duke ia fshehur krimet makabre Serbisë, dhe si një iluzionist i shkathët, ti i thurure elozhe Serbisë, edhe pranë asaj se ajo lidhi edhe një marrëveshje skandaloze me Rusinë për të koordinuar politikën e saj të jashtme, në mes të një lufte të stuhishme dhe një kërcënimi bërthamor.

Në tempullin e botës, ti e pate shansin jetësor të lash borxhin dhe mëkatet ndaj Kosovës, por ti mbete ai i vjetri, një mik i përbetuar i një krimineli lufte. Ti ndjehej shend e vere, e vesh-me-vesh me Vuçiqin pranë, dhe i lumturuar e i buzëqeshur në një studio po ashtu me mikun tënd Grenell, një antishqiptar dhe tani një lobist serb. Po në tempullin e botës ti Rama, e injorove Presidenten e Kosovës me ligësi, për të qenë më afër vëllait tënd serb, e shkele keq Kosovën martire, e përbuze rëndë, në momente kur Kosova pret krahun e Shqipërisë, por ai krah i thatë i yti ishte rreshtuar në anën e hasmit në atë tempull të civilizimit, para syve të gjithë botes. Ti nuk belbëzove asnjë fjale të vetme për krimet makabre qe ia shkaktoi ‘vëllai’ yt Kosovës, zëdhënësi i Milllosheviqit.

Por, ti i pasinqerti Rama, në mes të retorikës elokuente dhe intrigës, në sytë e botës e ri aktualizove edhe një here një temë qe është harruar fare, një shpifje të raportit të senatorit zviceran, Dick Marty, lidhur me pretendimet për krime të kryera gjatë dhe pas luftës nga ish-krerë të UÇK-së. Por, ti Rama ne OKB preke një temë se gjoja ti je vënë në mbrojtje të UÇK-së. Padyshim se aludimet e Marty-t ishin një tentativë për ndikim në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës. Tani lind pyetja, pse ti Rama nuk reagove kur ky raport i porositur mori dheun më 2010, por prite plot 12 vite. Pse ti Rama nuk e këshillove Thaçin që mos e votonte gjykatën, pse Shqipëria dhe Kosova nuk protestuan, por ti Rama së bashku me Thaçin buzëqeshnit dhe merrnit poza ne krah të Putinit dhe Lavrovit, a ishe ti Rama, ai partneri i Vuçiqit dhe Thaçit për ndarje të Kosovës?

Retorika jote Rama në OKB ishte ‘hi në sy’, ti u more me një temë të trilluar por që gjoja se kërkon të shpëtosh imazhin e luftëtarëve dhe UÇK-së dhe kjo do të ishte shumë në rregull sikur ti Rama, para syve të botes t’ia radhisje Vuçiqit të gjitha krimet makabre, vrasjet e 1500 fëmijëve, pleqve dhe grave, mizoritë e të burgosurve, varret masive, plaçkitjen e pronës, zjarrvënjen, dëbimin biblik të shqiptareve, dhunimin e femrave shqiptare në shifra alarmante e trishtuese, të flisje për rënkimin dhe ankthin e nënave në pritje për fatin e të zhdukurve tash e 23 vite të gjata agonie. Por ti s’deshe t’ia prishësh disponimin mikut tënd, ti iu shmange të vërtetës, si një qyqar, ti minuta të vlefshme harxhove për Afganistanin por jo për kërcënimet serbe Kosovës.

Rama, ti në OKB e proklamove Ballkanin e Hapur, një nisme serbe dhe antikombëtare, ti e mashtrove opinionin botëror kur theksove se kjo nisme do ta lehtësoj dialogun Kosove-Serbi, por realiteti është ndryshe, sepse ti kurrë s’je marr me dialog nga takimet e Ballkani i Hapur, ti kurrë s’ia ke tërhequr vërejtjen Vuciqit sa herë që e ka kërcënuar Kosovën, por në ato takime të pasinqerta ke qenë një lavdërues i shfrenuar i Vuciqit dhe Serbisë dhe kritikues i ashpër i Kosovës për mospjesëmarrje.

Ciniku Rama, ti sot nga foltorja e OKB-se kur fole për Kosovën dhe dialogun, folët sikur të fliste një ndërkombëtar e jo një kryeministër i Shqipërisë duke theksuar se Kosova dhe Serbia duhet të lëvizin përtej ngërçit për një marrëveshje. Dhe mjerimi juaj nuk përfundoi aty kur theksuat se nuk do të merremi me të shkuarën por me të ardhmen, sepse për ju e shkuara nuk ka vlerë, as vuajtjet, as sakrificat, as poshtërimet, sepse ju e barazoni viktimën me agresorin, bilës edhe kërkoni që kriminelët të falen. Bëtë mirë që i dolët në mbrojtje individit por do të ishte më e ndershme sikur të mbronit edhe interesin e Kosovës ashtu si i ka hije një kryeministri të Shqipërisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.

Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës,tha Memli Krasniqi.

 Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës.




Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...