Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/05

Akademia e Shkencave deklaratë për distancim nga teksti i Mehmet Krajës

 

Foto:RTK
Lajme

Akademik Kullashi kërkon dorëheqjen e Krajës nga kreu i ASHAK-ut/Video


Në një interviste për “RTK PRIME”, Muhamedin Kullashi që është pjesë e Seksionit të Shkencave Shoqërore në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), tha se kryetari i kësaj akademie, Mehmet Kraja ka bërë shkelje serioze duke vendosur logon e ASHAK-ut në një shkrim që, sipas tij, s’ka asgjë shkencore.

Kullashi deklaroi se Kraja ka keqpërdorur pozitën me këtë shkrim që e quan të dobët, duke bërë edhe përpjekje për riimponim të mendimit. Kullashi tha se në mbledhje është përmendur edhe prirja për ta emituar memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave të Serbisë të vitit 1986. 

“Realisht, objektivisht si mund të mendoni që ai mund ta udhëheq një akademi, kur ai ka folur për banda në akademi. Ai gjatë muajve imponon një tekst, ndonëse është kontestuar në seksonin tonë, domethënë e kemi shpërfill totalisht atë tekst. Si mendoni se do të mund të bashkëpunojmë me të. Ai nuk ka më autoritet, e as kredibilitet ta qeverisë  ASHAK-un, me këto sjellje që janë arrogante, agresivitetin ndaj Këshillit me të cilat jemi ballafaquar edhe me parë, nuk i japin më kredibilitet”, tha Kullashi.

Sipas tij, është mirë që vet Kraja të largohet sepse askush nuk do ta respektojë për atë çfarë ka bërë së fundmi më atë shkrim.  Akademik Kullashi kërkoi nga Kraja të tregojë arsyen se pse nuk shkon kurrë në konferenca shkencore kur është i ftuar, përjashto këtu Tiranën.


Kullashi: Shumë njohje të Kosovës kanë ardhur me ndihmën e Francës


Muhamedin Kullashi në një intervistë dhënë për RTK Prime ka deklaruar për lidhjen e Kosovës më Francën dhe angazhimin e kësaj të fundit për bombardimin e Serbisë. Kullashi, i cili ka qenë disa vjet ambasador i Kosovës në këtë shtet, marrëdhëniet mes dy vendeve i ka konsideruar shumë  të mira, madje ai tha se ka qenë ndihma e Parisit zyrtar që Kosova ka marrë disa njohje nga shtetet e ndryshme të botës.

Kthesa e Francës, e cila në disa periudha ka pas marrëdhënie të mira më Serbinë,  për ta mbështetur Kosovën, sipas Kullashit ka ndodhur në  periudhën kur Serbia ka sulmuar Kroacinë, Bosnjën e më pas edhe Kosovën. Madje, sipas tij, kthesa e madhe në mbështetje të Kosovës ka ndodhur në kohën kur Serbia ka bërë krimet ndaj shqiptarëve, deklaroi mes tjerash Kullashi.

Ai tha se lidhjet e mira që ka krijuar Kosova me Francën në disa segmente edhe politike, ekonomike e kulturore, i ka pasqyruar në një libër politik që ka botuar së fundmi.


Kullashi: Plani Frako-Gjerman duhet pranuar, aty është njohja

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për dy evropianët që po merren intensivisht me çështjen e Kosovës, spanjollin Josep Borell dhe sllovakun Mirosllav Lajçak, dy politikanë që vijnë nga dy shtetet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Ai tha se kjo është bërë me qëllim, për të ndikuar të Serbia.

Kullashi është optimist se me pranimin e planit Franko - Gjerman edhe pesëshja e BE-së që nuk e ka njohur Kosovës do ta njoh atë. Kullashi thotë se dokumeti franko-gjerman i vendos në binarë raportet mes Kosovës dhe Serbisë dhe aty është njohja de-facto, por formalisht do të ndodhë në një periudhë tjetër.

Sipas Kullashit, gjithçka është e menduar mirë dhe është e para herë që i gjithë Bashkimi Evropian ka një qëndrim unik për këtë çështje.

Kullashi tha se ky plan e zgjidh problemin mes Kosovës dhe Serbisë dhe zhvillimet ne Mitrovicën veriore ishin për të zvarritur marrëveshjen. Ai kërkoi që politika në Kosovë të mos merret me çështje të vogla siç i quajti ai targat, por me objektivin kryesor, marrëveshjen finale.

Ndërsa sa i përket Asociacionit të komunave me shumë serbe, ai thotë se kjo del edhe nga Kushtetuta e Kosovës. Ai madje tha se këtu ka manipulim nga Serbia ndaj vetë serbëve në Kosovë, ndryshe Kosova sipas tij, ka dhanë garanca ndërkombëtare për avancimin e të drejtave të pakicave. Sipas Kullashit, edhe në disa vende tjera evropiane ka asociacione të tilla të cilat nuk e rrezikojnë në asnjë mënyrë tërësinë.

Akademik Kullashi është optimist se Serbia do ta njohë Kosovën dhe nuk ka rrugëdalje tjetër. “Një gjë tjetër mund të ndodhë vetëm nëse Serbia kthehet plotësisht ka Rusia”, konsideron ai.


Këshilli i Evropës ka rënë në grackën e Rusisë

Ish-ambasadori Kullashi foli edhe për reagimin e Parisit në rastin e raportit të Dik Martyt, për trafikim organesh dhe ndikimin e Rusisë për të kaluar ky raport. Tani, sipas Kullashit, është situata shumë e favorshme për ta delegjitimuar këtë raport të rremë sidomos pas agresionit rus në Ukrainë.  

“Derisa po shtohej numri i njohjeve, doli si rrufe raporti i Dick Marty, që si burim kishte Rusinë...Këshilli i Evropës ka rënë në gracë me raportin Dick Marty”, deklaroi Kullashi, sipas të cilit, qëndrimi i Parisit zyrtar ka qenë korrekt në raport me këtë situatë, sepse nuk kanë paragjykuar raportin.

Kullashi tha se një diplomat i kishte treguar atij një letër në të cilën thuhej se Marty nuk kishte prova për akuzat që i bënte. Por, sipas Kullashit, Këshilli i Evropës ka renë në grancë më raportin e Dick Martyt.

Ish-ambasadori tha se qëndrimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në KiE është i drejt dhe Këshilli duhet ta marr parasysh kërkesën e Shqipërisë. “KiE e ka obligim të tregojë, që ajo çfarë ka thënë Marty e që është votuar aty të tregojnë që ajo ka qenë gënjeshtër”, tha Kullashi.

 



Seksioni i Shkencave Shoqërore në kuadër të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës janë distancuar nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.

Përmes një komunikate për media, ASHAK kanë thënë se distancohen nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut, derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se s’ka qenë i autorizuar për publikim.

Sipas Seksionit të Shkencave Shoqërore, ata që nga fillimi  e kanë kundërshtuar publikimin e një tekstit të tillë të cilin e quajnë “joshkencor” në emër të Akademisë. Siç thuhet në komunikatë, një veprim i tillë sjell përçarje të rënda edhe për vetë Akademinë.

“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen kryetarit te ASHAK- ut, Mehmet Kraja, për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit, në krye të të cilit është. Me qasjen e tij joakademike dhe, veçanërisht, me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjell përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut.

Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja reflektim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.

ASHAK kanë paralajmëruar edhe inicimin e veprimeve statutore, nëse Kraja s’reflekton karshi përgjegjësisë institucionale.


MË SHUME NGA LAJME

2023/01/04

Shpallen anëtarët e redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”

 


 

***

 

 

 

Më 12 dhjetor 2022 konferenca për mediat për shpalljen redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare”, në praninë e dy kryetarëve, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Skënder Gjinushi dhe kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës akademik Mehmet Kraja.

 

Shpallja e anëtarëve të redaksisë u deklarua nga akad. Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë së Shkencave.

 

Redaksia qendrore e “Enciklopedisë shqiptare” përbëhet nga këta anëtarë:

 

Akademik Skënder Gjinushi- Kryetar i ASHSH

Akademik Mehmet Kraja- Kryetar ASHAK

Akademik Dhimitër Haxhimihali- ASHSH

Akademik Rexhep Ismajli - ASHAK

Akademik Marenglen Verli- ASHSH

Akademik Nexhat Daci - ASHAK,

Akademik Shaban Sinani - ASHSH

Akademik Jusuf Bajraktari - ASHAK

Akademik Rauf Dhomi - ASHAK

Prof. dr. Aljula Jubani - ASHSH,

Prof. Valbona Toska - Maqedoni e Veriut

 

Akad. Skënder Gjinushi dhe akad. Mehmet Kraja, gjatë pyetjeve që bënë gazetarët, folën për bashkëpunimin mes dy akademive dhe arritjet në hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”, punën e bërë deri më sot dhe standardet shkencore mbi të cilat po hartohet kjo enciklopedisë.

Theksojmë që vitin e kaluar është botuar nga Akademia e Shkencave Shqiptaro-Amerikane "Leksikoni enciklopedik",më autor Akademik Flori Bruqin.


Leksikon enciklopedik i Akademisë Shqiptare Amerikane / 1

Author: Bruqi, Flori

ISBN: 9789951415088

Pages: 531

Published: 24.11.2020

Language: Albanian

Genre: Publicistic

Format: 25

Price: 7,000.00 ALL

LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE

I autor Akademik Flori Bruqi, Prishtinë, 2020

Vëllimi i parë i “Leksikonit enciklopedik” për akademikët dhe Akademinë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve do t'i plotësojë zbrazëtirat në zhvillimin e shkencës, kulturës dhe letërsisë shqiptare, ngase një leksikon i tillë nuk ka munguar prej kohesh.
Pak fjalë për Akademinë Shqiptare Amerikane. 28 Nëntori i vitit 1995 shënoi një kthesë historike, pasi që me këtë datë u themelua edhe Akademia e Shkencave Shqiptare Amerikane në New York. Themelues të Akademisë janë: Prof. Dr. Skënder Kodra, Dr. Ulvi Vehbiu, Dr. Adem Harxhi, Dr. Namik Shehu, Mentor Mata, Sanie Selita etj. Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar, ngase ka anëtarë nga Prishtina, Peja, Tetova e Presheva, nga Tirana, Gjirokastra, Shkodra, nga Çamëria e Malësia dhe nga Diaspora.
Shkencëtarët, shkrimtarët dhe artistët tanë, edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre, me përmbajtjet e veprave, me personazhet, me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre se janë shqiptarë.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie, ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në diasporë. Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie, që nga themelimi i saj në vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundimshme dhe të suksesshme, autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit, si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit, Çamërisë dhe në Diasporë. Autori së bashku me stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këtyre biografive dhe bibliografive të njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të diasporës. Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj edhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e stafit tonë ka bërë që asnjë prej anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre. Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen, jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por edhe me prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore. Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencorë dhe gjithë atyre që janë të interesuar t’i thellojnë dijet.
Kjo Enciklopedi është hartuar në atë mënyrë, që edhe lexuesit e zakonshëm, por edhe studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë. Në këtë botim janë përfshirë një numri të konsiderueshëm autorësh, të cilët kanë sjellë kontribute të rëndësishme në të gjitha fushat e dijes, duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi, teknologjisë, jurispondencës e në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore. Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike, që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.
Leksikoni Enciklopedik përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në gjithë dimensionin e saj historik, nga lashtësia e deri në ditët e sotme. Prandaj, mund të themi se kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar.






Në këtë Leksikon Enciklopedik do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë, biznesit, gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti.
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen 352 autorë të trojeve shqiptare dhe diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror. Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve, lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht bibliotekave dhe librarive.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në diasporë.










  

 

Enciklopedia shqiptare përfshin gjithë hapësirën mbarëshqipëtare në Ballkan dhe diasporat arbëreshe.

 

Struktura e redaksisë është e përbërë nga strukturat qendrore dhe vendore, ku krahas 11 anëtarëve të redaksisë qendrore të “Enciklopedisë shqiptare” janë ngritur sipas fushave përkatëse 30 redaksi në Shqipëri dhe 30 në Kosovë për hartimin e “Enciklopedisë shqiptare”.

Feroz Ahmad: Qemal Ataturku dhe themelimi i Turqisë moderne 2010

 NGA FLORI BRUQI



“Mustafa Qemal Ataturku i shkon për shtatI modelit të njeriut të fortë të Ballkanit si në dukje ashtu edhe në përmbajtje. 



Mustafa Qemal Ataturkuu lind në Ballkan, bëri emër në ato vise përgjatë Luftës së Parë Botërore dhe kur erdhi në pushtet politika e tij e jashtme u përqëndrua kryesisht mbi Ballkanin, madje shkoi deri aty sa u bashkua me Antantën ballkanike në vitin 1931. Sigurisht që ai kishte shumë gjëra të përbashkëta me trashëgiminë dhe historinë e rajonit, për rrjedhojë u ballafaqua me shumë prej problemeve që pllakosën bashkëkohësit e tij ballkanikë. ...Disa prej burrave të fortë të Ballkanit të periudhës mes dy luftrave i kufizonin reformat e tyre për modernizimin thjesht duke përshtatur materializmin dhe teknologjinë Perëndimore. Ataturku kërkonte ndryshime sa më të gjera e të thella duke shpresuar kësisoj të institucionalizonte modernitetin, gjë që Ahmadi e përkufizon si pranim të idealeve Perëndimore... ...Personazhi i Qemal Ataturkut dhe roli i tij si ushtarak e burrë shteti pranohen dhe festohen pothuajse universalisht çdo vit. Ndërkohë që portretet e burrave të tjerë të fortë të periudhës midis dy luftrave janë zhdukur pa lënë gjurmë prej kohësh, imazhi i Ataturkut - shtatoret dhe portretet -por edhe ndikimi i tij janë ende të prekshëm në Turqinë e shekullit të njëzet e një.”-Bernd J. Fischer.

Manuali i Sëmundjeve Infektive Edicioni 2 2019



NGA FLORI BRUQI

Infektivologjia është pasuruar së fundmi me mundësi novatore diagno-stikuese dhe terapeutike. Edicioni i dytë i librit "Manuali i sëmundjeve infektive" pasqyron këto ndryshime të thella, ndërsa njëkohësisht, ruan qëndrimin origjinal, të bazuar në qasjen ndaj aparaturave. • Vëllimi është zgjeruar me pesë kapituj të rinj: "Semiotika e sëmundjeve Infektive dhe ekzaminimet diagnostike e mikrobiologjike", "Analiza laboratorike dhe ekzaminime instrumentale" (me video shpjeguese per kryerjen e hemogazanalizës, biopsisë osteomedulare, punksionit lumbar (rakicenteza), paracentezës, biopsisë hepatike dhe torakocentezës), "Imunoprofilaksia aktive dhe pasive", "Infeksionet prevalente në zonat tropikale", "Infeksionet në ambientet e vuajtjes së dënimit". • Kapituj të tjerë ("Bakteremia, sepsisi dhe shoku septik") janë rishkruar plotësisht. Në të gjithë kapitujt janë përditësuar të dhënat epidemiologjike të sëmundjeve të ndryshme dhe janë shtuar patologjitë e njohura së fundmi (për shembull, ajo MERS). • Autorë të rinj (kolegë të nderuar universitarë dhe spitalorë) e kanë pasuruar këtë edicion me kontributin e tyre të vyer. • Vëllimi plotësohet me përmbajtjen e dedikuar shtesë në faqen online (foto, test vetëvlerësimi, raste klinike, video). Ky manual, që ka lindur nga bashkëpunimi i më shumë shkollave të infektivologjisë, iu drejtohet kryesisht studentëve dhe të sapo diplomuarve në sëmundjet infektive, por mund të jetë një instrument i dobishëm konsultimi edhe për mjekët e disiplinave të tjera.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...