Skifter Këllici
Skifter Këllici
Akademik Prof.dr. Hakif Bajrami
PASIGURIA
NË KOSOVË PROPOGANDOHET PREJ ATYRE QË JANË TË ZHYTUR NË KRIME
Vet fakti se për Kosovën u caktuan nga BE dy
përfaqsues, shtetët e të cilëve nuk e njohin Republikën e Kosovës, tregon se
ata do të krijojnë me diplomacinë e tyre një përshtypje PASIGURIE tek çdo investitor që provon të ngritë
kapacitete prodhuese në këtë shtet të shqiptarëve. Lidhur me këtë shtrohet
pyetja para opinonit. Po kush e nxitë pasigurinë si faktor që po veprueka hapur
e nepër terr duke lansuar intriga antishqiptare, në Kosovë. Në rend të parë,
pasigurinë e ngrisin ndërkombëtarët, të cilët në një masë shumë investuan që
Kosova të jetë e pavuar, duke iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës me 78 ditë bombardime ndaj RFJ, duke hargjuar afro 81 miliardë dollarë,
por gjithëmonë duke dyshuar në atë investim human dhe të drejtë. Ky fakt, te
shqiptarët nuk harrohet. Prandaj, konsiderohet se është pjesë e gjakut të
derdhur në luftën e drejtë për çlirim nga nazifashizmi dyshekullor serbian.
Në lidhje me këtë, si është e mundur që me një
anën shtetet investojnë, e në anën tjetër provojnë të rrënojnë në një vend si
Kosova, në qendër të Evropës. Në këtë nye dalin disa faktor që dëshmojnë se
akterët ndërkombëtarë në këto raste kanë interesa të dyfishta: nga agresori janë
të joshur se duhet besuar rrenave historike të tij. Ndersa nga viktima nuk
kërkojnë asnjë informatë, sepse i kanë lexuar librat e xhelatit dhe aty ndalen,
për të kalkuluar interesat e tyre meskine sikurse që i kalkuluan më 1878 dhe
1913 e 1919. Kjo do të thot se në Kosovë dje dhe rreth Kosovës sot zhvilohet në
politikë e mjegullave që ditën flitet diçka e drejtë, natën veprohet për diçka
që nuk është e drejtë.
Sot bje fjala për çdo ditë dëgjohen kritika se Kosova
duhet ta pranojë asociacionin e komunave serbe. Ndërsa, nuk dëgjohet kurrë një kërkesë diplomatike e tyre që t` i
dërgohet Beogdait me shkrim ky kercnim: ” E hiqni Kosovën nga preambula e
Kushtetutës, sepse është mbeturinë nga koha e nazifashizmit të Millosheviqit-Daçiqit,
Sheshelit-Vuçiqit”!. Jo këtë kërkesë nuk e thot askush, madje as Gabriell
Eskobar që provon si Sizifi ta nxjerr nazifashizmin serbian nga hymnera, duke
kërkuar asociacion për serbët, thue se nuk kanë mësuar asgjë nga Bosnja e dy entiteteve
. E nazifashistët serbo-rus nuk duan të ndrrojnë kurs, me asnjë çmim.
E vërteta, Albin Kurti dhe Ekipi i tij nuk po
kërkojnë kurrfar privilegji për shtetin e tyre, por po punojnë që ta paraqesin
para opinionit ashtu si është, Kosovën shtet të sigurt. Prandaj, përfaqsuesit e
Serbisë, duke i nuhatë poziconet e diplomatëve me dinakëri po grryejnë sukurse
në rastin kur Rusët hynë të parët në Kosovë, duke e keqinformuar Ivanovi
Ollbrajtin se “nuk do të ketë ndrëhyrje ruse”. Edhe tash A. Vuçiq e ka gojën
plot paqe dhe qetësi, por në prapavi me Vagnerin përgatitë skena që sipas tyre
do përseritën nga viti 1999. Madje në këtë skenar janë kaq të sigurtë, kaq
agresivë në bisedime, dhe në çdo kohë porvojnë të peshojnë në rrenat e tyre se “vetëm Serbia mundet të menagjojë
rend dhe siguri në Kosovë”. Madje, hapur thirren në Rezolutën e KS OKB nr. 1244, thua se ajo është
pronë e tyre, përmes së cilës paskan të drejtë në çdo gjë, në programim të
pasigurisë dhe të përdorimit të ushtrisë. Skenar “brilant” ky, për rregjimet nazifashiste serbian, siç është
rregjimi i Beogradit. Këtë realitet, pak kush ose askush, nuk e thekson dhe t`
ua përkujton hapur negociatorëve Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë
më 2010 për shpalljën e Kosovës shtet të
pavarur, që nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare.
Por jo, Serbia po provohet të paraqitet se ka
ndryshuar dhe në te po investohet më shumë se në kohën e rrenave të Josip Broz
Titos. E kësaj politike po i rrinë në veprim Beogradi me sugjerime të Kremlinit
se me çdo kusht duhet të dominojë çështja e Kosovës dhe rregjimit të saj si më
e pasigurtë, e që është interes i Spanjës dhe Sllovakisë dhe disa regjimeve që
kanë “Kosova brenda”. Madje sot në BE të
gjithë janë të knaçur se në Serbi kanë investuar miliarda dhe në ati investime
gjallërojnë nja 400 000 punëtorë serban.
Rusia
sot, dihet se është në luftë qe një vit me qëllim që të okupojë territore të
një shteti që është antare e OKB-ës. Ndërsa Rusia në anën tjetër është antare e
KS OKB. Këtë faktë të shpërndarjes së pasigurisë në botë, për sovranitet të
kufizuar si ideologji e kohës komunizmit (Leonid Brezhnjevit 1968) askush nuk e
diskuton. E sovranitetin e kufizuar e ka ushtruar, pushtetin kolonial, Serbia
mbi Kosovë e ka ushtruar nga viti 1912 kur e okupoi me krime të papara ndaj
civilëve shqiptarë.
Krimet serbe janë të njohura. Por, asnjë
diplomat kur angazhohet për Çështjen e Kosovës, nuk i lexon: Raportin e Ndre
Mjedës për mizoritë serbe; shkrimin e Lav Trockit për dhunimet serbe nepër
Kosovë; publikimin e Leo Fraindlingut, Golgota shqiptare, Wjnë 1913. E këto
shkrime nuk janë vetëm të botura në një gjuhë, por në të gjitha gjuhët
Evropiane. Madje 1978-1999 kurrë nuk jemi ndalur dhe ua kemi distribuar
ambasadave të tyre me postë, e që ishte një luftë speciale. Po, po, mos besoni,
po lexoni dizertacionet tona ( nga dy së pakut) e që si publikime u përkujdes
UDB-a t` i sekusestrojë dhe t` i djegë në “ilegalitet”, sepse serbianët donin
ta ruanin famën e vetqeverisjes sidomos te shtetet e mosinkuadrimit. Te shtetet
e blloqeve ushtrake, çështja shqiptare nuk ka qenë as fluskë sapuni. Përjashtim
të vetëm në tërë Evropën ka bërë shteti shqiptar, që me fakte ka botuar
realitete të mizorive serbiane në Kosovë dhe jo vetëm, nga viti 1877 e deri më
1999.
Pst skriptum: Po afrohet
Konferenca e Ohrit e caktuar për 18 mars 2023.
Një fakt e besoi se Kryeministri Albin Kurti nuk do të kapitulloi se
ëndrrojnë disa prijës të patrive në luftë për pushtet fiktiv në Kosovë. Ndërsa,
A. Vuçiq do ta ruaj pozitën e “mbretit kuq në rrolin e Kremlinit”. Rrol ky që e
kanë lujatur edhe pasardhësit e tij në të kaluarën. Vetëm më 18 mars një shansë
A. Vuçiq nuk do ta ketë: është fjala se ky nuk do të mundet me rrejtë dhe me i
shitë rrenat sikurse Nikolla Pashiqi në Londër, sepse kishte kush me ia blerë.
Tash kontrolli i
informatve mbatet me peshoja “magnetike” dhe me formula psikologjike. Mendoi se
formulat e Albin Kurtit do të triumfojnë se janë të dlira dhe të njohura në
shekncën e histirisë dhe filozofisë saj që quhet diplomaci.
Në Çështjen e Kosovës,
dihet se SHBA e kanë fjalën kryesore në bisedimet prapa perdeve kudo dhe kahdo
që ndodhin. Prandaj, Amerika siç ka
thënë një senator: “ është superfuqi që
ngatrrohet në norma periferike ushtrako-politike, me destinacione karieriste të
bartësve të tyre”. Prandaj, duke e
hetuar këtë faktor kyq, Beogradi dhe Moska po përdorin faktorin e “politikës së
LODHJËS për veprim në Kosovë, faktor ky që ishte prezent edhe më 1999. Edhe
atëherë llogarisnin në faktorin NJERI
dhe faktorin MINJERË, për të
përfituar sa më tepër.
Me repekt
Shkrimi i
dedikohet Profesor Mehmet Vokshit dhe
librit tij: Shqipëria e të gjithë
shqiptarëve, Romë 1930 dhe Adem Demaçit
që krijojë shkollë të guximshme të mos ndiheni inferior para askujt. Jemi në trojet tona dhe askujtë nuk i kemi
borq. E kundërta, krimet e shkaktuara nga Serbia, duhet të njihen që janë bërë
mbi shqiptarë nga Serbia gjatë viteve 1877-1999, pa ndërprerëje. Atë peshë të
krimeve, Serbia duhet ta ndiej në çdo bisedë politike dhe diplomatike. Së pakut
duhet t` i thuhet, pse jo edhe në OHËR, më 18 mars 2023.
Prishtinë më 17 mars
2023
Deklarohet Kurti, pas takimit trepalësh në Ohër
Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se sot në Ohër është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi ankesin e marrëveshjes mbi propozimin evropian.
“ I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ta bëjë ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë, pas takimit në Ohër.
Tutje, kryeministri Kurti sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në ueb faqen e BE-së.
"Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend", deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.
E sa përket për të kaluarën, kryeministri Kurti theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit.
Edhe sot edhe më 27 shkurt kam qenë i gatshëm të nënshkruaj, ndërsa pala serbe i është shmangur nënshkrimit të marrëveshjes.
“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Ai përmes një postimi në Twitter, shprehet se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim.
Po ashtu Rama shpreson që kjo të mos jetë sipas tij, një tjetër mashtrim ballkanik.
“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, ka shkruar Rama në Twitter.
Tutje Rama uron protagonistët dhe uron që marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të pakthyeshëm për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.
“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, shkruan ai.

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai, në një postim në Twitter, tha se në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe se treguan mirëbesim gjatë takimeve.
“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri Kurti thotë se tani i takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme.
“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.
Ai ka folur para popullit më 19 mars, duke diskutuar për takimin që ka zhvilluar në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë, nën ndërmjetësim të negociatorëve evropianë.
I pranishëm në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës.
“Askush nuk mund t'ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatim, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”.
Ky dakordësim, sipas presidentit Begaj, është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.
“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Begaj në Facebook
Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...