Paracetamoli për shumicën është ndihma e parë kur ndiejnë dhembje, mirëpo assesi nuk bën të pini më shumë se kjo dozë!
Paracetamoli dhe ibuprofeni më së shpeshti përdoren për eliminimin e dhembjeve. Funksionimi i paracetamolit është në rregullimin e sinjaleve të dhembjes të cilat vijnë nga truri.
Shpesh përdoret për zbutje të llojeve të ndryshme të dhembjeve, si edhe për rregullimin e problemeve me gripin dhe për ulje të temperaturës.
Marrja e më shumë paracetamolave sesa doza e lejuar mund të rrezikojë gjithë organizmin, posaçërisht është i rrezikshëm për shëndetin e mëlçisë.
Doza e lejuar ditore e paracetamolit është 500 mg për të rriturit dhe 1 deri në 2 tableta 3 deri në 4 herë në ditë, me ç’rast nuk bën ta tejkaloni dozën prej 4 gramëve (8 tableta gjatë 24 orëve.
Distanca midis marrjes së tabletave duhet të jetë rreth 4 orë.
Paracetamolin assesi nuk bën ta pini pa u konsultuar me mjekun.
Para dhënies së paracetamolit fëmijëve më të vegjël se 12 vjeç bisedoni rreth dozës me mjekun, ndërkaq ilaçi nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se 6 vjeç, por atyre u jepen shurupe.
Assesi mos e kombinoni paracetamolin me ilaçin tjetër pa u konsultuar me mjekun
Shenjat që ju paralajmërojnë se keni gurë në veshka
13:28 - Sot
Shpërndaje në
Gurët në veshka janë një ndër faktorët që ndikojnë më së shumti në dhimbje e mesit dhe të gjithë trupit, janë gurët në veshka. Personat që kanë vuajtur të paktën një herë nga kjo sëmundje kanë 50% shanse që brenda 10 viteve gurët në veshka t’i rishfaqen sërish. Por, trupi i njeriut për çdo lloj sëmundjeje ka disa shenja paralajmëruese.
Për gurët në veshka, shenja e parë paralajmëruese është dhimbja e fortë dhe e papritur. Kjo lloj dhimbjeje në stomak ose në njërën anë të shpinës është një nga simptomat klasike të kësaj sëmundjeje.
Gjaku në urinë
Një tjetër shenjë paralajmëruese e gurëve në veshka është gjetja e gjaku në urinë. Kjo është një gjendje jonormale, ndaj nëse e vini re, nuk duhet ta anashkaloni.
Shenja të tjera paralajmëruese mund të jenë edhe të vjella, ethet dhe përzierje në stomak.
Si diagnostikohen dhe trajtohen gurët në veshka?
Gurët në veshka mund të diagnostikohen përmes skanimit me rreze X, ultratinguj. Por në disa raste disa gurë në veshka kërkojnë operacion për t’i hequr ato. Sa më i vogël është guri, ka më shumë të ngjarë të hiqet pa iu nënshtruar operacionit.
Si të parandaloni gurët në veshka?
Një mënyrë e parandalimit të gurëve në veshka është të pini ujë të mjaftueshëm, pasi dehidratimi konsiderohet si një nga shkaqet e gurëve në veshka.
NASA sapo njoftoi se çdo hulumtim të botuar dhe financuar nga agjencia e hapësirës tani do të jenë në dispozicion pa asnjë kosto, duke krijuar një web portal në të cilin kushdo mund të qaset.
Onlajn arkivi falas vjen si përgjigje e politikave të reja të NASA-s, të cilat kërkojnë që çdo artikull kërkimor i financuar nga NASA në revistat shkencore të jenë të disponueshme për publikun brenda një viti nga dita e botimit.
“Në NASA, jemi duke festuar këtë mundësi për të zgjeruar qasjen në portofolin tonë të gjerë të botimeve shkencore dhe teknike,” tha Zëvendës Administratori i NASA Dava Newman. “Me anë të qasjes së hapur dhe inovacionit ne ftojmë komunitetin global të bashkohen me ne në eksplorimin e Tokës, ajrit, dhe hapësirës.”
“Duke e thjeshtësuar qasjen në të dhënat tona kërkimore do të lartëson në masë të madhe ndikimin e hulumtimit tonë,” tha shefi i shkencave në NASA Ellen Stofan. “Si shkencëtarë dhe inxhinierë, ne punojmë duke ndërtuar mbi themelin e përcaktuar nga të tjerët.”
Tani për tani, ka 861 artikuj kërkimor në bazën e të dhënave dhe ky numër do të vazhdojë të rritet, pasi që hulumtuesit e financuar nga NASA po implementojnë politikën e re.
Tahir Rexhep Zemaj lindi në Strellcë të Epërm të Deçanit më 28 12. 1952 - .ishte Kryekomandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe Gjeneral i UÇK-së gjatë Luftës në Kosovë. Lindi më 28 dhjetor 1952 në fshatin Strellci i Epërm, të Komunës së Gjakovës dhe u vra më 4 janar 2003 në qytetin e Pejës sëbashku me djalin e tij dhe kushëririn e tij në rrethana misterioze. Pas vdekjes, ai u shpall Hero i Kosovës.
Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i mbaron në Strellc dhe Isniq. Pas tyre ndjek gjimnazin “11maji”, në Pejë, pas vitit të dytë orientohet në drejtimin shkencor. Ai rrjedh nga një familje punëtore e fshatare, ka katër vëllezër dhe tri motra. Dëshira e babës së tij, si e çdo prindi të etur për arsimin e fëmijëve të vet, ka qenë t’u krijonte mundësi fëmijëve për shkollim. Zemaj përmend dëshirën e babës së tij që njëri nga djemtë të studjonte në një akademi ushtarake. “ Vëllai i madh nuk ka qenë shumë i lidhur me familjen dhe prindërit, ndaj kam pranuar të konkuroj dhe kam fituar të drejtën për t’u regjistruar në Akademinë Ushtarake. Kam kaluar pa asnjë pengesë kontrollet psiqike dhe fizike.
Kështu kam filluar studimet në Akademinë Ushtarako-Teknike në Zagreb. Gjatë vitit të parë kam pasur vështërsi të jashtëzakonshme lidhur me gjuhën. Të gjitha provimet i kam dhënë duke përdorur fjalorët dy gjuhësh dhe ia kam arritur.
Megjithatë, Zagrebi ishte larg nga shtëpia ime, gjë që më pengonte edhe në mësime. Ndaj kam kërkuar të takohem me gjeneral Ramiz Abdylin, Kryeshef i Akademisë Ushtarake në Zagreb. Në atë takim ai më ka sugjeruar që të vazhdoja vitin e dytë në Beograd në akademinë e forcave toksore.
Rrjedhimisht vitin e dytë. Me disa provime shtesë, e fillova në Beograd. Kemi qenë 28 shqiptarë të regjistruar. Aty kam gjetur edhe Ahmet Krasniqin. Kjo kohë i përket vitit 1969. Plan-programi mësimor ka qenë shumë i ngarkuar. Ka pasur më tepër lëndë shkencore se sa ushtarake. Matematika, fizika, mekanika, kibernetika, elektroteknika etj, program i ngjeshur mësimor që nuk përballohej lehtë nga studentë që kishin ardhur nga gjimnaze apo shkolla të mesme pa një traditë të konsoliduar.
Në fund të vitit të dytë kemi mbetur vetëm dy vetë, unë dhe Ahmet Krasniqi. Në vitin e tretë dhe të katërt kemi vazhduar specializimin në Sarajevë, ku edhe jemi diplomuar. Gradën e parë si “nëntoger” e kemi marrë në Beograd. Në qershor të vitit 1973, kemi filluar punë.
Kam kërkuar që të emërohem në Pejë, për fatin tim kërkesa më është pranuar dhe kam filluar punë në kazermën e Pejës.
Aty kam qenë komandues i togës së përzier që përfshinte lloje të ndryshme armësh, të lehta e të mesme. Në atë post kam qëndruar një vit. Nënkolonel Ali Muhaxheri, i cili ka qenë një njeri dhe ushtarak i mrekullueshëm, me vizione të qarta atdhetare, punonte në degën e korparmatës së Kosovës. Kam kontaktuar me të. Ai njeri ka pasur dije të gjëra ushtarake, por edhe për shumë gjëra të tjera.
Ai më ka nxitur të mësoj e të përvetësoj më thellë disa dije speciale ushtarake. Aty kanë qenë fillesat. Jam promovuar në postin e komanduesit të kompanisë. (Në ndryshim nga terminologjia që përdoret në Shqipëri, në ushtrinë Jugosllave të asaj kohe, pozitat e drejtuesve ushtarak deri në rang batalioni janë quajtur komandues dhe jo komandant. Një ndikim i tillë është reflektuar edhe gjatë luftës në Kosovë, ku, një drejtues skuadre është quajtur komandant – kjo mund ta ketë krijuar edhe atë përshtypjen që ka pasur “shumë komandantë” në luftën e Kosovës. Kur janë mbledhur tre veta, njërin e kanë shpallur komandant ! Rrjedhimisht, ka pasur dhjetëra “komandantë” në një fshat). Deri në nivel batalioni e sipër, kemi të bëjmë me komandant, hiearki që shkon deri në komandant armate.
Shkallën e dytë të kualifikimit ushtarak, magjistraturën e kam pasë regjistruar në Beograd dhe ato provime i kam dhënë me sukses. Në Sarajevë jam specializuar për komandant dhe aty kam njohur edhe një epror shqiptar, i cili më vonë është përfshirë në Shtabin Suprem të Republikës së Kosovës, zotin Agim Mehmeti.
Ai ka qenë mësimdhënës në akademinë e ulët ushtarake në Sarajevë.
Pas pak kohe ai u burgos për shkaqe politike, humbi edhe karrierën ushtarake. Kam qenë komandant në krahinën e Timokut, pastaj kam punuar në organet e zbulimit dhe të kundër-zbulimit pranë organit të Sigurimit për shtete ballkanike. Përsëri ka qenë Muhaxheri, i cili në atë kohë bënte stazhin për komandant divizioni për të marrë gradën e gjeneralit, që më ka sygjeruar “t’i lë punët nëpër shtabe dhe të filloj të aftësohem për komandant – do të thotë të punoja me trupat dhe jo në administratën ushtarake”.
Propozimi i tij ka qenë që unë të kaloja në njësitë operative dhe të merrja postin e zëvëndës komandantit të batalionit. Vetëm pas një viti jam emëruar komandant batalioni në Zajeqar, në një moshë shumë të re për atë detyrë. Kjo në vitin 1980. Nuk kam përmendur disa kurse, speciale për zbulim dhe kundër zbulim, pastaj një tjetër për një armë-raketën tokë-tkë të tipit “malutka” 9K11M, minahedhësit 82 milimetra, madje kam qenë i vetmi instruktor i kësaj arme në Armatën e Dytë.
Armë të cilën e kam përdorur më vonë në luftë kunër forcave serbe në Kosovë. Ka qenë e vetmja armë artilerike e këmbësorisë, vonë kemi marrë disa minahedhësa 120 në luftën e Kosharës.
Më kujtohet - thotë Zemaj – i ashtuquajturi « kundërrevolucion » i vitit 1981 në Kosovë. Ushtria, edhe pase me kushtetutë e kishte të ndaluar që të përzihej në trazirat e brendshme, i futi hundët. Eprorët shqiptarë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë duke e paguar disa herë shumë shtrenjtë. Presioni ndajh eprorëve shqiptarë u rrit jasht mase, ndërkohë, që në mënyrë enigmatike disa kolegë disa kolegë të mi, oficerë shqiptarë « u zhdukën » !
Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë ushtarë shqiptarë. Në Krahinën e Timokut, ku unë shërbeja gjatë asaj kohe, nuk kanë ndodhur këto gjëra dhe jo krejt për meritë timen, pasi edhe komandanti i divizionit ka qenë shqiptar. Për pesë vite nuk ka ndodhur asgjë, asnjë ushtar i plagosur apo i vrarë, asnjë epror i zhdukur. Sigurisht që tentimet për të na provokuar, me qëllim që të na akuzonin e më vonë edhe të na gjykonin nëpër gjykatat ushtarake, kanë qenë të shpeshta, por kanë dështuar.
Kolonel Tahir Rexhep Zemaj,u vra në njı pritë bashkë me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin më datën 4 janar 2003 në Pejë.
Kolonel Zemaj ishte ushtarak profesionist i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, i dëshmuar në betejat e Loxhës, Llukës, Junikut, lugut të Baranit, në shpëtimin e banorëve nga masakra e përgatitur në rrethimin e Isniqit dhe të tjera.
Florim Ejupi që akuzohet nga Aleksandër Vuçiq për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, ka thënë se vrasësi i Tahir Zemajt është brenda LDK-së.
Analistët në studio e pyetën Ejupin për vrasësin e kolonel Tahir Zemajt për shkak se për këtë vrasje akuzohet vet Ejupi.
“Nuk është në interesin e Armend Zemaj ta zbulojë kush e vrau Tahir Zemajn sepse i dalin njerëzit e tij. Nuk po them njerëzit shumë afër tij, por larg nuk shkon. E kam fjalën për njerëzit e partisë së vet”, ka thënë Ejupi në RTV Dukagjin.
Florim Ejupi ishte arrestuar edhe në vitin 2014-të pas dëshmisë së të burgosurit Shkumbin Mehmetaj, që i ngarkonte atë dhe Bajram Kiçmarin për vrasjen e dy policëve: një polici të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës.
Drejtësia duhet të vendoset. Ideatorët dhe vrasësit duhet të marrin dënimin e merituar.
Ish deputeti i LDK-së, Gani Geci, kohë më parë kishte paraqitur një bisedë telefonike të tij të incizuar, ku këtë bisedë ai e kishte prezantuar në një CD, ku sipas tij në të dëgjohet duke biseduar me një person me emrin Brahim, e sipas bisedës ai jep detaje në lidhje me disa vrasje të kryera në Kosovë, duke përfshirë edhe vrasjen e kolonel Tahir Zemajt.
Kujtomë se Kolonel Tahir Zemaj ishte vrarë se bashku me djalin e tij Enisin dhe kushëririn e tij Hasanin, më 4 janar të vitit 2003. Ata u vranë 16 vjet më parë në një pritë të organizuar pas shpine Kombinatit të Drurit në Pejë, e cila nuk u ndriçua asnjëherë.
Tahir Zemaj, ishte një ushtarak i karrierës dhe kolonel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa Hasan Zemaj ishte kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.
Biseda e Gani Gecit me personin në fjalë përmban fjalë të papërshtatshëm, +18, transmenton INA.
Në një intervistë të realizuar ekskluzivishtë për gazetën “Bota sot”, miku i afërt i Zemajt, major Nazif Ramabaja ka folur për krimin makabër të realizuar 15 vite më parë.
Ramabaja ka thënë se kjo është një pyetje e cila duhet t’ju drejtohet organeve përgjegjëse së Kosovës.
close
volume_off
“Është pyetje e cila duhet t’ju drejtohet organeve përgjegjëse së Kosovës. Në rend të parë Policisë së Kosovës, pastaj UNMIK-ut si organ përgjegjës për siguri menjëherë pasluftës dhe që kanë hulumtuar në zbardhjen e këtij rasti, por që hetimet kanë mbetur në arkivat e tyre, pastaj EULEX-it, por që sipas ngjarjeve të zhvillimeve gjatë dhe pasluftës krimin duhet adresuar grupeve mafioze dhe kriminale të cilat kishin mosmarrëveshje dhe kundërshtonin në çdo mënyrë avancimin e kolonelit në krye të SHORRD. Dihet kush ishte kundër këtij avancimi individë nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së në krye me Hashim Thaçin.
Tutje, Ramabaja ka shtuar se ka pasur një përpjekje nga Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabre të kolonel Tahir Zemajt.
“Ka pasur një përpjekje nga SHPK-ja për hetime dhe zbulimin e këtij rasti dhe vrasje makabre të kolonel Tahir Zemajt nga dy pjesëtarë të shërbimit policor të Kosovës Isuf Haklajt dhe Sebahate Tolaj, por që në përfundim të këtij hetimi u ekzekutuan të dytë në një atentat gjatë shkuarjes në punë në magjistralen Raushiq-Pejë.
Major Ramabaja ka thënë se Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi sic ka thënë ai ishin gati të zbulojnë ketë vrasje të madhe e tonditese.më datën 24 nëntor të vitit 2003, u vranë në një atentat kriminal dy policët e Kosovës, Isuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj. Dy policët, të cilët tashmë nuk jetojnë më, u vranë pasi ishin gati të zbulojnë një vrasje të madhe, e cila kishte tronditur opinionin shqiptar, në ato vite të para të lirisë së Kosovës, vrasjen e Kolonel Tahir Zemës. Për këtë krim të dyfishtë është dënuar krimineli Bedri Krasniqi më 27 vite burg,...Zemaj u vra në Pejë në vitin 2003 bashkë me djalin e tij, Enisin, dhe kushëririn e tyre, Hasan Zemaj.
Sot shënohet 22 vjetori i vrasjes së kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, vrasje kjo që akoma nuk u zbulua.
Për këtë vrasje, Fatos Klosi e kishte mohuar kategorikisht dhe është shprehur se është shumë i interesuar të sqarohet kjo vrasje.
Klosi ka thënë se tjetër kush kishte interes për vrasjen e Krasniqit.
Ish-shefi i SHISH-it ka konfirmuar se dikur ky shërbim kishte arrestuar Hashim Thaçin.
Ai gjithashtu ka thënë se themeluesit e UÇK-së ishin ithtarë të politikës së diktatorit Enver Hoxha.
Klosi, në një intervistë pak vite më parë, ka thënë se, nuk ka dashur të tregojë arsyen se pse ish-SHISH-i ka arrestuar Thaçin para disa viteve, duke thënë se nuk mund të jap informacione.
“Po kemi arrestuar Hashim Thaçin. Nuk mund ta them pse, por ai ishte shtetas i huaj, pavarësisht që ishte me kombësi shqiptare”, ka thënë Fatos Klosi.
Ai gjithashtu ka thënë se partia e Lëvizja Popullore e Kosovës, themeluese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kishte bindje të majta politike.
“Po është e vërtetë që LPK-ja ka pasur bindje të majtë dhe ka qenë ithtare e politikës së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha”, tha ai.
“Forcat e themeluara nga ana e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, FARK, natyrisht ishin më të përgatitura se UÇK-së, pasi që të gjithë ishin ish-pjesëtar të ushtrisë jugosllave dhe kishin përvojë”, ka thënë më tutje Klosi.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë, Fatos Klosi, ka folur më gjerësisht për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në shtatorin e vitit 1998 në Tiranë.Ai u shpreh se nuk i vjen mirë për humbjen e Krasniqit, por që sipas tij nuk varej nga përpjekja e tyre për ta kuptuar se kush ishte vrasësi dhe dërguesi i vrasësit dhe që nuk e kishin menduar se Krasniqi rrezikohej në Shqipëri.
Duke qenë se Klosi atë kohë ishte në krye të Shërbimit Informativ, dha versionin më bindës për të, se pse u vra Ahmet Krasniqi.
close
volume_off
“Në atë kohë nuk erdhëm në asnjë përfundim të saktë. Më vonë, unë kam dëgjuar versione që njëri ose tjetri më është dukur më bindës se sa ky apo ai version. Këtë version të vrasjes për shkak të profesionalizmit e hedh poshtë”, tha Klosi në emisionin “FAKTE me Adnan Merovcin”.
Klosi tha se si versionin më të afërt me arsyen e vrasjes së Ahmet Krasniqit e konsideron dekorimin e Tahir Zemajt pas betejës në Koshare.
“Qe një përgjigje e faktit që ai e dekoroi Tahir Zemajn pas një katastrofe në Koshare, ku televizioni serb atë ditë dhe të nesërmen deklaronte që ‘Ja një brigadë e UÇK-së…’, s’ishte e UÇK-së. Nuk ishte brigadë e UÇK-së. Ajo dorëzoi armët dhe serbët u mburrën fortë. Mbase kjo ka qenë një nga arsyet”, u shpreh Klosi.
Koloneli Ahmet Krasniqi është vrarë në natën e 21 shtatorit të vitit 1998 në Tiranë, dhe ende nuk është ndriçuar rasti i vrasjes së tij. Ai ishte ministër i Mbrojtjes në Qeverinë në ekzil të Bujar Bukoshit.
Deklaratën e tij mund ta dëgjoni në linkun e mëposhtëm: