Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/11/13

Silvana Leka :Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve

 


Paragjykimet ndaj letërsisë bashkëkohore të fqinjëve

Pikturë e Rexhep Ferrit

Në mënyrë paradoksale “letërsitë e largëta” nuk janë të panjohura mes tyre. Përkundrazi. Ato komunikojnë. Letërsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, letërsia e Kanadasë, letërsia që vjen prej Australisë, letërsia ruse, letërsia kineze apo edhe ajo që mbërrin nga Japonia, njihen edhe në vende të vegjël i Shqipëri.

Të panjohura mes tyre mbeten vetëm “letërsitë e vogla” të fqinjëve. Qëllon që t’i kemi në kufi, por nuk ua njohim autorët, siç nuk u njohim as jetën letrare, as botuesit, as çmimet letrare, as revistat kulturore, siç nuk dimë se kur i zhvillojnë panairet.



Ekziston një padije e plotë për atë që ndodh sot në letërsinë ballkanike dhe si janë rrjedhat e bashkëkohësisë. Mjaftohemi me nga një autor për çdo shtet dhe kaq duket se i kemi përmbushur detyrimet.

Por kaq nuk mjafton. Letërsia e një vendi nuk është thjesht një emër në hartë. Letërsia e secilit vend ka të kaluarën e vet, traditën letrare, por ka apo duhet të ketë sigurisht edhe një të sotme, një bashkëkohore dhe prej këtej duhet të ketë edhe të ardhme. Po cili është përfytyrimi ynë për shkrimtarin ballkanik?

Një nga stereotipat më të zhvilluara sot në rajonin ballkanik është ai i mosbesimit. Zor se besojmë se nga letërsitë “e vogla” të rajonit tonë mund të priten zhvillime pozitive letrare. Zot se mund të pranojmë se nga letërsitë e fqinjëve mund të vijnë kryevepra të reja. Në qendër janë vetëm emrat e mëdhenj, vetëm klasikët letrarë. Duket sikur porta është mbyllur për letërsinë bashkëkohore.

Dy janë format më të shpeshta të paragjykimit, që ndeshen kur flitet për letërsinë e fqinjëve në Ballkan. Pyetjet mund të shtrohen kështu: a besojnë dhe a janë të gatshëm botuesit serbë, kroatë, maqedonas, malazezë, boshnjakë, sllovenë apo edhe më gjerë bullgarë, rumunë apo grekë, të besojnë se prej autorëve shqiptarë mund të vijnë vepra me cilësi të lartë letrare?

Apo paragjykimi i tyre ndaj kësaj “letërsie të vogël” dhe “të re” është ende në veprim? A kanë botuesit e kësaj zone dijeni se çfarë po ndodh sot në arenën letrare shqiptare? Apo edhe atyre u mjaftojnë vetëm klasikët dhe nuk duan të ecin mbi akull dhe të zbulojnë emra ende të konfirmuar nga “autoritetet”. A janë në kontakt këta botues me botuesit shqiptarë? A ndikojnë tek botuesit e huaj çmimet letrare që jepen në Shqipëri? Kanë botuar ata letërsi shqiptare apo askush nuk dëshiron të rrezikojë dhe ta sfodojë rendin e vendosur letrar?

Ana tjetër e pamjes është përjetimi ynë. Edhe prej Shqipërisë vjen i njëjti mosbesim ndaj letërsisë së re të fqinjëve. Duket se edhe botuesit shqiptarë dhe prej botuesve edhe lexuesit e tyre, mendojnë se kryeveprat e fqinjëve janë shkruar dikur dhe se sot prodhohet diçka që nuk mund të krahasohet me mjeshtrit e letërsisë.

Pak janë në Shqipëri ata që besojnë se letërsia që shkruhet sot në Ballkan ka të njëjtën përmasë, vlerë dhe rëndësi me letërsinë e paraardhësve letrarë.

Besohet se rekordet janë vendosur dikur dhe gjithë sa shkruhet sot nga autorët bashkëkohorë nuk matet dot me kryeveprat e Boris Pahor, Vladimir Bartol, Mirko Kovać, Ivo Andrić, David Albahari, Meša Selimović, Danilo Kiš, Luan Starova, Drago Jančar, Blaze Koneski, Odisea Elitis, Niko Kazanzaqis, Mircea Eliade,  Lucian Blaga,  Nikolay Haytov, Valeri Petrov, Ismail Kadare, etj.

Ky është pakashumë muri i pakalueshëm “bukurisë klasike” me të cilin ushqehen stereotipet e botuesit dhe lexuesit shqiptar. Nëse shkimtarët e rinj të rajonit nuk ngjasojnë me “dinozaurët letrarë” dhe nëse më të rinjtë nuk shkruajnë stilistikisht si ata, duke iu drejtuar temave të tyre “të mëdha universale e kombëtare, letërsia e tyre nuk vlen dhe nuk meriton vëmedje.

Por a është i vetëmjaftueshëm “klasicizmi ballkanik” për kohërat në të cilat jetojmë? A mund të mbulojë kjo letërsi edhe ato që ndodhën pas shpërbërjes ish-Jugosllavisë? A janë aty luftërat e reja të shteteve të rinj ballkanikë gjatë fundishekullit XX? Po zhvillimet, krisjet dhe thyerjet që ndodhën në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare pas vitit 1990 janë aty? Po rizgjimi i urrejtjes, i nacionalizmave a janë të pranishme në të ashtuquajturën letërsi klasike tonën dhe të fqinjëve?

Sigurisht që jo. Përtej vlerave të tyre të pamohueshme e të gjithkohshme, bukuria klasike e letërisë ballkanase e ka të pamundur t’i përgjigjet çdo ndryshimi që ka ndodhur në stukturën sociale, shpirtërore dhe kulturore të ballkanasve të shekullit XXI.

Atëherë sytë duhen kthyer nga letërsia më e re. Po çfarë ofron sot ajo? A meritojnë shkrimtarët bashkëkohorë të Ballkanit më shumë vëmendje dhe promovim?

Sigurisht që po. Këtë e dëshmojnë suskeset ndërkombëtare të mjaft shkrimtarëve më të rinj nga Ballkani, që po publikohen nga botues seriozë në Gjermani, Francë, Itali, Britani, Spanjë.

Gjendemi në një zonë ku letërsia më e re nga rajoni ynë po zë vend krahas traditës letrare. Por a kemi hyrë edhe ne, me editorinë shqiptare në rrjedhat e letrave moderne dhe bashkëkohësinë ballkanike?

Me gjithë disa zhvillime, duket se ende jo. Jemi ende peng i klisheve dhe paragjykimeve tona. Luajmë me atë që është më e sigurt. Nuk guxojmë. Po a janë edhe vetë të bindur ata që rekomandojnë letërsinë se midis prurjeve të bujshme të letërsisë nga Ballkani, mund të qëmtojnë vlera të larta letrare? Jo. Këtë e dëshmon mosngrrimi i publikimeve të klasikëve dhe stepja ndaj emrave më të rinj, të cilët i gjen fare rrallë në katalogët e shtëpive botuese shqiptare.

Kam vërejtur me kënaqësi një statistikë të botuar dy muaj më parë, në mars të vitit 2018, se pjesën më të  qenësishme të autorëve që u shpallën si më të mirët me librat e e botuar nga viti 2000 në hapësirën e ish-Jugosllavisë, janë sjellë në shqip nga “Botimet Poeteka” dhe ndonjë botues tjetër që ka pasur kureshtje dhe guxim.

Mes tyre ka emra të padyshimtë, si Tomaz Salamun, Daša Drndič, Aleksandar Hemon, Miljenko Jergović, por ka edhe më të rinj, si Andrej Nikolaidis, Georgi Gospodinov, Srdjan Valjarević, Nikola Madzirov, Faruk Šehić, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, të cilë janë botuar nga “Poeteka”.

Madje disa prej tyre, si Daša Drndič, Andrej Nikolaidis, Nikola Madzirov, Emir Imamović Pirke, Renato Baretić apo Lejla Kalamujić, kanë ardhur dhe kanë qëndruar në Tiranë të ftuar në festivalin e letërsisë apo në rezidencën letrare.

Falë festivalit “Poeteka” apo falë rezidencës letrare “Poeteka – Tirana in between”, që sot numëron vitin e vet të gjashtë të themelimit dhe që në saje të bashkëpunimit me institucione të rëndësishme, si Ministria e Kulturës, Traduki, Creative Europe, Ambasada e Austrisë, Ambasada e Gjermanisë Instituti Goethe apo së fundi edhe Programit “Reading Balkans”, ka mundur të sjelle me qëndrim një mujor në Tiranë 35 shkrimtarë nga rajoni dhe Europa, të cilët kanë lënë mbi 400 faqe krijimtari, ditare, poezi apo vepra të nënshkruara në Rezidencën e Tiranës, pranë rrugës “Dërhemi”, që tashmë ka filluar të jetë një destinacion.  

Sigurisht që një ndihmesë dhe një gjendje të veçantë në afrimin mes kulturave letrare të fqinjëve ka dhënë dhe vazhdon të japë “Rezidenca europiane te shkrimtareve dhe e përkthyesve letrarë “Poeteka-Tirana in Between”.

Në këtë gjerësi dhe vale është edhe revista “Poeteka”, partnere me Eurozine, e cila sapo ka botuar numrin e vet të 47 në 13 vjet qëndrueshmëri në skenën kulturore shqiptare.

Këto janë vetëm disa shenja të mira se letërsia bashkëkohore nga Ballkani ka mbërritur, se përkthyesit dhe botuesit e kanë filluar ta bëjnë pak më mirë punën e tyre.

Ajo që pritet është vëmendja më e madhe nga ata që kanë marrë përsipër të rekomandojnë letërsinë e mirë. Pritet përkrahje edhe nga lexuesi shqiptar, i cili shpesh nuk ka besim në letërsisë më të re ballkanike.

I duhet të guxojë më shumë dhe letërsinë e mirë nuk duhet ta kërkojë vetëm nga vendet e largëta, por edhe nga vendet fqinjë, prej të cilëve mund të mbërrijnë, siç tanimë edhe kanë mbëritur, disa kryevepra letrare, që për fat dhe falë disa përkthyesve të përkusjtuar i kemi sot edhe në gjuhën shqipe.

Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia

 “Jeta shpirtërore” i shkrimtarit italian Alberto Moravia është një roman, që denoncon të gjitha veset dhe palavitë e një klase pushteti në dukje elitare, por krejtësisht të zvetënuar. Romani zhvillohet si një intervistë e gjatë, ku një personazh i quajtur “Unë”, që mund të interpretohet si gazetar, psikolog, shkrimtar, interviston Deziderian, duke e ngacmuar me pyetje në dukje të thjeshta mbi jetën e saj, por nga ana tjetër duke nxjerrë në pah rrënimin e vërtetë të vlerave shoqërore.

E shtyrë nga një Zë i brendshëm, nga shpirti i revoltës, i cili do t’i imponohet përmes një “plani për shkelje dhe përdhosje” të të gjitha të ashtuquajturave vlera borgjeze, ajo nuk ngurron të ndërmarrë hapa të guximshëm që do ta shpien drejt prostitucionit, orgjisë, komplotit të rrëmbimit, grabitjes dhe incestit.

I botuar më 1978, “Jeta shpirtërore” ngjalli reagime të shumta negative te kritika italiane e asaj kohe. Shoqërimi i saj me prostituta, tutorë dhe zhigolo të klasës së mesme, që maskohen si revolucionarë, zhytur në afera seksiste e kthejnë në një lloj udhëtimi ekzistencialist e madje nihilist gjithë jetën e saj.

KADARE NË LETRAT E SOTME FRANCEZE


Nga Viola Isufaj

Ky libër përbëhet nga dy pjesë, që, në pamje të parë, duket sikur nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Në një pikëvështrim më të gjerë, të dy pjesët kanë të bëjnë me rrezatimin e veprës së shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare në botimet bashkëkohore në Francë, qoftë si rimarrje e një vepre të tij në vepra të tre autorëve të sotëm francezë, qoftë si shtjellim i romanit “Kush e solli Doruntinën” për nxënësit e kolegjeve të Francës.

Shtëpia e madhe botuese franceze “Hachette” ka botuar vitet e fundit serinë Remix, në të cilën lexuesi njihet me vepra të autorëve bashkëkohorë të frymëzuara nga shkrimtarë të tjerë, zakonisht më të njohur, francezë apo të huaj.

Në librin Remix 2, botim i vitit 2004, ndër autorët e huaj, vepra e të cilit është marrë si model, është Ismail Kadare me tregimin e tij “Përpara banjës”. Tre shkrimtarë të ditëve tona: Mathieu Riboulet, Vincent Brockvielle dhe Sophie Apert kanë shkruar dhe botuar tregimet e tyre nisur nga kjo vepër e autorit shqiptar.

Në tregimin e Kadaresë “Përpara banjës”,  bëhet një ritrajtim i vrasjes së Agamemnonit, kurse tri tekstet e francezëve zbërthejnë tregimin e Kadaresë, gjetjet e tij.

Seria Remix është më tepër se një përmbledhje tekstesh. Është një përpjekje për t’iu afruar ndryshe letërsisë. Franca dhe vende të tjera të përparuara kanë krijuar këtë përvojë të cilën e sjellim këtu për t’ua bërë të njohur lexuesve shqiptarë.

Tregimet e përkthyera të francezëve prandaj, shoqërohen në librin që keni tani në dorë, me një studim përcjellës, për të mundësuar njohjen me një lloj tjetër hapjeje të tekstit narrativ, jo përmes metodave dhe analizave shkencore, po përmes një teksti letrar, pra, artistikisht.

Rasti tjetër është ai i romanit “Kush e solli Doruntinën”, gjithashtu të Kadaresë, botuar nga shtëpia tjetër, e njohur dhe autoritare,” Larousse”, një degë e “Hachette Livre”.

Është pikërisht kjo shtëpi që në mënyrë tradicionale boton libra për shkollat e të gjitha niveleve, në rastin konkret, për kolegjet e Francës. Letërsia e propozuar prej saj synon bazën kulturoro-shpirtërore të një brezi të tërë.

Në studimin vijues janë trajtuar këto dy raste, si një dëshmi e qartë, ndonëse ende në fillimet e saj, e pranisë së letërsisë shqipe në familjen e letrave europiane.

E rëndësishme është se nuk kemi të bëjmë me vepra me interes lokal ekzotik, i cili mund te ketë nxitur zgjedhjen, por me motive universale, si vrasja e Agamemnonit, një burim i ndritshëm e i pashtershëm, trajtuar prej shekujve në letërsinë botërore.

Dy biseda me autorin shqiptar, njëra për tregimet remiks e tjetra për Doruntinën, u paraprijnë pjesëve përkatëse të studimit për të na sjellë sa më afër këtë përvojë.

Dhe duke dëshiruar që në çdo rast, që të gjitha rrugët të na çojnë me dashuri drejt letërsisë, dhe vetëm drejt letërsisë, urojmë më së fundmi që leximi të jetë i këndshëm.

 Fragment nga intervista e autores Isufaj me shkrimtarin Ismail Kadare

  1. I.- Agamemnoni shfaqet përsëri në universin kadarean. Flijimi i një Ifigjinie të kuqe tek dipiku “Vajza e Agamemnonit”; “Pasardhësi” hedh dritë mbi komplotin e familjeve rivale në pushtet dhe eliminimin e ish-kryeministrit Shehu, – një interpretim politik ky. Shpesh në veprën tuaj ka ndodhur shtegtimi i një personazhi nga një tregim tek tjetri, nga një roman tek tjetri, mirëpo këto dy rishfaqje të Agamemnonitjanë krejt të ndryshme. A mund të thuhet, megjithatë, se ky personazh arketip, kjo ide, ka shtegtuar nga tregimi në roman?

I.K.-Natyrisht që ka pasur një shtegtim. Por gjithashtu është veçanti e botës së letërsisë. Madje, siç dihet, në antikitet shtegtimi ka qenë shumë më i madh se në letrat e sotme. Ai ndodhte jo vetëm brenda veprës së një shkrimtari, por edhe nga një shkrimtar tek tjetri. Të njëjtat personazhe, si të ishin e njëjta trupë, i gjeje gjithkund: me dhjetëra Ulisë, Antigona, Filoktetë apo Agamemnonë në shkrimtarë të ndryshëm, madje, në kohëra të ndryshme.

Më vonë letërsia nisi të hiqte dorë nga kjo. Nuk e di nëse ka qenë një prirje e duhur pasuruese, apo e kundërta, varfëruese. Shembujt e rishfaqjes së personazheve të njëjta, sa vente bëheshin më të rrallë. Nga rastet më të njohura janë dy Faustët, njëri i Marlow-t, tjetri i Gëtes. Në kohët e sotme, kemi Makbethin e Joneskos. Do të ishte befasues një Hamlet tek Kafka, ose një Don Kishot i Balzakut. Në letërsinë tone është bërë një përpjekje jo fort e arrirë në vitet ’30. Disa herë e kam pranuar këtë tundim, si për shembull te ky tregim.

  1. I: – Mitet dhe arketipat e rishfaqur në veprën tuaj, interpretohen kryesisht nën dritën e aktualitetit politik. Kjo, lidhur me artikulimin artistik të politikës, (diktaturave, krimit) në veprën që keni krijuar. Në intervistat tuaja, në biseda të ndryshme, flitet për politikë po aq sa për letërsi, në mos edhe më shumë. Për asnjë shkrimtar tjetër shqiptar nuk është shfaqur kurrë një valë e tillëkureshtiedhe interesimi sa u takon marrëdhënieve të artit me politikën. Përse, sipas jush, ndodh kjo?

I.K.–Është krejtësisht e kundërta e asaj që mund të mendohet se motivet politike në veprën time janë rrjedhojë e ndonjë pasioni tim për të. Po jua them thjesht dhe qartë: në këtë jetë të shkurtër njerëzore, e vetmja gjë që më ka tërhequr tërësisht dhe seriozisht ka qenë arti. Sa për politikën, si politikë, ajo është e fundmja. Ndërkaq, politika është pjesë e jetës njerëzore, ashtu si krimi, si ankthet, si intrigat e mëdha. Ju e dini se letërsia, qysh dy mijë e pesëqind vite më parë, është marrë me krimin dhe gjithë ata që i vijnë pas. Është marrë me to si vëzhguese, si dëshmitare, së fundmi si gjykatëse e pamëshirshme.

  1. I. – Për të mos i ikur mitit: ka shumë diskutime për mitet në Shqipëri, sidomos për mitet e reja, ato moderne, për figura e vlera të kombit të kthyera në mite…

I.K. –Përgjithësisht, diskutimi kohët e fundit për mitet në Shqipëri, ka qenë një garë ku kanë konkurruar gjerësisht padija më e padurueshme me mungesën e moralit, cilësi tepër të shpeshta te shqiptarët e sotëm.  Do të mjaftonte kjo për të mos u zgjatur, kur bie fjala për të…

  1. I. –Tek “Stinë e mërzitshme në Olymp”, duket sikur përmes miteve zbuloni rrezikun për të ardhmen apokaliptike të botës…ky ështëvetëm njëri nga motivet. Më bën përshtypje se aty keni krijuar një lloj “rezidence” të hyjnive. I jeni kthyer pa pushim kësaj “rezidence” hyjnish në krejt krijimtarinë tuaj. Çfarë, përpos të tjerash, në mënyrë kaq të pashtershme, keni parë të burojë prej aty?

I.K. – Ajo që thoni ju është, pa dyshim, një ndër motivet e dramës, por nuk mendoj se ka ndonjë peshë të veçantë në të. Në të vërtetë, po të më bëni pyetjen, për fat të keq të shpeshtë, dhe po aq të bezdisshme: përse e kam shkruar këtë dramë, sinqerisht, do ta kisha të vështirë të përgjigjesha.

Në shkrimet e mia kam gjetur kohë më parë shprehjen e një dëshire të hershme sa naive, aq dhe trillane (për të mos thënë megalomane), për të shkruar (ose riparuar!) ndonjë nga dramat e humbura antike!

Kjo ka qenë shtysa e vërtetë. Olimpi më ka tërhequr gjithmonë si lagje e hyjnive, në atë traditë të njohur që shkrimtarët e botës i kanë tërhequr gjithmonë kështjellat a pallatet ku intrigat, qirinjtë e festës, vrasjet pas darke, marrin atë mister të veçantë, aq të nevojshëm për letërsinë. Bota e komunizmit, ashtu siç nuk ishte larg rrathëve të Dantes, po aq ishte e familjarizuar me Olimpin (Kremlini për shembull, ishte njëri nga shëmbëllimet).

Nga ky këndvështrim, Olimpi ka qenë pjesë e botës sonë. Mund të thuhet se letërsia e kishte si lagjen e vet, prej së cilës u shkëput me njëfarë vështirësie. I jam kthyer disa herë, fare natyrshëm. Më ka pëlqyer ta përfytyroj në një stinë të rëndomtë vjeshte, në mërzinë e përditshme, kur hyjneshat, për shembull, si ato zonjat e mërzitura që presin burrat nga udhëtimi, presin kthimin e Zeusit e të Prometheut, që janë thirrur diku “atje lart” për të dhënë shpjegime për grindjen e tyre të fundit, atë që do të bëhej më pas aq e famshme.

Kjo është, në radhë të parë, e gjitha. Të tjerat janë rrjedhojë e vetë letërsisë. Ajo të ushqen natyrshëm, si qumështi i nënës.

11 autorë hispaniko-amerikanë janë vlerësuar në lëtersi më çmim prestigjiozë Nobel:1.1 Gabriela Mistral (Kili) – 1945 1.2 Miguel Angel Asturias (Guatemala) – 1967 1.3 Pablo Neruda (Kili) – 1971 1.4 Gabriel Garcia Marquez (Kolumbi) – 1982 1.5 Octavio Paz (Meksikë) – 1990 1.6 Mario Vargas Llosa (Peru) – 2010

                 






Nga Prof.dr.Flori Bruqi,PHD



Njëmbëdhjetë është numri i fituesve të çmimit Nobel për Letërsinë në gjuhën spanjolle, puna e të cilit i shpërblen, por gjithashtu njeh dhe lavdëron botën hispanike të bashkuar nga e njëjta gjuhë, e folur nga gati 500 milionë vendas; më shumë se 20 janë duke e studiuar atë tani.

Mes tyre ka emra nga Spanja, Meksika, Kolumbia, Kili, Guatemala dhe Peruja të cilët me poezitë, romanet, dramat dhe esetë e tyre kanë fituar çmimin më prestigjioz në botë të themeluar në vitin 1901 në Suedi. 

Këtu kujtojmë autorët hispanikë amerikanë të vlerësuar me një çmim kaq të lartë.


Lista e autorëve hispanikë amerikanë

Gabriela Mistral (Kili) – 1945

Fituesja e parë hispanike e Çmimit Nobel për Letërsinë ishte një grua; dhe deri më sot e vetmja. Gabriela Mistral (1889-1957) ishte poete, mësuese dhe bashkëpunoi në mënyrë aktive në përmirësimin e arsimit, për të cilin udhëtoi shumë mes Amerikës dhe Evropës për këtë detyrë. Në vitin 1953 ajo u emërua konsull në Nju Jork dhe delegate në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Stili i tij ndodhet mes postmodernizmit dhe avangardës; Disa nga titujt e tij më të rëndësishëm janë Shkretimi (1922) y Tala (1938).


''Për poezinë e tij lirike, e cila, e frymëzuar nga emocione të fuqishme, e ka bërë emrin e tij simbol të aspiratave idealiste të gjithë botës latino-amerikane."

  • Një libër i rekomanduar: botimi përkujtimor i Gabriela Mistral, një vepër antologjike në vargje dhe prozë e prodhuar nga Akademia Mbretërore Spanjolle (RAE) dhe Shoqata e Akademive të Gjuhës Spanjolle (ASALE).

Miguel Angel Asturias (Guatemala) – 1967

Miguel Ángel Asturias (1899-1974) bën një sintezë të surrealizmit dhe realizmit magjik të bukurisë së madhe në veprën e tij.. Ideologjia e tij e majtë dhe folklori parahispanik ishin dy tipare karakteristike të veprës së tij. Ai është poeti më ndërkombëtar nga Guatemala, megjithëse do të vdiste në mërgim në Madrid. Disa nga tregimet e tij më të mira janë Zoti President (1946) y Burra misri (1949).

"Për arritjet e tij të gjalla letrare, të rrënjosura fort në tiparet dhe traditat kombëtare të popujve autoktonë të Amerikës Latine."

  • Një libër i rekomanduarZoti President Ka edhe botimin e vet përkujtimor. Kjo është një protestë kundër qeverive të zakonshme totalitare në Amerikën Latine. Romani është frymëzuar nga diktatori guatemalan Manuel Estrada Cabrera.

 

Pablo Neruda (Kili) – 1971

Poezia e Pablo Nerudës (1904-1973) është pjesërisht politike, pjesërisht e shënuar nga mizoria e luftës. dhe rrënimi që lë pas saj, me njerëz të plagosur nga armët, shtypja dhe frika. Por është edhe dashuria, një poezi që vërshon me pasion dhe butësi. Ai ka qenë i lidhur me brezin e 27-të dhe vepra e tij është gjithashtu një trashëgimi e postmodernizmit dhe avangardës. Vepra e tij poetike është shumë gjëra në të njëjtën kohë, nuk është aspak e huaj, dhe pije nga përvoja personale dhe e kontekstualizuar për kohën në të cilën jetoi poeti. të ideologjisë komuniste, jeta e tij ishte e përkushtuar për çështje politike, ai ishte senator dhe u bë kandidat për presidencën e Kilit.

jithashtu, ai bëri një jetë intensive si udhëtar për shkak të veprimtarisë së tij diplomatike. Zhgënjimi i tij për vrasjen e mikut të tij të mirë García Lorca e bëri atë të luftonte në anën republikane në luftën civile., duke krijuar kështu veprën e tij Spanja në zemër. Të tjera nga veprat e tij më të rëndësishme janë Njëzet poezi dashurie dhe një këngë e dëshpëruarGjenerali këndonapo kujtimet tuaja E pranoj se kam jetuar. Pablo Neruda do të vdiste në Santiago, me dhimbjen kur shihte ardhjen në pushtet të Pinochet-it nëpërmjet një grushti shteti dhe vrasjes së Salvador Allendes.

"Për një poezi që me veprimin e një force elementare i jep jetë fatit dhe ëndrrave të një kontinenti."

  • Një libër i rekomanduarNjëzet poezi dashurie dhe një këngë e dëshpëruar është një libër që mbledh veprën e mëvonshme poetike të autorit. Ai e shkroi atë në rininë e tij, por është një pararendës i asaj që do të përfundojë të jetë vepra e Nerudës. Ndoshta për këtë arsye është një shembull dhe një nga përmbledhjet e tij më të njohura me poezi. Është një punë pasionante dhe emocionuese me mostra postmoderniste dhe avangarde.

Gabriel Garcia Marquez (Kolumbi) – 1982

Narratori i lartësuar, Gabriel García Márquez (1927-2014) jep një shenjë dalluese të realizmit magjik hispano-amerikan. Vepra e tij ka një karakter të pagabueshëm dhe trajton veçanërisht temat e vetmisë dhe dhunës. Përveç Njëqind vjet vetmi, bie në sy PlehraKoloneli nuk ka kush t’i shkruaj o Një kronikë e një vdekjeje të parathënë.

I lindur në komunën e Aracataca-s, ai njihej me pseudonimin Gabo, Gabito për rrethin e tij më të ngushtë. Ndikimi i gjyshërve të tij nga nëna dhe njerëzve të tij do të kushtëzonte punën dhe imagjinatën e tij krijuese.; ka shumë Aracataca në Macondo de Njëqind vjet vetmi. Ai ia kushtoi jetën fjalës përmes gazetarisë dhe shkrimit.

Nga ana tjetër, qëndrimi i tij i majtë politik ishte i njohur dhe u miqësua me Fidel Kastron. Në Kubë ai themeloi shkollën e famshme të filmit San Antonio de los Baños; në fakt ai ka marrë pjesë në shkrimin e skenarit Gjeli i artë, së bashku me Carlos Fuentes. Ai gjithashtu udhëtoi nëpër disa vende evropiane dhe amerikane derisa u vendos në Meksikë, ku vdiq.


''Për romanet dhe tregimet e tij të shkurtra, në të cilat fantastika dhe realja kombinohen në një botë të përbërë nga imagjinata, duke pasqyruar jetën dhe konfliktet e një kontinenti.''

  • Një libër i rekomanduarNjëqind vjet vetmi ata thonë se është transmetimi i përsosur; Ajo ka një ndjenjë rrethore të jetës që kombinon parimet parahispanike me miscegjenimin e Amerikës Latine. Në familjen Buendía ne dëshmojmë lindjen e botës dhe zhdukjen e saj, si rindërtohen njerëzit dhe si përfaqësohet ekzistenca e gjithë njerëzimit në këto personazhe. Një klasik i domosdoshëm.

Octavio Paz (Meksikë) – 1990

Octavio Paz (1914-1998) është i njohur kryesisht për poezinë dhe shkrimin e tij eseistik.. Ai kishte një vokacion të qartë letrar dhe bashkëpunoi aktivisht në revista, duke botuar poezitë e tij të para në moshën shtatëmbëdhjetë vjeçare. Republika spanjolle dhe intelektualët e saj e shënuan punën e tij, veçanërisht për shkak të udhëtimit që bëri gjatë viteve të luftës civile spanjolle. Aty u takua, ndër të tjera, edhe kilianin Pablo Neruda.

Ai punon si diplomat dhe në Evropë do të ndikohet edhe nga poetë të surrealizmit. Megjithatë, puna e tij është mjaft e ndryshme, veçoria e meksikanëve bie në sy dhe një predikim për të shpjeguar karakteristikat, zakonet, traditat dhe mënyrën e të qenit të tyre, relevante në këtë drejtim është Labirinti i vetmisë. Në vitin 1981 ai mori gjithashtu Çmimi Cervantes. Ndër veprat e tij më të shquara janë Labirinti i vetmisëShqiponjë apo diell? y Harku dhe liria.


"Për shkrime pasionante me horizonte të gjera, të karakterizuara nga inteligjenca shqisore dhe integriteti humanist."

  • Një libër i rekomanduarLabirinti i vetmisë, ku autori detajon shoqërinë meksikane, origjinën e saj si një popull parahispanik, ndikimin spanjoll dhe shenjën dhe pasojat e saj në Meksikën e sotme.

Mario Vargas Llosa (Peru) – 2010

I lindur në vitin 1936, Mario Vargas Llosa konsiderohet i mbijetuari i fundit bum Amerikano Latine. Ajo gjithashtu ka Çmimi Cervantes dhe PPrinci i Asturias, dhe zë shkronjën L në Akademinë Mbretërore Spanjolle (RAE) që nga viti 1996. Ai ka krijuar një karrierë të rëndësishme gazetareske, në të njëjtën kohë që është vendosur si shkrimtar. Ai ka zhvilluar tregime të shkurtra, novela, ese dhe drama. Veprat e tij të famshme janë Qyteti dhe QentëBisedë në katedrale y Festa e dhisë.

Fëmijërinë e tij e kaloi mes Bolivisë dhe Perusë. Ndërsa ishte ende adoleshent, ai shkroi një dramë që u shfaq në Lima. Ai studioi Letra dhe Drejtësi dhe më pas filloi punën e tij gazetareske. Në vitin 1958 ai mbërriti në Madrid me një bursë dhe u bë Doktor i Filozofisë dhe Letrave.. Ai do të jetojë në vende të ndryshme të Evropës, përfshirë Spanjën, dhe në Londër do të japë mësim si profesor i letërsisë. Ai gjithashtu bashkëpunoi në punën e përkthimit me Julio Cortázar për UNESCO-n. Në vitin 1993 ai mori nënshtetësinë spanjolle, por gjithashtu ruan peruanen.

"Për hartën e tij të strukturave të pushtetit dhe imazhet e tij të mprehta të rezistencës, rebelimit dhe disfatës individuale."

  • Një libër i rekomanduarQyteti dhe Qentë. Është romani i tij i parë, një libër i mprehtë për edukimin ushtarak në rini dhe ndikimin e tij në maskulinitetin. Ky roman është transcendental sepse do të shënojë një fillim dhe një fund të romanit bashkëkohor latino-amerikan.

Letërsia amerikane nga Kolonialët Bashkohor deri të letërsia anti-tardicionale,në poezi,prozë deri në politikat anti establishmentit dhe ajo bashkohore(1939)

 




                      Shkruan Akademik Flori Bruqi,PHD


Nga Kolonialët në Bashkëkohor

Letërsia amerikane nuk lehtësisht i jep hua klasifikimit sipas periudhës kohore. Duke pasur parasysh madhësinë e Shteteve të Bashkuara dhe popullsinë e saj të ndryshme, shpesh ndodhin disa lëvizje letrare në të njëjtën kohë. Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar dijetarët letrar që të bëjnë një përpjekje. Këtu janë disa nga periudhat më të zakonshme të letërsisë amerikane nga periudha koloniale deri në të tashmen.

Periudha Koloniale (1607-1775)

Kjo periudhë përfshin themelimin e Jamestown deri në Luftën Revolucionare. Shumica e shkrimeve ishin të natyrës historike, praktike ose fetare. Disa shkrimtarë që nuk mungojnë nga kjo periudhë përfshijnë Phillis Wheatley , Pambuk Mather, William Bradford, Anne Bradstreet dhe John Winthrop . Përshkrimi i parë i skllevërve , një tregim i vuajtjeve të pazakonta dhe çlirimi i zjarrtë i Hammonit britanik, një njeri i zezakët , u botua në Boston në 1760.

Epoka Revolucionare (1765-1790)

Duke filluar një dekadë para Luftës Revolucionare dhe duke përfunduar rreth 25 vjet më vonë, kjo periudhë përfshin shkrimet e Thomas Jefferson , Thomas Paine , James Madison dhe Alexander Hamilton . Kjo është ndoshta periudha më e pasur e shkrimit politik që nga antikiteti klasik. Vepra të rëndësishme përfshijnë "Deklaratën e Pavarësisë", Dokumentet Federaliste dhe poezinë e Joel Barlow dhe Philip Freneau.

Periudha e Hershme Kombëtare (1775 - 1828)

Kjo epokë në Letërsinë Amerikane është përgjegjëse për veprat e para të dukshme, siç është komedia e parë amerikane e shkruar për skenën - Kontrasti nga Royall Tyler, 1787 - dhe libri i parë amerikan - Fuqia e simpatisë nga William Hill, 1789. Uashingtoni Irving , James Fenimore Cooper dhe Charles Brockden Brown merren me krijimin e një fiction të veçantë amerikan, ndërkohë që Edgar Allan Poe dhe William Cullen Bryant filluan të shkruajnë poezi që ishin dukshëm të ndryshëm nga ajo e traditës angleze.

Rilindja Amerikane (1828 - 1865)

I njohur gjithashtu si Periudha Romantike në Amerikë dhe Epoka e Transcendentalizmit , kjo periudhë pranohet zakonisht të jetë letërsia më e madhe amerikane. Shkrimtarë të mëdhenj përfshijnë Walt Whitman , Ralph Waldo Emerson , Henry David Thoreau , Nathaniel Hawthorne , Edgar Allan Poe dhe Herman Melville. Emerson, Thoreau dhe Margaret Fuller merren me formimin e literaturës dhe idealeve të shumë shkrimtarëve të mëvonshëm. Kontribute të tjera kryesore përfshijnë poezinë e Henry Wadsworth Longfellow dhe tregimet e shkurtra të Melville, Poe, Hawthorne dhe Harriet Beecher Stowe. Përveç kësaj, kjo epokë është pika e inaugurimit të Kritikës Amerikane të Letërsisë , të udhëhequr nga Poe, James Russell Lowell dhe William Gilmore Simms. Vitet 1853 dhe 1859 solli romanet e para afrikano-amerikane: Clotel dhe Our Nig .

Periudha Realiste (1865 - 1900)

Si rezultat i Luftës Civile Amerikane, Rindërtimit dhe Epokës së Industrializmit, idealet amerikane dhe ndërgjegjësimi vetë-ndryshuan në mënyra të thella dhe letërkëmbimi amerikan u përgjigj. Disa nocione romantike të Rilindjes Amerikane zëvendësohen me përshkrime realiste të jetës amerikane, të tilla si ato të përfaqësuara në veprat e William Dean Howells, Henry James dhe Mark Twain .

Kjo periudhë gjithashtu krijoi shkrime rajonale, siç janë veprat e Sarah Orne Jewett, Kate Chopin , Bret Harte, Mary Wilkins Freeman dhe George W. Cable. Përveç Walt Whitman, një tjetër poet master, Emily Dickinson , u shfaq në këtë kohë.

Periudha natyrore (1900 - 1914)

Kjo periudhë relativisht e shkurtër përcaktohet nga këmbëngulja e saj për rikrijimin e jetës, pasi jeta është në të vërtetë, madje edhe më shumë sesa realistët në dekadat e mëparshme. Shkrimtarë të natyralizmit amerikan si Frank Norris, Theodore Dreiser dhe Jack London krijuan disa nga romanet më të fuqishme në histori letrare amerikane. Personazhet e tyre janë viktima që bien pre e instinkteve të tyre bazë dhe faktorëve ekonomikë dhe sociologjikë. Edith Wharton shkroi disa nga klasikët më të dashur të saj, si "Custom of the Country" (1913), Ethan Frome (1911) dhe House of Mirth (1905) gjatë kësaj periudhe kohore.

Periudha Moderne (1914 - 1939)

Pas Rilindjes Amerikane, Periudha Moderne është mosha e dytë më me influencë dhe e pasur artistikisht e shkrimit amerikan. Shkrimtarët e saj të mëdhenj përfshijnë poetë të tillë si EE Cummings, Robert Frost , Ezra Pound, William Carlos Williams, Carl Sandburg, TS Eliot, Wallace Stevens dhe Edna Shën Vincent Millay . Novelistë dhe shkrimtarë të tjerë prozë të kohës përfshijnë Willa Cather, John Dos Passos, Edith Wharton, F. Scott Fitzgerald, John Steinbeck, Ernest Hemingway, William Faulkner, Gertrude Stein, Sinclair Lewis, Thomas Wolfe dhe Sherwood Anderson. Periudha Moderne përmban brenda saj disa lëvizje të mëdha duke përfshirë Epokën e Xhazit, Rilindjen e Harlemit dhe Gjeneratën e Humbur. Shumë nga këta shkrimtarë u ndikuan nga Lufta e Parë Botërore dhe zhgënjimi që pasoi, veçanërisht emigrantët e Gjeneratës së Humbur. Për më tepër, Depresioni i Madh dhe Marrëveshja e Re rezultuan në disa prej shkrimeve më të mëdha sociale të Amerikës, siç janë romanet e Faulkner dhe Steinbeck dhe drama e Eugene O'Neill.

Gjenerimi i Beatit (1944 - 1962)

Shkrimtarët Beat, të tillë si Jack Kerouac dhe Allen Ginsberg, ishin të përkushtuar ndaj letërsisë anti-tradicionale, në poezi dhe prozë, dhe në politikat anti-establishment. Kjo periudhë kohore pa një rritje në poezinë dhe seksualitetin e rrëfimit në letërsi, gjë që rezultoi me sfida ligjore dhe debate mbi censurën në Amerikë. William S. Burroughs dhe Henry Miller janë dy shkrimtarë veprat e të cilëve ballafaqohen me sfida të censurës dhe të cilët, së bashku me shkrimtarët e tjerë të kohës, kanë frymëzuar lëvizjet kundërkulturore të dy dekadave të ardhshme.

Periudha Bashkëkohore (1939 - E pranishme)

Pas Luftës së Dytë Botërore, literatura amerikane është bërë e gjerë dhe e larmishme në aspektin e temës, mënyrës dhe qëllimit. Aktualisht, ka pak konsensus se si të bëhet klasifikimi i 80 viteve të fundit në periudha apo lëvizje - ndoshta më shumë kohë duhet të kalojë, para se studiuesit të mund t'i bëjnë këto përcaktime. Kjo është thënë, ka një numër të shkrimtarëve të rëndësishëm që nga viti 1939, veprat e të cilëve tashmë mund të konsiderohen si "klasike" dhe që ka të ngjarë të bëhen kanonizuar. Disa nga këto janë: Kurt Vonnegut, Amy Tan, John Updike, Eudora Welty, James Baldwin, Sylvia Plath, Arthur Miller, Toni Morrison, Ralph Ellison, Joan Didion, Thomas Pynchon, Elizabeth Bishop, Tennessee Williams, Sandra Cisneros, Richard Wright, Tony Kushner, Adrienne Rich, Bernard Malamud, Saul Bellow, Joyce Carol Oates, Thornton Wilder, Alice Walker, Edward Albee, Norman Mailer, John Barth, Maya Angelou dhe Robert Penn Warren.



Letërsia amerikane, më e rëndësishmja në botë 



Shkrimtari amrikan Philip Roth, kandidat për çmimin “Nobel” për letërsi, vjen në një rrëfim për romanin e tij më të ri “Përulja”, ndërsa flet edhe për debatin e nisur mbi veçimin e kulturës amerikane, si edhe mbi Presidentin Obama, të cilin ai e mbështeti Philip Roth tani gjendet në shtëpinë e tij në Upper West Side. 
Është një apartament me një elegancë të madhe, i mbushur me aparatura teknologjike, gjë kjo që nuk pritej. Sapo është kthyer nga shtëpia në Connecticut, ku kaloi verën, duke mbushur dhe kompletuar romanin e ri, i cili së shpejti pritet të dalë në Amerikë nën titullin “The Humbling”, (“Përulja”) duke nisur kështu menjëherë rrugën drejt një romani tjetër të ri, të cilit nuk ia ka vendosur ende emrin. Më parë, pat thënë se e ndjente shumë peshën e pleqërisë dhe se kishte një ndjesi boshe për ëndrrat e tradhtuara dhe për humbjen e njerëzve të dashur. Me këtë prodhim konstant librash duket sikur i përgjigjet para së gjithave një ndjesie gabimi, por kjo prodhimtari është para së gjithash mënyra krenare për të përkufizuar veten dhe të përjetësojë nëpërmjet krijimtarisë konceptin e vet të ekzistencës. Kur i thua se gjatë intervistës do të preket edhe tema e polemikave mbi veçimin e dyshuar të kulturës amerikane, ai reagon me një buzëqeshje plot habi. “Nuk arrij të kuptoj se cili është argumenti i kësaj polemike”, më shpjegon duke tundur kokën. “Ndonjëherë të vjen të pyesësh madje edhe se përse diskutohet mbi një gjë të tillë. Por unë parapëlqej të flas për ato që shkruaj dhe do të shikosh që nëse e nisim kështu do ta prekim edhe atë argument”. Përulja për të cilën flet titulli i romanit të tij të fundit lind nga një çmagjepsje e hidhur: Roth është një shkrimtar tepër i pastër dhe i qartë për të rënë pre e dobësisë së keqardhjes, por fletët lënë të shfaqet një unazë prekëse që na thotë se jeta është më shumë se vetëm një mister i dhimbshëm. “Shumë më kanë pyetur se si unë kaq papritmas shkrova për një personazh të ri në moshë”. Dhe nuk shton gjë tjetër, por çohet prej kolltukut për të treguar një foto ku shfaqet me një uniformë ushtarake, e shkrepur gjatë kohës së luftës në Kore. Është pikërisht periudha në të cilën zhvillohen ngjarjet në roman dhe në foto Roth ka të njëjtën moshë me protagonistin e romanit Marcus Messner. “Gjatë kohëve të fundit kam shkruar vetëm për të moshuar”, tregon e sakaq fikson fotografinë, “dhe ja ku të rrëfej se isha pak i lodhur me këto personazhe. Kësaj here doja të tregoja një histori të paeksperiencë dhe dëshpërimi të një periudhe historike që kemi tendencë ta harrojmë. Unë u bëra pjesë e atij konflikti të tmerrshëm, por që për fat të mirë ajo luftë mori fund para se të nisesha”. Si ndodhi që edhe një herë ju zgjodhët të sillnit në vëmendjen e lexuesit një tregim me nisje erotike dhe konflikte me botën akademike? Më interesonte të tregoja shtypjen seksuale, atë që ndodhte para viteve ‘60. Ngjarjet zhvillohen në një kolegj, ku ofrohen edhe elemente të tjera shtypjeje e konfliktesh, edhe pse më duhet të them se si docent unë kam pasur një eksperiencë interesante. Dyshoj se ndonjë do të ketë guxuar ndonjëherë t‘ju krijojë probleme. Mbi këtë pikë nuk do të dëshiroja të komentoja. Them vetëm se më kanë dhënë liri atëherë kur vendosa të nisja një kurs mbi Bellow dhe Kafkën. Dy shkrimtarë që u analizuan për kontrast të njëri-tjetrit. E njëjta gjë ndodhi edhe për sa u përket kurseve mbi autorët francezë, si Mauriac, Celine dhe Gide. Gjatë përballjes me dekanin e universitetit ju e cilësoni “indinjatën” si fjalën më të bukur të gjuhës angleze. Nuk është se domosdoshmërisht këtë e mendoj edhe unë, por them se ishte një cilësim i duhur për psikologjinë e protagonistit të romanit tim, gjithaq e duhur edhe për atë moment tensionimi. Marcus është një hebre konservator që gjendet në një ambient protestantësh dhe dashurohet me një “shiksa”, një “të edukuar”. Olivia është para së gjithash një vajzë e bukur, tërheqëse, me një shpirt të lirë. Kur nisa të shkruaj për të nuk e kisha menduar që ajo mund të kishte elemente kaq dramatike. Personazhi është zhvilluar së bashku me romanin deri sa mbërriti në dëshpërimin e vet. Rritja është gjithnjë një akt shkëputjeje? Nuk jam edhe kaq kategorik. Varet nga prindërit dhe nga fëmijët. Ju mendoni se është thelbësore të luftosh dhe të përulesh, por në librat tuaj përvojat shkaktojnë të tjera dhimbje. Është thelbësore të luftosh për lirinë që ka një vlerë të patjetërsueshme, por si e tillë mbart me vete edhe probleme, plagë dhe dhimbje. Megjithatë, eksperiencat sjellin edhe kënaqësi dhe jeta e përditshme na mëson edhe të kundërtën: shumë njerëz nuk luftojnë aspak dhe duken të lumtur me të mos ndryshuarin. Advertisements REPORT THIS AD Marcus “gjen belanë” kur refuzon të frekuentojë shërbesën fetare, duke shpjeguar që zgjedhja nuk lind prej faktit që është një hebre i vëmendshëm, por sepse është një ateist i zjarrtë. Është një përkufizim që ju shkon për shtat edhe juve? Unë jam ateist, por nuk e ndiej të nevojshme të përdor termin i “zjarrtë”. Ndërsa Marcusi i ri me sa duket e ndjen këtë nevojë. Në “The Humbling”, romanin që sapo e keni bërë publik për shtypin, protagonisti është sërish një i moshuar. Është një aktor teatri, 64 vjeç, që zbulon se nuk di më të aktrojë. Është një histori mbi dramën e të zbuluarit, që papritmas nuk ke më talent. Një tjetër ngjarje e hidhur, e shënjuar nga një humbje. Do të të them që unë kështu e shikoj jetën? Mjaftojnë librat për ta thënë. Por çfarë mendoni për polemikën mbi veçimin e kulturës amerikane? Është një polemikë kaq qesharake saqë nuk arrij as ta kuptoj. Unë mendoj që letërsia amerikane, nga pas lufta e deri në ditët tona, ka qenë më e rëndësishmja në botë me autorë si Faulkner, Hemingway dhe Bellow. Edhe në ditët tona kemi shkrimtarë të rangut të parë, si Don DeLillo, E. L. Doctorow, Cynthia Ozick, Joyce Carol Oates, apo Toni Morrison. Ndihem i shoqëruar nga kolegë të shkëlqyer. Ju nuk e keni fshehur asnjëherë një lloj shkëputjeje ndaj filmave që janë ndërtuar mbi romanet tuaja. Nuk është ndonjë sekret i madh që unë nuk jam entuziast për atë që është bërë me romanet e mi.

 Por dua të jem i qartë: mendoj se kinemaja është një lloj arti aspak inferior në krahasim me letërsinë dhe mendoj se ekzistojnë filma të mirë dhe të këqij, ashtu si romane të mirë dhe të këqij. Për shembull, kohët e fundit kam parë “L‘heure d‘etè” i Oliver Assayas që mu duk shumë i bukur. Një vit më parë keni thënë se mbështesnit fitoren e Obamës. Sot ndiheni i kënaqur? Shumë. Më ka ardhur shumë mirë dhe vlerësoj atë që po bën dhe po tenton të bëjë....



Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...