Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/21

PSIKOLOGJIA DHE LETËRSIA


SHKRUAN :FLORI BRUQI,PHD




Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësojë urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...

..As që kam ndërmend të marr gjithsecilin shkrimtar emër për emër dhe të shqyrtoj ndikimin e Frojdit tek ta. Dua vetëm t'ju rrëfej se cili është thelbi i mësimeve të Frojdit; kësodore lexuesi mund të gjykojë vetë për këtë. Po i rendis çështjet më të rëndësishme sa më shkurt të jetë e mundur.

1.Forca e brendshme në të gjitha format e jetës është instinktive: libidoja, që në vetevete është e pandryshueshme dhe e pamoralshme, "fara e çdo veprimi dhe e çdo vetie që meriton të ndëshkohet".

2.Gjendjet zanafillore të kësaj force gjatë aktivitetit krijues janë në kuptimin e zakonshëm të fjalës, fizike. Qelizat bashkohen dhe ndahen. Marrëdhënia më e rëndësishme dhe e dukshme mes individëve është marrëdhënia seksuale.

3.Me shtimin e rëndësisë së sistemit nervor qendror me më shumë kontroll qendror se sa periferik, numri i formave të kënaqësisë me të cilat libidoja përshtatet, bëhet kryekrejet më i madh.

4.Njeriu ndryshon nga pjesa tjetër e botës tjetër organike në faktin se evolucioni i tij nuk ka përfunduar.

5.Njohja e vetëdijes shënoi një hap të madh në evolucion dhe gjithçka shenjojmë si të keqe dhe mëkate, është rrjedhojë e kësaj. Frojdi ndryshon nga të dy, Rusoi i cili mohonte Rënien, duke ua mveshur të keqen rrrethanave fizike (Rusoi mendonte se njerëzit janë të këqinj për kah natyra. Ai e shihte të keqen tek ta dhe bënte një jetë vetmitarësh.) dhe poashtu prej doktrinës teologjike që e quan Rënien rezultat të një zgjedhjeje të paramenduar duke e bërë njeriun kësisoj moralisht përgjegjës.

6.Rezultat i Rënies qe një ndërgjegje e ndarë në vend të ndërgjegjes në nivelin e kafshës, që përbëhej më së paku prej tre pjesësh: e pandërgjegjshmja, nënndërgjegja e vetëdijshme, nënndërgjegja e vetëdijshme, gjtihë çka e moralshmja dhe shoqëria kërkon e që duhet harruar dhe të mos shprehet.

7.Doktrina e shekullit XIX për progresin evolucionist të njerëzores që mposht kafshëroren dhe shuan instinktet shtazore është më së shumti e gënjeshtërt. Paraardhësit filogjenetikë të njeriut ishin të përunjur dhe socialë, ndërkohë që egërsia, dhuna, lufta, të gjitha të ashtuquajturat instinkte parake nuk shfaqen derisa qytetërimi të ketë arritur një nivel të lartë. Një epokë e artë po të flasim në mënyrë përqasëse (ndërsa kërkimet antropologjike priren drejt kësaj), është një fakt historik.

8.Ajo çka quajmë të keqe ishte dikur e mirë ose është tejkaluar dhe nuk u çua më tej nga mendja e ndërgjegjshme me idetë e saj morale. Është kjo çështje e Frojdit që shtjelloi D.H.Lawrenc-i dhe së cilës i kushtoi jetën e tij: Njeriu është imoral ngase ka mendjen dhe kurrsesi nuk e pranon këtë të vërtetë. Më e rrezikshmja në shkrimet e Lawrenc-it është lehtësia me të cilën mësimet e tij për të pandërgjegjshmen, me çka kupton nëndërgjegjen e pavetëdijshme, mund të interpretohet si domethënëse që "duhet lënë ndërgjegja jote e vetëdijshme të shprehë veten", si acte gratuite e Andre Zhidit. Në marrëdhëniet njerëzore kjo në vetvete mund të ketë një efekt çlirues për individin. Nëse i marri do të këmbëngulte në marrëzinë e tij, do të bëhej i mençur. Porse marrëzia marrëzi mbetet sidoqoftë dhe një këshillë e llojit "Zemërimi është i drejtë - drejtësia kurrë nuk është e tillë", e cila në jetën private është një kërkesë për ndershmëri emocionale, përbën një këshillë politike të dalëboje, kur kjo do të thotë "bjeru atyre që të kundërshtojnë". Po kështu, qëndrimi i Lawrenc-it në faktin se nëse doni të dini se çfarë është njeriu, duhet të këqyrni jetën e tij seksuale, fare mirë mund të bëjë të besojnë shumë syresh që përmbushja e nevojës seksuale është i vetmi aktivitet i nevojshëm.

9.Jo vetëm çfarë ne njohim si mëkat ose krim, por të gjitha sëmundjet janë të qëllimshme. Janë një përpjekje për t'u kuruar.

10.Gjithë ndryshimi, si ai paravajtës, si prapavajtës, shkaktohet prej frustrimit ose tensioneve. Po të ishte kënaqësia seksuale krejtësisht e mjaftueshme, evolucioni njerëzor s'do të kishte ndodhur kurrë. Sëmundja dhe aktiviteti intelektual janë të dyja reagime kundrejt së njëjtës gjë, por jo të barazvlershme.

11.Natyra e ideve tona morale varet nga natyra e marrëdhënieve me prindërit tanë.

12.Në zanafillë të të gjitha ndjenjave dhe mëkatit është një ndjenjë faji. 13.Kurimi përqendrohet në heqjen e kësaj ndjenje faji, në faljen e mëkateve nëpërmjet rrëfimit, rijetimin e përvojës dhe faljen, kuptimin e domethënies së saj.

14.Detyra e psikologjisë ose artit në lidhje me sa u përmend më sipër, nuk është t'u tregojë njerëzve se si të sillen, por të tërheqë vëmendjen e tyre te ajo çka ndërgjegja e pavetëdijshme rreket t'u kumtojë dhe duke zgjeruar njohuritë e tyre për të mirën e të keqen, t'i bëjë më të zotë të zgjedhin, që të mund të jenë shumë herë më tepër të përgjegjshëm moralisht për fatin e tyre.

15.Për këtë arsye, Psikologjia u kundërvihet të gjitha përgjithësimeve. I bën njerëzit t'i përmbahen vetëm një përgjithësimi dhe padyshim do të vijë një kohë kur gjërat të rrjedhin asisoj që ai të mos mund të zbatohet. Atëherë ose do të përforcojë përgjithësimin, situatën, ndrydhjen, kur t'u fanitet, ose do të përfaqësojë pikëpamjen e kundërt. Vlera e këshillës varet krejtësisht nga konteksti. Ju nuk mund t'u tregoni njerëzve se ç'duhet të bëjnë, mundeni vetëm t'u rrëfeni parabola: dhe kjo është ajo që mund të quhet me të vërtetë art, histori të veçanta për njerëz dhe përvoja të veçanta e në varësi të nevojave të ngutshme e specifike ai mund të nxjerrë përfundimet e veta.

16.Të dy, Marksi dhe Frojdi, nisen nga dështimet e qytetërimeve, njëri nga të varfrit, tjetri nga të sëmurët. Të dy e shohin sjelljen njerëzore të determinuar, në mënyrë të pandërgjegjshme, nga nevojat instiktive, uria dhe dashuria. Të dy duan një botë ku zgjedhja racionale dhe vetëdeterminimi janë të mundshëm. Ndryshimi mes tyre është në mënyrë të pashmangshme ndryshim mes njeriut që studion turmat në rrugë dhe njeriut që sheh pacientin, ose të paktën familjen në klinikën private. Marksi e sheh kahjen e marrëdhënieve mes botës së jashtme dhe të brendshme pa të fshehta, Frojdi anasjelltas. Kështu, të dy janë dyshimtarë kundrejt njëri-tjetrit. Socialistët akuzojnë psikologët për prishje të status quo-së, ndërsa përpiqen t'i përshtatin neurotikën sistemit social, duke e privuar atë nga një revolucion i mundshëm. Psikologët kundërpërgjigjen se socialistët përpiqen t'i japin pikë vetes me terma që as vetë nuk i kuptojnë, ose me faktin që etja për para është forma e vetme e etjes për pushtet - kështu që pasi të kenë marrë pushtetin me revolucion, do të rikrijojnë të njëjtat kushte. Të dy kanë të drejtë. Për aq sa qytetërimi mbetet siç numri i pacientëve që mund të shërojë psikologu është shumë i vogël, dhe sapo socializmi të marrë pushtetin, duhet të mësojë të drejtojë energjinë e tij të brendshme, pra do të ketë nevojën e psikologut.

Përmbyllje: Frojdi ka patur ndikime të dukshme teknike në letërsi posaçërisht në shtjellimin e kohës dhe hapësirës dhe përdorimin e fjalëve më shumë me vijueshmëri asociative sesa logjike. Ai e drejtoi vëmendjen e shkrimtarit kah materiale të tilla si ëndrrat dhe neurozat, gjer më tash të shpërfillura; kah marrëdhënie që gjer më tani nuk janë marrë parasysh sikundër është marrëdhënia mes njerëzve që luajnë tenis; ai e ka rishikuar kultin e njeriut hero. Ai është përvetësuar nga irracionalistët e etur për t'u ikur ndërgjegjes së tyre. Porse këto nuk qenë... shqetësimi ynë. Unë u rreka të rrëfej se çfarë drite hodhi Frojdi mbi gjenezën e artistit, rendit dhe funksionit të tij në shoqëri dhe çfarë kërkesash ka ai për shkrimtarin serioz. Duhet të ekzistojnë gjithmonë dy lloj artesh: arti - arratiak ngase njeriu do të ikë ndërsa ka nevojë për ushqim dhe gjumë të thellë; dhe arti - parabolë, ai art që duhet t'i mësojë njeriut si të çmësoj urrejtjen dhe të mësojë dashurinë...

2023/01/18

.Leksikonin enciklopedik shqiptarët e botuanmë 2020 në Prishtinë(nga AAAS-it) >Tani një Leksikon enciklopedik shqiptare, do të publikohët në Tiranë ,ku është mbledhur redaksia e përbashkët Shqipëri-Kosovë!

 Leksikoni enciklopedikë i AAAS-it është botuar në Prishtinë(2020) nga autori Flori Bruqi.Ndërsa sivjet kanë fiklluar përgatitjet pë një Leksikon tjetër shqiptar që do të kushtojë qindra-mija euro,ndërsa leksikon e AAAS-it nuke financojë askush nga Qeveria e Kosovës,por ky leksikon është shpërndarë në çdo cepë botës:Washington,NewYork,Tokio,Paris,London,Berlin,Vatikan,Stamboll,Kajro,Sidnej etj.

Akademia e Shkencave mbajti mbledhjen e parë të redaksisë qendrore të projektit shkencor ndërqeveritar dhe ndërakademik “Enciklopedia shqiptare”.

Kjo është faza e dytë e projektit pas dy vitesh që kanë kaluar në mbledhjen e dokumentacionit dhe të dhënave përkatëse. Në enciklopedi do të përfshihen 24 fusha, albanologjim shkencë, histori, gjuhë etj. Gjithashtu u propozua që të zenë vend termat e ushtrisë dhe enciklopedisë.

Thelbësorja është njehsimi i kriterit shkencor me tre bashkëpunuesit. Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut.

Për realizimin e këtij projekti madhor ka dy redaksi qendrore në Shqipëri dhe Kosovë. Më shumë se 2000 veta do të punojnë për realizimin e Enciklopedisë dhe pritet që puna të vazhdojnë për me shumë se pesë vite.

Serbët nuk “vishen policë”! Janë 578 vende bosh, në konkurrim vetëm 20 kandidatë

 

578 policët serbë të dorëhequr nga Drejtoria Rajonale e Mitrovicës së Veriut pritet të zëvendësohen me konkursin që mbyllet më 26 janar.

Ky konkurs që ka kriter moshën deri në 30 vjeç për kandidatët e interesuar është hapur për komunitetet pakicë në vend.

Policia e Kosovës nuk jep detaje mbi numrin e aplikantëve serbë, megjithatë mësohet se shifrat janë të ulëta, rreth 20.

Sipas ish-drejtorit të përgjithshëm të policisë, Rashit Qalaj kjo vjen edhe për shkak të kërcënimeve që marrin serbët e interesuar për t’u bërë pjesë e institucioneve.

Qalaj shton se ata që kanë aplikuar do të kenë problem për me të nisur punën. Fajtor për gjendjen e krijuar në veri, deputeti i AAK-së e lë Qeverinë e Kosovës.

Konkursi për rekrutimin e zyrtarëve policor në veri të Kosovës është hapur nga policia më 4 janar dhe së fundmi edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtyre institucioneve.

Që nga 5 nëntori i vitit të shkuar në Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç e Mitrovicë të Veriut të gjithë policët serbë kanë dhënë dorëheqjet e tyre në kuadër të braktisjes së institucioneve nga serbët për shkak të vendimit për targat.

‘700 orë për të paraqitur çështjen’/ Gjyqi ndaj Thaçit fillon në mars

 

Në konferencën përgatitore në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që akuzohen për krime lufte, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se do t’u duhen më shumë se 700 orë për ta paraqitur çështjen e tyre. 

Gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pritet të fillojë më 1 mars të këtij viti. Në konferencën përgatitore të mbajtur në Dhomat e specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues përmes një urdhri gojor ka bërë të ditur.

“Urdhri gojor i shtatë ka të bëjë me datën për konferencën përgatitore për prokurorinë e specializuar dhe fillimin e gjykimit. Trupi gjykues cakton datën 1 mars për fillim të gjyqit nëse nuk ka rrethana përjashtimore. Konferenca përgatitore e prokurorisë së specializuar do të mbahet më 17 shkurtit 2023.”– tha Charles L Smith.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.

Ata qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Presidentit serb Aleksandër Vuçiç “shqiptarët në Zvicër , shuplakë fytyrës”/ Pritet në Davos Vuçiqi me flamurin e Shqipërisë Natyrore

Flamuj të Shqipërisë së Madhe dhe Kosovës të varur në murin e një ndërtese përballë hotelit ku ai do të qëndrojë, kjo ishte pritja që iu rezervua Aleksander Vuçiç në Davos të Zvicrës, ku presidenti serb mbërriti për të marrë pjesë bashkë me liderë të tjerë në Forumin e njohur botëror të Ekonomisë, i cili nisi të hënën e zgjat deri në 20 janar.

Lajmin e raporton një reporter i media serbe Tanjug, i cili ndodhet në resortin dimëror zvicerane për të raportuar mbi takimin vjetor ku një elitë globale e liderëve të biznesit, politikanëve dhe ekonomistëve bëjnë parashikime të guximshme dhe përpiqen të përcaktojnë agjendën për vitin në vijim.

Vuçiç më herët sakaq, në një gjest të rrallë nga ana e tij, ka shprehur haptazi pakënaqësinë me Rusinë dhe i kërkoi asaj t’i japë fund fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë. Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’u bashkohen radhëve të tij.

“Nuk është e drejtë që dikush thërret njerëzit në Serbi, e cila është e vetmja që nuk i ka vënë sanksione Rusisë, të luftojnë në Ukrainë, kur dihet se kjo është kundër rregullave tona”, tha presidenti serb në një intervistë në televizionin Happy. Vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitet 2014 dhe 2015. Askush nuk i di numrat e saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.

Rrëzimi i helikopterit në Ukrainë/ Të paktën 18 të vdekur, mes tyre edhe ministri i Brendshëm

 

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën, përfshirë ministrin e Brendshëm të Ukrainës dhe dy të mitur, pas përplasjes së një helikopteri pranë një kopshti fëmijësh në periferi të Kievit të mërkurën.

Sipas Ihor Klymenko, shef i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nëntë nga të vrarët ishin në bordin e helikopterit.

Ministri, Denys Monastyrsky, ishte një nga tetë personat në helikopter. Zëvendësi i tij Yevgeniy Yenin dhe sekretari i shtetit gjithashtu humbën jetën.

Bëhet e ditur se janë edhe 22 persona të plagosur, mes tyre 10 fëmijë.

Guvernatori rajonal i Kievit, Oleksiy Kuleba, tha se “në momentin e tragjedisë kanë qenë të pranishëm fëmijë dhe punonjës të kopshtit”.

Kuleba shtoi se ka njerëz të lënduar, por nuk dha detaje tjera. Ekipet mjekësore, policia dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, shtoi ai.

Shmanget tragjedia në Lezhë/ Përroi në fshatin Kaluer e bllokon makinën, banorët e zonës shpëtojnë familjen me pesë anëtarë

Një tragjedi është shmangur pak minuta më parë në fshatin Kaluer të njësisë administrative Ungrej, kur një familje prej 5 anëtarësh kanë tentuar të kalojnë anën tjetër të përroit me makinë.

Niveli i përroit dhe rrjedha e fortë ka izoluar makinën duke lënë të bllokuar pesë personat të cilët ishin në makinë. Kanë qenë banorët e zonës, të cilët kanë bërë të mundur daljen e tyre nga makina duke u shpëtuar jetën.

Sipas banorëve, familja po kthehej nga një ceremoni varrimi.

Ky përrua ndan dy fshatra të kësaj njësie administrative. Shembja e urës prej vitesh detyron banorët e këtyre zonave të kalojnë përmes përroit, ku niveli rritet dhe më shumë kur ka reshje shiu, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...