(Nga libri i autorit Flori Bruqi: Olimpi shqiptar, faqe: 9-22)
https://zeflushmarku.edu.mk/libra/Olimpishq.pdf

Azem Shkreli zë vend në krye të poezisë moderne shqiptare. Krahas cilësisë,
poezia e Shkrelit, shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik, dhe çka është më me
peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë, ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu, ajo
i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin e
euforisë kolektive.
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar
Fakultetin Filozofik, degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet, ai ka
qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor
në Prishtinë, dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit
1997.
Ka botuar këto vepra në poezi: Bulzat (1960), Ëngjujt e rrugëve (1963), E di
një fjalë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981),
Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë:
Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipeve, Shtatë
nga ata, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqës (1983) etj. Poezitë e tij janë
përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të
fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit
të poezisë shqipe të pasluftës. Shkreli u ngjit natyrshëm në kulmet e poezisë së
sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër
poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim, "Zogj dhe gurë",
botuar më 1997.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit, në fund të viteve pesëdhjetë
dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka
mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të
kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në
prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën
e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit. Kështu, Azem Shkreli, shënoi kthesën e parë më të rëndësishme
në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke
selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e
truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën,
Flori Bruqi
10
lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë
shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin "Karvani i bardhë" si edhe me
tregimet e përfshira në vëllimin "Sytë e Evës", që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër...
Azem Shkreli(1938-1997) zë vend në krye të poezisë aktuale shqiptare. Krahas cilësisë, poezia e Shkrelit shënoi kthesë në rrjedhat e poezisë në Kosovë: e
zgjeroi spektrin tematik, e subjektivizoi dhe intimizoi heroin lirik dhe çka është
më me peshë, solli një ndjesi të re, të mprehtë ndaj gjuhës, ndaj fjalës. Kështu,
ajo i hapi rrugë bindshëm poezisë së viteve pesëdhjetë, të ngarkuar me patosin
e euforisë kolektive.
Lirikat e para
Vendlindja, natyra dhe njeriu i Rugovës së Dukagjinit, portreti shpirtëror i
tij, do të jenë frymëzimi kryesor i poezisë së Azem Shkrelit të shtrira brenda
viteve gjashtëdhjetë. Frymëzimi që ngjizet mbi këtë hapësirë e që është kthim i
shpeshtë i poetit, nuk është konvencional e aq më pak pozë: nuk ka në të patetikë malli dhe mallëngiimi që djeg, "më të bukurin vend"... Bota e vendlindjes
së poetit është e pranishme si botë e njerëzve, si besim dhe parim etik, si ashpërsi dhe krenari, si individualitet i papërsëritshëm me hapësirat e tjera, si
filozofi jetësore, si raport ndaj lindjes, jetës, vdekjes, dashurisë, si raport ndaj
dasmës dhe festës, ndaj punës dhe natyrës, ndaj zotit dhe, sidomos ndaj fjalës.
Në këtë frymë janë poezitë e ciklit "Këngë për vete" të shkruara në fund të
viteve pesëdhjetë dhe që, së bashku me një tufë poezish të tjera, do t'i emërtojmë si autoportret poetik. Tek poezitë e ciklit "Dukagjinçe" mund të përmendim disa poezi portrete të vendlindjes që shënojnë kulmin artistik të poetit si:
"Dukagjinge", "Vdekja e Malësorit", "Bregu i mollës", "Shkëmbi", "Lumi" etj.
Te poezia "Vdekja e malësorit", përmes përqasies poetike vihen pranë e pranë
tri majat: e malit, e lisit dhe e Malësorit. S'ka lot, s'ka kujë në këtë vdekje, se
atëherë rrëzohen lisat, shemben majat dhe shterrin krojet. Dhe, s'ka vdekje këtu:
vetëm se harroi perëndimin dita në sytë e Malësorit, ndërsa mendimi i vrugët
dhe i ftohtë ndër vetulla, është ai që shquhet. Ndërsa poezia "Bregu i mollës"
edhe si strukturë vargu, si frymëzim dhe poetikë, është realizuar fare ndryshe
nga poezia e mësipërme. Ajo është konceptuar si një rrëfim që rrjedh përnjëherë
dhe furishëm, thuajse pa të lënë rast të marrësh frymë. Është njëri nga kthimkërkimet më dramatike të poetit pas gjurmëve të dikurshme që, përfundimisht i
ka fshirë koha. Të pashlyera, të njëjta në atë kthim janë vetëm retë shtegtare, të
Olimpi shqiptar
11
përjetshme në shtegtimin e tyre, sfiduese përballë shtegtimit kalimtar, përballë
gjurmëve të fshira pamëshirshëm. Në këtë kontekst mund të përmendet dhe
poezia "Lumi", i cili sikur merr pjesë në këtë komplot kundër poetit, po dhe
ai fsheh diç të kaltër dhe të urtë në thellësitë e veta, por që s'do ta thotë. Nga
vargjet e poezisë "Shkëmbi", reflekton njëjëzimi maksimal në mes të portretit,
natyrës së vendlindjes dhe individualitetit të Unit lirik.
Lirikat e dashurisë
Dashurinë për vashën, poezia e Azem Shkrelit e ka emocion, dhembje të brendshme, të pazëshme.Fjala është për një cikël jovëllimor poezish, të zëna dhe të
lindura, mbase nga një dashuri e pafat e poetit, që përjeton dramë dhimbjesh të
thella. Vasha para një udhëkryqi dramatik zgjedh largimin përfundimtar. Vargjet
e lindura nga ky detaj jetësor, ngarkohen kryesisht vetëm me një refleks emocional: dhimbjen e poetit pas ndarjes. Edhe për përmasat e emocionit, për figurën,
portretin e vashës, poeti gjen ndonjë detaj të rrallë që s'është qëllim në vete,
por në funksion të tendosjes dramatike të folësit lirik. Dhembjen e kësaj plage
autori parapëlqen ta mbajë të heshtur, vetëm për vetveten dhe, kur ajo kërcënon
të dalë jashtë kontrollit, e ndrydh brenda, si një therrje, plagë fizike. Në këto
poezi ndjehet gjendja shpirtërore e poetit, supozohen rrethanat, mjedisi, si dhe
një ecuri kronologjike se si dhe kur kanë lindur poezitë e ciklit në fjalë, që asnjëra nuk ka datë.Fillimi do të ishte si një "Këngë e heshtur", një takim e gëzim
rasti, poashtu pa bujë, lindja e këngës si një "takim pa hiri", përthithës në çast,
por, njëkohësisht i mbështjellë dhe i përcjellë me një parandjenjë të kobshme që
pëshpërit si Korbi i Po-së: do ta dua pa e parë.Pason pastaj periudha e një dhimbjeje që therr thellë, duke u përplasur brenda gjirit të vet në një vetmi absolute të
Unit lirik. Kjo fazë lidhet me bredhien e ankthshme të poetit përmes tri lirikave:
"Liqeni", "Nata në kështjellë" dhe "Në Shën Naum". Liqeni që depërton andej
dhe këtej kufirit mbase dhe mund të ofrojë një sinjal, një hollësi për vashën, por
ai, indiferent, luan me valët dhe, sikur s'është më as syri i tij as loti i saj, dhe
Unit folës në çast, i vjen të zbresë në fundin e tij. Nuk ka ngjyrim patetik, as
vaj ngushëllues në këtë dëshirë, ide e mendim, qoftë i një Basti fluturues, i një
jehone të largët. I tillë është një trevargësh nga cikli i lirikës së realizuar si autoportret, konkretisht nga poezia me titull "ç'ka mësova unë", -Me qeshë pelim
me vuajtë, Me dashtë si me vdekë, Me vdekë si me luejtë. Dashuria dhe vdekja,
në poezinë e Azem Shkrelit, nuk janë një fjalë goje. Përkundrazi, ato qëndrojnë
pranë e pranë, fare natyrshëm.
Flori Bruqi
12
Poezia "Në Shën Naum", është një tjetër faqe e bredhjeve të poetit rreth e rreth
liqenit që e ndan aq mizorisht. Vargjet e poezisë "Nata në kështjellë", vinë si një
fund dite e plumbtë, si një thirrje për strehim qetësues, si një refleks për ta heshtur, për ta vënë në gjumë dhembjen. E kjo nuk ndodh. Përkundrazi, dhembja
roit e përçudnuar, dhe poeti, për ta mposhtur, ther faqen e shkëmbit me gishtat
e duarve. Poezia-kurorë e ciklit, pa dyshim është "Në vend të përshëndetjes".
Para kësaj, një si këndellje, vërehet që në vargjet e poezisë "Para elegjisë", ku
uni lirik sikur e parandjen jehonën e qëndrimit nëpër kohët që vinë. Por, përmes
vargjeve të poezisë "Në vend të përshëndetjes", poeti do të shpërthejë si klithje
dhe anatemë.Në këtë poezi antologjike vihet re një përplasje e brendshme udhëkryqesh, përplasje përjashtuese, emocionesh në momente të kundërta, që rrjedhin furishëm. Vërehet një konflikt dramatik: aq sa zëri lirik përpëlitet të çlirohet nga kjo magjepsie totale, që kullon dhimbje e ankth. Aq më shumë e ndien ai
praninë e saj, të shikimit të saj, "në shtegballin e vet". Ndjehet se stuhia në këtë
poezi, turret si e verbër, herë në një drejtim e skajshmëri, herë në të kundërtin.
Lirikat atdhetare
Azem Shkreli është një nga lirikët më modernë në llojin e poezisë patriotike.
Nuk ka eufori në atë poezi, as përbetime e dëshmi atdhetarizmi që, në këtë fund
shekulli janë aq me tepricë në poezinë tonë. Brenda këtij harku tematik poeti
me guxim denoncon cenet dhe veset shqiptare, dje dhe sot, duke e ruajtur besimin në substancën e shëndoshë të qenies. Ndjenja e atdhedashurisë shtrihet
gati në tërësinë e veprës poetike të Azem Shkrelit. Ajo dallohet thekshëm tek
frymëzimet poetike të ngjizura nga drama kosovare dhe shqiptare, sidomos të
viteve nëntëdhjetë. Në këtë tematikë sidomos shquhen dy veprat e fundit të
poetit, "Lirikë me shi" dhe "Zogj dhe gurë". Nga tërësia e vargjeve atdhetare
reflektohet një urti e thithur nga e kaluara, nga tradita dhe lashtësia historike,
nga bota shpirtërore kolektive, që i sfidon krizat aktuale morale dhe shpirtërore
të shqiptarëve. Si poezi atdhetare, pjesërisht mund të konsiderohen edhe ato
përsiatëse, të llojit "Meshë" apo "Dhiatë e re". Tek e para përmes një loje fjalësh
që, vetëm duke i ndërruar vendet, tek tri vargjet e poezisë, shquhet zëri, në
frymë biblike, i vendosur, i prerë në mbrojtje të Dheut dhe qëndrimi shpirtëror
e intelektual i poetit ndaj tij. Ajo që e dallon poetin nga shumica e autorëve të
lirikës patrioktike aktualisht është ndjenja ndaj fjalës dhe e shqiptimit poetik
të përmbajtur në emocione; është ndjenja e masës, ndjenja për të mos u rrëmbyer nga brohoritja kolektive në çastet dramatike për fatin e kombit, siç janë
Olimpi shqiptar
13
vitet nëntëdhjetë. Këto tipare sidomos shquhen tek vëllimi i parafundit i poetit
"Lirikë me shi". Në këtë kontekst, do të veçojmë poezinë e poetit të lënë në
dorëshkrim e që lidhet me ngjarjet e pranverës shqiptare të vitit 1997: "Këngë
e turpshme".
Cikli i kësaj lirike, në këtë përzgjedhje prezantohet me poezitë "Psalm për Kosovën", "Origjina", "Arkeologji", "Meshë", "Sogje", "Zgjim", "Motiv optimist",
"Ndërtimi i kullës", të cilat dallohen për shtresime të rralla gjuhësore e poetike
Lirikat refleksive
Në lirikën e Azem Shkrelit nuk mund të bëhet diferencim i prerë ndërmjet
llojeve të lirikës. Substanca përsiatëse, refleksive është e pranishme dhe tek
poezitë atdhetare dhe tek ato historike, intime, të vendlindjes, etj. Cilido qoftë
frymëzimi poetik, në ecje, gjatë artikulimit gjuhësor të poezisë, vargu ngarkohet
me reflekse kategorish nga ekzistenca dhe metafizika. Çdo dukuri në këtë poezi
është në lidhje me tërësinë e universit dhe ka kuptimin apo pakuptimësinë e
kësaj tërësie. Në këtë lirikë është më i pranishëm synimi për të shtruar pyetje,
përmes të cilave ndriçohen kategori metafizike të rëndësishme, jepen sugjerime të tërthorta drejt përgjigjeve që asnjëherë nuk janë të prera, përfundimtare.
Rëndom, në atë pjesë të lirikës ku substanca filozofike është më e theksuar, mbesin të hapura dilemat, udhëkryqet në jetë, duke e nxitur dhe pasuruar spektrin
asociativ e meditativ të lexuesit. Lindja e kësaj pjese të lirikës, lidhet me çaste
dëshpërimi me çaste zhgënjimi poetik nga ligjshmëria e gjithësisë, nga njerëzit,
ku s'pushon të gjallërojë një besim, sado i largët ndjehet ai, sia ndodh tek vargjet
e poezive "Ajo që s'e them", "Pagëzim i fjalës", "Kafshë e zezë", "Këngë e vrugut"... Një dëshpërim e zhgënjim i thellë i ditëve të fundit të poetit vërehet tek
poezia "Përshëndetje me miq", ndërsa poezia pak më e gjatë "Letër një miku"
lidhet me një brengë më të hershme të poetit.Vargjet tek të cilat rrezaton dhe besimi e shpresa për ndreqjen e botës dhe të njerëzve, pra dhe të shqiptarëve, janë
më të shpeshta në këtë rreth tematik. Në çaste të tilla të rralla, poeti parapëlqen
të tërhiqet, të strehohet tek hapësirat e pastra, të virgjëra, siç ndodh me llojin
e poezisë "Motive të verdha". Poezitë më të arrirra të kësaj natyre lidhen me
trajtat e heshtjes dhe të fjalës, me përthyerjet e tyre në kontekste të ndryshme,
qofshin këto sfiduese dhe provokuese, të përditshme dhe të përjetshme. Përshkohet, në këtë cikël lirik, urtia e fjalës dhe e heshtjes, kriza dhe shansi i tyre në
Flori Bruqi
14
rrethana të ndryshme, forca njëherëshe dhe shkatërruese e tyre. Përmes fjalëheshtjes, në lirikën e vet mendimtare, poeti portretizon kohën e fjalamanëve
dhe të heshtakëve aktualë, portretizon njerëzit, bartësit e përditshëm të tyre. Po
ashtu brenda këtij rrethi frymëzues Azem Shkreli arriti majat e artit poetik, për
arsye se vetë natyra krijuese e tij është më pranë dhe më e prirur drejt meditimeve filozofike. Në këtë fushë, është pa dyshim poeti më i fuqishëm në letërsinë
e sotme shqiptare.
Bregu i Mollës
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Lugu i Helmit as hijet Bregut të Mollës
Ku mollët veç i kujtonim të kuqe
E na kuqeshin faqet gjithë verën e lume
As mrizi degëbigë mes të cilave
Rrinte dielli në dymbëdhjetepesë
Kurrgjë s'qenka kurrgjë as ai zjarri i rnadh
Që ra shi i mbarë e na e fiku
Që ra shi i mlrë e na e fiku se digjen malet
Se digjen more malet e na flet Shaban Syla
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami o zot
Po kush i paska prekur
Po kush i paska prishur e ndërruar të gjitha
Si të mos kishin qenë asnjëher këtejpari
Unë e Lami me delesykat me bukë e djathë
Në gjeth paje dhe me fyell
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
As Shpella e Bli Hunit as turra e gurëve
Mbi të cilën hypnim të rritemi as lisat as
Gurra e Magjupit Ujëhollë
Gurra e Magjupit ujëmirë
Ku pinim në fletë kërsane
As gjollat e kuqe as
Kurrgjë s'qenka kurrgjë
Olimpi shqiptar
15
Si e kemi lënë njëherë unë e Lami
Veç toka e vjetër dhe era
Veç toka e vjetër dhe retë përherë shtegtarë
Të më thonë se rrodhi këtyre lugjeve koha
Rrodhi si s'rrodhi dhe asgjë nuk gjeti
Pos dy pushkëve të vogla shtogu lidhë me tojë
Ose të më thonë
Të gjitha janë këtu të gjitha janë
Pos fëminisë suaj e barit të njomë e qingjave
Dukagjinçe
Po vinë argatët
Të heshtur. Të muzgët. Po vinë
Po vini. Err e terr
Brodhi arave të tyre dita
Po vinë. E poqën
Diellin e bakërt të bukës
Po vini. Po vinë
Me bimët mugullore ndër muskuj
Po vinë. Ditë argëtare
Grua që do t'ua mbash mend farën
Këngë e vrugët
Mëtim i truar fshihu te pendimi
S'ka ndëshkim për mëkatet nga ligështia
Ky rrëmbim i çmendur është i imi
Apo lindi befas trimëria
Nga të errëtat e gjakut. S'di po fryma
Flori Bruqi
16
Kërkon shkakun t'i vijë era dhe
Diç të kësaj koke do t'pëshpërisë bryma
Ime ndoshta. Do të jetë fjalë e re
Bari të egër. Fjollë e saj nga rrashta
Do të përvidhet me dhunë e pa hir
Sikur ç'linda. Do të kundrojë përjashta
I gjelbër e i qetë do të jem më i mirë
Dhe voglushë të verdhë do të therrin ditën
Me vaje të hollë dhe do të pushojnë së qari
Kur të kuptojnë se për nën këmbë u rriten
Dheu im. E hiri im. E bari.
Kafsha e zezë
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Një langua leh e s'ik as lidhet
Ulurin përmotshëm mbase së ligës
Ja ndjen erën diku në gjakun tim
Ai rrëmbimit të vet i turret digë
Rreptas pastaj etur merr gufim
Tej durimit dhimshëm. Të trazuara
Ngrihen grevë të pabërat duan dëshmi
Protestojnë. Gjithë gjërat e ndaluara
Bredhin mëllefit të vet me zhauri
Dhe leh kafshë e zezë e s'ik as lidhet
Heshtja det i lëkundur dhe vetimët
Fshikin terrin trupi i saj përdridhet
Ku janë njerëzit. Nga janë nisur bimët
Olimpi shqiptar
17
Ja që kështu na qenka kafshë e dehur
Mëtimi. Pastaj vetëm cuklat kur të na mbeten
Do thonë: Ai me fjalë e ajo me të lehur
Të rrojnë se njerëzisht e hëngrën veten
Të pastë ndjesë harrimi hero i herave tjera
Motive të verdha
Po ikim nga gjaku im motive të verdha
Po ikim nga gjaku ose një herë tjetër
Po lindim mes bimëve tjera
Aty e tej janë poshat
Shtatgjata të vendlindjes janë delet
Të bardhat dele blegërore dhe bari
I njomë i qumështit po ikim
Nga gjaku im aty e tej janë zogjt
Pupëlvogël zogjt pupëlgjelbër dhe krojet
Të cemtat kroje ujëloti aty e tej
Janë vashat më të egrat vasha
Të bukurisë që falet dhe vetima
Po ikin nga gjaku im motive të verdha
Aty e tej nuk vdesin vetëm sytë
Na ngjethen dhe gishtat na ngjethen e fjalët
Po ikim nga gjaku im më mirë po ikim
Nga gjaku ose një herë tjetër
Një herë tjetër po lindim mes bimëve tjera
Flori Bruqi
18
Vdekja e malësorit
Asnjë kokë përkulur
Se ja rrëxoni lisat
Asnjë gjëmë mësa guri
Se ja shembni majet
Asnjë lot asnjë
Se ja shteroni krojet
Në sytë e tij vetëm
Harroi prendimin dita
Ç'mendim i vrugët
Ç'mendim i ftohtë ndër vetulla
Lum ky çfarë vdekje
Para elegjisë
Një ditë do t'i marrësh në gji,
gjethet e rëna të stinëve të tua
dhe do të kërkosh kot veten,
shtigjeve të harruara të një moshe
e nuk do të kesh më as flokë ere,
as shikim ylberi ta matësh fillin
dhe fundin e mashtrimit tënd të shkurtër.
Një ditë do t'i shpalosh vjetët tua
si pajën e nuses së vdekur
e do të numrosh fluturat e shkuara
t'agsholeve t'prenduara
e s'do të kesh më as zjarr në buzë,
as lot në sy të qeshën ngrohtë,
të qajsh rrejshëm dhe t'i mahnitësh
djelmoshat.
Olimpi shqiptar
19
Një ditë dot'i hash buzët e tua,
gjurmët e tua do t'i pështysh
dhe secilin muzg do ta pagëzosh
me nganjë pendim që dhemb
e s'do te kesh me as sy deti,
as hap te hedhur sorkadheje
te shohesh si t'perqeshin gonxhet
dhe te ikesh prej hijes sate.
Ruaju, moj se vashat me te bukura
i vret bukuria e vet !
Katër këshilla vetes
Mos u bëj poet nëse s'mund të lindësh
me seicilin varg, të lindësh me seicilën fjalë!
Ngrehu mbi veten në dot t'rrokësh frerët e erërave,
të shkelësh shpërgajt e mërisë dhe shtrëngatat e gjakut tënd !
N'se dashurohesh, dashurohu n'flakë e n'valë,
jo ne sy të kaltër, se bëhesh det i çmendur pendimi !
Mos u bëj poet nëse s'mund të vdesësh
për secilën varg, të vdesësh për secilën fjalë !
Nënat
(Shokut tim për nënën)
Ato lahen në gazin
tonë e në lotët e tyre.
Bëhen rojë murane
Flori Bruqi
20
te krojet e shtera të gjirit.
Në ballin tonë përherë
u bëjnë dritë shejt gishtat.
Ditët na i prarojnë dhe rrugët
me nga një bekim më t'mirin.
Me rrëmetën e krrusur t'moteve
na ruajnë nga hijet e liga.
Një ditë shkojnë si të shkonin,
të mos vijë më vdekja.
E s'na kërkojnë asgjë,
pos një grusht dhe mbi krye.
Shkojmë. E sa herë vdes nënë,
vdes nënëmira ime.
Në rrugë
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah më tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës ?!
Jam ba përshëndetje e harrueme e kalimtarëve,
jam ba lot e kangë !
jam ba betim i rrugëve dhe rreze e shkrepun
majë gurit !
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë ku sosin
fijet e këputuna t'kësaj kange?
Olimpi shqiptar
21
Jam ba pre shitimi i syve zjarr,
jam ba bekim e namë,
jam ba zog e re n'krah t'agsholeve t'bardha!
Tash jam diku larg teje, larg vedi
dhe - ku me dijtë kah m'tresin
udhëkryqet e shumta t'jetës ?!
Liqeni
Flas me ty,
ti hesht e luan me valë.
Ti s'je më syri
im as loti i saj.
Flas me ty,
ti shikon pulëbardhat.
Për Shën-Naumin
paske zemër t'gjerë.
Flas me ty,
ti kotesh mrekullie.
Më vjen të zbres në fund t'fundit,
të vdes i gjelbër me alat !
Këngë e turpshme
Këngë e turpshme
Sonte
Qava sonte për ty
.
Nuk më vjen turp
Pse qava
Me vjen turp pse s'munda
Të bëj tjetër
Nga turpi qava
(F.B)