2023-03-23

Pasi e shau Profesor dr. Kujtim Shala, gazetari Gëzim Mekuli ka frikë se Albin Kurtin mund ta vrasin e aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi pastaj të shkruajë elegji vajtuese

 


Gëzim Mekuli

Pasi e shau Kujtim Shala, Gëzim Mekuli ka frikë se Kurtin mund ta vrasin

Bazuar në këtë sharje, Mekuli prtendon se kryeministrin edhe mund ta vrasin.

“... kryeministrin e parë të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e “shanë”, sot na e quajtën edhe “tradhtar”, e nesër, mos ardhtë ajo ditë, kam frikë se do ta... (të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)." - ka shkruar gazetari që përkrah VV-në.Ai ka krahasuar Albin Kurtin edhe me Hasan Prishtinën.

Sipas tij, pas vrasjes elegji vajtuese mund t'i shkruante Çun Lajçi.

Statusi i plotë:

“Phuu të q****a tradhtarin e nanës”

"na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor!"

S'pari na e'shanë', pastaj na i thanë 'tradhëtorë' dhe në fund edhe e vranë. Kënd' e vranë, do të pyeste ajo/ai i painformuari e i palexuari? Hasan Prishtinën, dee!

Pse po e përzinë ti Hasan Prishtinën me Albin Kurtin, bre, do të pyesni ju, të dashur lexues të lexuar.

Po i përzijë këta t'dy sepse edhe Albinin, Kryeministrin e parë, të pakorruptuar, të lexuar, të rilindosur e të mbështjellë me petkun e humanizmit, dje na e "shanë", sot na e quajtën edhe "tradhëtar", e nesër, mos ardhtë kurrë ajo ditë, kam frikë se do t'a .... (Të më falni, nuk ma shkruajnë gishtat dot atë fjalë mbi tastaturë)

Të dashur lexues të lexuar,

Ndoshta, kjo klasë e dykëmbëshave të degjeneruar, këta banditë me karvata, të më falni përsëri, me kravata, që ditën në Kuvend na duken hajvana, e natën herë trullana e herë-herë kurvana, e që jo rastësisht, i detyruan të bëhen Deputet, do të donin që Albin Kurtin t'a shihnin në fatin e zi të Hasan Prishtinës, e Çun Lajqin ta bënin Gjergj Fishtë, duke shkru ky elegji vajtuese për Albin Kurtin:

"Nëno moj, mbaj zi për vllanë,

me tre plumba na i ranë,

na e vran´ e na e shanë,

na i thanë tradhëtor.!

Fjala, Fotografia dhe Kallashnikovi janë armë të rrezikshme, kujdes Deputet, Gazetarë e Analista, mos luani me to.

Akademik Hakif Bajrami - MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE: MARRËVESHJA E KATËRT JUGOSLLAVO TURKE TITO-KYPRILI PËR DEPORTIMIN E TË GJITHË SHQIPTARËVE NGA JUGOSLLAVIA NË TURQI SIPAS NENIT 2 TË KONVENTËS SË VITIT 1938

 

Akademik Hakif Bajrami - MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE

 
(SPLIT më 3 III 1953)
Diktatori Tito do ta nënshkruaj këtë Marrëveshje neofashiste pa e konsultuar fare parlamentin. E vërteta, Konventa e vitit 1938 nuk u ratifikua sepse reagoi opinioni shqiptar. Përndryshe, shtetet e Evropës e pelqenin çdo Pazar që do t` i largonte të gjithë shqiptarët MUSLIMAN nga Ballkani. Mbi këto qëndrime, qarqet Jugosllavo-Turke më 1947 filluan ta aktualizojnë çështjen e Konventës 11 korrikut 1938, duke i bërë përgatitjet, sidomos nga pala jugosllave me një dinakëri dhe qëllim pansllavist. Lidhur me këtë Titistët e dinin se në Turqinë kemajliste mbulesa e gruas ishte e ndaluar. Prandaj, do të fillojnë për ta evituar këtë pengesë, duke ua hequr femrave ferexhenë. Hapi vijues ishte krijimi i një popullsie SALDUESE, një kombësie që nuk ishte ndier se ekziston në viset shqiptare. Fjala është për krijimin e kombësisë turke. Dhe, më 1948 nuk do të arrijnë për t` i grumbulluar më shumë se 1914 turq, të cilët si thuhet në dokumentet e PKJ-ës u “konvertuan brenda 15 ditëve”. (KEF/1948/T+UDB-a).
Fillimi i punës së agjentëve antishqiptar për ta krijuar kombësinë turke në Jugosllavi 1949-1951
Misioni i Hulusi Kajnanit (1949/1953) ishte identik me atë të Jashar Nabiut më 1937/1938. Që të dy ishin agjent të sigurimit shtetëror, ekspert për nacionalitete joturke. Ata në epokat e tyre, dëshmojnë 86 dokumente sekrete, e kishin shndërruar qëndrimin në Beograd sikur të ishin në ndonjë lagje të Stambollit. Natyrisht, përkrah tyre NUK do të jetë jo tash Ilija Milikiqi (nga 1935-1939), por i tërë Shtabi i Aleksandër Rankoviqit (1950-1966). E në shtab ishin edhe: Krste Crvenkovski, Svetisllav Stefanoviq (i programuar për dhunë në Duakgjin), Vojkan Llukiq (i programuar për dhunë në Rrafshin e Kosovës dhe Maqedonisë deri te Prespa), Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukçeviq dhe Pavle Iviçeviq. Pas një javë punë, Krste Cervenkovski do të lidhet në Beograd me Mehmet Kyprilin (ambasador fuqiplotë i Republikës Turqisë në Beograd, për ndryshe vëllai i MPJ Fuad Kyprili). Në saje të punës intensive, ku me kërcënime, e ku me shantazhe dhe ofrim të funksioneve deri me regjistrimin e popullatës (1951) do të arrijnë për t`i rekrutuar jo më pak se 54 212 turqë, mjaftueshëm sa për ta filluar Musolini i kuq në Beograd, që ta ftojë për vizitë Fuat Kyprilin për ta lidhë Marrëveshjen Xhentelmene e quajtur “TITO-KYPRILI” Split 1953.
E kjo Marrëveshje e kishte një parathënie. Fjala është për vizitën ilegale të Koça Popoviqit, Krste Crvenkovskit dhe Ali Shukriut në Turqi më 1952. Këta, në një hotel në Stamboll biseduan dy ditë me Hulusi Kajnanin dhe dy nëpunës të lartë të Xhelal Bajarit. Dokumenti thekson se derisa Ali Shukriu “flente” në Hotel, duke e gjurmuar njëfarë Kurteshin, K. Popoviqi dhe K. Cervenkovski e hapën rrugën e pazarit që Konventa 1938, të “ratifikohet” në stilin “tet a tet” (Tito-Kyprili).
 
MARRËVESHJA e KATËRT JUGOSLLAVO TURKE
(mars 1953 e kishte këtë përmbajtje)
 
1.Nuk përmendet Konventa 1938, por nënkuptohet. Fjala është për popullsi të religjionit të njëjtë (me turq).

2. Nuk përkufizohet sasia (numri i emigrantëve) as koha e emigrimit publikisht. Limitet do të mbesin çështje e posaçme e Ministrive respektive.

3. Obligimet e dyanshme janë: procedurë e “lëvizjes lirë” të njerëzve në të dy drejtimet. Shqiptarët në Turqi do të shkojnë si turq të natyralizuar me kërkesa të domosdoshme konzullare.

4. Hekurudhat jugosllave do të mbesin në dispozicion të dyanshëm. Në kufirin me Bullgarinë do të krijohen lehtësira përmes kanaleve të dyanshme. Në kufirin me Greqinë çështja do të lëvizë pa pengesa. Aksioni të fillojë menjëherë*.
 
*(KEF/D. Tajna –Albanija 1949/1964; Mërgata shqiptare: Ëma e mërgatës/1953-1967).
Përfundim tragjik i këtij pazari për shqiptarë: Më 1951-1952 shpërngulën 37000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq (të konvertuar); Më 1953 shpërngulën 19300; Më 1954 shpërngulën 17500; Më 1955 shpërngulën 51000; Më 1956 shpërngulën 7710; Më 1957 shpërngulën 41300; Më 1958 shpërngulën 41300; Më 1959 shpërngulën 32000; Më 1960 shpërngulën 27880; Më 1961 shpërngulën 31600; Më 1962 shpërngulën 15940; Më 1963 shpërngulën 25720; Më 1964 shpërngulën 21530; Më 1965/6 shpërngulën 19821.Në shtëpitë dhe pronat e shqiptarëve u sollën 64 220 kolonë sllavë*. *(Shih Jedan elaborat za resavanje kolonialne politike na jugu/tajni dok/1965/6-KEF.)
 
SIPAS VLLADIMIR DEDIERIT NË ARKIVIN E TITOS ËSHTË GJETUR TËRË DOKUMENTACIONI I KONVENTAVE (28 XI 1933; 24 VI 1934; 11 korrik 1938 dhe ky referat special i përpiluar më 1939.

PROJEKTI PËR SHPËRNGULJËN E SHQIPTARËVE NGA VISET JUGORE NË TURQI, Beograd, mars 1939

I
Shpërngulja e popullsisë myslimane e theksuar në pikën një të nenit 1, të Konventës për shpërngulje donte bëhet nga trevat e numëruara nga neni 2 i Konventës, përkatësisht nga rrethet e Serbisë Jugore dhe Malit Zi .
II
Për të gjitha punët rreth zbatimit të Konventës për shpërnguljen e popullsisë myslimane, të themelohen institucione speciale ku do të përfshihen organet ushtarake dhe civile në kryerjen e detyrës së caktuar sipas nevojës, e që me kohë dhe shpejt do ta kanë ndihmën e kërkuar.
III
Këto institucione speciale do të jenë: 1. Komiteti qendror në Beograd, si organ suprem mbikëqyrës. 2.Inspektorrri suprem në Shkup si organ kryesor organizativ dhe ekzekutiv për shpërngulje. 3. Dy inspektorate lëvizëse, si organe ndihmëse për inspektoratin suprem në Shkup.
IV
Në Komitetin qendror në Beograd do të hyjnë përfaqësuesit e ministrive: Të Punëve të Brendshme; të Punëve të Jashtme; Ushtrisë dhe Marinës; Ministrisë së Financave dhe asaj të Bujqësisë. Përfaqësuesit dhe zëvendësit e tyre do t` i caktojnë ministrat kompetentë.
V
Komiteti qendror për shpërngulje është kompetent: 1. Të ndërmarrë të gjitha masat e duhura me qëllim të organizimit të shpërnguljes dhe të kujdeset për zbatimin e drejtë të Konventës si dhe t` i plotësojë të gjitha obligimet që dalin nga Konventa. 2. Të japi instruksione të obligueshme për punë rreth përgatitjes dhe kryerjes së shpërnguljes. 3. Që të zbatojë mbikëqyrjen e punës së inspektoratit Suprem dhe të inspektorëve të krahinave.
VI
Në krye të Inspektoratit Suprem në Shkup do të qëndrojë Inspektori Suprem, të cilin si përfaqësues i pushtetit mbretëror, do ta vendosë MPB, duke e caktuar në atë pozitë një nëpunës të lartë krahinor ministror, i cili është me përvojë dhe njohës i mirë i situatës në Serbinë Jugore. Atij, MPB do t` ia caktojë një numër të caktuar ndihmësish të rinjë.
Inspektorati Suprem në Shkup, do t` i caktojë si bashkëpunëtor nga një përfaqësues i Ministrisë së Ushtrisë dhe Marinës si dhe Ministrisë së Brendshme, sipas nevojës që do ta caktojë për punë të Inspektoratit Suprem në Shkup duke llogaritur edhe një numër nëpunësish profesional nga resorët tjera.
VII
Detyrat e Inspektoratit Suprem
1.Në bazë të autorizimeve më të gjëra, nga Qeveria Mbretërore dhe Komiteti Qendror për shpërngulje, të veprojë për realizimin e qëllimeve të Konventës. 2. Që në vendin përkatës të organizojë shpërnguljen sipas dispozitave të theksuara në Konventë, që do të thotë sipas Komitetit Qendror për shpërngulje në Serbinë Jugore. 3. Që si organ kolektiv t` i kryej të gjitha detyrat e shpërnguljes, si dhe punët e parapara me nenin 18 të Konventës së nënshkruar për shpërngulje. 4. Që të organizojë punën e inspektorëve lëvizës, duke iu dhënë të gjitha urdhëresat dhe udhëzimet për punën e tyre. 5. Të kryej të gjitha punët lidhur me shpërnguljen që ia jep për detyrë Komiteti Qendror për shpërngulje me seli në Beograd.
VIII
Në krye të inspektorateve lëvizëse, si organe ndihmëse të Inspektorit Suprem në Shkup janë instruktorët, të cilët së bashku me numrin e nevojshëm të personalit ndihmës, i përcakton MPB. Inspektorët drejtpërdrejt janë të varur nga Inspektorati Suprem, i cili do t` ua caktojë vendin dhe krahinën dhe do t` ua japë të gjitha udhëzimet dhe urdhëresat e nevojshme për punë.
IX

Detyrat e Inspektoratit për shpërngulje
1.Që sipas urdhëresave të udhëzimeve të Inspektoratit Suprem t` i kryejë të gjitha punët administrative dhe teknike në vend, që kanë të bëjnë me grumbullimin dhe rregullimin e të dhënave sistematike, klimatike dhe të tjera për personat, të cilët duhet të shpërngulën, t` i përpilojë regjistrat e duhur me qëllim të përpilimit të regjistrave te të shpërngulurve për t` i dërguar këta deri në stacionin më të afërm hekurudhor, së bashku me orenditë shtëpiake dhe gjësendet e tjera të lëvizshme. 2. Të organizojë të gjitha transportet e të shpërngulurve dhe gjerave të tyre të lëvizshme: bagëtive dhe gjërave tjera deri te stacioni hekurudhor. 3. Që në krahinën e tij të vendosë të shpërngulurit në vagonët e caktuar. 4. Që të kujdeset për transportin e rregullt dhe të shpejtë nëpër territorin e tyre dhe në përgjithësi të organizojë dhe kryej të gjitha shërbimet e transportit te të shpërngulurve. 5. Që për çdo familje të shpërngulur të sigurojë të dhëna të mundshme sesa familje bujqësore po shpërngulen, sa tokë kanë dhe shtëpi e ndërtesa ekonomike tjera i posedojnë. Të dhënat t` i shënojnë në regjistrat e saktë për t` ua dërguar organeve agrare më së largu në afatin prej 20 ditësh, nga fillimi i shpërnguljes. Për punën e mëtejme duhet të punohet në përputhje me nenin 6 të Konventës për shpërngulje. 6. T` i kryej të gjitha punët e tjera, të cilat i cakton Inspektorati Suprem me qellim të zbatimit të drejtë të dispozitave të Konventës për shpërngulje, si dhe dispozitave përkatëse të Ligjit për KOLONIZIM të interesuarve.
X
Për zbatimin e kësaj Konvente për shpërngulje dhe të gjitha veprimeve lidhur me te, të gjitha ministritë kompetente me kohë duhet t` i kryejnë punët e organizimit duke llogaritur të gjitha shërbimet dhe të sigurojnë sa më parë financat e nevojshme për ekstra (korrupsion të personave turq në nivele më të larta) dhe intra ( financa që duhet siguruar nga puna joprofitabile e doganave shtetërore) shërbime.
XI
Komiteti Qendror i caktuar për shpërngulje me seli në Beograd, me autorizimet e plota zyrtare të drejtojë aksionin e plotë për shpërngulje sipas dispozitave të Konventës për shpërngulje të popullsisë MUSLIMANE nga Serbia Jugore. Këtij Projekti të punës i kanë paraprirë disa mbledhje të zgjeruara dhe të ekspertëve, të organizuara nga inspektorët e MPB, sidomos zotërisë Kunoviq dhe MB, zotëri Magovçeviq. Mbledhje janë mbajtur edhe me ekspertë të MPJ. Në të gjitha takimet janë bërë përgatitjet për zbatimin e Konventës. Në mbledhjen e fundit jemi autorizuar ta përpilojmë këtë Projekt për ta dërguar në MPJ për punë të mëtejme. Edhe MPJ-ës ia kemi përgatitur një historik të gjithë kësaj çështje strategjike për interesat nacionale dhe shtetërore.”*
*(Dok. gjendet në AJ. Fondi 66, i përpiluar nga Petar A Kunoviq dhe Voja Magovqeviq në mars 1939).

PSE PO I BOTOI KATËR KONVENTA-PËR FAKTIN SE SHQIPTARËT DUHET TË MËSOJNË NGA KONVENTA E PESTË, SI PASOJË (1998/1999) ishte paraparë që në Kosovë mos të mbetet shqiptarë i gjallë, deri më 28 VI 1999.
Por, lufta e UÇK-ës dhe e NATOS, bënë që plani i masonerisë për një “Ballkan të krishterë” të dështojë, pikërisht më 10 qershor 1999, kur ushtria dhe policia Serbe me mercenarë nga shumë vende të Botës u detyrua të KAPITULLOJË në Kumanovë.
U kthehemi temës së pasojave të konventave
Në një dokument të MPJ të Jugosllavisë (1939) theksohet historiati i përpilimit të Konventës famëkeqe Jugosllavo-Turke më 11 korrik 1938, e cila në prag të Luftës Dytë Botërore, parashihte shfarosje totale të popullsisë FSHATARE shqiptare në Jugosllavi. Konventa ishte rezultat i konventave të mëparme në mes Turqisë dhe Greqisë (1923); Turqisë dhe Bullgarisë më 1937; Turqisë dhe Rumanisë (4 shtator 1938); nga udhëzimet e Këshillit të Antantës Ballkanike në shkurt 1938; Në kuvendin e Antantës Ballkanike, më 25-27 korrik 1938 MPJ i Turqisë Ruzhdi Aras, do të kërkojë popullsi nga ish viset e Perandorisë; Në MPJ të Jugosllavisë mbledhje mbaheshin në kontinuitet, për ta shfrytëzuar shansin e shekullit: më 6 mars, më 13 prill, më 30 maj, më 15-16 qershor 1938. Konventa Jugoslalvo-Turke u konstatua e kryer më 11 korrik 1938, duke u përafruar nga dy zyrtarë jugosllav ( M. R. dhe V. M) dhe zyrtari i Republikës Turqisë Hasan Saka dhe Dr C. Astrogan. Gjatë përpilimit të konventës ishin të pranishëm përfaqësuesi i Greqisë dhe një opservator nga Qeveria Greke. E vërteta, gjatë gjithë kohës sa u përgatit Konventa, Gjeneral Shtabi i Turqisë zhvillonte debate se prej kah duhet filluar LUFTA, për ta kthuer serish fuqinë turke në Ballkan. Ky debat zhvillohej në shembullin e majorit Beqir Grebene, që ishte kthyer në Shqipëri në fund të vitit 1913, krejt me program për t` i shpallë luftë Serbisë dhe Greqisë, dhe për ta kthyer shansin e një PRINCI mysliman, karshi qendrimit të papranuar në Trieshtë (mars 1913), se Shqipërisë i duhet në princ i krishterë evropian; përkatësisht përpjekjes së Kuvendit të Krujës (maj 1913), se Shqipërisë i duhet një princ Mysliman, ku fjalën kryesore e kishte Esat Pasha. E dështimi i dy kuvendeve dhe instalimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit në Shqipëri, do t` u jep fund pazareve, për një kohë, por jo që ta ndalë luftën e Esat Pashës kundër Ismail Qemailit. E vërteta, Beqir Grebene me planin e tij legal ( e kishte planin ilegal të xhonturqve) e kishte bindë edhe Hasan Prishtinën se ai po angazhohej që ta kthej Kosovën dhe Çamërinë nën sundimin e Qeverisë Vlorës. Bisedimet me konsullin bullgar në Vlorë (Pavllovin) e binden Ismail Qemalin të pranoi një aleancë të mundshme: Turqi-Bullgari-Shqipëri. Por këta politikanë nuk e kuptonin se Fuqitë Evropiane ishin të ndara në DY TABORRE kundërshtare: GJERMANIA, AUSTRO-HUNGARIA dhe ITALIA ishin boshti; Kurse Anglia, Franca dhe Rusia ishin Antanta. E shqiptarët u rreshtuan andej kah ishte Austro-Hungaria.
Deri me tash në historiografi ka mbretëruar mendimi 1918-1941, se: “Turqia kishte nevojë për popullsi”. E vërteta, ishte se Republika e Turqisë aspironte ta përsëritë historinë me një Beqir Grebene të Dytë, por jo të dënohet me vdekje nga evropianët (holandezët). E vërteta, Turqia e kishte të njohur mbarimin e kongreseve shqiptare në Trieshtë( ku dominuan të krishterët) dhe në Krujë me organizim të Esat Pashps, ku dominuan myslimanët. Po jo vetëm kaq, MPJ e Turqisë ishte në dijeni pse nga Gjenerali Trollamn u PENGUA Kongresi panëshqiptar i paraparë të mbahet në Elbasan më 5 mars 1916.
Të përfundojmë, se major Beqir Grebenea në fund të vitit 1913 dhe fillim 1914 e kishte shti në hasmëri me Evropën Ismail Qemalin, sepse KINSE provoi ta kthej pushtetin e Sulltanit në Shqipëri. Prapavija ishte aq perfide sa që Esat Pasha një kohë i ndejti pranë, sepse “paska ardhur ta çlirojë Kosovën dhe Çamërinë. Kuptohet se Beqir Grebene u nxu dhe sipas porosisë së atyre që ishin pro Prncit Krishter në maras 1913 në Trieshtë, u dënua me vdekje, duke ia kthyer burgimit e përjetshëm me 20 oficerë të tjerë xhonturq. Por tërë pazarin e prishi Lufta e Parë Botërore.
Më 1938, Jashar Nabiu ishte REGJISOR i Konventës 1938 për faktet se: Ahmet Zogu ishte shpallë Mbret i shqiptarëve pa e pyetur Ankaranë; për faktin se ishte martuar me një hungareze; për faktin se donte ta zhveshte nga popullsia shqiptare nën Jugosllavinë, e cila për çdo kohë mund t` i jepte PESË divizione. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore. E vërteta në këtë kohë (1938) Italia ishte në gatishmëri ta okupojë Shqipërinë që praktikisht konsiderohej e plagosur. Jo vetëm kaq, Italia u kishte premtuar disa komiteteve shqiptare se: “do t` i bashkojë të gjitha tokat shqiptare nën protektoratin e saj”. Pra, Konventa për shfarosjen unanime (neni 2 i konventës) e shqiptarëve deri më 1944 (neni 4 i konv.), konsideronte Shefqet Verlaci ishte jugoslavo-turk, por jo pa hisen e Antantës Ballkanike, e cila ideohej nga Franca si krijuese e Mbretërisë SKS (Jugosllave), për ta penguar dominimin e ndikimit gjerman në Ballkan. Edhe këtë Pazar e prishi Lufta e Dytë Botërore.
Konventa e KATËRTË (1953), ishte e ideuar nga agjenturat Perëndimore për ta ZHVESHË pushtetin e Enver Hoxhës nga GJASHTË DIVIZIONET që konsideronte se i ka në Kosovë dhe Maqedoni. Pra nuk ishte në esencë Enver Hoxha e as ideologjia sepse edhe Tito ishte komunist, por ishte fjala për shfarosje të një populli që ishte me shumicë absolute mysliman. E dikush do të thotë e pse Turqia ishte hisedar në këtë aksion, sepse fanatikët turq, mendonin se “Shqiptarët e kanë shkatërruar Perandorinë e tyre”, akuzë kjo që nuk ka asnjë të vërtetë. Ata nuk e kuptonin se kush është Evropë dhe rekonkuista e saj. Ideator i kësaj konvente xhentelmene (1953) ishte Hulusi KEJNANI, agjent i UDB-ës; MI6 dhe një shërbimi ndër më të fuqishmit në botë. Qendra e tyre ishte në Kretë, Nish dhe Gerum afër Trieshtës.
Historia tragjike shqiptare e shpërnguljes u përsëritë edhe në fund të shekullit. Në këtë kohë, Kosova ka pasë tradhtarë më shumë se kurdoherë më parë. Por kishte PATRIOTË me të guximshëm se sa në tërë historinë kombëtare së bashku, të ngjitur si mishi e thoni në UÇK, sepse e kreu punën së bashku me NATO-n.
Sot, jemi në shansë të shekullit për bashkim kombëtar. Mendoni, flisni dhe veproni e ta bëjmë Shqipërinë Etnike, ashtu si projektuan Rilindësit famëlartë.

Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 145 VJETORIT TË DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I PIROTIT)

 


Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - AAAS NewYork,Tiranë,Prishtinë,Shkup 

Akademik Hakif Bajrami-XHAKJA - ME RASTIN E 144 VJETORIT TË DËBIMIT TË SHQIPTARËVE NGA SHQIPËRIA E VJETËR (SANXHAKU I NISHIT DHE SANXHAKU I PIROTIT)
 
 Me rastin e 145vjetorit të dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria e Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Sanxhaku i Pirotit) më 1-28 dhjetor 1877, organizuar nga Shoqata për studimin e “Gjenocidit serbian për dy shekuj ndaj shqiptarëve”.
 
SHQIPTARËT AUTOKTON TË SANXHAQEVE TË NISHIT DHE PIROTIT SHNDËRROHEN NË MUHAXHERË-RREFUXHATË MË 1- 28 DHJETOR 1877
 
Sipas hulumtimeve që i kam bërë më 1978-1982, nga sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit, si pasojë e Marrëveshjes sekrete Wienë-Peterbur më 15 janar 1877, tërë popullsia e Shqipërisë Vjetër (Sanxhaku i Nishit dhe Shalqinit), e ku ishin edhe një pjesë të Kazave të: Gjilanit, Preshevës, Prishtinës  në madhësi popullore prej 346 286 personave u shndërruan në muhaxhirë për 28 ditë. Ishte kjo një tragjedi e paparë kombëtare. Në lidhje me këtë, në Kosovën Verilindore po thuaj se nuk ka lokalitet që nuk  e ka nga një emër nëpër male: “Kolibat e Muhaxhirëve”. Ishte kjo tragjedi shqiptare, të cilën e përgatitën në hollësi Gjeneral Franjo Aleksandrov Zah dhe Gjeneral Novosillov. Këta ushtarak, me urdhër të Vjenës dhe Peterburgut, punuan për dy vite në projektin e shekullit me moton: “Pastrojmë Evropën nga Osmanlinjtë dhe myslimanët”. Projekti më 15 janar 1877 mori emrin: “Synimi për t` iu afruar Serbia detit”.
Tragjedinë shqiptare  nga tërë arsenali i dokumenteve, me objektivitet e ka përshkruar Myderriz Faik FEFENDIA (I vjetri-HB), profesor në shkollën IDADIE në Arbanas afër Kurshumlisë. Myderriz Faik Efendia ndër të tjera shkruan se:’ për 28 ditë (1-28 dhjetor 1877) popullit shqiptar iu shkaktuan këto dëme nga fallanga sllave dhe mercenarët evropian-kryesisht në emër të Serbisë:
 
1.U shfarosën gjashtë qytete (Nishi, Prekupja, Kushumlia, Leskofci, Vraja, Piroti-Shalqoi) dhe 714 katunde. Të gjitha lokalitetet  mbetën të shkreta. Pra, emrat e katundeve nuk kishte kush për t` i treguar okupatorit serbian. Në lidhje me këtë, vetëm në maj 1879 filloi kolonizimi i familjeve të para malazeze në këto treva, sepse Serbia nuk kishte popull për kolonizim-sllavizim. Gjatë 28 ditëve solldateska serbiane nuk la institucion shqiptar, nuk la mejtep (shkolla), nuk la xhamia, nuk la varre pa i rrënuar. Sot, atje prania e shqiptarëve AUTOKTON, nepër ato vise nuk mundet të identifikohet, asgjë që ishte 99% shqiptare.
 
2. Gjatë fushatës tragjike 28 ditshe shqiptare (1-28 XII 1877),nëpër shtëpia janë masakruar nga granatimet dhe therjet me bajoneta (kacaturra) 26 287 persona. Rrugëve duke u arratisë u vranë ose u masakruan 34 854 persona. Nga të ftohtit e dhjetorit 1877, kufoma të ngrira janë gjetur përskaj rrugëve të mbuluara me borë 11 253 persona.  Prej tyre  në gjendje të ngrirë janë gjetur 28 11 fëmijë të moshave nga 6 muaj deri në 17 vjeç. Nga ky bilansim i tragjedisë shqiptare, rezulton se soldatët serbian dhe mercenarët evropian shkaktuar nga BLIC KRIGU i Franjo Zahut, 72 395 vrasje mizore të njerëzve, pa armë në dorë.
Sipas evidencës ekipit të medresantëve të Idadijës Arabanasit, hulumtuar nga Faik Efendia, me autorizim të Myderriz Ymer Prizrenit, nga 345 286 shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë 274 893 individë. Në librin që e botoi Shtëpia botuese “FAIK KONICA”: MURAT XHAKJA, Prishtinë 2020, f 480, është prezantuar sasai e varreve që i ka përgatitë ekipi i Faik Efendisë me MEDRESANTËT (nxënësit) e tij, për se cilin lokalitet.
Shtrohet pyetja kush e ushqente këtë popullsi fatkeqe në pikë të dimrit dhe kush e strehoi. Përgjigja është sipas raporteve: POPULLI me vetorganizim deri më 10 qershor 1878.Pas kësaj date organizmin e merr LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, me Myderriz Ymer PRIZRENIN, që ishte për 20 vjet profesor në Medresenë e Arabasit afër Kushumlisë. Medreseja  e Arbanaisit u themelua më 1375 me urdhër të Sulltan Muratit,i cili po në këtë vit, pas Betejës Maricës (1371) u vendos me shtab në Nish. Aty së pari Osamnlia e themeloi kazermën ushtarake, e ndërtoi shkollën dhe si faktor i tretë, pa dhunë kërkoi të pranohet islami si religjion. Ky fenomen ishte praktikë për dy shekuj. Më vonë, konvertimi kaloi në ndërmarrje dhune.
Gjithnjë sipas Myderrizëve Ymer Prizreni dhe  Faik Efendia, Kongresi i Berlinit (në fund të qershorit 1878) e detyroi Serbinë (Jovan Ristiqin….) për t` i paguar dëmet ndaj shqiptarëve. Ato para, shkruan Myderriz Ymer Prizreni si kryetari i parë i shtetit shqiptar, ia hëngrën Stambolli dhe Vailiu i Kosovës, nëpër iftare dhe ndeja duke bërë dua për të vdekurit në tragjedi.
Sipas dokumenteve që ruhen në Arkivin e Londrës (FO 371), Stambolli i mori të gjitha paratë si një lloj dëmshpërblimi nga Serbia, Wjena dhe Peterburgu. Në këtë dëmshpërblim të përvetësuar nga Padishahu, kanë gisht, thuhet në dikumente: Austro-Hungaria dhe Rusia, me shuma të caktuara.Ndërsa në anën tjetër nga Rusia dhe Austro Hungaria, Serbia dhe Mali i Zi në Berlin u shpërblyen me pranim të shtetësisë në rang principatash. Kurse, Bullgaria mbeti me autonomi nën mbikëqyrjen e Stambollit deri më 1908. Ja kjo ishte me pak fjalë tragjedia shqiptare në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit dhe një pjesë të Kosovës Verilindore. Ky realitet flet për një gjenocid, sepse 714 katunde mbetën të shkreta, pa asnjë banor shqiptar. Lidhur me këtë populli vargnoi:
 
Baba mbret mos ma shit Shipninë
Baba mbret a din më keq tjetër,
Pse ma shite Shipinë e Vjetër,
Shite Nishin, Vrajën, Kushumlinë,
Shite Ulqin, Plavën dhe Gucinë,
Po luan majtap me shiptarinë.
Fëmijët në djepa të kanë mallkue,
Pleqë e plaka të kanë nem e shitue,
Populli i ngratë ka metë nën qiell,
Mbetë shqiptarët pa buk e pa diell,
 Pse nuk e ndien vajin dhe muhaxherinë,
Die mirë dhe kot e ke përgjithëmonë
 Se nuk lejojmë kurrë me shitë Shipninë*!.
E pra qou Serbi ti kurva e vjetër,
Me Stambollin ka një lojë tjetër,
Të largohesh prej dheut tonë
Të bëjmë me die sa nuk asht vonë.
(Paria e 714 katundeve ndër Kulinë më 10 VI 1879).
 
Ekspozita e përgatitur shkencërisht nga Akademik Dibran Fylli, Prof Asllan Qyqalla dhe Prof Jahja Lluka, është FTESË për ndërgjegjen kombëtare që: Mos ta harrojmë të kaluarën, sepse nuk dimë të orientohemi sot dhe nuk kemi çka të kërkojmë nesër për të mbet kapital historik. Respekt të gjitha viktimave që u vranë dhe masakruan në dhjetor (dimër ) të vitit 1877. Respekt për të gjitha ata muhaxhirë fatzi që mbetën të bredhin për një dekadë pa kulm mbi kokë. Respekt për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit 1878-1886, sidomos Myderriz Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, që u përkujdes për zbutjen e tragjedisë shqiptare, që ndryshe mund të quhet gjenocid. 
*Vargëzimi është shënuar më 28 nëntor 1958 në lokalitetin Dradan, Laberion (Ballof), Krahina e Llapit. Vargjet i shprehen në mes shumë të tjerave për Muhaxhirët: Shak Xhakja, Fejzullah Xhakja, Fetah Xhakja dhe Naman Xhakja.

KOSOVA NË MES FILOZOFISË BORELIT DHE ESKOBARIT

 



                 Akademik Prof Dr Hakif Bajrami,AAAS

                             

Instuticioni dhe shteti (BE dhe Spanja) që e përfaqson Boreli nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Prandaj, nëse Borel mban pozicion neutral në negociatat shqiptaro-serbe, ai hapur promopvohet se është pro serbian. Nëse pozicionohet se është pro Republikës Kosovës, duhet të dihet se në “ilegalitet e armatos Serbinë me faktor filozofiko politik, ndërsa legalisht e favorizon që të organizohet dhe t` i takojë familjes BE një ditë, sepse kapitullin 35 Kosova tani për tani nuk mundet ta shohë as në ëndërr. Lidhur me këtë Serbia sipas dokumentve të kohës është e para që është shkëputur nga Jugosllavia më 1989, ndërsa ka luftuar përmes suprimimit të krahinave të deshmohet kinse është për ruajtjen e Jugosllavisë. Këtë dyfytyrsi Serbia do ta deshmojë pastaj me agresion pas agresioni, duke filluar nga lufta në Slloveni e duke mabruar me gjenocidin në Kosovë më 1999. Por që të kuptohemi më lehtë, e prezantojmë një fakt: nëse dikush e tradhton kombin, shtetin, partinë, rreligjionin është një çështje që mund të riparohet disi. Por nëse e ka tradhtuar Serbia vetën , atëherë nuk ka riporovim, nuk ka as sherim të tradhtisë në asnjë formë të dukjës së saj. Serbisë i mbetet t` i paguaj dëmet e luftës.

Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, hapur A. Vuçiq po e përseritë historinë e S. Millosheviqit kur thoshte se Serbia (1990) do t` i zabtojë ligjet e Jugosllavisë, për aq sa i konvenon asaj. Ky pohim faktohet kështu: A. Vuçiq- Serbia rreth marrëveshjes Ohrit nuk ka nënshkruar asgjë, prandaj nuk do ta zbatojë fare. Dhe prap G. Eskobar publikisht kërkon që Kosova ta themelojë e para asociacionin, sepse i njejti e ka siellë Dodikun në Bosnje që të rrënojë çdo gjë.

Sa i takon Gabriel Eskobarit është një planimetri e renditjës që kërkon njohja politike, por që nuk mundet për t` u lexuar me alfabetin politik, madje as me mjegulla të Makiavelit. Në këtë mënyrë, normalizimi i djegësisë së rreanave për konsum të brendshëm në Serbi, është një mall i vetëm për të trilluar diçka në stilin e rrezikut në pyll, për fatin e “bagëtive dhe shansën e ujkut të uritur”. Në këtë mënyrë me politikanët serbian çdo kontakt është “tregti ilegale” sespe sot është i mjatë, neser është i djathtë, pasneser është i dezorinetuar, sepse tërë karakteri i politiaknit serbian është i mbështetur në rrena dhe mohim të së vërtetës.

Lidhur me këtë nëse Kuvendi maratonik i Ohrit më 18 mars 2023 rreth normalizimit të mardhënjeve në mes Republikës Kosovës dhe Republikpës Serbisë, ishte i përëqëndruar që “zajednica” të fokusohet në qendër, atëherë Eskobar si dirigjent nga pozicioni i strategut politik, hapur ose me deshirë ose me qëllim ka mbajtur anën e Beogradit. Kjo praktikë diplomatike ndodhë për faktin se Plani Francë-Gjermani për Kosovën, është shumë i balansuar, ndërsa prej Ohrit doli i “lagur”, sepse u dëgjua fjala e Vuçiqit dhe asnjë nënshkrim nuk u sigurua në favor të zgjidhjës së çështjeve kyqe. Kështu, disi kuvendi i Ohrit ia dha krahun filozofisë së atyre që po grryejnë teren për ta sendertuar “Ballkanin e Hapur”, krejtë me qëllim që Serbia të shet armatim dhe t` ua kurdisë shitësve ndonjë luftë lokale kudo nëpër glob. Tash Damjean Arnond (sherbimi DGSE Francez) është më në shansë të kuridsë ndonjë komplot për t` u harruar se GJND e ngriti Padinë për krime lufte kundër V. Putinit, pikërisht më 18 mars 2023. Kjo do të thot se shumë të interesuar e kuptuan pastaj realitetin se atë gjykatë: SHBA, Kina dhe Rusia nuk e pranojnë. Parndaj, shtrohet pyetja pse e tërë kjo pluhnajë para krizës ekonomike që e ka përfshi botën, me fajin e Rusisë, po diskutohet dhe nuk po vrehet se kush me cilën gjuhë po folë.

Në botë sot çarkullon lajmi se ekonimia ruse është në kollaps. Por, brenda Rusisë politike ky konstatim është fare i pavlerë, sepse varfëria atje është realitet i përshtatur edhe po mos të kishte luftë fare me Ukrainën. Ndersa, Ukraina është në luftë për ekzistencë, këtij realiteti për shkak të rrezultatit të zgjedhjeve në Mal të Zi, trekëndishit Beograd-Moskë-Bruksel po i shtohet vlera për të keq, sepse pasiguria është trefishuar në çdo berzë ku shitën lajmet e bojatisuara e që i ka përfshirë inflacioni. Ky pozicion strategjik që është dëshmuar se është fitimtar në Perendim, po tregon se Rusët në rrafshin operacional po deshtojnë, por në rrafhsin taktik, lojtarëve të kësaj shkolle ruse u duhën milimetra hapësirë, sepse centimetrat u mungojnë. E vërteta, këtyre lojatarëve u duhen në pjesën e dytë të lojës dy metra hapësirë, sepse nuk kanë asnjë centimetër pozicion të lirë, për shënim të një vlerë të dyshimt, sepse Eskobar e shiqon “interesin e jo miqësinë”. Në lidhje me këtë, unë mendoi, nuk e di a po më kuptoni, se “ushtarëve rus në këtë betejë po u shënohet në konto fitore nga humbja zyrtare” (!). Pra, ka ndryshuar Epoka, dhe duhet ta kuptojë tërë kombi shqiptar, se Epoka historike dhe filozofike, pikërisht me fajin tonë është kthyer kundër nesh, sepse e sollëm Gjykatën Speciale në ball të votrës dhe tash si po shkojnë informatat ka shansa që xhelati dhe viktima të barazohen në peshë dhe fizikoterapeuti këtu nuk ndihmon fare sado profesional të jetë.

Në këso politike që zakonisht përseritet në çdo 25 vjet, filozofia e historisë është për barazimin e datave, por nuk është për barazimin e peshës. Kjo do të thot, se Brukseli dhe Washingtoni po luftojnë për blerje kohe, sepse malli është i shitur në tjetër treg, të cilin e menagjon Pekini dhe Moska. Së këndejmi, duhet prodhuar mall më të freskët dhe për t` i sherbyer ndoshta blerësit të lodhur në luftë për liri që të sigurojë treg për lëvizje të lirë të teknologjisë së forcës.

                                                Realiteti intelektual i krizës

Në Republikën e Kosovës gati të gjithë janë në front kundër NJËSHIT. Por, për fatin tonë realiteti nuk është i tillë që të frigohemi nga lajmet që do të vijnë nesër. Prandaj shtrohet pyetja: Kush e vrau REALIZMIN Borell-Vuçiq, apo Eskobar Lajçak, faktet tregojnë se Albin Kurti është fitues sepse i ka shiquar dhe shijuar gjërat nga poshtë lartë dhe imediativisht ka dalë më fortë. Megjithë këtë kjo nuk është fitore e ekipit, por e individit, pradaj i duhet kolektiviteti i saj në realitetin tredimenzional.

                                             Realiteti shekncor i krizës

Kur të analizohet realiteti shekncor i krizës, hulumtuesi dhe opinioni duhet të janë britalisht të sinqert para popullit. Së këndejmi të gjitha diagramet tregojnë se “pentagrami” jonë politik nuk është në frymën e melodisë së publikuar, prandaj ka vend për dyshime që duhet objketvizohen për një kohë fare të shkurtë. Edhe më konkret. Asgjë në këtë politikë të “hunit dhe tierqve” nuk duhet lërë rastit dhe kohës, sepse asgjë nuk lëvizë pa pasë një shkak. Shkasi është vetëm zjarrvënje por pasojat pastaj janë fare të pafavorshme.

                                            Realiteti politik i krizës

Në vendet me deficit të kulurës politike që zakonisht është e shkolluar, realiteti i krizës kuptohet shumë më mirë kur tregohet si prrallë, sepsa si analizë sepse politika është zejtari e dyftyrësisë. Prandaj vendet që janë ende në tranzicion të luftës në mes shkollës tradicionale ku sinqeriteti është treg me vlerë të njëmendët,  shansat për një bifurkacion natyral janë zero sepse natyra e mallit nuk lejon shitje me pakicë, sepse “mallit” serbian nuk duhet t` i besoi askush. Mjerisht po ngjan e kunderta dhe Ballkani nga sindromi shovinist-nacionalsocialsit serbian është kah vuan qe dy shekuj.

                            Ndërtimit i konceptit të shtetit në hapsirën shqiptare

Së pari ky realitet duket në lëvizjet shoqërore si shansë teorikei trodimenzionale me rëndësi strategjike. Pastaj në proces gjërat nuk vijnë vetvetiu në vend të vet, por duhet forcë, dituri të arsimuar për t` i rënditë ngajrjet e bluara pa rend dhe pa orar kohor. Njeriu i guximshëm në këtë nivel të lëvizjës duhet të zgjidhet me kujdes se cili e posedon dien dhe guximin e prijsit. Së këndejmi një konkluzë mund ta peshojmë para popullit me garancion se: Albin Kurti nuk është i korruptuar dhe nuk tradhton, as parti, as shtetin që e drejton, as rreligjion e sidomos nuk e tradhton vetvetën.

Të përfundojmë. Republikën e Kosovës nuk e njohin: Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia, Qipro. Këto shtete janë antare të BE, e cila kumullativisht nuk e njeh Kosovën. Po Republikën e Kosovës në Evropë nuk e njohin edhe këto shtete, kryesisht me fajin e Serbisë e cila kurrë nuk ka shansë që do të traferomohet nga një shetet nazifashist në demokrci perendimore, e ato shtete janë: Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Vaktikani.

E verteta, nuk mund të thuhet se Gabriell Eskobar nuk e njeh politikën serbiane. Madje nuk mund të thuhet se Boreli spanjoll dhe Llajçaku sollvak nuk e njohin Serbinë. E kunderta, nuk janë këta në pozitat që i mbajnë rastsisht, e as pahiri, por janë zgjedhë aty me tendencë që Kosova të dali nga dialogu sa më e palgosur. Dhe plagosja po shkon valë valë, ndërsa plaga sikur po metastazon sepse shumë qarqe politike në Beograd hapur, madje në parlament po kërcnohen se kur ta marrin pushtetin do ta kthejnë pushtetin kolonial në Kosovë.

Këto fakte kërkojnë analizë shkencore, që do të thot se Republika e Kosovës duhet të investojë në mbrojtje në shkallë serioze, kuptohet me garancion të aleatëve si SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe. Kështu Kosova në mes filozofisë Borelit dhe Eskobarit duhet të largohet dhe të peshojë në këmbë të veta, me arsim, ekonomi, dhe mbrojtje legjitime. Për ndryshe, Beogradi ka filluar të kërkojë leje nga Rusia që çështja e Kosovës të konsiderohet sikurse çështja e Qipros. Por në këtë filozofi dikush duhet t` ia përkujtojë Beogradit se nuk është Ankara e as Konstandinopojë.

                                      Serbia në armiqsi me të gjithë fqinjët

Serbia dje dhe sot është në armiqsi me të gjithë fqinjët: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe sidomos është në armiqsi të heshtur me Bullgarinë shumë më egër se sa me shqiptarë. E vërteta, Serbia si forcë e shpërndar ruse po reflekton armiqësi edhe me Rumuninë, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do të duhet me procedurë të shkurtër ta pranojë Republikën e Kosovës, fakt ky që në fillim të vitit 2023 kishte edhe iniciativa prej atje.

Tani ta shënojmë një filozofi politike që ka ndodhë në Rambuje. Pas shumë peripetive do të pasojë teksti definitiv për nënshkrim me 18 mars 1999 në Parisë. Aty do të lind ideja se në Kosovë duhet pas TRI viteve të mbahet REFERENDUMI për mbetje nën Serbi, ose për Republikë të pavarur të Kosovës. Pala serbe, në këtë pazar insistonte që referendumi për Kosovën të mbahet në tërë hapsirën e Serbisë, madje edhe në Vojvodinë. Këtë propozim pala ndërkombëtare nuk  e pranoi dhe pozita ku duhej të nënshkruaj RFJ +Serbia mbeti e shprazët. Kuptohet, Millosheviqi i rriti represajet ndaj shqiptarëve për 28 herë deri më 9 qershor 1999 sa që 56% të shqiptarëve i DEPËRTOI jashtë Kosovës. Ndaj kësaj dhune që i ngjante dhunës naziste, do të reagojë NATO nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999.

Pas mbarimit të luftës, më 9 qershor Serbia e nënshkruan kapitullimin në Kuamnovë. Dhe çështja e Kosovës do të mbetet problem ndërkombëtar deri më 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës  e shpalli pavarësinë. Nga ky moment pala serbiane do ta intensifikojë lansimin e intrigave, sidomos lidhur me “transplantimin e organeve njerëzore në Shtëpinë e Verdhë” në Malësi të Mbishkodrës. Dhe akuzën ndaj krerëve të UÇK-ës  Dik Marti dhe Krala Del Ponte do ta ngrisin pikërisht mbi “faktet” e fabrikuara në Shtëinë e Verdhë. Por, kur bota e civilizuar e kuptoi se “ku dhe në çfarë kushtesh, po nodhëte trasplanitimi” (afpr torishtës bagëtive sipas serbianëve!!!), atëherë ngadal do të pushojë dhe shuhet fare akuza e trilluar nga serbët për traspalnitim.

Po, e kam lexuar Aktakuzën e Gkykatës Speciale  ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Askund nuk përmendet Shtpia  e Verdhë. Por, Kuvendi i Kosovës vetëm duke pasë parasysh se tërë akuza është rrenë e fabrikuar serbiane, e pati votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Në lidhje me këtë, pala serbiane kur e kuptoi se tërë mundi i intrigave antishqiptare, kishte shkuar në kanalizim rreth Shtëpisë së Verdhë, me të shpejtë do ta lansojë iden se ndaj Dik Matrit, duhet organizuar atentat. Madje Dik Matri e publikoi “krcnimin” sepse korrupsioni ishte i xhveshur në shkallë shumë të dukshme. Por, Kosova heshti çuditërisht-Pse?

Tash kur çështja e Gjykatës Speciale është në prag të funksionalizimit apo të kompromitimit, tërë procesi është kthyer në luftë intenzive për të sigurauar dëshmitarë të mbrojtur, por që dijnë për të treguar intriga, serbiane e ata janë të pakët.Unë mednoi e ajo do të vërtetohest shumë shpejtë se kush kuajt i ka  shkruar nepër kabinete deklarata pa myhyrë dhe pa nënshkrim.

Shkrimi i dedikohet Porf Ukshin Hotit dhe 14000 shqiptarëve të masakruar nga solldateska serbiane, si xhak i humbur. Në këtë skenar bën pjesë edhe bartja e kufomave shqiptare, dhe varrosja e tyre nepër Serbi për të humbur gjurmë. Varrezat masive janë evidentuar në: Surdullicë, Btajnicë, Petrovo Sello etj. Krimet, thot drejtësia nuk vjetrohen, ato e presin drejtësinë. Prandaj Borel dhe Eskobar duhet të mirrën edhe me një “filozofi” serbiane që është bërë kancer i Ballkanit qe dy shekuj pa pushim sidomos ndaj shqiptarëve. E vërteta, serbia zyrtare nga viti 1836 e deri më 1995 i sajoi 37 programe për shfarosjën e shqiptarëve. Dhe, presidenti serbian tash thot: “Nuk nënshkruaj asgjë”. Vërtetë fjalë e guximshme, sepse 37 programet janë mjaftë mirë të ruajtura dhe të nënshkruara. Po, insitoi që të dihet edhe fati i të vrarëve serbian dhe siellja e sherbimit Kontrainformativ ushtrak dhe policor serbian. Çështja e krimeve pra duhet të zbardhet nëse duam për të filluar një Epokë e re në Ballkan. Këtë fat historik e ka Boreli dhe Eskobari. Por jam fare pesimist në aftësitë e tyre që të hyjnë në histori të filozofisë, madje humane.

Më 24 mars 2023 Priashtinë

    

 

 

 

Zvicra njeh pensionet e shqiptarëve

 




Vdes profesor Dr.Burhan Dida.(1938-2023)

 


“Prof Dr.Burhan Dida do të mbahet mend për merita të veçanta si një nga përkrahësit e fuqishëm për hapjen e degës së farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1996 dhe që gjatë tërë kohës ka luftuar për ngritjen dhe zhvillimin e profesionit”.


Ka vdekur në moshën 85-vjeçare farmacisti, profesori, Burhan Dida(1938-2023).

Lajmi është bërë i ditur nga  djali i tij dr.Ermal Dida ,

oftalmolog.

Burhan Dida ishte doktor i shkencave dhe specialist i biokimisë klinike.

Dida Fakultetin e Famakologjisë më  – Biokim e kreu në Zagreb në vitin 1965, ndërsa punimet pasdiplomike i vijoi në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku më 1973 mbrojti temën e magjistraturës.

Ai kreu doktoratën në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1977, ndërsa më vonë specializoi në biokimi në Houston të SHBA-së dhe më vonë ishte zgjedhur profesor i Biokimisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.

Për disa vite kishte qenë edhe koordinator i Degës së Farmacisë në Fakultetin e Mjekësisë si dhe Shef Katedre i Biokimisë Klinike në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë.Pas lufte punojë në disa spitale private në Kosovë etj.

E pamja mbahet në Hotel Nartel në LagjënEmshir me datat 24,25,26 mars 2023 prej orës 10:00-16:00.Varrimi është bërë sot më 23 mars 2023 në Lagjën Arbëria, Prishtinë.

Pushofshë në Parasjë Profesori i Ynë i ndritur.Lavdi !

Flori Bruqi



Akademik Prof. dr. Eshref Ymeri Fjalor frazeologjik anglisht-shqip





Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, “Fjalori frazeologjik anglisht-shqip” është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i Prof. dr. Eshref Ymerit. Me këtë fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinëangleze dhe leksikografinë angleze. -

 Prof. dr. Hajri Shehu

Kush është Dejona Mihali dhe pse është kaq e rëndësishme në LVV

Kërko brenda në imazh Para 2 vitesh  ish Deputeti i LVV, Haki Abazi, i cili  u largua nga 2 komisione parlamentare, kishte  disa akuza të rë...