Agjencioni floripress.blogspot.com

2023/03/21

Daniel Serweri këshillon Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin






Daniel Server këshillon  kryeministrin e Kosovës,zt.Albin Kurtin të vazhdojë të hartojë draft-statutin për Asociacionin Analisti amerikan dhe eksperti për Ballkan, Daniel Serwer, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Twitter, ku ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës. Serweri i ka sugjeruar Kurtit që të vazhdojë para dhe gjithsesi ta hartojë draft-statutin për Asociacionin. “Të bësh personin tjetër t’ju kërkojë të hartoni diçka që i shërben interesave të tij mund të jetë një teknikë e mirë negociuese, por nuk është befasi që Vuçiqi refuzoi. Unë do të sugjeroja të vazhdohet para e të hartohet gjithsesi”, ka shkruar Serwer. Kurti në një postim në “Twitter” ka reaguar, duke thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars, ai refuzoi “edhe propozimin e bërë për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë,shton Daniel  Server ”.

Nuk do të ketë minishtet serb në Kosovë !

 



Mos e frikësoni popullin, s’ka e as nuk do të ketë  minishtet serb në Kosovë !

Akademik Prof.dr. Mehdi Hyseni,PHD AAAS


  •  

 Politika jorealiste është si vera e tharë pa shi !

Ta dëgjojmë vëmendshëm se çfarë po thotë Uashingtoni zyrtar, jo çka po dezinformojnë  eksponentët e tablloideve  hibride vuçiqiane dhe putiniste në Ballkan, dikush thumbit, tejtri patkoit, me qëllim të ushtrimit të strtegjisë së frikësimit  dhe të çorientimit të kursit politik  të shtetit të të pavarur dhe sovran të Kosovës.  Ndaj, të gjithë ata që nuk janë dijeni, duhet ta kenë parasysh faktin se refuzimi i Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, do të thotë luftë të re në Kosovë; do të thotë shtytjen e Amerikës, të NATO-s dhe të BE-së në luftë me Rusinën dhe me aleatët e saj në Kosovë.

Mirëpo, këtë opsion të konfrontimit luftarak mes fuiqve të mëdha botërore, nuk duhet pranuar as Kosova e as Serbia, sepse do të ishte falimentimi total i tyre. Një luiftë tillë të tretë botërore e duan vetëm armiqtë  e paqesë, të lirisë dhe të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, si dhe të gjithë Ballkanit.

 Amerika dhe BE-ja kanë pranuar  Marrëveshjen Frëngo-Gjermane Paqësore, por jo kurrfarë shteti të Zajednicës serbe në Kosovë !

Prandaj, nuk duhet të vetëviktimizohemi dhe të helmohemi me dezinformacione “fake news” të industrive të ndryshme agjenturore, që po veprojnë në përhapjen e propagandës subversive për të provokuar inncidente dhe konflikte në Kosovë dhe në Serbi kundër Planit Frëngo-Gjerman paqësor, të  pranuar nga  presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, më 27 shkurt 2023 në Bruksel.

Fundja, Serbia i “peshon” punët e saj, se cili ishte motive i pranimit të Planit Paqësor ‘Macron-Sholc “, por, ne duhet të jemi syçelët dhe të vetëdijshëm se pa Amerikën jemi të vdekur politikisht, edhe pse gjatë epokave dhe shekujve të historisë së derisotme kemi zhvilluar shumë luftëra, beteja dhe kryengritje për mbrojtjen e identitetit kombëtar, shtetëror dhe atdhetar. Mirëpo,  edhe pse derdhëm lumenj, dete e oqeane gjaku, deri më i7 shkurt 2008, Kosovën asnjëherë nuk qemë në gjendje ta bënim të pavarur dhe sovrane. Këtë e bëri Amerika me NATO-n dhe me UÇK-në.

Prandaj, ne shqiptarët e Kosovës, nuk kemi të drejtë moroale, as ligjore, as kushtetuese, as evropiane e as ndërkombëtare, që të konfrontohemi me Amerikën zyrtare, edhe kur është fjala për zbatimin e ligjshëm të Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, të cilën në parim e pranuan presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më 27 shkurt në Bruksel në praninë e ndërmjetësve të BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.

   Me teori konspirative, komploti dhe diskredituese nuk zgjidhen problemt politike

 Paragjykimet, frika, paniku, kritikat subjektive me bagazh vulgar, klanor, mëhallor, krahinarist, ideologjik, politik dhe partiak, nuk prodhojnë fryte pozitive, pragmatike dhe realiste për mbrojtjen e interesit të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror, por huti, konfuzion, dështim, vetëmashtrim, zhgënjim, anarki dhe përçarje totale si brenda, ashtu edhe jashtë kufijve natyralë të Shqipërisë Etnike.

Sepse  as sot, as nesër e as kurrë nuk ka për të ndodhur që pakica serbe ( 4%) të krijojë  ndonjë “Republika Srpska të Bosnjës” në Kosovë,  duke u bazuar në zbatimin e Marrëveshjes së Themelimit të Bshkësisë së Komunave Serbe, sepse kjo ka të bëjë vetëm me respektimin e të drejtave dhe lirive minoritare sipas ligjeve të brendshme, Kushtetutës, Planit të Marti Ahtisarit, të konventave evropiane dhe të atyre ndërkombëtare  të miratuara nga OKB-ja (rezoluta, konventa, marrëveshje, deklarata dhe protokolle), sipas të cilave asnjë minoritet në botë nuk gëzon të drejtën e vetëvendosjes për formimin e ndonjë shteti të tyre brenda një shteti të pavarur dhe sovran siç rasti konkret i Republikës së Kosovës,  e cila, duke u bazuar në të drejtën  e vetëvendosjes dhe në të drejtën legjitime dhe legale kombëtare dhe ndërkombëtare nuk do ta lejojë minoritetin serb,  ( i cili duke u thirrur në emër të “trashigimisë kulturore, gjuhësore dhe religjioze”…etj.), që të  formojë kurrfarë entiteti shtetëror  serb (“mala Rusia”).

   Formimin e “Zajednicës serbe” e kanë pranuar  Ahtisari, Hashimi, Isa, Kushtetuta  dhe Kuvendi i Kosovës, si dhe Bashkimi Evropian (BE) sipas konventave të tij, ashtu edhe OKB-ja dhe Amerika

Kjo tanimë është fakt i kryer. Kot “vajtojmë”, “mallkojmë” dhe “ofendojmë” njëri-tjetrin, por, tani është momenti që të ballafaqohemi me realitetin politik, dhe të gjithë së bashku pozitë e opozitë, si dhe masmediat shqiptare, ta pohojmë dhe ta mbrojmë atë që është e arsyeshme, e ligjshme dhe e pranueshme për arritjen e kompromisin politik paqësor  të Kosovës dhe Serbisë në kuadrin e procesit të Brukselit (2011-2023).

 Me gjithë skepticizmin dhe me frikën se gjoja  pranimi i Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë (27 shkurt 2023) nga ana e kryeministrit Albin Kurti, parashikon formimin e ndonjë “minishteti minoritar serb” në Kosovë, duke u bazuar në Marrëveshjen paraprake të dakorduar më 2015, të nënshkruar nga ish-kryeministri Isa Mustafa, të miratuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, si dhe të Ratifikuar nga “83 deputet” të Kuvendit të Kosovës me ç’rast juridikisht ka fituar  të drejtën e legjitimitetit të së drejtës ndërkombëtare, që të zbatohet në terren si e tillë.

  Këtë Marrëveshje e përligj edhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare Evropiane, e miratuar në Srasburg, ( 10 XI. 1995, hyrë në fuqi tri vite më vonë (1.II.1998). Mirëpo,  sipas Nenit  21 të kësaj Konvente, serbët nuk guxojnë as të imagjinojnë krijimin e ndonjë “ngrehine shtetërore” serbe në Kosovë,  sepse do të ishte shkelje flagrante,  direkte dhe indirekte  e “parimeve themelore  të së drejtës ndërkombëtare, veçanërisht të drejtës sovrane,  të barazisë, të integritetit territorial dhe të pavarësisë politike të shteteve.”(Neni 21).

Kjo Konventë e Këshillit të Evropës është  e detyrueshme për të gjitha shtetet anëtare të BE-së (27 sosh), si dhe për të gjitha ato shtete, që pretendojnë të aderojnë në të (sot apo nesër). Pra, Serbia nuk ka asnjë gjasë që të cenojë këtë Konventë, (duke e shtytur minoritetin serb në Kosovë për të provokuar  me shpalljen e ndonjë “republika srpska” si ajo e Bosnjës, sepse do të ndëshkohej rëndë për një vepër të tillë penale ndërkombëtare, jo vetëm nga BE-ja, por edhe nga Amerika, edhe nga  OKB-ja, edhe nga NATO-ja.

Zbatimi i kësaj Konvente është i detyrueshëm për të të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, si dhe shtetet e tjera nënshkruese të saj. Mirëpo, kjo nuk duhet kuptuar dhe keqinterpretuar  nga zbatuesit e saj, se me mbrojtjen e të drejtave të pakicave nënkuptohet njohja e së drejtës së autonomisë së tyre politike, juridike , kushtetuese, kombëtare dhe ndërkombëtare, që de fakto dhe de jure, do të thoshte njohjen e së drejtës së vetëvendosjes   së pakciave mbi integritetin territorial dhe sovranitetin nacional të shtetit të Kosovës.

Pra, në këtë rast konkret, sado që të ketë të drejta (në ekonomi, në politikë, në religjion dhe në trashëgiminë kulturore etj.) “Srpska zajednica” në Kosovë nuk mund të ketë kompetenca ekzekutive as politike e as jurdike  e kushtetuese kombëtare e as ndërkombëtare, që të barazohet me shtetin e pavarur dhe sovran të  Kosovës. Me një fjalë, minoriteti serb me 4%, por jo vetëm ky, por asnjë minoritet etnik a kombëtar në botë nuk ka të drejtë që të formojë “shtet në shtet”, ashtu siç po krrokasin laraskat e harlisura të kolonializimit gjenocidal dhe imperialist serb në Ballkan.

Këtë analizë do e përmbyllja me këtë thënie të vlefshme  të nobelistit Alebert Einstein : “ Try to understand everyone, scorn no one. Don’t believe anything blindly.” !

Ne e duam paqen, të vërtetën, drejtësinë, lirinë, demokracinë, pluralizmin dhe integritetin rajonal dhe evropian sipas standardeve dhe vlerave të BE-së dhe të Amerkiës. Kështu, do ta ruajmë dhe mbrojmë bashkëpunimin, qëndrueshmërinë, paqaen dhe sigurinë në dimensione ndërkombëtare, sepse gënjeshtrat, mashtrimet, spekulimet, dezinformimet fundnamentaliste dhe ultranacionaliste e vrasin të vërtetën, drejtësinë, lirinë dhe paqen e gjithë njerëzimit.Duam paqe, jo luftë me Serbinë fqinje, e cila tani e ka shansin historik që me pranimin e Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, të dëshmojë para BE-së, para NATO-s dhe para Amerikës, se  diskrusi i objektivave të saj politike  është në përputhje me  parimet dhe me vlerat demokratike të Evropës Perëndimore dhe të Amerikës. Ndryshe, ekziston rreziku që të mbetet një koloni vazale e Rusisë së Vladimir Putinit, jashtë  “Ballkanit Perëndimor”, përkatësisht jashtë Evropës Perëndimore. Kjo do të ishte fatale për Serbinë.

Amerika po e dëshmon mbështetjen e fuqishme përkrah Kosovës

 


Amerika po e dëshmon mbështetjen e fuqishme përkrah Kosovës
Amerika po e dëshmon mbështetjen e fuqishme përkrah Kosovës

Rexhep Shahu


Nuk kemi fuqi për luftë, askush nuk del në luftë, nuk kemi fuqi as për paqe pa amerikanët e miqtë ndërkombëtarë. Ata që japin këshilla se duhet ti bëjmë vetë punët dhe vlerësojnë faktorin e brendshëm me shume se faktorin e jashtëm amerikan, shihen në lluma uji dhe pëlqejnë vetën. As kemi mundë as mundim ta çlirojmë Kosovën e ta fitojmë lirinë e pavarësinë e ta mbrojmë sot Kosovën kurrë pa amerikanët. 80 vjet nuk e kemi fitue e sot që i ikin luftës me shume se kurrë nuk do ta fitonim as për 180 vjet.

-Do ta nisja kështu një paraqitje të asaj që ndodhi në Oher: Vuçiqi gradualisht ka mbete në rrethim nga presioni ndërkombëtar. Albin Kurti që mohonte e kundërshtonte gjithçka,duke e vra Albinin e dikurshëm refuzues, arriti të pranojë këshillat e miqve amerikane dhe evropiane që kanë bërë për Kosovën me shume se gjithë qortuesit e Kurtit bashkë. Kurti dhe Kosova u bindën se duhet paguar edhe diçka tjetër, duhet paguar për më shumë siguri për serbët e mbetur në Kosovë në këmbim të paqes e normalizimit të jetës. Kosova nuk është më e Serbisë, është e shqiptarëve falë së pari amerikanëve e vendeve të NATO-s dhe luftës së UÇK e gjakut të gjithë shqiptarëve. Bisedimet që bëhen e zvarriten nuk kanë diskutuar asnjëherë lirinë e pavarësinë por veç siguri e garanci për serbët sidomos pas trimërisë se sponsorizuar të shqiptareve të 2004. Dhe mendoj duhet ta them për gjithë qortuesit e përkrahësit e Kurtit, se asnjë njeri i gjallë nuk do të bënte ndryshe sa bëri kohët e fundit Albin Kurti në arritjen e marrëveshjes e pranim e planit franko gjerman.


r

Askush nga qortuesit e Kurtit nuk mori pushkën të shkonte ta mundte Serbinë, askush që qorton Amerikën nuk ka bërë e nuk mundet të bëjë për Kosovën sa ka bërë Amerika. Askush që qorton Amerikën dhe i dikton asaj se çfarë duhet të bëjë nuk ka kontribut sa amerikanët për Kosovën. Asnjë falsifikues që qorton gjërat që po ndodhin nuk ka tagrin moral të japë këshilla sepse nuk i jemi gjet Kosovës kur i jemi dashtë dhe sot luftojmë me fjalë për Kosovën nga tastiera e telefonave celularë. Nuk kemi fuqi për luftë, askush nuk del në luftë, nuk kemi fuqi as për paqe pa amerikanët e miqtë ndërkombëtarë. Ata që japin këshilla se duhet ti bëjmë vetë punët dhe vlerësojnë faktorin e brendshëm me shume se faktorin e jashtëm amerikan, shihen në lluma uji dhe pëlqejnë vetën.

As kemi mundë as mundim ta çlirojmë Kosovën e ta fitojmë lirinë e pavarësinë e ta mbrojmë sot Kosovën kurrë pa amerikanët. 80 vjet nuk e kemi fitue e sot që i ikin luftës me shume se kurrë nuk do ta fitonim as për 180 vjet. Ata që bëjnë trimin dhe dalim partizane nëpër televizione e Facebook nuk ia kanë vu gjoksin luftës në kohën e Luftës dhe nuk kanë kapë pushkë me forcë aq sa Albini. Njerëzit përditë e më shumë po lodhen me tallava bisedimesh dhe duan të jetojnë, nuk kanë pritje të luftojnë as me fjalë si analist at nëpër televizione.

Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia

 



Pasi Kurti tha se Vuçiqi ia refuzoi ofertën bujare për asociacion, vjen reagimi nga Serbia Sekretari i shtetit në Minsitri të Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ia refuzoi ofertën bujare për një asociacion të hartuar dhe propozuar nga ai. Staroviq ka thënë se “Asociacioni është përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013”. “Kur përpiqeni të jeni të zgjuar, por vetëm konfirmoni arrogancën tuaj. AKS-ja është e përcaktuar me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të cilën #Kosova* e nënshkroi dhe e ratifikoi. Kurti, duke ofruar të cilësojë si një akt bujarie, po tallet me dialogun dhe po i ofendon serbët.
 Marrëveshjet e mëparshme përcaktojnë qartë se kush do ta hartojë statutin e AKS-së dhe definitivisht nuk është Kurti, por vetë serbët vendas”, ka shkruar Staroviq në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka refuzuar ofertën që ia ka bërë “për vetëmenaxhim të serbëve të Kosovës”, në një asociacion që do ta hartonte dhe propozonte vetë kryeministri i Kosovës. 




 Kurti në një postim në “Twitter” ka reaguar, duke thënë se Vuçiqi pasi refuzoi të nënshkruante Marrëveshjen bazë më 27 shkurt dhe aneksin e implementimit më 18 mars 2023, ai refuzoi “edhe propozimin e bërë për vetëmenaxhim të serbëve në Kosovë”. “Pas refuzimit që të nënshkruante Marrëveshjen më 27 shkurt  2023 dhe para se të refuzonte të nënshkruante sërish më 18 mars aneksin, presidenti i Serbisë refuzoi edhe ofertën time bujare për vetëmenaxhimin e serbëve të Kosovës, në një asociacion që unë do të hartoja dhe propozoja. A është ai Dr. No apo Z. Nyet? E dimë që ai nuk është mjek”, ka shkruar Kurti.

DASH-i konstaton korrupsion serioz në Qeverinë Kurti



Xhafer Tahiri - LDK - konferenca Foto: KOHA Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka thënë se në raportin e djeshëm të Departamenti Amerikan i Shtetit konstatohet korrupsioni serioz në Qeverinë Kurti. Ai ka përmendur rastin e ambasadorit Martin Berishaj, për të cilin siç ka potencuar, vërtetohet korrupsioni qeveritar dhe pandëshkueshmëria për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. “Institucionet amerikane në raportin e tyre vjetor për gjendjen për të drejtat e njeriut në Kosovë, raportuan dje se gjendja kronike e korrupsionit në Kosovë ende po vazhdon. Me këtë qeveri, nuk ka ndryshuar asgjë në fushën e korrupsionit. Ky raport ka dy gjetje tepër të rëndësishme për sa i takon gjendjes në lidhje me korrupsionin dhe dhunën në familje dhe dhunën ndaj grave. Raporti i DASH-it konstaton se ka korrupsion serioz në institucionet qeveritare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, raporti konstaton se ka mungesë të ndëshkueshmërisë për të korruptuarit brenda institucioneve qeveritare. Le të mos harrojmë se premtimi kryesor i kësaj qeverie ka qenë zhbërja e korrupsionit në institucionet e Kosovës, megjithatë, raporti i miqve amerikan vërteton një gjendje të kundërt nga ky premtim. Rasti i ambasadorit Martin Berishaj, mikut të pushtetarëve të LVV-së të cilin të gjithë e mbrojtën, ku mediat raportuan për lidhje serioze korruptive vërteton gjendjen që ka konstatuar Departamenti i Shtetit për Kosovën. Kjo gjendje me korrupsion që po e gërryen shoqërinë tonë është alarmuese”, ka thënë Tahiri. Sipas tij, në raport alarmante është edhe dhuna në familje dhe ndaj grave. Tahiri ka shtuar se qeveria në këtë aspekt ka dështuar të adresojë këtë problematikë dhe të ofrojë mbrojtjen e duhur ndaj grave. “Ne si LDK bashkë me qytetarët e Kosovës kërkojmë llogaridhënie nga kryeministri i cili ka 15 vjet që ka ndërtuar një narrativë të rrejshme duke mashtruar në emër të luftës kundër korrupsionit. Një e gjetur tjetër e rëndësishme e raportit të Departamentit amerikan të Shtetit është dhuna në baza gjinore, dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave. Duke e vlerësuar si një prej problemeve madhore të shoqërisë sonë. Rasti më flagrant është vrasja e gruas shtatzënë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare, e cila praktikisht u vra në duart e shtetit. Në këto dy vjet kemi pa rritje të numri të vrasjes së grave dhe po ashtu rritje të dhunës mbi baza gjinore. Qeveria ka dështuar të ofrojë mbrojtën e duhur mbi gratë dhe adresimin e këtij problemi që e ka shoqëria jonë”, ka përfunduar ai. Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar të hënën raportin vjetor për Kosovën, në mes tjerash aty si problematika janë përmendur korrupsioni serioz qeveritar dhe dhuna mbi bazën gjinore.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç: Nuk bëhet fjalë për anëtarësim të Kosovës në OKB dhe as për njohje nga Serbia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në përfundim të takimit me ministrin italian Antonio Tajani ka ritheksuar se iu qëndron deklaratave të bera në Bruksel dhe Beograd kur bëhet fjalë për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Megjithatë, sipas tij, në marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk bëhet fjalë për anëtarësim në OKB dhe as për njohje”. “Të tjerat që kanë të bëjnë me marrëdhënie normale mes serbëve dhe shqiptarëve, pa tensione, Serbia do t’i zbatojë, e nëse do t’i zbatojë dikush tjetër, ne do të shohim”, citohet të ketë thënë më tej Aleksandar Vuqiç.

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar

Web faqja “Zemra shqiptare.net” është një blog antishqiptar që editohet nga njëfarë ekstremisti dhe terroristi antishqiptar nga Shkodra, m...