2023-03-21

Amerika po e dëshmon mbështetjen e fuqishme përkrah Kosovës

 


Amerika po e dëshmon mbështetjen e fuqishme përkrah Kosovës
Amerika po e dëshmon mbështetjen e fuqishme përkrah Kosovës

Rexhep Shahu


Nuk kemi fuqi për luftë, askush nuk del në luftë, nuk kemi fuqi as për paqe pa amerikanët e miqtë ndërkombëtarë. Ata që japin këshilla se duhet ti bëjmë vetë punët dhe vlerësojnë faktorin e brendshëm me shume se faktorin e jashtëm amerikan, shihen në lluma uji dhe pëlqejnë vetën. As kemi mundë as mundim ta çlirojmë Kosovën e ta fitojmë lirinë e pavarësinë e ta mbrojmë sot Kosovën kurrë pa amerikanët. 80 vjet nuk e kemi fitue e sot që i ikin luftës me shume se kurrë nuk do ta fitonim as për 180 vjet.

-Do ta nisja kështu një paraqitje të asaj që ndodhi në Oher: Vuçiqi gradualisht ka mbete në rrethim nga presioni ndërkombëtar. Albin Kurti që mohonte e kundërshtonte gjithçka,duke e vra Albinin e dikurshëm refuzues, arriti të pranojë këshillat e miqve amerikane dhe evropiane që kanë bërë për Kosovën me shume se gjithë qortuesit e Kurtit bashkë. Kurti dhe Kosova u bindën se duhet paguar edhe diçka tjetër, duhet paguar për më shumë siguri për serbët e mbetur në Kosovë në këmbim të paqes e normalizimit të jetës. Kosova nuk është më e Serbisë, është e shqiptarëve falë së pari amerikanëve e vendeve të NATO-s dhe luftës së UÇK e gjakut të gjithë shqiptarëve. Bisedimet që bëhen e zvarriten nuk kanë diskutuar asnjëherë lirinë e pavarësinë por veç siguri e garanci për serbët sidomos pas trimërisë se sponsorizuar të shqiptareve të 2004. Dhe mendoj duhet ta them për gjithë qortuesit e përkrahësit e Kurtit, se asnjë njeri i gjallë nuk do të bënte ndryshe sa bëri kohët e fundit Albin Kurti në arritjen e marrëveshjes e pranim e planit franko gjerman.


r

Askush nga qortuesit e Kurtit nuk mori pushkën të shkonte ta mundte Serbinë, askush që qorton Amerikën nuk ka bërë e nuk mundet të bëjë për Kosovën sa ka bërë Amerika. Askush që qorton Amerikën dhe i dikton asaj se çfarë duhet të bëjë nuk ka kontribut sa amerikanët për Kosovën. Asnjë falsifikues që qorton gjërat që po ndodhin nuk ka tagrin moral të japë këshilla sepse nuk i jemi gjet Kosovës kur i jemi dashtë dhe sot luftojmë me fjalë për Kosovën nga tastiera e telefonave celularë. Nuk kemi fuqi për luftë, askush nuk del në luftë, nuk kemi fuqi as për paqe pa amerikanët e miqtë ndërkombëtarë. Ata që japin këshilla se duhet ti bëjmë vetë punët dhe vlerësojnë faktorin e brendshëm me shume se faktorin e jashtëm amerikan, shihen në lluma uji dhe pëlqejnë vetën.

As kemi mundë as mundim ta çlirojmë Kosovën e ta fitojmë lirinë e pavarësinë e ta mbrojmë sot Kosovën kurrë pa amerikanët. 80 vjet nuk e kemi fitue e sot që i ikin luftës me shume se kurrë nuk do ta fitonim as për 180 vjet. Ata që bëjnë trimin dhe dalim partizane nëpër televizione e Facebook nuk ia kanë vu gjoksin luftës në kohën e Luftës dhe nuk kanë kapë pushkë me forcë aq sa Albini. Njerëzit përditë e më shumë po lodhen me tallava bisedimesh dhe duan të jetojnë, nuk kanë pritje të luftojnë as me fjalë si analist at nëpër televizione.

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

 



Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia Sekretari i shtetit në Minsitri të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia refuzoi ofertën bujare për një asociacion të hartuar dhe propozuar nga ai. Staroviq ka thënë se “Asociacioni është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”. “Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët.
 Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar Staroviq në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës. 




 Kurti në një postim në “Twitter” ka reaguar, duke thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars 2023, ai refuzoi “edhe propozimin e bërë për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”. “Pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt  2023 dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti



Xhafer Tahiri - LDK - konferenca Foto: KOHA Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se në raportin e djeshëm të Departamenti Amerikan i Shtetit konstatohet korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti. Ai ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin siç ka potencuar, vërtetohet korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. “Institucionet amerikane në raportin e tyre vjetor për gjendjen për të drejtat e njeriut në Kosovë, raportuan dje se gjendja kronike e korrupsionit në Kosovë ende po vazhdon. Me këtë qeveri, nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e korrupsionit. Ky raport ka dy gjetje tepër të rëndësishme për sa i takon gjendjes në lidhje me korrupsionin dhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Raporti i DASH-it konstaton se ka korrupsion serioz në institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, raporti konstaton se ka mungesë të ndëshkueshmërisë për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. Le të mos harrojmë se premtimi kryesor i kësaj qeverie ka qenë zhbërja e korrupsionit në institucionet e Kosovës, megjithatë, raporti i miqve amerikan vërteton një gjendje të kundërt nga ky premtim. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, mikut të pushtetarëve të LVV-së të cilin të gjithë e mbrojtën, ku mediat raportuan për lidhje serioze korruptive vërteton gjendjen që ka konstatuar Departamenti i Shtetit për Kosovën. Kjo gjendje me korrupsion që po e gërryen shoqërinë tonë është alarmuese”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, në raport alarmante është edhe dhuna në familje dhe ndaj grave. Tahiri ka shtuar se qeveria në këtë aspekt ka dështuar të adresojë këtë problematikë dhe të ofrojë mbrojtjen e duhur ndaj grave. “Ne si LDK bashkë me qytetarët e Kosovës kërkojmë llogaridhënie nga kryeministri i cili ka 15 vjet që ka ndërtuar një narrativë të rrejshme duke mashtruar në emër të luftës kundër korrupsionit. Një e gjetur tjetër e rëndësishme e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit është dhuna në baza gjinore, dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Duke e vlerësuar si një prej problemeve madhore të shoqërisë sonë. Rasti më flagrant është vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, e cila praktikisht u vra në duart e shtetit. Në këto dy vjet kemi pa rritje të numri të vrasjes së grave dhe po ashtu rritje të dhunës mbi baza gjinore. Qeveria ka dështuar të ofrojë mbrojtën e duhur mbi gratë dhe adresimin e këtij problemi që e ka shoqëria jonë”, ka përfunduar ai. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të hënën raportin vjetor për Kosovën, në mes tjerash aty si problematika janë përmendur korrupsioni serioz qeveritar dhe dhuna mbi bazën gjinore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç: Nuk bëhet fjalë për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe as për njohje nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në përfundim të takimit me ministrin italian Antonio Tajani ka ritheksuar se iu qëndron deklaratave të bera në Bruksel dhe Beograd kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, sipas tij, në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje”. “Të tjerat që kanë të bëjnë me marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, pa tensione, Serbia do t’i zbatojë, e nëse do t’i zbatojë dikush tjetër, ne do të shohim”, citohet të ketë thënë më tej Aleksandar Vuqiç.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dërguar në KAS ankimim për pranimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar i PD-së.

 


Ky është një skenar që ka shumë pak mundësi të ndodhë, pasi ishte vetë KAS që i dha të drejtë Alibeajt.

Një tjetër ankesë u depozitua në KAS para pak orësh, këtë radhë nga Alibeaj, i cili i kërkon që KQZ të mos regjistrojë koalicionin “Bashkë Fitojmë” të Berishës Metës dhe Dules.

https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2023/03/KA-PD_date-21.032023.pdf


Sipas tij, kolaicioni përmban referenca të PD-së, në një kohë që duhet të përfaqësohet vetëm nga Alibeaj. Relatori për këtë çështje u caktua Elvis Çefa, pas shortit të hedhur.



2023-03-20

Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri Kurti brenda më pak se tri javësh ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.


 

Për ta kundërshtuar marrëveshjen e arritur në Ohër është paralajmëruar protestë më 25 mars. Atë do ta organizojë Partia Socialdemokrate e cila ka qenë më e zëshmja kundër kësaj marrëveshjeje. PDK-ja e ka akuzuar kryeministrin për shkelje të parimeve, e LDK-ja ka thënë se Kurti mashtroi qytetarët e humbi një mundësi historike.

Dy partitë opozitare në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë kritikuar kryeministrin Kurti, për arritjen e pajtueshmërisë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për zbatimin e Marrëveshjes.

Lideri i Opozitës, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, tha se kryeministri Kurti brenda më pak se tri javësh ka pranuar gjithçka që kishte premtuar se nuk do të pranonte.

Krasniqi ka thënë se kjo marrëveshje nuk i arrin qëllimet që i ka shteti ynë.

Pasi doli nga SPAK ku ishte për të zbatuar masën e detyrimit me paraqitje Lideri i demokracisë shqiptare dhe Kryetari i PD-së Prof.Dr.Sali Berisha publikoi të tjera përgjime të dosjes “Toyota Yaris’

                          Kërko brenda në imazh                         Shkruan:  Flori Bruqi,PHD Ish-kryeministri dhe njëherësh kryetari i ...