Më dtaën 28 shkurt 2023 Akademik Prof.dr.Sylë Tahirsylaj, shpallët nga Komuna e Deçanit ,Qytetar nderi.
Bashkim Ramosaj
Kryetari Komunës së Deçanit zt. Bashkim Ramosaj ,e shpall më dt.28 shkurt 2023 për qytetar nderi (ora 10:00) të komunës së Deçanit ,shkencëtarin kosovar , Akademik i AAAS-it Prof.dr.Sylë Tahirsylaj nga Prishtina.
Akademik Prof. Dr. Sylë Ramë Tahirsylaj
Akademik Prof. Dr. Sylë Ramë Tahirsylaj, u lind në
Isniq të Deçanit, më 15 gusht 1949. Shkollën
fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e
Mesme Teknike e kreu në Prishtinë në vitin 1968.
Studimet për fizikë i kreu në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN) në Universitetin e Prishtinës në vitin 1976.
Studimet
pasuniversitare i filloi në Fakultetin e Fizikës
Teknike të Universitetit e Beogradit, dhe i përfundoi për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të
Natyrës në Universitetin e Tiranës. Tezën e doktoratës e mbrojti në vitin 1996, në të njëjtin universitet, nga fusha e Fizikës së
Atmosferës-Meteorologjisë fizike.
Në vitin 1997 u punësua si pedagog i
fizikës, në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës.
Ka qenë drejtor i Institutit hidrometeorologjik të Kosovës (1999-
2013), si dhe profesor i parë nga Kosova në Organizatën Botërore të
Meteorologjisë (WMO) dhe CIMO, etj.
Pushtetarët serb, që ishin instaluar dhunshëm në Entin Meteorologjik të KSAK, e larguam profesorin dhe shkencëtarin Sylë Tahirsylajn
me studiues tjerë që punonin në Entin Meteorologjikë të KSAK (1990).
Pas
largimit nga puna profesor Tahirsylaj u punësua në arsim si dhe i vazhdoi
studimet pasuniversitare të fizikës në Tiranë.
Pas pëtfundimit të luftës në vitin 1999, Sylë Tahirsylaj, kthehet dhe
emërohet drejtor në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës ( IHM).
Fill pas kthimit në IHM, për shkaqe dhe rrethana të panjohura digjet
më qëllim i tërë dokumentacioni meteorologjik, i cili datonte nga Vjetari i
parë i vitit 1925 e deri në çlirimin e tij nga pushtuesi serb në vitin 1999.
Drejtori i Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), në tetor
të vitit 2013 dha dorëheqje në favor të vazhdimit të punës akademike në
Universitetin e Prishtinës.
Si një ndër institucionet e para të Kosovës të rikrijuara pas luftës,
IHMK nën drejtimin e Prof. Dr. Sylë Tahirsylaj, ka luajtur rol të rëndësishëm në ndërtimin e shtetit të ri, duke kryer detyrat dhe përgjegjësitë ndaj
institucioneve shtetërore dhe kërkesave të qytetarëve.
Në ngritjen e sistemit të monitorimit, Sylë Tahirsylaj ka zhvilluar
edhe rrjetin hidrometrik të Kosovës, që aktualisht ka 22 stacione që bëjnë
matjen e nivelit dhe sasisë së ujërave, rrjetin e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe pajisjen e laboratorit me mjetet më moderne për analizat e cilësisë së
ujërave, tokës dhe ajrit.
Falë profesor Tahirsylaj, është afirmuar puna shkencore në IHMK
në skenën ndërkombëtare si dhe është bërë anëtarësimi i këtij institucion
(IHMK-së) në Organizatat Ndërkombëtare të meteorologjisë, si dhe është
bërë certifikimi i tij në "EUMETSTAT".
Botimet:
Akademik Sulë Tahirsylaj ka botuar dhjeta punime në shumë revista më impakt faktorë ndërkombëtarë në literaturën anglosaksone ,si dhe në shumë vende të tjera të botës të cilat po i citojmë disa:
-Tahirsylaj S. Punimi; “desertacionit of protection against hail and hail
clouds forming in Kosovo 1987-1990”, Tirana 1996.
-Tahirsylaj S. “system and the effects of anti- hail protection in Kosovo”,
Bulletin of the Faculty of Sciences in Tirana, 1997.
-
“The impact of the Argjenit iodide in the of Mathematics and
Natural Sciences” Tirana, 1999.
-Tahirsylaj S. etc. State of Polarization of the ligh Pasing through two
uniaxial crystal plates, Bulgarian Journal of Physics, Sofia, 2000.
-Tahirsylaj S. “Menagment Resource water, Soil and aer in Kosovo.
Bulletin of the World Organization of globalization issue of natural
resources, Prague, 2002.
-Tahirsylaj S. Shala A. "Natural environmental disturbances from 18
Sitnica River . 01 . until 21.02.2003", Dardanica Scence Pristina, 2003.
-Tahirsylaj S. etc. Depedence of the Azimuth of the Eliptic on the
Thickness of Plates, After the Pasing of the Linearly Polarozoid TW light
through uniaxial Crystal Plane – Parallel Plates, sent to Japan edition, 2004.
-Tahirsylaj S. Shala A. "Pollution of surface water by the Kosovo Basin
(2000-2003)", Dardania scence number 4, Pristina, 2004.
-
Tahirsylaj S. Shala A.. "Pollution of surface water in the basin of the White
Drin April-August 2004", Published in the journal magazine "ACOUA"
Miliniumi of Peja, 2004.
-Avdullahu S. S. Tahirsylaj, Fejza I. A. Syla, "Water Resources in Kosovo"
s Bilten of Balwois, Ohrid, 2004.
-Syla A. J.Abraham. S.Tahirsylaj; Air pollution particles from suspenduarta in the Mitrovica region, technologists and Bulletin of Kosovo,
Pristina - Kosovo, 2005.
-Tahirsylaj S. Krasniqi Sh . "Monitoring of water resources in Kosovo",
REC, Bulletin17, Pristina, 2005.
-Tahirsylaj S, "The use of wind power and renewable sources like the sun
in Kosovo" Bulletin of the Ministry of Energy and Mines, Pristina, 2005...
Akademiku Sylë Tahirsylaj është i dekoruar më
shumë mirënjohje nga Institucionet edukativo –arsimore të Kosovës, si Rektoratai i Universitetit “Hasan Prishtina”
në Prishtinë ,dy mirënjohje nga Lidhja e Studenteve nga Fakulteti Bujqësive dhe
i Vetrinarisë, në Prishtinë si dhe Lidhja e Studentëve i UP-së /2021/
Dhe krejt në fund Falenderojmë Asembleistet e
Komunës së Deçanit si dhe vetë presidentin e Komunës së Deçanit ,zt Bashkim Ramosaj, për ndërimin
e zt.Sylë Tahirsylaj më titullin e lartë “ Qytetar Nderi i Komunës së Deçanit”.
Flori Bruqi