Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/13

MASAKRA E PARAQINIT-INSKENIM I OFICERËVE TË KOS-it...!!!

 



Në orët e mëngjesit ,pikërisht në orën 3 të të datës 3 shtator 1987,oficerët e shërbimit të AJ “KOS”inskenuan një nga masakrat më të tmerrshme pas luftës së dytë botërore në Kazermën ushtarake të Paraqinit(në Serbi),duke vrarë në gjumë(në dhomat nr.41 e 42) 4 ushtarë të nacionaliteteve të ndryshme:

1.Safet Durakoviq

2.Sergjan Simiq

3.Goran Beliq dhe

4.Nazim Gjanoviq

Ndërsa në këtë akt mizor u plagosën rëndë edhe 6 usharë tjerë:

1.Ante Jezhiç

2.Nexhip Mehmetoviq

3.Andrej Preshern

4.Petar Gjekiç

5.Huso Kovaçeviç dhe

6.Nazif Axhoviç

Ndonëse situata e përgjithshme në Kosovë asokohe ishte jostabile,skenaristët e këtij inskenimi makabër për të fshehur krimin e kryer nga vet ata,përcaktojnë “kryesin e këtij akti kriminal”ushtarin shqiptar Aziz Kelmendin nga fshati Arban(ish Dushanovë)e Prizrenit!!!Në mëngjesin e asaj dite e rrëmbejnë nga gjumi ushtarin AZIZ KELMENDI,e nxjerrin jashtë kazermës dhe disa metra larg saj(në mal)e pushkatojnë. Ndërkohë oficerët e KOS-it përmes alarmit lansojnë gënjeshtrën se gjoja ky ushtar u vra”gjatë arratisjes pas krimit të kryer në kazermë”!!!!


Për të bindur opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar se kjo masakër gjoja ishte e organizuar,kryesit e krimit(KOS-i)ato ditë i arrestojnë dhe burgosin disa ushtarë shqiptar,(shok të Azizit) dhe pas torturave të tmershme që ushtruan mbi ta,gjykohen dhe dënohen me shumë vjet burgim.

Në aktgjykimin e konstruktuar prej 156 faqesh,thuhet se”gjykimi është bërë për vepër penale të ndihmës në vrasje për motive armiqësore kundër RSFJ-së...,nga neni 122 lidhur me nenin 24 të Ligjit Penal të RSFJ-së...)

Në këtë gjykim të montuar,krejtësisht të pafajashëm denohen:

1.ABDYL ALIMANI-me 20 vjet burgim të rëndë;

2.RIZA XHAKLI-me 20 vjet burgim të rëndë;

3.RIZA ALIBASHIQI-me 14 vjet burgim të rëndë;

4.AFRIM MEHMETI-me 13 vjet burgim të rëndë;

5.PAJAZIT ALIU-me 13 vjet burgim të rëndë;

6.SHEFQET PAQARIZI-me 7 vjet burgim të rëndë;

7.ENVER BEHLULI-me 5 vjet burgim të rëndë;


Në fushatën kundër Aziz Kelmendit dhe ushtarëve të denuar,përveç shtypit të verdhë e të zi të Beogradit,morën pjesë edhe gazetat shqipe si”Rilindja”;”Zëri i rinisë”...me komentet e tyre të shkruara nga HILMI SYLA,SHEREMET KRASNIQI etj!!!!

Sa vlerë ka miqësia dhe drejtësia para interesit politik?....

 

Luigj Gurakuqi, si nuk e kemi njohur

Ben Andoni



“Kam pas nderin-shkruente nji herë-me qenë afritë prej Plakut të nderuem Jeronim De Rada. Tue u-gjetë përpara t’amblit kangatar të Milosaut, të Skanderbeut Pafanë, tue ndie qortimet e këshillat e tija, tue ndigjue zanin e tij të fikët, qi bahej ma i plotë,., e tue pa syt e tij të mekun kah ndezeshin e shkëlqeshin, tue përmendë Shqipnin, unë gjith përmallue, nuk mujta me u ndalë pa lëshue, bashkë me dy pika lot, nji të puthun të nxehtë mbi at dorë qi punoi sa e sa kohë për Atdhe...!” Këto janë shkruar nga dora e Luigj Gurakuqit, që ka lindur më 20 shkurt të vitit 1879. Vetëm se këto fjalë të përkora nuk do të shkonin për një kohë të gjatë me përfytyrimin, që ia atribuuan këtij njeriu. Feminist (morali i kohës të dënon për këtë), hajdut, karrierist, intrigant ia kanë veshur figurës së tij, personazhe të ndryshëm, që në histori s’e kanë pasur kurrë emrin e tij. Ka një handikap të madh në mes dhe kjo lidhet me njerëzit e historisë, që në ditët tona ende s’kanë mundur të kuadrojnë si duhet figurën e tij. Vetëm se më 25 mars 1925, kur do të jepte shpirt, nga plumbat e pistoletës së kushëririt të tij, Baltion Stambolla, ishte shumë i varfër. Në evidencat, që i bëhen trupit të tij në morg, është i veshur thjesht dhe me aq para me vete sa të mos hante dot dhe një vakt bukë. Një nga pinjollët e tij, regjisori i ndjerë Luigj Gurakuqi, do të thoshte se madje edhe ndërresat, që i gjetën të nderit në trup ishin t’andrruara. Këto janë pak për të përmbledhur një figurë, me një jetë aq të dendur sa e tija.

Larg tyre, flitet se Gurakuqi ka pasur një epistolar të mrekullueshëm me një grua italiane, që i lutej të shkonte në Itali, e të kalonte jetën në kushte të tjera. S’pranoi. Me sa duket, synimi i tij për të pasur një vend në politikën kaotike shqiptare, ishte më e fortë se çdo lloj grishje tjetër. Dhe, në fakt, kjo e ka një justifikim. Tregojnë se kur vjen në Shkodër më 1908 në Parrucë, i shmprehin kuajt dhe ia bartin karrocën deri në shtëpi t’vet në shenjë nderimi. Atëbotë është 29 vjeçar, por namin e ka shumë më të madh sesa vitet e tij. Shkodra e adhuron. “Në nji moshë faret të re, njizet vjeç, hyni pjestar i Shoqnis Letraro “Bashkimi”, themelue në Shkodër prej Abatit të Mirditës, Emzot Prenk Doçi, burrë i dijtun e luftar i njoftun i liris arbnore”, do të shkruajë Gjon Kamsi. Por ai mbledh një pajë të mirë mendore dhe me këtë përfaqëson Shkodrën dhe Shqiptarët e Italisë në Kongresin Kombëtar të Alfabetit, që u mbajt në Manastir më 10 nëntor të vitit 1908, që shkriu me një alfabet të vetëm e kombëtar, alfabetet e ndryshme e të shumnduershme, me të cilat, deri më atëherë, shkruhej gjuha shqipe.

Ndryshe

Por, një njeri, që s’ishte kurrë i angazhuar si ai me gjuhën shqipe, është i ashpër ndaj Gurakuqit. Bëhet fjalë për Sejfi Vllamasin, një nga figurat shumë të përfolura të politikës së viteve ‘20, është i pamëshirshëm me Luigj Gurakuqin. Janë njohur bashkë në Stamboll dhe më pas në Durrës në kohën e Princ Vidit. Vllamasi përdor shumë elementë intimë për të hedhur baltë me të. “Në një mbledhje publike, që u bë në një shesh të Durrësit për të diskutuar mbi fate të vendit, kur Gurakuqi ishte dukë shfaqur një mendim, papritmas Faik Konica ia kthen: “Kështu ke marrë urdhër nga Konsullata Italiane?”. Gurakuqi iu përgjigj “i poshtër”, kurse Faiku e goditi me shkop”. Një rast tjetër edhe më i dhimbshëm është bash në qendër të Shkodrës, kur Çerçiz Topulli para Lulishtes Popullore, “në kulmin e mizerit për herë të fundit i kërkoi Gurakuqit 6 lirat turke, që ia kishte dhënë në Selanik në kohën e xhonturqve, por Gurakuqi në atë kohë, në gjendje që mund t’ia jepte, refuzoi sërish t’ia jepte”. Të dy këto figura do arrestohen nga ushtria e Malit të Zi më 15 korrik të vitit 1915 nga ushtria e gjeneralit Veshovic. Luigji bashkë me Preng Pashën, Aqif Pashën, Sotir Pecin dhe Eshref Frashërin, kurse Çerçiz Topulli me Muço Qullin. Personazhi ynë do qetësohet më 17 janar 1916, kur në Shkodër vjen fuqia austriake. Austria formon një administratë qendrore me drejtori të financave, të arsimit dhe drejtësisë, ku Luigj Gurakuqi ishte një nga drejtorët. Luigji ngrihet në politikën kaotike të vendit, ndërsa i duhet të përfaqësojë Shqipërinë, që në Konferencë ka pafund grupe. “Pjesa që udhëhiqej nga Turhan Pasha, shpirti i së cilës ishte Luigj Gurakuqi, ndiqte një politikë proteksioniste për proteksionin e Italisë ndërsa Konica dhe Turtulli janë për politikë kombëtare”, shkruan Vllamasi. Është kaq e egër kjo luftë dhe me kaq pakuptim saqë një patriot i njohur, Fuat Dibra, që ka harxhuar shumë para, në një letër që i dërgon Hasan efendi Bekteshit në muajt e parë të vitit 1919, e akuzon rëndë Luigj Gurakuqin si përgjegjës për politikën pro italiane që ndiqej nga qeveria e asaj kohe: “Zoti, këtë njeri të mallkuar e ka krijuar për të zezën e këtij vendi”, e citon Vllamasi...Problemet vazhdojnë me zgjedhjet në Shkodër dhe mbështetjen që i bën kleri katolik Luigj Gurakuqit. Ky i fundit, Fishta dhe Mustafa Kruja vendosin për Partinë Përparimtare, ndërsa më 7 dhjetor të vitit 1921 Gurakuqi është ministër i brendshëm në qeverinë e Prishtinës. Një vit më vonë pretendohet që t’i bëhet atentat, ndërsa Luigj Gurakuqi del kundër Partisë Popullore, që inkurajon Shoqërinë Britanike dhe mbron gati hapur interesin italian.
Për Vllamasin është e saktë se ai ishte një sekretar i mirë dhe një njeri i jashtëzakonshëm në sjellje, por kurrë s’mund të jetë një burrë shteti. Një përfytyrim, që është larg asaj që është ngritur me kohë për këtë figurë të njohur. “Ai i shmangej përgjegjësisë direkte që është cilësia më kryesore e një burri shteti”, shkruan Vllamasi. Akuzohet se është kundër laicitetit në shkollë dhe reformave demokratike, sepse me kushtet që ka Shqipëria programi i Nolit s’mund të gjejë vend për reforma administrative, legjislative dhe ushtarake apo për çlirimin e bujkut dhe reformë agrare.
“Gurakuq kemi shumë bërë gabime”, do i thotë Noli në Brindizi, kur ideali i tyre politik ka marrë fund. Vdekja e Gurakuqit do e bëjë që t’i kushtojë një nga pjesët më të bukura atij, që ka shkruar ndonjëherë. “Dy raste kishte që të tregonte burrninë në Konferencën e Paqes kur ishte shpirti i politikës proteksioniste dhe e dyta kur ishte më Nolin. Por ishte i zgjuar dhe me kulturë dhe me cilësirat e thjeshta të një profesori dhe sekretari të mirë”.
Por Gurakuqi është tjetër gjë. Ta lemë të flasë me gojën e tij: “Duke bamun ligje moderne -thotë Gurakuqi, - do të bajmë të mundun zhvillimin arsimuer e përmirësimin ekonomik, dy gjana për të cilat ka ma tepër nevojë populli i ynë”. Kur i thoshte këto fjale, figura e njohur e historisë sonë, Shqipëria kishte shumë pak njerëz të njohur dhe anarkia ishte pjesë përbërëse e jetës shqiptare. Por, për Gurakuqin, kjo nuk kishte rëndësi të madhe. Tek ai ishte projektuar një e ardhme, sipas vizionit të tij.
...
Gjyqi e nxori të pafajshëm atentatorin e tij më Tarn. “Sa vlerë ka miqësia dhe drejtësia para interesit politik. Ai u vra si italofil ose viktimë e italofilizmit nga frika se me influencën te qeveria italiane do e prishte lidhjen e Zogut me Italinë”, shkruan cinik Vllamasi, por pa e fshehur deri në fund urrejtjen ndaj këtij njeriu, që i duhej aq shumë Shqipërisë.

“Shkoi një, erdhën dy Grenell-a”, profesori reagon ashpër ndaj Esobarit dhe Hillit, ja ku qëndron “thembra e Akilit”


Naile EjupiNGA NAILE EJUPI 

Deklarata e këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, për asociacionin që presin propozimet e qeverisë së Kosovës për të, ka hedhur poshtë deklaratat e ndërmjetësuesve të dialogut që kërkonin me ngulm formimin e asociacionit.

Por, para Chollet ndryshe thoshte i dërguari i posa posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili thoshte se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë është obligim, si për Kosovën dhe Serbinë, ashtu edhe për BE-në që e ka ndërmjetësuar negocimin e tij.

“Ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka deklaruar Escobar në një intervistë dhënë për median vendore në dhjetor.

close
volume_off

Në mbështetje të një asociacioni, ishte edhe ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, që ka deklaruar në dhjetor të vitit që shkoi, se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, jo vetëm se është mirë të bëhet, por është edhe logjike.

Ndaj deklaratave të lartë përmendura, ka reaguar profesori dhe analisti në Amerikë, Binak Maxharraj.

Maxharraj thotë se “shkoi një, erdhën dy Grenella?!” për shkak të qëndrimeve të tyre.

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Maxharraj ua kujton atyre luftën e Serbisë dhe krimet e saj.

“Shkoi një erdhën dy Grenella?! Populli i Kosovës, dje, sot e nesër dhe përjetësisht i falënderohet SHBA-së për veprën e saj madhore në çlirimin e Kosovës të cilët e nxorën nga kthetrat e Serbisë, e cila që kur erdhi nga malet e Karpateve duke i pushtuar trojet shqiptare në vazhdimësi ka bërë krime, masakra, gjenocid mbi popullin shqiptar, por edhe në mendjet e veta. Të freskëta janë z. Escobar dhe Hill në mendjet e popullit shqiptar, por edhe në mendjet e popullit të madh mik amerikan krimet, masakrat dhe gjenocidin që Serbia e Millosheviçit i ka bërë në Kosovë me bashkëpunëtorët e tij, që sot janë në pushtet në Serbi, të cilët edhe sot tentojnë të zhbëjnë pavarësinë dhe sovranitetin e saj duke mos e njohur si shtet, ajo përdor metoda makabre dhune për gjoja pozitën e “vështirë” të serbëve në Kosovë, që një floskulë e tyre politike, sepse pozita e serbëve të Kosovës është më e avansuar sesa pozita e shumë pakicave në politikë”, pohon Maxharraj.

Askund në botë pakicat nuk kanë më shumë beneficione se sa pakica serbe neë Kosovë me të cilët liderët e Serbisë, e në veçanti presidenti i saj Vuçiq manipulon me ta për interesa krejt tjera meskine, apo thënë shkurtë ajo kërkon ndarjen apo korrigjimin e kufijve duke e synuar veriun e Kosovës me pasuri përrallore nëntokësore që si askush në botë. Duke tentuar kështu të zhbëj pavarësinë, të cenoj sovranitetin dhe integritetin e saj territorial. Pra, këtu z.Escobar dhe z.Hill qëndron nyja e Gordit, apo thembra e Akilit të cilën Serbia me çdo kusht tenton ta zgjidh?! Pra, kjo është nyja e Gordit apo thembra e Akilit pikërisht e cila është e lidhur edhe me formimin e Asociacionit një etnik serb qe populli i Kosovës, qeveria dhe institucionet i frikësohen më të keqes duke i njohur tiparet dhe karakterin dhe aspiratat agresive jo toleruese të Serbisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve”, thekson Maxharraj.

Ndaj formimit të Asociacionit një etnik, ishte vazhdimisht kundër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, dje në një vizitë në Vjenë ku takoi kancelarin Austriak Karl Nahammer, ka thënë se çështja e themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mund të adresohet brenda një marrëveshjeje eventuale për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke e përjashtuar mundësinë që Asociacioni të jetë njëetnik.

Kurse, ish- ambsadori Richard Grenell, sa ishte ndërmjetësues i dialogut Kosovë- Serbi, dëshironte një marrëveshje Kosovë- Serbi, e që sipas raportimeve, në qendër ishte shkëmbimi i territoreve.

Figurën e Grenellit, analisti Maxharraj, e konsideron problematike, gjersa shton se u rreshtua në anën e Serbisë.

“Para disa vitesh e patëm një ndërmjetësues nga SHBA-ja ish-ambasadorin Richard Grellen një pro serb, një figurë mjaft problematike që posa erdhi u rreshtua në anën e Serbisë dhe kundër Kosovës, sepse kryeministri i atëhershëm Albin Kurti i cili ishte në koalicion me LDK nuk pranonte që të bëhet palë e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës për t’u bërë pjesëtar dhe hisetar për ndarjen e Kosovës, projekt ky që ishte veç i përgatitur nga Vvçiqi dhe Thaçi me ndërmjetësimin e ish-ambasadorit Richard Grenell dhe pritej të nëshkruhej në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit Donald Trump. Mu për këtë nga smira dhe tmerri që e kaploi Grenellin ai u çartë dhe urdhëroi koalicionin PDK-LDK që për shtatë ditë të rrëzohet qeveria Kurti e cila edhe u bë për të sjellë në pushtet renegatin sahan lëpirsin Avdullah Hotin, i cili erdhi në këtë pozitë jashtë kushtetutës, pa vota të mjaftueshme i cili nuk qëndroi as një vit dhe u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese. I tillë ishte Richard Grenel një pro serb i përbetuar i cili me të dy këmbët e shkeli në Kosovë demokracinë amerikane duke bërë “grushte shtet” në qeverinë e Kosovës dhe largimin e Albin Kurtit i cili në zgjedhjet e ardhme u kthye në pushtet edhe më i fuqishëm. Pra, ish-ambasadori Grenell iku siç thuhet me ”bisht ndër këmbë” dhe Kosova shpëtoi të ndahet”, deklaron Ma

Image
Binak Maxharraj
FOTO GALERI

Duke iu referuar deklaratave të ndërmjetësuesit për dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Esobar dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Maxharraj, thotë se “shkoi një dhe si duket erdhën dy”.

Sipas tij, Hill është njeri tipik serb, ndërsa Escobar është ndikuar nga ai.

“ Por, shkoi një Grenell dhe si duket erdhën dy Gabriela tjerë Escobar si i deleguar për Ballkanin perëndimor dhe ambasadori në Serbi Christopher Hill. Hill nuk ishte një figurë e panjohur për popullin e Kosovës. Ai është përzier gjatë luftës gjoja për ndonjë ndërmjetësim, por e pa qëllimin e tij Olbrajt e largoi. Ky njeri ishte tipik pro serb që po vërtetohet edhe sot duke i dalë zot Serbisë duke theksuar haptas se ishte një gabim i madh që u bombarduar Serbia nga SHBA me aleat, pra doli haptas në kundërshtim me politikën e vendit të vet. Por ky njeri edhe gjatë Konferencë në Rambuje angazhohej për një autonomi për Kosovën përderisa Olbrajt ia mbylli gojën. Pastaj edhe sot si ambasador i përkrah të gjitha kërkesat abnormale të Serbisë ndaj Kosovës thuajse se Serbia nuk ka bërë asgjë në Kosovë, pos që ka masakruar, vrarë edhe fëmijë në djep, pleq e plaka, civilë njerëz të pafajshëm edhe duke e bërë hi e shkrum Kosovën. Këto të gjitha i di shumë mire ambasdori Hill, por është e çuditshme sepse ai shkeli nëpër të gjitha këto duke i dalë në krahë Serbisë. Por, me angazhimin e emisarit të posaçëm për Ballkanin perëndimor nga Presidenti Biden z.Gabriel Escobar në fillim kishte qëllime të mira për Kosovën, po dalëngadalë duke u ndikuar me siguri edhe nga z. Hill e në veçanti nga presidenti Vuçiq që sikur e kanë bindur gjoja për gjendjen e vështirë të serbëve në veri ne Kosovë qe po rebelohen jo për shkak të pozitës së tyre sociale, por sipas trysnisë se vetë presidentit Vuiçiq”, përfundon Maxharraj.

Bota Sot.

Nisin procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt, Salianji drejt kryesimit të Grupit të PD-së. Ja sa deputetë e mbështesin

 Brenda Partisë Demokratike kanë nisur procedurat për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt nga drejtimi i Grupit Parlamentar.


Sipas burimeve brenda PDsë, mësohet se janë mbledhur mbi 20 firma, ndërsa Ervin Salianji është kandidatura potenciale për ta zëvendësuar atë. Por, teksa Alibeaj po kërkon të largojë kundërshtarët nga Grupi Parlamentar, deputetët kanë nisur procedurat për shkarkimin e tij. Ervin Salianji ka mbledhur mbi 20 firma të nevojshme për ta larguar Alibeajn dhe për të marrë drejtimin e grupit.

Nga kritikët e tij, largimi i Enkelejd Alibeaj shihet si një tjetër hap drejt bashkimit të Partisë Demokratike. Alibeaj nuk njihet si kryetar i grupit nga Partia e drejtuar nga Berisha, por ky atribut i njihet nga Parlamenti, çka ka shkaktuar shpesh debate në seancat parlamentare. Por, tashmë pozitat e Enkelejd Alibeaj si kryetar grupi këtë sesion të ri parlamentar janë lëkundur ndjeshëm nga një vit më parë. Revolta për shkarkimin e tij ka nisur nga brenda grupit demokrat. Përjashtimi i 4 deputetëve që zyrtarisht u argumentua nga Enkelejd Alibeaj se nuk reflektuan për dhunën ndaj selisë blu 8 janarin e vitit të kaluar, është një vendim që vjen pasi Ervin Salianji nisi mbledhjen e firmave për ta shkarkuar dhe për të marrë vetë ai drejtimin e Grupit Parlamentar të PD-së.

“Sot, më datë 10.01.2023, ka përfunduar afati 1-vjeçar për distancimin e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj Partisë Demokratike të deputetëve të pezulluar Tritan Shehu; Oerd Bylykbashi; Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj. Në mungesë të aktit të distancimit, nga sot hyn në fuqi masa e largimit zyrtarisht të tyre nga Grupi Parlamentar”, njoftoi zyra e shtypit e Enkelejd Alibeaj. Por, përjashtimet e Alibeajt ndryshuan betejën e numrave në grupin kuvendor demokrat, tashmë Salianjit nga 21 firma, i duhen 18 për të marrë kryesimin e grupit. Pasi të grumbullohen nënshkrimet e nevojshme, topi kalon në fushën e kryetares se Kuvendit Lindita Nikolla, e cila duhet të marrë një vendim për betejën e re te demokrateve ne Kuvend, pasi mbi tryezën e saj ajo ka jo vetëm shkresën e Enkelejd Alibiaj mbi konfigurimin e grupit kuvendor demokrat por duhet te shprehet edhe për kërkesën e Ervin Salianjit qe gëzon mbështetjen e 21 deputeteve për të qenë kryetari i ri i grupit parlamentar.

Vendimi i Enkelejd Alibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike 4 deputetët: Oerd Bylykbashi, Tritan Shehu, Belind Këlliçi dhe Agron Shehaj ka përçarë më tej grupimin e drejtuar prej tij. Në grupin mbështetës të kryetarit Berisha, vendimi i Alibeajt shihet si shërbim ndaj Kryeministrit Rama. Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, e quan një vendim të turpshëm teksa për Enkeljd Alibeajn shprehet se është mungesë dinjiteti. Sipas tij, ky akt “çorri” maskën e Alibeajt dhe tregoi se po bashkëpunon me Edi Ramën. Ferdinand Xhaferaj, i cili nuk është deklaruar si mbështetës i Berishës, shprehet se vendimi për përjashtimin e 4 deputetëve është një maskarade. Situata brenda partisë duket se ka “trembur” edhe prurjet e reja në PD! Petrit Doda, i cili zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend u regjistrua si deputet i Pavarur dhe jo si deputet i Grupit Parlamentar të PD-së.

VENDIMI PËR DEMOKRATËT

Pasi të grumbullohen nënshkrimet e nevojshme, topi kalon në fushën e kryetares se Kuvendit Nikolla, e cila duhet të marrë një vendim për betejën e re të demokratëve në Kuvend, pasi mbi tryezën e saj ajo ka jo vetëm shkresën e Alibeaj mbi konfigurimin e grupit kuvendor demokrat, por duhet te shprehet edhe për kërkesën e Salianjit që gëzon mbështetjen e 21 deputetëve.

PËRJASHTIMET, BAÇI: VEPRIM I TURPSHËM

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, i konsideroi përjashtimet nga Grupi Parlamentar i PD-së të turpshme. Sipas tij, ky vendim i Alibeajt tregon se ku e kanë katandisur veten ai dhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha. “Vendimi i Alibeajt ishte i pritshëm. Duke parë fundin e tij të turpshëm, unë ja kam thënë që fundi do të jetë i turpshëm. Kishte një votë plebishitare për doktorin si kryetar. Dhe më skeptikët e besojnë se Alibeaj bën lojën e Bashës dhe të dy marrin urdhra nga Edi Rama. Gjykata nuk është e pavarur, sepse do të kishte marrë menjëherë vendimin dhe nuk do mbahej peng në Apel. Çdo veprim bëhet i orkestruar nga Edi Rama, që të mos hyjë në zgjedhje e bashkuar, por të krijojë opozitën false, duke gjetur një delirant më të madh se Basha. Në Gjykatë vijon të figurojë si kryetar”, u shpreh Baçi.

Përjashtimi i kolegëve, Xhaferri: Maskaradë që dobëson opozitën

Ferdinand Xhaferri e deklaroi firmën publikisht, pavarësisht rezervave që ka ndaj Sali Berishës. “Unë kam firmosur dhe do të vazhdoj të firmos çdo kërkesë që fuqizon opozitën dhe do të qëndroj kundër regjimit”, deklaroi Xhaferri. Deputeti demokrat e cilësoi maskaradë që dobëson opozitën përjashtimin e kolegëve. “Katër deputetët që janë përjashtuar janë kolegë të respektuar që i rrinë shumë mirë kostumi i deputetit opozitar. Lidhur me kolegjialitetin e vendimmarrjes.

Unë jam njohur nëpërmjet medias dhe kjo flet shumë për dimensionin demokratik që ka pasur procesi i vendimmarrjes. Unë si deputet i opozitës jam marrë dhe do të vazhdoj të merrem me qeverinë. Ditën që Edi Rama afron Agron Çelën, opozita largon Agron Shehajn. Unë kam qëndruar dhe do të qëndroj. Kam firmosur dhe do të firmos çfarëdolloj kërkese që ka si qëllim fuqizimin e opozitës. Jemi përballë një regjimi dhe vetëm ata që janë pjesë e regjimit apo bashkëpunojmë me regjimin nuk mund ta kuptojnë këtë. Unë kam qenë një nga bashkëpunëtorët e afërt të zotit Berisha dhe gjatë kohës së qeverisjes së tij me kemi një hipotekë pozitive të atyre gjërave që u bënë për Shqipërinë. Duke menduar që përjashtimi i 4 deputetëve është një maskaradë që dëmton opozitën, për këtë kisha dhe këtë qëndrim”, deklaroi z. Xhaferri.

DODA REGJISTROHET SI DEPUTET I PAVARUR

Petrit Doda që zëvendësoi Alfred Rushajn në Kuvend pasi ky i fundit la mandatin, ka vendosur të regjistrohet si deputet i pavarur në Kuvend. Doda është distancuar nga dy grupimet brenda PD-së, nga i Alibeajt dhe “Rithemelimit”, duke dalë deputet i pavarur. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Doda mori 5987 vota dhe ishte pas emrit të Alfred Rushajt, duke zënë vendin e tij më 12 dhjetor pas lënies së mandatit. Vendimi i tij vjen një ditë pasi Alibeaj përjashtoi nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës, Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn.

Simptomat e pazakonta të diabetit, çfarë duhet të dini që të parandaloni sëmundjen

 

Simptomat më klasike të diabetit janë lodhja, urinimi i shtuar, etja dhe uria e tepruar.

Por ka edhe disa simptoma të tjera që mund të jenë shenja paralajmëruese, që janë më pak të dukshme. Ndaj edhe AgroWeb.org ju njeh me to më poshtë.

Periodontiti

Periodontiti është një sëmundje e mishrave të dhëmbëve, që mund të shkaktojë lirimin ose rënien e tyre. Kjo sëmundje është dy deri në tre herë më e zakonshme tek njerëzit me diabet sesa tek ata pa diabet.

Po ashtu, sëmundja mund të përparojë më shpejt dhe të jetë më e rëndë tek ata me diabet.

Marrëdhënia mes periodontitit dhe diabetit duket të jetë e dyanshme. Teksa diabeti mund të përkeqësojë periodontitin, periodontiti mund të jetë një faktor rreziku për rritjen e sheqerit në gjak (hiperglicemia), një faktor përcaktues i diabetit. Inflamacioni kronik është një tjetër tipar i personave me diabet që vuajnë edhe nga kjo sëmundje serioze e mishrave të dhëmbëve.

Sepse inflamacioni mund të jetë një faktor kontribues në shkatërrimin e kockave që mbështesin dhëmbët. Megjithatë kjo është faza e fundit e sëmundjes së periodontitit.

Ndryshimet në lëkurë

Disa sëmundje të lëkurës mund të jenë shenja e parë që ju keni diabet.

Një shembull është acanthosis nigricans, që shfaqet si një njollë errët në lëkurë. Shpesh njolla është e trashë, dhe zakonisht zhvillohet në pjesën e pasme të qafës, sqetulla dhe ije.

Këto njolla mund të shfaqen edhe në duar, këmbë, bërryla dhe gjunjë, si pasojë e rritjes së niveleve të insulinës.

Gjithashtu ekzistojnë edhe lloje të tjera njollash, që kanë një teksturë të trashë, apo flluska që nuk shkaktojnë dhimbje, të cilat paralojmërojnë një rrezik të mundshëm për diabet.

Infeksionet e shpeshta

Infeksionet e shpeshta mund të ndodhin për shkak të një kombinimi të niveleve të larta të sheqerit në gjak. Kjo krijon një mjedis të përshtatshëm për rritjen e baktereve, duke dobësuar edhe përgjigjen imune.

Infeksionet më të zakonshme janë ato të traktit urinar, infeksionet bakteriale dhe kërpudhore.

Ndryshime në shikim

Sheqeri i tepërt mund të dëmtojë enët e vogla në sy dhe të shkaktojë ndryshime në lëngjet e syrit, duke ndikuar në qartësinë e shikimit.

Disa nga ndryshimet më të hershme të shikimit mund të përfshijnë shikim të turbullt ose probleme me shikimin e objekteve të largëta.

Nëse ky problem nuk adresohet, shikimi mund të përkeqësohet.

Ndryshimet në dëgjim

Diabeti dyfishon rrezikun e humbjes së dëgjimit për shkak të dëmtimit të nervit në veshë.

Sheqeri i lartë i gjakut, për periudha afatgjata, mund të dëmtojë enët e vogla të gjakut dhe nervat në veshin e brendshëm.

Sheqeri i ulët periudha afatgjata, mund të dëmtojë mënyrën se si sinjalet nervore dërgohen nga veshi i brendshëm në tru.

Urinim i shpeshtë

Rritja e urinimit zakonisht shoqërohet me rritje të etjes dhe urisë si dhe humbje peshe.

Kjo shenjë mund të dallohet edhe tek fëmijët e vegjël, të cilët gjithashtu mund të preken tek diabeti.

Urinimi i shpeshtë, sidomos ai i pavullnetshm gjatë natës, mund të jetë një shenjë treguese.

Përfundimi

Nëse jeni duke përjetuar ndonjë simptomë të diabetit, veçanërisht nëse jeni në rrezik më të lartë për këtë sëmundje, vizita tek një mjek mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë po i shkakton simptomat tuaja.

Zbulimi dhe trajtimi i hershëm është i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës tuaj, reduktimin e rrezikut të komplikacioneve dhe zgjatjen ose parandalimin e përparimit të diabetit. 

Të gjithë sytë nga qielli në 12 janar, ja çfarë do të ndodhë!


NASA ka zbuluar se një kometë, e cila shfaqet një herë në 50.000 vjet.

Ajo është quajtur C/2022 E3 (ZTF) dhe do të shfaqet në qiell prej 12 janarit. Ky zbulim është bërë në datën 2 mars 2022 nga astronomët duke përdorur kamerën e vëzhgimit në Observatorin Palomar, në qytetin e San Diegos, Kaliforni.

Sipas Earthsky, ndërsa kometa i afrohet Tokës thuhet se do të pozicionohet pranë Yllit të Veriut.

Sipas NASA-s kometa do të jetë e dukshme për vëzhguesit përmes dylbive. Në hemisferën veriore do të jetë e dukshme gjatë janarit, ndërsa në hemisferën jugore në fillim të shkurtit.

Në varësi të asaj se sa e ndritshme bëhet në javët e ardhshme, C/2022 E3 (ZTF) mund të bëhet e dukshme me sy të lirë në netët e fundit të janarit.

Kometa në ndryshim nga yjet, dallohet nga bishtat e saj me vija pluhuri dhe grimcash energjike, si dhe koma e gjelbër e ndezur që e rrethon.

Koma është një mbështjellje që formohet rreth një komete ndërsa kalon afër diellit, duke bërë që akulli i saj të sublimohet ose të kthehet drejtpërdrejt në gaz.

Kjo bën që kometa të duket e paqartë kur vëzhgohet përmes teleskopëve.

Libri i kujtimeve i Princit Harry, i titulluar “Spare”, u bë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, tha botuesi i librit.

 

Libri i kujtimeve i Princit Harry, i titulluar “Spare”, u bë libri më i shitur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, tha botuesi i librit.

Libri u publikua të martën pas disa ditësh intervista televizive të Harryt, dhe një versioni të publikuar gabimisht të memoarit ku u zbuluan informacione intime rreth familjes mbretërore britanike.

Libri i Harryt ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën, pasi aty ka zbuluar betejat e tij personale dhe akuzat lidhur me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë edhe për babanë e tij, Mbretin Charles, njerkën Camilla dhe vëllain e tij të madh, Princin William.

“Ne e dinim se ky libër do të fluturonte, por po i tejkalon edhe pritjet tona më të mëdha”, tha përmes një deklarate, Larry Finlay, drejtor menaxhues në Transworld Penguin Random House.

“Sipas informacioneve tona, të vetmet libra që janë shitur më shumë në ditën e parë kanë qenë ata për Harry tjetër [Potter]”, shtoi ai.

Botuesi i librit tha se janë shitur 400.000 kopje në ditën e parë.

Libri “Spare” ofron zbulime të fundit të bëra nga Harry dhe gruaja e tij Meghan, që kur ata u larguan nga detyrat mbretërore më 2020 dhe u transferuan në Kaliforni për të krijuar një jetë të re. Publikimi i librit pason dokumentarin e Netflix për Princin Harry.

Familja mbretërore nuk ka komentuar lidhur me librin dhe nuk pritet që të bëjë një gjë të tillë.

Versioni në gjuhën spanjolle i librit doli në shtije gabimisht javën e kaluar në disa librari të Spanjës.

Në libër, Harry ka folur për jetën e tij pas vdekjes së nënës Princeshës Diana kur ai ishte vetëm 12 vjeç, për konsumimin e kokainës dhe drogave të tjera për të përballuar këtë humbje dhe se si ai vrau 25 luftëtarë talibanë në kohën kur shërbeu si ushtar në Afganistan.

Në libër ai po ashtu ka treguar për një zënkë me vëllain e tij, William, trashëgimtarin e fronit, duke thënë se William e kishte rrëzuar atë, dhe se si të dy i ishin lutur babait të tij që të mos martohej me Camillën.

Në intervistat para daljes në shitje të librit, Harry ka dyfishuar akuzat e tij për disa anëtarë të familjes mbretërore, përfshirë Camilla dhe William, që zbuluan informacione për gazeta e të cilat ai tha se kanë dëmtuar atë dhe gruan e tij Meghan. Publikimi i këtyre informacioneve, sipas Harry, u bë që anëtarët e familjes mbretërore të mbronin veten dhe të rrisnin reputacionin e tyre.

“Mendoj se ajo [nëna e tij Diana] do të ishte zemërthyer lidhur me faktin që William, zyra e tij, ishin pjesë e këtyre lajmeve”, tha ai për Good Morning America.

Ndërkaq, për programin 60 mintues të CBS, Harry tha se Camilla ka pasur një reputacion të keq te tabloidet dhe ka pasur nevojë që ta rregullojë imazhin e saj, gjë që, sipas tij, e bëri atë “të rrezikshme”.

Çfarë ndodhi më 1 nëntor 2025?

  Serbia ka heshtur lidhur me raportimet se një serb është plagosur dhe rrëmbyer nga Xhandarmëria serbe në territorin e Leposaviqit, në veri...