Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/19

"LAHUTA E MALESISE" U FLET EDHE FEMIJEVE, PERSHTATUR NE PROZE

Skifter Këllici 


Kohët e fundit Shtëpia Botuese "Artini" në Prishtinë botoi kryevepren "Lahuta e malësisë" të poetit tonë të madh, Gjergj Fishta, përshtatur në prozë me disa shkurtime nga shkrimtari Skifter Këlliçi dhe pajisur me parathënie, fjalor dhe frazeologji nga Jahir Mehmeti.
Kjo vepër u vjen në ndihmë fëmijëve, që ende në moshën e tyre të vogël të njihen me madhshtinë e kësaj poeme epike, më e madhja në letërsinë shqiptare. Përshtatja mund të lexohet edhe nga të rriturit, sepse, ndonëse në prozë, ruan me besnikëri vlerat gjuhësore dhe letrare, ritmin dhe figuracionin poetik të poemës, siç dëshmohet më poshtë:

TRINGA

Vetëtin andej nga Nokshiqi. Gjëmimi i krismave ndigjohet në Pejën e vogël. Janë armët e ushtrisë së Mark Milanit që shtien, që të derdhin përsëri gjak shqiptari.
Komandanti malazez e ka mendue mirë: Gjatë tanë natës, ende pa ague, kur afati i besës për me varrosë të vramët në beteja nuk ka mbarue, ushtria e tij, pasi ka kalue nëpër gryka e nëpër maja, t’i afrohet Nokshiqit dhe që aty të vërsulet me tetë tabore, ashtu si fajkoi i vërsulet një lepuri, kur e pikas në ndonjë drizë.
Dhe kështu forcat e tij futen befasisht në Nokshiq dhe nisin me shkatërrue çdo gja që gjejnë përpara.
  Nokshiqasit dalin të llahtarisun nga shtëpitë. Fëmijët qajnë, nanat dihasin, aty klithin, aty thërrasin njana-tjetrën, që të ikin që, të shkapërcejnë ledhe dhe gardhe, nëpër kodra e brigje, dhe bashkë me ta edhe gjedhët, që turren me tërbim; hingëllojnë mazat, fushës, pluhni ngrihet nëpër ajër dhe bashkohet me tymin që del nga rrënojat e shtëpive që digjen. Në Nokshiq mbeten veç disa pleq dhe do gra, sa me ruejtë ndonjë kasolle e bagëti. Të tjerët me fëmijë për dore dhe djepa në krahë, tashma janë largue të tmerruem nëpër terr, që t’u shpëtojnë mizorive të atyne që në krahnor në vend të zemrës kanë një gur vorri dhe dinë  vetëm të grabisin dhe të vrasin.
  Kështu Mark Milani kërkon t’u tregojë shqiptarëve se ç’kob tjetër po u sjell. Por nuk ka mendue mirë, se këtë nuk ka arritë ta bajë as sulltani i Stambollit e jo ma knjaz Nikolla.
  Rrëfen poeti:
  - Po çuditem, kur shoh atje larg një shtëpi me oxhak që nxirka tym, dhe që paska një vathë përbri, me dhi e dhen, aty pranë një qen në stelë, një kalë dhe gjedhe në katue, kotecat plot me shpendë dhe ma tutje një pendë me qe për me lërue arën...
  Nji bukuri e rrallë në Plavë dhe Guci...Dhe po habitem kur nuk po shoh asnjë njeri që të largohet nga kjo shtëpi, për me shpëtue veten, as me plaçka ngarkue në shpinë, as me bagëti të vume përpara, sado që shkina e shkja po i afrohen; shkjetë me armë dhe shkinat me thasë e strajca, për me grabitë si zakonisht gjanë e huej. Veç te dera e kësaj shtëpie po shof një vajzë, që ka veshë një xhubletë, që ka një rubë rreth ballit dhe flokët i derdhen jashtë shamisë. Shtatin e paska si breshana, synin si yll, ngjaka si molla në degë, si lulja që shpërthen. Dhe ndejka dhe këqyrka se ç’tmerr po ndodh përreth...Dhe nuk dashka t’u largoka!...
A thue, zanë, qofsha gabue, kjo vajzë ashtë miqësue me ndonjë shkja, prandej rri dhe po pret atë te dera e shtëpisë?
Përgjigjet Zana:
  - Mos e thuej, bre burrë atë fjalë, se baj be për  vjollca e karajfila, për bilbila nëpër bjeshkë, për hijeshi nëpër lëndina, për flutura nëpër fusha, për orë e shtojzavalle, se vajzë ma fisnike nuk ke pa. Asht e bija e Ulë Kaqetës, burrë i pushkës dhe i fjalës, e cila nuk ka koritë as babë dhe as nanë që tash kalben në varr, që i kanë lanë plang e shtëpi dhe gjithçka të begatë. Tringë ia thonë emrin. Ka dhe një vëlla, Curr Ulën, pika e djalit, të cilin ajo e do si sytë e dritës. Por Tringa paska lindë orëzëzë, sepse vëllai tue luftue me shkja, u plagos randë nga dy plumba. Dhe tash u ba një vit që lëngon, pa mundë me u ngritë kurrë më kambë.
Natë e ditë motra tue ofsha, i rrinte mbi kokë, si nana i rri fëmjës te djepi dhe lotët nuk i thaheshinn kurrë në sy. I sillte mjek, i blente melheme, por ai i mjeri nuk po bahej mirë, fliste në jerm dhe priste vdekjen. Kurse ajo as nuk hante as nuk pinte dhe vetëm rrallë thërriste ndonjë shoqe për me e ndihmue.
  Por kur po agonte, kishte mbetë vetëm, se edhe shoqet tashma ishin largue nga Nokshiqi me familje, që të mos vriteshin nga shkjatë.
Si e marrë mendsh për fatin e vëllait, u çue e mjera dhe doli te dera e shtëpisë, pa qiellin mbulue me tym, pa flakët e zjarrit që po 


përhapeshinn rreth e rrotull, ndigjoi krismat e pushkëve, mandej pa shkja që shtijshin dhe vritshin këdo pa mëshirë, që po i afroheshin shtëpisë së saj dhe një çast edhe ajo mendoi të ikte. Por kujtoi vëllain.
  “Si mundem me e lanë Currin vetëm”, - tha me vete, - të shtrimë, kur askush nuk mund ta ndihmojë dhe shkjatë do ta vrasin menjëherë?”
  Djersë të ftohta i ranë mbi ballë, donte të qante dhe nuk mundej, zemra i rrehte prej trishtimit. Nuk dinte e shkreta nga t’ia mbante. Veç të shkonte të mbytej në lumë. Apo të binte në duert e shkjave, të fliste gjuhën e tyne dhe t’u shërbente si robinë?
“Si nuk u shkëputka nji buzë mali për me më zanë nën vete?”- mendoi.
  Shihte malazeztë që tue vikatë futeshin nëpër shtëpitë aty pranë, që vazhdojshin me vra dhe me grabitë dhe që pas pak do të arrijshin edhe në shtëpinë e saj.
  Ashtu si suta që ndahet nga shoqet dhe turret si shigjetë në pyll, tue u dridhë nga frika, kur sheh gjuetarin që shtin, ashtu dhe Tringa vrapoi në shtëpi, e zbehtë si qiri, me buzë të nxime, mbërtheu shulin në derë dhe të rëqethuna nisën me i shkue nëpër shtat. Nga tmerri të gjitha sendet i dukeshin si të ishin shkja, me orendi, enë dhe rroba...
Në ata gjendje, dënesi, harroi veten, harroi dhe shkjatë, po jo vëllain, ndaj shkoi dhe i qëndroi mbi kokë, i puthi ballin, i puthi sytë dhe ia lau fytyrën me lotët e saj. Vëllai u përmend dhe kur pa se cirka i bijshin mbi fytyrë, mendoi se jashtë ishte tue ra shi, prandej e pyeti:
- Moj shtëpi që mbetsh shkret, po kaq shpejt çatia po të pikon?
- Jo, mor Curr, - i përgjigj motra, - nuk janë cirka shiu ato që pikojnë nga hatullat, por janë lotët e mi.
- Po ti, motër përse po qan dhe po ma ndan zemrën dysh, kur tashma shpirti po më del? Mos të kam lanë pa ngranë dhe pa pi, pa u veshun dhe stolisë si shoqet e tjera në Malësi, ose mos të paskam folë randë?
  Atëherë motra i vuni dorën në ballë dhe iu përgjigj ambël:
  - Çka po thua, mor vëlla, po kaq shumë jermi të ka turbullue? Ti nuk më ke folë kurrë randë, por si nuk t’u mëkamb ky shtat, për me dalë te dera, si nuk t’u tha motra nga vera, që unë të mos shkoj robinë te shkjatë?
  Curri vranoi vetullat dhe i tha:
- Ç’thue Tringë, edhe pse unë do të kalbem nën dhe, ti nuk do të shkosh kurrë robinë te shkjatë, se fisi ynë nuk të len, pa derdhë gjak.
  - Por ti nuk e di, mor vëlla, se shkjau ka ra në Nokshiq dhe po ban kërdi tue vra dhe plaçkitë!
  Atëherë vëllai u zbeh, psherëtiu, hodhi sytë nga pushka, që nuk e kishte prekë me dorë që prej një viti, fryma iu mor dhe nuk tha ma asnjë fjalë.
  Kur e pa të vdekun, Tringa nisi me vajtue, por edhe mendoi si do ta varroste, kur shkjau vazhdonte të vriste dhe të digjte...
Përjashta ndigjoheshinn zana malazezësh që mblidhshinn kashtë, për t’i dhanë zjarr një shtëpie aty pranë.
  Atëherë Tringa nxitoi të futej dhe të fshihej në një arkë të madhe, por mandej u ndal dhe tha me vete:
  “Ç’më duhet ma jeta, kur kam vëllanë të vdekun mbi dhe? “
  Flakëroi drejt e në dhomë të burrave, ku ai dergjej i vdekun, e puthi edhe një herë në ballë, rrëmbeu hutën dhe mësyu nga dera, në oborr.
  Dhe befas vuni re nji malazez të vrazhdë që po afrohej andej.
  Kur pa Tringën, kujtoi se ndodhej para një zane dhe u betue për Shën Pjetrin e Cetinës, se sikur rrotull t’i binte botës, nuk do të gjendte kurrë vajzë ma të bukur sa ajo. Prandej vendosi ta merrte dhe ta shpinte robinë në shtëpinë e tij.
  Kështu sulet nga Tringa, por ndalet kur sheh se ajo ka ngritë hutën drejt tij.
  - Mos, moj bujareshë, - bërtet i tmerruem,- se po shof se vërtet qenke bijë fisi trimash!..
  Por Tringa e qëllon drejt e në parzëm. Malazezi shembet si shkamb, por vajza nuk luen prej vendit, me synin si flakë baroti. Dhe kur përpiqet të fusë në hutë plumbin e dytë, një malazez tjetër aty në oborr, shtie dhe godet në ballë. Tringa bie e vdekun, me mollëzat e fytyrës të lame krejt në gjak.
Edhe dielli që ndriçonte për ditë mbi tokë, nuk kishte pa një vajzë shqiptare të binte gjallë në duert e shkjave...


 

PASIGURIA NË KOSOVË PROPOGANDOHET PREJ ATYRE QË JANË TË ZHYTUR NË KRIME

 




                            Akademik Prof.dr. Hakif Bajrami


    PASIGURIA NË KOSOVË PROPOGANDOHET PREJ ATYRE QË JANË TË ZHYTUR NË KRIME

Vet fakti se për Kosovën u caktuan nga BE dy përfaqsues, shtetët e të cilëve nuk e njohin Republikën e Kosovës, tregon se ata do të krijojnë me diplomacinë e tyre një përshtypje PASIGURIE  tek çdo investitor që provon të ngritë kapacitete prodhuese në këtë shtet të shqiptarëve. Lidhur me këtë shtrohet pyetja para opinonit. Po kush e nxitë pasigurinë si faktor që po veprueka hapur e nepër terr duke lansuar intriga antishqiptare, në Kosovë. Në rend të parë, pasigurinë e ngrisin ndërkombëtarët, të cilët në një masë shumë investuan që Kosova të jetë e pavuar, duke iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 78 ditë bombardime ndaj RFJ, duke hargjuar afro 81 miliardë dollarë, por gjithëmonë duke dyshuar në atë investim human dhe të drejtë. Ky fakt, te shqiptarët nuk harrohet. Prandaj, konsiderohet se është pjesë e gjakut të derdhur në luftën e drejtë për çlirim nga nazifashizmi dyshekullor serbian.

Në lidhje me këtë, si është e mundur që me një anën shtetet investojnë, e në anën tjetër provojnë të rrënojnë në një vend si Kosova, në qendër të Evropës. Në këtë nye dalin disa faktor që dëshmojnë se akterët ndërkombëtarë në këto raste kanë interesa të dyfishta: nga agresori janë të joshur se duhet besuar rrenave historike të tij. Ndersa nga viktima nuk kërkojnë asnjë informatë, sepse i kanë lexuar librat e xhelatit dhe aty ndalen, për të kalkuluar interesat e tyre meskine sikurse që i kalkuluan më 1878 dhe 1913 e 1919. Kjo do të thot se në Kosovë dje dhe rreth Kosovës sot zhvilohet në politikë e mjegullave që ditën flitet diçka e drejtë, natën veprohet për diçka që nuk është e drejtë.

Sot bje fjala për çdo ditë dëgjohen kritika se Kosova duhet ta pranojë asociacionin e komunave serbe. Ndërsa,  nuk dëgjohet kurrë  një kërkesë diplomatike e tyre që t` i dërgohet Beogdait me shkrim ky kercnim: ” E hiqni Kosovën nga preambula e Kushtetutës, sepse është mbeturinë nga koha e nazifashizmit të Millosheviqit-Daçiqit, Sheshelit-Vuçiqit”!. Jo këtë kërkesë nuk e thot askush, madje as Gabriell Eskobar që provon si Sizifi ta nxjerr nazifashizmin serbian nga hymnera, duke kërkuar asociacion për serbët, thue se nuk kanë mësuar asgjë nga Bosnja e dy entiteteve . E nazifashistët serbo-rus nuk duan të ndrrojnë kurs, me asnjë çmim.

E vërteta, Albin Kurti dhe Ekipi i tij nuk po kërkojnë kurrfar privilegji për shtetin e tyre, por po punojnë që ta paraqesin para opinionit ashtu si është, Kosovën shtet të sigurt. Prandaj, përfaqsuesit e Serbisë, duke i nuhatë poziconet e diplomatëve me dinakëri po grryejnë sukurse në rastin kur Rusët hynë të parët në Kosovë, duke e keqinformuar Ivanovi Ollbrajtin se “nuk do të ketë ndrëhyrje ruse”. Edhe tash A. Vuçiq e ka gojën plot paqe dhe qetësi, por në prapavi me Vagnerin përgatitë skena që sipas tyre do përseritën nga viti 1999. Madje në këtë skenar janë kaq të sigurtë, kaq agresivë në bisedime, dhe në çdo kohë porvojnë të peshojnë në rrenat  e tyre se “vetëm Serbia mundet të menagjojë rend dhe siguri në Kosovë”. Madje, hapur thirren në  Rezolutën e KS OKB nr. 1244, thua se ajo është pronë e tyre, përmes së cilës paskan të drejtë në çdo gjë, në programim të pasigurisë dhe të përdorimit të ushtrisë. Skenar “brilant” ky,  për rregjimet nazifashiste serbian, siç është rregjimi i Beogradit. Këtë realitet, pak kush ose askush, nuk e thekson dhe t` ua përkujton hapur negociatorëve Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 për  shpalljën e Kosovës shtet të pavarur, që nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare.

Por jo, Serbia po provohet të paraqitet se ka ndryshuar dhe në te po investohet më shumë se në kohën e rrenave të Josip Broz Titos. E kësaj politike po i rrinë në veprim Beogradi me sugjerime të Kremlinit se me çdo kusht duhet të dominojë çështja e Kosovës dhe rregjimit të saj si më e pasigurtë, e që është interes i Spanjës dhe Sllovakisë dhe disa regjimeve që kanë “Kosova brenda”.  Madje sot në BE të gjithë janë të knaçur se në Serbi kanë investuar miliarda dhe në ati investime gjallërojnë nja 400 000 punëtorë serban.

 Rusia sot, dihet se është në luftë qe një vit me qëllim që të okupojë territore të një shteti që është antare e OKB-ës. Ndërsa Rusia në anën tjetër është antare e KS OKB. Këtë faktë të shpërndarjes së pasigurisë në botë, për sovranitet të kufizuar si ideologji e kohës komunizmit (Leonid Brezhnjevit 1968) askush nuk e diskuton. E sovranitetin e kufizuar e ka ushtruar, pushtetin kolonial, Serbia mbi Kosovë e ka ushtruar nga viti 1912 kur e okupoi me krime të papara ndaj civilëve shqiptarë.

Krimet serbe janë të njohura. Por, asnjë diplomat kur angazhohet për Çështjen e Kosovës, nuk i lexon: Raportin e Ndre Mjedës për mizoritë serbe; shkrimin e Lav Trockit për dhunimet serbe nepër Kosovë; publikimin e Leo Fraindlingut, Golgota shqiptare, Wjnë 1913. E këto shkrime nuk janë vetëm të botura në një gjuhë, por në të gjitha gjuhët Evropiane. Madje 1978-1999 kurrë nuk jemi ndalur dhe ua kemi distribuar ambasadave të tyre me postë, e që ishte një luftë speciale. Po, po, mos besoni, po lexoni dizertacionet tona ( nga dy së pakut) e që si publikime u përkujdes UDB-a t` i sekusestrojë dhe t` i djegë në “ilegalitet”, sepse serbianët donin ta ruanin famën e vetqeverisjes sidomos te shtetet e mosinkuadrimit. Te shtetet e blloqeve ushtrake, çështja shqiptare nuk ka qenë as fluskë sapuni. Përjashtim të vetëm në tërë Evropën ka bërë shteti shqiptar, që me fakte ka botuar realitete të mizorive serbiane në Kosovë dhe jo vetëm, nga viti 1877 e deri më 1999.

Pst skriptum: Po afrohet Konferenca e Ohrit e caktuar për 18 mars 2023.  Një fakt e besoi se Kryeministri Albin Kurti nuk do të kapitulloi se ëndrrojnë disa prijës të patrive në luftë për pushtet fiktiv në Kosovë. Ndërsa, A. Vuçiq do ta ruaj pozitën e “mbretit kuq në rrolin e Kremlinit”. Rrol ky që e kanë lujatur edhe pasardhësit e tij në të kaluarën. Vetëm më 18 mars një shansë A. Vuçiq nuk do ta ketë: është fjala se ky nuk do të mundet me rrejtë dhe me i shitë rrenat sikurse Nikolla Pashiqi në Londër, sepse kishte kush me ia blerë.

Tash kontrolli i informatve mbatet me peshoja “magnetike” dhe me formula psikologjike. Mendoi se formulat e Albin Kurtit do të triumfojnë se janë të dlira dhe të njohura në shekncën e histirisë dhe filozofisë saj që quhet diplomaci.

Në Çështjen e Kosovës, dihet se SHBA e kanë fjalën kryesore në bisedimet prapa perdeve kudo dhe kahdo që ndodhin. Prandaj, Amerika  siç ka thënë një senator: “  është superfuqi që ngatrrohet në norma periferike ushtrako-politike, me destinacione karieriste të bartësve të tyre”. Prandaj, duke  e hetuar këtë faktor kyq, Beogradi dhe Moska po përdorin faktorin e “politikës së LODHJËS për veprim në Kosovë, faktor ky që ishte prezent edhe më 1999. Edhe atëherë llogarisnin në faktorin NJERI dhe faktorin MINJERË, për të përfituar sa më tepër.

Me repekt

Shkrimi i dedikohet  Profesor Mehmet Vokshit dhe librit tij: Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, Romë 1930 dhe Adem Demaçit që krijojë shkollë të guximshme të mos ndiheni inferior para askujt. Jemi në trojet tona dhe askujtë nuk i kemi borq. E kundërta, krimet e shkaktuara nga Serbia, duhet të njihen që janë bërë mbi shqiptarë nga Serbia gjatë viteve 1877-1999, pa ndërprerëje. Atë peshë të krimeve, Serbia duhet ta ndiej në çdo bisedë politike dhe diplomatike. Së pakut duhet t` i thuhet, pse jo edhe në OHËR, më 18 mars 2023.

Prishtinë më 17 mars 2023

   

Kryeministri Albin Kurti : Pala serbe po i ik nënshkrimit të marrëveshjes|Live

 Deklarohet Kurti, pas takimit trepalësh në Ohër

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se sot në Ohër është arritur marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi ankesin e marrëveshjes mbi propozimin evropian.

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/225396123377352
Megjithatë i pari i qeverisë së Kosovës ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq edhe kësaj radhe, sikurse në takimin e 27 shkurtit në Bruksel nuk ka pranuar të hedhë nënshkrimin mbi dokument.

“ I takon BE-së ta gjejë mekanizmit ta bëjë statusin e kësaj marrëveshjeje ta bëjë ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kryeministri Kurti në konferencën me gazetarë, pas takimit në Ohër.

Tutje, kryeministri Kurti sqaroi se sa i përket aneksit të zbatimit marrëveshjes do të publikohet në ueb faqen e BE-së.

"Angazhohem për të gjithë dhe u shërbej të gjithëve. Ekziston një paragraf për vetmenaxhimin për pakicën serbe në Kosovë e ne udhëhiqemi prej standardeve më të larta që të mos ketë asnjë diskriminim në vend", deklaroi mes tjerash kryeministri Kurti.

E sa  përket për të kaluarën, kryeministri Kurti theksoi se të gjithë ata që kanë pësuar dëme, qoftë fizike psikike e materiale nuk mund t’i anashkalojmë në shoqërinë tonë e t’i lëmë në mëshirë të fatit.

Edhe sot edhe më 27 shkurt kam qenë i gatshëm të nënshkruaj, ndërsa pala serbe i është  shmangur nënshkrimit të marrëveshjes.

“Si lider nuk i iki përgjegjësisë”, theksoi kryeministri Kurti.

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama : Shpresoj që të mos jetë një tjeter mashtrim ballkanik

 


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas negociatave në Ohër të Maqedonisë së Veriut, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai përmes një postimi në Twitter, shprehet se pati një marrëveshje, por nuk kishte nënshkrim.

Po ashtu Rama shpreson që kjo të mos jetë sipas tij, një tjetër mashtrim ballkanik.

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit”, ka shkruar Rama në Twitter.

Tutje Rama uron protagonistët dhe uron që marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të pakthyeshëm për marrëdhënien mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e panënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian”, shkruan ai.

Kryeministri Albin Kurti : Serbia iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes në Bruksel e Ohër

 


Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai, në një postim në Twitter, tha se në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe se treguan mirëbesim gjatë takimeve.

“Ne kemi ardhur në Ohër me qëllime të mira dhe kemi treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme. Falënderoj përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për angazhimin e tyre të palëkundur, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen e tyre të ngrohtë”, ka shkruar Kurti.

Kryeministri Kurti thotë se tani i takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme.

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Serbia nuk mund të nënshkruajë marrëveshje ndërkombëtare me Kosovën

 


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk e ka nënshkruar aneksin për zbatimin e Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve me Kosovën, “sepse Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova nuk është” prandaj, sipas tij, nuk mund të arrihet një marrëveshje juridike ndërkombëtare.

Ai ka folur para popullit më 19 mars, duke diskutuar për takimin që ka zhvilluar në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, një ditë më parë, nën ndërmjetësim të negociatorëve evropianë.

I pranishëm në Ohër ka qenë edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili, po ashtu, i ka komentuar si pozitive zhvillimet e së shtunës.

“Askush nuk mund t'ia imponojë Serbisë obligimin për të njohur Kosovën. Serbia mund të punojë në zbatim, deri te vijat e kuqe”, ka thënë ai.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përshëndetur dakordimin për Aneksin e implementimit të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur të shtunën në Ohër.

 



“Përshëndes arritjen në Ohër të Maqedonisë së Veriut të dakordësimit publik mes Kosovës dhe Serbisë dhe angazhimit për të zbatuar marrëveshjen bazë dhe të aneksit përkatës”.

Ky dakordësim, sipas presidentit Begaj, është një garanci më shumë për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e rajonit në Bashkimin Evropian.

“Besimplotë se garantët e këtij dakordësimi do ta bëjnë atë të detyrueshme e të zbatueshme nga palët. Falenderoj Bashkimin Evropian për ndërmjetësimin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e fuqishme”, ka shkruar Begaj në Facebook

Kosova dhe Serbia u pajtuan më 18 mars, në Ohër, që të fillojnë zbatimin e Marrëveshjes për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...