Përderisa udhëheqësit e Listës Serbe do të vazhdojnë të mos e kenë problem mbijetesën, probleme do të kenë serbët që u detyruan të heqin dorë nga paga e vetme, ajo e Kosovës, raporton gazeta Nacionale.
Për këtë kishin alarmuar edhe organizatat joqeveritare serbe që veprojnë në veri. Aleksandër Arsenijeviq politikan serb nga veriu, kishte alarmuar për këtë çështje.
“Në veri të Kosovës, më të prekurit janë ata që nuk kanë (do të kenë) rroga, dhe për dallim nga ata që marrin disa rroga njëherësh, jetojnë dhe mbijetojnë me familjet e tyre këtu.” – tha ai.
Analisti Stefan Veljkoviq po ashtu ka përmendur çështjen e rrogave pas daljes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës sipas kërkesës së politikanëve të Listës Serbe.
“Deri së voni, ish përfaqësuesit e komunitetit serb në institucionet e Ksoovës premtuan se krejt ata që do të humbnin punët e tyre do të lëviznin në buxhetin e Serbisë sa më shpejt të jetë e mundur. Sidoqoftë, tash ata janë heshtur. Ndoshta sepse e dinë që shpejt do të rikthehen në institucionet e Kosovës?”u shpreh Veljkoviq në fjalën e tij.
Deputetët e Listës Serbe dhe udhëheqësit e komunave veriore nga e njëjta parti, ndër vite kanë deklaruar në Agjencinë KundërKorrupsion se marrin rroga edhe nga Kosova edhe nga Serbia.
Pagat nga Beogradi
Shumica prej liderëve të Listës Serbe që dhanë dorëheqje, vazhdojnë të paguhen. Por, jo nga Kosova. Pagën ata do të vazhdojnë ta marrin nga Serbia për punë të ndryshme që kryejnë në pjesën veriore.
Gazeta Nacionale ka hulumtuar deklarimet e pasurisë të këtyre zyrtarëve, dhe sjell pagat e tyre nga Beogradi zyrtar.
Igor Simiq deputet deri më tash i Listës Serbe në Agjencinë KundërKorrupsion ka deklaruar edhe një rrogë 15 mijë e 500 euro në vit që e merr nga Serbia. Kjo si kryetar i Drejtorisë në Beograd në Fondin për Sigurime Pensionale. Simiq gjithashtu merr 2 mijë e 400 euro në vit si Asistent në Fakultetin Ekonomik.
Jasmina Dediq një tjetër deputete e dorëhequr nga Kuvendi, vazhdon të marrë rrogë si Këshilltare për Arsim në Administratën Arsimore në veri. Ajo paguhet 12 mijë euro në vit, apo 1 mijë euro në muaj.
Zoran Mojsiloviq tjetër deputet i dorëhequr nga Lista Serbe ka edhe dy funksione tjera për të cilat paguhet nga Serbia. Ai është punëtor sportive në Qendrën Sportive në Veri për të cilën nuk e ka deklaruar rrogën. Kurse, 11 mijë e 345 euro në vit Mojsiloviq i merr si Asistent në Fakultetin e Sportit në Leposaviq.
Verica Çeraniq gjithashtu e larguar nga Kuvendi i Kosovës, vazhdon të marrë pagë prej 1 mijë e 400 euro në muaj si ekonomiste në Shërbimin Kombëtar të Punësimit. Pagë të cilën e merr nga Serbia, e nga ku ishte paguar edhe sa ishte deputete.
Milijana Nikoliq vazhdon të paguhet si Specialiste e Anesteziologjisë në Qendrën Spitalore Klinike në Veri. Ajo merr pagë nga Serbia prej 16 mijë e 200 euro në vit.
Deputeti tjetër i Listës Serbe Millosh Peroviq, paguhet gjithashtu nga Serbia me 8 mijë e 238 euro në vit. Kjo pasi punon si zyrtar në Administratën Komunale në Zubin Potok.
Dragana Antonjeviq deputete e Listës Serbe gjithashtu merr 12 mijë euro në vit nga Serbia, si këshilltare për arsim në pjesën veriore të vendit.
Me paga të dyfishta deri më tash kanë qenë edhe udhëheqësit e komunave në veriun e vendit. Ata janë paguar edhe nga Kosova e Serbia. Tash pas dorëheqjes, të njëjtit do të paguhen vetëm nga Beogradi.
Zoran Todiq kryetari i dorëhequr i Leposaviqit paguhet 11 mijë euro në vit si Kryetar i Autoritetit të Përkohshëm të Leposaviqit.
Milan Radojeviq kryetari i dorëhequr i Mitrovcës së Veriut do të vazhdojë të marrë pagë nga Serbia. Ai paguhet 12 mijë euro si Drejtor i Fondit të Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore në Mitrovicën e Veriut.
Dragisha Milloviq kryetar i Zveçanit gjithashtu do të vazhdojë të paguhet nga Serbia. Ai është zv/drejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut. Milloviq merr pagë 1 mijë e 400 euro në muaj.
Fakti që këta zyrtarë janë paguar nga dy shtete, ka qenë më herët edhe subjekt i hetimit nga Agjencia KundërKorrupsion e Kosovës.
Të gjithë serbët kanë dhënë dorëheqje nga funksionet që kishin në të gjitha institucionet e Kosovës. Kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa, dhe pas suspendimit të drejtorit të Policisë për Veri, Nenad Gjuriq.
Megjithatë, serbët të cilët pranonin t’i kthenin tabelat në RKS dhe ata që refuzoni dorëheqjen, kërcënoheshin nga strukturat kriminale në pjesën veriore. Disa vetura, një shtallë e një objekt banimi janë djegur kohëve të fundit.
Deri më tani shteti i Kosovës nuk ka arritur të gjejë kryesit e këtyre veprave penale, pavarësisht se Prokuroria e Mitrovicës ka konfirmuar nisjen e hetimeve.
Dorëheqje kanë dhënë policët, deputetët, kryetarët e komunave në veri, gjyqtarët e prokurorët. Megjithatë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po arrin t’i zbatojë planet operative për ruajtjen e sigurisë.
Kurse për anëtarin e jashtëm, pagesa u rrit nga 1 mijë, në 1 mijë e 200 euro. Në votim morën pjesë edhe dy anëtarë të Bordit, të cilët paraprakisht sipas Ligjit e dinin se së paku njëri prej tyre, do të ishte pjesë e këtij Komiteti. Pra, votuan në mënyrë unanime që t’ia rrisnin kompensimin vetes.
Në raportimin e Nacionales muaj më parë, ishin ofruar dokumente që në vitin 2011 paga e anëtarëve të Komitetit të Auditmit ishin 500 euro. Në këtë komitet duhet të jenë sipas ligjit dy anëtarë nga Bordi i BQK-së. E të njëjtit, votuan që ky kompensim të shtohet në 750 euro për periudhën 3-mujore të raportimit. Dy anëtarët që u bënë pjesë e Komitetit të Auditimit, dhe votuan që të rritet kompensimi ishin Bashkim Nurboja e Nora Latifi-Jashari. Të dy të zgjedhur me shumicë nga Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Bashkim Nurboja që më herët ka qenë ish-kandidat për deputet e ish-kandidat për kryetar të Pejës, dhe Nora Latifi-Jashari që është pjesë si bashkëpunëtore e organizatës joqeveritare, Instituti GAP.
Sqarimet e Bankës Qendrore të Kosovës
Nacionale ka siguruar edhe procesverbalin ku është diskutuar për këtë pikë, e cila është votuar në mënyrë unanime. Përfshirë edhe nga anëtarët që do të ishin subjekt i rritjes së kompensimit, të cilët votuan pro këtij propozimi.
Pasi gazeta Nacionale fitoi betejën në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, Banka Qendrore u detyrua të ofrojë përgjigjet dhe dokumentin e kërkuar. Në sqarimet e Bankës Qendrore të Kosovës, ky institucion ka treguar fillimisht për arsyen pse ky institucion ka vendosur që të shtohet kompensimi për anëtarët e Komitetit të Auditmit.
“Sa i përket caktimit të kompensimit të anëtarëve të Komitetit të Auditimit, ju informojmë se, përmes vendimit nr. 20/2011 (të datës 29.12.2011), Bordi i Bankës Qendrore e kishte përcaktuar kompensimin për anëtarin (ekspertin e jashtëm) të Komitetit të Auditimit, duke ju referuar me emër anëtarit (ekspertit të jashtëm) të Komitetit të Auditimit. Në mbledhjen e datës 25 mars 2022 është përzgjedhur anëtari i jashtëm (eksperti i jashtëm) i Komitetit të Auditimit. Si rrjedhojë, është paraqitur nevoja që Bordi i Bankës Qendrore të merr vendim të ri për përcaktimin e shumës së kompensimit për pozitën e lartcekur, pa përmendur emra specifik, por, vetëm funksione”, thuhet në përgjigjen për gazetën Nacionale.
“Meqenëse, anëtari i jashtëm i Komitetit të Auditimit ka kufizime sa i përket angazhimit të tij/sajë në institucionet financiare, është vlerësuar e nevojshme rritja e kompensimit të tij/saj. Në anën tjetër, për shkak se Komiteti i Auditimit nuk ka qenë funksional për një kohë të gjatë, është paraqitur nevoja dhe domosdoshmëria e angazhimit të anëtarëve të KA-së për mbajtjen e takimeve të shpeshta. Bordi i Bankës Qendrore ka vlerësuar se ky angazhim e shfaq nevojën e rregullimit të kompensimit të anëtarëve të KA-së”, bëhet e ditur më tutje në përgjigje.
Në pyetjen e Nacionales se a ka pasur dilema për konflikt të interesit nga anëtarët Bashkim Nurboja e Nora Latifi-Jashari, Banka Qendrore e ka mohuar një gjë të tillë. Ata janë thirrur në shumë ligje për Bankën Qendrore të Kosovës, dhe që sipas tyre, nuk ka institucion tjetër përveç Bordit që e përcakton shumën e kompensimit. Ligji thotë se “shuma e kompensimit të anëtarëve të Komitetit të Auditmit përcaktohet nga Bordi i Bankës Qendrore”
“Prandaj, bazuar në dispozitat si më lartë, është shumë e qartë se caktimi i kompensimit për Bordin e Bankës Qendrore përshirë edhe kompensimin për anëtarët e Bordit që janë pjesë e Komitetit të Auditimit, është kompetencë ligjore e pa delegueshme e Bordit të Bankës Qendrore. Si rrjedhojë, Bordi i Bankës Qendrore nuk mund të delegoj kompetencat e tij tek një organ tjetër. Në këtë kuptim, duke pasur parasysh kornizën ligjore në fuqi, përmes së cilës rregullohen kompetencat Bordit të BQK-së në lidhje me përcaktimin e kompensimit të anëtarëve të Bordit, në rastin konkret nuk kemi të bëjmë me ekzistimin e konfliktit të interesit. Vlen të theksohet, se praktika e njëjtë e vendosjes nga Bordi, për caktimin e kompensimeve për anëtarët e sajë në harmoni me legjislacionin në fuqi, është një praktikë e cila zbatohet ndër vite në BQK”, theksohet në përgjigjen e BQK-së për Nacionalen.
BQK-ja madje, pretendon se tentimet për ta interpretuar ndryshe këtë rritje të kompensimit nga anëtarët e Bordit, është tentim për të shtrembërurar faktet! Banka Qendrore e Kosovës megjithatë, e ka konfirmuar që anëtarët Bashkim Nurboja e Nora Latifi-Jashari kanë qenë pjesëmarrës në këtë votim, pasi sipas tyre, ka qenë e domosdoshme.
“Siç u cek më lartë, duke pasur parasysh Ligjin për BQK, Statutin e Komitetit të Auditimit, praktikën e krijuar në BQK dhe në institucionit tjera, përcaktimi i kompensimit për Bordin apo anëtarët e tij është kompetencë të Bordit të Bankës Qendrore. Andaj, në këtë kontekst asnjëherë nuk kërkohet të deklarohet konflikti i interesit për çështje të tilla, sepse, nuk ka si të adresohet ndryshe përcaktimi i kompensimit për anëtarët e Bordit të BQK-së, përderisa është në fuqi kjo kornizë ligjore”, thuhet në përgjigjen e BQK-së për gazetën Nacionale.
Duhet përsëritur se këto përgjigje, BQK-ja i ka ofruar tek pas ankesës së gazetës në Agjencinë për Informim e Privatësi.
Dyshime të forta për konflikt të interesit
Megjithatë, fakti që dy anëtarë të Bordit të BQK-së kanë votuar pro këtij vendimi për rritjen e kompensimit, ka dyshime të forta se në këtë proces ka konflikt të interesit.
Juristi Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se Banka Qendrore është thirrur në ligje të cilat nuk flasin direkt për kompensimin e anëtarëve të Komitetit. Sipas tij në rastin konkret, anëtarët Nurboja e Latifi-Jashari është dashur të tërhiqen nga votimi.
“Sa i përket konfliktit të interesit, sipas ligjit, zyrtari publik duhet të tërhiqet nga procedura e vendimmarrjes në secilin rast kur i njëjti ka apo mund të ketë ndonjë përfitim. Në këto raste, bëhet fjalë për shkelje të dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. Në rastin kur nga këto veprime manifestohet përfitimi financiar, atëherë kemi të bëjmë me vepër penale. Kështu, në rastin konkret, anëtarët në fjalë, duke e ditur se do të përfitojnë nga ky vendim, qartazi është dashur që të tërheqen nga procesi i vendimmarrjes”, ka thënë Gzim Shala për Nacionalen.
Sipas Shalës, ligjet në fuqi kanë mundësuar që votimi për këtë pikë, të bëhej edhe pa votat e dy anëtarëve që do të ishin subjekt i rritjes së kompensimit.
“Në momentin kur është marrë vendimi, BQK ka pasur 4 anëtarë. Kështu, edhe sikur 2 anëtarët të cilët kanë konflikt të interesit të abstenonin nga votimi, atëherë BQK do të kishte mundësi që me dy të tjerët të merrte vendim. Kjo pasi neni 47.7. i Ligjit për BQK përcakton se “7. Çdo anëtar i Bordit të Bankës Qendrore do të ketë një (1) votë dhe në rast votash të barabarta, vota e personit që kryeson mbledhjen e përcakton rezultatin e votimit”. Për këtë arsye, në rastin konkret, ka qenë lehtë e mundshme që të evitohet konflikti i interesit si dhe të mundësohet vendimmarrja në këtë çështje, nëse veq ky vendim ka qenë i domosdoshëm të nxjerret”, ka theksuar Shala më tutje.
Çfarë kishte deklaruar guvernatori i BQK-së?
Gazeta Nacionalen pjesën e parë të këtij hulumtimi e kishte publikuar në muajin gusht. Aty gazeta kishte ofruar dokumente se në vitin 2011 ishte vendosur që këta anëtarë të paguheshin 500 euro, kurse me vendimin e vitit 2022 ishte rritur në 750 për periudhën 3-mujore.
Pjesë e votimit ishin edhe aëntarët e votuar në Kuvendin e Kosovës me shumicë nga pozita, Bashkim Nurobja e Nora Latifi-Jashari. Së paku njëri prej tyre, e dinte paraprakisht se do të ishte pjesë e Komitetit të Auditimit, ku paraprakisht votuan për rritjen e kompensimit.
Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti kishte konfirmuar për Nacionalen se propozimi ishte votuar nga këta dy anëtarë.
“Nuk e kam dhënë propozimin unë. Bordi atë kohë është përbërë prej 4 vetëve. 3 kanë qenë joekzekutiv, dhe unë ex officio. Propozimi nuk ka shkuar prej meje. Kaq është. Nuk ka ndodhur propozimi nga unë. Në fund të fundit, pak ka rëndësi kush e ka propozuar. Me rëndësi është që pa votat e juve dyve si anëtarë, dhe pjesëmarrës në Komitetin, nuk kishin mundur me u rritë këto”, kishte deklaruar guvernatori Mehmeti.
“E ke votuar (rritjen), sepse mos me votu nuk kishim mujt me miratu. Pak ka rëndësi kush e propozon. Aty mos të thotë që nuk e kam ditur. Së pari, në diskutim është propozuar nga kushdo qoftë, me u rritë prej 500 në 750. Nuk mundesh me thanë nuk e di që m’u ka rritë, kur është votuar pro rritjes prej 500 në 750. Si ke ardhë në mbledhjet e para është aprovuar kjo”, theksonte Guvernatori Mehmeti.
Vendimi i BQK-së ishte marrë më datë 25 mars 2021 në mënyrë unanime.
Krejt ky historik u shpalos nga avokati i Thaçit, Gregory Keohe, për të mbështetuar qëndrimin se vendimet e Thaçit vareshin direkt nga komanda e UÇK-së dhe ndryshimet që po bëheshin aso kohe në udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton gazeta Nacionale.
“Thaçi në Rambuje u paraqit si i arsyeshëm, i artikuluar dhe i gatshëm për kompromis. Me gjithë rininë e tij dhe papërvojën në negociatat ndërkombëtare, ai doli si bashkëbiseduesi i zgjedhur për komunitetin ndërkombëtar. Megjithatë, figurat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Sekretaren e Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, e cila i kërkoi z. Thaçi të nënshkruajë marrëveshjen e propozuar, shpejt e kuptuan se ai nuk kishte autoritet për ta bërë këtë. Autoriteti i UÇK-së ishte në duart e komandantëve të zonave në terren. Diplomati amerikan Christopher Hill kujton se e pyeti Thaçin “pse nuk mund të pajtohesh me këtë?”, duke pasur parasysh atë që Hill i shihte si “pasojat gati fatale” të një refuzimi për të nënshkruar. Z. Thaçi u përgjigj se “Ju jeni që nuk kuptoni. Nëse pajtohem me këtë, do të shkoj në shtëpi dhe do të më vrasin”. Ky realitet ilustrohet nga fakti se ndërsa këto negociata po zhvilloheshin në Francë, prapë në Kosovë, komandantët e Zonës në fakt po ndryshonin përbërjen e UÇK-së, përfshirë edhe brenda udhëheqjes”, thuhet në dosjen që e ka dorëzuar avokati i Thaçit në Dhomat e Specializuara.
E kur përmendet Konferenca e Rambujesë, avokati i Thaçit ka folur edhe për qëndrimin që e ka pasur Adem Demaçi. Këtu, Keohe e ka cituar edhe librin e Shkëlzen Gashi me titull “Kosova, Lufta dhe Paqja”.
“Kur Grupi i Kontaktit thirri palët në Rambuje në janar 1999, Përfaqësues i Përgjithshëm Politik i UÇK-së ishte Adem Demaçi. Që nga gushti i vitit 1998, Demaçi kishte funksionuar nga një zyrë e caktuar në Prishtinë, me 12 këshilltarë dhe mbante konferenca javore për shtyp për të prezantuar qëndrimet politike të UÇK-së. Ai u takua rregullisht me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare duke lëshuar leje për diplomatët dhe gazetarët ndërkombëtarë për të shkuar në zonat e kontrolluara nga UÇK-ja dhe ndërmjetësoi lirimin e të burgosurve të UÇK-së. Ai ishte gjithashtu i vendosur kundër pranisë dhe pjesëmarrjes së UÇK-së në Rambuje”, thuhet më tutje në dosjen e avokatit të ish-presidentit të Kosovës.
Avokati i Thaçit ka pasur kundërshtime të ashpra për termin “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” të cilin e parashtron Prokuroria e Specializuar në Hagë. Këtu, avokati Keohe ka përmendur edhe Kanunin, duke tentuar ta mohojë termin “Ndërmarrje e Përbashkët”
“Ky realitet mbulohet nga filozofia e “Kanunit”, e drejta zakonore e pashkruar që rregullon disa pjesë të shoqërisë shqiptare dhe [REDAKTUAR] Në propagandimin e vlerave shoqërore si nderi dhe turpi, Kanuni ka shërbyer si justifikim ideologjik i dhunës, veçanërisht për aktet individuale të dhunës, veçanërisht vrasjet për hakmarrje dhe fshehjen e krimeve të zakonshme…Nuk mund të supozohet se njerëzit që kanë një objektiv të përbashkët janë domosdoshmërisht anëtarë të një NPK-je”, thuhet në dosjen e avokatit të Thaçit.
“Është ndërveprimi ose bashkëpunimi mes personave – veprimi i tyre i përbashkët – që i bën këta persona një grup. Ky veprim i përbashkët duhet gjithashtu të vendoset përtej një dyshimi të arsyeshëm. Përpjekjet e ZPS-së për të mbivendosur një kornizë të qëllimit të përbashkët mbi një realitet të plotë kaosi dhe paqëndrueshmërie, në mënyrë që ta lidhin z. Thaçi me incidentet e shkëputura dhe sporadike të dhunës, janë të pamjaftueshme. një teori rasti, e pambështetur nga provat e zbuluara dhe nuk mund të pajtohet me realitetin e ngjarjeve në fjalë”, thuhet më tutje aty.
Keohe ka akuzuar Prokurorinë se po tenton ta paraqesë Thaçin se ka organziuar një plan kriminal.
“Për të lidhur krimet e supozuara me z. Thaçi, Prokuroria është detyruar të paraqesë një rast në terma më të gjerë, duke u mbështetur në formën e zgjeruar të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale ("NPK") (e njohur si NPK III), formë e diskutueshme e përgjegjësisë penale individuale, e cila lejon që një i akuzuar të dënohet kur ai as nuk ka pasur për qëllim të ndodhte krimi dhe as nuk ka dhënë ndonjë lloj kontributi thelbësor në shfaqjen e tij. Në qendër është gjoja një plan kriminal, nga ana e z. Thaçi dhe të tjerëve, për të marrë pushtetin në Kosovë përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës”, thuhet në dosje.
Megjithatë, Keohe thotë se kjo nuk ka arritur të vërtetohet asnjëherë nga Prokuroria.
“Në realitet, Prokurorisë nuk vërtetojnë se: (i) ekzistonte plani i përbashkët kriminal; (ii) z. Thaçi ishte i angazhuar në një plan të përbashkët për të fituar dhe ushtruar kontrollin mbi Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës;22 (iii) ushtronte kontroll, efektiv ose ndryshe, mbi autorët e krimeve të supozuara;23 ose iv) ka dhënë një kontribut në kryerjen e krimeve që kanë pasur një efekt thelbësor në kryerjen e tyre”, thuhet në një pjesë tjetër
“Kosova e pavarur nuk është më rezultat i një lufte, të mbështetur nga aleatët ndërkombëtarë, për liri nga regjimi represiv dhe brutal serb. Në vend të kësaj, sipas ZPS-së, shtetësia e Kosovës është rezultat i një plani kriminal kompleks dhe të gjerë për të fituar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes kryerjes së krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës, nën sytë vigjilentë të po këtyre aleatëve ndërkombëtarë”, thuhet më tutje.
Avokati Keohe ka kundërshtuar ashpër faktin që Prokuroria e Specializuar në Hagë nuk po merret me gjenocidin që është kryer në Kosovë.
“Më i frikshëm është vendimi i ZPS-së për ta paraqitur rastin e saj në një zbrazëti kontekstuale; një histori ngjarjesh me historinë e fshirë. Rasti i ZPS-së anashkalon dekadat e persekutimit të shqiptarëve të Kosovës që kulmoi me një plan shumë të koordinuar nga shteti serb për të larguar popullsinë etnike shqiptare nga Kosova. Rezistenca e armatosur civile ndaj fushatës brutale serbe të spastrimit etnik, ZPS nuk e paraqet si betejë për mbijetesë, por si plan kriminal të UÇK-së për të marrë dhe mbajtur pushtetin. 863,000 shqiptarë të Kosovës u larguan për të shpëtuar jetën e tyre në Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, ndërsa ishin në shënjestër të forcave serbe që synonin largimin e tyre”, thuhet në dosje.
Thaçi, lufta dhe ndërkombëtarët
Avokati Keohe ka përmendur në detaje, bashkëpunimin që e ka pasur ish-presidenti i Kosovës me ndërkombëtarë për çlirimin e Kosovës.
“Është e palogjikshme që Hashim Thaçi të ketë dhënë një kontribut të konsiderueshëm në krime, ndërkohë që ka punuar ngushtë me komunitetin ndërkombëtar në përpjekje për t’i ndalur ato. Duke lënë mënjanë pamundësinë fizike të përmbushjes së të dy objektivave, nuk mund të kishte pasur asnjë avantazh të mundshëm për të duke e bërë këtë; e ardhmja e një Kosove të pavarur mbështetej në mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, i cili kishte ndërmarrë veprime ushtarake për t’i çliruar ata nga serbët, dhe mbështetja e të cilit do të zhdukej nëse UÇK-ja do të angazhohej në një sulm të gjerë dhe sistematik kundër një popullsie civile, siç pretendohet tani nga ZPS. Në veçanti, qeveria e SHBA-së e kishte bërë të qartë se UÇK-ja do të humbiste mbështetjen e saj nëse do të kishte në shënjestër civilët ose do të mbështetej te fundamentalistët”, ka pretenduar avokati Keohe.
Më 2 korrik 1999, thuhet se Thaçi nënshkroi dhe lexoi në shqip një deklaratë të përbashkët të liderëve shqiptarë dhe serbë të Kosovës që dënonte dhunën dhe bënte thirrje për paqe dhe tolerancë.
“Më 8 korrik 1999, Thaçi përsëri dënoi një dhunë të tillë, duke e distancuar veten dhe Qeverinë e Përkohshme nga këto akte, dhe dënoi grabitjen dhe vandalizmin si [REDAKTUAR]. Më 17 korrik 1999, gjatë mbledhjes së parë të Këshillit Tranzitor të Kosovës, z. Thaçi lavdëroi [ REDAKTUAR] të nevojshme për të punuar së bashku, dhe kujtoi se ai kishte bërë tashmë deklarata shumë të forta duke u distancuar nga krimet kundër joshqiptarëve, ndërkohë që ishte nën një presion të madh pasi kishte ende 6000-7000 të burgosur politikë shqiptarë në Serbi. Ai gjithashtu konfirmoi gatishmërinë e tij për t’u paraqitur publikisht me PSSP-në për të kërkuar që t’i jepet fund dhunës. Këto ishin mesazhe që jepeshin në gjuhët lokale, shpërndaheshin në nivel lokal, duke folur drejtpërdrejt me popullatën që sapo kishte përjetuar këto ngjarje”, specifikohet në një tjetër pjesë të dosjes.
Keohe ka renditur takimet që ish-presidenti i Kosovës ka pasur gjatë kohës së luftës:
1. Në Vienë, takim me….identitet i fshehur.
2. Gjenevë, takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Zvicrës dhe me delegacionin amerikan.
3. Belgjikë, takim me Nicole Fontaine, Presidente e Parlamentit Evropian.
4. Bruksel, takim me Pal Refsdal.
Udhëtimet e takimet që Thaçi kishte realizuar pas 23 shkurtit 1999, kur ishte ndërprerë Konferenca e Rambujesë.
6 . Slloveni, me Adem Demaçin, takimet me Sekretarin e Përgjithshëm slloven, Hernt Petricht dhe Carl Seibintritt si dhe me presidentin slloven Janez Drnovsek.
7. Tiranë, takim me Presidentin shqiptar, Rexhep Mejdani dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar, Paskal Milo;
8. Francë, për Takimin Ndërkombëtar për Paqen në Kosovë dhe rifillimin e Konferencës së Rambujesë.
9. Takimi me komandantët e zonave të UÇK-së për të diskutuar marrëveshjen e propozuar të Rambujesë me komandantët e zonave të UÇK-së.
Takimet nga marsi 1999 deri në shtator 1999:
10.Takimi me kryetarin e PD-së, Sali Berisha dhe kryediplomatin Paskal Milo.
11. Vizita e refugjatëve në Tiranë si dhe takimi me kryeministrin shqiptar, Pandeli Majko.
12. Vizita në Kukës në kampin e Refugjatëve me ish-zv/kryeministrin shqiptar, Ilir Meta dhe Ministrat e tij si dhe vizita në kampin e refugjatëve.
Takimet nga fundi i majit deri në mes të qershorit:
13. Paris, takimi me kryediplomatin francez, Hubert Vedrine.
14. Bruksel, takim me Javier Solana dhe me gjeneralin Clark.
15. Londër, takim me sekretarin e jashtëm Robin Cook.
16. Intervistë televizive.
17. Koln, Gjermani, dy herë, takim me kryeministrin britanik Tony Blair, takim më vonë me Ibrahim Rugovën, Rexhep Qosjen dhe ish-sekretaren amerikane të shtetit, Madeleine Albright.
18. Takim në Oslo me kryeministrin norvegjez, Kjell Magne Bondevik.
19. Takim në Bern me kryediplomatin zviceran, Josep Deiss.
20. Romë, takim me kryediplomatin italian, Lamberto Dini, si dhe konferencë për media.
21. Intervistë për media në Vienë si dhe takim me kryediplomatin austriak, Wolfgang Schuessel.
22. Shkup, takim me kryeministrin maqedonas Ljubco Georgjevski dhe me liderin e Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Arben Xhaferi si dhe vizita në kampin e Stenkovecit.
Takimet nga mesi i qershorit:
23. Takim me James Rubin, asisent sekretar i SHBA-VE për çështje të jashtme.
24. Takim me Javier Solana, komandantin Wesley Clark si dhe komandantin e KFOR- Mike Jackson.
25. Takim me liderët politikë serbë dhe shqiptarë, përfaqësuesit e KFOR-it.
26. Takim me senatorin Bob Dole.
27. Takim me Bernard Kouchner, në dy raste.
28. Takim me kancelarin gjerman, Gerhard Schroder, Rexhep Qosjen si dhe përfaqësues nga LDK.
29. Takim me sekretaren amerikane të shtetit, Madelein Albright.
30. Takim me kryeministrin britanik, Tony Blair.
Takimet në shtator 1999:
31. Në Londër, me Robin Cook.
32. Në Berlin, takim me kryediplomatin gjerman, Joschka Fischer.
33. Washington, në punimet e Seminarit për Ndërtim të Demokracisë, organizuar nga Instituti I Paqes.
34. New York, vizitë në OKB, takim me nënsekretarin general për politika, Kieran Predergast.
Pavarësisht se mandati i Gjykatës Speciale, sipas nenit të amandamentit në fuqi përfundon për një periudhë 5 vjeçare, shpallja e përfundimit është legjitime vetëm kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës.
Lidhur me këtë mundësi selektive të interpretimit të afatit të kësaj Gjykate, Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, zyrtarisht iu ka drejtuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me propozim për amendamentin e Kushtetutës, lidhur me zgjatjen e mandatit.
Bazuar në amendamentin e Kushtetutës së Kosovës, në bazë të së cilit janë formuar Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, me seli në Hagë, që njihet si Gjykata Speciale për krime të luftës në Kosovë, mandati pesëvjeçar i këtij institucioni skadon ne gusht të këtij viti. Megjithatë, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, thuhet që mandati i kësaj gjykate do të përfundojë atëherë kur Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i lajmërojë për këtë institucionet e Kosovës. Thaçi në propozimin e tij dërguar Kryesisë së Kuvendit, ka kërkuar të ndryshohet neni i amendamentit, ku thuhet se mandati i këtij institucioni do të zgjasë për një periudhë pesëvjeçare. Sipas propozimit të Thaçit, mandati i Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar “do të zgjasë deri kur njoftimi i përfundimit të mandatit të bëhet nga Këshilli i Bashkimit Evropian, në konsultim me Qeverinë e Republikës së Kosovës”.
Mbrojtja e ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ish shefit të grupit parlamentar të lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish kryetarit të parlamentit, Jakup Krasniqi, kërkoi të mërkurën mbrojtjen në liri të të akuzuarve, ndërsa kritikoi Prokurorinë e Posaçme lidhur me hartimin e akuzave ndaj ish drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ata i bënë këto komente gjatë një konference në Gjykatën e Posaçme për krime lufte në Hagë në të cilën u shqyrtua ecuria e çështjes së lëndës ndaj katër të akuzuarve.
Prokuroria e Posaçme dhe avokatët nuk u pajtuan për kohën e fillimit të procesit gjyqësor ndaj të akuzuarve.
“Realiteti është se nga informatat tashmë të ditura, mbrojtja e njeh rastin, rasti nuk është befasi për mbrojtjen dhe për mënyrën që do të paraqesin mbrojtjen e tyre. Në pikëpamjen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka arsye që gjykimi për këtë çështje të mos nisë në verën e vitit 2021", tha përfaqësuesja e prokurorisë.
Por, avokati i ish presidentit Hashim Thaçi, David Hooper dhe ai i Kadri Veselit Ben Emmerson, thanë se duhen të paktën 18 muaj që të nisë procesi.
“Unë e konsideroj absolutisht absurde sugjerimin që kjo çështje të shkojë në gjyq në qershor. Ky është një rast i komplikuar dhe nuk mund ta shoh këtë rast të filloj para verës së vitit 2022”, tha zoti Hooper.
“Duke dëgjuar prokurorinë se mbrojtja tashmë i di aktakuzat dhe nuk u duhet hetime është tronditëse. Gjendja reale është se do të duhen të paktën 18 muaj për të hetuar”, tha avokati Emmerson.
Zoti Emmerson kritikoi ashpër cilësimin e prokurorisë e cila i quan të akuzuarit si pjesë e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale. Ai tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje spontane dhe minimalisht e për të mbrojtur popullatën civile nga gjenocidi dhe kriminelët serbë.
“Më shumë se 10 mijë civilë shqiptarë janë vrarë nga forcat serbe, në një numër të masakrave të planifikuara dhe se vendi u përfshi në kaos, në zbatim minimal të ligjit dhe në dhunë. Ata janë varrosur në varreza masive nga forcat serbe dhe shumë pastaj u zhvarrosën ndërsa mbetjet e tyre u dërguan në Serbi ku janë fshehur në Danub për të fshehur krimet”, tha ai.
Ish udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u arrestuan dy javë më parë nga Prokuroria e Posaçme me akuzat për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Prokuroria i ngarkon ata për veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave.
Në paraqitjen e parë para gjykatës javën e kaluar ata hodhën poshtë akuzat ndaj tyre.
Gjykata e Posaçme u themelua në vitin 2015 dhe vepron në bazë të ligjeve të Kosovës, por me personel ndërkombëtar. Ngritja e saj si dhe ngritja e akuzave janë shoqëruar vazhdimisht me reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e kryera nga forcat serbe gjatë luftës së viteve 1998 – 1999, që mori fund me ndërhyrjen e NATO-s.
“Më fal të lutem. Unë çmoj proceset qysh kanë qenë në kuptimin e mosndërhyrjes kurrkush hiç në atë proces të prejudikimit apo hyrjes në kompetenca të gjyqësisë. Atë e kam thënë gjithmonë, dëshiroj të jetë pafajësia e tyre se prezumimi i pafajësisë është parimi themelor në drejtësi. Dhe të dokumentohet ajo punë në kuptimin më të nevojshëm sikur që e shprehin,” - ka thënë Sejdiu për Nacionalen.
Sejdiu ka folur edhe për parimet e veta, pa dashur të komentojë për arsyet konkrete pse e ka refuzuar ftesën nga Pacolli.
“Kam parimet e mia, dhe që për mua është e rëndësishme që të mos prezumohet fajësia e kërkujt, por është në kuptimin e dokumentimit secila palë e ka të drejtën e vetë në atë kuptim dhe nuk kam komente të tjera”, theksoi Fatmir Sejdiu për Nacionalen.
Fatmir Sejdiu tha se akuzat nga Gjykata Speciale, janë ngarkesë për Kosovën.
“Nuk është ftesë, shkresa janë ato që janë. Nuk dua t’i komentoj. Qëllimi im ai që kam shpreh gjithëmonë: për Kosovën një akuzë e tillë është ngarkesë, por është prezumimi i pafajësisë, që të dokumentojnë pafajësinë e vet secili prej të akuzuarve”, përfundoi ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Dorëheqjet enigmatike – pse u larguan tre prokurorë e një gjyqtar deri më tash nga Gjykata Speciale?
Gazeta Nacionale është në pritje të përgjigjes edhe nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.
Ish-krerët e shtetit shqiptar, Alfred Moisiu, Rexhep Meidani, Bamir Topi dhe ish kryeministri, Pandeli Majko do të udhëtojnë drejt Hagës me 29 shtator.
Organizimi i Behgjet Pacollit
Shkuarja e ish-presidentëve të Shqipërisë në Hagë, është organizuar nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli. Këshilltari i tij, Jetlir Zyberaj, shkroi në facebook se ish-presidentët e Kosovës nuk janë përgjigjur.
“Me iniciativën e ish presidentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli javën e ardhshme ish-presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, bashkë me z.Pacolli do të vizitojnë liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë. Ftesa u ishte bërë edhe ish-presidentëve të Kosovës, të cilët për arsye të panjohura nuk e kanë konfirmuar vizitën e tyre. Ish presidentja Jahjaga ka injoruar totalisht secilen thirrje telefonike qoftë edhe thirrjen nepërmjet letrës”, ka shkruar Zyberaj në facebook.
Jetlir Zyberaj, nga njerëzit më të afërt të Pacollit, tregoi arsyen e vizitës.
A merr vendime Gjykata Speciale në emër të popullit të Kosovës? Përgjigjet ish-kryetari i Supremes
“Qëllimi i kësaj vizite është solidarizimi me krerët e UÇK-së që janë të paraburgosur në Hagë dhe mbështetja e kauzës dhe luftës së drejtë të Kosovës për liri dhe pavarësi kundër Serbisë në vitet e 90-ta. Ka momente kur polarizimi nuk i ndihmon interesit kombëtar të vendit dhe ky është një prej tyre, por uniteti është përgjigja ndaj agresionit të Serbisë kundër historisë, të tashmes dhe të ardhmes së Kosovës”, përfundoi postimi i Jetlir Zyberajt.
Vizita e tyre në Hagë do të realizohet më 29 shtator.
Më herët vizitë në Gjykatën Speciale ka bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Atje ka qëndruar edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca e ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Fatmir Sejdiu ka kryer detyrën e presidentit të Kosovës prej vitit 2006 e deri në vitin 2011...