Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/12

17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik” ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, sipas guvernatorit Gavin Newsom.

 


Nuk ka të ndalur furia e motit në Kaliforni: Stuhitë e fuqishme kanë përfshirë pjesë të tëra të këtij shteti amerikan, ndërsa parashikimet edhe për ditët në vijim janë të zymta.

Të paktën 17 persona kanë humbur jetën si pasojë e fenomenit të njohur si “lum atmosferik” ndërsa numri i viktimave pritet të rritet, sipas guvernatorit Gavin Newsom. “Jemi pa fjalë, kjo situatë mund të zgjasë deri në 18 janar. Presim që fenomeni i ‘lumit atmosferik’ të ndodhë edhe 3 herë të tjera, në forma dhe sasi të ndryshme në zona të ndryshme të shtetit. Stuhia është shtrirë në pjesën më të madhe te shtetit”, u shpreh ai. Mes viktimave mendohet të jetë dhe një djalë i vogël, të cilin uji e rrëmbeu teksa ishte në makinë me të ëmën, që u shpëtua nga kalimtarë të rastit.

Pamjet nga ajri të dy makinave të gëlltitura nga një gropë gjigante e hapur në një rrugë të Los Angelesit bënë xhiron e rrjetit, duke dëshmuar edhe më fort problemet që ka lënë pas situata e rënduar metereologjike. Fatmirësisht, personat që ndodheshin në mjetet në fjalë, janë shpëtuar në kohë e u dërguan në spital me lëndime jo të rënda.

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Kaliforni, mbylljen e rrugëve të rëndësishme, kanë shkulur pemë ndërsa vërshimi i ujit ka marrë me vete makina, bashkë me shoferë e pasagjerë brenda.

Banorë vendas thonë se kanë humbur gjithçka nga përmbytjet. Mbi 50 mijë banorë kanë marrë urdhër evakuimi, ndërsa mbi 110 mijë banesa dhe biznese janë pa energji elektrike.

Nuk është ende e qartë se kur dhe ku u gjet grupi i dytë i dokumenteve shtesë, ndërsa të parat u gjetën në një zyrë private në Uashington DC. Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

 


Ndihmësit e presidentit amerikan Joe Biden kanë gjetur një grumbull të ri dokumentesh të klasifikuara të qeverisë në një vend tjetër.

Nuk është ende e qartë se kur dhe ku u gjet grupi i dytë i dokumenteve shtesë, ndërsa të parat u gjetën në një zyrë private në Uashington DC. Çështja është në shqyrtim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Kujtojmë se ish-presidenti Donald Trump po përballet me një hetim penal për keqpërdorimin e dosjeve të klasifikuara.

Grupi origjinal prej rreth 10 dokumentesh u zbulua në nëntor në qendrën “Penn Biden”, një institut pranë Shtëpisë së Bardhë, por doli në dritë vetëm këtë javë.

Këto dokumente thuhet se përfshijnë memorandume të inteligjencës amerikane dhe materiale informuese në lidhje me Ukrainën, Iranin dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Gjatë konferencës së saj të përditshme për shtyp të mërkurën, sekretarja e shtypit e Biden, Karine Jean-Pierre nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me dokumentet e gjetura.

“Kjo është në shqyrtim nga Departamenti i Drejtësisë”, tha ajo. “Unë nuk do të shkoj përtej asaj që tha presidenti dje.”

Biden tha të martën se ishte “i befasuar” nga zbulimi i të dhënave dhe po “bashkëpunonte” me Departamentin e drejtësisë.

Këshilltari i lartë i DASh-it, Derek Chollet, gjatë vizitës së djeshme në Kosovë, tha se lidhjet mes ShBA-së dhe Kosovës mbesin shumë të forta.








 SHKRUAN FLORI BRUQI







Ai tha se presidenti Joe Biden, Sekretari i Shtetit Antony Blinken, i dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, por edhe zyrtarë të tjerë kanë një histori të gjatë me Kosovën. Chollet tha se “kemi kaluar një pjesë të madhe të jetës sonë profesionale duke u përpjekur të punojmë me Qeverinë dhe me njerëzit në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”. closevolume_off



 Ai tha se SHBA-ja ndan vizionin për të ardhmen e Kosovës multietnike, të pavarur, sovrane, të sigurt, prosperuese dhe demokratike, dhe “ndajmë vizionin e Kosovës për integrim të plotë në strukturat euroatlantike dhe evropiane dhe të marrë vendin e merituar si anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare”.

 Tutje, Chollet foli për dialogun në mes Kosovës e Serbisë, ku tha se ShBA-ja beson se tani është një moment kritik.





 “Besojmë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e lehtësuar dhe udhëhequr nga BE-ja dhe të punojnë në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve mes vendeve me një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke”. 

 Më tej, ai tha se ShBA-ja e mbështet plotësisht dialogun dhe se sipas tij, dialogu është mjeti më i mirë për Kosovës që ta sigurojë të ardhmen euroatlantike, teksa përmendi edhe obligimet që ka marrë Kosova, me theks të veçantë, themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. 





 “Ne mendojmë që kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. 

Mendojmë që zhvillimet e fundit vetëm sa e kanë theksuar rëndësinë e themelimit të tij”, u shpreh Chollet. 

 Si SHBA-ja, ashtu edhe Kosova, tha ai, është vend divers me shoqëri multietnike dhe shtoi se SHBA-ja beson se “diversiteti i bën vendet tona më të forta”. 







 “Qeveria e Kosovës duhet ta kremtojë këtë diversitet dhe duhet të themelojë politika që zbatohen për të gjithë kosovarët, pavarësisht etnisë së tyre”, theksoi këshilltari i DASH-it. Ai tutje tha se presin nga Qeveria e Kosovës që të paraqesë disa propozime në tavolinë rreth çështjes së Asociacionit, teksa shtoi: 

“Ne nuk përkrahim dhe nuk do të përkrahim diçka si Republika Serbe dhe nuk po i kërkojmë Kosovës të mbështes çfarëdo marrëveshje që nuk është në përputhje me Kushtetutën e vet dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015” sa i përket Asociacionit.  
 
“Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshjen e Brukselit dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që është e domosdoshme të themelohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe dhe ne besojmë që formimin e tij e bën ligjërisht obliguese për Qeverinë e Kosovës”, është shprehur Chollet. 

 Chollet tha se tash është koha që t’i përvishen punës, teksa bëri të ditur se mesazhi që ua kanë dhënë edhe Kosovës edhe Serbisë është që energjia diplomatike e ShBA-së të shpenzohet në të ardhmen euroatlantike të Kosovës dhe jo në meanxhimin e krizave.

Kërcënimet nga serbët ndaj personaliteteve amerikane/ Çfarë po përgatisin UDB-ja e ndihmuar nga KGB-ja?!

Kërcënimet nga serbët ndaj personaliteteve amerikane/ Çfarë po përgatisin UDB-ja e ndihmuar nga KGB-ja?! “UDB-ja në lidhje sinkron me KGB-në e Putinit i kanë shpallur luftë Kosovës dhe shqiptarëve”“Serbia shfrytëzon madje edhe një kollitje nga Kosova që ta paraqes keq para botës” Institucionet e Serbisë të përkëdhelura nga Perëndimi, me synimin që ta përfshijnë në “boshtin perëndimor”, kanë eskaluar duke mos kursyer as kërcënimet flagrante ndaj personaliteteve amerikane, që po e thonë të vërtetën për shqiptarët dhe Kosovën. Para se të sulmohej, fyhej e njollosej profesori i Universitetit të njohur amerikan John Hopkins, një zyrtar i lartë i qeverisë së Serbisë, e ka kërcënuar rëndë një tjetër personalitet amerikan. Cak i sulmit ishte hulumtuesja amerikane Ivana Stradner, e cila e bëri të njohur kërcënimin që i ishte bërë nga një zyrtar i lartë i qeverisë së Serbisë, emrin e të cilit ajo nuk e ka publikuar, por e ka bërë të qartë linjën e tij, të mendimit e veprimit, duke përshkruar ‘rrjedhën’ e tij, nga UDB-a (BIA) serbe. Stradner me anë të një reagimi në Tvitter ka treguar e kërcënimi ka ardhur me arsyetimin se po ia prish imazhin Serbisë. Ajo thekson se nuk është asgjë e re përveç se nga lojërat e inteligjencës së KGB-së ruse dhe UDB-ës serbe. “Sapo pranova një kërcënim nga zyrtari i lartë i Qeverisë serbe dhe se pas konsultimeve, këtë javë mund të nisin një aktakuzë penale kundër meje për cenim të reputacionit të Serbisë. Asgjë e re nga lojërat e inteligjencës së KGB/UDB-A”, njofton ajo. Hulumtuesja Stradner, që po ashtu punon si gazetare për mediumin ukrainas “Kiev Post”, thotë se nuk frikësohet nga këto kërcënime. “Ata mund të dërgojnë njerëz këtu për të më 'vizituar' pasi Qeveria ruse më akuzoi hapur për kinse përhapjen e gënjeshtrave dhe udhëzimeve për 'bashkëpunëtorët e informacionit', MPJ e tyre dhe (zëdhënësja Maria) Zakharova iu përgjigjën një shkrimi tim, por ata harrojnë: Unë thjesht jam një luftëtare që nuk frikësohem lehtë”, përfundoi ajo. Kujtojmë që nuk është hera e parë që analistja amerikane pranon kërcënime, një të tillë me vdekje e kishte raportuar në dhjetor të 2021-ës, pasi kishte publikuar hulumtimin “Rusia po luan me zjarrin në Ballkan – si e kërcënon Evropën loja e pushtetit e Putinit?”. Në këtë hulumtim, Stradner kishte paraqitur rëndësinë e anëtarësimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës në NATO. Mehmeti: Duhet reagim i fortë nga Perëndimi për kërcënime të tilla nga zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë Në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, flet komentuesi politik, Faton Mehmeti. ImageFaton MehmetiFOTO GALERI Ai u shpreh se nuk janë befasi këto kërcënime nga zyrtarët serb pasi ende veprojnë me logjiken e Millosheviçit. “Nuk më befasojnë kërcënimet e zyrtarëve serb ndaj kujtdo që flet të vërtetën, Serbinë e vret veç e vërteta që është kundër saj. Në këtë kuptim kërcënimet ndaj hulumtueses amerikane Ivana Stradner kanë të bëjnë me luftën e Serbisë ndaj të vërtetës, të cilën zonja Stradner e ka thënë. Është dashur reagim i fortë nga e gjithë bota për një kërcënim të tillë nga zyrtari i lartë i qeverisë së Serbisë, e cila qeveri nuk ndryshon aspak nga logjika e Millosheviqit ndaj të gjithë atyre që nuk mbështesin propagandën serbe”, u shpreh ai. Analisti më tej, thekson që UDB-ja në lidhje sinkron me KGB-në e Putinit i kanë shpallur luftë Kosovës dhe shqiptarëve. “UDB-ja në lidhje sinkron me KGB-në e Putinit i kanë shpallur luftë Kosovës dhe shqiptarëve. Andaj shërbimi i Kosovës dhe Shqipërisë të bashkërendojnë veprimet për tu mbrojtur. Për fund dua të them se institucionet e Kosovës është dashur të reagojnë më fuqishëm të mbronin zonjën Stradner, për të vërtetën që ajo ka thënë”, nënvizoi Mehmeti për “Bota sot”. Duhanaj: Qeveria dhe institucionet tjera relevante të Kosovës, duhet ta shfrytëzojnë ketë në mënyrë që ta pozicionojnë Rusinë dhe Serbinë aty ku e meritojnë

2023/01/11

Krimet serbo-sllave në Deçan

Një libër si dëshmi për “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”, i autorit, Adem Lushaj Lufta është fshesa më e pamëshirë për njerëzimin! Kanë kaluar më shumë se dy dekada nga Lufta në Kosovë, populli që ka kaluar rrugës së këtij tmerri, në mbamendjen e tij, ende i ka të freskëta vrragët e kujtimeve të trishta të saj. Këtë më së miri e tregon libri “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”, i autorit, Adem Lushaj. Autori në këtë libër, me një kujdes të veçantë ka përfshirë mbi 200 dëshmi, të cilat janë marrë drejtpërdrejtë nga qytetarët, menjëherë pas përfundimit të luftës. Dëshmitë e paraqitura në këtë libër, janë të periudhës kohore janar-qershor 1999. Kur ta lexoni tekstin, do ta kuptoni pse autori e ka parë të ngutshme që t’i bëjë sa më parë të ditura krimet e kësaj periudhe kohore për opinionin, sidomos atë ndërkombëtar. Ju mund të pyesni, pse autori bëri kapërcimin e periudhës kohore të luftës 1998? Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta gjeni të dokumentuar në librin pasardhës të tij! Libri “Krimet serbe në Kosovë (Rasti i Deçanit)”, është një libër i llojit të veçantë, në të cilin është derdhur ndjenja e thellë e dhimbjes, revoltës dhe frikës së tmerrit nga banorët e komunës së Deçani dhe të Junikut. Autori i librit i cili ka kompetencë publicistike, përvojë dhe njohuri të veçanta për ngjarjet e publikuara dhe njëkohësisht si akterë i hulumtimit të krimeve së bashku me vendorë dhe ndërkombëtarë, ka pasqyruar saktë krimet serbe në komunën e Deçanit. Hartuesii kësaj vepre me vlerë për kujtesën tonë historike, ka dhënë dëshmi të shumta për krimet e ndodhura në shumë fshatra të Komunës së Deçanit, si në: Irzniq, Beleg, Drenoc, Strellc, Dubovik, Isniq, Broliq, Llukë, Kodrali, Shaptej, Dubravë, Lloçan, Maznik, Ratish, Prapaçan, Dashinoc, Lumbardh, Prekolluk, Junik, Pobergj, etj. Secila dëshmi ngërthen në vete një histori tmerri të një lufte krejtësisht të pabarabartë dhe të padrejtë. Duke e lexuar këtë libër, ata që e kanë përjetuar luftën, kujtesa e tyre do të kthehet në retrospektivë, edhe më e gjallëruar se në vet kohën e përjetimeve të saj. Ndërsa, gjenerata e pasluftës, në momentin kur të mishërohen me këto rrëfime, kthjelltësia e pikëpamjeve të tyre do të jetë më e qartë për vendin. Perceptimi i tyre për rrugën e gjatë e të mundimshme, me plotë sakrifica për liri, do të jetë më i pranueshëm, më i kuptueshëm, kurse përpjekjet e tyre për shtet ndërtim, do të bëhen më të mëdha. Në kapitujt e librit ka prezantuar në mënyrë të dokumentuar dhe argumentuar dëshmitë e dhëna për plaçkitjet, shkatërrimet e shtëpive, torturimet, plagosjet, burgosjet, vrasjet e deri te dhunimet. Autori flet për periudhën kohore, kur në Kosovë ishin të vendosura trupa civile të misionit ndërkombëtar, trupa që do të mbikëqyrnin në kuadër të marrëveshjes Holdbrook-Millosheviç, gjë që edhe pas kësaj, krimet serbe nuk kishin të ndalur. Përmes këtyre dëshmive, autori na tregon se sa më afër përfundimi i luftës, krimet mbi popullatën e Komunës së Deçanit bëheshin më të mëdha, po ashtu edhe shpërngulja në mënyrën më masive. Pas masakrës në fshatin në Irzniq, ku u vranë shtatë qytetarë në shtëpitë e tyre, kulmi i masakrave në këtë komunë ndodhi në fshatin Beleg, ku përveç vrasjeve, masakrimeve, djegie të kufomave, kishte filluar edhe deportimi i dhunshëm i qytetarëve të këtushëm dhe tërë komunës së Deçanit. Kjo masakër nuk ishte ushtruar vetëm ndaj banorëve të atyshëm, ngase pjesë e këtij gjenocidi ishin edhe shumë banorë ta fshatrave përreth të strehuar në fshatin Beleg, si: Dranoci, Carrabregu, Hulaj, Sllupi, Gllogjani, Irzniqi, Hereqi, Loxha, e vende të tjera. Pos vrasjeve, edhe sot e kësaj dite kanë mbetur dhjetëra qytetarë ende të pagjetur, familjarët e të cilëve presin me ankth zbardhjen e fatit të tyre. Masakra të tilla ndodhën edhe në Dubravë, Shaptej, Gramaçel, Kodrali, sikurse edhe shumë vrasje makabre gjatë largimit të shqiptarëve nga trojet e tyre. Po ashtu, një pjesë e madhe e qytetarëve të kësaj komune u vranë edhe në Masakrën e Mejës, në territorin e Bjeshkëve të Nemuna, sikurse që nuk ishin kursyer vrasjet dhe dhuna gjatë deportimeve të dhunshme drejtë Shqipërisë. Në këtë libër, pos deklaratave të dëshmitarëve, teksti është i pasur edhe me shumë fotografi, te cilat faktojnë krimet e kryera në Komunën e Deçanit.

---------------------------------------------------------------

8 maj 1999
Vriten 8 qytetarë të Istogut
Gjatë largimit për në Shqipëri, pikërisht në fshatin CarrabregDeçanit, kriminelët serb i kishin vrarë 8 banorë të fshatit Kashicë, Komuna e Istogut.
Imer Nurçaj, Arif Nurçaj, Nexhmedin Nurçaj, Maxhun Nurçaj, Xhavit Nurçaj, Halil Nurçaj, Xhevat Shabanaj dhe Muharrem Turkaj, ishin ndaluar nga persona të maskuar, e të njëjtit i kishin shkrepur armët e tyre mbi ta, duke i ekzekutuar në prani të familjarëve.
Njëri nga dëshmitarët e këtij krimi ishte Ibrahim (Ali) Lushaj, i lindur më 15 korrik 1961 në Shaptej, Komuna e Deçanit, i cili kishte qenë pjesë e karvanit të ardhur nga Istogu, për në drejtim të Shqipërisë.
"Më 8 maj 1999, gjatë udhëtimit tonë për në Shqipëri, kemi kaluar nëpër Deçan, në drejtim të Gjakovës. Më të mbërritur në Carrabreg, jemi ndaluar nga forca të ndryshme serbe, ku pos që plaçkitnin çdo gjë me vlerë, i ndalën edhe 8 udhëtarë, ku njërin e njoha që ishte Maxhun Nurçaj, me babanë dhe vëllain e tij", -ka thënë Ibrahimi në dëshminë e tij
__________________________________________
(Pjesë e shkëputur nga libri "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit").

Dëshmi për krimet serbe të kryera në Deçan

Arrestime, maltertime, vrasje


(Pjesë e shkëputur nga libri "Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit"!)

MSc. Adem Lushaj

Trupat civile ndërkombëtare, nuk kishin qenë pengesë për ndërmarrjen e ofensives serbe ndaj fshatrave Gllogjan, Shaptej, Dubravë dhe Gramaqel, më 17 dhjetor 1998.

Banorët e këtyre fshatrave ishin detyruar të gjejnë strehim në fshatrat dhe qytetin e Gjakovës.

Pas tri ditësh, popullata ishte kthyer, ngase kishte reaguar bashkësia ndërkombëtare. Gjatë kësaj ofensive ishin vrarë dy të rinj nga Gjakova, të cilit nuk i kishin mbushur as 18 vite.

Gjatë kësaj ofensive kishte shumë të arrestuar dhe të maltertuar. Njëri nga ta ishte Ali (Rrustem) Sadrijaj, i lindur më 25 mars 1962, në Dubravë të Deçanit.

“Ishte 17 dhjetori i vitit 1998. Forcat serbe ndërmorën një ofesnivë ndaj fshatrave Gllogjan, Shaptej, Gramaqel dhe Dubravë. Kishim mësy rrugën për në Gjakovë, me qëllim të shmangies së të keqes që e prisnim nga ta.

Në ikje e sipër, sapo mbërritëm në Gramaqel, erdhën automjete me forca serbe, ku na morën 18 persona. Fillimisht na mbështeten për muri, duke na thënë se do të hakmerremi 3 me 1, pasi që (sipas tyre), dikush i kishte vrarë disa serb.

Njëri nga policët tha se këta do i vrasim diku tjetër, gjë që na hipën në një kamion duke na goditur me shkelma dhe me çkado që kishin në dorë. Pasi hipëm në kamion, na dërguan në SPB (Sekretariati i Punëve të Brendshme) në Gjakovë. Aty u shtuan maltertimet fizike dhe psikike.

Në çdo dy orë na merrnin në pyetje dhe na maltretonin. Dikur, me ndërhyrjen ndërkombëtare na liruan”, - ka deklaruar Aliu në dëshminë e dhënë më 19 gusht 1999.

Njëjtin fat e kishte përjetuar edhe Bajram (Halil) Selfijaj, i lindur me 24 korrik 1950 në Gramaqel. Në dëshminë e dhënë më 5 gusht 1999, Halili ka rrëfyer:

“Më 17 dhjetor 1998, gjendesha në shtëpinë time së bashku me familjen. Papritmas na vjen lajmi se kanë hy në fshatin tonë, forca të shumta serbe. Të gjithë e morëm rrugën e largimit nga fshati. Mirëpo, nuk mujtëm të iknim ngase na zunë forcat serbe.

Na urdhëruan që burrat të ndaheshim nga gratë. Pasi që na ndanë, na hypen në kamionë dhe na dërguan në stacionin e policisë në Gjakovë. Na pyetën për vdekjen e disa paramilitarëve, për të cilët as që kishim dëgjuar ndonjëherë. Askush nuk kishte përgjigje.

Të irrituar nga heshtja jonë, na rrahën me shkopinj gome dhe shufra hekuri. Na mbajtën atje deri në mesnatë duke na torturuar në çdo mënyrë të mundshme. Në mesnatë, na liruan. Me gjasë ndikuan zyrtarët e OSBE-së që të na lirojnë dhe të na shpëtojmë nga duart e tyre”.

Hazir (Latif) Kasumaj, i lindur me 16 nëntor 1960 në Gramaçel, ka treguar për barbarizmin serbo-sllavë që e kishte përjetuar së bashku me të vëllain dhe disa banorë tjerë të Gramaçelit.

“Më 17 dhjetor 1998, derisa situata po bëhej gjithnjë e më e rrezikshme, unë isha konsultuar me zyrën lokale të OSCE, ku zyrtarët ndërkombëtarë na sygjeruan që të mos largoheshim nga shtëpia, për asnjë mënyrë.

Këtë ditë, në shtëpinë time erdhën policë, ushtarë dhe paramilitarë serbë, dhe me pyetën: "Ku është Amerika"? Më morën bashkë me të vëllain, Musën dhe disa bashkëvendës, Bajram Selfijaj, Gani Selfiaj dhe Driton Vishaj, duke na dërguan në Hereq. Aty na rreshtuan dhe na mbështetën për një muri, me qëllim të ekzekutimit.

Por, fati ynë ishte kur njëri nga përgjegjësit kërkoj që të na dërgojnë në zyrën e SPB në Gjakovë. Në SPB të Gjakovës, na torturuan për 24 orë.

Autorë të kësaj dhune ishin, Dragosllav Stojanoviç nga Dubrava, Rada Radullovic nga Ratishi, një boshnjak me mbiemrin Gjevriq, si dhe disa mercenarë rusë”- ka thënë Hazir Kasumaj në dëshminë e dhënë më 9 gusht 1999.

Torturës së egër serbo-sllave nuk i kishte shpëtuar as Smajl (Rexhep) Mushkolaj, i lindur me 6 korrik 1955 nga Gramaçeli.

Smajli kishte bërë përpjekje që të largohet sa më shpejtë në drejtim të Gjakovës, por nuk kishte arritur që t’u shmanget forcave të shumta që kishin mësye fshatin e tij.

“Më 17 dhjetor të vitit 1998, unë dhe disa bashkëfshatarë, u larguam nga fshati nga frika e sulmeve të njëpasnjëshme të forcave serbe.

Ishim duke udhëtuar me traktor, kur në fshatin Dujak të komunës së Gjakovës, na ndalën serbët, duke na ndarë nga familjet tona. Na rreshtuan dhe mbështetën për një muri. Na kërcënuan se do na vrisnin, por njëherë na rrahën brutalisht.

Më pas na futën në një kamion dhe na dërguan në SPB të Gjakovës. Aty na mbajtën deri në ora 22.30. Pos meje, torturat e egra serbe i kishin përjetuar edhe Bajram Sejfijaj, Zenun Sejfijaj, Gani Sejfijaj, Dritan Sejfijaj, Lanë Mataj, Brahë Beqiraj dhe Ali Sadrijaj”- ka treguar Smajli në dëshminë e dhënë më 9 gusht 1999. 


“Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, i autorit Adem Lushaj, edhe në “TEXAS SOUTHERN UNIVERSITY”

 




Shkruan: Ramiz Tafilaj


Interesimi për t’u njohtë me të vërtetën e krimeve serbo-sllave në Kosovë, dita ditës po vjen duke u shtuar. Institucionet e ndryshme amerikane, qofshin të drejtësisë apo arsimore, dëshirojnë që sa më shumë të kenë informacione se çfarë ka ndodhur në ish Jugosllave, e me theks të veçantë në Kosovë. e, për t’u njoftuar më për së afërmi për krimet serbe të kryera në Kosovë, konkretisht në Komunën e Deçanit, më 24 dhjetor 2022, isha i ftuar për të qenë mysafir në Universitetin “TEXAS SOUTHERN UNIVERSITY” (TSU) në Houston-Texas, ftesë e ardhur nga Profesori i Gjuhës dhe Letërsisë, Derick Hughes.

 

 

Ftesa më ishte bërë si drejtor Shtëpisë botuese “Jalifat Publishing”, e cila është duke botuar numër të shumtë të librave që pasqyrojnë historinë dhe kulturën shqiptare. Profesori Derick Hughes, më kishte ftuar që jemi prezent në universitetin ku ligjëron, me qëllim të njohjes nga afër me Kosovën, për historinë dhe sfidat me të cilat ishte përballuar vazhdimisht populli shqiptar në ish Jugosllavi, e veçanërisht në Kosovë. Në këtë kontest, nuk mu deshtë për të folur shumë, ngase kisha marrë me vete librat me dëshmi të krimeve serbo-sllave, që pasqyrojnë realitetin e vuajtjeve dhe krimit serbo-sllav ndaj shqiptarëve, sidomos gjatë viteve 1998/99. Vepra e autorit Adem Lushaj, “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, kishte zgjuar interesimin e profesorit Hughes dhe kolegëve të tij, ngase dëshmitë në këtë libër tregonin për gjenocidin serb ndaj banorëve të Deçanit dhe Junikut, dëshmi të ilustruara me foto të tmerrit. Profesori Derick Hughes, e dëshmon interesimin e tij për Kosovën, për Deçanin, duke e vendosur mbi tavolinën e punës hartën, duke e vënë gishtin mbi territorin e Deçanit, si dëshmi e interesimit të kamotshëm për këtë vend. “Unë kam pas miq dhe të afërt të cilët kanë shërbye në Kosovë në këto 20 vitet e fundit, prandaj edhe interesimi im është i madh për këtë shtet të ri, dhe në formim”, ka thënë Hughes, i cili mundohej që çdo fotografi në librin e dhuruar, donte ta kuptonte dhe studionte në thellësi. “Urrejtja kaq e tmerrshme ndaj një populli liridashës, sikurse janë shqiptarët, nuk mund të kuptohet te shtetet e civilizuara dhe demokratike.
Siç shprehët Derick Hughes, në shtetet perëndimore “shteti dhe feja janë të ndara dhe duhet për të qenë te ndara, mirëpo kjo gjë shihet qartë se mungon në shtetin e Serbisë. Po themi mungon, sepse “vetëm një institucion fetar i ngritur në urrejtje, mundet me mbajt gjallë urrejtjen për një kohë kaq të gjatë, qysh po ndodh nga serbët”.

 

 
Si botues dhe drejtor i “Jalifat Publising”, profesorit Derick Hughes dhe kolegëve të tij, iu kam premtuar edhe libra të tjerë që dëshmojnë për krimet serbe të kryera ndaj shqiptarëve, sikurse që dëshmojnë për historinë, kulturën dhe artin shqiptar, libra që dëshmojmë se jemi nga popujt më të vjetër në Ballkan dhe më pro amerikan. Me Hughes dhe kolegët e tij, jemi pajtuar se gjatë semestrit të ardhshëm të studimeve t’i bëhet ftesë autorit të librit “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, Adem Lushaj, që të jetë i pranishëm në Universitetin “TEXAS SOUTHERN UNIVERSITY” (TSU), dhe nga afër të prezanton të dhënat mbi krimet serbe në Kosovë, e në veçanti ato në Komunën e Deçanit.
Libri “Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit”, sikurse libri me dëshmi të shumta për krimet serbe ndaj pacientëve dhe personelit në Qendrën e Klinikave Universitare të Prishtinës,, të autorit Salih Krasniqi, tashmë janë nëpër shumë institucione të drejtësisë, dhe biblioteka të shumta universitare.

Krimet serbe në Deçan: Vrasje, zhveshje, përdhunime në grup dhe dhunë


Në këtë artikull publikohen krimet serbe kundër njerëzimit që kanë ndodhur në Komunën e Deçanit, si :dëbim, zhvendosje e dhunshme dhe përndjekje. Përndjekja e pretenduar thuhet se është materializuar nëpërmjet “dhunës seksuale nga forcat serbe kundër shqiptarëve të Kosovës, veçanërisht kundër femrave.

Popullata e Deçanit është thuajse e gjitha shqiptare. Gjatë tërë vitit 1998, Deçani ishte rrugë që UÇK-ja e përdorte për transportimin e armëve dhe njerëzve të stërvitur në kampe në Shqipërinë veriore për në Kosovë. Për këtë arsye autoritetet serbe ishin të interesuara ta kishin këtë komunë nën kontroll. Raportet e MPB-së tregojnë se në vitin 1998 pati sulme të rregullta të UÇK-së kundër pozicioneve të MPB-së dhe UJ-së, kryesisht në fshatrat Prejlep dhe Drenoc. Në vitin 1999 vazhduan përleshjet sporadike midis UÇK-së dhe forcave serbe.





Ngjarjet në komunën e Deçanit në fund të marsit 1999

K58-a dhe Mehmet Mazrekaj dëshmuan se, më 27 mars 1999, policia hyri në Drenoc dhe i përzuri banorët shqiptarë kosovarë të fshatit si dhe refugjatë prej fshatrave të tjera si Gllogjani dhe Sllupi. Mazrekaj tha se “evakuimi” i fshatit u bë nga policia me pretekstin se priteshin bombardime të NATO-s. Në ditarin e luftës së Brigadës së 125-të të Motorizuar, zona e përgjegjësisë e së cilës përfshinte fshatrat përreth Deçanit përfshirë edhe Drenocin dhe Belegun, është shënuar se pritej një sulm ajror i NATO-s më 27 mars 1999, por nuk thuhet se ku. Në ditar gjithashtu shkruhet se më 27 apo 28 mars 1999 nuk pati sulme të NATO-s në zonën e përgjegjësisë së Brigadës së 125-të të Motorizuar.

K20-a përshkroi ardhjen në Beleg të “policisë serbe dhe ushtarëve serbë” ose “të policisë dhe ushtrisë serbe” të shoqëruar me automjete të blinduara më 28 mars. K58-a dëshmoi se ushtria dhe policia erdhën më 27 mars dhe se u kthyen përsëri në mëngjesin e 28 marsit.

Rreth orës 6 të mëngjesit më 29 mars, K20-a dhe familja e saj u urdhëruan nga një polic që të shkonin në bodrumin e një shtëpie tjetër në fshat, në të cilën mbaheshin rreth 300 njerëz – përfshirë shumë fëmijë. Shumica e tyre ishin gra a fëmijë, meqë burrat e këtyre fshatrave kishin ikur ditët e mëparshme. Sidoqoftë, rreth 60 burra kishin mbetur dhe u zunë nga forcat serbe. Gjatë ditës, i gjithë grupi i shqiptarëve kosovarë u çuan në një fushë, ku disa prej tyre u kontrolluan nga forcat e Serbisë kurse të tjerët u dërguan në bodrum për t’u kontrolluar.

K20-a përshkroi rrahjen e një shqiptari kosovar para syve të saj sepse i kishte folur komandantit kur ai e kishte pyetur për prejardhjen duke i thënë se ishte shqiptar. Edhe Mehmet Mazrekaj i cili ishte në mesin a atyre që mbaheshin në bodrum në atë kohë, u rrah dhe më vonë u zhvesh dhe u kontrollua nga një polic trafiku nga Deçani, të cilin ai e njihte si ish-nxënës të tij dhe i cili ishte me uniformë të policisë së rregullt. K58-a gjithashtu konfirmoi se kishte parë Mazrekajn duke u rrahur dhe keqtrajtuar nga një polic. Mazrekaj gjithashtu pa policinë dhe “paraushtarakët” duke i rrahur e keqtrajtuar burrat e tjerë.

Mazrekaj, K20-a, dhe K58-a dëshmuan edhe për vrasjen ndër të tjerë të Qazim Hulajt, Daut Aliçkajt, Nezir Vishajt, dhe Naim Vishajt gjatë grumbullimit të popullatës së Belegut nga policia dhe “paraushtarakët.” Edhe pse asnjë nga këto vrasje nuk figuron si vrasje në Aktakuzë, dëshmitë në lidhje me to janë qenësore për Dhomën gjatë shqyrtimit të gjendjes në fshat dhe rrethanave të largimit të shqiptarëve kosovarë të pranishëm në fund të marsit 1999. K58-a përshkroi se si kishte parë kur kishin qëlluar me armë në faqe Nezir Vishajn në kohën kur me urdhër të policisë ajo dhe një grup prej rreth 100 vetësh ishin duke dalë nga shtëpia e Naim Vishajt në Beleg. Në lidhje meDaut Aliçkajn, K58-a tha se e kishte parë kur ra përtokë pasi polici që kishte shtënë kundër NezirVishajt, shtiu edhe kundër tij. Mazrekaj dëshmoi se e kishte parë kufomën e Daut Aliçkajt që dergjej midis dy shtëpive. Mazrekaj dëgjoi se Qazim Hulaj ishte vrarë nga forcat e serbe duke ikur nga një shtëpi në Beleg dhe se Daut Aliçkaj gjithashtu ishte vrarë. Një grua e cila ishte mbajtur në bodrum i tha K20-ës se babai dhe një kushëri i saj ishin vrarë nga policia dhe ushtria. Gjithashtu K20-a dëgjoi nga një person tjetër i mbajtur me të në bodrum se “serbët” kishin vrarë dy burra nga Belegu në kohën kur ata po dorëzoheshin.

Pasditen e 29 marsit, shqiptarët kosovarë të arrestuar u urdhëruan të dilnin jashtë nga bodrumi dhe u keqtrajtuan sërish. K20-a dëshmoi se u çuan në një fushë të afërt. Gjatë rrugës, policë dhe nja 100 ushtarë i kërcënuan me armë të rënda dhe disa nga burrat u rrahën me pushkë. Të gjithë fshatarët “u kontrolluan” se mos kishin para të fshehura dhe iu morën të gjitha dokumentet dhe gjërat me vlerë. Gjatë kësaj kohe, gratë u urdhëruan të zhvisheshin dhe u kontrolluan dhe pas kësaj u kthyen te fusha, shpesh me rrobat e tyre në duar, ku u lanë të prisnin në shi deri në muzg. Sidoqoftë, K58-a dëshmoi se disa nga sendet e konfiskuara, përfshirë bizhuteri dhe flori që ishte marrë nga gratë, iu kthyen fshatarëve të nesërmen. Rrjedhimisht, Dhoma nuk konsideron se këto dëshmi nuk vërtetojnë pretendimin e plaçkitjes.

Dëshmitë e dhunës seksuale

K20 u çua në banjë vetëm dhe një ushtar e zhveshi me forcë dhe e përdhunoi. Gjatë kohës së këtij incidenti, polici dhe ushtarët e tjerë qëndronin në pragun e derës dhe nganjëherë e ndriçonin pamjen me llambë.

Kur kishte mbaruar ushtari i parë, K20 kishte tentuar të vishej, por polici e kishte goditur me shuplakë dhe ajo e kishte humbur vetëdijen përkohësisht. Më tej ajo u përdhunua nga ushtari i dytë, dhe më pas nga i treti. Edhe pse polici i tha se ushtari i tretë do të ishte i fundit, një ushtar i katërt hyri në banjë nga korridori dhe e përdhunoi. K20-a nuk ishte në gjendje të përshkruante ndonjë ushtar në veçanti, por dëshmoi se të gjithë kishin uniforma të blerta kamuflimi, disa me emblema dhe të gjithë flisnin serbisht. Kur po e përdhunonin në banjë, K20-a dëgjoi njërën nga dy vajzat e tjera të cilat ishin marrë në shtëpi me të duke ulëritur në dhomën tjetër. Kur K20-a u lejua të largohej nga shtëpia, polici i cili fliste shqip i tha se “UÇK-ja kishte bërë më zi se ata. Ti mund t’i përballosh ata.”Kur po largohej, ajo e dëgjoi edhe vajzën e dytë nga dy vajzat e tjera të zgjedhura duke ulëritur. Afërsisht pas një gjysmë ore pasi ishte kthyer aty ku mbaheshin gratë e tjera, u kthye njëra nga dy vajzat e tjera, kurse tjetra erdhi pak më vonë. E para tha se nuk i kishin kërkuar të bënte gjë, e dyta tha se e kishin detyruar të fshinte, por dukej e “humbur.” K20-a konkludoi se edhe dy vajzat e tjera ishin përdhunuar sepse “ulërimat e tyre ishin të njëjta si ulërimat e mia kur po më përdhunonin.”

K58 përshkroi se si, në kohën që K20 dhe dy vajzat e tjera kishin qenë jashtë dhomës, “paraushtarakët” zgjodhën gra të tjera të reja të cilët erdhën në dhoma katër ose pesë herë, derisa ishin marrë rreth 20 gra dhe vajza të reja, kurse e fundit u kthye rreth orës 5 të mëngjesit. Këto vajza u kthyen të tronditura dhe duke qarë dhe K58-a dëgjoi njërën prej tyre kur i tha nënës së vet se ishte përdhunuar. Rrëfimi bindës i K20-ës për vuajtjet e saj, i mbështetur nga dëshmia e K58-ës, e bind Dhomën se ajo u përdhunua nga ushtarët e UJ-së. Në rrethanat e përshkruara nga K20-a dhe K58-a, ku gra të reja u përzgjodhën dhe u morën për periudha të gjatë kohore gjatë natës, dhe bazuar në përshkrimet e K20-ës të ulërimave që kishte dëgjuar të dy grave të reja që ishin marrë së bashku me të, Dhoma konsideron se i vetmi përfundim logjik që mund të nxirret është se edhe këto dy të reja së paku janë dhunuar seksualisht dhe se gruaja të cilën e dëgjoi K58-a gjithashtu ishte përdhunuar.

Gratë u mbajtën në shtëpi deri në orën 8 ose 9 të nesërmen në mëngjes, 30 mars 1999, kur u urdhëruan nga një polic, të cilin K20-a e përshkroi si “Komandanti,” të largoheshin nga fshati për në Shqipëri. K58-a tregoi se grave iu tha: “Shkoni në Shqipëri – vetë e kërkuat NATO-n.” Të udhëhequr nga tri autoblinda (një ushtarake dhe dy policore), fshatarët e shpërngulur u vunë në kolonë dhe u detyruan të largoheshin, kurse 10 nga burrat më të vjetër u lejuan të shkonin me kolonën dhe t’i ngisnin traktorët. Sidoqoftë, 40-50 burra (disa nga Drenoci dhe Sllupi) u mbajtën atje dhe që atëherë nuk është dëgjuar më asgjë për ta.

Dragan Zhivanoviqi dëshmoi se nuk ishte e mundur që ndonjë autoblindë e UJ-së të ketë qenë në atë vend sepse në atë kohë njësia e tij (Brigada e 125-të e Motorizuar) nuk kishte autoblinda në atë zonë. Mirëpo, duke u bazuar në dëshmitë e besueshme të Mazrekajt dhe K20-ës se UJ-ja ishte e pranishme në Beleg, Dhoma konkludon se autoblindat e UJ-së dhe MPB-së ishin të pranishme në fshat më 28 dhe 29 mars 1999. Shqiptarët kosovarë nga Drenoci, Belegu, dhe fshatrat e tjera të afërta vazhduan në drejtim të jugut në kolonë me rreth 1.000 njerëz të shpërngulur deri në Kukës, Shqipëri.

F.B

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...