Agjencioni floripress.blogspot.com
2023/01/14
Kush e vrau atdhetarin Enver Hadri?
FLORI BRUQI
Pejë,1.12.2007
Në një informacion të agjencisë DPA nga Haga, i botuar më datën 30 prill 2005,thuhët se “Gjatë procesit gjyqësor të dates 29 prill 2005 kundër Sllobodan Millosheviqit u bë e ditur se kush e ka vrarë atdhetarin e shquar, Enver Hadrin në Belgjikë më 1990”.
Dihët se pas vrasjës nga shërbimi secret jugosllavë të Jusuf Gërvallës ,Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës më 17 janar të vitit 1982 , vrasja e Enver Hadrit në Belgjikë(1990) ishte vrasja e parë politike, të cilën e ka bërë Shërbimi sekret serb pa informuar as konsultuar sigurimin shtetëror jugosllav".
Dëshmitari më shifrën :C-48” tha para Tribunalit të hagës , se "Mikui i tij Veselin Vukotiq i quajtur “Vesko” ka marrë pjesë aktivisht në likudimin e shqiptarëve në Evropë me urdhër të Sigurimit shtetëror jugosllav.
Ai personalisht e ka vrarë Enver Hadrin në Bruksel, mirëpo kësaj radhe me urdhër të Shërbimit sekret serb", ka deklaruar C-048.
Ndryshe deri vonë vrasja e Enver Hadrit i vihej në barrë Darko Ashaninit i vrarë në qërim hesapesh në fund të 90-tave në Beograd.
Dëshmitari C-048, ish bashkėpunėtor i Shėrbimit Sekret Serb, ka treguar se mė 1992 ka qenë drejtor i kazinos “Royal” nė Novi-Sad, ku ka pasur kontaktet e para me Shėrbimin Shtetėror Serb dhe madje përmes pronarit të kazinos, Veselin Vukotiq i quajtur “Vaske”, për të cilin C-048 tha se në vitet 80 ka marrė pjesė nė likuidimin e emigrantėve shqiptarė nė Evropė.
Sipas kėtij dėshmitari, nė shkurt tė vitit 1990, nė Bruksel “Vaske” personalisht e ka vrarė Enver Hadrin, qė, siç u shpreh dėshmitarim “ishte vrasja e parė politike e Shėrbimit Shtetėror Serb pa konsultim me Shėrbimin Sekret Jugosllav”.
Ky dėshmitar po ashtu rrėfeu se pas kryerjes sė detyrave tė tilla, ai kishte fituar besimin e shefave dhe ishte lejuar qė tė marrė pjesė nė takimet e “lobit baēkapallanas”, qė e shqyrtonte situatėn politike dhe tė sigurisė nė Vojvodinė dhe ku pjesėtarė ishin edhe politikanėt e lartė tė SPS-sė: Milorad Vuçeliq dhe Radovan Pankov, pjesėtarė tė shėrbimeve policore Mihal Kertes, Jovica Stanishiq, Frenki Simatoviq dhe Milovan Popivoda, si dhe personalitete me dosje kriminale, Veselin Vukotiq “Vesko” dhe Darko Ashanin.
Dėshmitari ka treguar pėr tri takime tė kėtij lobi, duke dėshmuar se nė njėrin prej tyre, nė mars tė vitit 1993, ka qenė prezent edhe i akuzuari Slobodan Milosheviq. …
Në mënyrë të paskrupullt Marko Nicoviqi , ish shef i Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës dhe ish-shef i Interpolit të Serbisë, interperton se : “…vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën janë vrarë gjatë një përleshje në lidhje me drogë, në të njëjtën kohë kur edhe Kadri Zeka, i cili poashtu paska qenë "partner droge" i vëllezërve Gërvalla (!)”.
Kjo ishte teoria e agjentit sekret serb Nicoviqit, ndërsa tani do të ju tregojmë disa të dhëna EKSKLUZIVE në lidhje me këtë "zotëri":
Marko Nicoviq, jo vetëm që është shpirt i shitur, madje idiot me prejardhje shqiptare, por ishte në vitet e 80-ta dhe 90-ta bashkëpuntor I U D B-së së Stane Dollancit dhe Franjo Herleviqit dhe partner të ngushtë e kishte Andrija Lakoniqin e Darko Ashaninin dhe Zhelko Razhnjatoviq Arkanit.
Për shkak të privilegjeve si anëtar të UDB-së, këta ia kishin "hapur" vetes rrugën të merren me tregun e drogës dhe krimeve tjera. Mu kjo çështje e "parëndësishme" edhe e ndihmoi Nicoviqin të vijë në pozitë të Interpolit serb dhe - paramendoni ironinë - shefit të Asociacjonit ndërkombëtar për luftë kundër drogës!
Nga burime të caktuara, madje publicisti Elshani ka të dhëna më se relevante, se pikërisht ky Nicoviqi, së bashku me Arkanin dhe njëfarë Miqunoviqi nga Nikshiqi kanë qenë të përzjerë edhe në vrasjen e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.
I permenduri Miqunoviq është i njëjti person që para 5 vitesh vrau një djalë të ri në hyrje të spitalit të Podgoricës para më se 20 dëshmitarëve të cilët nuk guxuan të dëshmojnë kundër tij për shkak se u penguan nga policia malaziase e cila e mori në mbrojtje Miqunoviqin.
Pra ai, Marko Nicoviq, Darko Ashanin, Andrija Lakoniq (me pasaportë të rremë të dhënë nga shteti në emër të Zoran Stankoviq),Zhelko Razhnjatoviq Arkani dhe disa të tjerë, kanë qenë të gjithë bashkëpuntorë të UDB-së dhe të përzjerë në mënyrë të drejtëpërdrejtë në likuidimin e aktivistëve shqiptar në diasporë.
Në fund e përgëzojë publicistin Elshani që në shenjë nderimi për 17 vjetorin e rënjës heroike të Enver Hadrit na solli librin “Çeta e Brukselit” , I cili është një kontribut I madh për zbardhjen e biografisë së pashkruar të diplomatit tone,sepse Enver Hadri ,kishte qasje origjinale ,kishte një sens politik kombëtarë , qendrueshmëri ndaj pëngesave, shpifjeve, rrymimeve brenda veprimtarëve të kombit e posaçërisht të ambasadës së ish-Jugosllavisë në Bruksel ...
Gjithsesi Enveri ishte diplomati I pare shqiptarë që çështjën madhore të Kosovës I dha një xëx në arenën ndërkombëtare I cili krijoi shembullin unikat mbi bazat unike të normave demokratike të shtetit ku gjallëroi, veproi dhe mbijetoi gjerë në vdekje ….
Për Enver Hadrin kohëve të fundit ka filluar të ndriçohet veprimtaria e tij në dimensione historike më libra , artikuj, intervista, është bërë një film i shkurtër, janë bërë manifestime vjetore për përvjetor në diasporë, pas renies së komunizmit, shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, pas luftës heroike të UÇK-së, përkatesisht që nga 17 vjetori i vdekjës se tij, janë mbajt manifestime edhe në vendlindje, në Pejë dhe Prishtinë.
Vlenë të përkujtojmë se sherbimi zbulues belg e ka marrë në pyetje edhe një dëshmitar shqiptar më 1999 në Bruksel sipas një kërkese të hershme të Interpolit, me ç'rast, si duket, e ka mbyllë dosjën e hetimeve të vrasjës se patriotit z.Enver Hadri, pa e njoftuar familjen për mbylljen e hetimeve!? –
Disa vjetë më pare janë dhënë verzione të ndryshme në shtypin serb, por edhe në Hagë është përmend vrasja e Enverit.
Edhe shtypi shqiptar len shumë gjëra për diskutim dhe vlerësim.Bile disa shqipfolës “patriotë më bateria”,spijuj dhe shkrimtarë (pas vdekjës së Enverit) thonë se e kishin shok Enver Hadrin.
Punën më të fëlliqtë që I benë Enver Hadrit ishin edhe disa shqipfolës -spijuj jugosllavë që sot derdhin lot krokodili…dhe thonë se e kishin shok Enver Hadrin…
Ata janë gjallë e shëndosh…kanë emra mbiemra punojnë në institucione tona …
Pejë,1.12.2007. Mr.Sc.Flori Bruqi
Postuar nga AGJENCIONI FLOART-PRESS në 6:04 e pasdites
29 nëntor 2007
Allbright: Si e përzgjodha Hashim Thaçin.
Si u bë Hashim Thaçi politikan i skalionit të parë në politikën e Kosovës?
Më mirë se ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Allbright, këtë nuk mund ta thotë askush...
Shkruar nga T.O.
Zonjës së hekurt të SHBA-së i bëri jo pak përshtypje profili politik i djaloshit, që nën siglën e UÇK-së kish marrë pjesë në bisedimet e Rambujes në vitin 1999. Ndaj, mes anëtarëve të delegacionit kosovar, Hashim Thaçi ishte shpresa e SHBA-së për të dalë nga kështjella e Rambujes në Francë me një marrëveshje.
Gazeta "Tirana Observer" boton pjesë të kujtimeve të Madeleine Allbright, botuan librin “Zonja Sekretare”, ku ish-sekretarja e Shtetit rrëfen njohjen e saj me Thaçin dhe mbështetjen që i dha për të pranuar marrëveshjen. Nga ky takim nisi të shkëlqejë dhe ylli politik i Thaçit, ku ai dhe UÇK-ja morën përsipër kostot e një ndërhyrjeje ushtarake të NATO-s. Delegacioni shqiptar prej gjashtëmbëdhjetë vetash përfshinte udhëheqësin e moderuar politik, Ibrahim Rugovën, gazetarin e respektuar, Veton Surroi, akademikun Rezhep Qosja dhe përfaqësuesit e partive të tjera politike, të pavarurit dhe UÇK- në. Papritmas, delegatët zgjodhën si kryetarin e tyre një komandant të UÇK-së, 29-vjeçarin Hashim Thaçi, i cili kishte një fizik të gjatë e thatim. Me të deri atëherë kishim pasur shumë pak kontakte. Dukej se caktimi i Thaçit pasqyronte rënien e vazhdueshme të Ibrahim Rugovës, i cili pas gjithë asaj fyerjeje nuk e hapi gojën thuajse fare.
Kur njëri nga diplomatët tanë e pyeti Rugovën pse ishte aq i plogësht, ai u përgjigj: "Ky është stili im". Posa arrita në Rambuje, fillova takimin e parë ndër takimet e shumta me delegacionin shqiptar. Termi "i ndryshëm" mund të ishte shpikur shumë mirë për këtë grup, i cili përbëhej që nga enigmatiku Rugova e deri tek pragmatiku Surroi dhe problematiku Thaçi.
Askush prej tyre nuk kishte marrë ndonjëherë pjesë në bisedime të koklavitura, sigurisht jo në shkallë botërore. Përveç kësaj, vazhdonin të kishin ende shumë mosmarrëveshje midis tyre. U gëzova që kishin pranuar ndihmën e një ekipi të vogël këshilltarësh të jashtëm, përfshi edhe ish-ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Morton Abramowitz-in, njëri prej miqve të mi të vjetër dhe mbrojtës i jashtëzakonshëm i të drejtave të njeriut. Pas takimit të përgjithshëm, u takova vetëm për vetëm me Thaçin, në njërën nga dhomat përdhese, ku frynte shumë. Që në takimin e parë, ashtu si edhe në takimet e mëvonshme, u habita nga mosha e tij e re dhe mungesa e përvojës, çka e bënin atë herë kokëfortë e herë të etur për t'u pëlqyer të tjerëve. Në rastin e Rugovës ndjeja se i drejtohesha një kolegu të çuditshëm akademik.
Thaçi më ngjante më shumë me një student me mundësi të shkëlqyera, me prirjen për ta dorëzuar detyrën me vonesë. Sipas marrëveshjes sonë, UÇK-ja do të detyrohej të çarmatosej dhe do të hiqte krejtësisht dorë nga çfarëdolloj roli të pavarur ushtarak. E dija se Thaçi do ta kishte të vështirë ta pranonte këtë edhe me garancitë që ofronte NATO-ja, për të përmbushur boshllëkun e sigurisë së krijuar. Që në takimin e pasdites së parë, i kujtova se edhe organizata të tjera ushtarake më pas ishin kthyer në parti politike. Thaçi u përgjigj se priste që delegacioni shqiptar të nënshkruante marrëveshjen, porse do të kalonte njëfarë kohe derisa guerilet t'i përshtateshin kësaj gjendjeje. Duke dashur ta bëja fakt parashikimin e Thaçit, i thashë: "Jam e kënaqur me zotimin tuaj për të nënshkruar".
Ai u përgjigj: "Besoj se mund të arrihet marrëveshje, por kjo nuk varet as nga unë, as nga UÇK-ja, madje as nga delegacioni. Mund të ketë vështirësi". Ndërsa filloi java e dytë e bisedimeve dhe unë u ktheva në Washington, vazhdonin të mbeteshin ende dy pengesa të mëdha: Së pari, dëshira e shqiptarëve për organizimin e një referendumi të qartë rreth pavarësisë, të cilën për mendimin tim mund ta zbutnim; së dyti, kundërshtimi serb ndaj një pranie ushtarake ndërkombëtare në Kosovë, me të cilën do të na duhej të përballshim. Ishte e qartë se qëndrimi serb nuk do të ndryshonte, nëse Millosheviçi nuk vendoste ta ndryshonte atë. Për këtë arsye mora në telefon Beogradin. Mund t'i thosha "kupë egjiptiane" edhe Millosheviçit. Sipas tij, numrin e shqiptarëve në Kosovë e shtonin më me shumë se 50 për qind dhe se ai vetë ishte njëkohësisht edhe mbrojtës i tolerancës etnike, edhe mendimtar i shekullit të njëzetenjëtë.
Përpjekja jonë për ta nxjerrë atë nga universi i tij paralel vazhdoi gjatë gjithë javës. Kur i telefonova përsëri të enjten, më tha: "Problemi ynë i madh është se nuk po gjejmë dot një zgjidhje që të mos na largohen joshqiptarët nga Kosova. Kosova ka qenë fortesa e Perëndimit të krishterë kundër islamizmit për pesëqind vjet". Këto ishin mendimet e tij të shekullit të njëzetenjëtë. Ndonëse drejtpërsëdrejti nga Millosheviçi munda të përfitoja fare pak, delegacioni serb më në fund iu përgjigj pjesëve politike të projektit. Kjo gjë na dha zemër neve, por jo shqiptarëve, të cilët i shihnin me nervozizëm juristët e Grupit të Kontaktit, që rrinin për orë të tëra me serbët. Gjatë javës mora në telefon Thaçin, i cili më tha se dëshironte të pranoheshin më shumë sugjerime të shqiptarëve.
Megjithatë, në tërësi mbetej optimist. U ktheva sërish në Francë dhe të shtunën në mëngjes u takova për pak kohë me delegacionin shqiptar, si me të gjithë anëtarët një nga një, ashtu edhe kolektivisht. Kosovarët më thanë se do ta miratonin marrëveshjen - kornizë kur të dyja palët të takoheshin me ministrat e Grupit të Kontaktit atë pasdite. Meqenëse serbët nuk i kishin trajtuar ende çështjet që lidheshin me sigurinë, kosovarët kishin një rast të artë për ta izoluar Millosheviçin. Po prisja gjithë shpresë që ta shfrytëzonin këtë rast. Më pas u zhvillua takimi. Ishte menduar që e shtuna të ishte dita e fundit e bisedimeve, po ndërkaq ramë në ujdi që t'i zgjatnim ato edhe tri ditë të tjera. Teksti i marrëveshjes ishte larg së qeni i përfunduar dhe na duhej kohë për të ndryshuar qëndrimet. Thaçi nuk ishte i vetmi nga gjithë delegacioni që kishte rezervat e tij. Për shkak të kohës që kishim shpenzuar gjatë javës për të bindur serbët, shumica e shqiptarëve nuk ndiheshin rehat.
Ata kishin nisur të dëgjonin njerëz nga jashtë, që u thoshin të mos u besonin as evropianëve, as neve. Kishin frikë se mënyra me të cilën u kërkohej të parashtronin kërkesat e tyre, do të bëhej pengesë e përhershme për arritjen e pavarësisë. Gjithashtu nuk dëshironin as të çarmatoseshin. Njëkohësisht as qëndrimi i francezëve nuk na ndihmoi; pa dhënë asnjë shpjegim, ata nuk pranuan t'i lejonin oficerët e NATO-s të hynin në kështjellë për t'u shpjeguar shqiptarëve hollësitë e planit tonë ushtarak. Në vend të tyre, këto shpjegime i dha një avokat i Grupit të Kontaktit, i shoqëruar nga një kolonel i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara, i cili kishte mundur të fuste vjedhurazi uniformën e tij brenda kështjellës. Pas dështimit të së shtunës, fillova të përdorja taktika të shumëllojta. Së pari, i thashë Thaçit se ishte një udhëheqës i madh e i mundshëm. Kur nuk më doli gjë me këtë, i thashë se ishim zhgënjyer me të dhe se gabohej nëse mendonte se do t'i bombardonim serbët edhe sikur shqiptarët ta hidhnin poshtë marrëveshjen.
Në një rast të tillë nuk do të arrinim kurrë të siguronim mbështetjen e NATO-s. "Nga ana tjetër, - i thashë, - nëse ju thoni "po" dhe serbët thonë "jo", NATO-ja do të godasë derisa forcat serbe të largohen nga Kosova dhe forcat e saj të hyjnë brenda. Në këtë mënyrë do të keni siguri dhe do të jeni në gjendje të vetëqeveriseni". Thaçi u përgjigj se synimi i vetëm i UÇK-së ishte lufta për pavarësi dhe se për ta do të ishte shumë e vështirë të hiqnin dorë nga një gjë e tillë. "Ju s'keni pse të hiqni dorë, por duhet të tregoheni realistë. Kjo marrëveshje është për tre vjet. E dimë se problemi është te Millosheviçi. Por gjendja mund të paraqitet krejt ndryshe pas tre vjetësh. Ky është shansi tuaj. Kapeni atë, sepse nuk do t'ju vijë kurrë më!". Ndonëse shihej qartë se ndihej i turpëruar dhe thuajse me lot në sy, përsëri Thaçi nuk tha "po".
Gjatë gjithë pasdites vrava mendjen se si ta bindja Thaçin. Kisha marrë në telefon të gjithë ata që mendoja se mund të ndikonin mbi udhëheqësin e UÇK-së, ndaj më në fund vendosa të provoja edhe Adem Demaçin. Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar, njëri prej atyre që i bënin presion Thaçit të ruante qëndrimin më të ashpër të mundshëm. I telefonova në Slloveni, ku ndodhej, si dhe i kërkova ta nxiste Thaçin që të mbështeste qëndrimin tonë. Demaçi u përgjigj se nuk mund të pajtohej me gjithçka dhe se donte të takohej personalisht me mua; më sugjeroi që të shkoja në Slloveni dhe të bisedoja me të. I thashë: - Ka dy javë që palët po bisedojnë; edhe fare pak orë ka mbetur që të skadojë afati i fundit.
Mund të takohem me ju në të ardhmen, por tani ju duhet t'i jepni Thaçit miratimin tuaj. Në rast se nuk e bëni këtë, dështimi do t'ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e thjeshtë do të vriten. Më në fund, Jamie erdhi dhe doli me Thaçin, duke u përpjekur t'ia hiqte mendjen duke i folur për filmat dhe Hollivudin. Pas pak Surroi e përfundoi deklaratën, ndaj na duhej edhe Thaçi. Kështu, Jimie e mori edhe njëherë Thaçin dhe e drejtoi për nga zyra, ndërkohë që Jamie gjoja ankohej: "Hej, po unë sapo ndeza cigaren!". Kur u kthye në zyrë, Thaçi u përpoq përsëri ta ndryshonte tekstin, por Surroi nuk donte të pranonte asnjë ndryshim.
Deklarata e nënshkruar nga Surroi iu kalua ministrave të Jashtëm të Grupit të Kontaktit dhe Jamie e shpalli atë publikisht. Pavarësisht nga përplasjet dhe dështimet, ikëm nga Rambujeja me pjesën më të madhe të atyre që kishim kërkuar. Ndërkaq kishim një delegacion shqiptar pak a shumë të bashkuar, si dhe një vizion të qartë se ç'formë do të kishte një Kosovë demokratike në të ardhmen. Shqiptarët kishin debatuar dhe ishin lëkundur, po përfundimisht kishin zgjedhur paqen.
Dy javët e ardhshme Thaçi u përpoq të sqaronte komandantët dhe kuadrot e UÇK-së për marrëveshjen e Rambujesë. Ai u rishfaq përsëri pak përpara se të fillonin bisedimet në Francë, më 15 mars, si dhe shoqëroi delegacionin në Paris. Aty nënshkruan zyrtarisht marrëveshjen prej tetëdhjetë e dy faqesh, në një ceremoni pesëminutëshe, e cila u bojkotua si nga delegacioni jugosllav, ashtu edhe nga bashkëbiseduesit rusë.
Shefer: Të krijohet sa më parë qeveria e re! Zgjedhjet në Kosovë morën vlerësime pozitive nga të gjitha selitë diplomatike në botë. Por tashmë duket se problemi i radhës është krijimi i qeverisë së re. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer, u ka bërë thirrje dje partive politike të Kosovës që të mos humbasin kohë për të krijuar qeverinë e re.
Në një komunikatë për shtyp, Shefer vlerësoi procesin zgjedhor, si dhe falënderoi 12 mijë trupat e NATO-s që ndodhen në Kosovë për kontributin që dhanë në këtë proces. Ndërkohë që thirrja për krijimin e menjëhershëm të qeverisë së re u bë dje edhe nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu. Sejdiu, në një komunikim të bërë dje me mediat, ka kërkuar nga partia që rezultoi fituese në zgjedhje krijimin e menjëhershëm të kabinetit.
"Nuk ka status neutral për Kosovën" Pala kosovare nuk do të pranojë asnjë status neutral. Kjo ka qenë deklarata që përfaqësues të ekipit të Unitetit kanë bërë dje në Prishtinë para nisjes për bisedime me palën serbe në Bruksel. Sot është takimi i radhës mes delegacionit dypalësh, ku do të diskutohet për çështjen e Pavarësisë së Kosovës.
Ndërkohë që afati i fundit i përcaktuar është data 10 dhjetor. Pas kësaj date pala kosovare ka deklaruar se do të shpallë pavarësinë e njëanshme, gjë që ka sjellë dhe reagimin e palës serbe dhe shteteve të tjera që mbështesin atë. Ndërkohë që, nëse ky hap do të hidhet nga pala kosovare, do të këtë dhe mbështetjen e SHBA-së dhe një sërë shteteve të tjera. Gjithsesi, politika kosovare këto ditë duket se në qendër të vëmendjes së saj do të ketë krijimin e qeverisë dhe konstituimin e Parlamentit të ri, që do të përballojë dhe sfidat e shpalljes së pavarësisë.
Thaçi: Pas 10 dhjetorit, Kosova do caktojë vetë rrugën e saj Fituesi i zgjedhjeve dhe kryeministri i ardhshëm, Hashim Thaçi, deklaroi dje se, pas datës 10 dhjetor, Kosova do të caktojë vetë agjendën e saj për pavarësinë. Në këtë mënyrë, Thaçi ka lënë të kuptohet se cilido të jetë fati i negociatave me palën serbe, Kosova nuk pranon kompromis veç pavarësisë. "Ajo do ta marrë vendimin për pavarësinë e saj dhe pres mbështetjen ndërkombëtare për këtë", deklaroi Thaçi. Ndërkohë që reagime pas zgjedhjeve ka pasur dha nga pala serbe, duke këmbëngulur në variantin e vjetër, se nuk do të ketë asnjë lëshim nga Beogradi për çështjen e pavarësisë.
Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk pret kompromis me Beogradin rreth statusit të Kosovës. "Nuk pres një kompromis ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do ta respektojmë agjendën e Treshes deri më 10 dhjetor", tha Thaçi në një intervistë për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.
`Shume me heret se cdo gjuhe tjeter ne kete rruzull u fol shqip dhe shqip jehoje edhe zeri i Qiejve permbi trojet tona...`!
Lufta e brezave krijues, shkrimtarve, poetve apo gazetarve, kunder njeri tjetrit, eshte nje trashigimi e politikes se diktatures komuniste, nje fatkeqesi e re kombetare!
1-Te luftosh brezat e vjeter krijues` do te thote qe te mohosh atdheun, te mohosh origjinen, Faren e Fisin` deri dhe Eterit qe te kane lindur koken!
2-Te luftosh kunder brezave te ri Krijues do te thote ti hapesh varrin vehtes per se gjalli, te vrasesh kulturen e vendit tend, te shuhesh deri dhe vete me cdo gje qe ke!
Thene dhe shkruar nga une Llemadeo,sot me daten 30 Mars 2007, Germany.
Brezat e shkrimtarve, poetve apo dhe gazetarve te ish regjimit komunist kane ndermarre nje lufte te hapur dhe te pa turpshme kunder gjeneratave te reja krijuese, lufte te te njejtes metode e qellim, sic luftuan kunder njerzve te mdhenje te kombit, sic bene kunder At Gjergj Fishtes e te tjere!
Perpara se te shkruaj ndonje fjale si pergjigje per qendrimet absurde te shtreses se shkrimtarve, poetve apo gazetarve qe punuan te qete gjate dekadave te regjimit komunist dhe biles moren dhe rroga te mira, vetem e vetem sepse i benin mirfilli propoganden atij regjimi, si gazetare, si shkrimtare apo deri dhe si poete... gjithnje perpara se te merrem me ata idhtare te regjimit..., po kthehem pak ne kohen kur ata me luften e tyre propogandistike, filluan fshirjen e kultures shqipetare, duke vrare e cvarrosur autoret dhe duke djegur veprat e njerzve te medhenje te kombit si At Gjergj Fishten e te tjere.
***
Ne shenje nderimi e kujtimi po kthehem tek me i madhi nder te medhenjte e kombit tone, tek At Gjergj Fishta.
Tek ai njeri te cilin, po keta shkrimtare, poete e gazetare te regjimit, me propoganden e tyre kunder tije, e bene regjimin qe ta cvarroste trupin e tije dhe e hodhen ne lumin e Kirit ne Shkoder.
Ata e bene ate gje duke shprehur me ate gjest makaber, urrejtjen e tyre kunder kultures e zakoneve shqipetare, kunder vlerave te Historise shqipetare, si dhe kunder atij burri te madh, At Gjergj Fishtes, i cili me veprat e tij, e mbrojti kulturen shqipetare dhe ua ndali hovin te gjitha padrejtesive te kohes, duke i bere qe te heqin dore nga politikat cfarosese ndaj kombit shqipetare.
***
Kur flas me At Gjergj Fishten...!
Une dua te flas sot me ty o Burri i Dheut, sic flasim ne shqipetaret neper kohrat e e veshtira, me njerzit e medhenje te kombit, deri edhe ne jeten e pertjeme..., ne ate jete ku ti aq here e pate pershkruar...!
Pa dil nje here o burre fisnik ne Logun e Zanave, ne hijen Lisit te vjeter dhe mi ndigjo keto derte te mija mergimtare!
Asnjeher ma e smeure se sot ska qene Shqiperia!
Mentalitete turkoshake, sllave, gerkofile e kane pushtuar njeriun shqipetare dhe eshte ngritur vellai kunder vellait per nje pllame toke me vra, sic bani Kaini kunder Abelit...!
Sisteme bijen e ngrihen, diktatore sunduan e shkuan, por smeundjet e servilizmave, thashethemeve, shpifjeve, intrigave, e kane pushtuar cdo njeri qe dicka ka marre si shkalle me te larte shkollimi, ku deri edhe kultura njerzore u ka humbe njerzve deri ne shkallen ma te fundit, dhe njeriu shkel deri dhe mbi moralin e vet, mbi orgjinen e vet e kulturen e historine e te parve!
"Uni" primitiv ua ka marre shpirtin shumices se cdo rangu qe nga politika dhe ne cdo fushe tjeter te kultures e te artit. Ashtu ajo shumice qe sundon deri dhe vetveten brutalisht, endet poshte e larte si kufome e gjalle e pa shpirt, pa dijte se kush eshte dhe cfare ben, pa dijte se nga vjen dhe ku shkon... por gjithnje me etjen e fitimit te pa drejte, turren kunder njeri tjetrit per ti marre cdo vlere, cdo arritje shoqit, deri edhe jeten, vetem qe te dalin ne krye vete, qofte edhe pa meritueshem!
E tash a thua se kam te drejte qe them se dua te flas me ty?!
...Eh, me i miri dhe me i madhi nder te medhenje` o At Gjergj Fishta!
Shpirti yt pushofte ne paqen e perjteshme o njeri i madh!
O shpirt i mrekullueshem qe me fjalen tende, me kenget e tua, i dhe zemer e jete, i dhe shpirt e force cdo shqipetari, ne kohet e veshtira!
Ti qe ne ato kohe kritike per ekzistencen tone kombetare, iu bere force ne shpirt, frymezim e guxim ne zemer cdo njeriu` per te rezistuar ne mbrojtejn e atdheut, ne ruajtjen e kultures tone dhe te zakoneve tona Iliro Shqipetare!
Ah`o bujar Fisnik qe kurre ste harroj, por ne shpirtin tim kenget e tua, fjalet e tua i kendoj me mijra here neper tingujt e Lahutes Shqipetare qe, ne kohen e gjyshit tim, duke te kujtuar ty me gjithe universalizmin tend madheshtore te krijimit, me te cilin ti iu bere Kombit Gurthemeli me i madh, per te ja ruajtur perjetesisht ekulibrin e ekzistences se perjetshme!
O me i miri Shqipetare i Pendes dhe i Mendimit!
O me i begateti Artist i gjithe plejadave Pellazgjiko-Iliro-shqipetare!
O me i pavdekshmi njerzor qe nder Hyjnite e qijve e gjete vendin tend te lire! Atje ku dhe vete Engjejt u ngriten ne kembe per te te bere vend ty. Atje lart ku ti vete Kerubimin e pave, e ai vete te mbajti ne krahe te tij aq here udhetimeve te tua neper udhet e Qiejve te shpirtit tend!
Me ka ndezur aq here nje mall i thelle qe te flas me ty o Burre i Dheut, o Ora e gjalle e perjetshme e Shqiptarise!
O ti qe iu bere dhe i qendrove si arma me e fuqishme ne shpirt` cdo shqipetari te vertete, ne betejat kunder armiqeve!
O ti qe i vure Vulen europiane te perjetshme Alfabetit te gjuhes tone Iliro-shqipetare, ne ate Kongres ne Manastir, ku shovinizmat e cdo kohe kishin sjelle arabisht e greqisht permbi gjuhen tone Hyjnore!
O Nderi dhe virtyti i shkeqlyer ne gjoksin e shkelqimtarve te Kombit tone!
Ti qe me zerin tend te shenjte i the botes se:
`Shume me heret se cdo gjuhe tjeter ne kete rruzull u fol shqip dhe shqip jehoje edhe zeri i Qiejve permbi trojet tona...`!
O ti ma i pari shqipetare` qe bota vemendjen prej teje e ktheje, e nder kreret ma te mire te zgjodhi. Ty qe Nderet e dyerve te Romes` Antare ne Akademine Saveriane te bashkuen dhe mendimi i shekullarve te kohes, Cmimin Nobel ty` nder ato zjarre te te dytes lufte botrore ta afruan...!
Por ah, mjere shqipetaret qe nje zi kombetare per gjysem shekulli i mbuloj, dhe deri vllaun me vella e ndau ai sistem gjakatar, ku dhe spiun femijen ne voter Atit ja bani...!
Ndersa pushka komuniste, nder gropa plehrash i groposi fisniket, e nderkohe duke mbushur dhjetra burgje e kampe interrnimesh me familjaret e tyre, te cilet vuajten per dekada me radhe duke lene jeten e femijeve te njome atyre interrnimeve, e pushtoj vendin nje pushtues i ri prej shqipetaresh prosllave!
Ah, ndersa ty o Engjell drite qe drite iu bere Kombit nder ato kohe te veshtira, ty te cvarrosen nga ai varr i shenjte ne Kishen e madhe te Shkodres dhe eshtrat e tu i hodhen ne Lumin e Kirit si shenje urrejtje per ty dhe per veprat e tua. Ata e bene ate gjest te turpshem kunder teje sepse ata nuk paten ndjenja shqipetaresh ne ate kohe. Por dhe sepse ti i kishe treguar botes dhe njerzimit se Shqipetaret jane populli me i vjeter ne Ballkan, se sllavet, grekrit dhe osmanet ishin pushtues ne trojet tona, e se Europa kishte bere pa drejtesi ndaj nesh si komb e si popull...!
Data e 26 shkurtit të vitit 2007, do të mbetet e shënuar si ditë e veçantë në historinë më të re botërore, në të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hagë vendosi që Serbinë ta shpalli të pafajshëm për gjenocidin në Bosnjë, në padinë që BeH para plot 14 vitesh, saktësisht në vitin 1993, e akuzoi ish” RFJ”(gjegjësisht Serbinë si trashëguese e saj), për agresionin dhe gjenocidin e kryer ndaj BeH si shtet i pranuar ndërkombëtarisht dhe anëtar fuqiplotë i OKB-së.
Datë, të cilin e pritshin boshnjakët si dhe njerëzit e vullnetit të mirë në tërë globin se më në fund Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të sjell drejtësinë, e cila do të ishte bile një satisfikacion moral për traumat dhe pasojat e papara që i kanë përjetuar boshnjakët gjatë agresionit serb në BeH. Por në vend që të sjellë drejtësi, ajo i “nguli” thikë në shpinë drejtësisë botërore, dhe i zhgënjeu pa masë boshnjakët dhe tërë opinionin human, njerëzor, civilizues, botëror. Por boshnjakët mbesin me shpresë dhe besim të madh tek Zoti, se drejtësia e Zotit është mbi të gjitha, dhe se një ditë do të përgjigjen dhe ndëshkohen serbët për të gjitha krimet, vrasjet, dhunimet, përqendrimet, plagosjet, dëbimet dhe gjenocid të kryer në BeH.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë tradhtoi Bosnjën, popullin boshnjak, drejtësinë botërore, etikën njerëzore dhe mbi të gjitha vërtetoi se të gjitha trumbetimet që bëhen në demokracinë perëndimore se gjykata dhe drejtësia duhet të jenë larg ndikimeve politike, ra definitivisht në ujë, dhe se forcat politike vendimmarrëse botërore kanë ndikim vendimtar edhe në një organ më të lartë të drejtësisë në botë, siç është Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me seli në Hag. Kjo tash e tutje do të shërbejë në botë si një shtytje më tepër, se agresioni dhe gjenocidi të jenë metoda legjitime në botë të cilin shtetet e forta ndërmarrin ndaj shteteve të dobëta, dhe si të tilla pas akteve të kryera mbesin pa u ndëshkua.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, jo vetëm që Serbinë e shpalli të pafajshme për krimin dhe gjenocidin e kryer në Bosnjë, por edhe serbët e Bosnjës dhe strukturën politike të sajë, i akuzoi se kanë kryer krime mbi boshnjakët në Bosnjë, dhe se vetëm në Srebrenicë serbët e Bosnjës me strukturat politike dhe ushtarake të tyre kanë kryer gjenocid, kur vetëm për një javë kanë ekzekutuar në mënyrë më mizore rreth 10.000 boshnjakët, në saje të tradhtisë së faktorit vendimmarrës botëror dhe dorëzimit të batalionit holandez, edhe pse Srebrenica ishte zonë mbrojtëse e shpallur nga Kombet e Bashkuara. Me këtë u vërtetua teza e përfolur më parë se boshnjakët si popull autokton musliman i Evropës janë qytetarët të rendit të dytë në Evropë. Pas gati 4 vit lufte, 200.000 të vrarëve, 250.000 të plagosurve, 50.000 femrave të dhunuara, mbi 1 milion boshnjak të dëbuar nga trojet e tyre, kampeve të përqendrimit(Omarska, Manjaqa e shumë të tjerëve), shkatërrimeve të papara të banesave, shtëpive, infrastrukturës, industrisë, ekonomisë, trashëgimisë kulturore, historike, fetare, me mbi 1000 xhami të rrënuara e të shkatërruara, në fund të shekullit XX në zemër të Evropës, nuk na qenka gjenocid,dhe se Serbia shpallet e pafajshme, vetëm për një klauzolë të vetme, se Serbia është përgjegjëse vetëm për shkeljen e Konventës mbi gjenocid, pasi që nuk e ka parandaluar gjenocidin e kryer në Srebrenicë nga serbët e Bosnjës.
Ky vendim i tillë, më përkujtoi takimin e ndodhur me 13maj 1998 në Sarajevë në mes të kryetarit të ndjerë boshnjak Alia Izetbegoviqit dhe diplomatëve amerikan Richard Hoolbrukun dhe Robert Gelbardin, me ç’rast ata kanë kërkuar nga presidenti boshnjak Alia Izetbegoviqi që ta pezullojë padinë e ngritur të BeH kundër ish”RFJ”(Serbisë) për agresionin dhe gjenocidin e kryer mbi BeH. Por Alia Ietbegoviqi kategorikisht e ka refuzuar dhe assesi nuk e ka pranuar, dhe gjersa ishte i gjallë, ata më kurrë një gjë të tillë nuk e kanë përsëritur.
Mallkimi i nënave, grave, fëmijëve jetimë nuk do të ndalet kurrën e kurrës dhe se herëdokurdo mallkimi i tyre do të bie mbi të gjithë ata që kanë krye krime dhe gjenocid, që kanë ndihmua, që nuk kanë parandalua, por edhe ata që i kanë shfajësua të gjithë ata që janë përgjegjës dhe fajtor për agresionin dhe gjenocidin kryer në Srebrenicë e në BeH.
Në fund të kësaj qasjeje, do të citojë këtë rrëfim të tmerrshëm, pas së cilës edhe po të kishte pasur njeriu zemrën prej gurit, ajo do të copëtohej, të Xhemile Zekiqit dëshmitare e gjallë e gjenocidit të kryer në Srebrenicë” Qëndroja në mes popullit të dëshpëruar e të grumbulluar në Potoqare të Srebrenicës, kur çfarë shoh, gruaja e re, është shtrënguar, djersët i rridhnin në ballë, ngërç në fytyrë të saj. Iu afrova dhe e pyeta çfarë ka, ajo më tha, po lind, po bijë i thash, mbahu me një dorë për mua, e me tjetrën për vjehrrën,...Ashtu u bë, u shtrëngua gruaja e re në ne..., u ndie vaji i foshnjës djalë. E mora foshnjën dhe po dua t’ia lidhi kërthizën, kur çetniku serb doli para meje duke më thënë:
lëshoje këtë foshnje në tokë. Unë e lëshova dalëngadalë në dimijat e mia, foshnja e bukur me flokë të gjata, sikur të ishte larë tani,...çetniku serb iu afrua, dhe këmbën e tij e nguli në fytin e njomë të foshnjës së porsalindur,...zorrët e njoma iu shkapërderdhën në të gjitha anët...”
Pas këtij rrëfimi të tmerrshëm, çdo shqiptar i Kosovës, por edhe shqiptarët në përgjithësi, duhet të kenë të qartë, se në këto momente historike, në të cilin vendoset për statusin politik të Kosovës të jenë vigjilent dhe të mos pranojnë me asnjë çmim, çfarëdo çoftë statusi të Kosovës i cili mund të bie ndesh me vullnetin politik të popullit të Kosovës.
EPOPEJA E JASHARËVE,QË NDËRROI RRJEDHAT E HISTORISË
Drenica.
Një emër që nuk peshohet dot. Zemra e Kosovës më, pa të historia jonë do të ngelte e varfër fare dhe e pakuptimtë.
Dymijë vjet beteja e luftëra çlirimtare.
Dymijë vjet mbijetesë e gjakime për liri.
Drenica e Millesh Kopiliqit, e Ahmet Delisë, e Shaqir Smakës, e Shotës dhe Azem Galicës, e Hasan Prishtinës, e Shaban Palluzhës, e Mehmet Gradicës, e Tahir Mehës...Tokë e saj e ashpër, shkëmbinj të thepisur, mbushur me lulëkuqe erë gjaku. Aromë e saj dehëse mbajti gjallë ndër breza atdhetarizmin.
Drenica djep i trimërisë e varr i barbarisë...
Dhe, më në fund, edhe mbi tokën e saj agoi ditë e bardhë. Adem Jashari dhe Jasharët e tjerë lëkunden globin nga vendi. Me ta nisi epoka e re, epoka e madhe e lirisë. Secili që shkeli në truallin e shqipeve u mahnit nga madhështia heroike e atyre që u shkrinë deri në një dhe i dhanë jetë lirisë.
Bernar Kushner erdhi aty dhe pasi u ul këmbëkryq në odën e burrave me plot gojën tha: “Sikur të kishte çmim Nobel për Liri, ai me siguri do t’i takonte familjes Jashari”.
Ndërkaq shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, në librin e përshtypjeve shkroi: “Këtu nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që ndriçoi Prekazin, Drenicën e mbarë Kosovën. Ajo shkreptimë e zgjoi nga gjumi Evropën e botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të nuk zbehet kurrë...”
Sa herë që të vemi në Tempullin e Trimërisë, në Prekaz, do të na fanitën ditët e lavdisë, ditët kur me gjak u skalit Epopeja që ndërroi rrjedhat e historisë...
Në gjakun e tyre bulbëroi liria
E enjte, 5 mars 1998. Ora 5 e 30 minuta. Toka u trand në themel. U zgjuam frikshëm. Shkreptinte moti a dridhej toka?! Jo, as njëra, as tjetra. Prekazi i Poshtëm, veçan Jasharët, po bombardoheshin nga qielli e nga toka. Në cak familja e madhe atdhetare e Shaban Murat Jasharit. Qielli lotonte në heshtje. Zogjtë ndërprenë këngën e lumthi ngadalësoi rrjedhën. Tymi e flaka mbuluan diellin...
Qyqavica legjendare ngeli e nemitur. Ende nuk iu kishin tharë lotët nga masakra e Qirezit dhe e Likoshanit. Drenica martire sërish në grykën e vullkanit përvëlues. Soldateska e shfrenuar serbe, kishte mbledhur gjithë fuqinë dhe tinëzisht ishte vërsulur drejt Kullës – Kala, ku dy herë më parë kishte lënë brirët. Kësaj radhe puna qëndronte më ndryshe. Adem Jashari ishte bërë tmerr për Beogradin. Kryesatanai po e shihte edhe në ëndërr. Dhe, plani ishte stërholluar mirë e mirë. Ishin dërguar forcat e njësive më speciale, komandosë e xhelatë profesionalë, me arsenalin më modern të armatimit, dhe përnjëherësh ishte bllokuar e paralizuar mbarë Drenica. Rrathët e hekurt ia mbërthenin shtatin pamëshirshëm. Jeta e vdekja sy më sy. Nga kodrat përreth topat e minahedhësit e mëdhenj villnin zjarr pa pushuar. Kudo tmerr e lemeri ngjethëse.
Në kullën e qëndresës, që pa gdhirë, ishte dhënë kushtrimi. Trimat u zgjuan rrufeshëm. Plaku Shaban hapi frëngjinë dhe shkrehu pushkën e parë lajmëtare, si dikur Muji i Jutbinës, kur lajmëronte kreshnikët për ndonjë të ligë që u kanosej. Edhe nipat, që flinin me të, Besimi e Fitimi, i zunë dy frëngjitë e tjera. Hamza, në kullën tjetër, andej lart, nga ana e Fabrikës së Municionit, i bëri fora të paudhët, që përpiqeshin të zvarriteshin e të afroheshin tinëzisht.
Po komandant Adem Jashari?!
Ah, trimi i trimave, nuk po ngutej fare. Ai, si përherë, i qetë e fare gjakftohtë. Pasi u përgatit mirë e mirë, drodhi mustakun deri pas veshit dhe u sul furishëm drejt dyerve të oborrit. Tanku ngjyrë blu shtangu në vend. Djajtë ranë si bari në arë përgjatë murit rrethues. Nga zëri i tij lemeritës u tmerruan edhe komandantët gjakpirës që me dylbi të stërgjatura përcillnin aksionin nga pirgu famëkeq. Ushtarëve të rinj u ranë armët nga dora. Lufta mori hov të paparë. Granatat e kalibrave të ndryshëm bënin kërdi. Dita u bë natë nga tymi, e nata u bë ditë nga flaka. Dielli i zymtuar, tri herë lindi e tri herë perëndoi. Beteja e përgjakshme s’kishte të sosur. Kënga e trimave sfidonte krismat e topave. Në gjoksin e Hamzës u shkri granata, por u fik tanku. Plaku, mbetur pa fishekë, rroku flamurin kombëtar, atë me të cilin dikur e kishte mbështjell Ademin, dhe u doli përballë, duke brohoritur me sa zë që kishte :
Rroftë Kosova!
Rroftë Shqipëria! ...
Edhe të tjerët, i madh e i vogël, qëndronin heroikisht. Askush nuk i druhej vdekjes, as gratë, as fëmijët.
Heroizmi i pashoq.
Altruizëm e sakrificë mbinjerëzore, mahnitëse.
Zëri kushtrimtar i komandantit kishte tundur edhe dheun. Pas tij shkonin edhe malet, edhe fushat, edhe lumenjtë. Gjurmëve të tij ecnin edhe më të moshuarit. Dajë Osman Geci i Llaushës e nip Aliu nga Luboveci, edhe pse kishin rrafshuar të gjashtëdhjetat, kurrë nuk iu ndanë trimit.
- I duhet Adem Drenicës, i duhet Ademi Kosovës, - thoshte daja Osë, i cili shkrihej për niposhin sypatrembur.
Atë natë s’patën kohë t’i rroknin çiftelitë e t’ia thoshin këngës së Zhujë Selmanit, sepse erdhën vonë nga Rezalla, ishin për t’i vizituar të plagosurit e Betejës së Likoshanit, dhe u zgjuan herët nga gjylet e topave...
Flaka e luftës, sakaq, u ndez ashpër në gjithë lagjen Jasharaj. Në hyrje, si male më dëborë, qëndronin nënë Sala me të shoqin Hamitin. Tringa e Prekazit, me nëntëshen në dorë i qëndiste në lule të ballit ata që guxonin të kapërcenin pragun e pashkelur.
-O Shën Savë, ky është i vrari ynë i tetëdhjetë e tetë,- thanë më vonë cerberët, duke bërë kryq, kur nën rrënojat e murit të shtëpisë së saj gjeten skërmat e një polici kokëprerë...
...Tutje Sadiku me djalë Ramizin e veçan Qerimi me djemtë sokola: Shahinin e Ukshinin ia thoshin këngës së dyfekut për mrekulli. Në anën tjetër të rrugës, mbanë varrezave, pandërprerë gogësinte gacatorja italiane. Luftonte Smajl Jashari pa e honepsur dot vdekjen.
- Po Faiku, Kajtazi, Aliu, Isaku ç’bënin vallë?!
Ata, si me flatra dragoi ngarendnin drejt kraterit përvëlues. Atje, si në ishullin e sirenave, i ftonte pavdekësia. Edhe në shtëpinë e rapsodëve kishte heshtur melodia e çiftelisë. Vendin e saj kishin zënë grykëhollat, që këndonin bukur në duart e Halitit e të Hajzerit. Atyre iu bashkëngjiteshin edhe ato të Halitit, Beqirit, Sherifit, Nazmiut... Edhe gurët e kullave sfidonin mordjen dhe i thurnin himne lavdisë.
Mbijetesa, kënga dhe pavdekësia
Muzgu krahzi sikur nxitonte të vinte pushtet dhe t’ua errësonte edhe më verbërinë gjakatarëve karpatianë. Hëna, si vashë e ndrojtur, skuqej para barbarisë dhe fshihej pas resh. Në pusin e kroit të Jasharëve, nën ca shelgjishte të rralla, pehateshin ca si hije të përhitura. Vallë, cilët ishin ata, që shikoheshin sy më sy me vdekjen?! Ishte Bashkim Jashari me kushërinjtë: Bilallin, Ragipin, Halilin, Qemalin dhe me Shekipin nga Klina e Poshtme.
-Bashkim çajeni rrethimin!- e kishte dëgjuar si për mjegull zërin e balit Hamzë dhe, me shpirt ndër dhëmbë, pas tetë orë kacafyetjeje me bishat e shfrenuara, ia kishin dalë mbanë dhe kishin arritur deri aty. Por, rrathët e ferrit ende s’kishin mbaruar...Tanku, me sy çiklopi, u qëndronte fare pranë...
-U vra Zenë Jashari!... U zhduk Zenë Jashari!
Jo, ai ishte gjallë, por fati e kishte goditur rëndë. Gruan, Bahtijen me djemtë: Avdullahun, Bujarin dhe Blerimin ia vranë katilët. Valdetin ku e kam?- pyeste ai duke e kërkuar kodër më kodër. Nëpër flakë pushkësh e kishte parë që bashkë me Shahinin e Qerimit kapërcenin lumthin. Edhe shumë plumba kishte parë të suleshin drejt tyre... Djaloshi sërish kishte kthyer prapa. Hamitin e kishte qëlluar granata në kokë dhe trupi po i digjej flakë. U përpoq ta ndihmonte e ta fikte, por kot. Mezi u ngjit në tavan dhe prej andej shihte skena tmerruese. Krisma... britma...sharje...tym... flakë... Kur kriste mitralozi i bacë Ademit, mbanin frymë edhe lisat e malit. Ai dallohej nga të tjerët, jehonte më shumë se edhe topat e hasmit. Autoambulancat s’pushonin kurrë. Dikur flaka zu t’ia lëpinte edhe këmbët e tij të zbathura. Terri ia mundësoi Valdetit ikjen nga ferri...
Po errej edhe dita e tretë e betejës. Një shqipe sogjetonte kujdesshëm nga lartësitë qiellore. Zymtësi mbytëse pllakoste mbi çdo gjë. Krismat kishin pushuar. Kishte pushuar edhe kënga e trimave. Veç tymi ende fjollonte qetë-qetë nga hambarët më grurë, që digjeshin në vete. Nëpër qiellin e përflakur retë e trazuara bartnin acar, shqotë e fërfëllizë.
Në kullat gërmadha mbante erë e rëndë shkrumbi e baroti. Gjë e gjallë s’pipëtinte. Një si hije e përhitur kapërcente mbi kufomat e panumërta, në oborr, në lëmë e në rrugë.
- O Zot, ishte zanë mali a fantazmë?
Ah, jo, ishte Besarta e padjallëzuar, që kishte sfiduar vdekjen. Si e nemitur, mezi kalonte midis tyre. Ç’pamje llahtarie, që të shokonte në vend. Lloj- lloj uniformash e lloj – lloj suratësh të ngjyrosura e çoroditëse. Midis tyre gjeti edhe gjyshin e gjyshen, Shabanin e Zahiden. I gjeti edhe prindërit e dashur, Hamzën e Feridën. Babanë Hamzë me gjoksin e groposur, si të Mic Sokolit. Çudi, në ato çaste loti i kishte ngrirë në qepallë. Pak më tej i gjeti edhe tjerët: Zarifen, Hidajeten, Igballen, Igballin, Selveten, Afeten, Besimin, Lirinë, Blerimin, Fatimen, Blerinën, Adilën, Fitimin dhe Kushtrimin...
- Po baca Adem ku ishte vallë, që nuk po e gjente dot?! Deri vonë ia kishte dëgjuar krismat dhe këngën. Pse nuk po qëllonte më?! Po këngën pse e kishte ndalur?! Sërish zuri ta kërkonte... Por, kot, atë nuk mund ta gjente andejpari. Jo, jo. Ai po shëtiste në ballë të protestuesve nëpër rrugët e Prishtinës, të Tetovës, të Tiranës, të Bonit, të Nju-Jorkut...Ishte bërë shpirti i luftës sonë çlirimtare...
Sakaq sikur iu vegua një zë. E ndali frymën dhe mbajti vesh. Puhiza krahëlehtë depërtonte zhurmshëm mureve të zhbiruara dhe arrinte deri tek magjja, nën të cilën kjo kishte mbijetuar vdekjen vellozezë, duke sjell jehonën:
Ku m’je nis oj lulja me erë?
Në Drenicë te baca Adem...
Aman, o madhëri, sa shpejt e paska marrë kënga me vete, për ta mbajtur të gjallë përherë! Ashtu e ka ajo, vetëm të pavdekshmit i pranon në gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shëtiste si me krah dragoi nëpër istikame, duke u dhënë zemër luftëtarëve të lirisë, në Drenicë, në Dukagjin, në Llapushë, në Llap, në Pashtrik, në Shalë... Emri i tij kishte zënë vend nderi në zemrën e madhe të popullit dhe ishte bërë legjendë e legjendave.
Një zog këngëtar, nga maja e oxhakut, që kishte përballuar rrebeshet rrënuese dhe krenarisht mbante kokën lart, ia thoshte këngës ëmbëlsisht:
Amanet ore djali – djalit,
M’i këndue Adem Jasharit,
Që i tregoi mirë barbarisë,
Si qëndrojnë shqipet e lirisë...
Dhe, sërish vjen marsi!
Marsi i trimërisë, siç thoshte Lasgushi ynë mendjendritur.
Dhe, sërish, kujtesa jonë shënon, nderon, përkujton...
Mbase edhe nuk bënë ndryshe.
Kush e harron historinë është i detyruar ta përsërisë!- këshillojnë të mençuritë.
Dhe, kësaj here do të veprojmë ndryshe. Do të bëhemi tok, si një grusht i vetëm dhe, amanetin e brezave, do ta mbajmë vath në vesh deri në realizimin e synimit tonë jetësor: BASHKIMIT KOMËTAR!
Kështu na obligon edhe gjaku i dëshmorëve.
Kështu na obligojnë edhe mbi dhjetëmijë të vrarë.
Kështu na obligojnë edhe mbi tremijë të zhdukur.
Kështu na obligojnë familjet e dëshmorëve dhe jetimët.
Kështu na obligojnë invalidët e luftës sonë çlirimtare.
Mbase, mbase, më mirë së të gjithë, edhe vetë arrestimet dhe burgosjet e çlirimtarëve!!!
No comment!!!
Galice-Drenice, 25 shkurt 2007
“Ai që bëhet i butë si dele e hanë ujqit!”
SHUMICA E MACEVE TË BOTËS QË NA ERDHËN NË SHTËPI, VETËM NA I PËRMBYSËN TENXHERET!
Popullore
Shkruan:Sejdi Veseli,
Përkundër valës së arrestimeve arbitrare të organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestës paqësore, gjithëpopullore dhe të drejtë, të 10 shkurtit 2007, në bazë të akuzave politike të sajuara sipas mendësisë së atyre që akuzonin rinin studentore pas ngjarjeve të Pranverës ’81, një shtresë e popullit kishte dëshirë të besonte, se mos epilogu tragjik i kësaj proteste do të kishte ndikuar sado pak në zgjimin e ndërgjegjes për të reflektuar pozitivisht, si tek sundimtarët aktual të Kosovës-unmikistanezët (me siguri të përkohshëm) dhe tek servilët e tyre, kinse pushtetëmbajtësit vendor, mjerisht të mandatuar në bazë të verdiktit të votës së lirë të popullit.
Paralajmërimi i Protestës tjetër gjithëpopullore nga Lëvizja Vetëvendosje, për datën 03 mars 2007, si vazhdimësi e asaj të cilën e mbyten në gjak pa fajin e demonstruesve, veprimet “demokratike” të forcave të rendit, atyre unmikistaneze dhe krijesës së tyre servile vendore, e ashtuquajtura SHPK, i “hoqi petën lakrorit”.
Doli sheshazi, se nuk mund të ketë zgjim të ndërgjegjes tek ata që udhëhiqen nga instinktet!
Menjëherë nga ata që thirren në votën e popullit, rifilloj fushata e kërcënimeve të pamatura ndaj atyre që guxojnë të prishin rendin, se do të ballafaqohen me pasoja të rënda. Kuptohet, këto kërcënime kanë të bëjnë vetëm me protestat paqësore të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje, sepse për “pashallarët” tanë, vetëm protestat e shqiptarëve konsiderohen prishje e rendit. Ndërsa, kur protestojnë minoritarët serb, çdo gjë është në rregull. Ata, mund të shërbehen me ikonografi nga koha e “jogurt revolucionit”, ata mund të ofendojnë me klithma nacional-shoviniste dhe serbomëdha, ata mund të kërcënojnë shqiptarët me shfarosje, ata mund të bllokojnë rrugët magjistrale dhe të rrahin udhëtarë shqiptarë sa herë t’u teket, ata mund të shtinë edhe në forcat e KFOR-it... dhe të gjitha këto veprime të tyre, nga ndërkombëtarët dhe as nga servilet e tyre shqipfolës nuk u quajtën asnjëherë prishje e rendit.
Çka është për keqardhje, kësaj vale të kërcënimeve ju bashkëngjit edhe Admirali Henry Ulrich, Komandant i Forcave të Përbashkëta të NATO-s për Evropë.
Sipas mjeteve të komunikimit masiv, gjatë vizitës në Kosovë, ky ushtarak i njohur amerikan, paska thënë, se NATO qenka shumë e shqetësuar për dhunën e fundit nga protesta e “Vetëvendosjes”.
“...se KFOR-i do t’i mbështesë Shërbimin Policor të Kosovës dhe policinë e UNMIK-ut, dhe do të reagojë me shpejtësi kundër atyre që nxisin dhunën...” (Epoka e Re, dt.26 shkurt 2007, faqe.8 “NATO zotohet se do të reagojë me shpejtësi kundër nxitësve të dhunës”).
Komenti më i përshtatshëm ndaj kërcënimit të këtij admirali (dua të besoj, të dezinformuar nga mikpritësit e tij), ma thotë mendja është kjo thënie të njërit nga ushtarakët më të suksesshëm të popullit amerikan, Kolin Pauel: “Vullneti për të ndërtuar një vend, buron nga vetë populli i tij dhe jo nga jashtë!”
Populli shqiptar duhet të brengoset, jo nga akuzat dhe kërcënimet që po u bëhen nga të huajt djemve dhe vashave besnike të tij, por nga ato që po u bëhen nga shumica e atyre të cilët i ka në ballë të institucioneve të zgjedhura me votën e tij të lirë.
Edhe kësaj radhe të zgjedhurit me votën e tij, po ridëshmohen se nuk janë të gatshëm për t’i rrezikuar aspiratat e tyre të sëmura karrieriste, se për t’i ruajtur pozicionet aktuale dhe për t’u avancuar në pozitat e “pushtetit”, nuk zgjedhin mjete. Kryesorja për këto prostituta të mjera politike qenka: të mos u rrezikohen interesat e tyre personale, sa për ato të popullit as që mërziten fare.
Populli shqiptar duhet të brengoset, jo nga akuzat dhe kërcënimet që po u bëhen djemve dhe vashave të tij besnike, por nga indiferenca e disa intelektualëve nga radhët e tij, të cilët i shkolloi me djersen dhe gjakun e vet, me shpresë se këto “mendje” të shkolluara do t’ia kthjellonin rrugën drejt një ardhmërie të sigurt. Por çfarë të bëhet, kur në vend të misionit të shenjtë në shërbim të popullit, kanë zgjedhur misionin e sahanlëpirësit nën tryezat e dreqit dhe të birit.
Çfarë duhet të bëjmë për të dalë nga kjo situatë me plotë rreziqe për të sotmen dhe të ardhmen e tonëj, në të cilën na futën paudhësitë e shumicës prej atyre që me verdiktin e votës sonë të lirë i autorizuam për të na pri drejt një ardhmërie të sigurt?
Duke iu përgjigjur me pjesëmarrjen tonë aktive thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar paqësisht, me 03 mars 2007, kundër pazarllëqeve me interesat tona të ligjshme njerëzore dhe kombëtare, është përgjigja e vetme!
Vetëm të përbashkuar dhe duke realizuar plotësisht dhe me përkushtim qëllimet programore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të subjekteve tjera me orientime të drejta gjithëkombëtare, do të jemi në nivel të detyrës karshi Vatanit!
Prishtinë, 28 shkurt 2007
Flori Bruqi:Mbrojtja e Plavës dhe e Gucisë(tetor 1879-janar 1880)
Me revoltën e armatosur të Gjakovës dhe me aksionin diplomatik të pranverës së vitit 1879, Lidhja Shqiptare ia hoqi Portës së Lartë de facto të drejtën që të fliste në emër të Shqipërisë. Veç kësaj, me qëndresën e saj energjike, ajo bëri që të zvarriteshin e të mos zbatoheshin menjëherë dy vendimet e rëndësishme të Kongresit të Berlinit, që cenonin interesat kombëtarë të Shqipërisë, njëri në favor të Malit të Zi (neni 28 i Traktatit) dhe tjetri në dobi të Greqisë (Protokolli nr. 13 i Kongresit).
Megjithatë Lidhja e Prizrenit nuk e kishte plotësuar ende përfundimisht programin e saj. As gjashtë Fuqitë e Mëdha nuk ishin të prirura t’i anulonin vendimet që kishin marrë në Kongresin e Berlinit, as dy shtetet fqinje ballkanike nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë nga viset që u kishin premtuar Fuqitë e Mëdha. Si rrjedhim, lufta për mbrojtjen e trojeve shqiptare ende nuk kishte marrë fund, përkundrazi, parashikohej që ajo të merrte trajta të përgjakshme.
Pas vrasjes në Gjakovë të mareshal Mehmet Ali pashës, Porta e Lartë u dha të kuptojnë Fuqive të Mëdha se e kishte tepër të vështirë të përmbushte kundrejt Malit të Zi detyrimet territoriale që rridhnin nga Traktati i Berlinit. Por knjaz Nikolla nuk donte të dinte për asnjë justifikim. Nga frika se me kalimin e kohës mund të ndryshonin rrethanat ndërkombëtare në dëm të saj, Cetina kërkonte vazhdimisht ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane të dorëzonte sa më parë krahinat e Podgoricës, të Shpuzës, të Zhabjakut, të Plavës, të Gucisë e të Rugovës, të cilat Kongresi i Berlinit ia kishte dhënë Malit të Zi. Veç kësaj, si kundërpeshë ajo po e vononte dorëzimin e Ulqinit, të Dinoshit dhe të Bregut të Bunës, të cilat i mbante të pushtuara qysh nga koha e luftës, por që sipas Traktatit të Berlinit duhej t’i ktheheshin Perandorisë Osmane.
Presionin më të fortë ndaj Perandorisë Osmane e ushtroi Rusia cariste, e cila vijoi ta kushtëzonte tërheqjen e ushtrive të saj pushtuese nga Traka me dorëzimin e krahinave që i qenë premtuar Malit të Zi. Fuqitë e tjera të Mëdha u bashkuan me presionin carist, pasi e shikonin me shqetësim qëndrimin e mëtejshëm të ushtrive ruse në afërsi të Stambollit. Kështu, në fund të vitit 1878, Porta e Lartë vendosi t’i zbatonte detyrimet territoriale kundrejt Malit të Zi.
Vendimi i Stambollit ngriti përsëri në këmbë shqiptarët. Për të shqyrtuar gjendjen e re u mblodh menjëherë, në fillim të janarit 1879, Komiteti Kombëtar i Lidhjes, i cili ripohoi qëndrimin e vet të caktuar më parë. Sipas kësaj vije, Lidhja e Prizrenit nuk do ta pengonte dorëzimin e Podgoricës, të Shpuzës e të Zhabjakut, pasi ato banoheshin nga popullsi të përziera sllavo-shqiptare, por do ta kundërshtonte me armë lëshimin e Plavës dhe të Gucisë, popullsia e të cilave ishte në masën dërrmuese shqiptare. Vendimin e Komitetit Kombëtar e miratuan të dy komitetet ndërkrahinore të vilajeteve të Shkodrës dhe të Kosovës, të cilat po në janar 1879 mblodhën kuvendet e tyre të jashtëzakonshme, pothuajse në atë kohë që zhvilloi punimet e veta edhe Kuvendi Ndërkrahinor i Prevezës. Meqenëse Plava e Gucia bënin pjesë në vilajetin e Kosovës, barrën e drejtimit dhe të organizimit të luftës për mbrojtjen e tyre e mori përsipër Komiteti Ndërkrahinor i Prizrenit, i cili nga ana e vet formoi një shtab ushtarak të posaçëm, me Ali pashë Gucinë në krye.
Ndërkaq u mblodh në fshatin Virpazar, në afërsi të liqenit të Shkodrës, komisioni turko-malazez, i cili më 2 shkurt 1879 nënshkroi marrëveshjen dypalëshe për formalitetet e dorëzimit brenda një jave të krahinave të vilajetit të Shkodrës, që i takonin njëra-tjetrës sipas Traktatit të Berlinit. Nga frika e kryengritjes së shqiptarëve, Porta e Lartë nuk pranoi ta përfshinte në marrëveshje dorëzimin e Plavës e të Gucisë, duke e lënë çështjen e tyre për t’u zgjidhur më vonë. Sipas marrëveshjes, dorëzimi i Podgoricës, i Shpuzës dhe i Zhabjakut nga ana e autoriteteve turke u krye pa vështirësi. Po ashtu u bë edhe dorëzimi i Ulqinit, i Dinoshit dhe i Bregut të Bunës nga ana e autoriteteve malazeze.
Por Mali i Zi nuk deshi ta linte punën të zgjatej më tej. Knjaz Nikolla iu drejtua menjëherë Fuqive të Mëdha, duke kërkuar prej tyre që ta detyronin Perandorinë Osmane t’ia dorëzonte dy krahinat shqiptare (Plavën dhe Gucinë) Malit të Zi. Nga ana e vet Porta e Lartë u kërkoi Fuqive të Mëdha të dërgonin në Plavë e në Guci një Komision Ndërkombëtar për t’u bindur për vështirësitë që gjente te shqiptarët e egërsuar nga padrejtësitë e Kongresit të Berlinit. Në vend të tij ato dërguan Komisionin Ndërkombëtar për caktimin e vijës së kufirit, të përbërë nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha dhe të dy shteteve të interesuara. Komisioni filloi nga puna në maj 1879 dhe për disa muaj me radhë u mor me caktimin e pikave të kufirit turko-malazez në vilajetin e Shkodrës. Por gjatë verës, kur Komisioni Ndërkombëtar donte të shkonte në Plavë e në Guci, përfaqësuesit e Komitetit Ndërkrahinor të Prizrenit u paraqitën Fuqive të Mëdha, më 22 gusht 1879, një notë me shkrim, me të cilën deklaronin se nuk do të njihnin asnjë ndryshim të kufirit me Malin e Zi pa pjesëmarrjen në Komisionin Ndërkombëtar të krerëve të Lidhjes Shqiptare dhe pa u miratuar vendimet e tij nga e “gjithë” Shqipëria. Pas kësaj note të rreptë, Komisioni Ndërkombëtar e ndërpreu punën e vet, pezulloi udhëtimin e tij për në Plavë e në Guci.
Me këtë rast filluan përsëri protestat e Malit të Zi dhe ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha për ta detyruar Perandorinë Osmane që ta zgjidhte sa më parë çështjen e Plavës e të Gucisë. Porta e Lartë provoi t’i bindte banorët e dy krahinave kufitare që të hiqnin dorë nga qëndresa e mëtejshme, duke u premtuar familjeve, që nuk dëshironin të jetonin nën sundimin malazez, se do t’u jepte tokë në vendbanime të reja dhe se do t’i çlironte nga taksat për dhjetë vjet. Por shqiptarët nuk u lëkundën nga vendimi i tyre. Atëherë knjaz Nikolla filloi të kërcënonte se do ta zgjidhte këtë çështje me anën e luftës së armatosur dhe se në një rast të tillë nuk do të aneksonte vetëm Plavën e Gucinë, por edhe vise të tjera shqiptare.
Në këto rrethana, marrëdhëniet shqiptaro-malazeze erdhën duke u keqësuar vazhdimisht. Gjatë muajit tetor 1879 Mali i Zi filloi përqendrimin e ushtrive në kufi, duke e çuar numrin e tyre në 5 600 veta. Këtyre masave Lidhja e Prizrenit iu përgjigj duke vënë në gatishmëri luftarake forcat e saj të armatosura.
Sipas vendimit që Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes kishte marrë më 3 tetor 1879, Komisioni Ushtarak a Shtabi Ushtarak, nën kryesinë e Ali pashë Gucisë, i krijuar nga Komiteti Ndërkrahinor i Lidhjes Shqiptare për Kosovën, shpalli për zonën e Plavës e të Gucisë gjendjen e luftës. Të gjithë burrat plavianë e gucianë të aftë për armë u shpallën luftëtarë që do të qëndronin në gatishmëri në shtëpitë e tyre. Po në tetor 2 mijë gjakovarë të armatosur u nisën për në Guci. Në fund të tetorit mbërritën këtu edhe vullnetarë nga Shkodra e Malësia. Porta e Lartë, për të mënjanuar konfliktin e armatosur, i propozoi Cetinës që në vend të krahinave shqiptare të Plavës e të Gucisë t’i jepte disa vise sllave të Hercegovinës. Por propozimin e Stambollit, të cilin e kundërshtoi Austro-Hungaria, nuk e pranoi as Mali i Zi.
Pas disa ndeshjeve sporadike kufitare, që ndodhën gjatë tetorit, knjaz Nikolla vendosi më në fund të kalonte në sulme të hapura. Më 31 tetor dhe 1 nëntor 1879 forcat malazeze, duke dashur të tërheqin vëmendjen e Fuqive të Mëdha dhe, njëherazi, të matnin pulsin e shqiptarëve, kryen dy inkursione kundër vijës mbrojtëse të forcave të Lidhjes, të parin në fshatin Pepaj dhe të dytin në fshatin Arzhanicë. Në këtë të fundit vranë në befasi 30 fshatarë dhe dogjën mjaft shtëpi, por pas disa orë luftimesh u dëbuan nga forcat e Lidhjes. Në të vërtetë këto qenë sulme demonstrative, të cilat shqiptarët i përballuan pa ndonjë vështirësi. Edhe pse dështoi, sulmi malazez nxiti një valë të madhe mobilizimi në të katër anët e Shqipërisë. Me mijëra vullnetarë të tjerë vrapuan në krahinat e Gjakovës, të Pejës, të Dibrës e të Shkodrës. Gatishmëria e shqiptarëve qe aq masive, sa Shtabi Ushtarak i Lidhjes së Prizrenit, i vendosur në Guci, u detyrua të pengonte nisjen e tyre drejt frontit, pasi nuk ua ndiente nevojën dhe nuk kishte mundësi për t’i sistemuar.
Në fillim të muajit dhjetor forcat kryesore malazeze qenë rreshtuar gjatë vijës kufitare, në fshatrat Murinë, Pepaj, Arzhanicë e Velikë, kurse forcat shqiptare përballë tyre në fshatrat Guci, Kolenivicë, Martinaj, Plavë e Nokshiq. Midis forcave malazeze dhe shqiptare në sektorin verilindor kalonte lumi Lim vetëm me një urë prej druri. Zona malazeze ishte kryesisht malore, ndërsa në atë shqiptare dominonte pllaja e Plavës.
Më 4 dhjetor 1879, pjesa më e mirë e ushtrisë malazeze prej 4 mijë ushtarësh, nën komandën e Mark Milanit, ndërmori një sulm të furishëm në sektorin e Nokshiqit, në drejtim të Plavës e të Gucisë. Shtabi ushtarak i Lidhjes, i përbërë nga Ali pashë Gucia (kryetar), Jakup Ferri, Sulejman Vokshi, Haxhi Zeka, Filip Çeka, Jusuf Sokoli e të tjerë, midis të cilëve kishte edhe disa oficerë të karrierës, u përgjigj duke hedhur në sulm rreth 2 mijë luftëtarë. Luftimet më të ashpra u bënë në luginën e Nokshiqit, ku u angazhuan forca të shumta malazeze. Luftëtarët u përleshën aq ashpër me njëri-tjetrin, sa që të dy palët lanë mënjanë hutat dhe nxorën jataganët, duke u përleshur trup me trup. Përleshja vazhdoi disa orë me radhë. Forcat vullnetare të Lidhjes ndalën sulmin e ushtrisë malazeze dhe i shkaktuan asaj disfatë në Nokshiq, duke e detyruar të tërhiqej brenda kufijve të Malit të Zi. Edhe pse të dhënat për humbjet e të dy palëve janë kontradiktore, mund të nxirret si përfundim se nga malazezët pati 300 të vrarë e të mbytur në lumë gjatë tërheqjes, ndërsa nga shqiptarët 300-400 veta. Në këto luftime u vra edhe një nga komandantët e shquar të ushtrisë së Lidhjes, Jakup Ferri.
Vendosmëria e shqiptarëve për të qëndruar deri në fund dhe këmbëngulja e Cetinës për të vazhduar më tej luftën alarmuan si Fuqitë e Mëdha, ashtu edhe Perandorinë Osmane. Nga frika e ndërlikimeve të reja, Porta e Lartë vendosi ta zgjidhte me çdo kusht dorëzimin e dy krahinave kufitare. Për këtë qëllim ajo nisi menjëherë për në Kosovë mareshal Ahmet Muhtar pashën, i cili atë kohë ishte komandanti i Armatës osmane të Rumelisë me qendër në Manastir. Mareshali, i shoqëruar nga 11 batalione (rreth 6 000 ushtarë), sapo arriti në Prizren thirri në takim anëtarët e Komitetit Kombëtar të Lidhjes për t’i bindur që t’i nënshtroheshin vendimit të sulltanit. Por ata nuk pranuan. Më 14 dhjetor 1879 lëshoi një shpallje, me të cilën u kërkonte shqiptarëve që të merrnin në konsideratë gjendjen kritike të Portës së Lartë dhe të mos pengonin dorëzimin e dy krahinave kufitare, pasi me qëndresën e tyre po shkaktonin shkatërrimin e Perandorisë Osmane, por as lutjet, as kërcënimet nuk dhanë rezultat. Më 15 dhjetor 1879 u mblodh në Guci Kuvendi i përfaqësuesve të Komitetit Ndërkrahinor të Kosovës, i cili vendosi që ta kundërshtonte me armë deri në fund dorëzimin e kalasë së Gucisë. “Ne, banorët e Plavës e të Gucisë, - thuhej në memorandumin e miratuar nga Kuvendi, - nuk i njohim traktatet e shteteve evropiane që u japin malazezëve tokat e trashëguara nga prindërit tanë. Ne do ta kundërshtojmë me armë dorëzimin e tokave tona”.
Sipas porosisë që kishte dhënë Porta e Lartë, Ahmet Muhtar pasha mori masa ushtarake për të penguar vajtjen e vullnetarëve shqiptarë në Plavë e në Guci. Për këtë qëllim ai solli nga Mitrovica edhe 7 batalione të tjera, të cilat i vendosi nëpër shtigjet e rrugëve. Pas kësaj u nis për në Gjakovë, ku gjeti një gjendje më të acaruar se në Prizren. Gjakovarët e paralajmëruan se, po ta vazhdonte më tej rrugën drejt kufirit, do të pësonte fatin e Mehmet Ali pashë Maxharit. Kur pa se edhe Peja e kishte bllokuar rrugën për në Plavë e në Guci, mareshali osman e ndërpreu misionin e vet, hoqi dorë nga vajtja në Guci dhe u kthye në Prizren. Dështimi i misionit të Ahmet Muhtar pashës e bindi përfundimisht knjaz Nikollën të mos shpresonte më as te ndërhyrjet e Fuqive të Mëdha. Si rrjedhim, ai vendosi të ndërmerrte kundër forcave të Lidhjes Shqiptare një mësymje të përgjithshme, e cila u zhvillua javën e parë të muajit janar 1880. Në këtë mësymje u hodh pothuajse e gjithë ushtria malazeze, 25 batalione me rreth 9 mijë veta, që u rreshtuan përballë Plavës e Gucisë.
Sapo u njoftua për përgatitjet ushtarake të Cetinës, Shtabi Ushtarak Shqiptar i përforcoi masat mbrojtëse. Me thirrjen e Lidhjes Shqiptare u mobilizuan mijëra vullnetarë nga e gjitha Shqipëria, nga Plava, Gucia, Peja, Prizreni, Gjakova, Shkodra, Dibra dhe nga krahinat më të largëta të Shqipërisë së Jugut. Por shtabi ushtarak i kryesuar nga Ali pashë Gucia, që mori vetë në dorë drejtimin e operacioneve luftarake, përqendroi në zonën kufitare me Plavën e Gucinë 4 mijë luftëtarë vendas dhe 3 mijë vullnetarë të tjerë, gjithsej 7 mijë veta.
Komanda malazeze kishte rreshtuar në vijën e parë të frontit forcat vullnetare të komanduara nga Mark Milani, të cilët do të fillonin sulmin sipas taktikës së tyre tradicionale që kishte pasur kurdoherë sukses përballë ushtrive osmane. Forcat malazeze ishin përqendruar në një sektor të ngushtë (Velikë-Pepaj), me qëllim që t’i shpartallonin shqiptarët që me sulmin e parë, në drejtim të Plavës. Por Shtabi Ushtarak Shqiptar ua mori malazezëve në mënyrë të papritur iniciativën. Më 6 dhe 7 janar 1880 njësi të vogla shqiptarësh, me qëllim që të tërhiqnin vëmendjen e komandës ushtarake malazeze, ndërmorën dy sulme në verilindje të Malit të Zi, nga ana e sanxhakut të Novi Pazarit. Komanda ushtarake malazeze, duke kujtuar se shqiptarët do të vazhdonin të sulmonin nga verilindja, për t’u dalë forcave të tyre prapa shpine e tërhoqi ushtrinë nga zona jugore dhe e nisi drejt veriut. Duke përfituar nga kjo rrethanë, forcat shqiptare, të rreshtuara në sektorin e Plavës, shpërthyen më 8 janar një sulm të furishëm kundër pozitave të armikut që ndodhej në Velikë, në Pepaj e në Arzhanicë.
Sulmin e nisën luftëtarët e Nokshiqit të komanduara nga Kurt Asllani dhe Nure Kurti. Mësymja ishte e furishme dhe pas luftimesh të ashpra e trup më trup forcat malazeze, të përbëra nga 4 mijë luftëtarë, u detyruan të tërhiqeshin. Ushtritë e Lidhjes, pasi thyen edhe njësitë malazeze të komanduara nga Mark Milani, hynë në tokën malazeze, shtinë në dorë Arzhanicën, Velikën e Pepajn dhe u drejtuan për në Murinë. Luftimet më të përgjakshme u bënë në Velikë e në Pepaj, prandaj përpjekja e 8 janarit mori emrin e tyre. Ushtria malazeze u tërhoq në Sutjeskë. Por Shtabi Shqiptar nuk kishte ndërmend të vazhdonte përparimin në thellësi të tokës së Malit të Zi. Më 9 janar ai urdhëroi forcat shqiptare, që nuk hasën ndonjë kundërshtim nga ushtritë malazeze, të tërhiqeshin në kufirin e vjetër.
Gjatë betejës së Pepajt e të Velikës, të dyja palët patën dëme në njerëz, por, sipas të dhënave të ndryshme, ato të Malit të Zi qenë më të shumta. Shqiptarët lanë në këto luftime edhe dy kapedanët trima, Kurt Asllanin e Nure Kurtin.
Vrulli patriotik që përshkoi luftën në Velikë e në Pepaj dhe fitorja që shqiptarët korrën kundër ushtrive malazeze më 8 janar 1880, la përshtypje të thellë në opinionin ndërkombëtar. Disa ditë më vonë, kryekonsulli austro-hungarez në Shkodër, Shmuker, i cili e ndoqi së afërmi zhvillimin e betejës, i raportonte qeverisë së vet: “Vetë malazezët pohojnë se në luftën e Velikës e të Pepajt shqiptarët luftuan burrërisht dhe fituan mbi ta. Dhe me të vërtetë, fuqia e Lidhjes (së Prizrenit - shën. i aut.) e theu atë ushtri malazeze që ka qenë kurdoherë e zonja t’u bëjë ballë forcave turke. Shqiptarët luftuan të shtyrë nga ideja kombëtare”. Pas kësaj, opinioni publik evropian filloi të interesohej për historinë e popullit shqiptar dhe për të drejtat e tij kombëtare. Veç kësaj, disa publicistë kritikuan Kongresin e Berlinit që nuk i kishte përfillur të drejtat e një kombi aq trim dhe aq liridashës, siç ishte populli shqiptar.
Me fitoren që korrën në Nokshiq, në Pepaj e në Velikë shqiptarët i dhanë të kuptonte diplomacisë evropiane se Perandoria Osmane, sado që po e mbante Shqipërinë prej pesë shekujsh nën zgjedhë, nuk ishte zonjë e trojeve të saj dhe se zotër të këtyre trojeve ishin banorët shqiptarë. Disfata që pësoi në front e bindi qeverinë malazeze se ajo vetë nuk ishte në gjendje ta thyente qëndresën e Lidhjes Shqiptare me anën e luftës së armatosur. Për këtë arsye knjaz Nikolla shpalli menjëherë se i kishte pezulluar veprimet luftarake në kufi dhe se zbatimin e Traktatit të Berlinit në këtë pikë po ua linte përsëri në dorë Fuqive të Mëdha. Madje ai kërkoi nga konsulli britanik në Shkodër që të ndërhynte pranë autoriteteve qeveritare të vilajetit, me qëllim që edhe shqiptarët t’i pezullonin veprimet e mëtejshme luftarake!
Flori Bruqi:Qëndresa te Ismail Kadare
500-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe me të fitoi çmimin e parë të konkursit. Por ngasja për kështjellën, në një kuptim më të gierë, në veprën e tij duket më herët dhe nuk mbaron me këtë libër. Figurativisht simboli i kështjellës është qysh tek "Poemë e blinduar". Njëfarë kështjelle ishte padyshim edhe kali i drunjtë i Gent Ruvinës dhe i miqve të tij të ngujuar të novelës "Përbindëshi". Një kështjellë gjigante është piramida në novelën "Ndërtimi i piramidës së Keopsit". Kulla e ngujimit e Gjorg Brezftoftit në "Prillin e thyer", bashkë me shumë kulla të tjera me një frëngji të vockël të vetë-mbrojtjes prej hakmarrjes, janë kështjella të vogla që sundonin malësitë shqiptare. Pallati i Ëndrrave, me seksionet e tij, është ndërtuar në formën e një kompleksi kullash të hekurta.
Vetë laboratori krijues i shkrimtarit, i përshkruar me hollësi në librin "Ftesë në studio", ka pjesët e rezervuara të saj, që mbrohen prej daljes në dritë si në një burg të heshtur. Hauret dhe steretë e shtëpive gjirokastrite në "Kronikë në gur", shtëpia etnografike e princit të Mirditës (Gjomark) tek "Prilli i thyer", vila e frikshme dhe e harruar e ish-ministrit në prag të gjyqit tek "Koncert në fund të dimrit", kampi i rreptë i të internuarve tek "Përçmimi", baza ushtarake e Vlorës (Pasha-Liman) tek "Dimri i madh", shtëpia me portë (detyrimisht) të hapur e dijetarit Martin Shkreli në Prishtinë tek "Krushqit janë të ngrirë", janë vetëm disa nga variantet e shumtë të simbolit të kështjellës në veprën e Kadaresë.
Prej botimit të parë (1968), deri tek botimi i fundit (1995); prej "Kështjellës" deri tek "Daullet e shiut", për të cilën shkrimtari është shprehur se nuk ka për të vënë dorë më, ekziston një ndryshim
i dukshëm jo vetëm artistik (si është shkruar), por edhe në përmbajtje (çfarë është shkruar). Nëse në botimin e parë romani është quajtur si një vepër e qëndresës historike shqiptare, si një përmendore e heroizmit kombëtar, me një aludim të qartë që mund ta quanim "anti-bllokadë", theksi i së cilës drejtohej kundër pushtuesve të huaj, që nuk lanë kërkim pa bërë për t'u ndërprerë zotërve të kështjellës "Al-Hisar" edhe ujësjellësin; në botimin e dytë, ndonëse nuk ndryshon asgjë në evokimin e trimërisë së arbërve të shekullit të 15-të, ndryshon pothuajse rrënjësisht ai që mund ta quanim "mbitekst" apo "lexim i super-pozuar": "Daullet e shiut" nuk është romani i anti-bllokadës së imponuar, por denoncim i vetëveçimit (izolimit) të zgjedhur vullnetarisht.
Sido që të jetë vetë simboli i kështjellës, në traditën letrare shqiptare, i ka bartur historikisht të dyja mbishtresat kuptimore: ajo është figurë qëndrese, rrethimi ose ngujimi (izolimi, në kuptimin modern).
Subscribe to:
Comments (Atom)
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...