Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/09

Pse kënga e Adem Jasharit I përplasI dy artistët?

 



 Këngëtari i grupit “Ilirët” Shemsi Krasniqi, ishte  ndaluar nga policia një ditë më parë,  lidhur me ngjarjen në festivalin Sunny Hill.

Sipas Policisë së Kosovës  shoqërimi i tij është bërë se ai është  ngjitur në skenë, pa autorizimin e nevojshëm.

“Gjatë zhvillimit të Festivalit Sunny Hill, i cili u mbajtë  në parkun e Gërmisë, më 06 gusht 2022 rreth orës 16:50, te bina ku përformojnë artistët, është ndaluar: Shemsi Krasniqi, (viti i lindjes 1955, mashkull kosovar), i cili pa autorizim kishte hipur në binë. Zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty. 

Ai nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në Stacionin policor.

 Policia për rastin kishte  njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar. 

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në respektimin e ligjit dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

 Ndaj tij është shqiptuar fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar”, ka njoftuar  policia.

Ndërkohë, vetë këngëtari i njohur si Shemi, përmes një publikimi në Facebook, u shpreh se Dukagjin Lipa, ishte shprehur që nuk do ta lejonte të këndonte këngën e Adem Jasharit.

“Une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka mem leju. Neser une kam me dal me kendu ate kang le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.

Shihemi ne Sunny Hill Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.

Zoti i nimofte popullit shqipetar”, shkroi Shemi.

2023/01/08

STATUSI I KOSOVËS ËSHTË I PANEGOCIUESHËM

 









                            Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

                             

Në kohën e fundit është rritë numri i atyre bukëpërmbysve që do të kishin dëshirë ta relativizojnë sado edhe pak, rrolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që është krenari lavdie. 







Po, doli një drejtues Akademie këto ditë dhe volli shumë çka kundër luftës sonë, sidomos kundër drejtuesve kryesor të saj. 

Mendoi se me ia kthye pushkën veti, është më tragjedi se vetëvrasja. 



E po ka zëra që besojnë symbyllas, duke propoganduar se: “UÇK e vrau këtë dhe atë politikanë shqiptarë”. 

Ore të gjorë akuzues, po a e dini pse u vra ai që provoi ta bashkoi UÇK-ën me FARK-un, mjedis Tirane. 





U vra vetëm pse në Osllo kishte nënshkruar së bashku me Adem Demaçin, shkrirjën e FARK-ut në UÇK në luftë, në një front.

 Dokumentet sekrete kur të botohen, ju nuk do të keni as vend për varre. 



Po, po jeni bërë e keni bërë shumë akuza, keni sajuar shumë intriga. 






Madje, shumë u gëzuat kur Sali Mustafa u denua 26 vjet burg, më shumë se çdo kriminel serbian deri me tash.









Mos harroni, se i dijmë shkaqet dhe kriteriumet e dyfishta edhe atje.

 Madje, me akuza po shkoni aq largë sa që po i akuzoni edhe ata që janë në burg në Hagë, e ata ta dini atje janë për ta dëshmuar pastertinë e luftës së drejtë, prej së cilës sot jeni të lirë dhe gllabëroni beneficione. 

E dijmë se keni nxituar të mbuloni emra të rrugëve, shesheve dhe librave, thue se nuk e dijmë ku keni qendruar gjatë luftës, thue se nuk e dijmë pse asnjë bustë, asnjë shesh nuk karakterizohet me emrat e kolosëve të lirë si Adem Demaçi e Adem Jashari.

Edhe një fakt. Më tepër keni entuziazëm të thoni, na çliruan të tjerët, sesa të ndërtohet Shqipëria Etnike. 

Edhe këtë proponagë e beni me hile, thue si UÇK e mohon ndihmën e miqëve, sidomos miqëve të respektuar Amerikanë. 

Ta dini se UÇK ka bërë luftë të DREJTË dhe prej çdo akuze do të dali e liruar. E shihni su uluroni edhe me gënjeshtra: “Na prishi Albin Kurti me amerikanë”. Albini është nxënës i Adem Demaçit dhe politika  e tij është në vijën e drejtë të UÇK-ës, për të cilën nuk ka kursyer asgjë.  Keq jeni kah trilloni.  

E pra, RROFTË MIQËSIA SHQIPTARO-AMERIKANE!

         Telallgjinjtë e “bullëvardit” shtyhen cili po sulmon shqiptarë më ashpër

 KFOR-i një institucion serioz i NATO-s në Kosovë i ktheu përgjegje negative, se “Ushtria serbiane nuk mundet të hyjë në asnjë rrethanë në Kosovë”.

 E të kuptohemi nazifashisti A. Vuçiq pati kërkuar në vlugun e barikadave në veri të Ibrit, që ushtria e tij të marrshojë drejtë Kosovës, për të venë rend dhe ligje, sikur bota nuk  e din se kërkonin me hy e me vra sërish shqiptar. E po të pyeteshin Nexhemdin Mitrovica dhe Milazim Gazatari, ushtria serbiane, do të hyne pa probleme në Kosovë. Ndërsa, për të “treguar” se ka pasë të drejtë makineria nazifashiste e A. Vuçiqit organizoi më 8 janar 2023 protestë në Veri të Ibrit. Protestuesit kinse e kritikonin A. Vuçiqin dhe Listën Serbiane për dy qellime meskine: 1.Për ta hiekur përgjegjësinë e A. Vuçiqit se me urdhër të tij ishin vënë barikadat.2. Për të treguar para opnionit se kinse serbët gjithëandej me vetiniciativë i kanë venë barikadat. Këtë “fiskulturë” politike që i infekton muskujt Vuçiqi e bënë edhe për konsum të brendshëm sepse rrena për te është “art” i vjetër serbian. Edhe një vrejtje gazetarëve të nderuar: Kurrë asnjë minut Princ Lazari nuk ka qenë “car”. Po pse ua glorifikoni serbianëve hsitorinë. Lerëni të rrejnë vetëm ata të paktën.



Pra, politika serbiane nuk do të lërë mjet pa përdorë me që e ka humbur Kosovën, vetëm e vetëm të paktën si propogandë ta konsideroi statusin e këtij shteti diskutabil dhe të paqëndrueshëm. Për të mbetë ky parim i diskutueshëm për statusin e shtetit Kosovës, nepër çarqet serbiane tani është ngritur akuza dykuptimësore: “Kush e ka shitë, apo kush e ka blerë shtetin e dytë shqiptar-Kosovën”. Në këtë drejtim, në propogandën serbiane janë kah investojnë në rend të parë tregtarët e armëve, pade mos po hapet ndonjë treg i shitjës së tyre në Ballkan. Në këtë drejtim, agjenturat e koncerneve që shesin armë, vitin e kaluar më tepër kanë investuar në agjentura propoganduese nepër televizione dhe portale po edhe në agjentë të sporvuar, se sa që kanë fituar, sepse nuk pati luftë, që t` u shitën armët. Prandaj, me kohë u zbulua se të gjitha bankat shtetërore sot në Serbi duke investuar në politikë “ekstraktive” të shitjës së armëve, janë në humbje. Ato, për të humbur gjurmë, tani kanë krijuar një devizë plagiat puro greke: “veprimtaria mafioze të paguhet vetëm me qenë borqëli”. Dhe kanë hyrë në borqe marramendëse, të cilat shpresojnë se në rast të një lufte të nivelit rregjional do t` i nxierrin barqet me kamatë, pra do të fitojnë diçka.






 Kjo atmosferë e pasigurisë, është krijuar sidomos pas sulmit agresiv të Rusisë në Ukraninë më 24 shkurt 2022. Po, mos të harrojmë se njohësit e thellë të lëvizjes së kriave kanë ardhur në përfundim qysh tani se është krijuar koncepti se: Rusia as nuk mund ta fitojë luftën, as nuk guxon të jetë humbëse. Kjo fonemë e përkthyer shqip, do të thot se lufta do të zgjatë një kohë të pacaktuar, pa asnjë dritë në fund të tunelit ushtraka dhe politik për mizoritë e sllavëve ndër veti. Kështu Ukraina po bëhet fati tragjik i pafuqisë së Evropës, për të fituar si në Luftën e Parë ashtu edhe në Dytën Botërore Amerika. E vërteta SHBA kanë mbetur pas shembjës së komunizmit e vetmja superfuqi ekonomike dhe ushtarake në glob. Në këto rrethana shtrohet pyetja, ku është Kosova, sepse pozicionin Amerikan disa qendra informative të ndihmuara nga Beogradi, po propogandojnë me gjysëm zëri se: “Kursi i Vashingtonit ndaj Kosovës ka ndryshuar më 2022”! Lidhur me këtë, jo që mendojë, por është krejtë ndryshe pozicioni, se kursi i SHBA-ve nuk ka ndryshuar fare. Dhe le të dihet publikisht se kursi amerikan ndryshon, nëse shqiptarët thonë hapur: “Kosova duhet të kthehet në kuadër të Serbisë”. E kjo thënje mund të ndihet si teoriçkë, por vetëm në Beograd, gjetiu jo, sepse fuqia e shtetit Kosovës për çdo muej po vjen duke u forcuar dhe duke iu afruar objektivit që të jetë antare e NATO-s, Këshillit Evropës, OKB-ës e një ditë edhe i BE-s.  





Sot  shumica apsolute e shqiptarëve mendojnë se statusi i Kosovës është zgjidhur më 1999 për gjithëmonë. Megjithë këtë, i ngarkuari special për Kosovën nga BE Vladisllav Lajçak në dhjetor 2022 do të thot hapur: “Më 2023 shpresojmë se do t` i mbyllim bisedimet për Kosovën. Gjithnjë sipas palnit Gjermano-Francez, që do të thot Kosova antare e OKB-ës dhe Serbia në BE. Por, tha më tutje Llajçak, nëse viti 2023 nuk sjellë rrezultate, atëherë bisedimet do të sillën në pikën zero”. Kjo do të thot, tha ai se pastaj bisedimet do të fillojnë nga e para”. Dhe këtë konstatim Llajçak disi nga grimasat në fytyrë, shihet se e shprehi me ENTUZIAZËM. E përkthyer shqip, ky fakt tregon se Sllovakia është shumë e entuziazmuar që nuk e njeh Kosovën shtet. E këtij pozicioni i gëzohet dhe Josip Borel si përfaqsues i BE dhe diplomat spanjoll, shtet ai që ka mendim identik me atë të Rusisë dhe Serbisë, Iranit dhe Vatikanit për Kosovën. Ja pra, me kend kanë punë pushtetarët shqiptarë, të cilët, duket se as nuk kanë dije, as nuk i kuptojnë fiskulturat e diplomacisë, të cilat në shumë raste matin pulsin: sa jemi serioz dhe të vendosur.





                                  Një realitet që e defaktorizon disi shtetin e Kosovës

Defaktorizimi si luftë speciale nuk është në ofenzivë vetëm nga ana e Beogradit, Iranit dhe Rusisë. Por një pjesë e establishmenit politik shqiptar duke u pozicionuar në luftën e egër vetëm për pushtet, është bërë armik i Kosovës, gati më i rrezikshëm se sa vet armiqët si Serbia dhe Rusia së bashku. Në këtë drejtim, sidomos Lidhja Demokratike e Kosovësm me politikën e saj antishqiptare, ende po provon që të gjitha vrsjet dhe mizoritë që kanë ndodhë në Kosovë t` ua japi ngjyrën politike, t` ia adresoi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, drejtuesëve kryesor të saj, gjithnjë duke u pozicionuar në armiqësinë që ka ekzistuar në mes të UÇK-ës dhe FARK-ut, ku fjalën kryesore e kanë pasë tre kallauzë (I+B+I) , kurse disa ushtrakë që nuk kuptonin politikë mësa pula në telefon, vetëm sa kanë notuar nepër ujin e ndotur, pa dijtë fare se si ai “ujë”  është infektiv nga brenda. E ky realitet duhet të dihet se ishte derivat i një bindje puro politike që i tregua e deshtuar, po në atë moment kur ranë bombat e para të NATO-s mbi terrirorin e Jugoslavisë Tretë sikurse Rajhu i Tretë. Madje, mu këta e quanin palen kundershtare (UÇK-ën) njerëz të frustruar dhe me ideologji komuniste. Ndodhte ky realitet për faktin hipokrit, në stilin: “T` i them, sa nuk më ka thënë”!





                             Gjykat nderkombëtare me dy drejtësi në rikverc 

Tani e shtrojmë pyetjen pse u denua Salih Mustafa me 26 vjet burg, kurse kriminelët serbian si: Nikolla Shainoviq me 22 vejt, Dragolub Ojdaniq me 15 vjet, Nebojsha Pavkoviq 22 vjet, Vlladimir Llazareviq 15 vjet dhe Sreten Llukiq 22 vjet burg. Tani vetvetiu shtrohet pyetja: Kush është fajtor për 20 000 persona të dhunuar në Kosovë, kush është fajtor për bartjën e kufomave të shqiptarëve deri në Batajnicë të Beogradit e gjetiu, kush është fajtor për 14000 civilë shqiptarë të masakruar; për 600 varreza masive; për 120 000 shtëpi të rrënuara; për 1200 fshatra të bombarduara; për afro 1 000 000 shqiptarë të deportuar me dhunë jashtë Kosovës; për katër kampe të përqëndrimit: Bllacë, Stankovec, Çegran, Kukës dhe me dhjeta kampe më të vogla nepër Kosovë, përpos këta serbianët e lartëckur. E Salih Mustafa denohet me 26 vejt burg, “për një njeri të vrarë, për dy malltretime”, të dy rastet që nuk i pranon dhe hapur rrezulton nga dokumentacioni i gjyqit se procesi është politik dhe i montuar. Megjithë atë në një përkujtimin mortor këto ditë u aludua publikisht për një oficerë të vrarë shqiptar se: “përgjegjës janë kundershtarët ushtrak të FARK-ut”? Në esencë atë person e ka vrarë sherbimi kontrainformativ serbian, me të njjetin skenar sikurse në rastin “PANDA” në Pejë.





                            Albanofobia në Evropë është racizëm dyshekullor

Në këtë rrethana nga psikoanaliza e historisë shtrohet pyetja ideore dhe teorike: a do të vijë koha që në Beograd ta kemi bustin e Adem Demaçit dhe Adem Jasharit. Ndërsa në Prishtinë do ta kemi bustin e  Dimitrije Tucoviqit dhe Kosta Novakoviqit. Me këtë me duhet konstatuar se vetëm atëherë BE do ta kuptoj se kush është gjelati (Serbia) dhe kush është viktima dyshekullore (Shqiptarët). Por, atëherë do të jetë shumë porofitabile, vetëm dituria dhe puna për prosperitet ekonomik. Dhe, menjëherë shtohet payetja a do të jetë KFOR gjithëmonë në Kosovë? Në lidhje me këtë, jo që mendoi por është e sigurtë se NATO (KFOR është derivat i NATO-s) gjithëmonë do të jetë këtu, si faktor i sigurisë. Në anën tjetër, nuk dihet a do të qëndrojë Beogradi pranë qendrimit se duhet Ushtria serbe të futët në Kosovë. E misioni i saj dihet. Ajo ushtri nuk vjen në Kosovë për siguri të askujtë, por vjen për të vrarë shqiptarë, siç ka vepruar qe dy shekuj. Madje, lidhur me këtë S. Millosheviqi pati deklaruar se: “shqiptarëve u kemi treguar kush jemi më 1945 kur i kemi vrarë të gjithë, dhe ky solucion nuk është i pamundur në çdo kohë”.








Tani Republika e Kosovës sikur është pozicionuar në udhëkryq, jo pa fajin e ndërkombëtarëve. Kjo për faktin se Kryeministi Albin Kurti po pengohet në çdo hap për ta zbatuar pushtetin e së drejtës. Dhe ky fenomen disi po shiqohet pa invencë, nga miqësia dhe besimi i plotë në SHBA, sepse as shtetet e fuqishme dhe me traditë nuk kanë persepktivë pa mbështetëje nga investimet e hueja. E ato investime i sigurojnë psiqikisht qëndrimet “me fjalë” të SHBA-ve dhe BE, por të cilat po mungojnë tani për tani. Pse? Sepse A. Vuçiq në anën tejtër, ka krijaur hapsirë dhe po luan me zjarr sepse shumë vendime  që kana rriedhë nga bisedimet, kanë brenda tyre dykuptimësi. Ajo dykuptimësi po shkon deri aty sa që Kryetari i Serbisë hapur e ngritë gatishmërinë ushtrake për të ndërhy në Kosovë (dhjetor 2022), dhe nuk i thuhet fare se çka do të thot qëndrimi i KFOR-it në Kosovë dhe çka përmban VERDIKTI I Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Lidhur me këtë, në opinion po shtrohet pyetja: tani për tani Serbia është nën hien e Putinit. Por bëri e u këndell në tru, dhe Serbia u kthye kah Perendimi, a duhet që së pari Beogradi do t` i vejë skansione Rusisë, e pastaj çështja do të tregohet lakuriq ndryshe për gjeostratgjinë e Ballkanit në përgjithësi. Mu për këtë, po dëshmohet se Perendimi e mbanë Kosovën në pozicion të një “invalidi”, sepse i dron bashkimit të shqiptarëve në një front, mudnësi kjo që Qeveria e Edi Ramës me “OPEN BALLKNANIN” po investon prapa shpinës Kosovës e në dobi të agrsionit serbo-rus. Ndoshta, piktori këtë e bënë pa vetdie. Por ka tipa që edhe sot provojnë ta rehabilitojnë Esat Pashën. Dhe, jo vetëm kaq.


Po insitimi i SHBA-ve për asociacionin e komunave serbiane në Kosovë

Insitimi i SHBA-ve që të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbiane, po spjegohet si prioritet. Në prononcimet lidhur me këtë, fare nuk thuhet ai asociacion a do jetë i themeluar mbi bazat e Kushtetutës Republikës Kosovës, apo do të jetë një “vlerë” shtesë, që del jashtë kornizës Ahtisarit, ku serbët psojnë “diskriminim pozitiv”. Ky parim hipokrit, duhet të pozicionohet se pas nderhyrjës ruse në Ukrainë, Amerika terthorazi ma nuk është në gjendje të bëjë “shatëll” diplomaci të shkollës Hollbrukut, Vesli Klarkut me vulë të Klintonit dhe Ollbrajtit! Pra asociacion të komunave, duhet të thuhet për serbian po, por jo me kompetenca ekzekutive. E pse mos ta shtrojmë edhe këtë pyetje. E e lansojnë këtë pozicion zyrtarët e larë të SHBA-ve për matje pulsi, apo janë serioz dhe brutal sikurse Hollbruk kur shprthente se “UÇK është terroriste”. Dhe, kur e pa seriozitetin tonë për sakrificë dhe luftë të drejtë, u ndal dhe tha: UÇK NUK ËSHTË TERRORISTE. Dhe nuk shkoi largë dhe erdhi 24 marsi 1999.

                  A do ta përkrahë shtetin e Kosovës ndonjera prej 5 shteteve të BE-s

Dihet se për shkaqe të brendëshme Kosovën ende nuk e njohin: Rumunia, Greqi, Spanja, Sllovakia dhe Qipro. Prej tyre më së afermi për ta njohur në bazë të traditës popullore do të ishte Rumunia. Madje edhe Spanja dhe Greqia nuk e kanë asnjë arsye që nuk e njohin Kosovën, përpos nga dy arsye fiktive puropolitike. Por, mbi të gjitha kjo mosnjohje e kurajon Serbinë nazifashiste që të provojë për ta destabilizuar Kosovën në çdo moment. Madje ka zëra që thonë se kjo po ndodhë sepse Republikën e Kosovës nuk e njeh shteti i Vatikanit. E pse mos t` ia shtojmë faktin se Vatikani bile nuk propogandon antishqiptarizëm. Ndërsa Rusia, Serbia dhe Iarni propogandojnë antishqiptarizëm qi i afrohet pozicionit adekuat të nazifashistëve ndaj hebrenjëve.

 E vërteta,e kaluara e Kosovës është tani për tani e njohur. Prandaj, edhe ardhmëria e saj është e siguruar për aq sa vlen njohja e së kaluarës saj. Dhe po të shiqohet se kush prej okupatorëve të saj më shumë “ka të drejtë”, për ta kërkuar, atëherë atë të “drejtë”(!), duhet ta gëzojnë osamnlinjët, sepse  si okupatorë të saj (dhe jo vetëm të saj) kanë sunduar mbi 500 vjetë. Mbi këto parime më së pakut prej të gjithë okupatorëve të Dardanisë kanë të “drejtë” serbianët. Për këtë konstatim duhet të mësohet mirë historia. E nga ky realitet, Serbia kohë pas kohe do të ngacmojë në realitetin e Kosovës, sot me kërcnim me barikada, nesër me kërcnim se: ushtria është në gjendje mobile; se ushtria do të vendoset në veri të Ibrit; se ushtria do t` i siguroj enklavat serbe nepër Kosovë; se ushtria duhet t` i sigurojë kishat e gjepura tjera, thue se në te nuk janë 94% e popullsisë shqiptarë, edhe atëherë kur u ndertuan këto kisha. E po, lexoni mirë faktet e reja historike.

    Çështja e barikadave ishte një matje pulsi ku është Kosova, BE dhe SHBA?

Fakti në momentin aktual, që A. Vuçiq tha në Rashkë: “i hiqni barikadat, ishte argument se ai u ka thëni huliganëve serbian: “i veni barikadat”. Dhe këtij realiteti duhet venë përball një realitet tjetër, kuptohët nga kohërat tjera.Bje fjala, Hitleri më 1945 po të thoshte i https://www.youtube.com/watch?v=jRgIyhHnt18“hiqni kampet e përqendrimit”, askush nuk do t` ia falte krimin që kishte ndodhë, sepse, se ai ishte urdhërdhënësi i tyre.

 Madje, S. Millosheviqi më 1999 do të kritikohet nga kisha, dhe me 5 tetor 2001, do të largohet nga pushteti, jo pse beri krime në Kosovë, por pse nuk ua kreu detyrën kishës, partive dhe akadmisë nazifashiste serbiane, që t` i shfarosë shqiptarët e Kosovës në tërësi, ashtu si ishte paraparë me Konventën Jugosllavo-Turke me 11 korrik 1938, ashtu si u goditën Tito-Kyprili më 1953 në Split e aktualizuan pazarin për deportimin e shqiptarëve në Turqi. 

Dhe rrezultati ishte 24000 familje sllave kolonizohen në Kosovë me detyra UDBASHE, MILICË dhe NEPUNËSA të çdo lloji. 

Por mbi të gjitha 415000 shqiptarë deri më 1966 u shpërngulën në Anadolli, si pasojë e terrorit shtetëror serbian. Këto realitete sot nuk i dijnë diplomatët e SHBA-ve e as ata të BE-ës, prandaj. Po, nuk them që diplomatëve duhet mbajtur leksione nga historia, por ato kanë pasoja për neve, sepse kur po flasin bje fjala: Eskobar, Borel, Lajçak, në grimasat e tyre në fytyrë, po lexojmë se në trevat shqiptare sikur nuk ka ndodhë asgjë?!!!

        Okupimi i Kosovës nga Serbia dhe okupimi i një pjese të Ukrainës nga Rusia

 Serbia i ka okupuar 714 katune shqiptare të SanxhaKut të Nishit më 1877, për 28 ditë. 

Dhe atë realitet e pranoi Kongresi i Berlinit më 1878. 

Ndërsa, okupimi i Kosovës nga Serbia gjatë shekullit XX ka ngja tri herë: më 1912-1914; 1918-1941; 1945-1999. 


E në lidhje me këtë realitet, okupimin e parë (1912) dhe të tretë (1945) Serbisë ia kanë siguruar: Rusia,Franca dhe Anglia në Paris më 1946; kurse, okupimin e dytë Serbisë zgjëruar ia ka siguruar Franca dhe Anglia, më 1919 në Versaj.

Ukraina n` anën tjetër ishte shtet i pavarur, por që me “vetëdeshirë” pati hyrë në “komonvelltin” sovejtik, dhe e ruajti edhe antarësinë në OKB. Lidhur me këtë realitet të kurthuar, duhet të dihet se Serbia më tepër e don Rusinë, kurse Rusia më tepër e donë Bullgarinë. E pse është kështu? Sepse ky realitet është konceptuar më 15 janar 1877, në të ashtuquajturën Marrëveshjen e Bukureshtit, kur Rusia adhe Austro Hungaria e ndanë sferat e interesit në Ballkan.


Wjena e mori për detyrë ta ndihmojë Serbinë për  ta okupuar Kosovën. 

Ndërsa, Peterburgu e mori për detyrë ta ndihmojë Bullgarinë, në mënyrë që t` i afrohet Bosforit dhe Dardaneleve, për të dominuar në Stamboll dhe në tërë Ballkanin, krejtë me qellim që ta rikrijojë Romën e Dytë.

Tani shtrohet pyetja a ka ndryshuar gjeostrategjia e asaj kohe, përgjegja është se jo, sepse vetëm është ndryshuar një pjesë e akterëve, kurse Rusia ka mbetë rrezik konstant, herë hapur e herë heshtur, por interesi ka mbetë i pashkëputur. E mbi këto pozicione Serbia agresore dhe nazifashite nuk do të demokratizohet kurrë, pa e ndier në kurriz populli serbian pagesën e reaparacioneve, kuptohet se duhet paguhen dëmet e luftëtave që ia ka bërë Serbia duke i okupuar viset e hueja.

Të përfundoj. Kur i pyeta fëmijët gjerman si historian: a ka gabuar Hitleri 1939-1945, të gjitha, pa dallim u përgjegjën se PO!. 

Po kur i pyetja fëmijët serbian a ka gabuar Millosheviqi 1989-1999? Të gjithë pa dallim u përgjegjën JO. Pra, çka flasin fëmia, vepron edhe Vuçiqi, nëse i jipet shansa.

Unë mendoi se Serbia më 2023, duhet ta ndien atë peshë të fajit-krimit, që e ka ndier kombi gjerman më 1945. 

Ju kujtohet lexues të nderuar kur Helmut Koli thoshte se kam hanger sinap-bari, se ishim gjerman të shpallur me faj. 

Pa këtë katarzë që duhet ta ndiejnë në kurriz serbianët,nuk ka paqe në Ballkan. Serbia duet t` i paguaj dëmet e luftës.

 Pa këtë obligim që duhet ta kryej populli serbian, qetësi në Ballkan nuk do të ketë. 

E, UÇK ka bërë luftë REFLEKTUESE, për të siellë liri, barazi dhe dinjitet njerëzor, për çdo popull, kulturë, racë, rreligjion dhe komb në tërë Globin.


Më 8 janar 2023 Prishtinë

         

 

 

 

 

2023/01/06

Gazetari Adi Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.

 

Adi Krasta fiton garën për zv/drejtor të RTK’së

Adi Krasta ka lindur në 10 prill 1965 në Tiranë.Gjyshi i të atit dhe i ati i tij Shaqir Krasta kanë qënë mjek, ndërsa gjyshi i tij dhe vetë Krasta janë diplomuar si inxhinierë. Adi Krasta ka filluar punë në Radio Tirana, menjëherë pas përfundimit të studimeve universitare në Shkencat e Natyrës, në vitin 1990. Ai është caktuar në Redaksinë e Kulturës të Radio Tiranës dhe ka realizuar programin "Jeta, kultura, arti". Nuk është shkëputur asnjëherë nga radio që nga viti 1987.

Hapat e para në TV

Transmetimi i parë televiziv është "Letërsia dhe reflekset e saj në art" në të cilin ai e ka bashkëdrejtuar me Mira Bedallin. Me Rovena Dilon ka drejtuar programin televiziv "Mbrëmje Kulturore" në vitin 1991. Në vitin 1992 ka realizuar dhe drejtuar programin-revistë "Spektër". Në vitin 1993, 1994 dhe 1995 ka drejtuar trilogjinë "12 javë" me regji të Vera Grabockës.[nevojitet citimi]

Adi Krasta është prezantuesi i pesë edicioneve të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Nga 1999 deri në 2002 ai ka punuar si gazetar prodhues në Seksionin Shqiptar të Shërbimit Botëror të BBC, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. Me kthimin në Shqipëri Krasta ideoi dhe realizoi së bashku me Pali Kuken ciklin televiziv të zbulimit të talenteve në fushën e këngës, "Ethet e së Premtes Mbrëma".

Studime

Në vitin 1995 Krasta kryen studime pa pasuniveritare në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Fredonia. Udhëheqësi i punës studimore ishte Ted Schwalbe.

Në radio

Adi Krasta ka qënë drejtor i Radio Koha në 1997 dhe drejtor i përgjithshëm i stacionit Telesport në 2002. Ai ka dhënë lëndën e Marrëdhënieve Publike, për të cilën është specializuar që nga viti 1996.

Në televizion

Pas mbylljes së televizionit Agon Channel, Krasta zhvendoset edhe njëherë në Top Channel, bashkëpunim që përfundon në qershor të 2017. Pas një periudhe prej një viti e gjysmë pa u shfaqur në ekran, Adi Krasta nis emisionin "A Show", çdo të hënë, ora 21:00, në News 24. Në gusht 2019 u raportua që Adi krasta nuk do vazhdojë të drejtojë emisionin "A Show" në kanalin News 24 duke gjeneruar dhe debat publik rreth arsyeve që bashkëpunimi me kanalin u ndërpre

Konkursi për pozitën e zëvendës-drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës i mbajtur me 22 nëntor 2022, shkoi në rivlerësim pas vendimit të Komisionit për Ankesa. Sot u vendos se kush do të udhëheqë me këtë pozitë.

 Adi Krasta ka fituar garën për këtë pozitë.

*****

Kandidatja tjetër, Ilire Zajmi ka ka konfirmuar se ka fituar mbi 80 pikë.

Kam dal e para në intervistën e mbajtur me 19 dhjetor, dhe jam vlerësuar me më se shumti pikë 82. 60”, tha shkurt ajo për Insajderin.

Kandidat të tjerë në garën për zëvenës/drejtor gjeneral ishin edhe Rilind Gërvalla dhe Naser Thaqi.

Insajderi ka provuar të kontaktojë me menaxherin e RTK’së, Shkumbin Ahmetxhekaj, por i njejti nuk ka kthyer përgjigje.

Ndërkohë Gazeta Insajderi merr vesh që komisioni i ankesave e ka kthyer çështjen në rivlerësim pasi njëri nga kandidatët është ankuar.

Kujtojmë se, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës, Fadil Hoxha, kishte deklaruar se ka informacione se gazetari nga Shqipëria, Adi Krasta, mund të jetëdrejtor i ardhshëm i televizionit publik në Kosovë.

Por, sipas tij ligji e thotë që për të qenë pjesë e menaxhmentit duhet Krasta të ketë nënshtetësi të Kosovës.

“Ligji i RTK-së e ka kusht që për të qenë menaxhment i televizionit duhet të ketë nënshtetësi të Kosovës. E kjo që e publikoi Krasta, pikërisht në kohën e konkursit mbetet për me u pa. Nuk e di saktësisht, kishte thënë Hoxha në një intervistë në Periskop.

Ndryshe ditë më parë, gazetari Adi Krasta, përmes një postimi në Facebook, kishte konfirmuar se ka marrë nënshtetësinë kosovare.



 

Karidologu Prof.Dr. Gani Bajraktari, i cili tha se kolegu i tij do të kryente vepër penale nëse s’do ta fuste në sallë pacienti.

Përplasje e hetime për vdekjen e pacientit që iu nënshtrua operimit të rrallë në Kardiokirurgji, çka dihet deri tash

Një pacient ka vdekur disa orë pasi i ishtë nënshtruar një operacioni, që ishte kryer për herë të parë në QKUK. Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë ka drejtuar akuza ndaj mjekëve që e kanë kryer operimin, duke thënë se s’janë kompetentë. Kardiokirurgu kryesor i ka reaguar ashpër duke thënë se po tenton ta eliminojë dhe ka kërkuar të bëhet autopsia. Për kardiokirurgun dhe Drejtorin e Klinikës, tashmë ka nisur hetime Oda e Mjekëve. Ndërkohë, edhe Prokurori i Shtetit e ka autorizuar Policinë që të nis hetime për të parë nëse është kryer ndonjë vepër penale.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Para dy ditësh, Kardiokirurgu i Qendrës Klinike dhe Universitare, Kushtrim Shala, ishte mburrur në Facebook, se kishte realizuar suksesshëm për herë të parë në QKUK, një operacion të rrallë e kompleks. Bëhet fjalë për operacionin “David”, për të cilin tha se kryhet kryesisht në qendra të mëdha e me eksperiencë afatgjatë.

“Për herë të parë në QKUK në Kardiokirurgji kemi realizuar operacionin David tek një pacient me diseksion akut të aortës dhe repturë në nivel të rrënjës së saj…Operacionet e tilla komplekse kryhen kryesisht në qendra të mëdha me volum dhe eksperiencë afatgjatë dhe të specializuara për kirurgjinë e aortës”, kishte shkruar Shala.

Pas operacionit, Shala kishte deklaruar se pacienti ishte vendosur në mjekim intenziv në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm.

“Pacienti i pranuar në gjendje shoku si diseksion akut Stanford tip A në mesnatën e djeshme pas operimit në mëngjesin e sotëm është vendosur në mjekimin intenziv kardiokirurgjik në gjendje stabile për trajtim të mëtejshëm.”.

Por, disa orë pas këtij operimi, pacienti i moshës 63-vjeçare ka vdekur. Se pacienti ka vdekur disa orë pas operacionit e konfirmoi Drejtori i Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj, i cili tha se është në pushim por se është njoftuar për rastin.

Brahimaj drejtoi akuza ndaj Shalës dhe mjekëve të tjerë që e kryen këtë operacion, duke thënë se s’janë kompetent.

“Jam në pushim por jam informuar për rastin. Mjekët që e kanë kryer këtë operacion nuk janë kompetent për ndërhyrje të tilla sepse ata kanë vështirësi edhe në procedura standarde. Të hysh në një procedurë të tillë pa pasur përvojën e duhur dhe ta paraqitësh si sukses, e pacienti ndërron jetë pas disa orësh, kjo me të vërtetë është hipokrizi”, deklaroi Brahimaj.

I njëjti paralajmëroi edhe se do të merren masa ndaj mjekëve.

“Ju e dini se është e ndaluar me rregullore të SHSKUK-së publikimi i rasteve të tilla. Kjo është shkelja e parë që e kanë bërë mjekët dhe sigurisht se duhet të merren masa. Duhet poashtu të bëhet një vlerësim i rastit. Pacientët mund të vdesin nga komplikime edhe në rastet më të lehta, por në këtë rast është kryer një procedurë nga persona jokompetent. Ata kanë licencën e kardiokirurgut dhe ne nuk mund t’i ndalojmë të kryejnë operacione ose t’ju tregojmë se cilat operacione t’i kryejnë, por duhet të shikohet rasti dhe të merren masa”, ka deklaruar Brahimaj.

Brahimajt i reagoi Shala, përmes një postimi në Facebook, i cili më shumë e kritikoi pse është deklaruar për media nga pushimi vjetor. Madje, deklaratën e Brahimajt, Shala e cilësoi si tendencë për eliminimin e tij nga Kardiokirurgjia.

“Për dallim nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të Kardiokirurgjisë Rifat Brahimaj i cili pa qenë fare prezent dhe pa patur fare idenë për gjendjen e pacientit në pranim, rrjedhën e trajtimit (operacionit) dhe gjendjen në dalje  të operacionit, pa kontaktuar fare me mua si kardiokirurg operator dhe pa kërkuar sqarim për rrjedhjen e operacionit (që ka të drejtë t’a bëj në cilësinë e u.d. drejtorit)  thërret mediat dhe u flet per operacionin tim e madje dhe këtë e bënë duke qenë në pushim vjetor”, shkroi Shala.

Në postimin e tij, Shala tha se pacienti ka qenë i monitoruar nga anesteziologu dhe për çfarëdo eventualiteti kirurgjik emergjent, përgjegjës ka qenë kardiokirurgu kujdestar.

“Sepse kirurgu operon pacientin dhe atë e le nën përkujdesjen e ekipës kujdestare, sepse pas një kujdestarie 24 orëshe në këmbë (si mjek I vetëm në klinikë) dhe me një operacion  emergjent me kohëzgjatje disa orëshe gjatë gjithë natës nuk mund të pritet që vazhdoj akoma ne klinikë ta përcjell pacientin”, thuhet në postimin e tij.

Ai kërkoi që të bëhet autopsia për të parë arsyen e vdekjes, derisa organet e hetuesisë që t’i hetojnë dosjet e statistikat e Brahimajt, duke thënë se “vdekshmëria krahasohet me ato të laboratoreve eksperimentale”.

“Duke njohur bekgraundin profesional dhe etik të Rifat Brahimaj nuk quditem për veprimin mjeran të cilin ka zgjedhur ta bëjë , ngase në  PSEUDOKARDIOKIRURG me vetëm 16 MUAJ TRAJNIM ME KORRESPODENCË e me vdekshmëri që krahasohet me ato të laboratoreve eksperimentale  (ftoj organet e hetuesisë ti shohin dosjet e statistikat ) nuk ka aftësi e dijeni profesionale të gjykoj punën e dikujt tjetër. Mjerisht njerëz të tillë vendosen në pozita menaxheriale…”.

Pas deklaratave të Brahimajt, në mbrojtje Shalës i doli edhe kolegu i tij, Gani Bajraktari, i cili tha se kolegu i tij do të kryente vepër penale nëse s’do ta fuste në sallë pacienti.

“Kushtrimi e kishte obligim moral, etik e profesional që të fuste pacientin në sallë! Për më tepër ai e kishte edhe obligim ligjor, sepse drejtori i tij ia kishte dhënë këtë detyrë duke e vënë kujdestar për raste urgjente (siç ishte rasti i pacientit fatkeq)! Do të ishte vepër e rëndë penale nëse ai nuk do e fuste në sallë pacientin!!

Ai beri nje veper heroike per 10 ore pune (imagjinojeni 10 ore operacion) per te shpetuar nje jete njeriu! I entuziazmuar nga kryerja me sukses e operacionit te komplikuar ai bene nje postim (qe edhe mund të kete shkelur rregulloret e QKUK, shkelje minore etike per mua)!

Per fat te keq pacienti paska perfunduar me vdekje disa ore pas opercionit (e shpeshtë kjo tek kjo patologii edhe në klinikat më prestigjioze në botë, e të shpeshta edhe te plot pacientë kardiak në Kosovë)!”, shkroi Bajraktari.

Nisin hetimet për rastin

Lidhur me këtë rast, Oda e Mjekëve të Kosovës ka nisur hetimet për kirurgun e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Kushtrim Shala dhe Drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, Rifat Brahimaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu.

“Kanë nisur hetimet në dy nivele pas vdekjes së pacientit mundësia e shkeljeve profesionale po edhe shkeljeve etike si prej anës së mjekut ashtu edhe të drejtorisë”, ka deklaruar Sejdiu.

Ai ka sqaruar edhe procedurat se si do të hetohet rasti, duke shtuar se deklaratat do t’i merr Prokurori i Odës.

“Janë çështje të prokurorit të Odës i cili i merr deklaratat e tyre. Presim edhe raportin prej inspektoratit shëndetësor i cili i mbledhë gjitha dokumentacionet dhe ia dorëzon Odës kjo është procedura. Pastaj edhe nëse është fut edhe prokuroria e shtetit që siç kemi marr vesh që po me siguri do të lypet edhe ekspertizë”, ka thënë Sejdiu.

Edhe Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë që të kryejë hetime nëse ka pasë ndonjë vepër penale.

Për Gazetën Express këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme, me qëllim të sqarimit të kësaj çështje dhe eventualisht në rast të paraqitjes së elementëve të ndonjë vepre penale, do të veprohet tutje me këtë rast”, ka thënë Ulaj.

 

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...