Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/04

Susanna Tamaro : Një histori e madhe dashurie 2021

NGA FLORI BRUQI

]




Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venedikt-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta. Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. 

Fillimisht është refnzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm. Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre. Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura? Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.

Sveva Casati Modignani: Suita 405 2021

NGA FLORI BRUQI






Një makinë luksoze përshkon autostradën që lidh Romën me Milanon.Në të ndodhet kontI Lamberto Rizotoja, pronar i një industrie metalurgjike të rëndësishme që e drejton me sukses, pavarësisht krizës ekonomike të vendit. Burri pret me padurim që të kthehet në shtëpi për ta mbyllur sa më parë çdo lidhje me Armandën, gruan e tij të pashme, ngaqë porsa ka zbuluar marrëzinë e saj të fundit. Gjendja e zymtë shpirtërore fashitet nga kujtimi i shkurtër me një të panjohur - "shumë e re, shumë e bukur e me elegancë" - që më kot i shpëtoi nga duart. Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon si parukiere e që, pas shumë vite sakrificash, arrin të hapë një sallon të vetin. Jetojnë së bashku në një banesë të vjetër, në njërin nga pallatet e mëdhenj që nxjerrin në pah gëzimet e hidhërimet e gjithsecilit, një realitet në të cilin vështirë se dalin të ardhurat për ta shtyrë muajin dhe realizimi i një ëndrre mund të kërkojë kursimet e gjithë jetës. Lambertoja dhe Xhovani përfaqësojnë dy botë të kundërta e të largëta, por rrugët e tyre do të kryqëzohen pak nga nevoja e pak falë rastësisë. Nga takimi i tyre nis e formësohet një gërshetim magjepsës fatesh, ku pasqyrohet Italia e sotme, ende e ndarë nga kundërshti dhe beteja shoqërore, por e bashkuar nga një nevojë e thellë dhe e padiskutueshme për drejtësi dhe dashuri.

Kerstin Gier : E gjelbër smeraldi 2021

FLORI BRUQI




''E gjelbër smeraldi" është vëllimi i tretë i trilogjisë së gurëve të çmuar: ai vjen pas "E kuqe rubini" dhe "Blu safiri". 
Tashmë, Guendolina duhet të përmbushë fatin e saj, por askush nuk munc t'i thotë se çfarë duhet të bëjë. Qysh kur ka mësuar se ajo vetë është Rubini, anëtarja e fundit e Rrethit të të Dymbëdhjetëve që udhëtojnë në kohë, bashkë me Gideonin kanë kryer udhëtime të shumta në të shkuarën. Ata lidhen me anëtarë të humbur të Rrethit, me qëllim që t'u marrin kampionët e gjakut për t'i shtënë në kronograf, duke plotësuar kësisoj Rrethin dhe duke bërë të mundur realizimin e profecisë së fshehtë. Ajo dyshon se themeluesi i Rrethit, Konti i Sent Zhermenit, po thur një plan djallëzor, por askush nuk i zë besë fialës së saj. Nga ana tjetër, dëshpërimisht e dashuruar me Gideonin, Guendolina pandeh se ai po e shfrytëzon për qëllime të tjera të këqija. "E gjelbër smeraldi" është përfundimi i jashtëzakonshëm e kësaj trilogjie, që nis aty ku janë ndërprerë ngjarjet e "Blu safirit", duke arritur maja të reja intrigash dhe romantizmi, ndërsa Guendolina më së fundi, zbulon sekretet e shoqërisë së udhëtimit në kohë dhe mëson fatin e saj. “Kur më puth ti, Guendolina Sheferd, e humbas kontaktin me tokën. Nuk e di se si e bën apo ku e ke mësuar. Nëse e ke parë në ndonjë film, atëherë duhet ta shikojmë patjetër bashkë. Kur më puth ti, nuk dua asgjë më shumë, sesa të të ndiej e të të mbaj në krahët e mi. Ta hajë dreqi, jam dashuruar kaq keq me ty, saqë ndihem sikur dikush, diku brenda meje, ka derdhur një bidon me benzinë dhe i ka vënë flakën!

Elif Shafak:10 minuta e 38 sekonda në këtë botë të çuditshme ,2021

NGA Flori Bruqi


Në çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv - për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet - dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj. Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore. Përmes vdekjes së Tekila Leilës, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.

Karen M. McManus : Njëri nga ne po gënjen 2021

nga FLORI BRUQI






“Rri ulur në orën e mësimit, me mendjen larg, shumë larg matematikës, pastaj befas mësimi mbaron dhe shkoj drejt klasës së anglishtes së avancuar me Kejtin dhe Jumikon. Kokën e kam aq të mbushur me ngjarjet e së djeshmes sa, kur ndeshim Nejtin në korridor, më duket krejt e natyrshme t'i thërras: - Hej, Nejt. - Ndalem, për habinë e të dyve dhe ai bën të njëjtën gjë. - Hej, - ma kthen. Flokët e zinj i ka më të çrregullt se kurrë dhe jam shumë e sigurt se mban ende veshur të njëjtin bluzë të së djeshmes. Megjithatë, i shkon. Pak si shumë. Gjithçka që nga shtati i lartë, i derdhur te mollëzat e dala, sytë e larguar me qerpikë të zinj po më bëjnë të humbas trenin e mendimeve. Edhe Kejti me Jumikon po e vështrojnë ngultas, po në një mënyrë tjetër. Më tepër si të jetë një kafshë kopshti zoologjike paparashikueshme në një kafaz të pasigurt. Nuk janë pjesë e rutinës sonë bisedat në korridorin e shkollës me Nejt Mekollin.” Një pasdite pesë nxënës të Gjimnazit Bejvju futen në klasën e ndëshkimit: Bronuina: nxënësja e dalluar, gati për në Jeill. Adi: bukuroshja, princesha e ballos së vjeshtës. Nejti: krimineli, shpërndarës droge. Kupëri: atleti, ylli i bejsbollit. Simoni: krijuesi i aplikacionit famëkeq të thashethemeve të gjimnazit. Kur Simoni rrëzohet papritmas dhe vdes pak më vonë në spital, policia nis të hetojë rreth vdekjes. Simoni kishte planifikuar të postonte thashetheme pikante të nesërmen e asaj dite. Në qendër të vëmendjes vihen Bronuina, Adi, Nejti dhe Kupëri. Secili prej të rinjve ka diçka për të fshehur -dhe kësisoj një motiv...

Julia Quinn; Unë dhe duka (Brixhërtonët Vëllimi I) 2021

NGA FLORI BRUQI





Në sallat e ballove dhe ato të pikturës në Londrën e viteve 1800, rregullat qëndrojnë përmbi gjithçka. Fëmijët e aristokratëve mësojnë qysh në djep se si t'i drejtohen një konti apo se si të sillen para një princi. Një dukë i mirë duhet të jetë natyrë perandorake dhe distante. Një vajzë e re, në moshë për t'u martuar, duhet të jetë e përzemërt, por jo më shumë nga ç'duhet... Dafne Brixhërtoni ka dështuar gjithmonë në këtë të fundit. Fëmija i katërt nga tetë në familjen e saj të bukur, ajo ka bërë miq djemtë më të mirë të Londrës. Të gjithë e vlerësojnë dashamirësinë dhe zgjuarsinë e saj, por askush nuk e dëshiron si grua. Përzemërsia nuk është tipar dallues i Simon Basetit, dukës së Hastingsit. I kthyer së fundmi në Londër, ai ka vendosur të mos martohet kurrë, por një takim me motrën e shokut të tij të ngushtë, e lëkund vendosmërinë e tij. Bashkë thurin një plan të përsosur për t'u shpëtuar detyrimeve shoqërore. Fillimisht gjithçka shkon mirë, por mes shkëlqimit dhe thashethemeve të elitës së Londrës, vetëm një gjë mund të jetë e sigurt: dashuria nuk njeh rregulla... Me dhjetëra miliona kopje të shitura, seria "Brixhërtonët" nga shkrimtarja Julia Quinn, është përkthyer duke thyer rekorde në mbarë botën.

Hermann Hesse:Loja e rruazave prej qelqi vëllimi 2/2010


Nga Flori Bruqi
I shkruar në vitet e errëta të nazizmit, i botuar për të parën herë në Zvicër më 1943 dhe i ndaluar asokohe të shihte dritën e botimit e të shpërndahej në Gjermani, romani “Loja e rruazave prej qelqi” është vepra më e vëllimshme e më e rëndësishme e shkrimtarit të shquar gjerman Herman Hese, Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë. 




Ky roman, që është përkthyer në më se 40 gjuhë të botës dhe në 12 dialekte indiane, përmban një utopi shumë konkrete dhe jo më kot u është kushtuar “Pelegrinëve të Orientit”, emërtim i përdorur nga autori për artistët, për shkrimtarët dhe për të gjithë njerëzit e së shkuarës, të së tashmes e të së ardhmes që kanë si tipar të përbashkët faktin se, pavarësisht nga parullat e nga pretendimet e shumicave, sendërtojnë me ngulm prirjet e tyre, jo si qëllim në vetvete, por si domosdoshmëri, duke ndihmuar kësisoj në konkretizimin e intelektit, të shkencës e të humanizmit, çka qëndron mbi të gjitha kufizimet e kombeve, të racave, të feve e të ideologjive. Romani “Loja e rruazave prej qelqi”, i cili në krijimtarinë letrare të shkrimtarit Herman Hese cilësohet si përmendorja më e përkryer, është një vepër komplekse, e pasur dhe e ngjeshur, magjepsëse nga origjinaliteti i strukturës e i bukurisë së saj gjuhësore, një vepër e jashtëzakonshme, e mbushulluar me simbole, e përshkuar tejendanë nga një ironi e matur e nga një ton parodizues, një vepër e cila përbën mbarimin e harkut të madh që lidh romanin edukativ të Gëtes me misterin e Orientit, ajo është njëherazi profeci dhe kritikë e epokës. “... Pra, Loja e rruazave prej qelqi është një mënyrë të luajturi me çdo vlerë e me çdo përmbajtje të kulturës sonë, ajo luan me to, ashtu sikurse ndodh, për shembull, në periudhat e lulëzimit të arteve, me një piktor, i cili mund të ketë luajtur me ngjyrat e paletës së vet. Me njohuritë, me idetë e mëdha e me veprat artistike që ka nxjerrë njerëzimi në epokat e veta krijuese, me atë që epokat e mëvonshme të studimeve erudite e kanë shndërruar në koncepte e në pronë intelektuale, me tërë këtë trashëgimi të pamasë vlerash shpirtërore, lojtari i Lojës së rruazave prej qelqi luan njësoj siç luan në organo një organist, por kjo organo ka një përsosuri gati të papërfytyrueshme: tastiera dhe pedali i saj fshikin tërë kozmosin shpirtëror, regjistrat e saj janë pothuaj të panumërt, dhe teorikisht me anë të këtij instrumenti mund të riprodhohet në tinguj e gjithë përmbajtja shpirtërore e universit.”

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...