Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/01/21

“Nga ky vend kemi vetëm një porosi. Na intereson që pas pesë vjetësh të dimë kush e vrau Oliver Ivanoviqin, kush e porositi vrasjen e tij, dhe nuk do të ndalemi së parashtruari këto pyetje”, ka thënë ish-zëvendësministrja nga Lista Serbe Ksenjija Bozhoviq

 


Janë bërë pesë vjet që kur u vra para zyrës së partisë së tij në Mitrovicë të Veriut politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviq. E ky përvjetor është shënuar me kthimin e akuzave ndaj udhëheqjes së Serbisë se po i fsheh faktet për këtë akt. Për vrasjen e Ivanoviqit janë ngritur disa aktakuza nga Prokuroria Speciale, e disa të dyshuar janë ende në arrati

Pesëvjetori i vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq ka kthyer akuzat e rënda në adresë të Beogradit zyrtar.

Ish-bashkëpunëtorë të Ivanoviqit dhe politikanë e kanë fajësuar udhëheqjen e Serbisë për moszbardhjen e rastit.

Rada Trajoviq, politikane e këshilltare në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, ka shpërndarë një citat të analistit Branislav Kërstiq, ku me gjuhë të videolojërave aludoi se përgjegjësia për fshehjen e fakteve të vrasjes së Ivanoviqit bie mbi udhëheqjen në Beograd.


“A e ka pasur shteti i Serbisë në atë moment, në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, mbulimin e rrugëve në veri të Kosovës në masën 90 për qind, kurse joysticku (v.j. telekomanda e lojës) dihet se ku ishte, në Beograd. Për këtë, ai që menaxhon me telekomandë në Beograd, sigurisht i ka edhe pamjet e dorasit të Oliver Ivanoviqit”, ka vlerësuar Trajkoviq.
 

Angazhim të institucioneve të drejtësisë ka kërkuar kryeministri Albin Kurti, i cili përmes një videoje ku foli serbisht, tha se vrasja e Ivanoviqit ishte me pasoja për të gjithë shoqërinë kosovare.
 

Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë, dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij. Vrasja e Oliverit ndikoi në gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët, është shprehur Kurti.
 

Të hënën, nga vendi ku u krye vrasja, në Mitrovicë të Veriut, politikanë serbë dhe miq të Ivanoviqit bënë thirrje për zbardhjen e rastit.

“Nga ky vend kemi vetëm një porosi. Na intereson që pas pesë vjetësh të dimë kush e vrau Oliver Ivanoviqin, kush e porositi vrasjen e tij, dhe nuk do të ndalemi së parashtruari këto pyetje”, ka thënë ish-zëvendësministrja nga Lista Serbe Ksenjija Bozhoviq

Ndërsa nënkryetari i Partisë Kombëtare të Serbisë, Miroslav Aleksiq, ka thënë se të shtënat ndaj “Oliverit kanë qenë në fakt të shtëna ndaj Serbisë”.

“Ndaj juve që jetoni këtu në Kosovë dhe të shtëna ndaj neve të cilët jetojmë në Serbinë qendrore. Për më keq, edhe pas pesë vjetësh nuk arrihet të kuptohet e vërteta, kush janë urdhërdhënësit dhe kryesit e këtij akti”, ka deklaruar ai.

Ndriçim të rastit ka kërkuar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ai zgjodhi ta bëjë këtë nga Kisha e Beogradit, Sveti Sava, ku ndezi qirinj së bashku me ish-partneren e Ivanoviqit, Milena Popoviq, e cila është tash anëtare e partisë së Vuçiqit, SNS. Popoviq së fundmi është emëruar sekretare e Ministrisë së Serbisë për Turizëm dhe Rini.

Si dëshmitare, Popoviq ka marrë mbi 20 ftesa, sipas Gjykatës Themelore në Prishtinë, e pavarësisht se ka komunikuar, sipas gjyqtarëve ajo e ka zvarritur në vazhdimësi dhënien e dëshmisë së saj.

Të dyshuar kryesorë për organizimin e vrasjes së Ivanoviqit janë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, biznesmeni i përfolur për lidhje me krimin Zvonko Veselinoviq, si dhe ish-shefi i Policisë për veri, Zheljko Bojiq. Në aktakuzën për rastin e Ivanoviqit, tashmë po gjykohen Silvana Arsoviq, Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq, Rade Basara, Zharko Jovanoviq e Dragisha Markoviq.

Oliver Ivanoviq u vra më 16 janar 2018, para zyrës së partisë që udhëhiqte në Mitrovicë të Veriut.

Kosova dhe Serbia kanë pranuar një propozim nga zyrtarët evropianë, përmes të cilit synohet të përshpejtohet arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve

 

Për intensifikim të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, një delegacion prej pesë zyrtarësh të lartë ndërkombëtarë do të qëndrojë në Kosovë në fund të kësaj jave. Delegacioni i udhëhequr prej emisarëve Miroslav Lajçak e Gabriel Escobar, të premten, do ta vizitojnë edhe Serbinë. Gjatë vizitës së tyre, ata do të takohen me kryeministrin Albin Kurti e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Me Kurtin e Vuçiqin, Lajçaku është takuar edhe sot në Davos të Zvicrës

Pesë zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë të premten në Kosovë.

Vizita e emisarit të SHBA-së, Garbriel Escobar, atij të BE-së, Miroslav Lajçak, këshilltarëve të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të presidentit francez, Emmanuel Macron, e të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, është konfirmuar nga zëdhënësi evropian, Peter Stano.

“Lajçaku do ta vizitojë Kosovën e Serbinë këtë të premte. Në Prishtinë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti e pastaj në Beograd me presidentin Aleksander Vuçiq, për t’i diskutuar hapat e ardhshëm në normalizimin të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Në këtë vizitë emisari Lajçak do të përcillet nga këshilltarët për politikë të jashtme të presidentit të Francës, kancelarit të Gjermanisë dhe kryeministrit të Italisë, si dhe nga zv.sekretari amerikan Gabriel Escobar”, ka thënë Stano.

Takime me udhëheqës të Kosovës e Serbisë, i dërguari i posaçëm i BE-së ka zhvilluar edhe këtë të mërkurë.

Në kuadër të Forumit Ekonomik që është duke u mbajtur në Davos të Zvicrës, emisari Lajçak ndaras ka takuar kryeministrin Albin Kurtin e presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Diplomati sllovak tha se me Kurtin ka zhvilluar një diskutim të thellë

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me kryeministrin Albin Kurti. Folëm për hapat e ardhshëm në dialog, për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, ka thënë Lajçak.

Për takimin me Lajçakun njoftoi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tha se situata në rajon e dialogu me Kosovën ishin temat për të cilat u diskutua.

Në vjeshtë të vitit të kaluar, Kosova dhe Serbia kanë pranuar një propozim nga zyrtarët evropianë, përmes të cilit synohet të përshpejtohet arritja e një marrëveshjeje mes të dyja shteteve.

Favorizoi presidentin serb Aleksander Vuçiqin, eurodeputetët ia dhanë një grusht Oliver Varhelyi-t – Ky është lajm i mirë për Kosovën!


Arife MorinaNGA ARIFE MORINA 
Komisionari për zgjerim të Bashkimit Europian Oliver Varhelyi.

Këtë javë deputetët e Parlamentit të Evropës kërkuan të bëhet një hetim ndaj Komisionarit për zgjerim të Bashkimit Europian Oliver Varhelyi. Deputetët shprehin shqetësimin se ai favorizon presidentin serb prorus, Alexander Vuçiq.Ata hodhën dyshime se raportet e progresit kanë favorizuar autokratët në Ballkan, si Vuçiqin.

Në raportin e miratuar gjatë ditë së mërkurë nga Parlamenti i Evropës në Strasburg, eurodeputetët i kërkuan komisionit të BE-së të nisë një “investigim të pavarur dhe të paanshëm” për të parë se a është politika dhe sjellja e Komisionarit për zgjerim Oliver Varhelyi, në kundërshtim me kodin e sjelljes së Komisionit dhe të BE-së.

Në raportin vjetor për zbatimin e Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP), të miratuar të mërkurën me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime, PE shpreh shqetësimin për informacione që supozojnë se politikani hungarez “përpiqet qëllimisht të anashkalojë dhe minojë reformat demokratike dhe sundimin e ligjit në vendet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE)".

Po ashtu sipas eurodeputetëve që kërkojnë hetimin, besohet se kreu i Bashkimit Evropian, Komisionari Oliver Varhelyi, po i mbështeste pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, Bosnjës dhe Malit të Zi.

Analistët për “Bota sot” komentuan ndikimin e këtij hetimi të Komisionarit evropian në politikat e Kosovës.

Preqi: Zbulimi i Komisionarit evropian Varhelyi do të ndikojë në favor të Kosovës

Image
Opinionisti Dedë Preqi
FOTO GALERI

Opinionisti Dedë Preqi në një prononcim për “Bota sot” komentoi hetimin që PE-ja po kërkon të bëhet ndaj Komisionarit evropian Varhelyi.Fillimisht, ai përmendi faktin se Komisionari hungarez është mbështetës i politikave të kryeministrit Viktor Urban, i cili është nga përkrahësit më të fuqishëm të politikave fashiste të Putinit.

“Nuk është e çuditshme, Evropa mund t’ia sheh sherrin Serbisë, nëse diplomacia e saj do të anonte dhe mbështeste politikat jo parimore dhe antidemokratike, sikur që po veprojnë krerët e saj, duke e mbështetur Beogradin dhe Moskën, apo me një fjalë tjetër, kundër iniciativave parimore evropiane.

Eurodeputetët e Parlamentit Evropian së shpejti do e miratojnë Raportin për themelimin e një komisioni hetimor, të cilët do të zbulojnë veprimet e komisionarit Evropian për zgjerim, Oliver Varhelyi, i cili haptas po bëhet krah i Vuçiqit dhe i Putinit.

Hungarezi Oliver Varhelyi, është ithtar i politikave të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Urban, i cili është ndër mbështetësit e njohur të politikës fashiste të Putinit, që pretendon ta pushtojë Ukrainën, dhe pothuaj se e gjithë bota demokratike është kundër kësaj lufte, në këtë sfond dallohet edhe përkrahja e atyre që e dëshirojnë të kundërtën e demokracisë dhe lirisë njerëzore”, deklaroi opinionisti.Po ashtu, Preqi tha se më së shumti nga vendet e Ballkanit Perëndimor, po e pëson Kosova nga rolet destruktive të disa krerëve evropianë.

Kësisoj, ai e konsideroi kërkesën për hetim të Varhelyi si sinjal për BE-në dhe SHBA-në.

“Komisionari Evropian dhe krerët tjerë të këtij forumi do të duhej të luanin një rol të fuqishëm dhe kyç në mbrojtjen e paqes dhe të integritetit në vendet e Ballkanit Perëndimor, që janë pjesë e familjes së ardhshme evropiane, siç është Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi, mirëpo siç duket komisionari në fjalë Oliver Varhelyi, nuk do të ishte i vetëm, po ashtu edhe më herët kur ishte edhe Federika Mogherini, si përfaqësuese e lartë e BE-së, i bënin trysni Kosovës, duke e mbështetë Serbinë dhe politikat e saj, për ta ndarë veriun e Kosovës”, thotë ai.

Sipas tij Kosova po vazhdon të shantazhohet nga Serbia, për shkak të qëndrimeve destruktive të disa zyrtarëve të lartë të BE-së.“Duke marrë parasysh rolin destruktiv të misionit të disa krerëve evropian, ndër të tjera Kosova, po pëson më së shumti, e cila po kërcënohet dhe shantazhohet përditë nga fqinji i vet verior Serbia, dhe si pasojë e saj, do të pësojë edhe gjithë rajoni. Në këtë mënyrë po shihet qartazi se integrimi i këtyre vendeve në Ballkanin perëndimor po shkon duke u zbehur dhe në shumë raste kjo neglizhencë sikur po sinjalizon një lloj konstrukti, që përjashton aspektin e një vizioni të kthjellët dhe optimist për këto vende, nëse BE-ja, dhe bashkësia ndërkombëtare në krye me SHBA-të, do e lejojnë një gjë të tillë të merr kahje të kundërt”, theksoi ai.

Më tej, opinionisti tha se hetimet ndaj mbështetësve serbo-rusë do të ndikojë në favor të Kosovës, pasi kështu mund të ndalet hovi i veprimeve antidemokratike.“Prandaj, hetimi i një zbulimi ndaj komisionarit Evropian dhe mbështetësve të tjerë të politikave hegjemoniste serbo-ruse, një rrjedhë e tillë e këtyre zbulimeve, do të ndikojë shumë në favor dhe në të drejtat e Kosovës dhe parimet e saj, po ashtu dhe në favor të vendeve të rajonit, dhe me një opsion optimist se aksioneve të tilla, do u ndalet hovi dhe akterët e tillë të ndëshkohen për veprimet e tyre antidemokratike, konkretisht dhe antishqiptare.

Është fakt se Kosova, po vonohet në hapat e saj drejtë integrimeve Euroatlantike, për shkak jo vetëm të neglizhimeve të saj dhe krijimit të kushteve që i kërkojnë rrethanat, por Kosova, po vonohet edhe për shkak të neglizhencës së akterëve Evropian, të cilët janë të fiksuar në një shirit tjetër, që po i josh Serbia, me iniciativat dhe këshillat e Rusisë, që nuk jep shpresa dhe optimizëm për vendet e Ballkanit perëndimor, të ngjitën apo të marrin përcaktimin e tyre në konceptin e materies për të cilën edhe janë orientuar ti bashkëngjiten familjes europiane”, nënvizoi Preqi.

Eurodeputeti holandez Thijs Reuten, i cili ishte nismëtar i kërkesës për ta hetuar Komisionarin Várhelyi për rolin e tij në Ballkanin Perëndimor tha shprehimisht se roli i Komisionit është t’i mbrojë kufijtë e shteteve kandidate për në BE.

“Roli i Komisionit është të mbrojë integritetin territorial të Bosnjë dhe Hercegovinës, të promovojë demokracinë në Serbi dhe të sigurojë paqen dhe stabilitetin në Mal të Zi dhe Kosovë – jo ta bëjë të kundërtën”, ka shkruar të enjten Reuten në twiter.

Sipas Preqit në këtë mënyrë, politikanët si Varhelyi po e përkrahin Serbinë me qëllim të zgjerimit të saj dhe në krijimin e një «mini» shteti serb brenda shtetit të Kosovës.

“Këtë ndjenjë e ka populli i Kosovës, që e kërkon arsyeja dhe merita e qytetarëve të këtij vendi pa paragjykime dhe dyshime, për të hyrë në këtë familje Evropiane, ndërkaq akterët e krerëve Evropian, që nga radhët e këtij grupi po dallohen shumë, të cilët në një mënyrë, përveç se po i pengojnë këto vende të inkuadrohen në familjen evropiane, në anën tjetër, po ia humbin imazhin dhe rolin e Evropës, së bashkuar, me aktin e akterëve të saj antidemokratik dhe të motivuar në baza selektive apo edhe me tentativa tjera me motive edhe më të ulëta, duke anuar dhe përkrahur iniciativat e Serbisë, në zgjerimin e saj dhe në krijimin e një «mini» shteti serb brenda shtetit të Kosovës, përmes formimit të komunave një etnike serbe, dhe me kompetenca ekzekutive.

Nga do që të nisemi rreth kompleksit të kësaj iniciative të formimit të komunave serbe, Kosova dhe qeveria e saj gjendet në një presion shumë të madh edhe ndërkombëtar, është fjala për një problem shumë të ndërlikuar që mund t’i ndodh Kosovës, në të ardhmen e afërt, sepse formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca të plota, është një plan i gatuar mirë nga Beogradi dhe Vuçiqi, ku në përbërjen e këtij brumi do të dalin edhe shumë «pite» të tjera, të cilat Kosova, kërkohet që t’i përpinë, por në realitet janë të pa gëlltitshme”, përfundoi Dedë Preqi për “Bota sot”.

Nuk është vetëm Varheleyi që hapur ka bashkëpunuar me Serbinë në dëm të Kosovës dhe fqinjëve të saj të tjerë. Më parë këtë e ka bërë edhe Federica Mogherini, si Shefe e Politikës së Jashtme të BE-së, kur kishte vendosur ta pranonte ndarjen e Kosovës.

Edhe Josep Borell, që mban të njëjtën detyrë, pas takimit të fundit në Bruksel të Kurtit me Vuçiqin, mbajti qëndrim të njëanshëm dhe madje fyes ndaj Kosovës dhe institucioneve tona.

Ngjashëm ka bërë edhe ndërmjetësi Lajçak, përfshirë qëndrimin e djeshëm në Prishtinë, dhe veçmas në Beograd, duke e favorizuar Serbinë me retorikën e tij.

Mulliqi: Borell, Lajçak dhe së fundi edhe Varheley, në një farë mënyre i mbështetën barrikadat e bandave serbe ne veri

Image
Skënder Mulliq
FOTO GALERI

Edhe sipas komentuesit Skënder Mulliq në një bashkëbisedim me “Bota sot” jo vetëm Varhelyi ka qëndrimet pro serbe, por edhe Lajçak dhe Borell.

Ai vlerëson se këtyre përfaqësuesve të Bashkimit Evropian nuk po iu intereson situata politike dhe ajo e sigurisë në Kosovë.

“Struktura evropiane e BE-së, deri në kohën e fundit ishte e ngurtë pa ndonjë qasje konkrete e koherente, se si do të përfundonte dialogu Kosovë-Serbi. Në këtë kontest kishim edhe shumë deklarata kontradiktore si të Borell, Lajçak, por edhe të Oliver Varhelyi, Komisionarit të BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim. Madje, këta për çudi me qëndrimet e tyre bukur proserbe më shumë i bën presion Kosovës se sa Serbisë. Borell, Lajçak dhe së fundi edhe Varheley, në një farë mënyre i mbështeten barrikadat e strukturave paralele kriminale serbe në veri të dirigjuara nga Vuçiqi dhe Moska, duke dëshiruar të futen si pykë pastaj në bisedimet e ndërsjella, duke mos llogaritur në tensionimin e situatës politike dhe të sigurisë jo vetëm në Kosovë”, deklaroi analisti.

Sipas tij, lufta në Ukrainë dhe tentativat e Putinit për ta zgjeruar luftën edhe në Ballkan ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të merren seriozisht me dialogun Kosovë-Serbi.

“Vizitat e shpeshta të zyrtarëve më të lartë të Amerikës, Kosovës dhe Serbisë, shumë i kanë intensifikuar proceset e status-quos nga BE-ja, për arritjen e shpejt të një marrëveshjeje finale, në mes të Beogradit dhe Prishtinës zyrtare. Sigurisht se qëndrimet për zgjerim të luftës nga Ukraina në Ballkan të Putinit, me Vuçiqin, kanë bërë që edhe epilogu i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të këtë përfundim fatlum. Në këtë kontest edhe doli plani franko-gjerman, të cilin nuk e priti mirë Serbia e Vuçiqit, si bazë të mirë për marrëveshje të qëndrueshme midis dy shteteve, pas një kohe të gjatë të bisedimeve. Zaten shovinisti Vuçiq së bashku me Putinin për të kundërshtuar planin inskenuan barrikadat me strukturat kriminale serbe, dhe me grupin terrorist rus, Vagner që qendrën e ka në Nish. Amerika, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, po e mbështesin planin franko-gjerman. Kjo u pa qartazi në takimet e fundit që u zhvilluan me Kurtin dhe Vuçiqin, në Davosë, dhe në Prishtinë e Beograd”, theksoi ai.

Tutje, Mulliqi hetimet ndaj Varhelyit i cilësoi si shumë pozitive për Kosovën, ku sipas tij tani veçse presioni edhe ndaj Vuçiqit është shtuar edhe më shumë.

“Nëse për shumë kohë iu bë presion Kosovës, presion është duke iu bërë Vuçiqit, i cili edhe ka filluar shumë të djersitet pas takimeve te fundit, me përfaqësuesit special të BE-së, dhe të Amerikës. Ai ka marrë duket edhe ultimatum. Hetimi që do të bëhet ndaj deklarimeve pro-serbe të Varhelyi, të besojmë se do të rezultojnë pozitivisht. Shpesh deklarimet e zyrtarëve të lartë të BE-së, kanë qenë edhe mendime individuale të tyre, se sa qëndrim zyrtar i shtetit nga kanë ardhur, pos kuptohet nga katër shtetet e BE-së, të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Përfaqësuesit tanë më të lartë të politikës në të kaluarën, ju krijuan shumë favore, Serbisë, e cila edhe na i caktojë agjendat. Qëndrimet e fundit të shteteve të BE-së dhe Amerikës, të cilat kanë dhënë ndihmesë të madhe në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, këtë presion janë duke e adresuar Vuçiqit, me planin franko-gjermanë siç e thash, që është një bazë e mirë, edhe pse nuk parashihet njohja e ndërsjellë”, nënvizoi Skënder Mulliqi për “Bota sot”.

Së fundi, analisti Sadri Ramabaja ka kërkuar, që të hetohet edhe ndërmjetësi Lajçak, për shkak të qëndrimeve të shprehura të premten në Prishtinë, pas takimit të pesëshes ndërmjetësuese me kryeministrin Kurti.

Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova Kultivues i Modernitetit

  

 

flori-1

Nga     Akad. Flori Bruqi,PHD

 

Shkrimet e para në letërsi Akademik Prof.dr. Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siç veprojnë të thuash të gjithë shkrimtarët, kur fillojnë të merren me letërsi. 

Ai botoi nja njëzetë poezi , të cilat ishin në nivelin e poezive që botoheshin në atë kohë. Por shumë shpejt e braktisi këtë gjini për t’iu kushtuar studimit të letërsisë, veçmas kritikës letrare. Madje qysh në përmbledhjen e tij te parë të shkrimeve në këtë lëmi, në atë “Prekje lirike’’ 1971, dëshmoi për një prirje drejt letërsisë se avancuar perëndimore duke e iu shmangur asaj të realizmit socialist, që kishte përfshi një pjesë të letërsisë së kampit të ashtuquajtur socialist, trevë kjo së cilës i takonte edhe Shqipëria por edhe Kosova si pjesë përbërëse e Jugosllavisë së atëhershme.

Të shtojmë se punimet e këtij libri se pari u botuan në të përkohshmen ‘’Fjala’’ me mbititull “Zenite letrare’’, ku shihej orientimi i tij që të merrej me kulmet e letërsisë, kryesisht asaj botërore. Në këtë kontekst duhet shikuar edhe përpjekjet e këtij krijuesi që të lirohet nga dogmat e realizmit socialist,që e kishin kapluar letërsinë që krijohej në atë kohë, veçmas atë që krijohej në Shqipëri e që në njëfarë mënyrë ndikonte edhe në krijimtarinë letrare që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin dhe vepronin shqiptarët. Është thënë dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndër të parët që e kundërshtoi këtë drejtim letrar me shkrimet e tij të botuara në shtypin e kohës. Në të vërtetë që në shkrimet e botuara në librin e tij paralajmëronte orientimin e tij që synonte nga kulmet e letërsisë botërore, të asaj pjesë më progresive të kësaj letërsie. Këtë orientim të tij ai do ta përsosë pas qëndrimit disa muajsh në Paris të Francës. Madje mund të thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin në kulturën shqiptare, me modernitetin e kritikës letrare dhe shkencore, jo vetëm të asaj që krijohej në trojet e ish Jugosllavisë, ku jetonin shqiptarët, por në të gjitha rasone botërore, ku flitet e shkruhet shqipja. Në këtë mënyrë veprat e tij bëhen fanar që ndriçojnë aspekte të ndryshme të letërsisë, shikuar nga aspekte që deri më atëherë nuk ishin kultivuar në letrat shqipe.

 

 

ibrahim rugova

Akademik Dr. Ibrahim Rugova

 

Në ndërkohë Akademik prof.dr.Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera

 ‘’Kah teoria’’ – 1971, 

’’Strategjia e kuptimit’’- 1980, 

’’Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ – 1982,

 ’’Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’- 1983,

 ’’Refuzimi estetik’’ – 1987

si dhe është koautor i dy veprave të tjera:

 “Kritika letrare’’(bashkë me Sabri Hamitin) – 1979,

 si dhe 

“Bibliografia e kritikës letrare shqiptare, ‘44-‘74” (bashkë me Prof.dr.Isak Shemën) – 1976.

 Shtëpia botuese ‘’Faik Konica’’ e Prishtinës e botoi kompletin e veprave të tij për të dëshmuar kështu vlerat e pakontestueshme me të cilat disponon kjo krijimtari e që nuk e kanë humbur aktualitetin as sot e kësaj dite. 

Në të gjitha këto vepra hetohet mprehtësia e tij për t’i kapë gjerat, për të shqyrtuar me mjeshtri dhe aftësi të rrallë çështje që i shtron në këto punime. 

Në të gjitha këto vepra duket qartë prirja e tij për të ndriçuar sa më mirë çështjet për të cilat shkruan, duke i qëndruar besnik orientimit të tij primar, që veprën ta analizojë nga aspekte e artit dhe të rolit të saj në zhvillimin e dijes. 

Akademik prof.dr. Ibrahim Rugova ka bërë zgjedhjen dhe përgatitjen për shtyp të vjershave të zgjedhura të poetëve bashkëkohorë, si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, të cilat i shoqëronte me parathënie, që në realitet janë analiza të thukta të vlerave të këtyre veprave.

Dy janë veprat më të çmuara të këtij krijuesi, e që me duket se janë kryeveprat e Akademikut tonë të mirënjohur Prof.Dr.

Ibrahim Rugovës dhe ato “Vepra e Bogdanit 1675-1685’’ dhe “Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983’’. 

Derisa në të parën ai do merret me studimin e gjithanshëm të veprës së këtij humanisti dhe shkrimtari, në të dytën Rugova do të merret me rrugët e zhvillimit të kritikës letrare në letërsinë shqipe. 

Sipas tij mendimi kritik për veprat e artit të fjalës së shkruar në letrar shqipe është shumë i hershëm, madje ai zë fill me paraqitjen e shkrimeve të para të shkrimtarëve shqiptarë. Kështu, për shembull, ai ka shkruar edhe këta rreshta: ’’Po ashtu në vijën e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi në frymën e elegjive të Katulit dhe bënte interpretimin poetik të botës sipas Lukrecit. 

Më 1497 botonte dy vepra të njohura «Epigrame» dhe «Himnet e natyrës», si dhe la në dorëshkrim veprën «Mbi edukimin princëror». 


Duke vepruar kështu ai dëshmonte për përkushtimin e tij që të gjurmojë dhe të gjejë elemente të mendimit kritik për vepra letrare, edhe në vende të tjera e ndër popuj të tjerë, që ishin të botuara më herët.

Në vazhdim të këtij studimi Ibrahim Rugova do të përqëndrohet në vlerësimet që janë dhënë për letërsinë dhe për veprat letrare në kohë dhe në hapësira të ndryshme. 

Një vend të rëndësishëm në veprën e tij zë mendimi kritik i shkrimtarëve të Rilindjes kombëtare dhe kontributi i çmuar i shkrimtarëve të kësaj periode, të cilët kishin botuar vepra të shumta në poezi, prozë apo edhe gjini të tjera të krijimtarisë artistike, por që kishin dhëne edhe vlerësime për veprat e botuara, në mesin e të cilëve ai do të përmendë Jeronim De Radën, mandej Faik Konicën, të cilin e radhiste në mesin e kritikëve më të çmuar të mendimit estetik në letrat shqipe, i cili që në shkrimin e tij në “Kohëtoren e letrave shqipe’’ dëshmonte për një vetëdije të lartë për nevojën e kritikës letrare shqipe, si pjesë e letërsisë, të cilën edhe e ndihmon në zhvillimin e saj .

Mund të themi lirisht se Faik Konica çmohet si njëri ndër kritikët më të mprehte dhe një ndër ata që i ndihmoi zhvillimit të mendimit kritik në letërsinë shqipe.

Në këtë vazhdë duhet përmendur edhe shumë bashkëkohanikë të Konicës, në mesin e të cilëve po përmendim Fan S. Nolin, i cili veprat e përkthyera nga gjuhët e ndryshme në shqip i shoqëroi me introduksione, andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. 


Pa dyshim se këto interpretime të Nolit janë një thesar i çmuar në zhvillimi dhe rritjen mendimit kritik e estetik në letrat shqipe.

Si do që të jetë konsolidimi i kritikës letrare shqiptare fillon më mjaft vonesë. Ai nis të zhvillohet dhe të kultivohet pas fillimit të botimit të shumë revistave letrare në gjuhën shqipe, qoftë në Shqipëri apo edhe në diasporë.

 Në këto gazeta e revista fillojnë të botojmë shkrimet e tyre shumë penda që më vonë do të bëhen të njohura , duke i ndihmuar kështu kultivimit të kritikës letrare si pjesë përbërëse e letërsisë. 

Kjo ndodh në vitet ’20 dhe të ’30 të shekullit të kaluar kur edhe fillojnë të botohen revistat “Djalëria’’, ’’Shqipëria e re’’, ’’Minerva’’, Illyria’’, ’’Hylli i Dritës’’ etj. 

Në faqet e tyre do të gjejmë shkrimet e Akademik prof.dr.Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Mitrush Kutelit, Krist Malokit, por edhe ato të Akademik prof.dr.Dhimitër Shuteriqit, Atë Gjergj Fishtës e shumë e shumë emrave të njohur të letërsisë shqiptare.


 Një pjesë të mirë e studimeve të Akademik prof.dr.Ibrahim Rugovës i kushtohet kritikës bashkëkohore, veç asaj që u krijua në Shqipëri e veç asaj që u krijua në Kosovë, gjegjësisht në ish Jugosllavi.

 Autori i veprës në shqyrtim ka sjellë analiza të hollësishme për orientimet dhe vlerat e kritikëve bashkëkohor, qofshin ata që punimet e veta i botuan në shtypin e Shqipërisë apo edhe të Kosovës, bashkë me orientimet e tyre në këtë lëmi të krijimtarisë.

Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka përcjellë me metodologji hulumtuese  shkencore, duke cituar fusnotat për burimet e shfrytëzuara të referencave , ashtu siç ka vepruar edhe me numërimin e literaturës së shfrytëzuar, treguesin historik të termave, treguesin e emrave e të ngjajshme me këto.

 Në dy veprat tjera, në njërën ai e ka botuar edhe listën e përmbledhjeve të poezive bashkë me vlerësimin e shkurtër për secilën veç e veç, kurse në tjetrën, në atë të fundit “Refuzimi estetik’’ i ka numëruar romanet e botuara nga viti 1949 deri në vitin 1986, pra vetëm një vit para botimit të veprës në fjalë. 

Të gjitha këto e bëjnë veprën e tij me vlera të larta jo vetëm estetike,etike  por edhe  më taban shkencorë.

Mesjeta shqiptare dhe mesjeta evropiane

Studimi i  Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugovës, “Vepra e Bogdanit”, e studjuar në mënyrë integrale vepra e njërit ndër krijuesit më të mëdhenj të mesjetës shqiptare, Pjetër Bogdani, bënë pjesë në ato arritje kulturore përgjithësisht, e shkencore veçanërisht, që pos të tjerash, ngjallin respekt edhe për objektin e studimit.


 Njeriut të kohës sonë, të kësaj ngutie e hutie sikur nuk i mbetet kohë të merret edhe me trashëgiminë kulturore, shkencore, filozofike dhe letrare të stërgjyshërve. 

Kjo mund të jetë edhe pasojë e mentalitetit tonë se gjoja çdo gjë fillon me ne ose së paku ka arritur zhvillimin e lakmushëm me ne. 

Andaj, vështruar nga ky kënd, studimi i  Akademik Prof.dr.Ibrahim Rugovës hap dritare të reja të dijes, duke shpaluar në këtë mënyrë errësirën shekullore, sidomos të Mesjetës, ku edhe si faktografi, ende nuk dihet për gjithë thesarin e trashëgimisë sonë shpirtërore. 

Më tutje, “Vepra e Bogdanit” heq, pos të tjerash, edhe napën e mosnjohjës së trashëgimisë, e që është burim dialektitk i njohjës së drejtë edhe të së tashmes, që bën të mundur të gjenden rrugë për perspektivat e ardhmërisë.

Studimi i Ibrahim Rugovës insiston me ngulm në këtë çështje.

Çështjet që ka bërë përpjekje t’i ngrisë në nivel interesimi e interpretimi, t’i analizojë e t’i zgjidhë janë çështje të mëdha, që dalin para studiuesit, e në të njëjtën kohë janë edhe pjesë e trashëgimisë sonë shpirtërore, por edhe të mira shpirtërore, në fondin e arritjeve kulturore europiane. Duke u marrë me veprën e Pjetër Bogdanit, autori i studimit ka hetuar vlerat madhore të saj në fusha të ndryshme të dijes, në plane të ndryshme të dijes dhe në plane të ndryshme të arritjeve të mendjes njerëzore.

Vepra e Bogdanit “Cuneus Prophetarum”, e botuar për herë të parë në vitin 1685, në Padovë, në shtypshkronjën e " Kardinal Barbarigos", është dëshmia më e mirë e zhvillimit të artit, të shkencës e të filozofisë mesjetare shqiptare. 

Duke e vështruar këtë çështje, autori   ka hetuar pararendësit shqiptarë dhe pararendësit europianë, për të krijuar hallkat e kontinuitetit të këtij zhvillimi. 

Në planin europian ky zhvillim është moshatar i mendjeve të ngritura të Dekartit, Mellbranshit, Spinozës, Paskalit. 

Në planin e zhvillimit nacional, është pjellë e arritjeve dhe e përpjekjeve të  Marin Barletit, Buzukut, Pjetër Budit e Frang  Bardhit.

Në studimin “Vepra e Bogdanit” është ndjekur një metodologji e ngultë shkencore, që e ka kushtëzuar edhe objekti i studimit.

 Të dhënat e shumta historiografike, që i ofrohen lexuesit të sotëm, mund të duket se e rëndojnë studimin, por kjo është e domosdoshme për veprat e lartësisë, sepse vetëm në këtë mënyrë arrihet ai kontinuitet i mundshëm ndërmjet nivelit që i ofron objektit, i cili shqyrtohet në nivelin e arritjeve të mendimit shkencor në kohën e sotme.

Studimi “Vepra e Bogdanit”, hiq “shtojcat”, ndahet në dy pjesë. 

Në pjesën e parë autori është marrë me gjenezën e veprës, kurse në pjesën e dytë me analitikën e veprës së Pjetër Bogdanit.

 Këto ndarje kryesore i shqërojnë pastaj nëndarjet e shumta të mëpastajme, që theksojnë çështje të shumta të planeve të veprës. Në pjesën e parë janë trajtuar çështje që janë kushtëzuar nga rruga e mundimshme e deri te krijimi i veprës së parë origjinale kombëtare “Cuneus Prophetarum”. 

Autorit të studimi i është dashur të merret edhe me çështjet e përkufizimit të letërsisë së vjetër shqipe, do të thotë me probleme të sistematizimit të letërsisë. 

Më tutje, me klasifikimin e zhanreve dhe të formave që janë zhvilluar brenda letërsisë së vjetër, edhe me biografinë e autorit, vepra e të cilit është bërë objekt studimi.

 Për të hetuar kohën e tij, rrethanat shoqërore dhe kulturore të asaj kohe, është marrë edhe me anë të tjera jashtë natyrës së veprës, për të kompletuar kësisoji jo vetëm kërshërinë shkencore, por edhe kërkesën e opinionit kulturor të kohës sonë.

 Sepse, siç ka thënë Shekspiri, e që e ka cituar edhe autori, “t’i kthehemi të vjetrës (antikës) se do të jetë një progres”.

Më poshtë autori ka dhënë të gjashtë botimet që ka pasur vepra e Bogdanit duke filluar nga viti 1685 e deri më 1977.

Deri sot dihet se me veprën e Bogdanit nuk janë marrë shumë njerëz, mendojmë në mënyrë studimore, edhe pse vepra nuk ka pushuar të jetë objekt i interesimeve të ndryshme që nga botimi, 1685, e deri në ditët tona. 

Vepër e veçantë që dihet deri sot mbi Bogdanin dhe veprën e tij është ajo e Matteto Sciambra me titull “Bogdanica” II, botuar në Bolonjë më 1965, ku janë dhënë shumë dokumente të reja për Bogdanin, kurse analizon aspektin gjuhësor dhe aspektin filozofik të veprës së Bogdanit. 

Mirëpo, si objekt i interesimeve të ndryshme, vepra e Bogdanit ishte përherë në qendër të vëmendjes.

 Sipas autorit të studimit “Vepra e Bogdanit”, ndër studjuesit e shumtë mund të veçohen disa prej tyre: Mark Harapi, i cili transkripton dhe e pajisë me shënime pjesën e parë të Cunesit, të cilën e boton në Shkodër më 1940-43. 

Duhet përmendur pastaj kontributi i Prof. Alberto Sratigonit, Anton Santorit, Zef Jubanit, Sami Frashërit, Faik Konicës, Gaetano Potrotta, Eqrem Çabejt, Justin Rrotës, Injac Zamputit, i studiuesit serb Radoniqit, ku janë me interes fotografia e pasur rreth Bogdanit dhe familjës së tij. 

Studimi i Jovan Radoniqit, më sa duket, është rezultat i polemikës që pati me Çedomir Mijatoviqin rreth origjinës së Bogdanit dhe familjës së tij, të cilën Mijatoviqi bëntë përpjekje ta nxirrte me origjinë serbe.

Në pjesën e e dytë janë trajtuar çështje të shumta që dalin nga struktura e veprës.

 Kjo strukturë, siç del nga studimi i Ibrahim Rugovës, nis që me organizimin e jashtëm e formal të veprës “Cuneus Prophetarum” (Çeta e Profetëve) e që i shëmbëllen organizimit të Bibiliotekës, duke shkuar deri te ndarja në shkallë e rrathë të veprës, për ta interpretuar, analizuar e vlerësuar pastaj veprën e Bogdanit.

Për të hetuar të gjitha këto aspekte të vlerave të veprës së Pjetër Bogdanit, autori ka përcaktuar drejt edhe shtrirjen brenda kontekstit kohor, kur është krijuar ajo. 

Ky kontekst ka dy kahe: Mesjetën europiane dhe traditën nacionale. Siç shihet, plani krahasues ka qenë i pashmangshëm, sepse ai ka bërë të mundshme që të kuptohet drejt, dhe jo vetëm çështja e krijimit të veprës, por edhe niveli shkencor, filozofik e artistik i saj. 

Këto dhe çështje të tjera, të analizuara e të interpretuara me njohuri nga Ibrahim Rugova, e bëjnë studimin e tij ndër ato vepra që vëjnë bazat e studimit të trashëgimisë sonë shpirtërore. 

Duke hulumtuar shtresimet e vlerave të veprës, autori ka trajtuar çështje të estetikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të poetikës, të retorikës e të semiotikës, të semantikës e të etikës. 

Të gjitha këto janë të shoqëruara me argumente të mbështetura, në radhë të parë në vlerat burimore që i ka ofruar Vepra e Bogdanit.

Në traditën e shkrimit dhe të botimit të Mesjetës, dihet se brenda botimeve të natyrave të ndryshme janë futur edhe shkrimet në poezi. 

Autori i studimit poezinë që është botuar në Cuneus e quan praktikë poetike.

Në këtë rrafsh autori ka folur edhe për stilin, për figurat, kurse në tërësinë e veprës edhe për tipa të ligjeratës e që, sipas tij, janë dy: ligjërimi shkencor dhe ligjërimi artistik.

 Këto dhe plane të tjera të vështruara në veprën e Pjetër Bogdanit kanë bërë të mundshme shpalimin e këndeve të ndryshme të vlerave, që kanë kushtëzuar gjallërimin e saj nga Mesjeta deri në ditët tona. 

Autorit të studimit, duke mos iu mbushur mendja se ka prekur të gjitha rrafshet e Cuneus-it, në fund sjell një ese. 

Me këtë vepër, autori ka bërë përpjekje ta shqyrtojë praninë kreative të veprës së Bogdanit në krijimtarinë e mëvonshme të krijuesve tanë. 

Këtë interesim e nis me Jeronim De Radën e Naim FRashërin  dhe vazhdon me  Fan S. Nolin dhe Lasgush Poradecin , e vjen deri në ditët e vona, me  Akademik Prof.dr.Sabri Hamitin e ndonjë tjetër.

 Edhe pse këtë prani e quan si një punë që duhet të hulumtohet, del fakti se madhështia e Veprës së Botimit, me praninë e saj nuk ishte fiktive, por kreative.

(Botuar në librin e autorit Engjël Koliqi”Dr.Ibrahim Rugova Arkitekti i Dardanisë se re-Republika e Kosovës”,Botues “Rugova Art”,Prishtinë,maj 2011,fq.55 deri fq.60).

Rikthehet frikshëm Sars -Covid-19, janë 2.8 milionë raste të reja dhe 13 mijë vdekje për 7 ditë January 20, 2023

 


2.8 milionë raste të reja janë shënuar nga Covid-19 dhe më shumë se 13,000 vdekje u raportuan në mbarë botën gjatë javës 9-15 janar. Në 28 ditët e fundit janë shënuar 13 milionë raste dhe gati 53 mijë vdekje.

Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë deri më 15 janar 2023, ka pasur mbi 662 milionë raste me Covid-19 dhe mbi 6.7 milionë vdekje.

Numri i rasteve të reja javore të raportuara u rrit vetëm në rajonin e Mesdheut Lindor të OBSH-së ndërsa u ul ose mbeti i qëndrueshëm në Afrikë, Evropë, Azinë Juglindore, Amerikë.

Në mbarë botën, numri më i lartë i rasteve të reja javore u raportua nga Japonia me 1,025,321 raste të reja, Shtetet e Bashkuara me 415,864 dhe Republika e Koresë me 286,291.


Shumë raste ka edhe në Kosovë.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...